Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-03-12, 11:49   #1
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Filozofia pėr Ēlirimin e Shqiptarve sipas Ukshin Hotit

Ukshin Hoti me vetėdije ėshtė sakrifikuar pėr brezat e rinj

Nė organizimin e Lėvizjes “Vetėvendosje”, nė Prishtinė u mbajt tribuna kushtuar veprimtarit Ukshin Hoti, me temėn “Mendimi i Ukshin Hotit: vazhdimi i luftės pėr ēlirim nė terrenin e teorisė”. Me kėtė rast, u elaborua filozofia politika e Ukshin Hotit si tribun, intelektual, politikan e shkencėtar....
Deputeti i “Vetėvendosjes”, Glauk Konjufca, paraqiti nė tribunė tezat sipas tij, themelore tė filozofisė sė Ukshin Hotit, duke cituar pjesė nga veprat e tij rreth filozofisė politike.

Konjufca, tha se nė filozofinė e Hotit pjesė e pandashme ishte teza qė liria nuk ėshtė ruajtje e jetės dhe konservimi i saj, por ēlirim i kreativitetit tė njė populli. Konjufca shkoqiti nė tezat e saj qasjen filozofike tė Ukshin Hotit pėr bashkimin kombėtar tė shqiptarėve.

“Bashkimi kombėtar duhet tė jetė hapi i parė drejt Bashkimit Evropian, thotė Ukshin Hoti. Pa shqiptarėt e bashkuar nuk mund tė ketė Evropė tė bashkuar. Bashkimi kombėtar shqiptar i ndihmon Bashkimit Evropian. Kjo tezė e Ukshin Hotit ėshtė aktuale edhe tani, sidomos tani kur politika zyrtare shqiptare nė Kosovė e nė Shqipėri e ka pėrmbysur kėtė tezė”, tha Konjufca.

Sipas Konjufcės, kėrkesa e Ukshin Hotit pėr Republikė brenda Jugosllavisė, ėshtė kėrkesa mė radikale se bashkimi kombėtar, sepse sipas tij, ish Jugosllavia si e tillė ka mundur tė jetonte si ngrehinė, vetėm nė kurriz tė shqiptarėve dhe njė kėrkesė e tillė, cėnonte pikėrisht qenien e kėsaj ngrehine.

Nė tribunė foli edhe vėllai i Ukshin Hotit, deputeti Afrim Hoti, i cili tha se Ukshin Hoti me vetėdije ėshtė sakrifikuar pėr brezat e rinj.

“Nė bisedat e gjata qė kam bėrė me bacėn Ukė mbi proceset politike dhe historike qė atėbotė po zhvilloheshin nė hapėsirėn e kėtij nėnqielli, konstatimi mė i shpeshtė qė kam dėgjuar prej tij ishte se po sakrifikohej me vetėdije tė plotė pėr brezat qė do tė vijnė pas tij”, tha Hoti.

Gjatė tribunės u lexuan sinteza tė Ukshin Hotit, tė cilat, autorėt i quajnė idealizėm realist hotian.

Ukshin Hoti ka lindur mė 1943 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit. Shkollėn fillore dhe atė tė mesme i kreu nė Prizren dhe Prishtinė.

Shkencat politike i kreu nė Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu nė Beograd nė seksionin pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare politike dhe ekonomike.

Mė pas specializoi edhe nė universitete amerikane. Hoti u dėnua disa herė nga regjimi jugosllav, ndėrsa burgosja e tij e fundit ishte nė vitin 1994, kur u dėnua mė 5 vjet.

Mė 16 maj tė vitit 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes sė dėnimit dhe sipas dėshmitarėve shqiptarė tė burgosur nė Dubravė, atė ditė zyrtarė tė sigurimit serb e kishin nxjerrė nga burgu. Pėr fatin e Ukshin Hotit, nuk dihet as sot e kėsaj dite qė nga viti 1999.

(Bajram Lani)


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga murrizi : 04-03-12 nė 11:51
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.