Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 18-05-09, 21:38   #1
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gruaja e ministrit

Gruaja e ministrit


Tregim
Miranda Haxhia





“Ku i kam vėnė tė shkretat?”
Vija rrotull nėpėr dhomė duke gėrmuar sirat mė sirtar pėr njė palė ēorape tė holla nejloni. I gjeta mes grumbullit tė spėrdredhur, brenda njė qeseje dhe i vesha me ngut. “Shpėtuan pa u grisur!”- mendova duke i dhėnė krėhėrin e fundit flokėve. E pashė tim bir qė mė vėshtronte nga shtrati me fytyrė ngjyrė mjalti prej qėndrimit tė gjatė brenda shtėpisė.
“Lilė moj, mos u mėrzit, unė do shėrohem!”
Kishte kohė qė mė thėrriste nė emėr. I dukej vetja burrė, megjithėse pesėmbėdhjetė nuk i kishte ende.
Dola me sytė e mbushur. Duhej tė takoja patjetėr Merjemen, shoqen time tė vjetėr nė Tiranė. Ajo ishte grua ministri tani. E kisha mėsuar para njė jave. U gjet nė tėrė listėn e tė njohurve qė kujtoja se mund tė mė ndihmonin pėr njė vizė nė pasaportėn e tim biri. Emri i Merjemes ma mbushi mendjen pėr ta marrė kėtė rrugė. Gjatė gjithė javės solla nė mend kohėn qė kishim kaluar bashkė nė universitet, njėzetė e njė vjet mė parė. E hajthshme. E turpshme. Veshur me njė fund tė gjatė mbi pantallona. Kėpucė grash. Tė mėdha. Me qafa. Pushi rreth qafės sė tyre kishte gjithmonė cikra balte. Duar tė fikura prej morrthit. U ngul nė shtratin bosh tė dhomės sonė. Sa u ul qau nė qetėsi. Dikur, hapi valixhen prej druri dhe nxorri prej andej tre ftonj gjithė gunga e push tė verdhė. Na i dha. Atėhere i pamė sytė e saj qė lėngėzonin ende prej trishtimit.
“Mos qaj, do kalojmė mirė!”- e luti Drita, vajza prej Ballshi.
Heshti. Zėrin nuk ia dėgjuam atė ditė. As mė pas. Fliste rrallė. Rrinte gjithė ditėn ngulur mbi libėr, sa ne thoshim se do shkėlqente, por provimin mezi e merrte.
“Ajo do mė presė, unė e di, - mendoja, - Merjemja nuk harron!”
Nė dimėr Merjemja e ndjente mė shumė nga tė gjitha ne tė ftohtin. Ēorapet e leshit i vishte kur flinte. Sipėr batanijes hidhte pallton e Dritės dhe gėzofin tim tė leshtė.
“Tani po, jam ngrohtė!”- thoshte e shkreta sa herė qė rėndohej prej peshės sė tyre.
Kur shkonim nė mensė, atė e zinte frika. Nuk ngopej. Buka i dukej gjithmonė e mangėt. Latat tona shkonin herė pas here nė barkun e Merjemes. Ia jepnim gjithmonė, njė herė hante racionin e Dritės, njėherė timen. Nuk i ramė nė sy. Ajo donte tė hante. Pėrgojimi ishte i tepėrt.
I vetmi huq i Merjemes, me tė cilin u morėm katėr vjet pėr t’ia hequr, ishte kolinosi. I pėlqente shija e tij. E lyente bukėn me pėrdredhjet e bardha, kur dilte nga gryka e tubit tė shtypur. Nė fillim kujtuam se u ngatėrrua.
“Memč, mos, ėshtė pastė dhėmbėsh, nuk ėshtė majonezė!” – i foli Drita duke ia marrė nga dora.
“Kur tė pėlqen, tė pėlqen!”- thoshte e turpėruar Merjemja.
Nuk e duronim dot. Na vinte e vjella nė grykė. Sado ngulmuam, ajo asnjėherė nuk i lau dhėmbėt duke i shkumėzuar me furēė. E hante pastėn e dhėmbėve sikur tė qe gjizė. Kur tubeti mbaronte sė shtrydhuri, ajo e thithte. Bindej qė nuk kishte mė, pastaj e pėrdridhte aluminin e butė. E hidhte nė kosh. Gjithmonė kėshtu.
Vetėm dy herė nė vit shkonte nė shtėpi, nė fund tė botės, ku kishte familjen pėr tė cilėn nuk na foli kurrė mė shumė se tre fjali: “ Baba ēan dru. Nėnėn e lashė pa qejf. Lulja mund tė fejohet.Vėshtirė sa s’ka!”
Prita trenin. Autobuzi ishte shtrenjtė pėr udhėtimin tim nė Tiranė. Nė njė nga vendet e lira, u ula dhe si gjithė udhėtarėt e botės, e treta shikimin tej, ku syri shikonte ose nuk shikonte gjė. Mė sillej para hija ngjyrė mjalti e tim biri dhe koha kur Merjemja, ose Memčja, si i thėrriste shkurt Drita, u rizgjua nė kujtimet e mia tė domosdoshme pėr sot, e qė prej vitesh i kisha harruar.
Ishte aq e turpshme, sa kurrė nuk guxoi tė endej vetėm udhėve tė ngushta tė mbrėmjes nė Tiranė. Drita vetėm pėr Nerin fliste qė nė fillim tė vitit tė dytė. Pastaj u shtua dhe emri i tim shoqi, qė atėhere, ishte njė djalė i dobėt dhe i gjatė, me kocka tė pambushura e puērra nė faqe. Ai vinte prej agronomisė. U njohėm nė udhėtimet e fundmuajit qė bėnim pėr nė shtėpi. Zbriste nė Kavajė. Kur u lidhėm, mė ēonte deri nė Lushnje ku ndaheshim duke u puthur ēast pas ēasti. Tė gjitha bėmat tona i rrėfenim nė dhomė. Merjemja pus nė vetminė e saj.
“Sģ ėshtė dashuria?”- guxoi e mė pyeti njė ditė.
Nuk qesha. Nuk u talla me tė. Ajo mė pyeti. Ajo guxoi dhe mė pyeti. Sa shumė rrėfeva atė natė! Histori nga mė tė bukurat tė dashurisė. Drama nga mė tė dėgjuarat. Sekrete nga mė tė panjohurat. Nga sytė e saj lėshohej njė lumė dėshire i fshehtė. Me psherėtimė vetmie. Atė natė nuk hėngri pastė dhėmbėsh. Mua nuk m’u pėrzjenė zorrėt si gjithė netėt e tjera kur e shikoja me gjalpin e vijėzuar tė kolinosit shtruar mbi njė fetė buke.
“Mos u mėrzit! Edhe ti do kesh dashurinė tėnde!”- e mbyllja unė bisedėn.
Ajo e mbaroi shkollėn si ne. Me njė ndryshim. Ne u fejuam, ajo iku vajzė. E vetme. Pa tė dashur.
Dy- tre vjet mė vonė, kur ende kishim malllin e kartolinave dhe letrave qė sa vinin e bėheshin mė tė rralla, mora vesh se ishte fejuar me njė inxhinier pyjesh.
Jeta na ndau, na lodhi, na gėzoi dhe pėrplasi si i deshi qejfi.
Familja ime ishte gozhduar prej kėmbės sė tim biri qė po thėrmohej qė pas aksidentit. Dy ndėrhyrjet nė qytetin tonė, kishin dalė huq. Kėmba nuk iu ngjit kurrė dhe ai mbante ende patericėn nė anė tė shtratit. Im shoq endej nga mėngjesi nė darkė i papunė, pa guxuar tė kthehej nė shtėpi tėrė ditėn. Pa futur gjė nė gojė. Kur gjente ndonjė punė, e mbushte shtėpinė me fruta e bukė tė bardhė. I gjithė muaji dhe dy fėmijėt mbaheshim me rrogėn time qesharake. Ja, tani. Duhej njė operacion i mirė jashtė vendit. Duheshin shumė parą. Ndryshe im bir, do mbetej me njė kėmbė dhe njė patericė druri. “Memeja do mė ndihmojė! Kam njė parandjenjė!”
Kėmbėngulja ime rrokullisej nė rrapėllimėn ritmike tė lėvizjes sė trenit. Numėrova lekėt nė ēantė. Ishin aq sa tė lėvizja me urban nėpėr Tiranė. Adresėn e burrit tė saj e kisha gjetur duke gėrmuar nė numratorin telefonik. E shėnova dy herė. E futa nė dy xhepa tė ndryshėm. Kisha frikė mos e humbisja e mė shkonte rruga dėm.
Treni i lodhur mbrriti nė Tiranė. Zbrita. Pas ca, mora unazėn. Sėrish me Merjemen qė lodronte kukafshehti nė kujtesėn time. Herė vinte e bardhė, herė ngjyrė ekzeme si morrthi qė e ngacmonte nė duar, sa herė kthehej prej shtėpisė sė saj.
E pamėsuar. E padalė. Ditė pas dite, muaj pas muaji, ajo erdhi e u zbukurua prej ujit tė Selitės. Mėsoi t’i krihte ndryshe flokėt. Hoqi fustanin mbi pantallona. Dolėm tė treja njė ditė e i blemė njė bluzė blu pėr ditėlindje. Nuk e harroj vėshtrimin e saj tė turpshėm kur shikonte veten para pasqyrės.
“Ju kam si motra!”- tha e gėzuar.
E donim njėra- tjetrėn. Kurrė nuk bėmė sherr mes nesh. As fjalė.
Duke pyetur, duke dredhuar nėpėr rrugė, ndala kėmbėt para njė ndėrtese tė bukur. Rrethuar me kangjella. Njė portė hekuri. Njė buton. Nga brenda portės ndihej lehja e njė qeni tė lemerishėm. Shtypa butonin.
- Kush ėshtė?
Zėri nuk kuptohej. Nuk njihej. Pėrcillej nėpėr hijezat e citofonit e dilte si dufmė ajri e ngjeshur.
- Kėrkoj Merjemen, jam njė mike e vjetėr! - fola duke ngjeshur hundėn pas murit tė ashpėr prej granili.
- Kė? Ah, zonjėn Meri! Keni lėnė takim me zonjėn?
O zot, takim?! U hutova. Mbeta.
- Jo, po e kam shoqe, e njoh prej vitesh!
- Mė thoni emrin, ju lutem!
- Lila, Liljana Kostreni jam!
U mallėngjeva prej shqiptimit tė mbiemrit tim tė vajzėrisė. Kishte vite i harruar. Tani isha Lila Buhaj, po mbiemri i tim shoqi ndoshta e ngatėrronte.
- Do tė lini takim pėr nesėr? Nuk ėshtė nė shtėpi! Zakonisht kthehet vonė!
- Nesėr? Po pse? Mirė, nesėr, mirė!
- Nesėr nė orėn dhjetė, zonja Kostreni. Ditėn e mirė!


__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lovely : 18-05-09 nė 21:48
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.