Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Moda & Estetika
Emri
Fjalėkalimi
Moda & Estetika Bukuria dhe estetika, veshjet, modelet mė tė reja shqiptare e botėrore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-09-07, 21:49   #1
Elina
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
 
Avatari i Elina
 
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
Elina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėm
Gabim ~Maska per fytyre dhe...

...mirembajtja e lekures se trupit ne pergjithesi.



Neper disa gazeta dhe revista tona kohe me pare pata shkeputur disa keshilla per mirembajtjen e fytyres,,,poashtu edhe disa lloje te maskave qe mu mu paten duke me interesant,,, e qe ato maska mund ti pergadisim vet ne kushte te shtepise...
Ja disa prej tyre:

Maska per fytyre te yndyrshme!

1 te bardhte e vese
1 luge te gjelles lenge te karrotave
2 luge miell
I perzien mire te gjitha keto, dhe masen e fituar e shperndane ne fytyre... e len te qendroje 20 minuta,pastaj fytyren e shperlane me uje te nxehte.


Maska nga vezet (per lekure me te bute)

1 te bardhte e vese
2 luge miell
1 luge mialte
Se pari perzihet te bardhte e vese e pastaj i shtohet mialti e mepastaj edhe mielli. Maska e fituar shperndahet neper fytyre dhe e len te qendroje derisa te teret. Pastaj fytyra shperlahet me uje te nxehte.


Maska me Mialte


Mund ta lyeni fytyren me mialte pasi ta keni pastruar ate mire. Pas 20 minutash mund ta shperlani fetyren me uje te vaket.
Mialti ndihmon per ta stabilizuar hidratimin e qelizave.

Ps; une pasiqe e kam lekuren e fytyres te thate,,, nje here ne jave e perdori mijaltin si maske edhe jam e kenaqur.


Per te sheshuar rrudhat



1 te verdhte e vese
1luge kos
1 luge mialte
Perzihen te gjitha keto bashk deri sa te fitohet nje krem te bute. Shperndajeni neper fytyre dhe ne qafe dhe lereni te veproje 15 minuta,,, e mepastaj shperlajeni fetyren me uje te vaket.


Maska me Portokall dhe Mialte



Eshte ideale per te krijuar nje efekt energjidhenes ne lekure. Kjo maske pergaditet shume shpejt.


Lyhet fytyra me 3 luge mialte (duke evituar zonat rreth syve) dhe pastaj shperndaje mbi te lekuren e portokallit (kjo e grire imet). Lereni te qendroje 10 minuta dhe shperlajeni fytyren me uje te vaket.


Maske me banane (per lekure te yndyrshme)


1 banane e pjekur dhe e shtypur
1 luge kafeje kos natyral
1 luge kafeje leng limoni


Pasi te jene perzier te gjitha keto, e lyejme fytyren dhe e leme te qendroje 20 minuta.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 03-10-07 nė 23:30
Elina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-09-07, 23:44   #2
Elina
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
 
Avatari i Elina
 
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
Elina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėm
Gabim Qumeshti dhe lekura

Mendohet se se kujdesi ndaj trupit dhe fytyres eshte i shtrenjte, por kjo nuk eshte gjithmon keshtu.
Qumeshti dhe disa prodhime te tij qe nga kohet e vjetra njohen si eliksir i bukurise.
Qumeshti per shkak te perberjes se pasur, e ngadalson plakjen e lekures.Permbane vitaminat A dhe E, qe i luftojne me shume sukses rrudhat,pastaj proteina qe i japin lekures pamje kadife,kurse enzimat e qumeshtit ndihmojne ne regjenerimin e lekures.
Qumeshti me yndyre te plote eshte shume i dobishem per lekuren e thate,sepse proteinat e tij e rrisin lagashtine dhe elasticitetin e lekures.
Prodhimet e qumeshtit dhe ate Jogurti,Ajka dhe Diathi poashtu jane te mire per lekuren.Ata mund te vihen vec e vec apo ne forme te maskave koktej,ku jane te perzier me perberes te tjere.




Banja e Kleopatres


Te perzihet nje liter qumesht me plote yndyre ,,, 10 ml vaj jojobe dhe te qiten ne ujin per larje.
Ne vasken ku keni qitur kete uje duhet te rrini 20 minuta, e mepastaj te shperlaheni me uje te ftohte.


Maska per lekuren rreth syve


Dy luge djathi jo me yndyre te perzihen me nje luge caj te zi. Ketu shtohen edhe 3 pika leng limoni. Ne kete tretesire te zhyten dy copa pambuk dhe te mbahen mbi kapake te syve per 20 minuta.
Pastaj duhet te shperlahen me uje te vaket.


Maska nga Qumeshti dhe Kamomili(per te gjitha llojet e fytyres)


Nje grusht lulesh Kamomili te pervelohen me 100 ml qumesht dhe te lihen te qendrojne 20 minuta.
Te kullohen,,,perseri te nxehen edhe pak dhe te shtohet edhe nje luge humus pluhur dhe gjysme luge mialte.
Te vihet ne fytyre dhe dekolte, te mbahet 15 minuta.
Te shperlahet me uje te ftohet.


Trajtimi per trup me Jogurt


Nje gote Jogurt te perzihet nje luge vaj ulliri dhe te vihet ne trup. Te lihet te qendroje per 10 minuta dhe pastaj te shperlahet me uje te ftohte.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 03-10-07 nė 23:02
Elina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-07, 11:42   #3
Elina
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
 
Avatari i Elina
 
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
Elina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ~Maska per fytyre dhe...

Maska nga Djathi dhe Majdanozi


2 luge mialte
1 luge djath te fresket (te yndyrshem)
1 tube majdanoz

Mialtes se shkrier ja shtoni djathin dhe majdanozin(e grire me pare shume imet),,, perzihen te gjitha keto mire. Pastaj masen e fituar e shperndani neper fytyre dhe e leni te qendroje 25 minuta,,, e mepastaj fytyra shperlahet me uje te nxehte.


Maska nga te bardhte e vese


Ne nje te bardhte e vese(te tundur me pare), ia shtojme nje luge leng limoni. E lyejme fytyren me kete mase dhe e lejme te qendroje 25 minuta,,, e mepsataj e shperlajme me uje te vaket.


Maska me molla


Kjo maske ben per te gjitha llojet e fytyres!

E marrim nje pjese te molles e grijme imet,,, simbas deshires ben ti shtohet edhe nje banane e shtypur,,,ja shtojme edhe disa pika leng limoni,,, gjysme luge yndyre dhe nje luge mialte.
Maska e fituar shperndahet neper fytyre,dhe pas 20 minutash shperlahet me uje te nxehte.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 03-10-07 nė 23:01
Elina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-10-07, 14:34   #4
Elina
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
 
Avatari i Elina
 
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
Elina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ~Maska per fytyre dhe...

Si te kemi kembe aromatike ?


~ Si te bejme banje freskuese dhe aromatike per shputat e kembeve...





Perzieni nje luge leng limoni,,,2 luge vaj ulliri dhe 1/4 e luges se vogel qumesht,,, dhe ne fund mund te qitni ndonje parfum ne kete perzimje apo edhe petale lulesh si p.sh. trendafilit. Me kete perzierje i ferkoni shputat e kembeve.
Pas nje masazhi te shkurter,lajini ato me ndonje sapun te bute dhe fshijini ngadale. Keshtu do te kni shputa te fresketa dhe me arome te mire.
Vetem pas disa diteve pas perseritjes se nje rituali te tille do te keni lekure shume te lemuar te shputave...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 03-10-07 nė 22:59
Elina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-10-07, 15:15   #5
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ~Maska per fytyre dhe...

Maskat e fytyres jane te nevojshme per shume arsye. Ato mund te mbyllin poret, te largojne yndyren e tepert nga lekura, ose mund te rigjallerojne dhe freskojne lekuren e thate.

Me poshte po ju japim nje maske shume te thjeshte e cila ju ndihmon ne heqjen e pikave te zeza te cilat shpesh here jane nje problem i shemtuar. Megjithate pavaresisht nga cdo maske duhet pasur parasysh se fytyra duhet lare cdo darke me uje te vaket per te parandaluar krijimin e pikave te zeza.
Para se te vendosni masken duhet te pastroni fytyren me uje te vaket dhe me sapun.

Maske per heqjen e pikave te zeza:

Perzjeni ne sasi te barabarta sode buke dhe uje dhe perhapeni ne fytyre duke e ferkuar per 2-3 minuta. Me pas shplajeni fytyren me uje te vaket.

Perpara se te pergatisni maska ne kushte shtepie, percaktoni llojin e lekures se fytyres.

Per lekure te thate (e rrjedhimisht shfaqje rrudhash):

Perzieni nje te verdhe veze me nje luge kos dhe nje luge mjalt derisa te krijoni nje perberje te bute. Shperndajeni neper fytyre dhe lijeni te veproje per afro 10-15 min para se ta shplani fytyren me uje te vaket.

Per lekure te yndyrshme:

Perzieni nje banane te shtypur me nje luge kos dhe pak leng limoni. Shperndajeni neper fytyre dhe lijeni te veproje per 10-15 min para se ta shplani fytyren me uje te vaket.

Maskė ushqyese pėr fytyrėn

Kėshillohet tė vendoset vetėm njė herė nė muaj.

Pėrbėrėsit
3 lugė kafeje bajame pluhur
1 lugė kafeje vaj bajamesh
1 lugė kafeje pana

Si pėrgatitet:
Pėrzihen pėrbėrėsit nė njė enė derisa tė pėrftohet njė masa homogjene

Si pėrdoret
Vendoset me kujdes nė fytyrė, duke shmangur kontaktin me pjesėn e syve. E lė tė veprojė pėr 15-20 minuta. Mė pas shpėlahet me ujė tė ngrohtė.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-10-07, 15:17   #6
Elina
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
 
Avatari i Elina
 
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
Elina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pemet jane burim i bukurise per lekure!

Mollat:
Parandajojne formimin e njollave te pleqerise ne lekuren e fytyres dhe ne duar.
Me nje rriske molle lehtesishte ferkojeni fytyren dhe sigurohuni sesa e dobishme eshte ajo.Do te keni lekure te bute dhe shkelqyese.

Portokajte:
Preparatet per kujdesin ndaj flokeve ne baze te portokallit ndihmojne ne forcimin dhe ne elasticitetin e flokeve dhe ua kthejne atyre shkelqimin.
Ndersa si perberes i preparateve per kujdes ndaj fytyres ,,, portokalli e rrit vitalitetin dhe e pertrine lekuren.


Rrushi:
Ka ndikim shume te mire ne lekuren e fytyres,sepse te mbrone nga radikalet e lira qe e demtojne lekuren.
Rrushi e ngadaleson plakjen,prandaj gjendet ne shume preparate kozmetike.


Grejpfruti:
E freskon organizmin,e pastron ate nga materiet e demshme dhe e permireson qarkullimin.
Lekures ia kthen vitaliteitn dhe freskine,,,ndihmon per hapjen e poreve , e qeteson lekuren problematike dhe e rregullon ate te yndyrshme.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 03-10-07 nė 22:58
Elina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-10-07, 21:51   #7
Elina
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
 
Avatari i Elina
 
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
Elina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Keshilla per fytyre te yndyrshme


Nese fytyra juaj eshte e yndyrshme dhe keni njolla neper te,,, atehere larja e saj gjashte apo shtete here ne dite ,nuk do t'ju ndihmoje aspak.
Pra nese fytyra eshte e tille mjafton ta lani dy here ne dite ne mengjes dhe mbremje.
Per pastrim mund te perdorni ndonje preparat te lehte per fytyre te yndyrshme ,nderkaq pas saj perdorni ndonje tonik i cili do t'ju qetesoje lekuren dhe nuk do te vije deri te iritimi.
Pas tonikut perdorni kreme per fytyre te yndyrshme.
Nje here ne jave mund ta beni ndonje maske per fytyre te yndyrshme...
Elina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-07, 16:42   #8
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Maskat e fytyrės- cilat duhet tė zgjidhni!?!

Maskat e fytyrės- cilat duhet tė zgjidhni!?!

Sipas llojit tė lėkurės dhe problemit qė keni, zgjidhni maskėn e duhur, e cila do t'ju dhurojė, pikėrisht atė qė keni nevojė, me qėllim qė fytyra juaj tė shkėlqejė pėrsėri, plot shėndet dhe freski

Fytyra duhet tė pastrohet me kujdes dy herė nė ditė: nė mėngjes dhe nė darkė. Dhe pėr ēdo herė nuk duhet tė mungojė kremi i ditės apo i natės. Ky ėshtė rregulli qė parashtrojnė estetistėt, tė cilėt pėr maskat e fytyrės japin kėshilla tė posaēme.
E gjithė procedura e pėrdorimit tė maskės bazohet nė tre elemente: dėshirė, durim dhe kohė nė dispozicion. Ndaj kur tė vendosni tė pėrdorni maskėn qė i kombinon llojit tė lėkurės suaj, zgjidhni njė ditė tė lirė, pa shumė detyrime, me qėllim qė tė ndiqni me kujdes tė gjithė procedurėn. Por edhe nėse koha ėshtė shumė e kufizuar pėr ju, vendosni maskė qoftė edhe njė herė nė javė.

Zgjidhni maskėn qė iu kombinon
Pėr tė zgjedhur maskėn e pėrshtatshme, d.m.th. atė qė i pėrgjigjet me saktėsi nevojave tė lėkurės suaj, mendoni se ēfarė kėrkoni nė atė moment: hidratim, shkėlqim, ushqim, tendosje, ajrosje etj. Ka shumė mundėsi qė tė keni nevojė edhe pėr dy apo mė shumė maska, nėse lėkura juaj ėshtė e pėrzier ose paraqet nevojat tė ndryshme nė zona tė ndryshme, si psh. e yndyrshme nė ballė, hundė dhe mjekėr dhe e thatė nė pjesėn tjetėr tė fytyrės. Gjithashtu, madhėsia e problemit pėrcakton se sa herė duhet tė pėrdorni maskė.
Zakonisht, mjafton njė herė nė javė, por nėse psh. lėkura juaj ėshtė shumė e thatė, atėherė do tė keni nevojė pėr mė shumė herė. Mos harroni gjithashtu, se nevojat e lėkurės varen edhe nga stina, niveli i hormoneve dhe gjendja psikologjike.

NEVOJAT TUAJA

Nėse keni lėkurė tė thatė

Maskat mė tė pėrshtatshme janė ato hidratante. Pėrpiquni qė lėkura juaj tė jetė e lagėsht me qėllim qė maska tė aktivizohet lehtė dhe shumė shpejt. Vendosni nė tė gjithė fytyrėn (pėrveē syve dhe buzėve) njė shtresė tė trashė. E lini tė veprojė pėr sa kohė qė kėshillojnė pėrgatitėsit e saj. Mos e shpėrlani, por me njė pambuk hiqni me kujdes atė pjesė qė lėkura nuk arriti ta thithte. Nėse dėshironi tė trefishoni rezultatin, pėrdorni, menjėherė mė pas, njė krem ushqyes.

Nėse lėkura ėshtė e yndyrshme
Maskat mė ideale pėr kėto raste janė pastrueset. I pėrdorni ato rregullisht dhe mos harroni tė bėni piling me njė produkt tė butė, gati 2 herė nė javė. Shmangiuni zonės sė ndjeshme tė syve dhe mos e lini maskėn qė tė veprojė mė pak ose mė shumė se sa rekomandojnė pėrgatitėsit e saj. Nėse e hiqni mė shpejt se ē'duhet, nuk do tė jetė thithur dhe poret nuk do tė jenė pastruar deri nė thellėsi, ndėrkaq ėshtė e padobishme qė ta mbani mė shumė orė pasi nuk do tė keni rezultat mė tė mirė.

Nėse keni lėkurė tė ndjeshme
Njė pastrim i thjeshtė me ujė tė destiluar, pėrpara se tė vendosni maskėn, forcon veprimin kurues. Pastroni lėkurėn me pambuk ose shami letre, pa e fėrkuar fort. Vendosni maskėn dhe shtrihuni nė kanape, duke u qetėsuar pėr sa kohė qė ajo vepron.
I mbuloni sytė me pambuk tė lyer me kamomil dhe shijoheni kėtė moment shlodhėsh qė nuk shkon mė shumė se 10 minuta.

Nėse lėkura juaj ėshtė e lodhur
Pavarėsisht nga lloji i saj, ka momente qė lėkura duket e lodhur, pa shkėlqim sikur tė mos ketė jetė nė tė. Nė kėto raste njė maske rigjeneruese do tė ndihmonte qė tė vinte nė vete dhe tė fitonte shkėlqimin e mėparshėm, sikurse edhe do tė luftonte rrudhat dhe do tė tendoste lėkurėn.

NJĖ MASKĖ PĖR ĒDO RAST

Hidratantet

Janė tė pėshtatshme pėr lėkurat e thata dhe shumė tė thata, tė cilat ose paraqesin mungesė lagėshtie tė pėrhereshme ose vuajnė herė pas here nga thatėsia. Tė pasura me aloe vera, proteina qumėshtore, banane, mjaltė dhe vitaminė E, maskat hidratante ushqejnė lėkurėn e uritur me lagėshtirė, duke lehtėsuar funksionin e qelizave dhe frymėmarrjen e lėkurės.

Kurueset
Pėrmbajnė kamomil dhe pėrbėrje tė tjera qė "qetėsojnė" lėkurėn e irrituar, duke ndihmuar nė funksionimin mė tė mirė tė lėkurės. Gjithashtu, pėrdoren edhe pėr lėkura me puērra.

Tendosėset
Janė tė mira pėr lėkura mė tė pjekura, qė kanė filluar tė paraqesin shenja rėnieje. Ato ndihmojnė nė tendosjen e lėkurės dhe zhdukjen e gjurmėve tė viteve mbi fytyrė (nė shumicėn e rasteve vetėm pėrkohėsisht).

Pėr pastrim nė thellėsi
Kėto maska pėrdoren pėr lėkurat e yndyrshme (zakonisht pėr moshat e reja). Arrijnė tė pastrojnė poret si dhe tė pengojnė shfaqjen e puērrave dhe shenjave tė zeza. Zakonisht, maskat e pastrimit janė tė pasura me vitamina, por pėrmbajnė edhe argjil (me ngjyrėn e zakonshme tė gjelbėrt).

Pėr shkėlqim dhe rigjenerim
Kėto maska kanė nė pėrbėrje vitaminė C dhe duke bėrė njė pastrim tė lehtė tė lėkurės, arrijnė tėė largojnė qelizat e vdekura dhe i japin asaj shkėlqimin e nevojshėm. Mund t'i pėrdorni pak para se tė vendosni makiazhin.

Maskat-ekspres
Veprojnė nė kohė rekord (vetėm 5 minuta) dhe i japin lėkurės freski e shkėlqim. Por ato janė tė rezultatshme kryesisht nė fytyra qė nuk paraqesin probleme.

SI VENDOSET MASKA?
• Pak para se tė vendosni ēfarėdolloj maske, duhet ta pastroni lėkurėn me shumė kujdes (nė fytyrė dhe qafė).
• Vendosni njė shtresė tė trashė nė fytyrė e qafė dhe zbatoni me saktėsi udhėzimet qė japin pėrgatitėsit. Ndonėse, maskat-ekspres kėrkojnė pak kohė (vetėm 5 minuta), shumica e maskave tė tjera duhet tė qėndrojnė mbi lėkurė mė shumė se 10 minuta.
• Nė asnjė rast maska nuk duhet pėrhapur nė zonėn e syve dhe nė buzė, pėrveē se nė rastet kur produkti kėshillohet edhe pėr kėto zona.
• Maska hiqet nga lėkura, duke pėrdorur pambuk dhe mė pas ujė tė bollshėm. Zakonisht menjėherė mė pas pėrdoret krem i posaēėm.

• Pėrdorni maska qė kombinojnė me llojin e lėkurės suaj.
• Shmangiuni maskave me fruta, nėse keni lėkurė tė ndjeshme.
• Preferoni ta vendosni maskėn menjėherė sapo keni bėrė njė banjo tė ngrohtė, kur poret janė ende tė hapura dhe i japin mundėsi maskės tė veprojė mė mirė.
• Mos preferoni maska qė paralelisht pastrojnė nė thellėsi, nėse keni puērra.
• Mos harroni se maskat janė tė nevojshme, por ato nuk mund tė zėvendėsojnė pėrdorimin e produkteve tė tjera kozmetike pėr fytyrėn



Valbona DUGA
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-10-07, 11:12   #9
Elina
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
 
Avatari i Elina
 
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
Elina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ~Maska per fytyre dhe...

Ripertritja e lekures se trupit!


Per te bere nje trajtim regjenerues te lekures se trupit,,,duhet pak vaj ullirit dhe kripe e ashper me ngjyre pak te erret (si per turrshi).
Pasi ta lyejme trupin me vaj dhe me sasi te konsiderueshme kripe,masazhojme me force pjeset qe deshirojme,,,veqanarisht zonat e deformuara.
Vaji i ullirit dhe Kripa jane organike dhe te pademshme per lekuren. Deportojne ne thellesi te lekures dhe realizojne heqjen e qelizave te vdekura.
Ky proces rrite metabolizmin e lekures dhe e stimulon ate te prodhoje qeliza te reja.
Gjithashtu eshte efikas per celulitin!
Elina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-10-07, 15:46   #10
Elina
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
 
Avatari i Elina
 
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
Elina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Lekura e yndyrshme!


Pas cdo larje cilado nga lekurat qofte ajo e thate apo e yndyrshme thahet dhe mbetet pa mbrojtje. Kremat hidratante mbrojne lekuren,,,e mbajne te bute dhe gjithashtu me te shkelqyeshme.
Gjithashtu mund te perdoren edhe maska per fytyre te yndyrshme.
Ja edhe nje lloj maske per lekure te yndyrshme:


1 te bardhte e vese
1 luge leng limoni
2 luge miell

Te perzihen te gjitha keto mire,,, te vihen ne fytyre ... Pasi te jet thare maska ne fytyre te shperlahet me uje te nxehte.




Maska per fytyre normale!


Kjo maske ushqyese ndikon ne vitalitetin e tenit dhe lufton me sukses rrudhat e paraqitura ne fytyre.

Nevoiten:

3 luge te gjelles pavllak
1 te kuqte e vese
shkuma e forte e nje te bardhte te vese
dhe leng nga gjysma e nje limonit.

Preferohet qe te gjitha keto te perzihen me maje te gishterinjeve,e mepastaj maska te shperndahet ne fytyre dhe qafe.
Lihet te veproje per 30 minuta, e pastaj te shperlahet nje her me uje te vaket e mepastaj te ftohet.
Elina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-10-07, 10:55   #11
Elina
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
 
Avatari i Elina
 
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
Elina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėm
Gabim Banjo aromatike!

Banjo me aromat e preferuara!

Zgjidhni erezat qe juve ju pelqejne me se shumtit(mente,borzilok,jasemin,levando,vanilje etj)...
Me pas keto i qitni te zhyten ne nje tas te madhe me uje te vale per rreth 15 minutash. Kullojeni ujin ne tas dhe e derdhni ne ujin ku me pare e keni mbushur vasken,,,shijoni aromat e juaja te preferuara per rreth 20 minutash.Ose nese doni mund ti fusni erzat ne qeska te vogla pelhure te holle dhe ti hidhni ato direkt ne ujin e vaskes.

Banjo me kamomil!

Mund te veprohet si me larte,,, te mirren lulet e kamomiles te zhyten ne nje tas ...pra e njejta procedure!!!
Eshte qetesues mjafte i mire.Preferohet te perdoret per lekura te thata dhe te ndieshme. Gjithashtu ndihmon gjumin.


Banjo me livando!

Ka parfum te fresket dhe shquhet si stimuluese dhe tonike per trupin. Gjithashtu ka aftesi qetesuese ne raste dhimbje apo stresi.


Banjo me mente!

Bime aromatike qe eshte stimuluese per mendjen dhe qetesuese per trupin nga stresi i dites.Mund te perzihet me Rozmarine per banjot aromatike forcuese. I pershtatet me teper lekurave te thata.


Banjo me rozmarine!

Stimuluese dhe tonike per trupin.Preferohet ne raste lodhjeje dhe stresi fizik.Duke u perzier me ekualipsin ,,,banjo me rozmarine kthehet ne masken ideale per lekurat e yndyrshme!
Elina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-10-07, 11:09   #12
Elina
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
 
Avatari i Elina
 
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
Elina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėm
Gabim Sekreti per nje lekure perfekte!

Lekura e trupit ka po aq nevoje per kujdes sa edhe lekura e fytyres!!!

Banjo me qumesht!

Pasi te keni mbushur vasken me uje,,,qitni nje liter qumesht,pse jo kush te deshiron mund te shtoje edhe disa luge mialte per me teper arome dhe butesi.


Banjo me kripe!

Derdhni 500 gram kripe ne ujin e vaskes. Me pas shkrini dy luge mialte ne nje gote qumesht dhe derdhni brenda ne vaske.Qetesohuni per rreth 20 minuta ne vaske duke shijuar clodhjen dhe embelisine e ketij momenti.


Banjo me nisheste!

Pak sa cudi por fungsionon
Qitni 200 gram nisheste ne ujin e vaskes.Perzijeni mire dhe qendroni aty per rreth 20 minutash.
Uji me nisheste ne kete rast do te shkepuse qelizat e vdekura nga lekura juaj,,,duke e pastruar ate edhe nga ndonje njolle e mundeshme.
Elina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-10-07, 13:08   #13
Elina
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
 
Avatari i Elina
 
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
Elina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vitaminat

Per te patur nje lekure sa me te shendetshme dhe te bukur,,,frutet dhe perimet jane te pasura me vitamina te cilat ndihmojne per nje lekure te shendetshme dhe te fresket.Nese doni ti evitoni produktet kozmetologjike te perbera me shume kemikate ,ngrenia e fruteve dhe perimeve eshte shume e dobishme per lekuren tuaj. Disa lloj vitaminash qe e ushqejne lekuren tuaj,jane vitamina A,B3 dhe B5.

Ja disa prej produkteve qe permbajne keto lloj vitaminash:


Vitamina A:

Gjendet tek gjalpi, e kuqja e vezes, dhe qumeshti i paster (pa modifikim yndyre). Vetem 15 g gjalp, nje veze dhe nje cope djathe, sjellin 1/2 e mases se rekomanduar ditore.
Sipas eskperteve Vitamia A ndihmon ne pastimin e akneve. Sipas disa studimeve qe jane bere ne te rinj meshkuj apo femra u pa qe nje kure me vitamine A kuroi shenjat e akneve dhe parandaloi krijimin e akneve te reja. Por, qe te behet nje regjim i plote per problemin e aknese, nuk mjaftojne vetem frutat apo perimet qe e permbajne ate, por duhet konsultuar nje specialist/mjek per trajtimin e nevojshem.


Vitamina B3 ose PP:

Gjendet ne melcine e kafsheve, mishi, dhe peshku, perimet dhe cerealet komplete. Vetem 100 g mish psh, sjellin 1/2 e mases se rekomanduar ditore.


Vitamina B5:

Gjendet ne produktet shtazore (si dhe vitamia B3) tek mishi, melcite e kafsheve, por dhe tek veza, buka komplete dhe frutat e thata. Gjithashtu majaja e birres eshte shume e pasur me vitamina B3 dhe B5 te cilat jane shume te mira dhe per shendetin e flokeve.
Besoj se te gjithe keni degjuar mbi maskat apo shampot e flokeve me maja birre apo jo?
E pra tani u bene 2 arsye me shume per ti perdorur sa me shume keto vitamina ne dieten tuaj ditore.



Elina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-12-07, 14:40   #14
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ~Maska per fytyre dhe...

Tė gjitha maskat pėr tė eliminuar problemet e fytyrės
Si te pergatisni maska bimore per fytyren ne kushte shtepiake?

Stina e dimrit sjell jo pak probleme pėr fytyrėn e vajzave dhe tė grave. Pėr t’i evituar kėto acarime tė lėkurės ju mund tė pėrgatisni vetė, nė kushtet e shtėpisė, disa maska bimore. Vajza “natyrale” e ushqen fytyrėn me kos, trajton flokėt me limon, pėrgatit maskėn me miell bajamesh. Natyrale 100 pėr qind janė frutat, mineralet dhe bimet e shtypura ose tė pėrhapura direkt nė fytyrė. E gjitha kjo bėhet nė kuzhinė, me njė shtrydhėse frutash. Me njė mollė, pėr shembull, mund tė pėrgatitet njė ujė antioksidues shumė lehte. Me njė kos dhe njė lugė kafeje mjaltė mund tė pėrfitohet njė qumėsht riekuilibrues pėr fytyrėn. Kozmetiket natyrale janė njė mėnyrė e mirė pėr tė trajtuar fytyrėn, por mund tė jenė dhe njė mėnyrė argėtimi. Deri tani kjo mėnyrė ėshtė pėrdorur nga personat qė janė fanatikė tė natyrės dhe nga ata qė kanė alergji nga detergjentet kimikė. Por mund tė bėhet njė hobi. Ndryshe nga njė dhuratė e zakonshme, njė mikeje mund t’i dhurosh njė tonik trendafili, ose diēka tjetėr tė bėrė me duart tuaja. Mund tė freskoni trupin, si njė damė e vėrtetė e shekullit XX duke pėrdorur njė pėrzierje tė uthullės sė mollės, lavander dhe rozmarinė. Mė tė pasionuarit mund tė provojne masken “goditje drite”, e bardhė veze e rrahur, limon dhe kos. Prodhimi i kėtyre produkteve kėrkon njė higjienė maksimale, duar shume tė pastra, kavanoz xhami, dorashka. Ato mund tė ruhen pėr njė muaj, jo mė shumė. Preferohet tė ruhen nė frigorifer, nė enė tė pastra dhe tė mbyllura mirė. Ndryshe nga produktet e shitura nė parfumeri, qė pėrmbajnė njė sasi tė madhe pėrbėrjesh dhe lėndėsh, kėto janė tė bėra nė shtėpi, 100% bimore dhe aktive. Duhet tė keni kujdes sidomos me esencat e vajit qė pėrdorni, ndėrsa kualiteti i lėndėve tė para (perime, bimė, fruta, kos, vezė) ėshtė thelbėsor dhe duhet tė jetė shumė i mirė. Mungesa e parfumit, ngjyruesve, i bėjne kėto kremėra mė tė mira, por dhe mė tė vėshtira pėr t’u thithur. Shampot e prodhuara nė kėtė mėnyrė, pėr shembull, janė lėngje, por nuk bėjne asnjėherė shkumė.

Pėr tė zhdukur rrudhat

Pėrzieni njė tė verdhė veze, 1 lugė kos dhe 1 lugė mjaltė derisa tė pėrfitoni njė krem tė butė. Shpėrndajeni maskėn nėpėr fytyrė dhe nė qafė dhe lereni tė veproje pėr 15 min. Njė maskė tjetėr pėr rrudhat ėshtė tė zieni 2 karota, i shtypni derisa tė bėhet njė pure e dendur dhe shpėrndajeni tė ngrohtė nė lėkurė. Pas 15 minutash shpėrlajeni fytyrėn me ujė tė vakėt.

Maskė me portokall dhe mjaltė

Ėshtė ideale pėr tė krijuar njė efekt energjidhėnės nė lėkurė. Kjo maskė pėrgatitet shumė shpejt. Nė tė vėrtetė mjafton ta lyeni fytyrėn me 3 lugė mjaltė, duke evituar zonat rreth syve, dhe pastaj tė shpėrndani mbi tė lėkurėn e portokallit (kjo e grirė). Lereni rreth 10 minuta. Mjalti ndihmon pėr tė stabilizuar hidratimin e qelizave dhe portokalli e ushqen atė me vitaminėn C.

Maskė me banane
Pėrzijeni njė banane tė pjekur mirė e tė shtypur, njė lugė kafeje me kos natyral dhe njė lugė kafeje lėng limoni. Pasi pėrgatesa tė marrė formėn e njė kremi, e vendosni mbi fytyrė. Kjo maske mbahet pėr 20 minuta nė fytyrė. Me pas fytyra shpėrlahet me ujė tė vakėt.

Qumėsht pastrues pėr lėkura tė yndyrshme
Shtrydhni njė grejpfrut (nerenxė) dhe pėrzijeni lėngun e tij me njė gotė qumėsht tė ftohtė. Pėrgatesėn ruajeni ne frigorifer dhe pėrdoreni pėr tė pastruar fytyren para gjumit. Lagni me kėtė maskė njė copė pambuk tė pastėr dhe lyeni me tė gjithė fytyrėn. Pas maskės fytyrėn shpėrlajeni me ujė tė vakėt dhe fshijeni me pecetė tė pastėr.

Ujė trėndafili pėr sy tė enjtur
Zijeni njė litėr ujė dhe pasi ta hiqni nga zjarri hidhni nė tė 20 petale trendafili. Lėrini rreth 30 minuta, mė pas kullojeni. Lėreni ujin e trendafilit tė ftohet pak dhe bėni me te kompresa nė sy.

Maskė me patate pėr rrathėt e zinj tė syve
Pastroni njė patate dhe priteni nė feta shumė tė holla. Shtrojini fetat nė sy dhe lerini rreth 10 minuta. Mė pas hiqeni dhe shpėrlani fytyrėn.

Krem pastrues pėr fytyrėn
Merrni 1/4 e kastravecit (me lėkure tė prerė hollė), 1/8 e patates (me lėkurė te prerė hollė), 1 lugė sodė buke, 1 kokėrr vezė, 1/4 filxhan kos. Hidhni nė makineri grirėse pataten dhe kastravecin. Shtoni sodėn dhe vezėn dhe vazhdoni pėrzierjen. Mė pas hidhni kosin. Nėse keni lėkurė tė yndyrshme, shtoni 2 lugė kafeje lėng limoni. Kremi ruhet nė frigorifer pėr 2 ditė. Vendoseni nė njė copė pambuku, ose nė pecetė tė pastėr dhe pastroni me tė fytyrėn. Mė pas hiqeni dhe shpėrlani fytyrėn.

Pėr tė pasur njė lėkurė tė mėndafshtė
Merrni 250 ml lėng tė fresket kastraveci, 50 ml mjaltė, 125 ml kos, 6 pika vaj livande, 4 pika vaj karafili. Kėto i pėrzini mirė bashkė dhe maskėn vendoseni nė fytyrė pėrpara se tė laheni.

Maskė pėr tė hequr qimet e fytyrės
Pėr tė pėrgatitur kėtė maskė nevojiten: njė pako me xhelatinė, 125 ml lėng frutash ose lėngje barėrash. I ngrohni sė bashku derisa tė tretet xhelatina. Pėrgatesa lihet tė ftohet nė temperaturė normale derisa tė mund ta duroni mbi lėkurė. Aplikojeni mė pas nė fytyrė dhe lėreni tė thahet krejt. Pas tharjes maska tėrhiqet nga fytyra jo me shume forcė.

Maskė pėr lėkurėn normale
Merrni dy lugė me argjilė, njė lugė kafeje me mjaltė, 2 pika vaj karafili. Pėrdorni aloe vera ose ujė pėr tė formuar pastėn. Pasi t’i pėrzieni sė bashku dhe tė formoni kremin, maskėn vendoseni nė fytyrė dhe pas 15 minutash lajeni atė.

Maskė pėr lėkurėn e thatė
Pėr lėkurėn e thatė pėrgatitet kjo maskė. Merrni 1 lugė me argjilė, 1 lugė me miell thekre, 1 lugė tė vogėl me mjaltė, 1 lugė kafeje me vaj bajamesh, 1 pikė vaj trendafili, 1 pike vaj livande. I pėrzieni tė gjitha sė bashku dhe masazhoni fytyren pėr rreth 20 minuta me kėtė maskė.

Maskė me kungull
Kungulli i verdhė ėshtė shumė i pasur me vitaminė A dhe ndihmon pėr tė rigjeneruar lėkurėn dhe pėr ta bėrė atė sa mė tė shėndetshme. Kjo maskė pėrgatitet nė kėtė mėnyrė.
Zieni njė fetė me kungull tė prerė nė copa pėr 15 minuta nė ujė. Pasi e keni zier shtypeni. I shtoni masės njė lugė tė vogėl me panė tė freskėt, tė lėngėt dhe e pėrzieni mirė. Lėreni masėn tė ftohet dhe kur ajo tė marrė temperaturėn e ambientit, pėrhapeni nė fytyrė dhe nė qafėn e larė dhe lėreni te pushojė nė atė vend pėr rreth 10 minuta. Duhet tė evitoni sytė dhe buzėt. Mė pas, shpėrlajeni me ujė tė vakėt dhe lyeni fytyrėn me kremin hidratues qė ju pėrdorni.

Pėr njė fytyrė sa mė tė pastėr dhe me shkėlqim
Merrni 1 lugė kafe lėng limoni, 1 lugė gjelle sheqer. I pėrzieni tė dyja dhe e aplikoni nė fytyrė pėr 1 minutė. Mė pas fytyra pastrohet vetėm me ujė tė vakėt. Njė maskė tjetėr qė pėrdoret nė shumė sallone bukurie ėshtė kjo:
Merrni 4-5 kokrra luleshtrydhe, 1/3 gotė mjaltė, 1/2 ēokollatė, 1/2 gotė shampanje. Nė fillim nė mikrovalė shkrini ēokollatėn, ndėrkohė qė nė njė grirėse fusni luleshtrydhet dhe mjaltin, duke i bėrė si pure. E pėrzieni mirė nė njė tas me ēokollatėn dhe me njė furēė tė vogėl aplikojeni nė tė tėrė trupin. Nė njė shishe tė vogėl sprucoje fusni shampanjėn, dhe lagni tė gjithė trupin me tė. Mbulohuni me letėr alumini dhe qėndroni ashtu pėr 15 min. Mė pas shpėrlahuni me ujė tė vakėt.

Maskat pėr flokėt
Tonifikues pėr flokė tė dobėt
Nė njė tas tė vogėl rrihni 1 kokėrr vezė dhe 1/2 filxhan ēaji me kos. Masazhoni me kėtė masė flokėt tuaj. Lėreni tonifikuesin nė flokė rreth 10 minuta. Mė pas shpėrlajeni.

Zbutės pėr flokėt e thatė
Nė njė enė pėrzieni 2 kokrra vezė tė rrahura me 1 lugė vaj ulliri, 1 lugė glicerinė dhe pak uthull. Kalojeni kėtė maskė nė flokė dhe lėreni rreth 15 minuta. Nė vazhdim lajeni flokun.

Pėr flokė sa mė tė butė dhe me shkėlqim
Merrni 1/4 gotė kafe tė ftohtė, 1 lugė kafe sheqer, 1/2 gotė qumėsht. I pėrzieni tė gjitha dhe vendoseni nė flokun tuaj. Me qėllim qė tė krijohet ngrohtėsi i mbėshtillni flokėt e njomė me letėr alumini dhe me njė peshqir sipėr. Maskėn e mbani nė flokė pėr 10 minuta dhe pastaj shpėrlajeni flokun me ujė tė vakėt.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-01-08, 03:36   #15
LuLjaa
Ferizajlike
 
Avatari i LuLjaa
 
Anėtarėsuar: 06-03-07
Vendndodhja: Ngat Kojshive..
Postime: 32,348
LuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ~Maska per fytyre dhe...

eu euu po shume sene po vykan per trup :D


__________________
● Dashuria vleresohet, aty ku shijohet ●
LuLjaa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 6 (0 Anėtarėt dhe 6 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.