Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-08-07, 11:22   #1
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Ēelėsi i krizės sė identitetit

Ēelėsi i krizės sė identitetit

Kėto janė vargjet e para kuranore, me tė cilat Krijuesi ynė i drejtohet tė dėrguarit tė Tij tė fundit, Muhamedit (a.s) dhe mbarė njerėzimit.
Mėsimi dhe arsimi ėshtė baza dhe jeta e Islamit. Nė historinė islame zėnė vend qendror, sepse janė shtyllat themelore tė kulturės e tė qytetėrimt islam. Mėsimi dhe arsimimi nė Islam janė tė pėrcaktuar me fjalėn e Zotit nė Kuran dhe me thėniet e Pejgamberit (a.s). Mendja, si baza e themelit tė mėsimit dhe arsimimit, sipas Islamit, ėshtė instrumenti mė i fuqishėm pėr realizimin e aspiratave e idealeve njerėzore. Ajo ėshtė dhurata mė madhėshtore e Zotit qė e lartėsoi njeriun nga tė gjitha krijesat e gjalla nė tokė. Ajo ėshtė drita dhe syri i shpirtit njerėzor.
Qė nė shpalljen e parė kuranore apelohet nė mendjen e njeriut me thėnien: “Lexo!”. Thirrja i drejtohet fillimisht Muhamedit (a.s) e pastaj pėrmes tij tėrė gjinisė njerėzore, tė gjithė ne njerėzve; besimtarė dhe jobesimtarė; tė gjitha moshave e profesioneve. Kėrkimi i diturisė kėtu i paraprin edhe kultivimit tė besimit. Ne e dimė se besimi ėshtė shpirt i fesė dhe faktori kryesor i saj, megjithatė, shpallja fillon me “Lexo, mėso!” e jo “Beso!”.

Ēfarė do tė thotė thirrja pėr besim drejtuar atyre qė tashmė janė nisur drejt rrugės sė Zotit, atyre qė tashmė kanė besuar? Kjo mbase dikujt do t’i dukej e tepėrt, mirėpo nuk ėshtė ashtu. Ky apel, gjithsesi, ka arsyet dhe kuptimin e vet mė tė thellė. Urtėsia e Zotit e di mė sė miri pėrmes cilės rrugė arrihet nė mėnyrė mė tė sigurt te qėllimi kryesor. Fėmijėt tanė, nėse janė nxėnės dhe mėsojnė, vazhdimisht i kėshillojmė qė tė mėsojnė gjithnjė e mė mirė. I ftojmė tė mėsohen tė mėsojnė. Po ashtu, edhe Zoti i fton tė gjithė ata qė besojnė qė tė mėsohen tė besojnė drejt, qė tė mėsojnė njė besim tė shėndoshė, tė pastėr dhe tė dobishėm. Njeriu ėshtė udhėtar nė jetė. Rrugėn e tij e pėrcaktojnė faktorėt e fatit tė tij, siē janė: vullneti i Zotit dhe i vetė njeriut, dituria e tij, mendja dhe aftėsi tė tjera. Nga kjo kuptohet qė feja islame i jep rėndėsi tė madhe faktorit dije. Cilėsdo rrugė tė nisemi, mė parė duhet tė mėsojmė, tė njohim atė rrugė apo atė udhėrrėfyes, pėrndryshe humbja do tė jetė e sigurt. Njė nga karakteristikat mė tė rėndėsishme tė thirrjes kuranore pėr besim ėshtė pikėrisht faktori i theksuar i diturisė, i cili nė librin e Zotit krahasohet me dritėn dhe shikimin, ndėrsa padituria me errėsirėn dhe verbėrinė. Kėto krahasime kuranore e magjepsin mendjen njerėzore:
“Nuk ėshtė i njėjtė i verbėri me atė qė sheh. Dhe as errėsira me dritėn. E as hija me vapėn. Dhe nuk janė tė njėjtė tė gjallėt me tė vdekurit. Allahu bėn tė dėgjojė atė qė do, mirėpo ti nuk mund t’i bėsh tė dėgjojnė ata qė janė nė varre.” (El-Fatir: l9)

Ėshtė detyrė e secilit prej nesh tė mėsojė besimin e drejtė dhe pėrmes njohjes sė mėsimit dhe normave islame vazhdimisht ta verifikojmė besimin tonė. Islami e udhėzon besimtarin nė dritėn e diturisė, sepse vetė Islami ėshtė dritė. Shfaqja e tij nė botė shndriti zemrat njerėzore. Nė Kuran thuhet: “... qė ta njxerrė botėn nga errėsira nė dritė...” (Ibrahim, 10).
Nė njė ajet tjetėr thuhet:
“Prandaj, besoni Allahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe dritės qė e kemi zbritur. Allahu ėshtė i informuar mirė pėr veprat tuaja.” (Et-Tegabun: 8)
Vullneti pėr dije ėshtė dhurata mė madhėshtore e Zotit. Dashuria pėr dije buron nga dėshira pėr tė ditur. Dituria dhe dashuria pėr diturinė rriten sė bashku. Sa mė tepėr di, aq mė tepėr e do dijen tėnde. Ndėrsa urrejtja ndaj diturisė lind nga padituria.
Kurani hapi periudhėn e re, ku fjalėn kryesore e ka arsyeja, shkenca. Nė mėnyrė kategorike ndaloi paditurinė dhe prapambetjen. Prandaj, ne vetė ta zhdukim kėtė tė keqe nė mjedisin tonė e nė shoqėri, tė fillojmė me kėrkimin e diturisė, sepse, siē thotė Muhamedi (a.s.) “Kėrkimi i diturisė ėshtė detyrė pėr ēdo musliman e muslimane.”.

Tė gjithė ne, besimtarė e besimtare, muslimanė e muslimane, duhet tė kėrkojmė dituri, tė mėsojmė, tė arsimohemi, madje tė aftėsohemi edhe profesionalisht, nė mėnyrė qė tė jemi nė gjendje ta mbrojmė dhe ta argumentojmė mendimin dhe besimin tonė. Besimi ynė duhet tė jetė i shoqėruar me dituri e bindje, i dėshmuar me fakte e sinqeritet, e jo me fanatizėm dogmatik e hipokrizi. Besimi i muslimanit duhet tė jetė i gjallė e produktiv e jo i ngurtėsuar nė vete e steril.
Pėrpjekjet dhe mundi pėr tė fituar dituri ėshtė sakrificė qė shpėrblehet pa masė nga ana e Zotit (xh.sh). Vetėm dijetarėt e thelluar mirė nė dije e njohin urtėsinė e krijimit dhe dėshmojnė pėr ekzistencėn e tė Gjithėdishmit. Nė Kuran thuhet: “Allahu e dėshmon se nuk ka zot tjetėr pėrveē Atij. Edhe melekėt e tė diturit e dėshmojnė me veprim tė drejtė. Nuk ka zot tjetėr pėrveē Atij, tė Fortit dhe tė Urtit.” (Ali Imran: l8)
Le tė kapemi fort pas diturisė e tė luftojmė injorancėn dhe tė jemi tė kujdeshėm, qė kjo dituri tė jetė e dobishme dhe tė ndikojė edhe nė pėrsosmėrinė tonė morale, pasi jetojmė nė njė kohė kur shkenca dhe dituria zhvillohet, por vlerat dhe morali janė nė krizė identiteti. Le tė jemi prej atyre qė mėsojmė pėr tė qenė tė dobishėm pėr veten, familjen, shoqėrinė e tė ardhmen tonė...


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.