Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-05-07, 14:45   #1
xnjeri
 
Anėtarėsuar: 26-12-06
Postime: 256
xnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithė
Gabim Roli i familjes nė zhvillimin e mėvetėsisė dhe kreativitetit tė fėmijės



Roli i familjes nė zhvillimin e mėvetėsisė dhe kreativitetit tė fėmijės
Sado qė kreativiteti si veēori e personalitetit tė jetė ngushtė i lidhur me socializimin, suksesin dhe gjeturinė nė punė, raportet me njerėzit tjerė etj., ėshtė njė predispozitė e rėndėsishme edhe pėr zhvillimin kreativ tė personalitetit, sepse pikėrisht nga mėvetėsia nė masė tė madhe varet edhe liria e kreativitetit nė realizimin e ideve,...
Kuptohet se mėvetėsia dhe fryma garuese nxisin kreativitetin fėmijėror, por duhet pasur kujdes qė pėrpjekjet e tilla edukuese mos tė sjellin nė skajshmėri, ashtu qė tė mund tė shkaktojnė kundėrefekt nė edukimin kreativ tė fėmijės. Nga ana tjetėr, ndėrvarėsia e anėtarėve tė familjes gjithashtu mund tė ketė efekte tė mira edukuese. Ėshtė konstatuar se “personat tė cilėt arrijnė rezultate tė larta shkencore rrjedhin nga familje qė janė kohezive dhe tė orientuara drejt tė fėmijės dhe nė tė cilat identifikimi prind-fėmijė ėshtė i fuqishėm, qė rezulton me nivel tė lartė tė motivacionit pėr suksesin”.
Pra, mėvetėsia dhe pavarėsia nga prindėrit ėshtė parakusht i mirė pėr zhvillimin kreativ tė fėmijės, pėrderisa lidhshmėria e fėmijės me prindėrit mė shumė ėshtė parakusht pėr zhvillim tė mirė intelektual. Prapėseprapė, mė sė miri ėshtė qė nė ēėshtjen e mėvetėsisė sė fėmijėve tė gjendet mesi: t’i mundėsohet fėmijės shprehje e lirė e ideve dhe punė e mėvetėsishme, por prapė mos tė lihet fėmija qė plotėsisht tė punojė vetė, por kohė pas kohe tė kontrollohet puna e bėrė, tė lavdėrohet fėmija, t’i ndihmohet...
Me rėndėsi ėshtė qė fėmijėve mos t’u imponohen zgjidhjet kreative, ashtu qė fėmijėt mos tė merren me to nė punėn e mėtejme dhe nė kėtė mėnyrė tė “kopjojnė” punėn e tė rriturve, e me kėtė tė “stopojnė” idetė e tyre kreative.

Veprimet edukuese tė cilat pengojnė zhvillimin e kreativitetit fėmijėror
Jo rrallė ndodhė qė prindėrit, shpesh duke mos e ditur, te fėmija shuajnė shkėndijėn kreative, duke menduar se ia lehtėsojnė fėmijės kryerjen e ndonjė pune dhe duke i imponuar zgjidhjet e veta. Do tė pėrmendim disa shembuj nė tė cilat prindėrit mund tė prishin kreativitetin fėmijėror:
- Nuk i lejojnė fėmijės qė tė vizatojė, tė prejė letėr, tė pėrlyejė duart me ngjyra;
- Injorojnė apo nuk i japin rėndėsi krijimtarisė sė fėmijės;
- Nuk u interesojnė ato fusha pėr tė cilat fėmija shpreh afinitet;
- Nuk e nxisin fėmijėn qė tė hulumtojė vetė;
- Mundohen qė fėmija verbėrisht tė pasojė idetė, mendimet dhe qėndrimet e tyre, me ēka nga fėmija formojnė konformist, e jo personalitet tė lirė i cili ėshtė i hapur pėr ide tė reja;
- Fėmijės nuk i kushtojnė kohė tė mjaftueshme dhe mundėsi qė vetė tė arrijė te zgjidhjet e caktuara, por vetė ua ofrojnė;
- Nuk shprehin interes qė ata vetė tė hulumtojnė, tė bėjnė diēka kreative, por vėmendjen e tyre e pėrqendrojnė nė gjėra dhe ndodhi monotone. Pra, nga raporti i prindėrve ndaj kreativitetit me tė madhe varet edhe zhvillimi i kreativitetit fėmijėror. Rrethi dhe klima familjare kanė rėndėsi tė madhe pėr nxitjen dhe zhvillimin e kėsaj karakteristike.
Tė rriturit janė ata qė rrėnojnė zhvillimin e kreativitetit fėmijėror, sepse ua imponojnė pikėpamjet e veta rreth jetės, zgjidhjet e veta, qėndrimet, e mbi tė gjitha edhe vetė ata janė jokreativė. Prandaj, pėr tė qenė nė gjendje tė nxisin kreativitetin fėmijėror, ata fillimisht duhet tė punojnė nė kreativitetin e vet. Pėr fillim, duhet tė konfirmohen shkaqet e sjelljes rigide tė tė rriturve.
Pėr tė mundėsuar rrjedhjen e ideve kreative dhe shprehjen e lirė tė kreativitetit, tė rriturit duhet tė lirohen nga egoizmi i vet, nga normat e vendosura tė sjelljes, klishetė, stereotipat. Duhet tė kuptojnė se nuk janė vetėm ata ēdoherė nė tė drejtė, se gjėrat mund tė vėshtrohen nga aspekte tė ndryshme dhe se pėr ēėshtje tė caktuara mund tė jepen pėrgjigje tė ndryshme, por prapė tė sakta. Domethėnė, duhet liruar nga mendimi tradicional sipas tė cilit ėshtė e pamenduar qė diēka tė jetė ndryshe nga e zakonshmja.
Pėrveē kėsaj, njė nga arsyet pėr shkak tė cilave tė rriturit nuk e shprehin lirisht kreativitetin e tyre ėshtė bindja se kjo karakteristikė ėshtė virtyt vetėm i shkencėtarėve, artistėve apo disa njerėzve tė posaēėm. “Bindja se kjo ėshtė nė domenin e rezervuar, nė fushėn e aktiviteteve tė caktuara apo njerėzve tė posaēėm, ėshtė njė nga mėnyrat nė tė cilėn mund tė ngulfatim kreativitetit tonė”.

Rekomandimet prindėrve se si ta gjejnė kreativitetin nė vete
Ėshtė me rėndėsi qė tė rriturit tė kuptojnė se pėr kreativitet nuk nevojitet mundim, e as ndonjė ushtrim i veēantė pėr pėrqendrim, por ndryshime nė mėnyrėn e zakonshme tė jetės. Nevojitet edhe fantazia, e cila ėshtė e lidhur ngushtė me kreativitetin, pėr dallim nga logjika dhe arsyeja, sepse “eliminojnė gjithēka ėshtė e re, e panjohur dhe e kthejnė qė tė jetė e njohur, nė mėnyrė qė tė mund ta pėrpunojnė”.
Gjithashtu, ėshtė me rėndėsi qė prindėrit tė kuptojnė se kreativiteti ėshtė pėrbrenda vetė atyre dhe se mund ta gjejnė po qe se me tė vėrtetė e duan atė dhe mundohen. Me rėndėsi vendimtare ėshtė qė tė kuptojnė se sa ėshtė i rėndėsishėm kreativiteti nė jetėn e secilit individ dhe t’i pėrkushtojnė rėndėsi dhe vėmendje tė duhur. Deri te idetė kreative nuk arrihet me punė tė mundimshme mendore, por duhet tė ēlirohet shpirti dhe tė lihet qė ato tė vijnė vetvetiu. Veē kėsaj, me rėndėsi ėshtė qė prindėrit tė shohin se ē’janė idetė kreative. Nganjėherė vetėm largimi nga mėnyra e zakonshme e jetės, rutina, shprehitė e zakonshme, paraqet shprehje kreative. Ai shihet nė mėnyrėn e veshjes, dekorimin e enterierit dhe eksterierit, mėnyrėn e pėrgatitjes sė ushqimit dhe servimin, rregullimin e rafteve me libra, klasifikimin e tyre, e deri te cilado formė e krijimtarisė sė ndėrlikuar. Kreativiteti shihet edhe nė komunikimin me njerėzit tjerė, mėnyrėn e tejkalimit tė situatave konfliktuoze, zgjidhjen e problemeve... thjeshtė, nuk ekziston fushė e veprimit njerėzor e cila nuk mund tė vėshtrohet nga aspekti kreativ. Por, gjithashtu nuk ekziston vetėm njė zgjidhje kreative; sa mė shumė qė janė ato, aq mė afėr jemi pėrsosurisė sė ndjenjės sonė pėr kreativitet dhe rezultatet janė mė tė mira.
Vetėm atėherė kur prindėrit tė kuptojnė disa norma tė caktuara tė kreativitetit edhe vet tė bėhen kreativė, do tė munden qė atė karakteristikė tė rėndėsishme ta nxisin dhe zhvillojnė edhe te fėmijėt.
Marrė nga revista: VEPRA


__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur, disa nga njerėzit janė libri qė i nevojiten tė rinjve e disa nga to janė libri qė i nevojiten tė mėdhenjve.”
xnjeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.