// Biografia
Behxhet Pacolli u lind nė
Marec, ėshtė i biri i Isa dhe Nazmije Pacollit. Pas shkollės fillore dhe tė mesme, Pacolli kaloi nė
Prishtinė qė tė vazhdonte shkollimin e tij. Pas katėr viteve ai pėrfundoi nivelin e Gjimnazit dhe Pedagogjisė. Nė vitin 1970 Pacolli shkoi nė
Hamburg ku diplomoi nė
Ekonomi
Marketing dhe
Menaxhim.
Karriera nė biznes
Nė vitin 1974, Pacolli pėrfundoi shėrbimin ushtarak dhe u kthye nė
Kosovė. Nė vitin 1976 Pacolli shkoi nga
Kosova pėr tė punuar si menaxher i shitjes pėr kompaninė austriake Peter Zimmer. Prej vitit 1977 deri nė vitin 1990 Pacolli ka punuar nė
Interplastica Engineering si menaxher i lartė. Nė vitin 1982 Pacolli specializoi nė Marketing dhe Menaxhim nė
Moessinger Institute,
Cyrih. Nė vitin 1990, pas njė marrėveshjeje paqėsore me shokun dhe ish shefin e tij Max Gygax, Pacolli la Interplastikėn qė ta krijonte
Mabetex Project Management (mė vonė e njohur si
Mabetex Group). Pacolli sot ėshtė kryetar dhe
CEO i
Mabetex Group, njė kompani qė si aktivitet themelor ka studimin, planifikimin, projektimin dhe ndėrtimtarinė globale dhe e cila ka 19 pėrfaqėsi anembanė botės, duke pėrfshirė
Amerikėn,
Evropėn,
Afrikėn dhe
Azinė.
Mė 1992, gjatė realizimit tė projekteve ndėrtimore nė
Yakutsk,
Rusi, Pacolli bashkėpunoi me kryetarin e komunės tė Yakutsk
Pavel Borodin. Mė 1993, pasi Borodini u emėrua menaxher i pronave presidenciale, Mabetex-it iu ofrua njė kontratė ndėrtimore pėr renovimin e
Kremlinit tė
Moskės. Gjatė viteve 1998-1999 prokurori i pėrgjithshėm i Rusisė
Yury Skuratov filloi njė hetim kundėr anėtarėve tė familjes sė Presidentit
Boris Jelcin pėr tė cilėt dyshohej pėr marrje tė mitos edhe nga Mabetex-i. Ky hetim u hodh poshtė pas mandatit tė tij. Nė vitin 2000, Pacolli paditi Skuratovin pėr shpifje dhe fitoi gjyqin. Gjatė viteve 2000-2001, pėrderisa hetohej rasti i shpėlarjes sė parave ndaj Borodinit, i cili u arrestua nė
SHBA, Pacolli u pėrfol pėr dhėnie tė mitos zyrtarėve tė lartė rusė dhe vetėm njėherė u thirr nė bisedė nė hetuesinė Zvicerane. Akuzat u tėrhoqėn nė mungesė tė dėshmive.
[1][2][3][4][5][6]
Inkuadrimi nė politikė
Kohėve tė fundit Pacolli u inkuadrua nė politikėn kosovare. Mė 17 Mars 2007 ai e themeloi partinė
Aleanca Kosova e Re, e cila nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2007 u rradhit si partia e tretė mė e votuar. Ajo fitoi 13 vende nė
Parlamentin e Kosovės.
Jeta personale
Nė vitin 1996 Pacolli u martua me kėngėtaren italiane me prejardhje shqiptare
Anna Oxa. Kjo martesė zgjati deri nė vitin 2002. Pacolli ėshtė baba i njė djali dhe tri vajzave. Ai posedon dy nėnshtetėsi, zvicerane dhe kosovare.
Aktivitetet kryesore
Pacolli punoi nė ndėrtimin e qytetit verior tė Rusisė,
Yakutsk. Nė vitin 1992 ai shkoi nė Yakutsk nė republikėn mė tė madhe veriore tė
Federatės Ruse qė tė merrej me aktivitetet e ndėrtimit, duke filluar nga spitali i madh modern
Qendra Shėndetėsore pėr Nėna dhe Fėmijė (
Yakutsk). Nė kėtė mėnyrė ai ra nė kontakt me
Pavel Borodinin, i cili u emėrua menaxher i pronave presidenciale ai kontaktoi Pacollin pėr fillimin e punėve ndėrtimore nė
Moskė, duke filluar me renovimin komplet tė ish
Parlamentit tė Federatės Ruse "Shtėpia e Bardhė", pas bombardimit nė
Moskė (Shtator 1993 Qershor 1994), renovimin e Ndėrtesės sė Kėshillit Federativ tė Rusisė dhe tė Dumės Shtetėrore (Shtator 1993 deri nė fund tė 1994), renovimin e hotelit tė parė luksoz nė epokėn e re ruse,
Swiss Diamond Hotel Moscow (1995 1997), si dhe renovimin e kompleksit tė ndėrtesave historike nė Kremlin (1995 1996). Nė
Norilsk dhe
Stary Oskol ai ndėrtoi spitaliet e pėrgjithshme.
Pėrpos Rusisė, aktivitetet e tij ndėrtuese u zvilluan edhe nė
Itali,
Kazakistan dhe
Uzbekistan. Pacolli bėri projektin pėr renovimin e teatrit
La Fenice pas djegies sė tij. Nė Kazakistan, ai bėri ndėrtimin e qendrave kryesore qeveritare tė kryeqytetit tė ri,
Astana. Projekti i tij, pallati presidencial Akkorda u shpėrblye nga Qeveria e Kazakistanit
[7]. Nė Kazakistan Pacolli gjithashtu bėri ndėrtimin e disa qendrave spitalore, universitare dhe sportive. Nė Uzbekistan Pacolli u shpėrblye pėr ndėrtimin cilėsor tė ndėrtesės sė Komunės sė
Tashkentit.
Aktivitetet tjera
Pacolli dha ndihmėn humanitare nė kampin e refugjatėve nė
Mal tė Zi dhe nė
Kukės si dhe ndihmėn e koordinuar nė Kosovė pas mbarimit tė luftės. Pėrveē kėsaj, Pacolli dhuroi 5.1 milion euro pėr ndėrtimin dhe furnizimin komplet tė
Universitetit Amerikan nė Prishtinė[8]. Nė vitin 2004, Pacolli bėri tė mundur lirimin e tre punėtorėve tė
OKB-sė tė marrur peng nė
Afganistan (Shqipe Hebibi, Annette Flannigan dhe Angelitoo Nayan)
[9]. Nė vitin 2006 ai gjithashtu ndihmoi nė lirimin e korrespondentit italian Gabriele Torsello i cili ishte rrėmbyer nė
Afganistan [10] [11]. Pacolli kontriboi nė zgjerimin e ndėrtesės qėndrore tė
Universitetit tė Prishtinės. Ai bėri edhe restaurimin e
Xhamisė sė Llapit, monument ky i shekullit XIV.