Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-12-11, 19:09   #1
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kosova humbi edhe njė banor jorezident- u shua nga jeta Havel njė burrėshtetas e mik

Berisha: Shprehja e Havel ‘Unė jam shqiptar’ mbėshteti clirimin e Kosovės


TIRANE-Kryeministri Berisha mori pjesė sot nė ceremoninė e funeralit shtetėror nė nderim tė ish-Presidentit ēek Vaclav Havel, qė u zhvillua nė katedralen St. Vitus, nė Kėshtjellėn e Pragės.

Duke e cilėsuar ish-presidentin Havel si disidentin kryesor tė botės intelektuale nė ish-vendet komuniste, njė nga cekėt dhe evropianėt mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave, por edhe njė personalitet tė vėrtetė botėrorė, nė njė prononcim tė dhėnė pėr Televizionin Publik Shqiptar kryeministri Berisha shprehet se Havel ishte miku mė i madh i shqiptarėve.

“Shqiptarėt kanė humbur njė nga miqtė me tė mėdhenj tė kohėrave. Presidenti Vaclav Havel ėshtė autor i shumė veprave , i shumė shkrimeve, por nė memorien time dhe tė tė gjithė shqiptarėve shkrimi i tij se, “Unė jam shqiptar”, nė njė kohė kur barbaritė serbe, po spastronin Kosovėn nga banorėt shqiptarė mijėra vjeēare tė atij vendi, presidenti Havel u ndie shqiptar dhe mbėshteti fuqishėm ēlirimin e Kosovės. Humbja ėshtė vėrtet e madhe, por shumė herė mė madhe ėshtė trashėgimia qė ai lė, pėr kombin e tij dhe pėr tė gjithė njerėzit qė duan dhe besojnė nė lirinė dhe vlerat e saj”.
Berisha cilėsoi se havel ishte jo vetėm ceku mė i shquar i Cekisė, por edhe njė personalitet botėror.
“Sot, Vaclav Havel, u pėrcoll pėr nė banesėn e fundit nė mėnyrėn mė dinjitoze, me njė ceremoni ndėr mė pėrfaqėsueset qė ėshtė zhvilluar ndonjėherė. Kjo, sepse Vaclav Havel , ishte njė nga ēekėt mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave, por ishte dhe njė nga europianėt mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave dhe njė personalitet i vėrtetė botėror. Presidenti Havel, pėrfaqėson intelektualin simbol, disident, i cili pasi ēliroi veten e vet dhe e vendosi pėr disidencė, udhėhoqi disidencėn Cekosllovake tė asaj kohe dhe u bė njė nxitės, inkurajues i madh pėr inteligjencėn e vendeve ish-komuniste, pėr tė dalė nga konformizmi”.

Berisha theksoi se Havel, sė bashku me Andrei Sakharov, nuk u larguan nga vendet e tyre, por ndanė fatin me qytetarėt, ndanė persekutimin, burgjet dhe privacionet e mėdha me qytetarėt e tyre.

“Bota gjithnjė ka nevojė tė inspirohet nga personalitete si Vaclav Havel” shtoi Berisha.
Tė pranishėm nė kėtė funeral shtetėror ishin zyrtarė tė lartė botėrorė, kryetarė shtetesh si dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė njohur tė politikės dhe tė fushave tė tjera.

Ish-Presidenti ēek Havel u nda nga jeta pak ditė mė parė, nė moshėn 75-vjeēare, pas njė sėmundjeje tė rėndė. Vaclav Havel ishte Presidenti i parė dhe i vetėm post-komunist i Republikės Federative tė Ēekosllovakisė (1989- 1992) dhe Presidenti i parė i Republikės sė Ēekisė (1993 – 2003). Ish-dramaturgu i njohur Havel ėshtė konsideruar si njė prej disidentėve mė tė fortė anti-komunist nė ish-bllokun lindor.


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-12-11, 19:50   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kosova humbi edhe njė banor jorezident- u shua nga jeta Havel njė burrėshtetas e

Respekt per kete figure madhore boterore!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-12-11, 20:51   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kosova humbi edhe njė banor jorezident- u shua nga jeta Havel njė burrėshtetas e

A ishte “shqiptar” Vaslav Haveli?

23 Dhjetor 2011 14:31, Nga Dorian KoēiSot ka dy Shqipėri; njėra e atyre qė e trajtojnė si njerkė duke e zhgrapur, poshtėruar dhe pėrfituar nė kurriz tė saj dhe tjetra e atyre qė i pėrkushtohen, e vlerėsojnė dhe kontribuojnė qė ajo tė pėrparojė. Sigurisht, Vaslav Haveli ndihej shqiptar i kėsaj Shqipėrie tė dytė, sepse njė Ēekie tė tillė i shėrbeu devotshmėrisht

A ju mbahen mend tė gjithė udhėheqėsit e Europės sė vjetėr dhe Europės sė re tė viteve ‘90? Vė bast se gjysmėn e tyre as s’e kujtoni se kush ka qenė dhe se ku gjenden tani. Nėse pėrmend p.sh, njė ish-kancelar austriak, Viktor Klima apo ish-kryeministrin rumun, Adrian Nastase pėr shumicėn mund tė mos thonė asgjė pėrveēse studiuesve tė shkencave politike dhe njerėzve qė i kanė ndjekur vazhdimisht informacionet, tė cilėt mund t’i kujtojnė lehtė.



Pėrmend kėta dy emra, jo sepse kanė ndonjė kontribut tė veēantė nė historinė e kontinentit, por thjesht pėr tė testuar memorien tonė, pasi tė dy pėrfaqėsojnė dy vende tė ndryshme tė Bashkimit Europian, Austrisė, tė pranuar nė 1995 dhe Rumanisė, mė 2007. Midis tyre qėndron dhe vendi ku besoj ėshtė mė e lehtė tė identifikosh liderėt qė kanė mbizotėruar jetėn tonė politike, pasi janė tė njėjtėt ata qė filluan ndryshimet demokratike.



Por fatin e dy politikanėve tė pėrmendur mė lart, pra fatin e “harresės”, nuk e kanė vetėm ata, por dhe emra qė kanė lėnė mė shumė gjurmė nė historinė e pėrmbysjes sė komunizmit. Para dy ditėsh, sapo u nda nga jeta njė ish-lider tjetėr i Europės sė re, ish-presidenti ēek Vaslav Havel, disidenti dhe njė nga hartuesit e Kartės sė famshme ‘77’ nė ish-Ēekosllovaki. Ai sė bashku me ish-presidentin polak, udhėheqėsin e Solidarnosit, Les Valesa janė dy nga figurat mė karizmatike tė pėrmbysjes sė komunizmit. Sot brezi i ri i lindur pas viteve 90’ nė Shqipėri i njeh vetėm si emra nga tekstet e historisė, por nuk i mban mend aktivė nė politikė. Personalisht , imazhi mė tėrheqės qė mė ėshtė fiksuar nga presidenti polak, Les Valesa ka qenė njė foto e tij duke peshkuar, fill pas humbjes nė zgjedhje presidenciale nė vitin 1996.


Kishte njė sharm dhe njė qetėsi tė madhe nė ato foto, sa shpeshherė jam menduar qė ta imagjinoj nė ndonjė kontekst ballkanik, fjala vjen daljen nga politika tė njė burri shteti tė fortė dhe me shumė merita kėtu nė rajonin tonė. E vėshtirė! Pėr tė mos thėnė e pamundur! Kėtu ndodh hataja, kthehet pėrmbys ēdo gjė, lėvizen tė gjitha fijet qė vendi tė mos ketė qetėsi derisa tė faktorizohet sėrish i “rėni nga fiku” dhe populli tė paguajė aventurėn dhe dėshirėn e kėtij tė fundit pėr tė realizuar atė qė kinse nuk e lejuan nė mandatin e parė.


Kurse Havelin, pas daljeve nė publik si shkrimtari i parė president pas rėnies sė komunizmit, nuk mund ta harroj pėr editorialin e tij nė “Le Mond”, ku duke u solidarizuar me shqiptarėt pas fatkeqėsisė dhe gjenocidit qė po pėsonin nė Kosovė nga makineria luftarake serbe do deklaronte: “edhe unė jam shqiptar”. Kjo, natyrisht qė ėshtė njė deklaratė qė na bėn nder tė gjithėve, por natyrisht jo aq shumė dhe atij. Kėtė e them jo sepse kam gjė kundėr popullit dhe kombit tim, por duke dashur tė ndjek parimin e barasvlefshmėrisė besoj se Haveli, kur ka bėrė kėtė deklaratė, i bie qė tė ishte i njėjtė dhe me liderėt shqiptarė.
Pėr fat tė mirė tė tij, Vaslav Haveli nuk ishte si liderėt tanė. Mbi supet e tij nuk rėndojnė mėkate tė njė rrugėtimi me spirale dhe hapa si breshka drejt Bashkimit Europian. Vaslav Haveli nuk ėshtė pėrgjegjės nė Ēeki pėr ēuarjen e vendit nė vitin 00 dhe pastaj pėr plaēkitjen e batėrdinė bėrė pasurisė kombėtare si ka ndodhur kėtu nė Shqipėri, pėr tė pasuruar disa pizevengė dhe kodoshė tė pushtetit qė meritėn e vetme qė kanė, ėshtė qė mund tė mbajnė nė gatishmėri si nė zboret e dikurshme ushtarake popullsinė pėr tė marshuar nė mitingje tė pafundme dhe pėr tė pudrosur egon e disa liderėve qė i janė qepur si shushunja pushtetit dhe nuk i ndahen.
Vaslav Haveli i nderuar nuk vuante nga impotenca intelektuale pėr tė mbajtur nė skenėn politike intelektualė-viagra, qė i kėndojnė dhe i bėjnė hosana pushtetit dhe as nuk vuante nga deliri i madhėshtisė pėr ta krahasuar veten me Jan Husin e famshėm ēek, ashtu si dėgjojmė rėndom liderėt tanė t’i bien nė qafė Skėnderbeut dhe Ismail Qemalit. Vaslav Havel ka thėnė se, “politika e vetme qė dėshiroj t’i pėrkushtoj veten time ėshtė thjesht njė ēėshtje e tė shėrbyerit e atyre rreth e pėrqark nesh: t’i shėrbej komunitetit dhe atyre qė do tė vijnė pas nesh. Rrėnjėt e thella tė kėsaj politike janė tė shtrira nė moral, sepse kjo politikė ėshtė njė pėrgjegjėsi e shprehur nėpėrmjet veprimit pėr tė mirėn e individit dhe pėr gjithė shoqėrisė”.



Dhe Vaslav Haveli e dėshmoi me politikėn e tij se e kishte seriozisht kur i shqiptonte kėto fjalė, pasi Ēekosllovakia pas ‘Revolucionit tė kadifenjtė’ ndėrmori reformat mė tė suksesshme pėr tė pėrmirėsuar jetėn e qytetarėve tė vet dhe integruar vendin tashmė tė ndarė paqėsisht nė Ēeki dhe Sllovaki nė Bashkimin Europian. Tani mė thoni, a ka ndonjė lider shqiptar i pas viteve 90’ qė t’i pėrafrohet kėtij standardi morali nė politikėbėrje? E rrjedhimisht, pas vėzhgimit tė jetės sonė politike, a mund ta besojmė se Haveli mund tė barasvlerėsohej me lider shqiptar?


Ndoshta mund tė identifikohej me gjithė ata refugjatė kosovarė qė po u grabisnin lirinė falangat serbe, pasi ai e kuptonte mė mirė se ēdo njeri tjetėr vlerėn simbolike tė lirisė politike, sepse dikur dhe vet ai kish vuajtur mungesėn e saj. Ndoshta ky deklarim i bėn nder gjithė njerėzve tė thjeshtė shqiptarė, njerėzve tė “padukshėm” qė pėr kėto njėzet vjet me punėn e tyre kanė ndėrtuar bizneset e tyre dhe rrjedhimisht, Shqipėrinė, duke shijuar lirinė politike dhe ekonomike dhe nė kėtė sens, Haveli si njė qytetar “par exellence” europian, qė vlerėsonte punėn dhe pėrkushtimin, mund tė ndihej dhe shqiptar. Sepse duam apo nuk duam ta pranojmė, sot ka dy Shqipėri; njėra e atyre qė e trajtojnė si njerkė duke e zhgrapur, poshtėruar dhe pėrfituar nė kurriz tė saj dhe tjetra e atyre qė i pėrkushtohen, e vlerėsojnė dhe kontribuojnė qė ajo tė pėrparojė. Sigurisht, Vaslav Haveli ndihej shqiptar i kėsaj Shqipėrie tė dytė, sepse njė Ēekie tė tillė i shėrbeu devotshmėrisht.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-12-11, 20:53   #4
e-uritura
 
Avatari i e-uritura
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
e-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kosova humbi edhe njė banor jorezident- u shua nga jeta Havel njė burrėshtet

Miqtė dhe dashamirtė e shqiptarizmit, si duket ishin/janė tė shumtė!

Ngushėllime pėr kėtė humbje!
__________________
e-uritura Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-12-11, 23:47   #5
Dali!Keq!ch
 
Avatari i Dali!Keq!ch
 
Anėtarėsuar: 07-07-11
Postime: 180
Dali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kosova humbi edhe njė banor jorezident- u shua nga jeta Havel njė burrėshtet

Ngushllime..
Zoti e shperbleft ne cdo veper qe i ka ofru Shqiptarise.


__________________
n`konkurs.
Dali!Keq!ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.