Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare!
Emri
Fjalėkalimi
Toleranca fetare! A jemi ne Shqipetarėt popull tolerant nė fe?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-09-13, 16:08   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Njė komunitet i ri mysliman?!

Shkruan: Faton Abdullahu







Autori ėshtė ligjerues dhe dekan i Fakultetit Juridik nė Kolegjin “Riinvest” dhe autor i librit “Dimensionet e identitetit qytetėrues, feja - kultura - politika”


A po krijohet njė komb i ri shqiptar, apo njė komunitet i ri mysliman?



Xhamia duhet ta ketė kupolėn tė bardhė, e cila duhet tė simbolizojė plisin shqiptar, dhe ezani duhet tė thirret vetėm nė gjuhėn shqipe. Nė xhami duhet tė shkruhen citate nga Kanuni i Lekė Dukagjinit. Nė muret dhe hapėsirat e xhamive duhet tė vendosen, apo tė gdhenden portretet dhe skulpturat e intelektualėve dhe patriotėve shqiptarė, dhe tė gjitha xhamitė duhet tė emėrtohen me emra shqip. Nė ytbe duhet tė valojė flamuri kuqezi tė cilėn hoxha duhet ta puthė para se tė fillojė tė thotė ēfarėdo fjale. Ky do tė jetė vetėm fillimi i ndryshimeve tė mėdha.


Mandej mund tė vazhdohet edhe me interpretime tė reja tė Kuranit dhe haditheve, si dhe pėrshtatjen dhe shtrirjen e organizuar tė tė gjithė kėtyre rirreshtimeve nė krejt tokat shqiptare. Po tė ndodhė kėshtu: a do tė mbeteshin dhe a do tė pranoheshin edhe mė tutje si myslimanė tė gjithė ata qė i bėjnė dhe fillojnė t’i zbatojnė kėto kėrkesa dhe tė gjithė ata qė i pėrkrahin dhe i vazhdojnė kėto ndryshime? Pėrgjigjen nė kėtė pyetje e gjejmė nėse mundohemi t’i pėrgjigjemi pyetjes qė del nga konstatimi i filozofit tė njohur gjerman E. Gelner, i cili thotė: “Dy persona i pėrkasin tė njėjtit komb (e njėjta vlen edhe pėr fe) nėse dhe vetėm nėse ata tė dy e pranojnė njėri-tjetrin se i pėrkasin tė njėjtit komb (fe)”. Krejt e kuptueshme se tė gjithė kėta me kėto kėrkesa tė reja pėr tė bėrė plotėsime e ndryshime tė tilla nė fenė islame te shqiptarėt, nuk do tė konsiderohen e as nuk do tė pranohen si myslimanė nga shumica e myslimanėve tė botės. Nė rastin tjetėr, ky do tė ishte themelim i njė sekti tė ri, nga jo tė paktė qė janė nė botėn islame, fenomen i pranishėm edhe te fetė e tjera monoteiste. Tė tilla kėrkesa rreth fesė islame sė paku deri mė sot nuk ka nė Kosovė. Por njė hyrje tė tillė nė kėtė ese e bėra pėr ta kuptuar mė mirė atė qė do ta analizoj mė poshtė. Nė tė vėrtetė ka diēka tjetėr nė Kosovė, konkrete dhe reale. Ka kėrkesa, refuzime, sulme e shpjegime tė reja rreth kombit shqiptar, pėrkatėsisht vlerave, ngjarjeve, figurave, trashėgimisė dhe aspiratės kombėtare shqiptare. Le ta shpjegojmė edhe kėtė, por mė gjerėsisht.

Nė disa qarqe, nga disa hoxhallarė, nga disa intelektualė, nga ndonjė deputet a parti politike, nė disa rrethe e nė disa xhami, nė disa portale e nė rrjete sociale, shtrohen pyetje, jepen konstatime e bėhen kėrkesa edhe tė kėsaj natyre, si: Prania osmane nė tokat shqiptare nuk ishte pushtim, por bashkėsundim me shqiptarėt vendas dhe periudhė lulėzimi pėr shqiptarėt, konvertimi i shqiptarėve nė myslimanė ėshtė bėrė me vullnet tė lirė e pa kurrfarė dhune apo shtrėngimi; Skėnderbeu nuk ėshtė hero i shqiptarėve pėrkundrazi, nė tė vėrtetė, ai ėshtė vetėm hero i shqiptarėve krishterė, lufta e tij ishte e gabueshme sepse ai vrau me dorėn dhe ushtrinė e tij myslimanė; se sulltanėt e Perandorisė Osmane, sidomos ata qė erdhėn nė tokat shqiptare, duhet trajtuar si heronj tė shqiptarėve dhe shpėtimtarė sepse kanė shpėrndarė fenė islame nė viset shqiptare; duhet tė ndryshohet flamuri i shqiptarėve sepse fillet i ka te fiset krishtere, (apo sė paku nė tė duhet tė shkruhet me shkronja arabe “Allahu ekber”); se shkronjat latine nuk janė adekuate ato qė duhet t’i ketė shqipja; se e drejta zakonore shqiptare ėshtė sajesė dekadente e kulturės malore tė fiseve gjysmė tė egra shqiptare; se mosmbulimi i femrės shqiptare ėshtė dekadencė; se Nėnė Tereza e ka vendin nė xhehenem; se nuk duhet tė festohet Viti i Ri sepse ėshtė haram dhe shumė tė tjera tė kėsaj natyre.

Krejt kėsaj i shtohen edhe vėrejtjet deri nė refuzim tė mėnyrės sė tė jetuarit, tė punuarit dhe tė tė vepruarit, si dhe koncepteve politike e kulturore liberal-demokratike tė botės perėndimore. Kėto konstatime, pyetje, por edhe kėrkesa, nė pėrpjekje pėr t’u pėrpunuar intelektualisht dhe politikisht, po prekin apo mė saktė kontestojnė dhe sulmojnė shtyllat kruciale mbi tė cilat ėshtė krijuar dhe mbi tė cilat qėndron kombi shqiptar, qė nga themelimi i tij. Pėr nga pėrmasa dhe intensiteti e gjithė kjo ėshtė risi. Kjo bėhet nga njerėzit qė flasin shqip dhe qė i thonė vetes myslimanė, por edhe shqiptarė, sado qė kėtė identitetin e dytė nuk e kanė tė trashėguar shumė, as qė e shquajnė theksueshėm. Kjo pėrcillet edhe me disa karakteristika tjera tipike pėr ideologjitė e ndryshme. Kėta qytetarė pėrpiqen qė edhe vizuelisht tė dallohen, me veshmbathje, me mjekra, me stil jete e tė tjera tė kėsaj natyre. Por tani njė pyetje kruciale: a po mbesin edhe mė tej kėta qytetarė, ky grup njerėzish me kėto kėrkesa dhe qėllime ende shqiptarė? Nėse prapė e thėrrasim filozofin Gelner pėr ndihmė, na del se dilema gjithsesi ka lindur dhe ka tregues tė cilėt shpejt mund tė kthehen nė fakte e realitete tė reja dhe tė na japin tė drejtė tė konstatojmė se nė Kosovė, por edhe nė disa pjesė tė tjera tė hapėsirės shqiptare, nga kombi shqiptar po shkėputet dhe po lind njė etni e re, njė komunitet i ri, me karakteristika tė reja, i cili tash pėr tash mund tė quhet komuniteti mysliman apo mund tė quhet ashtu sikundėr mund tė preferojnė ata, por zor se mund tė mbesin edhe mė shqiptarė, si shumica tjetėr shqiptare nė Ballkan. Me fe islame tė ridefinuar e tė riinterpretuar, shpesh nė kundėrshtim jo tė vogėl me atė tė trashėguar e tė aplikuar nga shqiptarėt, me mohimin pothuajse total tė vlerave e parimeve nacionale shqiptare, traditės, trashėgimisė, historisė e kulturės, por edhe me kontestim dhe refuzim tė aspiratės politike e kulturore euro-perėndimore, goxha jomiqėsor ndaj islamit jo-syni, tė cilin gjithnjė e mė shumė kanė rinisur ta kritikojnė ashpėr pėr devijime, pa as mė tė voglėn pėrpjekje pėr afrim e bashkim kombėtar tė shqiptarėve, pa kokėēarje se me konceptet e tyre pėrjashtojnė krishterėt shqiptarė nga kombi shqiptar, tė pėrqendruar mė shumė nė Kosovė dhe mė theksueshėm nė Rrafshin e Kosovės, por me gjuhė tė parė gjuhėn shqipe, me veshje dhe paraqitje tė panjohur pėr rrethanat dhe traditėn shqiptare, kėta qytetarė po i vėnė fillet e njė etnie tė re ndėr ne, e cila ndoshta mund tė konsolidohet mė qartė dhe mė fort nė tė ardhmen, ndoshta jo, gjė qė do tė varet prej shumė faktorėve.

Thėnė ndryshe kėta, duke u munduar tė ndryshojnė te tė gjithė shqiptarėt, pothuajse ēdo gjė shqiptare, por duke mos qenė tė njėjtė si asnjė komunitet tjetėr, po tjetėrsohen nga shqiptarėt, duke u bėrė diēka tjetėr, ende jo krejt qartė ēka, por gjithsesi se nuk po mbesin shqiptar. Ēka i determinoi kėto kėrkesa tė reja politike e kulturore nė Kosovė, pse kėto po bėhen tash dhe pse me kėtė intensitet, kush po i strukturon e dizajnon dhe prej cilave shtresa vijnė ata qytetarė qė i konceptojnė dhe i pėrshtatin pėr rrethanat shqiptare dhe prej nga rekrutohen ata tė cilėt i pranojnė ato? Konsideroj, sė pari, se ato po bėhen nė kėtė fillimshekull nė Kosovė sepse janė pėrgjigje, nė variantin kosovar, rirreshtimeve kulturore e politike shumė tė gjėra qė po ndodhin nė botėn arabo-islame. Kjo ėshtė njė frymė e re nė botė, njė rilindje ideologjike qė pėr bazė pėrpiqet tė marrė njė fe, islamin, e pėr mbrojtje botėn arabo-islame, pėr tė cilėn konsideroj se ėshtė e diskriminuar dhe e defaktorizuar sidomos nė krahasim me shtrirjen dhe numrin qė ka. Shqiptarėt tė njohur me identitet jo tė qėndrueshėm, jo vetėm njė herė nė historinė e tyre kanė pėrqafuar mė shpejt, mė shumė, dhe mė gjatė, se tė tjerėt ide dhe ideologji tė shpėrndara nėpėr Evropė e botė. Komunizmi ishte shembull tipik. A nuk ishin jo pak shqiptarė qė e pėrqafuan kėtė ideologji, duke e bėrė edhe mėnyrė jetese e formė pushteti e sistemi politik, a nuk ishin disa nga ata tė cilėt nė emėr tė kėsaj ideologjie vdisnin stepave tė Spanjės? A nuk po shkojnė edhe sot tė rinj shqiptarė pėr njė ideal e ideologji tjetėr pėr tė luftuar dhe vdekur nė Siri?

Konsideroj, sė dyti, gjithashtu se ato po bėhen nė kėtė fillimshekull nė Kosovė pėr shkak se nacionalizmi shqiptar, forca kryesore shtytėse e konsoliduese e luftės sė fundit te shqiptarėt, (dhe nė krejt shekullin e kaluar) ka pėrmbushur njė mision tė vet, krijimin e shtetit tė Kosovės, me ē’rast ėshtė relaksuar dhe ėshtė bėrė fleksibil, prandaj edhe mė pak agresiv e efikas kundėr ndikimeve e importeve tė huaja kulturore e politike. Pėr mė shumė, ky nacionalizėm, i cili nė rrethana normale do tė vepronte ashpėr nė rast se do tė cenoheshin vlerat shqiptare, sikundėr po cenohen sot, ka humbur jo pak nga morali pėr ta bėrė kėtė ashtu si duhet, sepse pushtetarėve, tė cilėt si pėrfaqėsues sė saj erdhėn nė pushtet, degraduan veten dhe konceptet pėr tė cilat luftuan. Ndėrkohė qė gjendja e rėndė ekonomike, jostabiliteti juridiko-politik, korrupsioni dhe hajnia tash sa kohė nė Kosovė bėhen pandalshėm ushqyes tė majmė tė ideologjive tė reja, gjė qė e bėn Kosovėn tokė shumė pjellore pėr farėn e kėsaj apo ēfarėdo ideologjie tjetėr. Por kjo nuk ėshtė e tėra.

Sė treti, konsideroj se pėrveē kėtyre faktorėve, ėshtė edhe njė tjetėr element shumė i rėndėsishėm, i cili ndikon qė te shqiptarėt myslimanė, kjo ide dhe kjo ideologji apo ky projekt dhe ky koncept kulturor, fetar e politik tė gjejė vend pėr shtrirje. Pėr aq sa ėshtė luftuar shqiptarizmi, apo pėr qa sa ėshtė diskriminuar dhe ėshtė sulmuar ēdo gjė shqiptare nė shekullin e fundit dhe nė fillim tė kėtij shekulli, dhe pėr aq sa ėshtė dobėsuar identiteti shqiptar, pėr aq te njė pjesė e qytetarėve, te disa familje tona, kanė gjetur vend tė pėrshtatshėm pėr tė zėnė farė e shtrirje identitetet e tjera fetare, kulturore e tė tjera, joshqiptare. Tė qėndruarit dhe tė mbeturit si shqiptarė ka qenė posaēėrisht e vėshtirė nė njėqind vjetėt e fundit pėr shumėkėnd, prandaj jo pak nė Kosovė, nėse nuk janė konvertuar nė diēka tjetėr, mosshquarja e identitetit shqiptar pėr ta ka qenė vazhdimisht premisė e mbijetesės dhe bėrje lak dhunės e diskriminimit. Mu te kėto shtresa njerėzish dhe te kėto familje me identitet tė zbehur shqiptar, ėshtė bėrė mė e lehtė mbjellja e farės sė re sot, pėr njė identitet tė ri, sikundėr ėshtė ai qė unė po e quaj kėtu identitet i komunitetit tė ri mysliman. Tek kėto shtresa shumė lehtė po kontestohet ēdo gjė shqiptare, sepse shumė punė ka kryer vite mė parė komunizmi jugosllav dhe pandalshėm shteti serb, sidomos represioni dhe diskriminimi i organizuar shtetėror e kulturor i kėtij shteti. Pėr mė shumė edhe nė rrethanat aktuale nė Kosovė, krejt kjo merr mbėltim dhe shtrirje mė tė kollajshme te kėto shtresa, sepse shqiptarizmi sot ėshtė vlerė e pambrojtur me ligj, bile ai as qė njihet me kushtetutė. Ai nė Kosovė vazhdon tė jetė vetėm vlerė gjysmėklandestine, e cila as nuk ushqehet, as pėrpunohet e pėr tė cilėn as nuk investohet. A po lind pra njė komunitet i ri mysliman nė Kosovė? Po, ai po krijohet pa pikė dyshimi. A do tė konsolidohet ky proces pėr t’u theksuar dukshėm dhe bindshėm pėr t’u bėrė edhe kategori kushtetuese si komunitet i ri, mbetet tė shihet. Do tė ishte mė mirė qė kjo tė mos ndodhė dhe kjo tė mbetet vetėm njė ideologji si tė tjerat dhe tė davaritet ngadalė pa pasoja ashtu si erdhi. Por shteti i Kosovės ėshtė i brishtė dhe jo sa duhet shqiptarė pėr tė qenė i fortė dhe efikas pėr ta parandaluar gjithė kėtė me elegancė. Nėse lind ky komunitet, shqiptarėt nuk do tė mund tė bėjnė shumė, veēse ta pranojnė kėtė komunitet tė ri ashtu si edhe atė ashkali, egjiptas, goran, torbesh dhe ta trajtojnė atė nė mėnyrėn mė demokratike tė mundshme, por duke u munduar tė mbajnė ekuilibrin, tė brishtė, por jetik nė Kosovė, pėr tė siguruar qė shqiptarizmi dhe aspirata euro-perėndimore tė gėrshetohen suksesshėm dhe pėrmbajtėsisht.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.