Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-03-06, 19:54   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kombi Kosovar Dhe Rexhep Qosja

KOMBI KOSOVAR DHE REXHEP QOSJA
Nexhemdin Spahiu

Shkrimi i Rexhep Qosjes proklamon se mėton tė zhvesh njė debat nga imponimet politike, por nė esencė nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė tendencė pėr ta denigruar debatin e jo pėr tė kontribuar nė debat.
Qosja tėrė kohėn pohon se “thojnė se kėshtu e thojnė se ashtu”. Kush thotė? Kėtė nuk e thotė Qosja? Pėrse? Sepse, askush nuk thotė ashtu. Duke mos pėrmendur emra, Qosja dėshiron t’i shmanget pėrgjėsisė akademike. Kėshtu, nėse ta zėmė unė reagoj, ai mund tė thotė se nuk e kishte me mua por me dikė tjetėr. Nė fakt, Qosja duke mos e pasur aftėsinė tė futet nė debat tė mirėfilltė, ai pėrpiqet ta denigrojė debatin. Thjesht, bėn eskivazhe. Dhe, kėto eskivazhe prodhojnė populizėm e manipulim me ndjenjat e njerėzve qė pėr arsye tė arsimimit tė mangėt (sidomos tė atyre me diploma e grada shkencore), nuk janė nė gjendje ta kuptojnė problemin.

E para. Qosja pėrpiqet tė mohojė argumentet pa na treguar se ēka nėnkupton ai me fjalėn komb dhe etni. Me gjasė, pėr tė gjitha kėto ai vė shenjėn e barazimit. Kjo shihet kur ai flet pėr identitetin kosovar si pėr identitet krahinor. Identiteti krahinor i takon rrafshit etnik e jo atij kombėtar. Kosova ėshtė si Mirdita apo Labėria nė aspektin etnik, po jo nė aspektin kombėtar. Nė fakt, do tė mund tė ishte si Mirdita nė aspektin kombėtar sikur tė funksiononte Republika e Mirditės, po ajo nuk funksionoi. Nuk do tė krijohet as Kombi Kosovar nė rast se Presidenti Alfred Moisiu organizon ushtrinė dhe shtyp me dhunė a me vetėdėshirė institucionet e Kosovės dhe e shpall Kosovėn pjesė tė shtetit shqiptar, siē bėri Tirana zyrtare e kohės me Republikėn e Mirditės. Por, pėrderisa Tirana zyrtare (Alfred Moisiu, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Edi Rama, Pandeli Majko, Pretendentėt e fronit Leka I dhe Leka II, etj., ngriten nė kėmbė pėr hymnin kombėtar kosovar, ende jozyrtar, atėherė nuk ėshtė pėr t’u pritur se Republika e Kosovės ta ketė fatin e Republikės sė Mirditės. Prandaj, nė aspektin kombėtar, kosovarėt e mirditorėt nuk janė njėsoj.

E dyta. Qosja thotė: “Thuhet se identiteti kosovar (e kur thuhet identiteti kosovar mendohet nė atė kombėtar) ka filluar qė nga viti 1912! Pse dhe si ka filluar tė krijohet ky identitet qė nga ai vit ende nuk janė dėgjuar shpjegime!”. Nėse Qosja do t’ishte mė i pėrgjegjėshėm do tė na thoshte se kush i paska thėnė atij kėto fjalė. Nėse ai nuk pėrmend emėr, kjo na le tė dyshojmė se Qosja po gėnjen. (Tėrhiqem prej kėsaj akuze dhe do tė kėrkoj falje publike nėse Qosja e thotė autorin e fjalive nėn thojza tė cilėn ai e citon). E sa pėr atė se “nuk janė dėgjuar spjegime”, ky ėshtė faji i Qosjes qė nuk i ka lexuar spjegimet e mia nė mediat e shkruara dhe elektronike. Por, tani po ia pėrsėris se identiteti kombėtar nuk krijohet brenda njė viti, por krijohet nė proces nė periudha shumė mė tė gjata. Vet kombi ėshtė proces. Megjithatė, janė disa ngjarje tė cilat e bėjnė procesin mė tė dukshėm. Zanafilla e kombit shqiptar ėshtė mė e hershme se viti 1878 (gjithėsesi kjo zanafillė nuk mund tė pėrfytyrohet qoftė edhe disa dekada para vitit 1878, dmth, mbetet brenda shekullit XIX), por viti 1878, kur u themelua Lidhja e Prizrenit, konsiderohet si zanafillė e kombit shqiptar. Sipas projektit tė rilindasve shqiptarė, kombi shqiptar duhej tė ngritej mbi bazėn e etnisė shqiptare, nė tokat ku etnia shqiptare pėrbėnte shumicėn. Me Lidhjen e Prizrenit kombi shqiptar nuk u krijua, por vetėm u nis si proces. Shqiptarėt u krijuan si komb de facto vetėm me sundimin e Ahmet Zogut, pas vitit 1925, edhe pse de jure u njohėn si komb mė 1912. Ai qė njihet sot si komb shqiptar nuk ėshtė projekti i rilindasve, por projekti i Ahmet Zogut. Ne shqiptarėt e Kosovės i kemi thėnė vetit komb shqiptar, por bota nuk na njeh pėr tė tillė. Bota i njeh pėr komb shqiptar vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė. Shqiptarėt e Kosovės akoma nuk i njeh pėr komb. Bota i njeh vetėm pėr shqiptarė etnikė, asgjė mė tepėr. Pra, procesi i vetėdijėsimit tė kosovarėve si komb nuk ka filluar me 1912, por njėsoj kur edhe i gjithė shqiptarėve tė tjerė, me Lidhjen e Prizrenit, paēka se nisma e formimit tė tyre kombėtar nuk u identifiku si kosovare, po si shqiptare. Dhe, nėse nė Shqipėri shqiptarėt u formėsuan si komb de jure me 1912, pėrkatėsisht de facto pas vitit 1925, shqiptarėt e Kosovės akoma nuk janė komb, por do tė bėhen me kismet prej Zotit. Nuk janė akoma komb, sepse nuk mjafton ta njohėsh vetėn pėr komb, por duhet tė jesh i njohur edhe prej tė tjerėve si i tillė. Ja pėrkufizimi im pėr kombin:

Kombi ėshtė njė bashkėsi (komunitet) njerėzish, organizuar mbi bazėn e interesit pėrmes procesesh si njė shoqėri, njė konstrukt politik i aftė pėr tė ndėrtuar shtet, i aftė pėr tė prodhuar dhe konsumuar vlera, qė e njeh vetvetėn si tė tillė dhe qė ėshtė i njohur nga tė tjerėt si i tillė.

Rexhep Qosja nėse pretendon tė kontribuojė nė kėtė debat, le ta thotė se cili ėshtė definicioni i tij pėr kombin, apo nėse nuk ka punuar nė kėtė drejtim, le ta thotė se definicionin e cilit autor ai e konsideron meritor qė ta dijmė se ku jemi.

E treta. Rexhep Qosja mė tej shkruan: “Thuhet se identiteti kosovar nė tė vėrtetė ėshtė identitet mbikombėtar, jo shumėkombėtar, diēka si identiteti europian, apo identiteti amerikan, apo si identiteti tashmė i shpėrbėrė sovjetik!”. Prapė Qosja nuk na e thotė se kush e thotė kėtė. E thotė vetė ai!
Identiteti Kosovar nuk mund tė jetė mbikombėtar, sepse popullsia e saj shumicė akoma nuk ėshtė komb e nuk ka si tė jetė mbikomb.
Nuk ka shtet shumėkombėtar. Kjo ishte njė frazė e Stalinit e Kardelit, por u pa se shtete tė tilla nuk mund tė funksionojnė. Nė Jugosllavi vetėm serbėt e malazezėt ishin kombe, tė tjerėt quheshin kombe por, nė fakt, ato u bėnė kombe tek viteve tė 90-ta. Kombi Kosovar nuk mund tė jetė as si kombi amerikan. Nė Kosovė etnia shqiptare ėshtė shumicė absolute dhe kombi kosovar do t’i bartė karakteristikat kulturore, psikologjike, sociologjike e historike tė etnisė shqiptare, sadoqė pėrkrah shqipes edhe serbishtja e anglishtja janė sanksionuar me kornizė kushtetuese si gjuhė kombėtare tė Kosovės. Qosja nė vend tė rrahagjokėsisė patriotike, do t’ishte mė mirė qė nė kohėn kur ishte anėtar i Kėshillit tė Pėrkohshėm Administrativ tė Kosovės tė ngulmonte qė gjuhė kombėtare e Kosovės tė jetė shqipja, ndėrsa serbishtja tė jetė gjuhė zyrtare vetėm nė ato komuna ku serbėt janė mbi 20 %, siē ėshtė rasti i shqipes nė Maqedoni. Por, ai pranoi anglishten e serbishten qė pėrkrah shqipes tė jenė gjuhė kombėtare tė Kosovės, e tani tallet me atė se si do tė duket kombi i ardhshėm kosovar.

E katėrta. Me tej Qosja shkruan: “Thuhet se shteti e cakton identitetin, prandaj edhe identiteti i kosovarėve do tė jetė i caktuar prej shtetit tė Kosovės”. Kush e thotė kėtė? Apo Qosja ia futė kot, sepse kėshtu ai gjen mė lehtė pėrgjigjen. Por, kėtė sigurisht nuk e thotė kush qė e di se ēka ėshtė kombi. E vėrteta ėshtė se koncepti i kombit dhe shtetit janė ngusht tė lidhur. Shteti nuk krijohet vetėvetiu. Duhet tė ketė njė komb qė e krijon shtetin. Nėse shteti i Kosovės krijohet ndonjėherė, atėherė ky do tė jetė krijesė e kombit kosovar, bėrthamėn e tė cilit e pėrbėjnė komuniteti etnik shumicė (shqiptarėt), ata qė luftuan me ēdo mjet (jo vetem me armė, po edhe nė ēdo mėnyrė) pėr lirinė e pavarėsinė e saj, por edhe pakicat etnike tė Kosovės qė e ndjejnė apo do ta ndjejnė veten si kosovarė.




vazhdon--->







Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.