Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-08-07, 23:22   #1
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mitologji

E hapė kėtė temė pėr shkakė se jam mjaft i interesuar nė mitologji, nė tėrėsi, mirėpo fakti se ende nuk kam hasur nė ndonjė vepėr e cila pėrshkruan kėtė fenomen nė trojet shqipėtare mė habit pa masė.
Zakonisht jam i interesuar rreth mitit tė Zanave, mit ky qė ende duket pakėz i mjegulluar nga kuptimet e ndryshme qė u jipen kėtyre krijesave mitologjike. Me sa di unė kėto jan njė krijesė me bukuri tė pamasė e cila nė raste tė ndryshme edhe mundė tė shitojė(tė nemė). Kėto zakonisht se jetonin nė male.
Nėse ndokush nga ju ka njohuri tė ndonjė vepre ose njohuri personale rrethė zanave ose tė ndonjė miti tjetėr atėherė jeni tė mirė se ardhur tė merrni pjesė nė kėtė temė.

Pėrshėndetje


__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-08-07, 23:43   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Duke iu falenderu mungeses se shkollimit ideologjite fetare mbollen edhe marrinat mitologjike.

Jo rastesisht me shkollimin e gjeneratave te fundit, gjeneratat e reja dijne me pak, flasin me pak, dhe kane me pak kuriozitet ne tregimet mitologjike (qe burojne nga perrallat e idologjive fetare). Po ashtu edhe thuajse zhdukja e bestytnive e maskarallaqeve te tjera te mbullura nga "fetaret" vec jane humbur me te madhe.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-07, 23:59   #3
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Duke iu falenderu mungeses se shkollimit ideologjite fetare mbollen edhe marrinat mitologjike.

Jo rastesisht me shkollimin e gjeneratave te fundit, gjeneratat e reja dijne me pak, flasin me pak, dhe kane me pak kuriozitet ne tregimet mitologjike (qe burojne nga perrallat e idologjive fetare). Po ashtu edhe thuajse zhdukja e bestytnive e maskarallaqeve te tjera te mbullura nga "fetaret" vec jane humbur me te madhe.
Me sa di unė nė asnjė shoqėri tė civilizuar mitologjia nuk konsiderohet si marrėzira por si thesarė i vetė kulturės sė atij populli. Mite tė ndryshme si p.sh. greke ose germane konsiderohen si burim inspiracionit tė veprave tė shumta madhėshtore letrare, dramatike, filmike etj. Kėshtu qė edhe pse kėto jan bestytni tė tė parėve tonė nuk do tė thotė se ne sot besojm nė kėto, mė tepėr shihen si mjetė argėtimi, ku gjatė leximit tė veprave ku shtjellohen kėto mite bėhet edhe pasurimi i intelektit sepse njeriu mėson dicka pėr paraardhėsit tonė.
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-07, 00:50   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ke te drejte! Vertete, shoqerite e civilizuara dhe jo te civilizuara konsiderojne thesar edhe ideologjite fetare qe tashme praktikojne dhe kane perqafuar me shekuj.

Ashtu sikur konsiderohen madheshtore protagonistet mbi-natyrore, te imagjinuar, dhe te "shenjte" te veprave mitologjike, ashtu kane konsideruar burim motivimi edhe punen ne shkrimet ne lemi te tjera. Aq sa jane te imagjinuar protagonistet ne ato vepra e shkrime, aq eshte imagjinuar se edhe veprat madheshtore kane gjete burim motivimi tek thesari mitologjik.

Jo e gjithe qe leme pas eshte thesar. Mbase eshte me lehte te imagjonohet se eshte thesar, se sa te studiohet mire se nese vertete ka dicka me vlere, ne ate qe me nguti e quajme thesar.

Mitologjia eshte pjese perberese e ideologjive fetare. Ne to flitet per gjera mbi-natyrore, te imagjinuara, e te shenjta. Prandaj ke te drejte se e permende me larte se shoqerite e civilizuara e konsiderojne si thesar, sepse edhe pas shume shekujve akoma konsiderohen si thesar edhe ideogjite fetare. Keto shoqeri akoma besojne ne gjera te imagjinuara, ne gjera qe kurre nuk u eshte vertetuar ekzistenca e tyre. Edhe besimin e ketille e konsiderojne thesar.

Leximi i veprave, mitologjike (apo cfaredo qofshin ato) nuk do te thote se rezulton ne pasurimin e intelektit te njeriut. Eshte sikur te thuhet se cfaredo qe hame, eshte e shendetshme per ne. Nese truri mbushet me gjera te imagjinuara, trillime, perralla, e persona te shenjte e mbi natyror, ai motivohet dhe prodhon ate mbushje qe merr.

Nje tru qe flet per trillime, perralla, gjera te imagjinuara, dhe nje tru qe prodhon vepra me trillime, perralla, dhe gjera te imagjinuara, nuk mund te konsiderohet i pasur, dhe nuk mund te ofroj pasurim te intelektit as tek te tjeret. Edhe ato mendje qe motivohen nga perrallat, gjerat e imagjinuara, prodhojne marrezinat e njejta...


Po duket se kjo teme e ka vendin tek Ideologjite Fetare, e jo tek Kultura Kombetare. Me siguri fetaret e forumit kane me shume per te thene per mitologjine.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-07, 07:21   #5
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zanat e malit


Zanat parafytyrohen si vajza tė bukura qė jetojnė nė male tė thella. Zakonisht shihen duke pirė ujė, nė burime tė maleve ose duke u larė nė pėrrenj tė kthjellėt malorė. Zanat kanė flokėt e gjata tė lėshuara deri nė bel ose deri nė gju, tė veshura me rrobe tė bardha tė holla dhe bėjnė dritė pėrreth tyre. Ndonjėherė zanat rrinė rreth ndonjė gurre me ujė tė pijshėm ku nuk lėnė askėnd tė shkojė tė pijė ujė madje as zogjtė e malit.

Me zanat, lidhen edhe "shtojzovallet", "shtojzorreshtat", "ato tė hjeshmėzet", "ato tė lumet", “t’lumet e Natės, "jashtėsmet". Shtojzovallet ruajnė nė emėrtim njė eufemizėm tipik, qė u pėrftua si pėrngjitje e njė fjalie tė tėrė ("shtojua, zot, vallet", "shtojua, zot, rreshtat").

Edhe zanat kanė orėn e vet njėsoj sikurse njeriu, madje zanat mund tė jenė edhe tė vdekshme, nė dyluftime kreshniku mund edhe ta presė atė me shpatė. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave.

Sulmi i zanės pėrshkruhet me fjalėt : "del n'gurit, "tė shuplak" , "tė shiton" , "tė zanon".

Nė kėngėt kreshnike pėrmendet edhe dy zana qė i dhanė Mujit gji pėr t'a bėrė tė fortė, ndėrsa njė zanė tjetėr ishte zana personale e Mujės, ajo i jipte atij lajmin kur shokėt e tij ishin nė rrezik.

Nė kėngėt e vėllavrasjes zana merr formėn e njė nuseje dhe i nxit dy vėllezėrit qė tė luftojnė pėr tė, me arsyen se kėta nuk kanė dėgjuar nėnėn.
Zana e malit ėshtė krijesė mitologjike shqiptare e krahasueshme me Artemidėn e grekėve, Dianėn e romakėve, dhe Thanėn e ilirėve.

Sipas traditės, ato kanė dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikėt nė betejat e tyre, dhe karakteri idhnakė i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetėsia. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave.

Zanat ruajnė territoret e veta me xhelozi edhe shitojnė ata qė ju prishin qetėsinė apo i befasojnė kur janė duke lozur nėpėr livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet nė mal ėshtė traditė tė bėhet zhurmė pėr ti njoftuar ato pėr afrimin e njeriut.
Nė poezinė e Naim Frashėrit, poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve, tradita pagane e kultit tė Tomorrit u rigjallėrua nė njė sfond mitologjik si Olimp i shqiptarėve dhe si seli e zanave tė maleve. Ky element i fundit paraqet interes tė veēantė si njė figurė tradicionale mitologjike e trashėguar nga lashtėsia ilirike. Sipas Ēabejt, nga njė "interpretatio latina", Zana, nuk ėshtė veēse Diana iliro-romane, qė nė shqip dha Zana e nė rumanisht Zina. Kėtė personifikim tė bukurisė dhe tė trimėrisė, mbrojtėse tė maleve, figurė tipike pėr mitologjinė pagane tė trevave veriore, poema e Naimit "Bagėti e bujqėsia" (1886) e ka sjellė nė mal tė Tomorrit dhe e ka thirrur si "perėndi e ligjėsisė" (e ligjėrimit). Mbetet e diskutueshme nėse kjo neologjizėm e Naimit lidhet me trajtėn Zėrė (Zana) qė haset nė Jug tė Shqipėrisė, dhe qė ėshtė njė dėshmi pėr njėsinė shqiptare. Po kėtu ėshtė rasti pėr tė vėnė nė dukje se poetizimi i Tomorrit si seli e muzave tė maleve ėshtė nė funksion jo vetėm tė krijimit tė mitit romantik pėr malin e shenjtė tė shqiptarėve. Poeti i lutet zanės tė mbrojė fusharakėt si edhe malėsorėt, dhe kjo i jep Tomorrit atributin e simbolit tė unitetit kombėtar tė shqiptarėve.
Zanat e malit: Figura mitologjike shqiptare-hyjneshat e maleve shqiptare

Etim. Sipas Joklit: emri Zana prej latinishtes-Diana. Sipas njė tjetėr opinioni: Zana rrjedh nga emri ZA (zana, zėri).

Enci. Nė veri e gjejmė me emrin Zana, nė jug me Zėra. Sipas Ēabejt: zėri i natyrės dhe i ndėrgjegjes njerėzore. Zakonisht “Zanat e malit” pėrshkruhen si vajza tė maleve me fuqi tė mbinatyrshme por dhe me aftėsi tė veēanta nė tė kėnduar dhe kėrcyer. Sipas Sokolit: vetė emri (zana e shtojzovalle) i kėtyre krijesave tė tejdukshme, tė pėrbėra prej drite, prej tingujsh e prej lėvizjesh vallėzuese, ėshtė kuptimplotė. Sipas Tirtės: Zanat kanė fėmijė qė i pėrkundin nė djepa, lodrojnė, kėndojnė, hedhin valle, u bien veglave muzikore. Ja si thotė populli: “Po knojke si zanė mali”. Meqėnėse dalin zakonisht natėn, Zanat njihen edhe si “t’lumet e Natės”. Megjithėse nuk kemi tė dhėna rreth melodikės sė kėngėtimit tė tyre, “Zanat e malit” dalin edhe frymėzuese tė rapsodėve shqiptarė gjatė kėngėtimit me lahutė ose karadyzen, tė ngjashme me frymėzimin qė muza greke e muzikės dhe poezisė-Evterpi u jepte kėngėtarėve tė lashtėsisė. Zanat e malit i hasim dendur nė rapsoditė kreshnike shqiptare me lahutė. Ja si i pėrshkruan rapsodi zanat nė kėngėn “Martesa e Mujit”:

Zana e madhe kndon nė mal
Zana e vogėl kndon nė shkam
Dorė pėr dorė me zanėn e dytė:
Zana jemi e zana kjoshim!
Bes besė e fjala fjalė,
Grueja grue e zana zanė,
Zana diell e grueja hanė:
Mjerė kush besė grues i ka xanė!


Sipas Ēabejt: kur vritet ndonjė nga ndoret e saj , ajo i a fillon vajit pėr tė si njė nėnė pėr tė birin. Nė njė rast tjetėr kemi konstatimin e fuqisė sė tyre:

Malet e Deēicit i qofsha true
tė dahet katrash e tė kjojė me mue.


Sipas “Fjalorit enciklopedik”: kulti i fortė i Zanės nė Shqipėri dhe nė mbarė gadishullin Ballkanik, na bėn tė mendojmė se te Zana kemi tė bėjmė me njė hyjni vendase paragreke. Konica i konsideron Zanat: mike tė Shqipėrisė. Nė kėtė kategori futen edhe figurat e tjera mitologjike shqiptare si shtojzovallet dhe jashtėsmet. Nė Durrės nė vitin 1914 botohej gazeta me titullin “Zana”.

Lit: “Visaret e kombit-4”, Tiranė 1937; “Rapsodi kreshnike”, Tiranė, 1991; “Fjalori i mitologjisė”, Tiranė, 1987; Konica. Faik, “Vepra”, Tiranė, 1993; Koliqi. Ernest, “Vepra 1”, Prishtinė, 1996; Tirta. Mark, “Qėnie mitike te shqiptarėt dhe paralele tė lashtėsisė iliro-trake”, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinė, 1997, nr. 27; Ēaushi Tefik, “Fjalor i estetikės”, Tiranė, 1998; Sokoli. Ramadan, “Gojėdhana e pėrrallėza tė botės shqiptare”, Tiranė, 2000 etj.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-07, 19:56   #6
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shtriga

“Legjendė shqipėtare mirėpo daton qyshė nė kohėn antike romake”
Shtriga ėshtė krijesė vampirike e cila nė raste tė shumta besohet se e merrė formėn e njė plake. Shtriga shpesh ushqehej duke pirė gjakun e fėmijėve. " nė lat. Spiro vitae qė d.m.th. esenca e jetės". Mirėpo gjithashtu kjo mundė tė shkaktonte mortalitet dhe smuarje tė tė rriturve. Fjala shtrigė duket se ka prejardhėje nga fjala latine strix e cila referon nė krijesat/demonėt fluturues qė sulmonin vetėm natėn, ku shėndrrohej nė molė, mizė ose bletė. Besimi nė shtriga vazhdon tė ekzistoj deri nė shekullin e njėzet. Njohurit e shumta qė kemi burojn nga veprat e Edith Durham, e cila udhėtoj nė Shqipėri dhe vendet tjera ballkanike.
Ruajtja nga shtrigat dhe mbytja e saj

Njė nga mėnyrat pėr t'u ruajtur nga shtrigat ėshtė t'a pėrcjellėsh natėn njė shtrigė nė formėn e saj tė njeriut. Pasi qė tė jetė ushqyer me gjakun e viktimės do t'a vjellė njė pjesė. Sipas gojėdhanave nėse e ngjyen njė monedhė tė argjendėt nė tė vjellurėn dhe e mbėshtjellė kėté nė pėlhurė dhe e mbanė me vete gjatė tėrė kohės asnjė shtrigė nuk do t'iu lėndojė. Shtrigat jetojnė tė pavėrejtura nė komunitet dhe shumė vėshtirė mundė tė identifikohen, mirėpo simbas thashethėmave njė shenjė e njohjes ėshtė kurė flokėt e njė vajze tė re ndėrrojnė ngjyrėn nė tė bardhė. Gjithashtu kjo refuzon gjellrat me hudėr.
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-08-07, 13:16   #7
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

*


Yllbardh



Zanat si zana ekzistojnė pėrnjėmend. Kurse tjetėr ėshtė ajo ēka thuhet (sot e kėsaj dite) mbi to. Thėniet, me kalimin e kohės, duke u bymehur, shkurtuar e zgjatur marrine formė karikature...bėhen legjenda, mite...

Tek ne ndėr popull pėrmenden zanat e maleve. Me sa di unė ato jetojnė afėr ujėrave: burtime, pėrronjė, lumenjėz, moēale... Ashtu janė pėr nga natyra e rrugės sė tyre evolutive...


S'kam qenė aq shumė i interesuar nė kėtė lėmi ashtu qė tė jap mė tepėr informata, ndaj dhe mė vie keq.

Fundja, tash i kemi makinat kėrkuese (google etc) ku mund tė gjejmė informata mė tė gjėra, jo vetėm pėr zanat por edhe tė gjitha mitet tjera.


Cdo te mire nga ana ime.


*
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.