Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-10-07, 00:41   #1
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Udhėpėrshkrimi i njė gjermani nė bregdetin shqiptarė mė 1497

Arnold von Harff , kalors fisnik gjerman, udhtarė dhe shkrimtarė, i lindur rreth 1471 nė njė familje fisnike nga Rhineland-i i Poshtėm (Harff am der Erft, fshat nė veriperėndim tė Cologne). Nė vjeshtėn e vitit 1496, ai morri njė udhėtim, mundėsisht mundėsisht pilgrimazh pėr nė Vendin e shenjėt, rrugė e cila e qiti até nė Itali, pėrgjat bregdetit Adriatik nė Greqi, Egjipt, Arabi, Palestin, Azi tė Vogėl, dhe prapa nėpėrmes Evropės Qendrore nė Francė dhe Spanjė....
Ai kthehet nė Cologne nė vjeshtėn e 1498 ose 1499 dhe vdesė mė 1505. Pėrmbledhjen e udhtimeve tė tij publikohen nga E. von Groote mė 1860 dhe konsiderohen si njė nga shembujt mė tė mirė tė kėtij zhanri narrativ tė udhėtimit, i cili ishte shumė i popullarizuar nė fundė tė periudhės mesjetare. Teksti i udhėpėrshkrimit ėshtė nė dialektin Ripuarisch Platt tė gjermanis prendimore dhe vuan nga tė metat ortografike(drejtshkrimore) tė kohės. Gjatė udhėtimeve von Harff nuk ishte vetėm observues i rrethit por isht e i interesuar edhe nė gjuhėn e vendit qė takonte. Pėrgjat udhėtimeve tė tij, ai jap edhe njė leksikon tė shkurt tė fjalėve nė fjalive nė gjuhėn Kroate, Shqipe/Arbėreshe, Greke, Arabe, Hebreje, Turke, Hungare, Baske, dhe Bretone. Ky leksikon, shumė ivlefshėm pėr udhtarė, pėrmbante shprehje sikurse: "Mirėmėngjesi", "Sa vlen kjo?" dhe "Grua a bėn tė flej me ty?" Pyetja e fundit, rastėsisht, mungon nga leksikoni Shqip pėr njė shkak tė pa njohur. Nė portin e Durrėsit, gjat njė pushimi pėrderisa ishte duke udhėtuar me njė galej nga Venediku pėr nė Aleksandri, nė pranverė tė vitit 1497 ai shkruajti njėsetegjashtė fjalė, tetė shprehje, dhe dymbėdhjet numra nė gjuhėn shqipe, tė cilat konsiderohen si njė nga dokumentet e herėshme tė gjuhės Shqipe.
Nga Dulcina(Ulqini) deri nė Duratzo(Durrės) udhėtuam me erė nė drejtim tė kundėrt. Ky ėshtė njė qytet madhėshtor i rrėnuar nga turqit, dhe tani ėshtė nėn sundimin Venedikas. Qyteti shtrihet nė Albania, ku edhe e kan gjuhėn e tyre e cila nuk mundė tė shkruhet aq mirė, pėr shkak se nuk nuk kan alfabet tė vetin. I kam shkruar disa fjalė tė kėsaj gjuhe Albanese, si vijon me shkronjat tona:

boicke-----------------------bukė
vene ------------------------venė
oie --------------------------ujė
mische ----------------------mishė
jat --------------------------djathė
foeije -----------------------voe/vezė
oitter -----------------------uthullė
poylle -----------------------pulė
pyske -----------------------peshkė
krup ------------------------kripė
myr -------------------------mirė
kyckge ----------------------keq
megarune -------------------me ngrėnė
pijne ------------------------me pi
tauerne ---------------------tavernė
geneyre ---------------------njeri
growa -----------------------grua
denarye ---------------------tė holla
sto --------------------------po
jae --------------------------jo
criste -----------------------zot
dreck -----------------------dreq
kijrij ------------------------qirinjė
kale ------------------------kali
elbe ------------------------elbė
fijet ------------------------me fjetė
mirenestrasse --------------mirėmėngjesi
myreprama ----------------mirėmbėrama
meretzewen ----------------mirėdita
ake ja kasse zet ve ----------a ke dicka qė mė pėlqen mua
kess felgen gjo kaffs ---------sa vlen ajo gjė/ sa kushton kjo
do daple --------------------do t'a ble
laff ne kammijss ------------lajma kėmishėn
ne kaffs --------------------si quhet ajo/ai
nea ------------------------njė
dua ------------------------dy
trij -------------------------tre
quater ---------------------katėr
pessa ----------------------pesė
jast ------------------------gjashtė
statte ----------------------shtatė
tette -----------------------tetė
nante ----------------------nėntė
dieta -----------------------dhjetė
nijtgint ---------------------njėqindė
nemijgo --------------------njėmijė



Ne lundruam nga Duratzo(Durrėsi) pėr nė Sazan mbrenda pesė orėve. Ky ėshtė njė port i mirė. Sazani ėshtė njė ishull i vogėl nė pronėsi tė turkėve. Jan dy kapela greke nė tė, njėra e Zojės sė Bekuar dhe tjetra e Shėn NIkolas. Nė kohėn prezente zotėriu i madhėrishėm turk ka ca hamshor shumė tė mirė duke baritur nė kėtė ishull. Nga e majta e portit, brenda nė bregdet ėshtė njė fshat shumė i madh i quajtur Velona(Vlora), i cili ka dymijė shtėpi. Ky katund ka mundėsi tė furnizoj perandorin turk me shtatėqindė kalors pėr luftė, duke mos llogaritur kėmbėsorin. Pėrmbi kėtė katund gjindet njė kėshtjell e quajtur Kano(Kanina), ku perandori Turk ka njė zyrtarė me banim. Nė Velona ėshtė njė lumė i madh me ujė tė pijshėm qė quhet Buyona(kėtu autori ngatėrron Bunėn me Vjosėn) i cili rrjedh nga Turqia nė veri dhe derdhet nė det kėtu. Vjen qė nga Sckuterym(Shkodra), qytet i madh i fortifikuar qė perandori Turk e muarr nga Venedikasit para ca viteve. Kėtu nė Sazan ėshtė njė port i madh detarė, nė tė cilin turqit kan cdo herė anije tė shumta. Para katrėmbėdhjet vitesh turqit nga ky port lundruan pėrtej detit pėr gjashtė orė nė Apulia dhe Calabria, e cila i takon Mbretit nė Napolit. Ata pushtuan qytetin e madh Idrontum(Otranto) dhe shumė qytete tjera, tė cilat i mbajtėn pėr njė vitė e njė ditė. Nė kėtė regjion ėshtė njė bjeshkė e lartė........
....mė tutje vazhdon pėrshkrimi se si arrinė nė Greqi e mė tutje e cila nuk ka aqė shumė rėndėsi pėr lexuesin tanė.
E pėrkthyer dhe huazuar nga njė punim i albanologut Robert Elsie


__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.