Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 16-04-06, 18:20   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Kėrcėnimi i ekstremizmit islamik evropian ndaj Shteteve te Bashkuara

Kėrcėnimi i ekstremizmit islamik evropian ndaj Shteteve te Bashkuara
15-04-2006


Nė Evropė jetojnė mbi 120 milionė myslimanė, prej tė cilėve 15-20 milionė jetojnė nė Evropėn Perėndimore. Megjithėse ekstremistėt e dhunshėm islamikė pėrbėjnė vetėm njė pakicė, ekspertėt theksojnė se njė pjesė e mirė e planeve pėr sulmet terroriste tė 11 shtatorit u bėnė nė Evropė. Tre diplomatė amerikanė dėshmuan kohėt e fundit nė Senatin amerikan lidhur me kėrcėnimin qė paraqet pėr Shtetet e Bashkuara radikalizmi islamik evropian. Por nė vend tė masave tė sigurisė, ata sugjerojnė nevojėn pėr nisma pozitive qė i shėrbejnė ndėrtimit tė besimit pėr pakicat islamike tė Evropės.

Daniel Fried, Ndihmėssekretar amerikan i Shtetit pėr Ēėshtjet Evropiane dhe Euroaziatike, thotė se njė numėr i madh myslimanėsh evropianė e ndjejnė veten tė izoluar nė vendet e tyre. Nė tė njėjtėn kohė, ndjehen tė shkėputur nga kultura e tyre, apo nga origjina e prindėrve tė tyre.
Kjo ndjenjė e dyfishtė e tė ndjerit tė huaj, sė bashku me pėrballjen e tyre me fenomene si papunėsia dhe diskriminimi, bėn qė tė ngrihen dyshime pėr ndjenja tė ekstremizmit tek ta. "Shumė myslimanė tė brezit tė dytė, apo tė tretė nė Evropė, duket se duan t’u plotėsohen nevojat shpirtėrore. Ata shohin se komunitetet e tyre lokale, apo institucionet e kėtyre vendeve nuk i plotėsojnė kėto nevoja. Prandaj, janė pikėrisht financuesit e huaj dhe aktivistėt fetarė nga jashtė ata qė e mbushin kėtė boshllėk shpirtėror, duke ndėrtuar xhami, tė cilat i pajisin me imamė ekstremistė," thotė z. Fried.
Mundja e ekstremizmit dhe e perceptimeve negative tė krijuara pėr Amerikėn, thotė zoti Fried, kėrkon tė komunikosh me kėta tė rinj dhe t’i ndihmosh ata qė tė forcojnė si lidhjet me mjedisin e tyre evropian, ashtu sikurse edhe me traditat e tyre tė vėrteta fetare dhe kulturore.
Nė dėshminė e tij para Komisionit tė Senatit pėr Marrėdhėnie me Jashtė, Ndihmėssekretari amerikan i Shtetit Daniel Fried theksoi se qeveritė evropiane mund tė mėsojnė nga eksperienca e Amerikės, shpeshherė e shoqėruar edhe me probleme, nė ēėshtjen e diversitetit kulturor dhe asimilimit, veēanėrisht nga ajo e lėvizjes sė tė drejtave civile. "Duhen patur parasysh mėsimet nga eksperienca e luftės pėr tė drejtat civile nė Shtetet e Bashkuara, qė vazhdon tė jetė njė ēėshtje e aktuale. Europa ka shansin tė shkrijė aspektet pozitive tė disa zakoneve nė njė tė vetėm, qė mund tė quhet “intregimi tolerant”. Nė kėtė mėnyrė, myslimanėt evropianė mund tė shihen si plotėsisht evropianė, edhe nė rastin kur ruajnė disa nga vlerat e kulturės sė tyre tė trashėguar."
Amerika mund tė japė kontributin e saj nė kėtė proces, tha zoti Daniel Fried, duke hapur kanalet e komunikimit dhe duke i ndihmuar myslimanėt evropianė tė mėsojnė nga eksperienca shumėkulturore e Amerikės.
Pėrveē shkėmbimeve kulturore dhe programeve qė e ndihmojnė kėtė, ligjėratave dhe formave tė tjera tė diplomacisė publike, administrata ka nė plan njė sėrė takimesh mes udhėheqėsve dhe intelektualėve myslimanė tė Amerikės dhe Evropės. Takimi i parė i kėsaj natyre u organizua vjeshtėn e kaluar nė Bruksel nga ambasadori amerikan nė Belgjikė, Tom Korologos. "Ky ishte shkėmbimi i parė mes myslimanėve evropianė dhe atyre amerikanė, qė u pėrqėndrua tek identiteti, tek veprimtaria civile, mundėsitė ekonomike dhe ēėshtje tė grave. Ky nuk ishte njė nga ato aktivitete tipike akademike tė instituteve me ekspertė qė japin leksione pėr myslimanėt nga podiumet. Kėtė herė myslimanėnt u flisnin myslimanėve, pra kishim tė bėnim me njė dialog dhe jo me njė monolog," thotė diplomati amerikan.
Njė tjetėr zyrtar qė dėshmoi nė Komisionin e Marrėdhėneive me Jashtė tė Senatit, Amasadori Henry Krumpton, koordinator i Deparatmentit tė Shtetit pėr Luftėn kundėr Terrorizmit, tha se nė afat tė shkurtėr, Amerika duhet tė neutralizojė kėrcėnimet direkte dhe tė menjėhershme qė paraqesin disa organizata islamike nė Evropė.
Por nė afat tė gjatė, rrjetet terroriste duhet tė kundėrshtohen, duke ndėrtuar alternativa pėr mundėsi dhe mirėkuptim. "Lufta kundėr ekstremizmit nė Evropė nuk ka objektiv vetėm shkatėrrimin dhe ērrėnjosjen e rrjeteve armike, nė tė njėjtėn kohė, ajo ka karakter konstruktiv; ajo ėshtė njė pėrpjekje pėr ndėrtimin e besimit nė qeveri dhe synon tė nxisė pėrkushtimin tonė pėr krijimin e drejtėsisė dhe mundėsive njėlloj, pėr tė gjithė qytetarėt evropianė. Kjo krijon sisteme tė ndėrlidhura me njėri tjetrit, qė mund t’u ofrojnė komuniteteve alternativa tė ligjshme pėrballė perspektivave tė shytrembėra dhe zgjidhjeve mashtruese tė pėrqafuara nga ekstremistėt."
Zyrtarėt qė dėshmuan nė Senat ishin tė tė njėjtit mendim se lufta kundėr ekstremizmit islamik ėshtė njė ēėshtje idesh dhe informacioni, si nė funksionimin e sistemit gjyqėsor ashtu edhe nė fushėn e zbatimit tė ligjit. Nė mėnyrė qė tė arrihet sukses, thanė zyrtarėt amerikanė nė seancėn e dėshmive nė Senat, qeveritė e vendeve evropiane dhe qeveria amerikane, duhet tė bashkėpunojnė dhe tė shkėmbejnė pėrvojėn e tyre sociale dhe politike.


Zeri i Amerikes


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.