Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Zona e Argėtimit > Lojra zbavitėse
Emri
Fjalėkalimi
Lojra zbavitėse Lojra elektronike, Lojra tė ndryshme pa kufi.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-05-12, 16:42   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ushtroje trurin

Nė tė shumtėn e rasteve, lojėrat kėrkojnė pėrqėndrim dhe shkathtėsi mendore, duke e bėrė trurin tonė mė tė fuqishėm. Tani mund tė gjejmė shumė lojėra argėtuese pėr tė pėrmirėsuar aftėsitė tona kur bėhet fjalė pėr gjėra logjike. Janė disa lojėra qė janė dizajnuar posaēėrisht pėr tė ushtruar trurin nė ndihmė tė funksioneve kyēe njohėse, duke pėrfshirė kujtesėn, vėmendjen, funksionet ekzekutive, tė menduarit dhe tė arsyetuarit, perceptimi vizual etj., dhe njėkohėsisht janė lojėra qė mund tė sjellin mjaft argėtim.





7 ueb faqe me lojėra dhe enigma pėr tė ushtruar trurin:


1. Lumosity

Lumosity ndihmon trurin tuaj me 30 lojėra dhe ushtrime pėr tru. Ky aplikacion i uebit vjen nė versionet falas dhe me pagesė. Lojėrat qė pėrfshihen kanė tė bėjnė me shpejtėsinė, kujtesėn, vėmendjen, fleksibilitetin dhe zgjidhjen e problemeve. E tėrė suita e lojėrave ėshtė e hapur vetėm pėr abonuesit, ndėrsa me njė llogari pa pagesė mund tė luani disa lojėra.

2. Sharp Brains

Sharp Brains pėr momentin ėshtė njė blog qė pėrmban tabe nė industrinė e ushtrimit tė trurit dhe shėndetin njohės. Kėshtu qė nė kėtė faqe mund tė gjeni shumė artikuj pėr shėndetin e trurit dhe pėrdorimin e veglave dixhitale pėr tė zhvilluar muskujt tanė mentalė. Vargu i gjatė i lidhjeve (ang. links) me lojėra pėr tru, engima dhe iluzione do tė mund t’ju mbanin tė zėnė pėrkohėsisht.

3. Braingle

Braingle ėshtė njė uebfaqe e drejtuar nga komuniteti qė thotė se ka pėrmbledhjen mė tė madhe tė ngacmuesve tė trurit, problemeve logjike, kuizeve dhe enigmave nė ueb. Numri 20,000 ėshtė numėr mjaft i madh.

4. Smart-Kit

Nė Smart-Kit ju do tė keni mundėsi tė luani me enigma dhe lojėra tė ndryshme pėr trurin. Tė gjitha lojėrat janė bėrė tė jenė tė sigurta pėr fėmijėt dhe tė dizajnuara pėr tė stimuluar tė menduarit e lirė dhe zgjidhjen e problemeve.

5. Brain Training 101

Ky ueb pėrfshin njė uebfaqe pėr komunitetin dhe njė kanal televiziv. Por, nėse ju dėshironi tė qėndroni nė kėtė faqe, atėherė vargu i lojėrave interaktive ngacmuese tė trurit do tė mund t’ju mbajnė tė lidhur pas tyre.

6. Games for the Brain

Nė kėtė faqe, ju mund tė gjeni disa lojėra qė janė tėrėsisht tė dizajnuara pėr ngacmimin e trurit.

7. Mind 360

Mind360 i ndihmon njerėzit qė tė rrisin dhe mbrojnė ushtrimin mental pėrgjatė platformės pėr ushtrime rreth njohjes mentale. Lojėra shumė tė mira janė dizajnuar tė ndihmojnė nė fuqizimin e funksioneve kyēe njohėse, duke pėrfshirė kujtesėn, vėmendjen, funksionet ekzekutive, tė menduarit dhe tė arsyetuarit dhe perceptimin vizual dhe tė gjitha kėto nė rrugė shumė tė kėnaqshme.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-03-13, 20:10   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ushtroje trurin

Njerėzit gjithmonė janė pėrpjekur tė kuptojnė se ēfarė i bėn tė tillė si janė. Kėrkimi pėr pėrgjigje ėshtė bėrė nėpėr shumė fusha (art, filozofi, religjion, shkencė) dhe ende zgjatet. Pėrgjigjet e mundshme ndryshohen varėsisht nga qasja. Pasi qė shkenca hulumton realitetin fizik, tė kuptuarit shkencor tė njeriut fillon me tė kuptuarit e organit kompleks tė rėndė vetėm 1.3 kg – trurit.

Keni harruar se ku i keni lėnė ēelėsat sot nė mėngjes? Apo keni harruar ēadrėn tuaj nė zyrė para shiut tė mbrėmjes. Mos u shqetėsoni, kjo me siguri nuk ėshtė shenjė e sėmundjes sė Alzheimerit – ēdo kush nganjėherė di tė bėhet harrestar.

Derisa gjenerata “baby boom” arrin moshėn e pensionimit, ėshtė nė rritje frekuenca e sėmundjes sė Alzheimerit dhe llojeve tjera tė dementias tė cilat ngadalė shkatėrrojnė aftėsinė e trurit pėr tė krijuar kujtime tė reja, pėr tė kujtuar tė vjetra dhe kryer detyra tjera mentale dhe fizike. Sipas raportit tė Alzheimer Association nga viti 2007, mė shumė se 5 milionė amerikanė jetojnė me kėtė sėmundje, ndėrsa numri i tė sėmurėve deri nė vitin 2050 mund tė arrijė 16 milionė njerėz.

Shkencėtarėt ende tentojnė tė deshifrojnė shumė sekrete tė trurit: se si truri ynė pėrpunon informatat, si funksionin kujtesa, se si plaket truri dhe se si zhvillohen sėmundjet si e Alzheimerit, qė tė mund tė kuptojmė mė mirė edhe mendjet tona dhe se si t’i mbajmė tė shėndetshme.

Megjithatė edhe pse ende ka shumėēka pėr t’u mėsuar pėr kokat tona, me hulumtimet e deritashme kemi ardhur deri te disa mėnyra pėr mbajtjen nė formė tė organin tonė tė tė menduarit, tani edhe nė pleqėri.

1. Hani ushqim pėr tru

Jeni ēfarė hani, ose tė paktėn truri juaj ėshtė. Ushqimi i cili pėrbėhet nga i ashtuquajturi ushqim “junk” mund ta shndėrrojė trurin tuaj nė tė njėjtėn gjė, pasi qė transyndyrat dhe yndyrat e ngopura, tė pranishme shpesh nė ushqimin e pėrpunuar mund tė veprojnė negativisht nė sinapsat nė tru. Sinapsat lidhin neuronet nė tru dhe janė tė rėndėsishme pėr mėsim dhe kujtesė. Nga ana tjetėr, ushqimi i balancuar i pasur me acide yndyrore omega-3 qė i gjejmė nė salmon, arra dhe kivi mund tė nxisin sinapsat dhe ndihmojnė nė luftėn kundėr sėmundjeve mentale, depresionit dhe deri tek dementia.

2. Ushtrimet

Sipas disa hulumtimeve, ushtrimet e mira po ashtu mund tė pėrmirėsojnė kujtesėn tuaj, do t’ju ndihmojnė tė mendoni mė qartė dhe reduktoni rrezikun nga zhvillimi i sėmundjeve kognitive. Pasi qė ushtrimet shkaktojnė stres tė lehtė nė trup, duke e marrė energjinė e ēmuar tė nevojshme nga ana e trurit ato nxisin lirimin e kimikateve qė i quajmė faktorė tė rritjes, tė cilat i bėjnė neuronet e trurit mė tė forta dhe mė tė shėndetshme. Ekspertėt konsiderojnė qė ėshtė optimale tė ushtrohet gjysmė ore ēdo tė dytėn ditė, Po ashtu, mos harroni zgjatjen: ajo mund tė ndihmojė reduktimin e stresit i cili ndikon nė qendrat e memories tė trurit tuaj.

3. Ushtroni trurin

Ushtroni trurin me ndihmėn e lojėrave tė mprehtėsisė, fjalėkryqeve dhe lojėrave tė kujtesės. Hulumtimet kanė treguar qė pėrdorimi i mjeteve tė tilla pėr ruajtjen e aktivitetit mental mund tė reduktojė rrezikun nga zhvillimi i dementias me ndėrtimin dhe mbajtjen e stimulimit rezervė nė trurin tuaj. Madje edhe pėrcjellja e kampanjave politike mund tė ofrojė nxitje pėr sistemet qė kontrollojnė vėmendjen dhe mėsimin.

4. Truqet e memories

Mbajtja e informatave tė ruajtura nė bankat e memories dhe mirėmbajtja e memories me moshėn, po ashtu mund tė jetė ēėshtje e kontrollit tė mendjes. Pėr shembull, besimi nė aftėsitė tuaja kognitive mund tė ndikojė nė atė se sa mirė funksionon kujtesa juaj, veēanėrisht tek personat mė tė moshuar. Disa persona mė tė moshuar kanė tendencė tė fajėsojnė moshėn pėr lėshimet nė kujtesė, por pavarėsisht asaj a ėshtė ajo apo jo shkaku, ata kėshtu mund ta parandalojnė veten tė pėrpiqen sė pėrkujtuari. Parashikimet po ashtu mund tė pėrmirėsojnė kujtesėn: nėse keni ide tė mirė pėr informatat qė duhet t’i kujtoni mė vonė, me siguri do t’i kujtoni.

5. Pushoni

Gjumi ia jep trurit tuaj rastin pėr tė riprodhuar pėrsėri kujtimet e ditės dhe t’i bashkojė pėr ruajtje afatgjate. Sipas njė hulumtimi, truri mund tė kryejė kontrollin shumė mė shpejt kur flini se sa kur jeni tė zgjuar, kėshtu qė mėsimi gjatė tėrė natės tipik pėr shumicėn e studentėve definitivisht nuk rekomandohet. Gjumi i pasditėss prej 90 minutash mund tė ndihmojė tė forcohen kujtimet afatgjate, si ndodhitė ose shkathtėsisė qė tentoni t’i pėrvetėsoni.

Sigurisht, asnjė nga kėto udhėzime nuk mjafton vetvetiu. Disa studime kanė sugjeruar qė zhvillimi i sėmundjes sė Alzheimerit dhe llojeve tjera tė dementias pjesėrisht ėshtė i lidhur edhe me gjenetikėn.

Njė hulumtimi i tillė, i prezantuar nė Alzheimer Association International Conference on Alzheimer's Disease, ka sugjeruar qė ekziston lidhja nė mes nėnės qė zhvillon sėmundjen e Alzheimerit dhe shansit qė fėmija i saj tė jetė i prekur me atė sėmundje nė moshė mė tė shtyrė. Sipas hulumtimit tjetėr, ekzistimi i ndonjė formė te caktuar tė proteinės ėshtė faktor i rrezikut pėr atė sėmundje.

Pėr momentin, askush nuk mund tė parashikojė se kush do tė zhvillojė dementian, derisa shkencėtarėt punojnė nė gjetjen e treguesve mė tė mirė tė sėmundjes dhe ilaēeve, mė e mira por edhe vetmja qė mund tė bėjmė ėshtė ta mbajmė trurin dhe trupin tė shėndetshėm.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.