Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-08-16, 16:23   #1
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Kush po drejton sulmet terroriste dhe krizen e refugjatėve nė Evropė dhe pse

Kriza e Refugjatėve

Fluksin e refugjatėve Arab dhe Afgan drejt Evropės e drejtonin „Armiqėt e Evropės“ me qėllim destabilizimin e Unionit Evropian. Qėllim tė cilin pothuajse e arritėn meqenėse Britania e Madhe kėrkoj shkėputje nga Unioni, dhe njė numėr i partive konservative nė Holand, Francė, Gjermani e Austri po flasin pėr mundėsinė e daljes nga Unioni nėse nuk ndėrmirren reforma nė politikat sociale.

Edhe pse luftėrat nė Afganistan dhe nė lindjen e Mesme kishin filluar qė nė vitin 2001, vala e refugjatėve ju vėrsul Evropės tek nė vitin 2015. Valė e cila shkaktoj kaos gadi nė tė gjitha shtetet qė u ballafaquan me fluks refugjatėsh. Taktika dhe rruga e ndjekur pėr deportimin e refugjatėve nė Evropė tė shpie deri te dyshimi se fluksi ishte i mirė planifikuar dhe qėllimi ishte i errėt.

Pėrveq destabilizimit dhe paknaqėsisė publike, qėllim tjetėr ishte edhe mbjellja e urrejtjes kundėr popujve arab te popujt evropian.


Sulmet terroriste

Gjithashtu edhe sulmet qė po ndėrmirren janė tejet karakteristike. Po sulmohet zemra e Evropės (Franca dhe Gjermania), si dhe periferia toksore Evropiane (Turqia). Qėllimi ėshtė futja e ushtrive Evropiane nė luftė me grupe tė ndryshme luftarake tė kombeve Arabe.

Skenari duket tė jetė tepėr i errėt. Parashikohet qė brenda 8 viteve tė ardhshme tė ketė pėrplasje dhe aksione guerile edhe ne Unionin Evropian, pėrplasje qė do ta demtonte shumė ekonominė dhe tė ardhmen e Unionit. Shtetet Balkanike si Greqia dhe Maqedonia si dhe Republika e Turqisė mbase do ta pėsojnė mė sė keqi. Unė mendoj se egzistenca e tyre do tė vėhet nė dyshim.

Qėllimi siq duket ėshtė kryekėput ekonomik – ndalja e zhvillimit tė ekonomisė Evropiane, sepse Ekonomia Evropiane ka treguar tendenca tė qarta pėr rritje tė vrullshme, si dhe pengesa qė po i bėhet shteteve Evropiane pėr lidhje tė reja ekonomike me shtetet e Euro-Azisė.


Mbase nė shkrimet nė vijim do tė sqarojm mė nė detale termin “Armiqėt e Evropės”!


__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-08-16, 21:01   #2
Pulebardha
 
Anėtarėsuar: 28-10-09
Postime: 123
Pulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėmPulebardha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kush po drejton sulmet terroriste dhe krizen e refugjatėve nė Evropė dhe pse

Ufaaaaaaaaa sa u kam lakmi, kėtyre kokave, secila shkronje ka nje dmth. ata u shtuan si kakarlake, per me ndyre nje kontinent....nuk dua me prishe kete shkrim kaq domethenes.
Pulebardha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-08-16, 13:32   #3
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kush po drejton sulmet terroriste dhe krizen e refugjatėve nė Evropė dhe pse

Merkel, Hollande, Renzi - Takim para Samitit Evropian

22.08.2016

Merkel, Hollande, Renzi konsiderojnė si detyra tė rėndėsishme pėr BE-nė sigurinė, ekonominė dhe mbrojtjen.

Gjatė njė takimi tripalėsh nė njė vend simbolik, Kancelarja Angela Merkel (CDU), Kryeministri italian Matteo Renzi dhe presidenti francez Franēois Hollande diskutuan pėr impulse njė njė pėrtėritje tė BE-sė. Mikpritėsi Renzi bėri thirrje pėr "njė faqe mė tė mirė nė historinė e BE-sė." Merkel bėri thirrje pėr njė angazhim mė tė madh tė pėrbashkėt pėr ēėshtjet e sigurisė.

"Shumė mendonin se pas Brexit-it BE-ja do tė merrte fund, por nuk ėshtė kėshtu", tha Renzi. "Ėshtė e lehtė pėr t'u ankuar dhe pėr tė gjetur koka turku dhe Evropa ėshtė kokė turku pėrsosur ", theksoi Renz. Por Bashkimi Evropian lidhet shumė mė tepėr me ēėshtje tė tilla si "paqja, prosperiteti dhe liria." Evropa ka nevojė pėr tė marrė masa pėr tė nxitur rritjen ekonomike dhe pėr tė luftuar papunėsinė e tė rinjve.

Takim plot me elemente simbolike

Renzi i kishte ftuar kolegėt e tij nga Gjermania dhe Franca nė ishullin e Ventotenes. Para fillimit tė bisedimeve ata ishin pėr vizitė nė varrin e aktivistit dhe gazetarit komunist Altiero Spinelli, njė nismėtarėt e integrimit evropian. Gjatė internimit tė tij nė kėtė ishull nga regjimi fashist i Benito Musolinit, Spinelli kishte shkruar manifestin "Pėr njė Evropė tė lirė dhe tė bashkuar".
Mė pas samiti tripalėsh u mbajt nė aeroplanmbajtėses "Giuseppe Garibaldi", e cila si flamurtare e misionit tė BE-sė "Sofia" ka gjithashtu njė vlerė tė fortė simbolike.

Siguria dhe mbrojtja e kufijve

Si detyrė tė rėndėsishme pėr BE-nė Merkeli quajti sigurinė, pėr tė cilėn tha ajo nisur nga terrori islamik dhe lufta civile nė Siri, ne duhet tė bėjmė mė shumė. Merkel kėrkoi pėrmirėsimin e punės sė shėrbimeve sekrete dhe tė bashkėpunimit nė fushėn e mbrojtjes.

Si ndėr detyrat e mėdha pėr tė gjithė BE-nė ajo pėrcaktoi mbrojtjen e kufijve pėr tė garantuar edhe mė tej qarkullimin e lirė brenda BE-sė. Njė detyrė tjetėr, duhet tė jetė sipas saj stimulimi i ekonomisė.

Edhe Hollande theksoi se Evropa kėrcėnohet nga ndasitė dhe shpėrbėrja dhe pėr kėtė nevojiten impulse tė reja nė fushat e ekonomisė, tė sigurisė dhe tė mbrojtjes.

Nė mes tė shtatorit nė Bratislavė do tė zhvillohet njė samit i ri i BE-sė pa Britaninė e Madhe.

Marre nga DW.COM
__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-08-16, 13:42   #4
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kush po drejton sulmet terroriste dhe krizen e refugjatėve nė Evropė dhe pse

Shansi i fundit i Europės



Shumė ngjarje po ndodhin nė Europė aktualisht, por ai qė ishte njė projekt i paqes sė pėrhershme po e humbet fuqinė ēdo ditė e mė tepėr. Ish-zv.kancelari gjerman Joshka Fisher bėn parashikimin e tij pėr Bashkimin Europian

Shumica e historisė sė Europės ėshtė shėnjuar nga konflikti. Historiani amerikan Robert Kagan shkroi nė vitin 2003 se “amerikanėt janė nga Marsi dhe europianėt nga Afėrdita”; por Europa ka qenė prej shekujsh shtėpi e perėndisė romake tė luftės, jo e perėndeshės sė dashurisė.

Afėrdia gjeti strehim nė Europė vetėm pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur shumė institucione tė qeverisjes globale u shfaqen, pėrfshirė Kombet e Bashkuara, Bankėn Botėrore dhe sistemin financiar Bretton Woods. Gjatė Luftės sė Ftohtė, vendet europiane humbėn tė gjitha sovranitetin e tyre ndaj dy superfuqive tė reja globale, Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.

Kontrolli i ndarė i dy superfuqive me kalimin e kohės u dobėsua dhe sistemi i vjetėr shtetėror europian u zėvendėsua nga Bashkimi Europian, me premtimin e paqes sė pėrhershme mes shteteve tė BE-sė dhe Europės e pjesės tjetėr tė botės. Rėnia e komunizmit nė Europė, pasuar nga ajo e Bashkimit Sovjetik nė 1991, u pėrshkrua triumfalisht nė Europė dhe nė Shtetet e Bashkuara si “fundi i historisė” – triumfi global i demokracisė liberale dhe kapitalizmit tė tregut tė lirė.

Disa dekada mė pas, vitin e tmerrshėm 2016, e gjitha kjo tingėllon shumė naive. Nė vend tė ruajtjes sė paqes dhe “bashkimit edhe mė tė ngushtė”, europianėt po pėrjetojnė episode tė mungesės sė rendit dhe dhunės pothuajse ēdo ditė. Kėto pėrfshijnė vendimin e Mbretėrisė sė Bashkuar pėr t’u larguar nga Be-ja; njė rritje tė sulmeve terroriste nė Paris, Nisė, Normandi dhe gjetkė; agresion tė ri tė Rusisė; dhe njė grusht shteti tė dėshtuar nė Turqi, pasuar nga kundėrsulmi i presidentit turk Erdogan mbi shoqėrinė civile turke, qė ka rritur tensionet pėr idenė e Turqisė si partnere e Perėndimit.

Pėr mė tepėr, kriza e refugjatėve nė Europė, me azilkėrkuesit qė po vėrshojnė nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, mbetet ende pėr t’u zgjidhur. Efektet e luftėrave civile dhe diktaturave ushtarake te fqinjėt e Europės vazhdojnė tė kėrcėnojnė kontinentin dhe SHBA duket se po lodhet nga roli i saj si garantuesi universal i sigurisė dhe rendit global. Kėto dhe faktorė tė tjerė kanė ēuar qė shumė europianė tė besojnė se vitet e paqes kanė marrė fund.

Dikush mund tė mendojė se ky grup problemesh do tė ēonte nė forcimin e BE-sė nga europianėt, nė mėnyrė qė tė kontrollonin situatėn dhe tė pėrballeshin me rreziqet nė rritje. Por nė vend tė kėsaj, shumė europianė po ndjekin thirrjet populiste drejt nacionalizmit dhe izolimit ashtu si nė shekujt 19 dhe 20.

Kjo nuk ėshtė shenjė e mirė pėr europėn. Nė shekullin 21, t’i kthesh krahėt bashkėpunimit dhe integrimit ėshtė njėlloj sikur tė zhysėsh kokėn nė rėrė dhe tė shpresosh se rreziqet do tė kalojnė. Dhe, ndėrkohė rritja e ksenofobisė dhe racizmi po prish pėrmbajtjen sociale pėr tė cilėn Europa ka nevojė nė mėnyrė qė tė parandalojė kėrcėnimet ndaj paqes dhe rendit.

Si arritėm deri kėtu? Duke kthyer shikimin 26 vite pas, ne duhet tė pranojmė se shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik – dhe me tė fundi i Luftės sė Ftohtė – nuk ishte fundi i historisė, por fillimi i fundit tė rendit liberal perėndimor. Nė humbjen e armikut ekzistencial, perėndimi humbi subjektin e superioritetit tė vet moral.

Vitet 1989-1991 ishin fillimi i njė tranzicion historik nga bota e globalizuar dhe bipolare e periudhės post luftės sė dytė botėrore, njė vend familjar, por qė ne ende nuk e kuptojmė plotėsisht.

Njė gjė ėshtė e qartė: fuqia politike dhe ekonomike po ndryshon nga Atlantiku nė Paqėsor dhe larg nga Europa. Kjo na ēon nė shumė pyetje tė hapura: “Cili pushtet (pushtete) do tė formėsojnė rendin e botės nė tė ardhmen? A do tė jetė tranzicioni paqėsor dhe do tė mbijetojė perėndimi i bashkuar? Ēfarė lloj institucionesh tė qeverisjes globale do tė shfaqen? Dhe ēfarė do tė ndodhė me Europėn e vjetėr – dhe transatlantizmin – nė njė “periudhė Paqėsori”?

Ky mund tė jetė shansi i fundit pėr Europėn qė tė pėrfundojė projektin e unifikimit. Dritarja historike e mundėsisė qė u hap gjatė periudhės sė internacionalizmit liberal tė perėndimit po mbyllet shpejt. Nėse Europa e humbet shansin e saj, nuk e ekzagjerojmė po tė themi se e pret katastrofa.

Politikanėt europianė sot i ofrojnė votuesve njė mundėsi mes pragmatizmit modest dhe nacionalizmit tė vrullshėm. Por ajo qė Europa ka nevojė tani ėshtė njė mėnyrė e tretė: lidership politik qė mund tė mendojė nė mėnyrė kreative dhe tė veprojė guximshėm pėr njė kohė afatgjatė. Ndryshe, Europa ndodhet pėrballė njė zgjimi tė ashpėr.


Marrė me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Pėrkthimi: Reporter.al


__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.