Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-10-08, 11:12   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Si u rrėzua monumenti i diktatorit me tė vrazhdė tė botės komuniste nė Tiranė

Tirana - Albania 10/10/2008
Deklaratė / Kėrkesė

Drejtuar: Shenjtėrisė sė tij Papa Benedikti i XVI.
Shkėlqesisė sė tij Jose Manuel Barroso – President i
Komisionit Europian.
Z. Bamir Topi – President i Republikės sė Shqipėrisė
Z. Sali Berisha – Kryeministėr i Shqipėrisė.
Znj. Jozefina Topalli – Kryetare e Kuvendit tė Shqipėrisė.

Pėr dijeni: Z. John L.Withers, II – Ambasador i SHBA-sė nė Tiranė.
Z. Helmuth Lohan – Ambasador i K. Europės nė Tiranė.
Z. Robert Bosch – Ambasador i OSBE nė Tiranė.
Ambasadės sė Selisė sė Shenjtė nė Tiranė.
Pėrfaqėsive tė huaja diplomatike tė akredituara nė Tiranė.
Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve;
Ministrisė sė Arėsimit dhe Shkencave.
Akademisė sė Shkencave, Muzeut Historik Kombėtar, etj.

Si u rrėzua monumenti i diktatorit komunist nė 20 shkurt 1991 nė Tiranė. Plani i rrėzimit tė monumentit dhe protagonistėt e asaj dite.
Kjo ditė tė shpallet: “ Dita e Rrėzimit tė Simboleve Komuniste”. Tė dekorohen protagonistėt kryesorė nga Presidenti i Republikės. Tė pasqyrohet kjo ngjarje nė librat e historisė sė shkollave si dhe nė pavionin e demokracisė pranė Muzeut Historik Kombėtar. Tė realizohet njė dokumentar me metrazh tė gjatė pėr kėtė ngjarje kaq tė shėnuar tė popullit shqiptar.

Fort i Nderuari dhe i Respektuari Ati i Shenjtė!
I nderuari shkėlqesia e tij Jose Manuel Barroso!
Tė nderuar Zonja dhe Zotėrinj!

Me anė tė kėsaj deklarate dhe kėrkese, ne, pjesėmarrėsit nė ngjarjen e mėsipėrme, po bėjmė njė pėrmbledhje tė ngjarjeve dhe momenteve mė tė rėndėsishme tė 20 shkurtit 1991 si dhe kontributeve tė protagonistėve kryesorė qė ndihmuan nė rrėzimin e monumentit tė diktatorit komunist.
Pėr arėsye tė integritetit tonė fizik dhe atij tė familjeve tona; tė presionit dhe dhunės fizike dhe psikologjike tė ish sigurimit tė shtetit komunist; tė arrestimeve tė shumta etj., qė u bėnė ndaj protestuesve dhe arėsyeve tė tjera madhore, ne gjatė gjithė kėtyre viteve, nuk jemi prononcuar pėr kėtė ngjarje kaq tė rėndėsishme tė demokracisė.
Rrėzimi i monumentit tė diktatorit komunist ishte momenti mė kulmor historik i shekullit tė kaluar pėr popullin shqiptar. Njė shprehje e famėshme italiane thotė: “ Un popolo, che non ricorda il suo passato, č destinato di morire” (Njė popull, qė nuk kujton tė kaluarėn e tij, ėshtė i destinuar tė shuhet). Prandaj, pėr ne ėshtė njė detyrim moral e shpirtėror, qė ta pasqyrojmė mė sė miri kėtė ngjarje nė mėnyrė qė edhe brezat e ardhshėm tė njohin tė vėrtetėn e asaj dite, qė ndau dy sisteme, pėrmbysjen e diktaturės komuniste, vendosjen e demokracisė dhe tė fesė nė Shqipėri.
Ai monument gjigant prej bronxi qė qėndronte qysh prej 16 muajsh nė qendėr tė Tiranės, simbolizonte diktaturėn, krimet e komunizmit si edhe izolimin e Shqipėrisė nga bota perėndimore. Shqipėria konsiderohesh si vendi me diktaturėn komuniste mė tė egėr nė Europė sepse atje shkeleshin rėndė dhe haptazi tė drejtat e njeriut. Populli shqiptar u indinjua edhe mė tepėr kur nė vitin 1967 ky regjim komunist me militantėt e tij iu sul shkatėrrimit tė tė gjithė objekteve fetare tė Shqipėrisė. Atėhere shumė kisha dhe xhamia u prishėn apo u kthyen nė magazina dhe nė objekte lojrash sportive. Shumė klerikė tė respektuar u pushkatuan apo u burgosėn pa asnjė shkak. Shqipėria u rrethua me tela me gjemba prej qindra kilometrash.
Populli shqiptar kėrkonte me ēdo kusht vendosjen e pluralizmit demokratik, zbatimin e Konventės Ndėrkombėtare mbi tė Drejtat e Njeriut, rivendosjen e besimeve fetare si dhe tė rindėrtoheshin objektet fetare. Gjithashtu ai kėrkonte lėvizjen e lirė dhe marėdhėnje sa mė tė zgjeruara me vendet perėndimore tė Komunitetit Europian etj.
Sistemi komunist i vendeve tė Europės lindore dhe i Shqipėrisė, nė fund tė viteve 80 po tronditej nė themel. Urrejtja e popullit shqiptar ndaj regjimit komunist kishte arritur kulmin.
Populli shqiptar ka respekt mjaft tė madh pėr Shenjtėrinė e Tij Papa Gjon Pali i II i cili dha njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė vendosjen e demokracisė nė Shqipėri dhe nė vendet ish komuniste tė Lindjes.
Stacionet e radiove si Zėri i Amerikės, BBC-i, tė Vatikanit dhe Radiotelevizioni Italian dhanė njė ndihmesė tė jashtėzakonshme duke nxitur dhe pasqyruar me vėrtetėsi lėvizjet demokratike tė popullit tonė kundėr regjimit komunist. Kėto ishin urat qė lidhnin fshehurazi popullin shqiptar me Perėndimin. Urrejtja e popullit tonė ndaj regjimit komunist ishte shumė e madhe sidomos tek shtresa e ish tė persekutuarve politikė. Pėr momentin ideali i tyre ishte rrėzimi sa mė parė i monumentit tė diktatorit komunist.
Dhjetor 1990. Krijimi i Partisė Demokratike.
Me krijimin e Partisė Demokratike filloi epoka e pluralizmit nė Shqipėri. Mbas krijimit tė kėsaj partie filluan tė krijoheshin dhe parti tė tjera pluraliste si Partia Republikane, Partia Ekologjike, Partia Agrare, etj. Pothuajse tė gjithė shtresat e vuajtura si dhe ato tė tė persekutuarve politikė u afruan dhe u bėnė anėtarė tė Partisė Demokratike dhe Republikane. Influenca e kėtyre partive nė popull u rrit ndjeshėm. Populli Shqiptar i bashkuar rreth kėtyre partive tė djathta filloi tė kėrkojė ndryshime rrėnjėsore demokratike.
Janar 1991. Krijimi i Sindikatave tė Pavarura.
Duke filluar nga dhjetė ditshi i parė i Janarit, minatorėt e Valiasit ndėrprenė punėn pėr afro tetė ditė dhe u futėn nė grevė urie me me argument plotėsimin e disa kėrkesave ekonomike qė ishin si vijon:
Pėrmirėsim i kushteve tė punės.
Ulje e viteve tė punės pėr daljen nė pension tė parakohshėm nga 12 vjet nė 10 vjet pune nė galeritė e minierave.
Rritje tė pagės mujore nė 200%.
Rritje tė masės sė pensionit.
Gjatė grevės u krijua Sindikata e lirė dhe e pavarur e minatorėve me kryetar Z. Fiqiri Xibri (Elektriēist) dhe Sekretar tė saj Z. Ilir Myftari. Mė 15 Shkurt 1991 kjo sindikatė u legalizua me vendim Nr. 15/1 Prot. tė Ministrisė sė Drejtėsisė.
Greva e Minatorėve pėrfundoi me sukses sepse ata fituan 60% shtesė page, ulje tė viteve tė punės nė minierė nga 12 nė 10 vjet etj.
Duhet tė theksojmė se me grevėn e 3500 minatorėve tė Valiasit u solidarizuan dhe minatorėt e Myshqetasė, Priskės, Krrabės, Manzės, Gėrdec etj.
Fitorja e kėsaj greve, tronditi shumė regjimin komunist. Nga fundi i Janarit filluan tė krijohen komisionet pėr krijimin e sindikatave tė tjera tė pavarura. U krijua gjithashtu komisioni nismėtar pėr krijimin e Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė. Nė tė bėnte pjesė Z. Fiqiri Xibri, Gėzim Shima, Eqerem Kavaja, Ardian Kėlliēi, Haki Hoxha, Hiqmet Melasi, Ferdinand Temali, Gėzim Kalaja, Sami Karriqi, Luftim Ahmetaj, Vangjel Kozma, Gani Lami, Ilir Myftari, Ibrahim Kėrēiku, etj.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.