Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 17-08-05, 12:18   #1
ebu Hamza
 
Anėtarėsuar: 02-08-05
Postime: 47
ebu Hamza e ka pezulluar reputacionin
Gabim PERGOJIMI

PERGOJIMI

Aktualisht shikojme se shume besimtar kryejne ritet dhe detyrat e fese siē jane te urdheruara nga Allahu xh.sh, falin namazin, japin zekatin, agjerojne Ramazanin, respektojne normat baze te besimit Islam, por kane boshlleqe nga ana e edukimit dhe pastrimit shpirteror. Kjo vjen ose nga mungesa e mirefillte e literatures Islame apo nga neglizhimi yne ne kete fushe. Ne mesin tone shikojme se jane perhapur shume semundje te rrezikshme qofshin keto te brendshme si hipokrizia, smira, arroganca, kopracia, ndjekja e epsheve dhe dashuria per kete bote, apo semundje te jashtme si padrejtesia, genjeshtra, pergojimi, mashtrimi, ofendimi, te cilat s’ka dyshim se i shkaterrojne bazat dhe themelet e shoqerise Islame te ngritura mbi moralin dhe virtytet me te larta e me te pastra qe mund te egzistojne. Eshte e natyrshme qe cdokush per tu mbrojtur nga e keqja para se gjithash duhet ta njohe ate me qellim qe ta menjanoje.



Pergojimi eshte nje ves shume i ulet; feja, logjika e shendoshe dhe mbare shoqeria e urren ate. Por perkufizimin me te sakte te ketij vesi e pasqyron hadithi i meposhtem:

Transmetohet nga Ebu Hurejre ra se i Derguri i Allahut sa i ka takuar shoket e tij dhe iu ka thene: “A e dini se c’eshte pergojimi?" Sahabet u pergjigjen , Allahu dhe i derguari i Tij e dine. Ai tha: "Ta permendesh per vellain tend ate qe ai e urren." I thane, "E nese eshte e vertet ajo cka thuhet per te?" Ai tha "Ne qofte se eshte e vertete ajo cka thua, ti e ke pergojuar, e nese jo, ti ke shpifur per te“. (Transmeton Muslimi)

Duke u nisur nga ky hadith ne si besimtar na del si detyre qe ti ruajme gjuhet tona, e mos ti perlyejme ato me thashetheme, me fjale dhe vepra boshe e te mos ofendojme cilindo me to.



Te pergojosh dmth te permendesh me ulje cilesite, atributet dhe vetite e vellait (motres) tende qofte kjo ne tiparet e trupit, te prejardhjes, te nderit, te fese, te veprave apo te fjaleve dhe cka lidhet me te personalisht duke i thene qenka i shkurter, i verber, i zi , i ndyre, i pacipe , koprac, genjeshtar, mashtrues, zullumcare dhe jo i denje ndaj rruges se besimit etj.



Per gjuhen, Profeti saws ne nje hadith citon "Kur zgjohet biri i Ademit te gjitha gjymtyret i nenshtruohen gjuhes dhe i thone asaj "Ki frike e nderoje Allahun per ne, sepse ne jemi te lidhur me ty, nese ti flet drejte atehere edhe ne jemi ne te drejte, e nese ti devijon edhe ne devijojme".



Imam el- Kurtubi ra percjell mendimin e te gjithe dijetareve Islam, te cilet normalisht miratojne qe pergojimi eshte i ndaluar (haram) dhe e numerojne ate nder mekatet me te medha. Kur’ani ne disa ajete te tij e paraqet pergojimin te ndaluar dhe ves shume te shemtuar. Allahu xh.sh thote: "E mos pergojoni njeri tjetrin, a deshiron ndokush te haje mishin e vellait te vet te vdekur ? Ate e urreni e pra kini frike ndeshkimin e Allahut…” (Kur'an, 49:12)



Jane te shumta hadithet e Profetit qe flasin per pergojimin si gjest te shemtuar dhe veprim degradues per besimtarin. Nga Enesi ra transmetohet se i Derguari i Allahut saws ka thene: "Kur u ngjita ne Miraxh kalova prane nje populli me thonje prej bakri, gervishnin dhe cirrnin me to krahroret e tyre. Thash "Kush jane keta, o Xhibrail?" Tha "Keta jane ata te cilet hanin misherat e njerezve dhe merrnin neper goje nderin e tyre”. (Transmeton Dauti me sened te sakte)



Githashtu Xhabiri ra transmeton se ka qene bashke me Profetin as. dhe perballe tyre eshte ngritur nje ere e ndyre dhe e keqe. I derguari i Allahut as pyeti: ”A e dini cfare ere eshte kjo, eshte era e atyre qe pergojojne besimtaret”. (Transmeton Ahmedi)



Nga Ebu Hurejra ra transmetohet se Muahmmedi saws ka thene “Kush beson ne Allahun dhe ne diten e gjykimit te flase mire ose te heshte” (Mutefikun Alejh) Kishte prej Sahabeve dhe myslimaneve te meparshem qe largimin e gjuhes nga pergojimi e shikonin si ibadetin me te larte se falja dhe agjerimi per vet fundin e tij te hidhur. Te frikesuar nga ndeshkimi i Allahut kishte prej tyre qe cdo dite agjeronin, i luteshin Allahut per te mos rene viktime e fjaleve te keqija se vetem keshtu fitohet kenaqesia e Zotit. Gjithmone largoheshin nga tubimet e grumbullimet ku objekti i bisedave ishin thashethemet e pergojimet.



Jahja ibn Muadh duke iu drejtuar nje besimtari ka thene: "E drejta e cdo besimtari ndaj teje eshte ne keto tri pika: Nese nuk i ben dobi atehre mos e demto ate, nese ti nuk e kenaq atehere mos e merzit , nese ti nuk e falenderon atehere mos e pergojo, dhe mos e ofendo."



Nje person i thote Hasanit te birit te Aliut ra se dikush te ka pergojuar ty. Atehere Hasani mori nje pjate me hurma dhe i dhuroi pergojuesit nepermjet personit qe ia tregoj kete. Pergojuesi erdhi e i tha. Te pergojova e ma dhurove kete? Hasani i tha Me ke dhuruar shume nga te mirat e tua prandaj doja te ta shperbleja me kete dhurate."



Ndersa ibn Mubareku thote: "Sikur te doja ta pergojoja dikend do t'i pergojoja prinderit e mi, sepse e meritojne me shume se cdokush tjeter t’ua dhuroj te mirat e mia. E kjo per arsye se me pergojim njeriu hyn ne hak te tjerit dhe s'ka dyshim se ai do t’ia shlyej ate me te mirat e veprave te veta. Rreth kesaj pyetjeje profeti saws pyeti sahabet dhe u tha: “A e dini kush eshte i falimentuari?" Sahabet thane: "I falimentuar eshte ai qe s’ka asnje dirhem apo dicka per te veshur". Profeti saws tha:

"Me te vertete i falimentuar nga umeti im eshte ai i cili vjen ne Diten e Kijametit me namaz, agjerim dhe zekate, por nga ana tjeter ka ofenduar dhe fyer ne nder dikend, ka ngrene padrejtesisht pasurine e dikujt, e ka vrare ate apo e ka rrahur ate. (
E per keto gjeste) demtuesi i jep nga te mirat e tij dhe nese ato i mbarojne para se t’ia rikthej hakun te demtuarit plotesisht, atehere i merren mekatet te demtuarit dhe i mvishen demtuesit dhe keshtu demtuesi hidhet ne zjarr”. (Muslimi)

Duke u nisur nga keto qe permendem me larte cdo besimtar nga ne duhet t'i mate mire fjalet dhe vetpat e tij, qe mundin dhe shperblimin e tyre mos t'i coj kot sikurse hirin qe e merr era e s’le gjurme.


ebu Hamza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.