Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-07-07, 07:41   #1
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Bota perzgjodhi shtate mrekullite e reja.

Muri i madh kinez, qyteti Petra ne Jordani, statuja e Jezu Krishtit ne Rio de Zhanejro, Maēu Pikēu ne Peru, piramida ne Ēiēen Icu ne Meksike, Koloseumi ne Rome dhe Taxh Mahall ne Indi jane shpallur mrekullite e reja te botes, me votat e me shume se 100 milione njerezve ne mbare boten.

Muri i madh kinez i gjate 6.700 kilomtra i ndertuar nga shekulli i shtate deri ne shekulllin e katert para Krishtit qe t'i mbroje dinastite e ndara nga sulmet e huneve, mongoleve dhe fiseve tjera.

Koloesumi i Itali - amfiteater i madh ne Rome i hapur ne vitin e 80-te nga imperatori Tit per ceremoni per lojra qe kane vazhduar 100 dite.

Taxh Mahall ne Indi e ndertuar nga mermeri i bardhe ne shtetin Utar Pradhesh nga ana e imperatorit Shah Xhahan mes vitit 1632 dhe 1654 per bashkeshortin e tij te dashur Muntas Mahall, e cila ka vdekur gjate lindjes.

Petra ne Jordani, qyteti i lashte jordanez eshte ne pjesen jugperendimore te Jordanise, eshte ndertuar rreth Vadi Musas apo lugines se Mojsejit.

Statuja e Jezu Krishtit ne Brazil
- statuja 38 metershe e Shpetimtarit Jezu Krishti me krahe te hapur shikon drejt Rio de Zhanejros ne bregun atlantik nga Korkavadu, e skulpturuar nga skulptori francezo-polak Poll Landovski, peshon mbi nje mije tone dhe eshte e ndertuar ne pjese ne France, te cilat me vone me anije jane derguar ne Brazil.
Statuja eshte hapur solemnisht me 12 tetor te vitit 1931.

Maēu Piēu ne Peru e ndertuar gjate kohes se imperise te inkeve ne shekullin 15. Mure te medha, oborre, tempuj dhe shtepi ne Maēu Pikēu ndodhen ne 2.430 metra lartesi mbidetare ne Andet, 500 kilometra ne juglindje te Limes. Mbetet enigme se si guret e medhenj jane transportuar ne kaq lartesi te madhe mbidetare.

Piramida ne Ēiēen Ica ne Meksike
- piramide me shkalle me tempull me majen e saj, e ndertuar ne vend te shenjte, qe ka qene nje nga qendrat e maive ne Gadishullin Jukatan ne Meksike.

Ne ceremonine ne Lisbone, mes tjerash ishin edhe ish-astronauti amerikan Nil Armstrong, ish-sekretari i pergjithshem i KB-se Kofi Anan, mbreteresha jordaneze Rania, kryeministri portugez Zhoze Sokratish. Pjesemarres ishin edhe aktorja amerikane Hillari Svonk, aktorja indiane Bipasha Basu dhe aktori britanik Ben Kingsli, ndersa kane performuar Xhenifer Lopez dhe Hoze Kareras.

Nga votimi per shtate mrekullite e reja te botes u distancua Organizata e KB-se per arsim, shkence dhe kulture (UNESKO), me vleresimin se lista eshte pasqyre e mendimit te vetem atyre qe kane votuar. Orgaizator i votimit eshte Fondacioni "Shtate mrekullite e reja" me seli ne Cyrih. Ne gare kane marre pjese se pari 21 objektet e selektuara te zgjedhura ne janar te vitit 2007 nga gjithsej 77 propozime. Nga fillimi i votimit nga mbare bota kane arritur gjithsej 200 nominime per mrekulli te re te botes. Selektimin e ka kryer juria e perbere nga arkitekte te theksuar, mes te cileve edhe ish-sekretari i pergjithshem i UNESKO-s Federiko Major.

Marre nga BalkanWeb




Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-07-07, 18:16   #2
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

7 Mrekullitë e Reja të Botës

Mrekullitë e Botës nuk janë disa ndërtime të bukura ku mund të ndalesh para saj si para nje pamje magjepse dhe i habitur te psherëtish, "Oh sa të bukura që janë!" Mrekullitë kanë diçka më shume se bukurinë e tyre të jashtme, ato kanë, në radhë të parë, madhështinë e mënçurisë njerzore e cila të prek emocionalisht dhe të ve në mendime se si janë ndërtuar? Pse janë ndërtuar? Dhe kush i ka ndërtuar?

Para se të flasim pë shtatë Mrekullitë e reja të botës le të shohim se cilat janë shpallur, shumë kohë më parë, shtatë mrekullitë origjinale të antikitetit, të mesjetës dhe të kohës moderne?
21 Mrekullitë e Botës

7 MREKULLITË E ANTIKITETIT

1-Piramida e madhe e Keopsit, Egjypt
2-Statuja e Zeusit në Olimp të Greqisë
3-Tempulli i Dianës në Efes, Greqi
4-Varri i Mausoleus në Halikarnas, Greqi
5-Fari i Aleksandrisë, Egjypt
6-Kopshtet e Varura të Babilonis, Irak
7-Kolloseu i Rodit, Greqi.

7 MREKULLITË MESJETARE

1-Koloseum i Romës, Itali
2-Katakombat e Aleksandrisë, Egjypt
3-Muri i madh i Kinës, Kinë
4-Stonehenge i Anglisë, Angli
5-Kulla e Pizës, Itali
6-Pagoda Porcelani, (Kullë) Kinë
7-Kisha Shën Sofia e Kostandinopojës, Turqi

7 MREKULLITË MODERNE

1-Ura e Bruklinit, USA
2-Empire State Building, USA
3-Statuja e Lirisë, USA
4-Kulla Ejfel, Francë
5-Muzeu Luver, Francë
6-Taxh Mahall, Indi
7-Tuneli La Mash, Francë-Angli
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-07, 18:22   #3
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

7 Mrekullitë e Reja të Botës

Para një jave dhe pikerisht me daten 07/07/07, aktori britanik Ben Kingsley dhe aktorja amerikane Hillary Swank, shpallën fituesit e Shtatë Mrekullive e Reja të Botës, në një ceremoni që u zhvillua në Lisbonë.
Rreth 100 milionë persona votuan përmes Internetit dhe telefonave celularë për 7 mrekullitë e reja të botës si më poshtë vijon:


Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës

Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës u shpallën në Lisbonë më datën 07/07/07 në një Deklarim Cermonial të cilat do të jenë Pasuri e Globit në historinë e njerzimit.

Muri i Madh Kinez ,Petra, Jordani -Monumenti i Krishtit, -Brazil Maçu Piçu,- Peru ,-Çiçen Itza, Meksikë,-Koloseum i Romës, Itali -Taxh Mahall, Indi
Organizatorët thonë se kjo ngjarje e shumëpritur u ndoq nga rreth 1,6 miliardë teleshikues nga mbi 170 vende të botës. Nisma e garës për 7 mrekullitë e reja të botes u shpall ne vitin 1999 dhe vazhdoi për tetë vjet, ne te u paraqiten 21 objekte, të përzgjedhura nga një juri e përbërë nga arkitektë të njohur. Tre nga mrekullitë ishin në Amerikën Latine.

Meqë unë isha për vizitë dy muaj më parë në një nga Mrekullitë e Reja të Botës që sapo u shpallën, me lejoni tju paraqes një tregim për këtë vizitë shumë mbreslënëse.

Organizatorët thonë se kjo ngjarje e shumëpritur u ndoq nga rreth 1,6 miliardë teleshikues nga mbi 170 vende të botës. Nisma e garës për 7 mrekullitë e reja të botes u shpall ne vitin 1999 dhe vazhdoi për tetë vjet, ne te u paraqiten 21 objekte, të përzgjedhura nga një juri e përbërë nga arkitektë të njohur. Tre nga mrekullitë ishin në Amerikën Latine.
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-07, 18:27   #4
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Një tregim për këtë vizitë shumë mbreslënëse
Gadishulli është krejt i rafshtë dhe shkëmbor, plot me shkurre dhe pyje. Nuk ka as lumenj dhe as liqej dhe për këtë cenotes (Oaze ose puse) janë shumë të rëndësishme në jetën e popullit Maja. Në kohë thatësire ato shpëtojnë jetën e banorëve dhe të kafsheve të gadishullit
Ndërtimet dhe Misteret e tyre

Duhet përmendur që populli Maja ka përdorur për ndërtim një lloj çimentoje që e quanin chultunes. Kjo lloj çimentoje i reziston ujit i cili gjendet kudo nën thellësite relativisht të ceketa. (Çimentoja është e përbërë prej hirit dhe të bardhës së vezës.)

Ndërtimet në Chichen Itza-n antike janë për tu përshendetur për natyrën e tyre tepër të ndërlikuar duke aplikuar mathematikën, fizikën, astronominë dhe kiminë. Për ditë e më shumë shkencëtarët që studjojnë këtë qytet arkeologjik, zbulojnë gjëra të reja dhe shumë interesante. Misteri i madh i ndërtimit të tyre po zbërthehet pak e nga pak por disa mistere si reflektimi i dritës kur s'ka djell dhe jehonës shtatfishe nëpër piramida e pallate të popullit Maja, duken sikur nuk do të kuptohen kurrë! Këto ndërtime na japin të dhëna të mjaftueshme që fiset e lashta Maja kanë qënë dijetarë, tamam ashtu siç edhe kanë emrin e tyre; DIJETARË UJË, (domethënia në gjuhën Maja).
Shumë arkeollogë ekspllorues amerikanë dhe europianë kanë deklaruar se, "Disa nga misteret e Piramidave të fiseve Maja do të ngelen të tilla për shumë kohë. Ne jemi sot krejt të pafuqishem të kuptojmë gjithëçka në misionin e tyre dhe shkencën e aplikuar në to!" Këta shkencetarë janë; Frederic Catherwood, Desire Camay, Alfred P. Maudslay, Augustus Le Plongeon, Teobert Maler dhe Edward H. Thompson. Bile sot, me zbulimet e bëra deri tani, misteret kanë erdhur duke u shtuar më shumë! Ç'do zbulim i bërë sjell me vete qindra pyetje dhe mistere që duken se nuk kanë asnjë përgjigje! Mendoj se kjo i dha të drejtë që të shpallet Chichen Itza Pasuri e Kulturës Botërore dhe të hyjë në Mrekullitë e saj.

Chichen Itza (Çiçenica)

Chichen Itza (në gjuhën Maja do të thotë në grykën e burimit të itcave) me mori tërë ditën nga 7:00 e mëngjezit deri në orën 8:00 të mbrëmjes dhe për mua një ditë qe shumë pak me ato që pashë dhe dëgjova atje, pasi 8 orë mi hëngri rruga që kalonte mespërmes xhunglës së shteteve Quintana Roo dhe Yucatan të cilat banohen edhe sot nga fise Maja. Çuditërisht njerzit Maja dhe kultura e tyre nuk kanë ndryshuar shumë nga e kaluara e tyre mijra vjeçare. Ata banojnë në kasolle që muret i kanë me hynj dhe çatitë me gjethe. Rrugët e tyre janë rruge kuajsh dhe karrocash përveç rrugëve nacionale që kalojnë mes përmes tyre. Tek-tu të sheh syri ndonjë makinë dhe shtëpi prej tulle të cilat ndodhen vetëm pranë këtyre rrugëve kryesore. Vetëm kishat, (atje ku ka pasi shumë prej fisevet Maja ruajnë akoma paganizmin), janë ndërtime moderne; tullë dhe gurë.

Ciceroni që na shoqëronte në autobuzin e shoqërisë The Best Day me nr. 7949, z. Ugo Antonio, na tregonte se, "sot jetojnë rreth 5 milion maja në pëse shtete; Nikaragua, Salvador, Honduras, Guatemala dhe Meksika." Maja në gjuhën Maja do të thotë Dijetari i Ujët, siç e thashë më sipër. Z. Ugo na tregoi se Maja në gjuhën hindu do të thotë Iluria, në gjuhën Shqipe do të thotë tharmë që zen bukën (këtë ja kisha sugjeruar unë para se të fillonim tour-in), në gjuhën kineze do të thotë gungë, në gjuhën indiane (amerikane) do të thote Mjeshtër, etj.

Meksikanët dhe dijetarët e botës, sot Chichen Itza-n e quajnë Qyteti Misterioz, këtë e tregojnë më së miri Piramida Kukulkan (Gjarpëri Puplor, sipas gjuhës maja) që është e lartë 75 ft., The Temple of the Warriors (Tempulli i Luftëtarëve), the Ball Court (Sheshi i Lodrave), The Observatory (Vëzhguesi) dhe Sacred Well (Burimi i Shenjtë).

Nga mezi i rrugës bëmë një ndalesë në Valladolid për të parë Ik-Kil, një oaz i madh me diametër afërsisht sa një fushë futbolli dhe i thellë rreth 40m. Unikal në tërë botën. Për të zbritur atje kaloje nëpër një tunel të nëndheshëm i cili zbriste me shakallë dhe ndriçohej nga drita të shumta. Kur mbrita në fund me dhanë një xhaketë shpëtimi dhe më thanë, nëse do të më pëlqente të notoja, pasi ujë tepër i zi dhe peshqit e rrallë e të zinj të ketij oazi të japin fat dhe lumturi!! Mendova se do të jetë uji i ftohtë pasi atje që fresket dhe nuk hyra. Kisha gabuar, ujë atje është tërë kohës i vakët.

Puse (oaze) të tillë të hapur qe nga koha e antikitetit Maja janë zbuluar rreth 1000!

Pasi pamë dhe dyqanet e shumta ku trgëtoheshin mallra të ndryshme artizanale dhe industriale sidomos maska të fytyrave Maja dhe Kalendari Mijravjeçar Maja. Bleva për 10 dollarë një kalendar Maja në allçi (gips) por harrova të marr udhëzusin për ta kuptuarë atë. Bleva gjithashtu piramidën Kukulkan për 20 dollarë.



Autobusi vazhdoi rrugën dhe pas një gjysëm ore arritëm në Chichen Itza, tek Restoranti që na priste me vëndet e rezervuara dhe me vallëtaret e bukura Maja që na prisnin tek dera e restorantit dhe që na përshëndetën ne gjuhën Maja, një gjuhe e bukur melodioze si cicerima e zogjëve këngëtarë.

Dreka qe shumë e shijëshme pasi na kishte marrë uria dhe ishim të lodhur pas 4 orë udhëtimi. Vajzat e bukura shtatshkurtëra Maja me kujtuan vajzat e bukura e të gjata të Nartës që mbajnë në kokë gjithëçka, deri një fëmijë pa u lëvizur aspak nga pozicioni që e vendosin! Ashtu mbanin edhe këto majat në kokën e tyre tepsi, shishe Tequila, Poçe, gota me birrë, etj.në një ekilibër të çuditshëm.



Duhet përmendur që Yucatan është nje gadishull që del nga jugu i Meksikës dhe vazhdon përgjatë Gjirit Meksikan në drejtim veri-lindje, në fund të gadishullit formohet një ishull i vogël që quhet Cancun i cili lidhet me gadishullin me dy ura, një në veri dhe një në jug. Ne cepin më verior, nga ana lindore e ishullit është hoteli ku unë banova, Gran Caribe Real. Atje është një grup hotelesh me pesë yje, nga më të fameshit në botë. Ngjitur me të është grupi i hoteleve The Royal i cili është shtojca më e re e Gran Caribe Real.



Piramidat janë të shumta në Meksikë dhe në Amerikën Qëndrore, ato në shumicën e tyre shtrihen ne Gadishullin Yucatan në këto vëndbanime; Uxmal, Mayapan, Edzna, Coba, Tulum, Kohunlich si dhe Chichen Iza. Shumica ruhen në gjëndje shumë të mirë duke habitur vizitorët me bukuritë, vizatimet, gëdhëndjet, arqitekturën, mesazhet që mbartin, shkencën plot mister të kalkulimeve kozmike, vetitë misterioze të jehonës së zërit, reflektimin e dritë-hijeve, etj.

Të gjitha piramidat, pallatet, fushat dhe tempujt e ndërtuar nga fiset Maja, jane shpallur monumente kulture botërore dhe zona arkeologjike ku arkeologë nga tërë bota vijnë dhe punojnë për të zbuluar akoma gjëra që po habitin shkencëtarët të cilët mendojnë se këto vënde arkeologjike kanë mesazhe misterioze ndoshta më të mëdhaja se piramidat e Egjyptit! Monumentet e mrekullueshme të lashtësis Maja, transmentojnë kulturën e lashtë më të fuqishme në tërë historinë e Amerikës së Veriut dhe Jugut së bashku.

Një gjë sot është e paqartë, si dhe kur lulëzoi dhe si e kur u zhduk kjo kulturë që mahnit tërë botën shkencore! Shumë mendojnë se fillimet e Kulturës Maja e kanë zanafillën 10.000 vjet më parë (Kalendari Maja thotë më pak, mbi pesë mijë vjet) dhe rënia e saj është aty tek 2.000 vjet para erës sonë po për këtë kohë ka vetëm hamendje. (Gjashtë shekuj më parë është rrafshuar gjithëçka e shkruar nga kjo kulturë.)



Në këtë gadishull ka shumë hone (oaze) me ujë por jo liqej dhe lumenj, kjo gjë i habit më shumë kerkuesit dhe zbuluesit e tyre, ato quhen në gjuhën Maja cenotes (Zhonot-derivat i nje fjale Maja). Mendohet se ato janë formuarë nga zhvendosja e shkëmbinjëve të mëdhenj të cilët ne vëndin e lëshuar formojnë guva ose puse të mëdhenj.

Duke ju drejtuar traditës historike, një grup njerzish Maja kanë qënë vendosur në zonën e njohur tashmë me emërin e vjetër Old Chichen që nga vitet 400 para Krishtit. Disa ndërtime të tjera mendohet të jenë ndërtuar në vitet 900 e më parë në zonat Chenes, Puuc dhe Campeche.



Ardhja e Itza-ve në Chichen



Mendohet se fiset Itza kanë mbritur në Chichen aty nga vitet 600 para Krishtit të cilët sollën me vete arqitekturën e re të ndërtimeve dhe sidomos gjarpërin të cilin e kishin si simbolin më të nderuar pasi gjarpëri është reptili më i çuditshëm në botë që tregon një nga vetitë me të mrekullueshme të ringjalljes; gjarpëri e le lekurën e vet dhe nga lëkura del një "gjarpër i ri" ! Po kështu, sipas fisit Itza, dhe njeriu kur vdes, vetëm sa le lëkurën e tij (trupin) duke marrë një trup të ri të pavdekshëm dhe duke u bërë zot! Simbolin e gjarpërit unë e pashë gjithëandej të gedhendur nëpër gurë, nëpër mure dhe në dyshemet e piramidave, pallateve, e kudo. Kjo traditë është e njohur edhe si Maja - Toltec sepse është menduar që një grup Nahuat (meksikan) ka influencuar në tërë fisin Itza. Por një arkeolog me emrin Roman Pinja Can ka një mendim tjetër, ai mendon se kjo metodë ndërtimi është e fisit Yucatec dhe ai e quan Yucatec-Maya.
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-07, 18:28   #5
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Origjina, Shkëlqimi dhe Rënia e Chichen Itza-s

Një nga peridhat që pak a shumë njihet sot si zanafillë e disa fiseve Maja në Gadishullin Yucatan, mendohet ti përkasë periudhes 500 dhe 325 para Krishtit. Këtë fakt na e jep fshati (dikur qytet) që akoma ruhet disi i gjallë në këtë gadishull dhe thirret Old Chichen (Çiçeni i Vjeter). Në këtë fshat tërë kasollet janë prej balte të pjekur ose prej druri dhe aty ruhet fare pak qeramikë e kohës së shkëlqimit të Old Chichen. Është kjo qeramikë që jep datat e më sipërme për zanafillën e këtij fshati, ish-qytet. Fshatarët e këtij fshati kanë evuluar shumë nga ajo kohë e lashtë siç evulojnë tërë kombet. Megjithese ana e tyre sociale dhe jetesa e tyre është e ndryshme sot, etnografia e popullit Maja në Gadishullin Yucatan ruan aspekte te shkëlqimit të së kaluarës së lavdishme dhe flet pë një kulturë të lashtë shumë të zhvilluar.

Old Chichen ka kaluar disa periudha të rëndësishme në jetën e vet. Periudha e parë është quajtur periudha Teokratike që për qeveritarë qytetarët kanë patur priftërinjtë e asaj kohe të cilët adhuronin Perëndinë Chaac (Ka-ak). Ky fshat mendohet të këtë qënë qytet i zhvilluar dhe të jetë thirrur në atë kohë Uuj-yab-nal! pikerisht thirrej kështu pasi qyteti gjëndet afër disa cenotes prej të cilave ujë nxirret nga poshtë lartë (si në pus.) Çudi sa përkon me fjalët shqipe, Ujë- jap-naltë !!

Ka qenë fisi Itza që asimiloi më von kulturën e Old Chichen. Itza në atë kohë e kishte qëndrën atje ku sot është Laguna Bacalar. Ajo do të rritej e forcohej me njerëz të erdhur nga Chichen dhe mendohet që ka ekzistuarë para Old Chichen, që nga viti 900 para Krishtit. Kjo është dhe arësyeja që sot kjo qëndër ose me mirë kryeqënder e fiseve Maja në Amerikën Qëndrore njihet me emërin Chichen Itza, nga bashkimi ose asimilimi i Chichen-es nga Itza. Fisnikët e këtij qyteti të lashtë Maja patën krijuarë një ushtri të rregullt (mund të ketë qënë ushtria e parë në Amerikë.) Këta pushtuan të gjitha qytetet e tjera të fiseve maja duke e shëndrruar shtetin e tyre në një perandori (deri më sot kjo ka qënë krejt e panjohur) e cila, siç e thashë më lart ka qënë shtrirë në vëndet ku sot ndodhen pesë shtete të Amerikës Qëndrore; Uruguaj, Peruja, Salvadori, Panamaja dhe Meksika. Chichen Itza njohu kështu lulezimin e saj duke u bërë Kryeqytet i tërë fisve Maja. Fuqia e saj qëndronte tek një ushtri e madhe, tek tregëtia e madhe dhe tek prifterinjtë e mëdhenj udhëheqës. Fisi i Itzave ngriti kultin e Kukulkan-it (gjarpërit puplan) të cilin e kthyenë në Perëndi dhe i luteshin e faleshin duke e adhuruar. Kush gjente një lëkurë gjarpëri puplan (me pupla) shpallej automatikisht i shenjtë! Ata lekurën e gjarpërit e ruanin si gjënë më të shenjtë pasi ata mendonin se kjo lëkurë largon të keqen, largon magjinë, largon fatkeqësinë. (Këte traditë e ka edhe populli ynë.) Një rit tjetër i tyre ishte dhe prerja e kokës dhe grumbullimi i kafkave në një vënd që quhet Tzompantli. Atje ruhen edhe sot e kësaj dite me qindra kafka të gdhëndura në gurët e mureve të saj rrethuese. Thuhet se kafkat që janë gdhëndur në basoreliev janë origjinale me kafkat e armiqëve të kapur rob në luftë dhe të burgosurëve itzianë në Itza-n e lashtë të cilëve ju është prerë koka. Duhet rithënë se besimi i tyre ishte, po të pritej koka, dilte nga trupi një trup i ri së bashku me shpirtin. Kjo qe arësueja që në këtë fis dënimi me vdekje qe vetëm me prerje koke. Ata arsyetonin pak a shumë kështu, ashtu si gjarpëri çan lëkurën e kokës për të dalë i ri prej andej, ashtu jemi dhe ne!

Nga ky besim ata ndërtuan gjithëçka të dyzuar.

Nga shoqëruesi meksikan Ugo, mësuamë se edhe të gjitha piramidat kanë nga brënda nga një piramidë të ngjashme me atë që duket nga jashtë.

Militarizmi i skajshëm i Itza-s ka bërë qe të zhduken gjurmët e shumë kulturave të fiseve të tjera Maja në Yucatan dhe të lulëzoi vetëm kultura Itza.
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-07, 18:31   #6
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Platforma e KAFKAVE & Tzompantli-MISTER


Sot gurët e platformës janë gri në të bardhë por në kohën e ndërtimit te saj, na thotë z. Ugo, gurët kanë qënë të lyer me bojë të kuqe për te simbolizuar gjakun armik të derdhur aty.

Në fushën që sot shtrihet për krah platformës Tzompantli, gjendet një fushë e rrethuar nga mure të lartë ku bënin ndeshje gladiatorët. Ndryshe nga gladiatorët e Romës këtu ndesheshin Fisnikët e fiseve Maja. Në shkallët e dy krahëve që formojnë një si amfitheatër, qëndronin përkatësisht fiset e fisnikëve të ndarë secili në një krah.

E veçanta e kësaj fushe që është pak më e madhe se një fushë futbolli, është jehona e cila përsëritet shtatë herë! Kjo është një mrekulli që deri më sot askush nuk ka mundur ta shpjegoi. Provova të përplas duart fuqishem dhe dëgjova jehonën e saj në shtatë përplasje duarsh! Kjo gjë do ti ketë dhënë një bukuri të madhe përplasjes së shpatave në dyluftim pasi jehona e tyre kthehej në një melodi të këndëshme për spektatorët. Vallë çfar mjeshterie magjike ndërtimi kanë përdorur ata për të realizuar këtë oshëtimë të ëmbël të jehonës së shtatëfishuar?!
Përgjatë shkallëve të amfiteatrit dhe përgjate murevë të Platformës Tzompantli, shtrihën gjarpërinj të gdhendur në gur, me gojë dhe dhëmbë hapur, gati për sulm. Në fakt janë gati për të ndërruar lëkurën.

Një mrekulli tjetër e fushës ku ndesheshin gladiatorët eshte sepse aty, megjithëse është tokë e butë (dhè), kurrë nuk ka mbirë bar! Z. Ugo do të thoshte se, "Në vëndin ku derdhet gjak njeriu, bari dhe pema nuk mbijnë kurrë!!

Mundohem të kaloj muret dhe të hyj brënda në "depon" e kafkave për të parë se çfar ka atje me qëllim që të kem ç'far t'ju tregoj miqeve te mij në shqiptarë që nuk kanë qënë në këtë vënd, por Ugo më ndalon duke më thënë, "Shiko tabelat që thonë se është krejtësisht e ndaluar të shkosh mbrapa këtyre mureve!" E pyes pse dhe ai me shpejgon se, "Që kur vdiq një arkeolog me punëtorin e tij, aty nuk lejohet të hyjë njeri! Për këtë arsye muret janë ngritur më lart dhe pltaforma është rrethuar me gardh e jane vënë shënja që ndalojnë depërtimin. Askush nuk e di se çfar fshihet prapa këtyre mureve pasi edhe muratorët që bënë murin shtesë thonë se është nje mur i brëndshëm që pengon të shohësh brënda!!"
Yucatan është një nga vëndet që ka më shumë se ç'do vënd tjetër në botë kështjella, piramida, pallate, karakole, platforma, amfitheatre, fusha sporti (që quheshin Oborre Lodrash), tempuj, tregje, puse të shenjtë (Cenotes), observatorë, banja me avull, etj. të cilat qëndrojnë edhe sot në gjëndje relativisht të mirë. Duhet thënë se në këtë vend mendohet që të ketë akoma më shumë objekte të tjera arkeologjike të pazbuluara.

Ndërsa kaloja mespërmes gjithë atyre objekteve arkollogjike dhe gërmadhava që shtriheshin në një sipërfaqe saç është sot Voskopoja jonë, mu kujtua ky qytet i cili megjithëse i djegur e shkatërruar tre herë, ruan akoma në gjëndje të mirë disa objekte të lulëzimit të tij për të na treguar se kush ka qënë Voskopja (Voskopole). Në Voskopojë janë 6 kisha, disa pallate të vjetër, banja të rrënuara që mezi dallohen, një tempull në qendër dhe shumë, shumë gërmadha guri sa me to mund të ndërtosh një qytet të madh prej guri.

Në Voskopojë pas ç'do djegie të saj, voskopojarët u larguan në shumë drejtime si në Korçë, Follorinë, Janinë, Shpat të Elbasanit, Vienë të Austrisë e gjetkë dhe vendin e tyre e zunë çobanët e malit dhe vllehët të cilët gjetën strehim të gatshëm dhe të sigurtë për bagetinë e tyre e më pas me gurët e gërmadhave ata rindertuanë shtëpitë e tyre.
Në Yucatan u dyndën fise të tjera nga jugu dhe nga veriu, aty erdhen fise si Putunët, Uksmalët, Kokomët, Majapanët, etj. të cilët sollen kulturën e tyre. Ata shtuanë shumë ndërtesat dhe fuqinë për të bërë tempuj e kështjella. Yucatan-i erdhi dhe u bë kështu qëndra më e populluar e lashtësisë dhe kryeqëndra e saj u bë, siç e thashë më lart, Chichen Itza. Qëndra të tjera ishin; Tulum, Cancun, Ek' Balam, Coba, Uxmal, Dzibilchaltun, etj.

Deri në vitin 1185 fiset maja jetuanë në paqe me njëri tjetrin, në këtë vit filloi një luftë e Kokom-ve kundër Itza-ve që përfundoi me fitoren e të parëve, pastaj pasoi një paqe që nuk do të shkonte shumë larg.

Aty nga shekulli i XV plasi një luftë e përgjithëshme e brëndshme midis të gjitha fiseve e cila shkatërroi gjithëçka dhe e bëri vëndin germadhë. Ata që ngelën gjallë u shpërngulën për në vënde më të sigurta, në brëndësi të gadishullit, siç jane Quintana dhe Campeche si dhe akoma më tutje për në drejtim të Meksikës Kontinentale apo për në vënde më të largëta nga ku kishin edhur stërgjyshët e tyre.

Në shekujt që pasuanë, ndërtimet që u shpëtuanë djegieve dhe shkaterrimeve i mbuloi pluhri, llumi i vërshimeve të ujrave freatike (nëntoksore) dhe harresa. U harrua dhe historia e tyre. Gjithëçka që fliste për historinë e kulturën e fiseve Maja u duk se u fshih nga faqja e dheut. Vetëm në shekullin e XIX, arkeologë të guximshëm të cilët kishin dëgjuar gojëdhëna për fiset Maja, ndërmorën kërkime arkeologjike në vëndet ku mendohej se ata kishin qytetruar. Filloi kështu gjetja dhe restaurimi i qëndrave urbane të lashtësisë së popullit Maja. Fantazia e gojdhënave u bë realitet, qëndra të vëndbanimeve të fisve Maja u zbuluan njëra pas tjetrës duke nxjerrë në dritë një kulturë plot mistere që të le me gojë hapur. U riçfaq para epokes së sotme madhështia e nje qytetrimi që është për tu admiruar dhe mësuar.

Gjetja arkeologjike e fundit është një tempull në Chichen Itza në fillim të shekullit 21. Kërkimet vazhdojnë dhe vlerësimi për këtë qëndër të madhe arkeologjike vjen duke u rritur nga dita në ditë.

Piramida Kukulkan

Një nga ndërtimet më të bukura dhe më tërheqëse të fiseve Maja është padyshim Piramida Kukulcan në Chichen Itza. Kjo ndërtesë eshte një mrekulli dhe mister për shkencëtarët e sotëm. Një nga më të bukurat dhe më të rëndësishmet ndërtime të kulturës së popullit Maja të quajtur Cocom (Kokom)në kohën e Mayapan-ve (Majapan-ve).

Kukulkan është një piramidë me katër faqe dhe në kulmin e saj ka një ndërtesë tempulli katërkëndësh. Lartësia e saj është 26 jard, platforma katërkëndëshe e saj ka një sipërfaqe prej 61 jard, ka 9 breza katesh që vijnë duke u ngushtuar në majë të cilat përfaqësojnë nëntë rrethet e ferrit që besonin fiset Maja. Në të katër faqet e piramidës janë katër shkallë që ngjiten nga toka në majën e saj dhe që kanë se toku 364 shkallë, pra nga 91 shkallë secila dhe një që është platforma për të katërta shkallët dhe së bashku përbëjnë shifrën 365. Shkalla e veriut, anash ka dy gjarperinj guri (kollona guri) që janë gdhëndur shumë bukur. Në hyrjen kryesore gjendet një maskë e zotit Chaac (Ka-ak). Tempulli ka një dritare që sheh në drejtim të perëndimit, lindjes dhe jugut, pse? Sepse është hapsira që perëndon djelli në ekuinokset dhe solsticet gjatë stinëve të vitit. Çatia është në formë harku dhe e zbukuruar me një figurë që është perëndia e erës (Quetzalcoatl). Brënda tempullit gjendet një punim i bukur në gur i një Jaguari i cili (për ata që nuk e njohin) është një mace e madhe e egër si panterë por qe shpesh ka lekurë si të tigrit dhe konfondohet me të. Gjendet në Amerikën Qëndrore. Çfar mund të tregoi ky simbol? Është akoma një mister.

Të gjitha shkallët mbarojnë në kulmin e piramidës dhe në fundin e tyre kanë koka të perëndise Chac Mool (Kak Mo-ol). Se çfar përfaqëson kjo perëndi për fiset Maja, akoma askush nuk jep një përgjigje të saktë. Mendohet se mund të jetë perëndia e ujit.
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-07, 18:33   #7
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Gjuha Maja
Gjuha Maja nuk flitet njëlloj në tërë fiset Maja; në Qendër, për rreth Palenque-it dhe Tical-it dialekti i gjuhës se tyre quhet Ch'olan, në Jug ky dialekt quhet Copàn dhe më në veri, në Gadishullin Yucatàn ky dialekt quhet Jucatec. (Në fakt, vetë fiset Maja këto dialekte i njohin si gjuhë më vete.) Shkrimi i tyre në kohet e lashta është shkruar me anën e heroglifeve (kunjave), simboleve dhe pikturave, ndërsa sot me anën e gërmave latine. Të gjitha këto dialekte përbëjnë një gjuhë të vetme që quhet Gjuha Maja e cila sot numuron mbi 7.000 fjalë.

Alfabeti ka mbi 40 tinguj dhe sistemi numerik është jo 10 siç e kemi ne por 20 i cili shprehet me pika dhe viza si në figurën më poshtë.


Numërat Maja



Veti tjetër e kësaj gjuhe ështe e shkruara vertikalisht si kinezçja dhe nga lart poshtë.

Në kohën e luftës së fiseve, një Bishop i quajtur Diego de Landa, urdhëroi asgjesimin e shkrimit antik Maja dhe djegien e të gjithë kodikëve të vjetër. Më pas, ky Bishop urdhëroi krijimin e gërmave latine pë shkrimin e gjuhës Maja në Yucatàn të cilat gërma janë në funksion edhe sot.



Për të dhënë një pamje të vogel etimiologjike të gjuhës Maja po paraqesim disa fjalë maja (me gërma shqip) dhe shqipërimin e tyre.

Nà = Nënë

Tata = Baba

Punkalak = I përkulshëm

Tins ose Mukul = Sekret

Taban = Tokë
Mol = Ujë

Ik = Erë
Ak'bal = Natë

Kan = Miser
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-08-07, 21:48   #8
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ecja nė qiell" e Kanionit tė Madh nė Arizonė
12-07-2007


Kanioni i Madh nė Arizona ka qene njė nga shtatė mrekullitė natyrore tė botės. I skalitur nga Lumi Kolorado gjatė miliona viteve, gryka shumėngjyrėshe ėshtė mbi 400 kilometra e gjatė dhe 24 kilometra nė gjėrėsinė mė tė madhe. Tani vizitorėt nė kėtė destinacion popullor pėr turizmin kanė njė mėnyrė tjetėr pėr tė parė pamjet mbresėlėnėse tė kanionit.
Ballkoni nė formėn e patkoit tė kalit shtrihet 21 metra mbi buzėn e Kanionit tė Madh duke krijuar njė pikė unike pėr vizitorėt qė tė shohin poshtė nė humnerėn dhe Lumin Kolorado 1200 metra poshtė. David Jin, ndėrtuesi i projektit “ecja nė qiell” kujton eksperiencėn e tij qė i solli kėtė ide.
"Ishte viti 1996. Bėra njė turne me helikopter tė Kanionit tė Madh nga poshtė lart. Pas kėsaj, ėndėrrova si do tė ishte tė ecje mes shkėmbinjve. Kėshtu mė lindi ideja e ecjes nė qiell".
Ndėrsa Jin do tė pėrfitojė nga 30 milion dollarėt e projektit 25 vjeēar, indianėt Hualapai qė ranė dakort pėr ndėrtimin e ballkonit nė tokėn e tyre pėrgjatė pjesės perendimore tė Kanionit shpresojnė qė tė ardhurat nga turizmi do tė ndihmojnė nė pakėsimin e varfėrisė nė komunitetin e tyre. Sheri Yellowhawk ėshtė drejtues ekzekutiv i Korporatės Turistike tė Kanionit tė Madh qė mbikėqyr biznesin e turizmit pėr fisin.
"Do tė sjellė pėrfitime pėr njerėzit tanė. Peach Spring ėshtė 56 milje nga kėtu. Kemi shumė probleme sociale, shumė nevoja; nevojė pėr arsim, nevojė pėr tė moshuarit, nevoja qeveritare pėr infrastrukturė etj. Ka pėr tė patur mė shumė vende pune. Dhe kėtu ka vetėm 2 mijė e 200 anėtarė. Kėshtu qė do ketė punė jo vetėm pėr Hualapai por edhe pėr ekonomitė pėrreth".
Ballkoni pritet tė jetė pjesa qėndrore e industrisė sė turizmit pėr indianėt Hualapai ku pėrfshihen helikopterė, lundrim nė lumė, njė qytezė kaubojsash dhe njė muze me sende indiane. Theodore Quasula, presidenti i bordit tė drejtorėve nė rizortin e Kanionit tė Madh thotė se udhėheqėsit e fisit kanė vizione pėrtej turizmit dhe pėrfitimeve.
"Ne duam tė rrėnjosim vlerat, kulturėn dhe tė mos harrojmė nga kemi ardhur. Dhe kėshtu duhet tė kujdesemi edhe pėr ata qė do tė vijnė pas nesh. Duam tė sigurojmė qė tė rinjtė nė veēanti kanė tė gjitha mjetet pėr t’u arsimuar, duam qė ata tė kthehen e tė menaxhojnė kėtė kompleks. Pak vite mė pas besoj se do tja arrijmė kėtij synimi".
Pas tre vjet ndėrtimi, ballkoni u hap pėr publikun nė mars tė vitit 2007. Qysh atėherė indianėt Hualapai kanė parė njė rritje gjashtė herė tė numrit tė vizitorėve. Por jo tė gjithė e mbėshtetėn ballkonin pėr ecjen nė qiell. Njė nga ata ėshtė Robert Arnberg, ish drejtuesi i parkut kombėtar tė Kanionit tė Madh.
"Kanioni i Madh meriton shumė mė tepėr sesa thjesht emocionet e njė ecjeje nė njė shėtitore qė varet mbi buzėn e tij”.
Por ndėrtuesi David Jin tha se projekti i ballkonit ėshtė bėrė duke marrė parasysh ambjentin, riciklon ujin dhe pėrdor energjinė djellore. Pėrveē kėsaj, struktura ėshtė hartuar t’i qėndrojė forcės sė erėrave tė uraganėve si dhe tėrmeteve tė fuqishėm. Deri tani ballkoni ka tėrhequr mė shumė se 100 mijė vizitorė.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.