Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-07-14, 10:08   #1
Ylli-1
 
Avatari i Ylli-1
 
Anėtarėsuar: 04-12-13
Postime: 1,545
Ylli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ēfarė kanė thėnė Mandela, Gandi, Ajnshtajni... rreth luftės nė Palestinė?

Publikuar: 10:23 / 22.07.2014


Terrori izraelit kundėr palestinezėve vazhdon. Vitet kalojnė dhe nė territorin e pushtuar pa shumė tė drejta themelore vėrehen efekte tė thella tek palestinezėt. Ata, sot nė shekullin 21, janė tė vrarė pa mėshirė, tė shkatėrruar, tė larguar nga shtėpitė. Ata kanė tė krijuara plagė edhe tė tjera qė kurrė nuk do tė shėrohen. Palestina edhe njė herė po vdes.
Terrori izraelit kundėr palestinezėve po zgjat mė shumė se gjysmė shekulli. Pėr padrejtėsinė atje kanė folur shumė njerėz. Ata kanė kėrkuar drejtėsi pėr tė pafajshmit, duke u lutur qė tanket, armėt, raketat... tė mbeten vetėm nė histori, duke u lutur qė fjala "pushtim" tė ekzistoj vetėm nė fjalor.

Ata kanė dashur tė tėrheqin vėmendjen tonė rreth gjendjes sė vėshtirė tė palestinezėve, por bota i ka injoruar, transmeton Telegrafi.

Sot Palestina pėrsėri ėshtė e zhytur nė gjak, vuajnė fėmijėt e pafajshėm, fėmijė tė tjerė vdesin nė duart e prindėrve tė tyre dhe ata qė nuk mund tė ndalojnė gjakderdhjen heshtin.

Pėr kėtė po iu sjellim citate nga njerėz tė cilėt nuk kanė heshtur edhe mė herėt, tė cilėt janė lutur pėr Palestinėn dhe kanė vėnė nė pah terrorin tė cilin e kanė ushtruar izraelitėt, transmeton Telegrafi.

“Palestina ėshtė cimento qė mban botėn arabe ose eksploziv qė do ta hidhte nė erė atė” – Yasser Arafat.

"Argumenti zionist qė justifikon pushtimin nga Izraeli tė Palestinės arabe nuk ka bazė inteligjente apo ligjore nė historinė dhe fenė e tyre" - Malcolm X.

"Mė sė shumti do tė mė pikėllonte tė shoh se si sionistėt (hebrenjtė) ua bėjnė palestinezėve atė qė nazistėt ua bėnė hebrenjve” - Albert Einstein.

"Ne e dimė se liria jonė ėshtė e paplotė pa lirinė e palestinezėve" - Nelson Mandela.

"Palestina i pėrket arabėve, si Anglia qė u takon anglezėve dhe Franca – francezėve. Ėshtė e gabuar t’iu imponohen hebrenjtė arabėve" - Mahatma Gandhi.

"Palestinezėt janė tė ballafaquar me aparteid, sepse ligjet dhe rregullat qė zbatohen pėr hebrenjtė nuk zbatohen pėr ata. Kjo ndikon nė arsim, punėsim, martesė, strehim dhe tė gjitha aspektet e tjera tė jetės sė pėrditshme tė njerėzve. Nė shumė mėnyra, kjo ėshtė e ngjashme me sistemin e aparteidit nė Afrikėn e Jugut..." – PACBI.

"Kontrolli i pėshtirė dhe drakonian qė Izraeli kryen kundėr territorit tė rrethuar palestinez nė Gaza dhe nė Bregun Perėndimor tė pushtuar (duke pėrfshirė Jerusalemin Lindor) dhe mohimi i sė drejtės sė refugjatėve tė kthehen nė shtėpitė e tyre nė Izrael, kėrkon qė tė gjithė njerėzit nė mbarė botėn tė mbėshtesin palestinezėt nė ēlirimin e tyre jo tė dhunshėm" - Roger Waters.

“Ekziston njė Palestinė e cila ėshtė tek tė gjithė ne. Palestina e cila duhet tė jetė e shpėtuar. Palestinė e lirė nė tė cilėn jetojnė tė gjithė njerėzit, pavarėsisht racės, religjionit apo ngjyrės. Palestinė nė tė cilėn fjala ‘OKUPIM’ domethėnė vetėm atė qė ėshtė e shkruar nė fjalor dhe jo diēka qė lidhet me vrasje, shkatėrrim, dhimbje, vuajtje, izolim dhe kufizime tė cilat Izraeli i ka ‘injektuar’ nė kėtė FJALĖ” - Refaat Alareer. /Telegrafi/


Ylli-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-07-14, 17:54   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Ēfarė kanė thėnė Mandela, Gandi, Ajnshtajni... rreth luftės nė Palestinė?

Qė nga pushtimi nė vitin 67’, Hamasi, pan-arabizmi e deri mė sot: tė gjitha fjalėt pėr deshifrimin e luftės nė Tokėn e Shenjtė.



Arabėt dhe myslimanėt
Njė miliard e njėqind milionė myslimanė nė botė. Me 172 milionė tė besuar, Indonezia ėshtė vendi mė i madh islamik nė planet. Edhe mė parė se Pakistani, qė radhitet nė vend tė dytė me 126 milionė dhe Bangladeshi nė vend tė tretė me 108 milionė tė besuar. Bota arabe ėshtė vetėm njė pakicė e islamizmit, edhe pse ėshtė shumė e rėndėsishme nga kėndvėshtrimi simbolik nė komunitetin mysliman nė mbarė botėn. Lufta e palestinezėve kundėr pushtimit izraelit, ėshtė konsideruar nga pjesa mė e madhe e historianėve si njė luftė pėr pavarėsinė kombėtare. Aty, ku mė shumė se elementi fetar, luajnė njė rol qendror ēėshtjet e tokės dhe sovranitetit.

Demografia
Demografia ėshtė arma sekrete e palestinezėve. Barku i grave tė tyre, siē thoshte Jaser Arafat, ėshtė elementi kryesor pėr ‘arabizimin’ e Palestinės. Pėrsa i pėrket ēėshtjes demografike – dhe rritjes sė emigracionit hebraik nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik – zhvillohet njė luftė deēizive. Duke marrė pjesė nė lojė ēėshtje komplekse si natyra fetare dhe etnike e Shtetit tė Izraelit, tė dyja palėt kėrkojnė ta mbizotėrojnė njėra-tjetrėn nga aspekti demografik. Palestinezėt me njė rritje popullsie tė pėrzier, hebrenjtė mbi tė gjitha, me emigracionin dhe marrjen e nėnshtetėsisė.

Fronti Popullor Palestinez
Me ideologji markiste-leniniste, FPLP u themelua nė vitin 1967 nga George Habbash. Ai ishte kundra procesit tė paqes dhe mori hak duke vrarė ministrin e Turizmit izraelit, hebren ekstremist Rehavam Zeevi. Ndryshe nga Marrėveshja e Oslos nė vitin 1993, FPLP vazhdoi tė kundėrshtonte ēdo negociatė me qeverinė e Jeruzalemit. Lideri i saj, Abu Ali Mustafa, u vra nga forcat izraelite. Pas vrasjes sė Zeevi-t, u arrestuan shumė drejtues tė FPLP-sė.

FPLP – Komanda e Pėrgjithshme
E lindur nė vitin 1968 si degė e Frontit Popullor pėr ēlirimin e Palestinės, Komanda e pėrgjithshme u udhėhoq nga Ahmad Jabril, ish-komandant i ushtrisė siriane. Ajo ka selinė e pėrgjithshme nė Damask dhe ka shumė kampe trajnimi nė Liban.

Fondamentalizmi hebraik
Komponenti ultraortodoks hebraik, ka kėrkuar gjithmonė tė radikalizojė pėrballjen me arabėt pėr territoret e pushtuara dhe vetė shtetit tė Izraelit. Ata refuzojnė vazhdimisht urdhrat pėr evakuimin e vendbanimeve tė Gazės. “Terror kundra terrorit”, janė kėto fjalėt e historike tė grupit ultraortodoks tė quajtur ‘Kach’.

Fatva
Fatva, nė teologjinė myslimane ėshtė njė dekret i krijuar falė njohurive tė shkrimeve tė shenjta (Kurani dhe Suneti), nga njė jurist islamik, nė lidhje me interpretimin korrekt tė njė historie ose diskutimi.

Gaza
Rripi i Gazės ėshtė njė territor palestinez nė kufi me Izraelin dhe Egjiptin, nė afėrsi tė qytetit tė Gazės. De fakto ai ėshtė njė territor autonom dhe i vetėqeverisur qė nga viti 2005. Ėshtė njė rajon bregdetar me afro 1 milion e 700 mijė banorė etnikė arabė. Sė bashku me Jordaninė Perėndimore dhe Jeruzalemin Lindor pretendohet tė jetė pjesė e Shtetit tė Palestinės. Aktualisht qeveriset nga organizatat terroriste tė Hamasit pėr llogari tė qeverisė palestineze. Kjo zonė nuk njihet ndėrkombėtarisht si njė shtet sovran, por pretendohet nga Autoriteti Palestinez se ėshtė pjesė e Palestinės. Nė janar tė 2006-s, me njė fitore nė zgjedhjet parlamentare palestineze, Hamasi mori shumicėn. Direkt pas Betejės sė Gazės, Hamasi morri de fakto edhe qeverinė e Rripit tė Gazės. Egjipti e qeverisi Rripin e Gazės nga viti 1948 deri nė vitin 1967, dhe sot kontrollon kufirin jugor tė saj midis shkretėtirės sė Sinait dhe Rripit. Nga Marrėveshja e Oslos, Izraeli mban kontrollin ushtarak mbi hapėsirėn ajrore tė Rripit tė Gazės, si edhe kufitjtė tokėsorė dhe detarė. Qė nga viti 2012, OKB-ja e njeh Rripin si pjesė tė Palestinės.

Jeruzalemi
Njė qytet i shenjtė me tri fe monoteiste (hebraike, myslimane dhe kristiane) qė u nda nga lufta e vitit 1948 nė dy zona, njė arabo-jordaneze nė lindje, dhe njė hebraike nė perėndim. Me luftėn e vitit 1967 Izraeli posedoi edhe pjesėn lindore tė kėtij qyteti dhe e shpall kryeqytet tė shtetit hebraik, pa marrė njė njohje ndėrkombėtare. Jeruzalemi ka marrė njė vlerė tė madhe simbolike nė tė gjitha marrėveshjet midis arabėve dhe izraelitėve. Nė vitin 2000 ēėshtja e sovranitetit tė kėtij qyteti tė shenjtė ka qenė njė ndėr pikat kryesore tė negociatave midis Arafatit dhe Barakut.

Hamasi
E themeluar nė Gaza nė vitin 1987 nga Sheiku Jasin, njė paraplegjik i verbėr qė prej 20 vjetėsh, Hamasi (qė nga arabishtja do tė thotė “entuziast”) ėshtė organizata terroriste mė e rėndėsishme palestineze. Nė vendin ku vendosi njė strukturė tė qėndrueshme sociale dhe ushtarake, nuk u njoh kurrė legjitimisht nga shteti hebre. Ėshtė kundėr ēdo procesi negocimesh dhe ka refuzuar Marrėveshjen e Oslos nė vitin 1993. Financohet nga Irani dhe Siria. Nė tė shkuarėn, sipas disa burimesh, midis tė cilave edhe gazetari Igor Mann, qeveritarėt izraelitė kanė favorizuar zmadhimin e Hamasit. Lideri Jasin, i dėnuar me burgim nga gjykata izraelite, u lirua nga qeveria e Bibi Netanjahut nė vitin 1998 nė bazė tė njė marrėveshjeje me Mbretin Hysein tė Jordanisė. Krahu ushtarak i Hamasit, brigadat “Ezzedin al Qassam”, janė pėrgjegjėse pėr pjesėn mė tė madhe tė atentateve pėr vrasje nė vitet 90’.

Libanezėt e Hezbollah
Hezbollah (qė fjalė pėr fjalė pėrkthehet Partia e Zotit) ėshtė organizata mė e rėndėsishme terroriste libaneze. E themeluar nė vitin 1982, ajo pretendohet tė jetė autorja e sulmit ndaj njė kazerme amerikane nė Bejrut nė vitin 1983, qė shkaktoi vdekjen e 200 ushtarėve. Gjithashtu thuhet se sulmoi ambasadėn e Shteteve tė Bashkuara njė vit mė vonė, nė tė njėjtin qytet, ku mbetėn 14 tė vdekur. Financohet nga Irani, dhe ndiqet shumė nga shiitėt dhe tė krishterėt libanezė. Hezbollah qė kurrė nuk ka dashur ta njohė Izraelin, ka luftuar kundėr pushtimit tė Libanit tė Jugut. Nga kėtu nisėn revoltat kundėr Shtetit hebraik, raketat Katjusha dhe bastisjet nė territorin armik. Sė fundmi, trupat e Hezbollah kanė mbėshtetur ushtarakisht ushtrinė qeveritare siriane tė Bashar al Assad-it.

Medreseja
Shkolla e Kuranit. Ato lindėn midis Afganistanit dhe Pakistanit nė vitet 80’ dhe 90’ duke formuar njė pjesė tė madhe tė drejtuesve talebanė, studentėve afganė qė kanė qeverisur vendin, deri nė kapjen e Kabulit nga Aleanca e Veriut, tė udhėhequr nga disa persona tė luftės antisovjetike si Masudi (tė vrarė nga Al-Kaeda mė 9 shtator 2001).

Mossad
Shėrbimi i fuqishėm i inteligjencės izraelit lindi nė vitet ‘20 nė Palestinė. Nė vitin 1945, pas persekutimeve naziste ku mbetėn tė vrarė rreth 6 milionė hebrenj, Mossad organizoi arratisjen e tė mbijetuarve tė Holokaustit.

Intifadat I dhe II (Kryengritjet)
Intifada e parė, qė shpėrtheu nė kėtė territor nė mėnyrė krejt spontane nė vitin 1987, ishte pėrgjigja e palestinezėve kundėr pushtimit izraelit dhe evakuimeve tė vendbanimeve si Gaza dhe Jordania e Veriut. E kryesuar nga Jaser Arafat, Intifada e parė pėrballej me forcat izraelite me gurė dhe me shishe molotov. Kryengritja e dytė shpėrtheu nė tetor tė vitit 2000 dhe karakterizohet nga njė radikalitet mė i madh dhe u pasua nga njė nivel mė i lartė dhune kundėr shtetit hebraik. Qėlloheshin civilė dhe ushtarakė. Ndėrsa, gjatė Kryengritjes sė parė, raporti i tė vdekurve izraelitė dhe atyre palestinezė ishte 1/15, sot ka zbritur nė 1/3. Taktika e shpėrthimeve kamikaze ėshtė tipike e grupeve islamike si Hamasi dhe Xhihadi. 500 civilė tė tjerė izraelitė u vranė gjatė vitit tė fundit.

Xhihadi
E pėrkthyer si “Lufta e Shenjtė”, Xhihad do tė thotė ‘pėrpjekje’,’ tension nė rrugėn e Zotit’. Teologėt bėjnė dallimin mes njė “Xhihadi Gjigant” nė kuptimin e kėrkimit shpirtėror, dhe “Xhihadi i Vogėl”nė kuptimin e luftės nė mbrojtje kundra armiqve tė besimit.

Xhihadi islamik palestinez
E themeluar nė vitin 1978 nga njė grup studentėsh egjiptiano-palestinezė tė dalė nga “Vėllazėria Myslimane”, ėshtė nėna e tė gjitha organizatave fundamentaliste, qė lufton pėr krijimin e njė Shteti Islamik nė Palestinė dhe pėr shkatėrrimin e shtetit tė Izraelit. Ėshtė mė pak popullore se Hamasi, ka mė pak anėtarė, por ka bėrė njė numėr tė madh sulmesh vetėvrasėse, veēanėrisht nė Rripin e Gazės dhe Jordaninė Perėndimore. Nė vitin 1995 lideri i saj, Fathi Sekhaqi, i dėbuar nga Libani nė vitin 1988, u vra nga Mossad, fraksionet rivalė palestinezė. Ai u zėvendėsua nga Abd Allah Shallah.

OLP
Organizata pėr Ēlirimin e Palestinės lindi nė Jeruzalemin Lindor nė vitin 1964, atėherė nėn pushtimin jordanez. Qėllimi i OLP-sė, njė bashkėsie fraksionesh politike dhe ushtarake palestineze, ishte shkatėrrimi i Izraelit dhe krijimi i njė Palestine arabe. Karta e OLP-sė qė formoi tė gjitha bazat ideologjike tė tė gjithė fraksioneve palestineze deri nė Marrėveshjen e Oslos nė 1993-in, pėrcaktonte njė lėvizje raciste dhe fanatike nė formacionin e saj, me synime ekspansioniste, dhe metoda fashiste e naziste. Nga kjo pikėpamje OLP-ja ishte njė koalicion grupesh tė armatosur, mes tė cilave mė i rėndėsishmi ishte grupi i Al Fatah i Jaser Arafatit (president i zgjedhur i OLP-sė nė vitin 1968. Grupet tė tjera tė pėrfshira ishin FPLP i George Habbas, FDPLP i Nayef Hawatmeth dhe FLP e Abu Abbas-it. Tė gjitha grupet pjesėmarrėse tė OLP-sė e konsideronin luftėn e armatosur, mjetin nėpėrmjet tė cilit mund tė arrinin objetiktin e tyre pėr tė ēliruar Palestinėn. Pavarėsisht se kishin njė retorikė tė pėrbashkėt kishte shumė problematika nė raportet midis vendeve arabe dhe OLP-sė gjatė ‘Shtatorit tė Zi’ nė vitin 1970 kur mbreti Hussein dekretoi njė represion tė ashpėr kundra palestinezėve. Pas mėnjanimit tė fqinjėve arabė, OLP filloi tė pėrqėndrohej gjithnjė e mė shumė nė objektivin pėr arritjen e pavarėsisė kombėtare tė Palestinės. Proēesi i paqes me Izraelin, qė filloi nė fillim tė viteve 90’ pas shpėrthimit tė Kryengritjes sė Parė nė vitin 1987, shtyu Jaser Arafatin tė hiqte nga synimet e tij shkatėrrimin e Izraelit.

Pan-arabizmi
Ky term ka tė bėjė me veprimin e Gamal Abdel Nasser, Presidentin egjiptian qė erdhi nė pushtet nė mes tė viteve ‘50 falė grushtit tė shtetit tė “zyrtarėve tė lirė”, dhe njihet deri nė fund tė jetės sė tij, pėr njė politikė antikolonialiste, antiperėndimore, armiqėsore ndaj Izraelit, por tė ndėrtuan mbi baza laike dhe socialiste. Nasser ėshtė njė nga themeluesit e versionit modern tė pan-arabizmit, i njohur si projekti i ndėrtimit tė unitetit ushtarak dhe politik tė botės arabe dhe dhėnies fund tė ndarjes sė qeverive tė rajonit. Kjo dėshirė ėshtė shpesh ėshtė pėrdorur gjatė propagandave tė qeverive rajonale. Versioni fondamentalist i pan-arabizmit – Kalifati – ka si qėllim rikthimin e kohėve tė arta tė tė ashtuquajturve “5 Kalifėt”, pasardhės tė profetit.

Shtatori i Zi
Ėshtė njė organizatė terroriste palestineze, degė e OLP-sė sė Jaser Arafatit. Kjo organizatė ėshtė autore e masakrės sė kryer nė Olimpiadėn e Mynihut nė vitin 1972, qė u formua pas shtypjes sė ‘Shtatorit tė Zi’ nga Mbreti Huessein kundėr refugjatėve palestinezė, fajtorė pėr krijimin e njė shteti brenda shteti nė Jordani. Represioni shėnoi fundin e iluzionit pan-arab pėr palestinezėt e diasporės.

Sionizmi
‘Sion’ ėshtė termi qė pėrsėritet mė shumė herė nė shkrimet e shenjta hebraike. Ajo pėrfaqėson edhe qytetin e Jeruzalemit dhe tokėn e Izraelit antik. Lėvizja moderne sioniste, e ndėrtuar mbi baza laike dhe demokratike nga filozofi Theodor Herzl, synon kthimin e popullit hebre nė Palestinė. Synon tė ndėrtojė njė atdhe hebraik nė Tokėn e Shenjtė. Sionizmi bazohet nė idealin e jetės sė komunitetit socialist. Nda viti 1948, sionizmi ishte baza ideologjike e Shtetit Izraelit.

Sunitėt dhe shiitėt
Sunitėt janė komponenti kryesor i Islamit dhe pėrbėjnė 90% tė njė miliard dhe 100 milionė myslimanėve nė botė. Pjesa tjetėr, 10% pėrfaqėsohet nga shiitėt, qė gjenden veēanėrisht nė Iran, Afganistan dhe nė disa zona tė Azisė Qendrore. Pranė Kuranit dhe Sunetit, shiitėt njohin vlerat e traditave tė Profetit, kalifit Ali, kushėririt tė Muhamedit.

Sheriati
Ėshtė ligji hyjnor qė del nga shkrimet e shenjta, Kurani dhe Suneti, mbledhja e thėnieve dhe veprimeve tė Profetit Muhamed gjatė predikimit nė Mekė. Fundamentalistėt islamikė ėndėrrojnė njė Rilindje tė Islamit nė emėr tė zbatimit tė Sheriatit, pėr t’u rikthyer nė epokėn e artė tė predikimit muhamedian. Kjo ide ėshtė pėrqafuar nga opinioni publik arab, dhe mė pas ėshtė pėrkrahur edhe nga lėvizjet fundamentaliste myslimane si “Vėllazėria Myslimane”.

Territoret e pushtuara
Ka tė bėjė me territoret e pushtuara nga Izraeli nė vitin 1967 : Gaza, Jordania Perėndimore, Sinai (qė mė pas iu rikthye Egjiptit), Rripi i Gazės, qyteti i vjetėr i Jeruzalemit. Pėr ortodoksėt hebraikė, Judea dhe Samaria, bėjnė pjesė nė Izraelin e Madh, dhe i pėrkasin vullnetit hyjnor.

Vehabizmi dhe Fundamentalizmi
Pėr shpjegimin e lulėzimit tė lėvizjeve radikale islamike bėhet referimi i luftės nė Afganistan ku, gjatė viteve ‘80, ku dhjetėra mijėra luftėtarė ishin tė gatshėm pėr shkatėrrimin e jobesimtarėve sovjetikė. Ėshtė njė nga degėt e panumėrta tė xhihadit afgan qė lindi Al Kaedėn, organizatėn e drejtuar nga Osama Bin Laden, sheiku saudit qė ideoi atentatin e 11 shtatorit nė Nju Jork. Lufta e Shenjtė kundra rusėve u financua edhe nga inteligjenca amerikane antisovjetike. Njė rol tė veēantė nė lulėzimin e islamit radikal pati dhe organizata egjiptiane “Vėllazėria Myslimane”, Irani i Ajatollah Khomenit, dhe lėvizja vehabiste, e lindur nė Arabi Saudite.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.