Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Astronomia
Emri
Fjalėkalimi
Astronomia Vrojtimi dhe shpjegimi i dukurive qė ndodhin jashtė Tokės dhe atmosferės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-01-13, 23:29   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Hėna po plaket !?!

Hėna humb shkėlqimin, plaket dhe zvogėlohet.


Ato qė i vunė re “rrudhat” e para tė Hėnės ishin misionet “Apollo 15, 16, 17” nė fillim tė viteve ‘70, por nė atė kohė shkencėtarėt nuk u dhanė shumė rėndėsi atyre shenjave. Njė nga arsyet ishte se vėzhgimet e tyre u kufizuan vetėm nė njė tė pestėn e sipėrfaqes, pra pranė Ekuatorit.





Ashtu si njeriu edhe Hėna plaket, zvogėlohet dhe mbushet me rrudha. Edhe pse tė padukshme pėr syrin tonė, me kalimin e viteve shenjat e para tė plakjes kanė filluar tė duken qartė. Sipas shkencėtarėve, kjo ėshtė njė nga arsyet qė ajo humbet shpesh nga sytė tanė. Pėr tė parė ngushtimin e rrezes sė saj (njėqind metra nė njė total prej 1700 kilometrash), nevojitej njė mision i NASA-s. Njė mision i studiuar mirė pėr tė mbledhur ēdo detaj tė pėrmasave tė njė metri mbi sipėrfaqen e satelitit. Aparaturat nė bordin e “Lunar Reconnaissance Orbiter” (sonda “Lro” e cila prej qershorit tė vitit 2009 ndodhet nė orbitė pėrreth Hėnės) kanė vėnė re se ngushtimi i rrezes prodhon njė efekt dytėsor mbi sipėrfaqe.

Shkarjet nga tė cilat pėrbėhet sipėrfaqja e Hėnės gjendjen shumė pranė njėra-tjetrės, fillojnė tė shtyjnė dhe krijojnė kėshtu disa tė ngritura qė tė sjellin ndėrmend pamjet e murit tė madh kinez tė marra nga satelitėt tonė artificialė.

Ato qė i vunė re “rrudhat” e para tė Hėnės ishin misionet “Apollo 15, 16, 17” nė fillim tė viteve ‘70, por nė atė kohė shkencėtarėt nuk u dhanė shumė rėndėsi atyre shenjave. Njė nga arsyet ishte se vėzhgimet e tyre u kufizuan vetėm nė njė tė pestėn e sipėrfaqes, pra pranė Ekuatorit.

Tani sonda e NASA-s ka zbuluar edhe 14 “gunga” tė tjera – tė gjata disa dhjetėra kilometra dhe tė larta njėqind metra – tė shpėrndara pėrgjatė gjithė sipėrfaqes sė satelitit. “Janė efekt i ftohjes sė bėrthamės sė Hėnės dhe kėto shenja kanė filluar tė shfaqen kohėt e fundit”, shpjegon Thomas Watters, shkencėtari i “Smithsonian Institution”, i cili sė bashku me disa kolegė ka kryer studimin, qė e ka publikuar mė pas nė revistėn “Science”.

Kur pėrdor fjalėn “janė tė freskėta”, Watters nuk arrin tė pėrcaktojė me saktėsi datėn e shfaqjes sė rrudhave tė para “nė fytyrėn” e Hėnės. Megjithatė, ai nuk heziton tė thotė se kjo gjė ka ndodhur para njė milion vitesh (rreth njė tė pestėn e moshės sė satelitit), epokė kur ftohja e vazhdueshme e bėrthamės sė Hėnės ndaloi tė gjitha aktivitetet vullkanike.


Prej atij momenti, vetėm pėrplasja me meteorėt e ka ndryshuar pamjen e jashtme tė Hėnės. Fakti qė relievet janė bėrė tė dukshme pėr sytė e sondės sė NASA-s me gunga tė mprehta e tė thepisura, si edhe fakti qė nuk ka asnjė shenjė pėrplasjeje me trupa tė tjerė qiellorė, i ka shtyrė shkencėtarėt t’i quajnė rrudhat si shumė “tė freskėta”.

Kalimi nga njė fazė e lėngshme dhe e valuar nė njė ftohje tė vazhdueshme, gjė qė ka sjellė edhe zvogėlimin e pėrmasave, nuk ėshtė njė fenomen i cili ndodh vetėm nė satelitin tonė. Edhe Marsi e Mėrkuri e kanė sipėrfaqen me valėzime, njėsoj si ato qė janė zbuluar sė fundmi nga sonda “Lro” nė Hėnė, por me njė ndryshim, qė janė pak mė tė larta: arrijnė deri nė njė kilometėr lartėsi.

Mbi njėrėn nga kėto kreshta, rezultat i shtytjeve tektonike dhe njė Hėne qė vazhdon tė plaket, u ngjitėn edhe dy astronautė tė “Apollo 17”, Eugene Cernan dhe Harrison Schmitt. Ishte viti 1972, kur u krye edhe vizita e fundit e njeriut mbi yllin e bukur. Qė nga ajo kohė, pėrveē tkurrjes, ftohjes dhe plakjes, Hėna po largohet nga ne me njė ritėm prej 4 centimetrash nė vit.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-05-13, 18:03   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hėna po plaket !?!

Thellohet misteri i fushes magnetike te henes







Hena ka gjeneruar nje fushe magnetke cuditerisht shume te thelle deri te pakten 3.56 bilion vjet me pare, 160 milion vjet me shume nga sa mendohej me pare.

Keto zbulime mund te hedhin drite jo vetem mbi fushen magnetike te henes, qe tani eshte shume e dobet, por edhe mbi ate te asteroideve dhe boteve te tjera te largeta.

Fusha magnetike e Tokes eshte krijuar nga dinamoja e saj e brendshme. Kerkuesit sugjerojne qe njehere e nje kohe edhe hena ka patur dinamo, duke u bazuar ne magnetizmin e gjendur ne guret e henes te sjelle nga astronautet e Apollos.

Modele te kores se henes sugjerojne qe dinamoja e saj duhet te kete zgjatur deri ne 4.1 bilion vjet me pare. Megjithate, vitin e kaluar shkencetaret thane qe hena ka patur nje fushe magnetike per me shume kohe nga s aishte menduar me pare, me nje dinamo te fuqishme ne koren e saj.

Kerkuesit kane propozuar dy mundesi per te shpjeguar se pse dinamoja e henes ka zgjatur aq shume. Nje shpjegim i mundshem eshte se perplasjet gjigande kozmike kane bere qe hena te anohet aq sa per te drejtuar dinamon e saj. Nje shpjegim tjeter ka te beje me faktin qe korja e henes rrotullohet rreth nje aksi pak me te ndryshem se sa shtresa rrethuese e saj,duke shkaktuar lekundje qe mund te trondisin koren e saj ne menyre dramatike.

Ideja e perplasjes kozmike eshte e mbeshtetur nga fakti qe hena eshte perballur me perplasje te medha deri rreth 3.7 bilion vjet me pare, si ajo qe ka krijuar edhe Mare Ibrium qe eshte 1.150 kilometra i gjere, nder krateret e tjera.

Megjithate,dinamoja e gjeneruar nga secila perplasje do te kishte zgjatur per rreth 10.000 vjet sipas shkecetareve. Ndersa, nese marrim hipotezen e dyte, hena mund te kete patur nje fushe magnetike deri rreth 1.8 bilion vjet me pare.

Tani nje analize e re e gurit me te madh henor te sjelle ne Toke nga astronautet e Apollo 11 ne vitin 1969, tregon qe dinamoja e henes ka zgjatur rreth 160 milion vjet me shume nga sa eshte menduar fillimisht, shume kohe pas perplasjeve t efundit qe goditen henen.
Shkecetaret po hetojne nje moster te marre nga nje gur henor vullkanik 3.56 bilion vjecar, nga Deti i Qetesise.

"Kur guret ngurtesohen nga llava, ato regjistrojne fushen magnetike te mjedisit te tyre," - tha drejtuesi i studimit Clement Suavet, gjeoshkencetar.

"Duke studiuar gure te koheve te ndryshme ne mund te rindertojme historine e fushave magnetike te henes."

Analiza tregoi qe intensiteti i fushes magnetike te henes ishte jashtezakonisht shume i forte 3.56 bilion vjet me pare, "pothuajse identik me fushen e matur ne studimin e meparshem te gureve 3.7 bilion vjecare," - tha Suavet. "Kju duket se tregon qe fusha magnetike e henes ishte e qendrueshme."
Fusha magnetike antike e henes ishte pothuajse e njejte ne intensitet me fushen magnetike te tanishme te Tokes. Kjo e ben ate rreth 1.000 here me te forte se fusha magnetike aktuale e henes.

Duke mesuar me shume ne lidhje me origjinen e dinamos se henes dhe si eshte zhvilluar, mund te na ndihmoje ne kuptimin e dinamove te objekteve me te vogla, si asteroidet, dhe trupave me te medhenj, sic jane planetet.

"Hena eshte is nje laborator u madh ku ne mund te testojme teorite tona ne lidhje me se si planetet formohen dhe evolojne." - tha Suavet.

Shume pyetje kane ngelur ende pa pergjigje ne lidhje me fushen magnetike te henes, si per shembull se pse ka qene aq e thelle vone ne historine henore dhe pse dhe si eshte zhdukur me kalimin e kohes.

"Pyetja eshte, si, kur dhe pse u shkaterrua dinamoja?"
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-08-13, 17:45   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hėna po plaket !?!

Hena mund te kete aq shume uje sa te fillojne te zgjerohen kerkimet ne Sistemin Diellor






Nje prej anijeve kozmike te derguara ne hapesire ka sjelle prova te ekzistences se ujit ne siperfaqen e henes,i cili rrjedh nga nje burim i paditur ne brendesi te materialit henor. Zbulimi i bere nga instrumenti i NASAs Moon Mineralogy Mapper, me ne bord sonden e Indise Chandrayaan-1, shenon zbulimin e pare te ‘ujit magmatik’ nga orbita henore dhe konfirmon analizat e bera mbi shkembinjte e henes qe u sollen ne toke perpara 40 vitesh nga austronautet e Apollo-s.

“Tani qe kemi zbuluar uje me shume gjasa ne brendesi te henes, mund te fillome te krahasojme kete uje me te tjera karakteristika te siperfqes se henes” ka thene udheheqesi i ketij studimi, Rachel Klima, i Universitetit te Fizikes se Aplikuar ne Laborator ‘Johns Hopkins’ ne Laurel,- “Ky uje i brendshem magmatic siguron te dhena per proceset vullkanike henore dhe perberjen e brendshme te saj, qe na ndihmon te adresojme pyetje mbi bazen e formimit te henes, dhe sesi procesi magmatik ndryshoi dhe pse hena u ftoh,”- ka shtuar Klima.

M3 ose Moon Mineralogy Mapper, ka siguruar nje imazh 37 milje te gjere te nje krateri afer ekuatorit henor te quajtur Bullialdus, i cili perbehet nga nje material shkembi qe formohet kur magma nuk arrin te dale ne siperfaqe.

“Krahasuar me ate cka e rrethon kete shkemb, kemi gjetur se ky krater permban nje sasi domethenese te hidroksilit – nje molekule qe perbehet nga nje atom oksigjen dhe nje atom hidrogjen, cka eshte prove se shkembinjte e ketij krateri permbajne uje qe buron nga brendesia e siperfaqes se tokes.”- ka thene Klima.

Ererat diellore – rrjedha e grimcave te ngarkuara qe burojne nga dielli – mund te krijojne shtresa shume te holla te molekulave te ujit kur prekin siperfaqen e henes. Sigurisht, M3 ka zbuluar uje afer poleve kur fotografoi dhe hartoi siperfaqen e Henes ne vitin 2009. Por shkencetaret mendojne se ererat diellore mund te formojne sasi te vogla te ujit vetem ne ne lartesi te medha, duke hedhur poshte faktin se uji i zbuluar ka te beje me shume me kraterin Bullialdus, sesa ererat diellore.

Zbulimet e reja qe kane nisur ne 25 gusht, kane ndryshuar drejtimin e shkencetareve pasi nuk besohet me se Hena eshte nje vend i ftohte e i thate, shkurt, i pajete. Shkencetaret tani besojne se shume kratere polare te henes, rezervojne sasi te medha te ujit ne gjendje te ngurte (akull). Keto sasi jane kaq te medha saqe kompani te ndryshme mund te nisin punen per te germuar akullin ne hene dhe per ta kthyer ne karburant anijesh kozmike per te ndihmuar njerezimin te zgjeroje kerkimet e veta ne drejtim te sistemit diellor.

Chandrayaan-1 ishte sonda e pare robotike e Indise. Anija kozmike u leshua ne tetor te vitit 2008, dhe leshoi simulatore vetem 1 muaj me vone ne siperfaqen e Henes, duke e bere Indine te katertin komb qe vendos flamurin e vet atje. Chandrayaan-1 ka vazhduar te veshgoje nga orbita henore deri ne Gusht te vitit 2009, kur papritur humbi komunikimin me Token.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.