Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-02-06, 14:31   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim KRONIKE E NJE HISTORIE 15-VJECARE III

KRONIKE E NJE HISTORIE 15-VJECARE III

Nga Igli Totozani

Organizatat nderkombetare ne sproven kosovare

Cilat qene institucionet nderkombetare qe trajtuan ceshtjen kosovare? Cili qe aktiviteti dhe roli i tyre? Po rezultatet? Si u nderkombetarizua ceshtja e Kosoves?

Ne Kosove gjendja po perkeqesohej me shpejtesi. Mesa duket, Ballkani do te vazhdoje te prodhoje kriza, nga ato me te egrat e me te nderlikuarat. Edhe nje here komunitetit nderkombetar do t(i duhet te "ktheje" koken nga ky gadishull. Kesaj radhe jane te gjithe te pranishem, se bashku me pervojen e sapofituar. Te "zene" me konfliktin boshnjak, ndoshta nuk ishte kuptuar sa duhet, se nje konflikt tjeter, po aq gjakatar, kish filluar te merrte forme ne te njejten kohe dhe jo shume larg me te...

Grupi i Kontaktit ne Kosove

Nje nga institucionet (edhe pse nuk jemi te sigurt se kemi te bejme me nje te tille ne kete rast) qe u mor gjeresisht me konfliktin kosovar ishte edhe Grupi i Kontaktit. I pajisur me eksperiencen e tij ballkanike, ai u krijua me 20 prill 1994, si nje strukture politike joformale, ad-hoc, gjate punimeve te Konferences se Londres, per zgjidhjen e krizes jugosllave dhe me saktesisht asaj boshnjake. Dhe ne fakt, ne ate kohe, me punen e tij brenda kater muajsh, nen drejtimin e SHBA-se, ai i detyroi palet te nenshkruanin "paqen" ne Dejton, ate qe s(kishin mundur ta benin te tjera institucione para tij si BE-ja, OKB-ja. Ai nuk zhgenjeu ata qe besonin se zgjidhja e konfliktit te ngaterruar jugosllav nuk mund te ishte fryt i nje OKB-je me nje Keshill Sigurimi te "bllokuar" nga vetoja, as i nje BE-je me nje Politike te Jashtme dhe Sigurie te Perbashket, fryt i nderqeveritarizmit, por vetem dhe pikerisht prej kesaj strukture joformale, ku vendimet merreshin me konsensus dhe ku mbi te gjitha "logjika e fuqive te medha ishte me e forte se logjika shumepaleshe e organizatave nderkombetare" (Vernet D. "Le GC: "Le retour aux grandes puissances en Europe", in Relationes internationales et stratégiques, automne 1995, faqe 137). Me kete besim, Grupi i Kontaktit nisi ta konsideroje problemin e Kosoves si objekt te punes se tij, ne vjeshte te vitit 1997. Duhet thene se, qe nga ky moment e deri ne Konferencen e Rambujese dhe Parisit, qendrimi i tij varej edhe nga situata ne Kosove, e cila ka patur nje evolucion te vecante. Keshtu, ne momentet e para te trajtimit te kesaj ceshtjeje, duke qene kategorikisht kunder opsionit te pavaresise se Kosoves, ne te njejten kohe ai ishte kunder vazhdimit te situates se veshtire ne te cilen gjendeshin shqiptaret e Kosoves. Lajmet nga terreni sa vinin dhe beheshin me shqetesuese. Pas shtypjes se dhunshme te manifestimeve te studenteve shqiptare (kjo si rezultat i mosrespektimit nga Milloshevici i premtimeve te tij per hapjen e shkollave elementare, atyre superiore dhe te disa fakulteteve ne gjuhen shqipe, premtim ky inenshkruar ne formen e nje marreveshjeje midis tij dhe Rugoves me 1 shtator te 1996-s, nen iniciativen e Komunitetit te Sant Egidios) konflikti po merrte cdo dite e me shume tiparet e nje konflikti te armatosur. Keshtu, pas disa sulmeve me granata dhe mitraloze kunder nje kampi me refugjate serb (ku pervec te tjerave rrezohet edhe nje avion jugosllav), luftime ne shkalle me te gjere fillojne te zhvillohen ne shkurt dhe mars 1998, ku si rezultat, policia dhe ushtria serbe shkaterrojne nje numer fshatrash, nje numer te madh viktimash dhe nje fluks refugjatesh prej 250 000 vetesh, qe detyrohen t(u ngjiten maleve (Internet- http://www.travail/dic1htm, L(historique de la crise).

Masakra ndaj shqiptareve kish filluar. Eshte ndoshta ky moment, qe ndikoi dukshem ne sjelljen e fuqive te Grupit te Kontaktit. Kerkimi i nje "statuti te permiresuar" apo nje shkalle me te larte autonomie nuk mjaftonte me. Ne mars 1998 mblidhet ne Londer Grupi i Kontaktit, (Italia, Franca, Rusia, Gjermania, Britania e Madhe, USA). Me pas dhe dy mbledhje te tjera me 25 te po ketij muaji dhe me 29 prill respektivisht ne Bon dhe Rome. Cili eshte qendrimi i ketyre fuqive? Midis dy koncepteve luhaten fuqite pjesemarrese. I pari qe Viktor Ives Ghebali (Ghebali V-Y " Le Kosovo entre la guerre et la paix ", in Défense Nationale, 1999, 8/9, faqe 69) e quan ne menyre figurative ai i "karrotes"- me ane te te cilit, presidentit jugosllav i premtohej riintegrimi i Jugosllavise ne te gjitha oragnizatat nderkombetare, nese ajo do te nderpriste fushaten ushtarake kunder popullsise se pambrojtur shqiptare dhe koncepti i dyte ai i "bastunit", cka nenkuptonte qe per realizimin e kerkeses se mesiperme te perdoreshin sanksionet apo kercenimi per nderhyrje ushtarake. Se fundi, vendoset embargoja per armet ndaj Jugosllavise dhe bllokimi i llogarive bankare serbe jashte. Masa keto, e sidomos e para te kujtojne ato te ndermarra vite me pare ndaj Jugosllavise gjate konfliktit boshnjak. Duke qene se Jugosllavia e re trashegon potenciale ushtarake te ish-Jugosllavise, (nje nga me te medhenjte ne Europe) a nuk ngjan me shume kjo me nje embargo ndaj shqiptareve te paarmatosur edhe per mbrojtjen e vetvetes.

Dhe jo vetem kaq. Shpesh, ne gjirin e ketij organizmi eshte jo e lehte te arrihet konsensusi. Jo rralle ne deklaratat e tij ndihet nje vleresim i njejte per te dyja palet, si per UCK-ne qe perfaqeson levizjen e armatosur keq te nje populli per t(u vetembrojtur legjitimisht nga shfarosja qe i kanoset dhe nje pushteti serb qe synon ta zhduke pergjithmone ate. Nderkohe, ngjarjet ne terren perkeqesohen me shpejtesi.


Vazhdon......


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-02-06, 14:32   #2
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bashkimi Europian ne labirintin ballkanik

Konflikti kosovar eshte padyshim nje drame qe luhet ne zemer te Europes dhe si e tille, nuk mund te neglizhohet nga europianet. Ne kete konflikt, BE-ja vjen pas nje eksperience te gjate dhe te hidhur. Vitet e krizes jugosllave perkuan me Traktatin e Mastrihtit (pa dyshim, per nga vendimet e marra, nje nga me te rendesishmit ne historine e BE-se), i cili pervec te tjerave, do te ngrinte ne nje stad me te larte bashkepunimin politik dhe pikerisht krijimin e nje Politike te Jashtme dhe Sigurise se Perbashket si nje nga shtyllat e BE-se. E sapokrijuar, ajo u desh te ndeshej shpejt me realitetin e ashper te nje prej krizave me te komplikuara dhe me te pergjakshme ne Europe qe pas Luftes se Dyte Boterore. Dhe kjo ishte kriza jugosllave, nje "nyje" e v-_te gordiane. Dhe eksperienca meson. Per kater vjet ajo punon e vetme. Me pas, ne bashkepunim me OKB-ne deri me 1994, vit kur krijohet Grupi i Kontaktit. Ne ate epoke, BE-ja "vuante" nga nje politike e jashtme qe bazohej ne nje sistem institucional te bashkepunimit nderqeveritar ku vendimet merreshin me unanimitet. Vetem per mjetet e perdoruara per realizimin e vendimeve, mund te vendosej me shumice. Pervec kesaj, keto vite treguan se me shume se sa nje "bashkesi e qeverisur", jo rralle ai gjendej ne nje mungese te theksuar kohezioni midis anetareve te tij, te cilet shpesh, per hir te ruajtjes se politikave nacionale nuk kishin munguar ta futnin ate ne situata te veshtira. (Rasti i njohjes se Sllovenise dhe Kroacise nga Gjermania ne menyre te njeanshme). Te ndare ishin treguar edhe ne rastin e percaktimit te institucionit i cili do te bente te mundur trajtimin e krizes. Per Gencherin (minister i Jashtem i Gjermanise ne ato vite) ky institucion duhej te ishte OSBE-ja, pa marre parasysh se ajo nuk kishte "as mjetet dhe as ambicjet" (Vernet D, "Le retour des grandes puissances en Europe", in Relationes internationales et stratégiques, automne 1995, faqe133) per Miterande ky rol i takonte Bashkimit te Europes Perendimore, nderkohe qe per britaniket, ky rol i takonte NATO-s nen komanden amerikane. E tille ishte eksperienca e BE-se, ndersa produkti me i fundit i historise se Ballkanit, konflikti kosovar del ne skene me gjithe egersine e tij.

A ka ndryshuar BE-ja gjate ketyre viteve, a eshte ajo e gatshme te trajtoje nje krize te re ne zemer te saj, a i disponon ajo mjetet per kete? Nuk mund te thuhet se BE-ja synoi qe ne fillim - sikurse gjate atij boshnjak - te monopolizonte trajtimin e ketij konflikti. Ne te vertete, gjate gjithe perpjekjeve te tij sidomos dy viteve te fundit 1998-1999, konstatojme nje deshire te madhe per nje partneritet me organizatat e tjera dhe ketu kam parasysh OSBE-ne, NATO-n dhe kryesisht OKB-ne. Nje gje duhet shenuar, per gjate kesaj kohe u vu re nje kohezion me i plote (me perjashtime te rralla) midis anetareve, gje qe s(ish pare ne krizen boshnjake. Dhe per kete ndihmonte vete natyra e konfliktit kosovar. Nje populli te tere, pas gjithe ketyre viteve te dhunshme, po i hiqej pergjithmone e drejta e fundit, ajo e jetes. BE-ja ishte deshmitare e nje "terrori" te vertete ndaj te drejtave me elementare te njeriut, qe kishin qene themeli baze mbi te cilin ishte ngritur ai.

Megjithate, mund te konstatojme dy faza ne qendrimin e Bashkimit Europian:

* Pergjate viteve 98-99 e shohim BE-ne si nje mbeshtetes te vendimeve te Grupit te Kontaktit. Kater nga gjashte fuqite e ketij Grupi ishin ne te njejten kohe vende anetare te tij. Ne kete periudhe, ai kontribuon ne ndihma financiare dhe asistence humanitare ndaj refugjateve kosovare ne vendet fqinje. Nese behet fjale per kontardikta ne kete periudhe, mund te kene qene te tilla vetem ne rastin e ndermarrjes se nje aksioni ushtarak kunder Jugosllavise, qe ne pergjithesi mendohej se duhet te mbante firmen e OKB-se.

* Ndersa gjate fazes se dyte, aktiviteti i BE-se perkon me momentet e fundit te aksionit NATO-s. BE-ja gjendet ne rolin e "artizanit te paqes" nepermjet perfaqesuesit te tij, Ahtisari (President i Finlandes, vend qe ne ate periudhe kryesonte Keshillin Europian).

Por rol me te madh BE-ja do te luante sidomos pas luftes, ne rindertimin e asaj cka cmenduria njerezore shkaterroi ne Ballkan dhe ketu kam parasysh nje proces te gjate e te veshtire, qe fillon nga tullat dhe llaci dhe mbaron me ndertimin e nje mentaliteti te ri tek popujt e ketij gadishulli europian.


Vazhdon....
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 14:34   #3
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

OSBE, rendesia e nje misioni te pamundur

Nje nga institucionet nderkombetare qe luajti nje rol te madh ne krizen kosovare ishte edhe OSBE-ja. Qe nga vjeshta e vitit 1992, per te shmangur zgjerimin e konfliktit jugosllav, ajo synon te ndertoje nje "mision afatgjate" ne Kosove, Sanxhak dhe Vojvodine. Per fat te keq, vazhdimi i aktiviteteve te ketyre misioneve behet i pamundur sepse ndaj tyre qeveria jugosllave ve si kusht riintegrimin e Jugosllavise ne kete oragnizate.

Ku konsistonte puna e ketyre misioneve? Synimet kryesore ishin:

* Te favorizonte dialogun.

* Te mblidhte informacione mbi aspekte relative te dhunimeve te te drejtave te njeriut

* Te ndertonte pika kontakti per zgjidhjen e problemeve

* Te mblidhnin informacione mbi legjislacionin ne fuqi. (Internet: http://www.osce.org/, Rapport annuel 1999.

Por ne fakt, keto misione nuk e paten jeten te gjate. Me 28 qershor, Jugosllavia vendosi te mos e zgjaste vazhdimin e memorandumit, mbi bazen e te cilit do te vazhdonin aktivitetin ata. Pavaresisht nga ky fakt, OSBE-ja nuk i rreshti perpjekjet gjate ketyre viteve per te rivene ne pune misionin e saj. Deri me 1998 situata eshte: "misioni vazhdon te mos jete operacional".

Ne mars 1998, presidenca e OSBE-se perpunoi nje "plan veprimi", qe me pas u aprovua nga Keshilli i Perhershem i saj. Me 11 mars 1998, ky keshill deklaron se per arsye te dhunimeve te parimeve dhe angazhimeve paneuropiane ne fushen e te drejtave te njeriut, si dhe rrezikut te pershkallezimit te situates ne rajon, kriza kosovare nuk mund te konsiderohej si nje ceshtje e brendshme e Republikes Federative te Jugosllavise. (Ghebali V-Y, "L(Osce au Kosovo: vers un role de "sherif adjoint" de l(Otan dans les Balkans" in Relations internationales et stratégiques, nr33, pranvere 1999). Pervec kesaj, keshilli i kerkon Republikes Jugosllave "te pranoje pa kushte paraprake, rikthimin e menjehershem te misioneve afatgjate te OSBE-se ne Kosove, ne Sanxhak dhe ne Vojvodine dhe te lejojne perfaqesuesin personal te presidentit ne detyre per RFJ, z. Felipe Gonzales, te ushtroje mandatin e tij, qe do te thote te ndihmoje RFJ te nise nje dialog te brendshem, reformat demokratike dhe t(i akordoje nje kujdes te vecante respektimit te kerkesave te Komunitetit Nderkombetar per sa i takon zgjidhjes se problemit te Kosoves" (Internet, idem, Rapport 1998)

Por dhe ne kete rast, Miloshevici hedh poshte kete "plan veprimi", duke e kushtezuar ate me kushtin e riintegrimit te Jugosllavise ne OSBE, kesaj radhe shoqeruar edhe me arsyetimin se nje mision i tille do te prekte sovranitetin e Jugosllavise.

Nese gjate ketij viti do te kemi dicka te susksesshme, kjo ka te beje me mundesine e dergimit ne korrik te nje misioni te vleresimit teknik nga OSBE-ja, mundesi e krijuar kjo pas deklarates se perbashket Eltsin-Miloshevic te publikuar me 16 qershor. Ky mision konsistonte ne faktin qe "nje pjesemarrje nderkombetare ne nivel te larte ne procesin e negociatave ishte jetik, duke patur parasysh mungesen totale te besimit midis dy komuniteteve ne Kosove". (Internet, idem Rapport 1998).

Por, Milloshevici vazhdon te mos te "degjoje nga ai vesh". Pervec kesaj, gjendja e popullit shqiptar ne Kosove vazhdon te perkeqesohet nga dita ne dite.

Me se fundi, ne tetor 1998, situata merr pak a shume nje kthese optimiste. Kesaj radhe, ka qene perdorimi i "bastunit" ai qe ka dhene rezultatet e duhura edhe pse jo menjehere. Keshtu, me date 13 te ketij muaji, pas nje takimi midis emisarit amerikan Ricard Hollbruk me Miloshevicin, ky i fundit, nen kercenimin e operacioneve ushtarake te NATO-s shoqeruar edhe me nje presion direkt nga ana e Shteteve te Bashkuara, pranon "hapjen e nje procesi te rregullimit paqesor, nen mbikeqyrjen e OSBE-se mbeshtetur nga NATO-ja" (Ghebali V-Y, "L(Osce au Kosovo: vers un role de "sherif adjoint" de l(Otan dans les Balkans" in Relations internationales et stratégiques, nr33, pranvere 1999). Teksti i mareveshjes parashikonte midis te tjerave:

* Fundin e operacioneve ushtarake ne Kosove. Sipas ketij teksti "dhuna dhe terrorizmi" te papranueshem dhe ne kundershtim me te gjitha normat nderkombetare, duhet te pushojne menjehere.

* Kerkimi i nje zgjidhjeje politike per dhenien e nje statuti autonomie Kosoves brenda kuadrit territorial jugosllav. Ne kete optike, parashikohej t(u jepej popujve te Kosoves nje qeverisje demokratike, nepermjet institucioneve te tilla si asambleja, organe ekzekutive dhe gjyqesore, te dala nga zgjedhje te lira e demokratike, nen mbikeqyrjen e OSBE-se dhe ne respekt te barazise te te gjithe qytetareve dhe te gjithe komuniteteve. Ne kete menyre ata "do te jene juridikisht te barabarte dhe nuk do te gezojne te drejta suplementare per te mos vene ne rrezik te drejtat e komuniteteve te tjera kombetare apo te drejta te tjera te njohura qytetareve" (Doc/ONU/1998/953, me 14.10.1998. OSBE 256/98, 20.10.1998). Ky paragraf kishte per qellim te siguronte Miloshevicin, se shqiptaret, edhe pse perbenin me shume se 90 per qind te popullsise se Kosoves, nuk do t(u njihej asnje e drejte me shume se minoriteteve te tjera.

* Shpallja e nje amnistie per te gjitha krimet e kryera ne Kosove me perjashtim te atyre qe do te konsideroheshin si krime kunder njerezimit dhe te drejtes nderkombetare.

* Pranimin nga pala jugosllave te nderhyrjes se Komunitetit Nderkombetar ne Kosove, nepermjet OSBE-se.

* Ndertimi i nje kalendari per venien ne praktike te masave te parashikuara ne kete marreveshje.

Me 15 tetor 1998, Keshilli i Perhershem, me vendimin e tij nr. 259 deklaron "OSBE-ja eshte e gatshme te verifikoje respektimin nga te gjitha palet ne Kosove, te kerkesave te Komunitetit Nderkombetar per rregullimin e krizqs se Kosoves" (Internet, idem, Rapport 1998). Nje dite me vone, Presidenti ne detyre, Bronislav Geremek, dhe ministri i Jashtem jugosllav, Ivan Jovanovitch, firmosin ne Beograd nje marreveshje midis OSBE-se dhe Republikes Federale te Jugosllavise, per krijimin e nje "misioni verifikimi" te kesaj organizate ne Kosove.

Ne 24 tetor eshte OKB-ja, ajo qe me ane te rezolutes 1203 te Keshillit te Sigurimit aprovoi ndertimin e misionit ne fjale, duke i kerkuar njekohesisht Republikes Federale te Jugosllavise, te respektoje marreveshjen dhe angazhimet e marra kundrejt ketij misioni. Po keshtu, Keshilli i Sigurimit u kerkon paleve respektimin "strikt e te shpejte" te rezolutave 1160 dhe 1199 dhe te bashk(punojne me misionin. Nga ana tjeter, u kerkon udheheqesve shqiptarq te denojne te gjitha "aktet terroriste" dhe t(u rikthehen mjeteve paqesore.

Ne 25 tetor, Keshilli i Perhershem shpall ndertimin e nje misioni me kohezgjatje nje vit. Ne krye te tij emerohet amerikani William G. Walker. Rezidenca do te ishte ne Prishtine. Ky mision, ne gjirin e te cilit do te perfshihen rreth 2000 verifikatore, gjate zhvillimit te veprimtarise se tij do te mbeshtetej nga NATO-ja, nepermjet ekzekutimit nga kjo e fundit, te nje "misioni te mbikeqyrjes ajrore", bazuar ky ne marreveshjen qe kjo e fundit kish nenshkruar me Jugosllavine.

Persa i takon rolit te tij, ky mision ka dy dimensione te rendesishme:

* Ate human, ne baze te te cilit, misioni do te ndiqte nga afer te gjitha abuzimet e bera, nga forcat ushtarake apo ato policore, bazuar ne informacionet e marra nga autoritetet kompetente. Po keshtu, ai do te ndiqte nga afer procesin e ardhshem te zgjedhjeve, etj, etj.

* Dhe ate ushtarak, qe konsistonte ne verifikimin e armepushimit, nepermjet hetimeve qe ai do te bente duke verifikuar reduktimin e forcave ushtarake dhe atyre policore jugosllave ne Kosove. Ishin parashikuar me kete rast nje numer aktivitetesh.

Nuk u zgjata me kot, kaq shume ne keto dy pika dhe pikerisht ne marreveshjen Miloshevic-Hollbruk dhe OSBE-Jugosllavi. Ato shenuan nje ndryshim esencial ne trajtimin e deriatehershem te konfliktit kosovar. Duke filluar qe nga momentet e para te krizes kosovare, pra qe nga viti 89, mendoj se keto marreveshje perbejne, padyshim, dy nga nderhyrjet me te forta te Komunitetit Nderkombetar ne zgjidhjen e konfliktit kosovar. Ku e mbeshtes kete?

Ne radhe te pare, rendesia qendron ne faktin se per here te pare Beogradi (i detyruar nga kercenimet e Komunitetit Nderkombetar) pranon qe ceshtja e Kosoves nuk eshte me nje "affer interne" e Jugosllavise, por ne te kundert, nje ceshtje me interes nderkombetar, mbi te gjitha europian. Ky fakt perben padyshim nje ndryshim esencial ne trajtimin e ceshtjes ne fjale. Nese deri pak muaj me pare, nuk flitej vecse per te drejtat e njeriut e te minoritetit shqiptar ne Jugosllavi, apo te nje "statuti te permiresuar te tyre", tashme autonomia e 74, filloi te shihej si nje zgjidhje e mundshme e problemit. Per here te pare vuajtjet e ketij populli po e shqetesonin seriozisht boten.

Se dyti, shqiptaret percaktohen si interlokutore de facto te misionit.

Se treti, keto marreveshje paten rendesi edhe ne nje drejtim tjeter. Keshtu, iu njoh NATO-s e drejta per inkursione ajrore, cka tregon se roli i saj, ketej e tutje, do te jete vendimtar.

Dhe jo vetem kaq. Pervoja e nisur qe nga lufta e Bosnjes, midis NATO-s dhe OSBE-se do te fitonte nje impuls te ri.

Ne fakt, ne realitet jo gjithcka shkon sic ishte parashikuar dhe kjo ne nje fare menyre, per merite te dy aktoreve kryesore, serbeve dhe shqiptareve: Nga Beogradi refuzohet me kembengulje cdo perpjekje per te zgjidhur ceshtjen ne nivel federal, ne formen e nje autonomie, si ajo e parashikuar ne kushtetuten e 74-s, apo aq me pak nje lloj republike. Per Miloshevicin, (dhe sigurisht edhe per te tjera parti serbe) cdo lloj zgjidhjeje e ardhshme per Kosoven duhet te ishte nen kornizen e paluhatshme te sovranitetit serb mbi krahinen.

Nga ana tjeter, jane shqiptaret qe s(kthehen me mbrapsh. Te vrare dhe masakruar, te fyer ne dinjitetin e tyre, ata i kane hyre nje rruge qe ka vetem dy lloj fundesh: ose pavaresia ose shfarosja. Dhe nuk ka pse te habitemi qe pas (89-s, por edhe me pare, per vite me radhe ata kane qene viktimat e preferuara te nje apartejdi te pashoq ne te gjitha fushat e jetes. Kishin duruar gjithcka, vrasjet, shtypjen, me nje qetesi te rralle. Por vitet kaluan, Serbia e thelloi dhunen. Tashme ka arritur fundi dhe rreziku per t(u shfarosur njehere e pergjithmone nuk eshte me nje kercenim. Ate po e jetojne cdo dite.



Vazhdon .......
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 14:35   #4
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

OKB-ja ne konfliktin kosovar

Nuk eshte i paket kontributi i kesaj organizate ne krizen Kosovare edhe pse duhet thene, se sikurse ne konfliktin boshnjak dhe ne ate kosovar institucionet e tjera ishin me te pranishem dhe sigurisht me rezultative. Sic do ta shohim me pas, ajo vazhdon te mbetet

"peng" nga "bllokimet" e Keshillit te saj te Sigurimit. Megjithate, nese do te flisnim per nje rol te saj ne konfliktin ne fjale, sigurisht ai konsiston ne dhenien nepermjet rezolutave te Keshillit te Sigurimit te nje "legjitimiteti politik universal, vendimeve te marra nga institucionet e tjera" (Ghebali V-Y " Le Kosovo entre la guerre et la paix ", in Défense Nationale, 1999, 8/9, faqe 73) Keshtu, sic shprehet me te drejte Victor Yves Ghebali (Profesor ne Institutin Universitar te Studimeve te Larta Nderkombetare te Gjeneves) "te tre tekstet e njepasnjeshme qe Keshilli i Sigurimit adoptoi me 1998, ne zbatim te Kapitullit te VII te Kartes se Kombeve te Bashkuara, nuk bejne gje tjeter, vecse sanksionojne frymen e vendimeve te marra nga Grupi i Kontaktit". Ne te njejten fryme, dy rezolutat e vitit 98 per Kosoven, perkojne ne menyre perfekte me kohen dhe permbajtjen e vendimeve te marra nga institucionet e tjera. Keshtu, rezoluta 1199 e 23 shtatorit, aprovonte aktivitetin e KDOM ne Kosove, ajo me numer 1203, nuk ishte as me shume dhe as me pak, legjitimim i marreveshjes Milloshevic-Hollbruk. Nese OKB-ja solli dicka te veten ne kete konflikt, ai mbetet vendimi per ndermarrjen e embargos per armet ndaj Jugosllavise, sanksionuar ne rezoluten nr. 1160. Por nese do te flasim per "lenie menjane" te OKB-se nga institucionet e tjera, kjo ndodhi disa kohe me pas, atehere kur deshtoi edhe perpjekja e fundit e Komunitetit Nderkombetar, per zgjidhjen paqesore te konfliktit kosovar.

Drejt shansit te fundit...

...Ne terren, konflikti shqiptaro-serb, gjithmone e me teper po merrte permasat e nje lufte vertete te pergjakshme. Shpresat per nje zgjidhje paqesore te tij, lindin dhe shuhen sa hap e mbyll syte. Edhe per optimistin me te madh duket se mbledhjet, takimet, rezolutat, kercenimet e gjithcka tjeter karakterizoi kete periudhe nuk po japin rezultatin e kerkuar. Zgjidhja paqesore po behet gjithmone e me e pamundur. Ndoshta, duhet provuar nje shans i fundit...

* Drejtor i Institutit Europian te Tiranes


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.