Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-06-05, 21:18   #1
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim SI KNAQET SHPIRTI NĖ TRUPIN TONĖ?

SI KNAQET SHPIRTI NE TRUPIN TONE?

A duhet Na te mesojme si te kenaqet SHPIRTI NE TRUPIN TONE, apo te mallengjehemi - si del shpirti nga trupi?

A duhet na gjithmone te kemi frige nga Allahu, apo te knaqemi me veprat e Tij dhe t'i zbatojme ne praktike edhe te knaqet Allahu me Krijesen e Tij!

A knaqet Allahu, kur na sheh te frikshem, apo kur na sheh krenar me veprimet tona te mira, te menēura, te drejta, te guximshme - te jemi Njeri per Njeriun, e besimtar i forte?

A ka thene vertete - Allahu, se Na duhet t'i frikesohemi Atij, apo t'i frikesohemi veprimeve tona te liga, qe mos te kemi nevoje te lajme mekate?

Nese Jeta jone eshte Nje Ure, qe na lidhe me Boten Tjeter, qe me cfaredo 'materiali' ta ndertosh ate ure, ajo qendron dhe te percielle n'Ate Bote Amshimi (deshte e s'deshte, n'daē nderto keshtjelle mbi te, n'daē bunker), a mendon ta ndertoshe ate ure, vetem per vete, apo te behet Ure Miresie per shumekend?

Shkurt: si mund ta bejme Na vet shpirtin tone te knaqet ne trupin tone, e mos te ''peshtyje ne momentin e Daljes e Tij - phuu ku paskam ndejte sa kohe''?

Si mund ta knaqim Shpirtin Tone Ne Trupin Tone?

Odise

__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-06-05, 21:40   #2
the godfather
 
Anėtarėsuar: 03-02-05
Vendndodhja: underground
Postime: 422
the godfather e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetje i nderuari Odise.

Si mund ta kenaqim shpirtin tone ne trupin tone?

Mmmmm......... me vepra te mira,duke e thene gjithemone te verteten,duke ia menduar cdo kujt te miren pa marre parasysh nacionalitetin,racen,gjuhen dhe duke jetuar gjithemone ne harmoni dhe raporte te mira me KRIJUESIN.

Si mund t'i mbajme raportet e mira me KRIJUESIN?

Duke besuar se Ai eshte i vetem eshte NJE dhe duke iu permbajtur ligjeve te tij,atehere me siguri se edhe shprti do te jete i kenaqur.
Raporti KRIJUES krijes ,mbahet kur bene dic te mire per KRIJUESIN.

Nje shembull:

Une besoj ne boten e ardhme,besoj se do te jap llogari para KRIJUESIT.

Kur krijuesi te me bej e dije te mirat qe mi ka dhene:syte,vesht gojen,duart,kembet dhe gjene me te rendesishme mendjen,atehere sigurisht qe duhet te bej falenderim per keto te mira qe mi dha KRIJUESI,atehere duhet te bej dic per te.

Nese une rri kurr nuk i lutem Krijuesit,jetoj gjalleroj dhe nuk me bie ndermend qe do te jap llogari para TIJ ,atehere si do te jete i kenaqur shpirti ime ne trupin tim.

Friga ndaj KRIJUESIT,nuk eshte sic pohoni ju.
Friga ndaj TIJ eshte respekti dhe ndalesa ne punet e ndyra,po mos te ekzistonte kjo frige (ky respekt) atehere shum lehte eshte qe t'i futem puneve te ndyra.Kjo e mban njeriun nga gjerat e ndyra.

Shpresoj se me keni kuptuar dhe shpresoj qe e respektoni mendimin tim.

me te mira Odise
the godfather Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-06-05, 23:12   #3
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetje - godfather!

Te hyjme ma thelle ne teme: a aq i roberuar eshte shpirti ne trupin tone, sa te duroj gjithēka, qe na bejme dhe a ka ndonje konsultim ne mes shpirtit e mendjes, ndonje lidhje dialogu, qe mos te vuaj shpirti ne trupin tone? A mund ta bejme shpirtin te lire? Ne kete kontekst, kuptojme - nje frymemarrje te lire, te marrim fryme lirisht, sikurse kur dalim nga nje tunel tmerri me gjithfare duhmash edhe posa dalim, i hapim krahet e thome, me nje frymemarrje te thelle ne ajer te paster: ah, bre nuk rrihet ne ate tunel!

Shpesh ndigjojme duke thene: ah ajo embelsire, ma ka knaqe shpirtin, ajo fjale, ai njeri, ajo natyre e bukur, ai gazmend, ajo bisede, ai liber, apo - ajo falje, ai perkushtim, ai besim etj. shkurt: jam njeri i knaqur ne syte e Zotit!

Mendoj, se kur njeriu merr fryme lirisht - knaqet shpirti! Po, si te beshe ti te mundshme trupit, qe te merr fryme lirisht? Kjo eshte ēeshtja!

Dihet se me vepra te mira, e te ia dijsh Zotit per shqisat tuaja, e per krejt trupin komplet - po a flet shpirti ne trupin tone, apo vetem vuan nga paragjykimet tona, ofshane thelle, don te pelcasi merzie kur sheh trupin qe ecen drejtimit te gabuar, kur iken nga trupi i vllait te tij, kur nuk e respekton vllaun - vlla, as prindin - prind, as mikun - mik!

A flet hiē shpirti me trupin, apo vetem vuan ne heshtje?

Ju shkruani: ''Friga ndaj KRIJUESIT,nuk eshte sic pohoni ju.
Friga ndaj TIJ eshte respekti dhe ndalesa ne punet e ndyra,po mos te ekzistonte kjo frige (ky respekt) atehere shum lehte eshte qe t'i futem puneve te ndyra.Kjo e mban njeriun nga gjerat e ndyra.''

Une pohova keshtu: A duhet na gjithmone te kemi frige nga Allahu, apo te knaqemi me veprat e Tij dhe t'i zbatojme ne praktike edhe te knaqet Allahu me Krijesen e Tij!

A knaqet Allahu, kur na sheh te frikshem, apo kur na sheh krenar me veprimet tona te mira, te menēura, te drejta, te guximshme - te jemi Njeri per Njeriun, e besimtar i forte?

A ka thene vertete - Allahu, se Na duhet t'i frikesohemi Atij, apo t'i frikesohemi veprimeve tona te liga, qe mos te kemi nevoje te lajme mekate?

*Friga eshte tjeter, e respekti eshte tjeter, nese Ju pretendoni te thuani ashtu (friga, respekti, ne nje kuptim), atehere kuptohet si respekt zori, qe iu dedikohet njerezve kur bejne veprime shtazarake, te ndyera, te turpshme, gjakosje etj., e dikush iu thot: a i tutesh zotit ti bre? Kjo me duket se eshte ne shkalle te ulte te njeriut, atehere kur vetem nejriu ben vepra te liga sipas Juve? Ndoshta edhe ai perkthimi atje: ''keni frike Allahun...'' nuk eshte pergjegjese e duhur e origjinalit, apo cfare tjeter, mund te thoni?

Me shprese qe te vijojme me menēuri!

Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-06-05, 23:41   #4
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: SI KNAQET SHPIRTI NĖ TRUPIN TONĖ?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Odise
SI KNAQET SHPIRTI NE TRUPIN TONE?

A duhet Na te mesojme si te kenaqet SHPIRTI NE TRUPIN TONE, apo te mallengjehemi - si del shpirti nga trupi?
Pershendetje Odise
Megjithese ashtu sic i ke prashtruar pyetjet duhet shkruar libra te tere per t'i pergjigjur, do te mundohem te pergjigjem sa me shkurte e, mundesisht, sa me qarte. Natyrisht aq sa di une, meqe kjo eshte lemi e thelle ku ende nuk kam depertuar...

Si kenaqet shpirti me trupin tone?
Sikur trupi ne shtepine tone, nen rrobat tona...Nese shtepine a mbajme te pastert, atehere edhe ndjehemi me mire. Nen rroba te pasterta ndjehemi gjithashtu te kenaqur. Me trup te delire ndjehemi poashtu mire, apo jo? Keshtu e ka edhe me shpirtin.

Citim:
A duhet na gjithmone te kemi frige nga Allahu, apo te knaqemi me veprat e Tij dhe t'i zbatojme ne praktike edhe te knaqet Allahu me Krijesen e Tij!
Jo s'ke nevoje per frike. Sidomos jo ashtu sic e nenkuptojme neve friken. Kjo ka te beje me frikerrespekt. Duke u nisur nga ajo se All-llahu xh.sh. pervec qe na ka dhuruar gjera qe s'eshte ne gjendje t'i numeroje asnje njeri, njeren nga dhuratat me te medha e kemi zgjedhjen. Neve pra mund te zgjedhim: te besojme apo te mos besojme. Kur te besojme i falenderohemi Atij, ndjejme/tregojme/deshmojme frikerrespekt ndaj Tij, i permbahemi Ligjeve te Tij...Krejt keto per te miren tone. Vec tjerash edhe ndjenjen e mire te shpirtit ne trupin tone. Sa me shume, aq me mire per ne... Keshtu njeriu ndjehet i lumtur. Lumturia e arritur ne kete bote eshte nje pjesėz e vogel (parashije) e asaj qe na pret ne ate bote...

Kaq kesaj here. Nese me kujtohet edhe dicka - herave tjera.

Cdo te mire!

***

P.S.
Disa gjera eshte veshtire te pershkruhen. Ato, per me shume perjetohen...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-05, 01:16   #5
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: SI KNAQET SHPIRTI NĖ TRUPIN TONĖ?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga 4peace

***Pershendetje, 4peace!

Abstrakt: veē nje skjarim. Mbasi lexova temen (varri - hotel...), me shkrepi kjo ide, qe pasi dhash atje nje gjegje, mendova se sa e thelle paska qene kjo teme edhe per ate arsye e qita ne teme te re!

Diqysh me erdhi veshtire, qe gjithmone te flasim me mallengjim, se si del shpirti (refren mijavjecare) dhe pak flasim e veprojme, se si mund ta bejme shpirtin te knaqur ne trupin tone, qe Ai mos te peshtyj mbi trupin tone, kur te del! Shih tash, edhe kjo eshte relative: a eshte shpirti i YNI (shpirti im, trupi im)? Apo e kemi hua!

A mjafton: sikur trupi ne rrobat tona e shtepine tone te paster? Ku e gjen lumturine e knaqesine shpirti yne? Une mendoj se, ashtu sikurse knaqesia e shpirtit, mvaret nga knaqesia e trupit - kenaqesine e lumturine une e ndjej, kur e bej dikend te lumtur! Psh. per mua nuk ka ma knaqesi e lumturi, se sa ta bej popullin tim te knaqur e te lumtur! Ne ate moment qe ta arrij kete qellim: i them shpirtit - rri sa te duash, e kur te duash merr ize!

A i sheh shpirti edhe shpirtat tjere qe vuajne, nga mendja e vocerr, qe nuk ka fuqi te gjeje shtegdalje nga ndonje krize ekonomike a mendore?
Si ndjehet shpirti, kur e sheh trupin te mjeruar nga padituria? A vertet, knaqet shpirti ne trupin tone, kur hame mire, pijme mire, mbahemi te paster, kemi nje rreth si vet etj. Per mendimin tim kjo nuk mjafton aspak!

Kurse, ajo kompozita e re qe e thuani - frikerrespekt, me tingllon thershem
e idhtprekshem, sepse une konsideroj respektzori. Mendoj se ne vend te thohet ''frike nga Allahu, kij frike", mos te ia ofrojme asaj shprehjes ''a i tutesh zotit bre ti?'' (kur tejkalon kufijte e njererezise dhe behesh ma i ulte se bisha). Mendoj, se prej Zotit nuk duhet te frigohemi, perderisa bejme pune e veprime te mira! A mos diket thekshem si besim zori dhe iu ka dedikuar rrethanave te para te hershme te formimit te fese dhe mentaliteteve te kohes kur erdhe ne Dinė!? Per ate edhe pyeta: a mos nuk ka nje pergjegjese perkatese, ajo shprehje: ''Kij frike nga Allahu...!''

Kjo eshte teme tjeter... po na ketu te mundohemi te mesojme dicka te re, se as Zoti nuk ka qejf te na shohi te frikshem ( a ka shprehje tjeter)?

A jeni te bindur, Ju, se vetem ata qe i luten Zotit 5 here ne dite, jane ma afer tij?

A knaqet shpirti ne trupin tone, ma fort kur e sheh trupin e knaqur, apo kur sheh se mendja e trupi i tij - i knaqe edhe tjeret perrreth?

Shpresojme te vijojme me menēuri!

Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-05, 11:17   #6
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: SI KNAQET SHPIRTI NĖ TRUPIN TONĖ?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Odise
***Pershendetje, 4peace!
Diqysh me erdhi veshtire, qe gjithmone te flasim me mallengjim, se si del shpirti (refren mijavjecare) dhe pak flasim e veprojme, se si mund ta bejme shpirtin te knaqur ne trupin tone, qe Ai mos te peshtyj mbi trupin tone, kur te del! Shih tash, edhe kjo eshte relative: a eshte shpirti i YNI (shpirti im, trupi im)? Apo e kemi hua!
Pershendetje Odise
Te them ne fillim se une, si ne pergjigjen e pare ashtu edhe tash nuk jam duke t'u pergjigjur ne cilesine e nje muslimani, te nje eksperti ne kete fushe, meqe une kosideroj se pyetjeve tua duhet t'i pergjigjen eksperte te lemive te ndryshme... Keshtuqe une nuk e konsideroj veten kompetent per t'u pergjigjur ne menyre adekuate dhe, para se gjithash, ne menyre te prere, sakte... definitive. S'kam kacik per dicka. Prandaj keto duhet t'i marresh si pergjigje personale. Sidoqofte...

Trupi eshte material... Ne boten material(ist)e Unin, Veten, e njohim permes trupit tone. Me kete rast eshte e kunderta. Shpirti eshte Vetja e vertete, meqe eshte i amshueshem (perjetshem). Trupi eshte i kalueshem, i perkohshem... i huazuar.

Citim:
A mjafton: sikur trupi ne rrobat tona e shtepine tone te paster? Ku e gjen lumturine e knaqesine shpirti yne? Une mendoj se, ashtu sikurse knaqesia e shpirtit, mvaret nga knaqesia e trupit - kenaqesine e lumturine une e ndjej, kur e bej dikend te lumtur! Psh. per mua nuk ka ma knaqesi e lumturi, se sa ta bej popullin tim te knaqur e te lumtur! Ne ate moment qe ta arrij kete qellim: i them shpirtit - rri sa te duash, e kur te duash merr ize!
Une te fola per pastertine. Jo ne ate kuptim sic ke cekur apo sic mendojme shumica. "Shtepia e pastert" eshte parakusht per pastertine e shpirtit. Megjithate edhe kur kemi te bejme me kenaqesine, duhet t'i ndajme ne te perkohshme, kur eshte fjala per kenaqesine trupore dhe, ne te perjetshme (avzhdueshme) kur kemi te bejme me kenaqesine shpirterore.
Ne (trupi) mund te ndjehemi te kenaqur kur hame e pime mire, kur festojme, kur hame cokolate...por kjo nuk zgjat shume, eshte kenaqesi afatshkurte...
Atehere kur ti punon per rrethin (popullin), ben mire ne te gjitha anet, pa nderprere, sinqerisht..., atehere kemi te bejme me kenaqesi/lumturi shpirterore.
Nese i ke provuar keto te dyja kenaqesi, ma merr mendja se po, besoj se do te me pergjigjesh pozitivisht, gjegjesisht je dakord.

Citim:
A i sheh shpirti edhe shpirtat tjere qe vuajne, nga mendja e vocerr, qe nuk ka fuqi te gjeje shtegdalje nga ndonje krize ekonomike a mendore?
Kete kisha dashur ta dij edhe une.

Citim:
Si ndjehet shpirti, kur e sheh trupin te mjeruar nga padituria? A vertet, knaqet shpirti ne trupin tone, kur hame mire, pijme mire, mbahemi te paster, kemi nje rreth si vet etj. Per mendimin tim kjo nuk mjafton aspak!
Mvaret nga mendja, gjegjesisht vetedija. Vetedija eshte ajo qe duhet te veje kontakt, bashkepunoje me shpirtin (nenvetedijen). Duhet bere dallimin p.sh. te ushqimit. Ushqimi, te cilin e hame ne eshte per nevoja te trupit... "Ushqimi" i shpirtit eshte e gjitha ajo cka mesohet ne religjion. Religjioni eshte metode, mjet per pastrimin dhe arritjen e lumturise shpirterore. Ato qe t'i permenda une jane vertet te pamjaftueshme por, per fat te mire ato s'kane kufinj. S'mund t'i perdorim, ashtu te themi, mbrenda nates. Duhet kohe, durim, mund...

Citim:
Kurse, ajo kompozita e re qe e thuani - frikerrespekt, me tingllon thershem
e idhtprekshem, sepse une konsideroj respektzori. Mendoj se ne vend te thohet ''frike nga Allahu, kij frike", mos te ia ofrojme asaj shprehjes ''a i tutesh zotit bre ti?'' (kur tejkalon kufijte e njererezise dhe behesh ma i ulte se bisha). Mendoj, se prej Zotit nuk duhet te frigohemi, perderisa bejme pune e veprime te mira! A mos diket thekshem si besim zori dhe iu ka dedikuar rrethanave te para te hershme te formimit te fese dhe mentaliteteve te kohes kur erdhe ne Dinė!? Per ate edhe pyeta: a mos nuk ka nje pergjegjese perkatese, ajo shprehje: ''Kij frike nga Allahu...!''
Eshte e vertete se frikerrespekti tingellon mjaft ashper. Megjithese ne krahasim me disa gjuhe, gjuha shqipe tingellon bute. Gjuha gjermane (p.sh.) eshte kryesisht gjuhe e vrazhdte, se paku ne krahasim me shqipen. Megjithate, shprehja gjermane Ehrfurcht(frikerrespekt) tingellon shume me bute se ajo shqipe. Mirepo, tingellimi edhe me i keq, mendoj une, rrjedh nga situata jone psikike, duke mos qene (kurre) te lire, duke pasur frike nga burgu, nga polici, agjenti...
Perderisa bejme pune te mira..., sic thua ti, nuk duhet te frikohemi. Ashtu eshte. I sinqerti, besimtari, rrespektuesi i Ligjit... s'ka nevoje per frike. Sikur ai qe i rrespekton (nuk i shkel) ligjet e nje shteti qe s'ka nevoje te kete frike nga dicka, njesoj eshte edhe ketu.

Tjerat qe i ke permendur jane me shume pershtypje tuat (ne nje fare mase edhe te miat), te cilat do te mund te futeshin ne sirtarin e paragjykimeve. Mua me ka mesuar pervoja qe te mos flas per dicka qe nuk e njoh, meqe e di se ne te gjitha rastet vie ne shprehje paragjykimi.
Per te thene se cfare eshte cokolata duhet shijuar apo jo?

Citim:
Kjo eshte teme tjeter... po na ketu te mundohemi te mesojme dicka te re, se as Zoti nuk ka qejf te na shohi te frikshem ( a ka shprehje tjeter)?
Zgjidhja e vetme, mendoj une, eshte nese Kur'anin mund ta lexojme edhe ne gjuhe te huaja. Keshtu besoj se mund te zbutet. Ne te kunderten na mbetet te zbulojme ndonje fjale me te bute.

Citim:
A jeni te bindur, Ju, se vetem ata qe i luten Zotit 5 here ne dite, jane ma afer tij?
Ata qe luten, kryejne namazin (lutjen rituale), sigurisht se bejne shume. Por, besoj une, kjo nuk eshte e mjaftueshme. Koha, e cila eshte shume e bollshme ndermjet ketyre "vakteve", eshte shume me rendesi se si shfrytezohet... Ne te kunderten, "kryerja e vakteve" perfundon mu sikurse te religjionet tjera... P.sh. te te krishteret, ata qe mendojne se mjafton t'i besoj Krishtit dhe jam i shpetuar. Ne jemi ata qe mund ta shpetojme veten e jo dikush tjeter. Me pune, vepra te mira...Edhe puna per popullin, per te miren e tij, per bashkim e bashkepunim eshte veper e mire. Por edhe duhet bere perhere e jo per nje-dy dite e te vetekenaqemi.

Njerezimi, sic thuhet ne Kur'an, eshte zevendes i Zotit ne toke. Jo nje njeri i vetem por i tere njerezimi. Ne kete menyre, njerezimi mund te behet zevendes i denje i Zotit vetem duke bashkevepruar. Bashkeveprimi njeri-njeri, popull-popull, komb-komb...

Citim:
A knaqet shpirti ne trupin tone, ma fort kur e sheh trupin e knaqur, apo kur sheh se mendja e trupi i tij - i knaqe edhe tjeret perrreth?
Me duket se kete e ke shtruar edhe diku ne fillim.

Kerkoj ndjese qe s'mund te flas shqip me "Ju". Shpresoj se s'ma merr per te madhe.

Perndryshe je i mireseardhur, ashtu sic jane te mireseardhur te gjithe ata qe jane te gatshem per debate te pa hile, te sinqerta, kontruktive....

Cdo te mire!

***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-05, 16:53   #7
the godfather
 
Anėtarėsuar: 03-02-05
Vendndodhja: underground
Postime: 422
the godfather e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetje Odise

Une gjithemone flas ate qe e di e ate qe se di nuk mund ta perceptoj me mendime abstrakte apo ku ta dij une.

Cka eshte shpirti?

Besoj askush nuk mund te jap nje definicion per kete,por shpirti si pas meje eshte abstrakt,i pakapshem me shqisat e mija.
Nuk mund ta kenaqesh shpirtin pa e kenaqur mendjen,se mendja eshte ajo kryesorja,nese ben pune te mira dhe mendon vetem mire per te gjithe per rreth atehere te kenaqet mendja,kur kenaqet mendja atehere edhe shpirti kenaqet.
Une nuk mendoj qe shpirti mund te jete ne kundershtim me trupin dhe mendjen tone,por kurrsesi nuk mujnd ta perceptoj kete por kete e din me se miri KRIJUESI DHURUESI.

Shpirti eshte ajo qe e mban gjalle njeriun,te jetoje,e ndersa mendja eshte ajo qe e kenaqe trupin.

E sa i perket asaj se ata q ei luten njerezit 5 here ne dit mund te jene me afer KRIJUESIT?

Pasi Krijuesi e beri obligim te kryhen 5 kohet e faljes,Krijuesi do te jete i kenaqur me ata por nese ata falen dhe pas faljes zhyten en mekate ne pune te ndyera.....,ata jo vetem qe do te jene me larg TIJ (KRIJUESIT),por do te jet e pakapshme kenaqesia shpirterore apo qe ti kenqet mendja e tij.

C'dua te them 5 kohet e namazit jan obligim per myslimanin,por e kote eshte t'i falesh ZOTIT 5 here ne dite e mos te bejsh asgje te mire per veten,familjen dhe shoqerine.

kaq kesaj here,do te mundohemi te qesim dic ne drite...shpresoj.
the godfather Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-06-05, 15:16   #8
Kodra
Super Moderator
 
Avatari i Kodra
 
Anėtarėsuar: 05-05-05
Postime: 1,405
Kodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga the godfather
Pershendetje Odise

C'dua te them 5 kohet e namazit jan obligim per myslimanin,por e kote eshte t'i falesh ZOTIT 5 here ne dite e mos te bejsh asgje te mire per veten,familjen dhe shoqerine.

kaq kesaj here,do te mundohemi te qesim dic ne drite...shpresoj.

**********
**********
**********

the gogfather, pėrshėndetje

fjalin me tė kuqe,unė po e kuptoj qė :

Edhe nėse nuk i falė 5 kohėt e namazit,vetėm tė bėsh pėr veten,familjen dhe shoqėrin mirė do ti kesh tė gjitha dyert e hapura.

A e kam kuptuar mirė ?

Me pėrshėndetje nga

Kodra
__________________
Shteti Funksional ėshtė Alergjik ndaj Korrupcionit
Kodra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-06-05, 22:58   #9
the godfather
 
Anėtarėsuar: 03-02-05
Vendndodhja: underground
Postime: 422
the godfather e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kodra
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga the godfather
Pershendetje Odise

C'dua te them 5 kohet e namazit jan obligim per myslimanin,por e kote eshte t'i falesh ZOTIT 5 here ne dite e mos te bejsh asgje te mire per veten,familjen dhe shoqerine.

kaq kesaj here,do te mundohemi te qesim dic ne drite...shpresoj.

**********
**********
**********

the gogfather, pėrshėndetje

fjalin me tė kuqe,unė po e kuptoj qė :

Edhe nėse nuk i falė 5 kohėt e namazit,vetėm tė bėsh pėr veten,familjen dhe shoqėrin mirė do ti kesh tė gjitha dyert e hapura.

A e kam kuptuar mirė ?

Me pėrshėndetje nga

Kodra

************************************************** **

J o nderuar nuk e ke kuptuar mire me vjen keq lexo edhe njehre:

une ka the do ta them ne nje menyre me te qarte:

5 kohet e namazit jan obligim per myslimanin,nese nuk i fal do te jap llogari,por vetem me kaq do te thote vetem te falesh namaz e tjeter te mos besh asgje atehere ajo eshte = me 0.

Islami nuk mbaron vetem me namaz,perveq namazit duhet t'i kryesh obligimet tjerea besoj se i din 4 obligimet tjera.

Pastaj edhe po se i ke kryer edhe 5 obligimet:

-e ke besuar ALLAHUN
-E KE FALUR NAMAZIN
-e ke jep zekatin
-e ke agjeru Ramazanin
-dhe nese i ke pas mundesite ke shkuar ne Haxhxh,

Prap ketu nuk mbaron Islami,duhet ta ndihmosh shtetin,Kombin,duhet ti duash te gjithe njerezit pa marre parasysh racen,gjuhen,perkatesin e tj etj.

Duhet te jesh human ndaj shoqerise,a thua sa jemi human ndaj shoqerise ne?

Respekt ndaj prinderve,respekt per farefisin,fqiun,bashkekombasin, respekt ndaj te vjeterit,respekt ndaj te gjymtit, et etj etj.

Do me thene Islami eshte shum i thelle,por cka eshte obligim duhet te zbatohet.

Une e di i nderuar qe ti nuk falesh,ndoshta kurre nuk je falur nuk mund te detyroj te falesh vetem po te tregoj se pasi je mysliman i nderuari Kodra bere dallimin e obligimit (farzit) dhe jo obligimit.

Lexo,meso,prediko,studio --kete e thote ZOTI xh.sh ne KUR'AN a.sh.
the godfather Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-06-05, 23:03   #10
the godfather
 
Anėtarėsuar: 03-02-05
Vendndodhja: underground
Postime: 422
the godfather e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Dije i nderuari Kodra se :

NAMAZI ESHTE QETESIM I SHPIRTIT DHE MENDJES.

Provo dhe do ta kuptosh.
the godfather Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-06-05, 15:29   #11
Kastri
 
Anėtarėsuar: 04-05-05
Postime: 481
Kastri i dashurKastri i dashurKastri i dashur
Gabim

Pershendetje

Me vie shume mir se si e spjegoni ISLAMIN,por nuk jame i bindure e i kryeni te gjitha obligimete qe i cekni juve vete.

P.SH: Disa ketu shiten si Muslimane te devotshem,por edhe plote
shume ekstremiste te rrezikshem,ne nje ane thone se duhete te respektohet,kombi,shteti,njeriu pa marre parasyshe se qfare race(feje)nuk e thoni pse.

Kurse vellezrite te Krishter i kritikoni ne ate mase sa i barazoni edhe me sllavete,vetem se rasishte e kane fene e njejte,sikur qe edhe ti e une rasishte e kemi fene ISLAME,edhe barazohemi me ekstremizmine Arabe,
pra te dy palet jemi te pa parkryere.

PYETJA SE SI TA KENAQEMI SHPIRTINE NE TRUPINE TONE

Sipase mendimite time,se pari duhete te knaqime trupine tone,familjene,
komshiune,lagjene,qytetine,shtetine tone atehere edhe shpirti eshte i knaqure.

Fetarishte knaqja e shpirtite ka nje spjegime:Respektimi i ligjeve fetare,
ku sipase mendimite time hyne edhe ato te siperpermendurate.
__________________
Feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA
Kastri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-06-05, 18:22   #12
Kastri
 
Anėtarėsuar: 04-05-05
Postime: 481
Kastri i dashurKastri i dashurKastri i dashur
Gabim

Pershendetje

AlbMuslim,pajtohem me ju
por mos hy ne thes me ta se edhe ti beheshe si ata.
Mendoi se me keni kuptuar.
__________________
Feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA
Kastri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-07-05, 00:03   #13
the godfather
 
Anėtarėsuar: 03-02-05
Vendndodhja: underground
Postime: 422
the godfather e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Edhe njehere i nderuari Kastri kush eshte fundamentalist me emer fakt te argumentuar.

Une kam thene qe 5 kohet e namazit jane obligim,ndersa ju beni si te doni une nuk e urdheroj askend unemundohem qe te mos ta le asnje,por e di qe Allahu ka meshire ne krijesat e veta.

Ndersa sa i perket se ne shqipetaret katolik i barazojme me sllave,nuk eshte e vertete,kur disa te krishtere iu thane disa myslimaneve paloni plaqkat dhe ikni per ne Avganistan e Arabi, cte duket kjo mor Kastri he pa fol?

Une personalisht the goodfather_Enisi kurr nuk e jap shqipetarin as per sllavin e as per arabin pa marre parasysh se cfare feje i takon.

Por vertet une kam the qe:"shqipetaret jane nje race e ndyre"-jam penduar qe kam thene por deri diku kam pasur te drejte,se ne shqipetaret nuk jemi te forte me te huajin por vetem me bashkekombasin,dhe deri diku kam pasur te drejte se shqipetari e shet prapanicen per pak vlere.

Prandaj,mos te biem pre e ketyre gjerave,por te vazhdojme te punojne dhe ta ngrisim nje shtet te vetem "United State of Albania" d.m.th bashkim KOMBETARE.

Kjo pere mua eshte e vetmja zgjidhje por me duket pak si e larget.

Prandaj edhe njehre mos e quajn dikend pa e ditur se kush dhe cka eshte ai?

Me te mira i nderuar,mire u ndigjofshim.
__________________________________________________ _____
Se shpejti nicku im do te jete The Goodfather

the godfather Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.