Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-08-07, 15:03   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Te ri-shkruhet Historia Kombetare?

Diteve te fundit eshte perfolur rreth nje nisme te Qeverise Shqiptare per te angazhuar historiane te rinje (te pa-ngjyruar ideologjikisht), per te ri-shkruar Historine tone Kombetare, posaqerisht rishikimin e pjeseve te falsifikuara dhe te manipuluara te Historise tone. Do te ri-shkruhet periudha e Mbretit Zog, e diktatures Komuniste, si dhe figura Kombetare.

Eshte e kohes qe SHQIPTARET te kene Historine e tyre Kombetare te shkruar objektvisht dhe me dinjitetin me te larte te kohes.


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-08-07, 00:49   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mungesat na dėmtojnė dhe kanė faturė pėr tė ardhmen

Flet zonja Liri Belishova

Arta Agolli

-Zonja Belishova, cili ėshtė mendimi juaj pėr propozimin e kryeministrit tė vendit pėr rishkruarjen e historisė?

Rishkrimi i historisė ėshtė njė domosdoshmėri sepse historia e shkruar gjatė diktaturės komuniste nuk u shkrua mbi baza shkencore, por mbi bazat e marksizėm-leninizmit ose mė saktė, mbi bazat mė tė kėqija tė enverizmit.


Sidomos historia e periudhės sė pamvarėsisė, dhe aq mė tepėr ajo e luftės fashiste dhe komuniste, dhe periudhės sė diktaturės komuniste, kėrkojnė njė analizim tė thellė objektiv, nė bazė tė dokumentave, tė fakteve dhe duke bėrė vlerėsimin e duhur.

Kjo ėshtė dhe njė detyrė qė u ka propozuar Parlamenti i Asamblesė evropiane tė gjitha vendeve ish komuniste, detyrė qė paqyrohet edhe nė rezoluta qė aprovoi Parlamenti shqiptar nė tetorin e kaluar, nė masat qė duhen marrė pėr dekomunistizimin.

Dihet se shkruarja e historisė ėshtė njė proces i vazhdueshėm sepse dalin fakte, dokumenta tė panjohura mė parė, por edhe sepse vetė zhvillimi i mendimit kėrkon rivlerėsim tė ngjarjeve historike. Pėr vendin tonė kjo nuk ėshtė njė nevojė normale. Kjo ėshtė, pėr mė tepėr, ajo qė thamė mė lart, nevoja pėr tė zhveshur historinė qė ka qėnė shkruar nga manipulimet, ideologjizimet komuniste.

Gjatė diktaturės janė shtrembėruar edhe faktet, janė fshehur dokumentat, janė gjymtuar kėto dokumenta. Po ju bie vetėm njė shembull qė nuk ėshtė mė i rėndėsishmi: Ėshtė shkruar dhe propoganduar qė Enver Hoxha ka lozur rolin kryesor nė zhvillimin dhe pėrgatitjen e Konferencės sė Pezės. Kurse ato dokumenta origjinale qė janė ruajtur nė Arkivėn e Shtetit tregojnė tė kundėrtėn. Vetė Enver Hoxha ka deklaruar nė Pleniumin e Komitetit Qendror nė nėntor tė vitit 1944 (siē dėshmohet nga proces verbali) se atė e lajmėruan tė vejė nė Pezė nė vigjilje tė hapjes sė Konferencės sė Pezės. I gjeti atje tė tėra gati, madje edhe referatin pėr vigjiljen kombėtare nė atė konferencė. Rishkruarja e historisė mbi bazė shkencore nė bazė tė eksperiencės sė pėrparuar, ka rėndėsi shumė tė madhe pėr formimin e ndėrgjegjes kombėtare, pėr edukimin e brezave tė rinj qė nga shkollat fillore e deri tek shkollat e larta, pėr njohjen e vendit tonė nė botė.

Do tė jetė njė ndihmė edhe pėr mediat tė cilat kanė shumė pasaktėsira shumė gjynahe nė ato qė botojnė pėr ēėshtjet historike sidomos nė Luftėn Antifashiste dhe tė pas luftės.

Mė ka ardhur keq duke dėgjuar se kryeministri duke folur pėr nevojėn e rishkruarjes sė historisė duke dėgjuar disa zėra tė papėrgjegjshėm, po ka bėrė njė vepėr antikombėtare kėrkoka tė heqė vėmendjen nga mungesat e energjisė elektrike dhe tė furnizimit me ujė etj.

Inxhinierėt nuk mund tė shkruajnė historinė se me tė do merren historianėt. Pėr ēėshtje tė tilla siē ėshtė rishkrimi i historisė duhet njė qėndrim mė i pėrgjegjshėm. Pėr tė tilla ēėshtje duhet tė mos krijohen artificialisht mosmarrėveshje.


-A eksziston rreziku i politizimit tė kėsaj ndėrmarrjeje tė inicuar prej kryeministrit?

Rishkrimi i historisė ėshtė njė ēėshtje shumė e vėshtirė natyrisht, por SHQIPĖRIA ka potenciale shkencore, ka punonjės shkencorė tė aftė, tė cilėt gjatė kėtyre viteve, pas pėrmbysjes sė diktaturės kanė pasur mundėsinė tė pėrfitojnė nga eksperienca tė vendeve demokratike. Kurse mė pėrpara kanė qėnė krejt tė izoluar.


Unė mendoj qė nuk ka rrezik tė pėrdoret pėr qėllime politike rishkruarja e hitorisė. Historianėt kanė dhe do tė kenė liri tė plotė pėr studimet e tyre, natyrisht pikėpamjet do tė jenė tė ndryshme nė vlerėsimin e ngjarjeve historike dhe nė vlerėsimin e personaliteteve hstorike, por do tė ishte shumė e dobishme qė tė organizoheshin sa mė shumė konsulta dhe debate politike, sepse e vėrteta siē dihet, del nga ballafaqimi i dokumentave, i argumentave, i mendimeve tė ndryshme. Natyrisht do ketė botime nė paraqitje tė ndryshme.

Kėto vite, pas pėrmbysjes sė diktaturės komuniste, shihen tendenca tė njėanshmėrisė: disa vazhdojnė t’u referohen vetėm dokumentave dhe argumentave qė mbrojnė komunizmin dhe E.Hoxhėn, ose t’i minizojnė pėrgjegjėsitė e tyre, kurse disa botojnė vetėm dokumente dhe argumente qė janė nė favor tė Ballit Kombėtar, pėrpiqen tė ulin rėndėsinė e Luftės Antifashiste.

Historiani duhet tė bėjė betimin qė i kėrkohet dėshmitarit nė gjyq tė thotė tė vėrtetėn, gjithė tė vėrtetėn (sepse e vėrteta jo e plotė s’ėshtė mė e vėrtetė) dhe asgjė mė shumė se e vėrteta ( se shtesat janė shpifje).

Natyrisht, vlerėsimet mund tė mos lėnė subjektivizėm, por pasaktėsi drejt faktit, dokumentit. Ka disa ēėshtje qė historianėt duhet tė jenė dakort, se fizikantėt nuk diskutojnė, pėr shembull, nuk diskutojnė ėshtė apo jo planeti ynė i rrumbullakėt, diktaturat naziste dhe fashiste si edhe ato komuniste ishin fatkeqėsitė e shekullit Njėzetė.

Rėndėsi ka shumė pėrgatitja nė nivel tė lartė shkencor tė teksteve tė historisė qė do tė pėrdoren nė shkolla dhe universitete.

Kjo ėshtė njė punė me shumė pėrgjegjėsi. Pėr shkruarjen e historisė rėndėsi duhet t’u jepen dokumentave, jo vetėm ato qė kanė mundur tė kenė arkivat shqiptare. Duhen caktuar fonde dhe njerėz tė aftė qė tė dėrgohen pėr tė marrė dokumenta nė arkivat e shteteve: Gjermani, Itali, SHBA, Rusi etj. Duhen marrėveshje me kėto shtete.

Historia dhe pėrgjithėsisht shkencat e quajtura albanalogjike, kėrkojnė njė vėmendje shumė tė madhe nga shteti ynė, pėr tė ndihmuar me fonde dhe pėrkrahje.

Si vend i vogėl ne e kemi tė vėshtirė, qė tė themi diēka mė shumė. Ne jemi dhe duhet tė jemi, qendra kryesore ku duhet tė gjejnė ndihmė studiuesit dhe shkencėtarėt e Kosovės, shqiptarėt e maqedonisė, tė Malit tė Zi e kudo ku jetojnė nė botė. E kuptoj qė kemi shumė probleme dhe fondet janė tė pakta, por pėr shkencat albanologjike pėr institucionet e historisė duhet tė jenė “xhyrmertė”, sepse mungesat na dėmtojnė sot dhe aq mė tepėr e kanė faturėn tė rėndė pėr tė ardhmen.


25 Gusht 2007
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-08-07, 00:53   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Arkeologu dhe politikani Neritan Ceka vlerėson se pas nismės nuk ka prapaskena politike

Ceka: Reforma nė shkencė? Berisha u keqkuptua

Intervista/ Kreu i PAD-sė mendon se do tė jetė shumė e vėshtirė rishkrimi i historisė


Presidenti i Partisė Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, njėkohėsisht njėri nga personalitetet e arkeologjisė shqiptare, vlerėson se nuk ka asnjė prapaskenė politike pas reformės nė kėrkimin shkencor. Nė njė intervistė pėr "Shqip" ai sqaron se deklarata e Kryeministrit ėshtė keqkuptuar dhe bėn me faj stafin ndihmės tė kreut tė ekzekutivit.

Zoti Ceka, si e vlerėsoni deklaratėn e fundit tė Kryeministrit Berisha pėr reformėn nė kėrkimin shkencor, ēka nėnkuptonte edhe rishkrimin e historisė?

Besoj se ka pasur njė lloj keqkuptimi tė asaj ēka tha Kryeministri. Nė njė sistem demokratik nuk mund tė ndodhė diēka e tillė. Imagjinoni sikur kėtė deklaratė ta bėnte Kryeministri i Francės ose i Gjermanisė. Kėto, pėr mendimin tim, janė gjėra pa precedent. Duhet parė nė rastin konkret qė ėshtė njė reformė nė kuadrin e Akademisė, ku studimet albanologjike kalojnė nė njė qendėr tė kėrkimeve universitare nė varėsi tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, por duke ruajtur tė gjithė statusin akademik, autonominė e institutit. Kjo presupozon qė ky ėshtė njė organizėm autonom dhe i pavarur nė veprimtarinė e tij nga qeveria dhe politika nė pėrgjithėsi. Njėsoj siē ėshtė Universiteti dhe Akademia e Shkencave. Sė dyti, dua tė them se historia qė ne kemi sot nuk ėshtė njė histori zyrtare dhe e standardizuar, siē ishte nė kohėn e komunizmit. Atėherė ēdo gjė vendosej nė zyrat e Komitetit Qendror dhe ndiqej nė tė gjitha instancat. Ne sot kemi njė botim tė Akademisė sė Shkencave mbi historinė e Shqipėrisė, por ky nuk ėshtė njė tekst standard, nuk ėshtė njė detyrim pėr tė gjithė qytetarėt dhe institucionet. Shkollat nuk e kanė me detyrim tė ndjekin me patjetėr interpretimet e atij teksti. Madje, duhet thėnė se edhe historitė e shkollave bėhen nė bazė tė njė konkursi midis autorėve, ku secili shpreh interpretimin e vet mbi ngjarjet historike. Pėr mė tepėr akoma, njė shkollė mund tė pėrdorė disa tekste alternative, pra nė njė klasė pėrdor njė tekst dhe te tjetra, me njė mėsues tjetėr, mund tė pėrdorė njė tekst tjetėr. Unė dua tė them se ajo ēka kanė bėrė historianėt shqiptarė kėto 50 vjet qė na ndajnė nga Lufta e Dytė Botėrore nuk ėshtė diēka qė mund tė korrigjohet kollaj e tė hidhet poshtė. Duhet pranuar se breza tė tėrė historianėsh kanė dhėnė njė kontribut tė shquar duke u bazuar nė dokumentet arkivore. Instituti i Historisė ka qenė shumė serioz, ashtu siē ka qenė Instituti i Arkeologjisė, i Gjuhėsisė ose ai i Kulturės Popullore. Librat e botuar prej tyre janė tė njohur e tė pranuar edhe jashtė vendit, tezat e albanologjisė shqiptare mund tė them se dominojnė, pėr sa i pėrket vėrtetėsisė dhe seriozitetit nė tėrė punimet nė kėto fusha, qė janė ndėrkombėtare. Nė kėtė logjikė, nuk mundet qė njė iniciativė qė ndryshon gjithēka tė ndėrmerret nga njė person i vetėm, qoftė ky edhe Kryeministri. Do thosha se e gjithė zhurma e bėrė kėto dy ditėt e fundit ėshtė pa sens, pa logjikė, e palidhur me realitetin dhe qė nuk thotė asgjė. Nuk mund tė jetė njė kthesė nė studimet albanologjike krijimi i njė qendre universitare, qė s‘ėshtė gjė tjetėr veēse njė fazė tranzitore e kalimit tė studimeve nga Akademia drejt universiteteve.

A janė tė pėrgatitura nė fakt universitetet nė Shqipėri pėr kėtė hap qė parashikohet?

Natyrisht qė kjo ėshtė njė pyetje shumė me vend. Besoj ka qenė edhe arsyeja se pse kėto institute nuk u kaluan direkt pranė universiteteve, siē u bė me shkencat teknike, nė dy qendrat e krijuara nga institutet. Duhet tė them nė kėtė rast se universitetet tona nuk janė tė pėrgatitura tė pėrthithin aktivitetin e mirėfilltė shkencor. Nga ana tjetėr, duhet pranuar se ka shumė studiues seriozė qė janė njėkohėsisht pedagogė tė universiteteve ose tė fakulteteve shoqėrore. Ka shumė studiues nga Akademia nė fushėn e shkencave, tė cilėt kanė ushtruar njė aktivitet tė gjatė pedagogjik duke krijuar njė brez tė ri studiuesish evropianė. Qendra e kėrkimeve universitare nė kėtė kuptim ėshtė njė fazė tranzitore, kjo ėshtė arsyeja se pse ėshtė ruajtur statusi akademik i kėsaj qendre dhe format e organizimit. Janė ruajtur edhe institutet e veēanta nė kundėrshtim me njė mendim qė, pėr fat tė mirė, nuk pati mbėshtetje qė ishte pėr t‘i kthyer ato nė departamente.

Eksponentė tė opozitės nuk kanė hezituar ta cilėsojnė nismėn si antikombėtare. A qėndrojnė kėto?

Natyrisht ka qenė njė debat ku edhe unė jam shprehur. Personalisht kam qenė kundėr kėsaj reforme, e kam quajtur tė parakohshme dhe tė panevojshme. Veēanėrisht nė fushėn e shkencave shoqėrore, duke i konsideruar ato njė thesar tė krijuar me shumė mundim, qoftė pėr sa i pėrket akumulimit tė informacionit shkencor, qoftė pėr sa i pėrket pėrgatitjes sė kuadrove shkencore. Nė momentin qė qeveria merr pėrgjegjėsitė pėr njė veprim tė tillė, jam munduar tė ndikoj pozitivisht pėr njė zgjidhje, tė themi sa mė tė lumtur. Mund tė them se zgjidhja e gjetur pėr tė ruajtur statusin akademik dhe format e instituteve, ruan njėkohėsisht edhe memorien e akumuluar nga kėto institute. Njėkohėsisht ruan autoritetin e kėtyre instituteve qė ėshtė i barabartė me atė tė akademive qė veprojnė sot nė vendet fqinje, Greqi, Maqedoni, Serbi, tė cilat ndikojnė fuqishėm tek opinioni publik pėr sa i pėrket historisė sė kombeve. Nga ana tjetėr, duhet tė themi se ka edhe njė tendencė pozitive kohėt e fundit, qė kjo memorie tė mos pėrdoret negativisht nė gjithė ato procese qė na ēojnė drejt integrimit. Pra, pėr tė rrafshuar ato maja qė janė krijuar nga historia nė keqpėrdorimin e fakteve historike.

Vazhdimisht periudha e komunizmit ėshtė nė qendėr tė debatit, kur flitet pėr historinė. A mendoni, nė fakt, se ka momente qė duhen rishkruar?

Debati nuk ėshtė vetėm pėr periudhėn e komunizmit, debati mė i madh ėshtė pėr periudhėn e pushtimin nazi-fashist nė Shqipėri. Tė rolit qė ka luajtur e majta e asaj kohe, sepse nuk mund tė identifikohet gjithė e majta me Partinė Komuniste dhe Enver Hoxhėn. Gjithashtu, kėtu futet edhe fati qė pati e djathta shqiptare, e cila nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr u komprometua nė bashkėpunimin e saj me pushtuesit. Kjo ėshtė diēka qė nuk mund tė korrigjohet asnjėherė. Natyrisht qė do ketė interpretime, sepse edhe veprimet e sė djathtės nuk kanė qenė unike, mes tyre ka pasur njerėz qė mbanin qėndrim properėndimor. Fakti se mund tė alternohet sot e majta dhe e djathta nė pushtet, nuk do tė thotė se mund tė alternohet edhe e vėrteta historike. Sa pėr periudhėn e komunizmit, besoj se qėndrimet janė mė tė unifikuara. Nuk duhet tė kemi asnjė mėdyshje qė kur vjen e majta mund tė fshihen krimet e komunizmit dhe kur vjen e djathta tė fillojnė zhvarrimet, ose kur vjen e majta vendoset 29 Nėntori dhe kur vjen e djathta hiqet 29 Nėntori. Besoj se kėto janė pjesa tragjikomike e historisė sonė, por historinė nuk e bėjnė gjithmonė fitimtarėt, historinė e bėjnė historianėt mbi bazėn e arkivave. E bėn ēdo njeri nė njė vend demokratik qė ka tė drejtėn tė shkruajė variantin e tij, tė ketė lexuesit e tij, ashtu siē historia e kultura e vendit tonė nuk ėshtė vetėm ekskluzivitet i penave shqiptare. Ka institute tė huaja qė kanė si objekt kulturėn dhe historinė e Shqipėrisė.

A mendoni zoti Ceka se ishte momenti i duhur pėr njė nismė tė tillė, kur vendi ndodhet nė krizė energjetike dhe shumė probleme tė tjera?

Ju siguroj se kjo s‘ka tė bėjė fare me prapaskena politike. Thjesht, ka qenė nevoja pėr tė nxjerrė njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave nė pėrputhje me ligjin qė u miratua nė Kuvend. Pėr faktin e thjeshtė se nė 1 shtator kėto institute duhet tė paguhen nga Ministria e Arsimit dhe jo mė nga Akademia, pasi do mbeteshin punonjėsit pa rroga. Kam idenė se punonjėsit e zyrave tė Kryeministrit i bėnė njė shėrbim tė keq atij duke lanēuar njė thėnie qė nuk mund tė jetė direktivė, thėnie brenda katėr mureve dhe jo pėr t‘u shumėfishuar nga altoparlantėt e shtypit tonė. Jam i sigurt se Kryeministri tani po merret me ēėshtjet e energjisė elektrike, me ēėshtjet e furnizimit me ujė, ēėshtjet e kriminalitetit dhe tėrė ēėshtjet qė do dalin jo vetėm nga rifillimi i politikės nė shtator, por edhe atyre qė lidhen me shkollat, spitalet etj.

Shqip
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-08-07, 00:54   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kthehen sėrish debatet pėr Luftėn, periudhėn e Enver Hoxhės dhe 28-29 Nėntorin

Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin pėr rishikimin e historisė sė Shqipėrisė. Me propozim tė ministrit tė Arsimit, Genc Pollo, qeveria krijoi Qendrėn e Studimeve Albanologjike dhe e ngarkon atė tė merret me rishkrimin e historisė jashtė tendencave ideologjike. Duke kėrkuar rishikimin e historisė nga Qendra e Studimeve Albanologjike, e cila pėrbėhet nga Instituti i Historisė, qė do tė ketė tė drejtėn ekskluzive pėr tė shkruar historinė nga e para, kreu i qeverisė premtoi se do tė shtohen financimet dhe investimet nė kėtė fushė. Sipas Kryeministrit Berisha, mund tė jemi i vetmi vend i cili akoma nuk e njeh historinė e tij. "Disa njerėz mendojnė se nuk na intereson historia jonė, pėr tė mos thėnė edhe njė herė tjetėr se herė-herė edhe na turpėron, sigurisht po t‘i nxjerrėsh gjėrat jashtė kontekstit tė kohės mund tė dalin ndryshe, por shqiptarėt nuk kanė pse tė mos e vlerėsojnė historinė e tyre, arritjet, ` ndėshkimet, sukseset, disfatat nė mėnyrė qė ajo tė bėhet gjithmonė e mė shumė racionale", tha kreu i ekzekutivit.

Njė sėrė vendimesh tė sjella nga Ministria e Arsimit kanė pasur tė bėjnė me njė pikė tė pėrbashkėt, siē ėshtė ajo e reformės nė institucionet kėrkimore tė Akademisė sė Shkencave. Sipas Berishės, kjo reformė ka pasur vetėm njė synim kryesor, fuqizimin, mbėshtetjen dhe pėrsosjen e organizimit tė veprimtarisė sė kėtyre institucioneve.

Qendra Albanologjike

Pas vėrejtjeve dhe pas sugjerimeve tė marra nga personalitete tė shquara tė vendit, qeveria krijon Qendrėn e Studimeve Albanologjike, e cila pėrbėhet nga disa institute. Disa prej tyre janė Instituti i Albanologjisė, Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Historisė etj. Kreu i qeverisė pohoi se "uroj qė Instituti i Historisė t‘u thotė shqiptarėve tė vėrtetėn". Fjala e Berishės, nė fakt, i ėshtė referuar periudhės qė nga instalimi i regjimit komunist tė Enver Hoxhės e deri mė sot. Propozimi pėr ngritjen e kėsaj qendre dhe mė tepėr pėr shkrimin e historisė nė mėnyrė tė detajuar, ka ardhur nga Ministria e Arsimit. Gjithsesi, vlen tė theksohet se njė vendim i tillė pritet tė krijojė debate ashtu si nė ambientet akademike edhe nė skenėn politike. Pėr tė gjitha kėto vlen tė theksohet ndarja e dy poleve kryesore politike pėr datėn e ēlirimit tė Shqipėrisė, ku e djathta feston 28 Nėntorin dhe e majta 29 Nėntorin. Kreu i Ekzekutivit, pasi ka vendosur miratimin e kėsaj nisme, ka ngarkuar numrin njė tė Ministrisė sė Arsimit tė ndjekė me vėmendje kėtė zhvillim. "Zoti ministėr, edhe sot e kėsaj dite shqiptarėt e kanė tabu historinė. Mendoj se ėshtė e domosdoshme qė kėtij instituti t‘i kėrkohet tė bėjė histori jashtė tendencioziteteve ideologjike, pasi mund tė jemi i vetmi komb qė akoma nuk mund tė njohim historinė tonė", tha Berisha. Bėrja e historisė, gjithmonė e mė shumė racionale, ka qenė nė fokusin e djeshėm tė vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave. Institut tjetėr qė do tė krijohet pranė kėsaj qendre do tė jetė ai i kulturės popullore dhe arteve. Sipas kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave, kjo merr njė vlerė shumė tė madhe. "Instituti i Arkeologjisė ėshtė njė tjetėr institucion i rėndėsishėm i kėsaj qendre, e cila do tė quhet Qendra e Studimeve Albanologjike. Pra, kėtu taksohen burokracia, shtohet shkenca, do tė shtohen financimet e investimet dhe ne duhet ta marrim me seriozitetin mė tė madh", tha ai. Sipas Berishės, Shqipėria dhe shqiptarėt kanė njė potencial tė jashtėzakonshėm nė kėto fusha, ashtu si nė fushėn e gjuhėsisė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-08-07, 01:00   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Astrit Lulushi
SHBA

Historia shkruhet nga fitimtaret, por trashegimia u takon te mundurve. Gjate 50 vjeteve te diktatures ne Shqiperi, historia me te vertete u shkrua nga fitimtaret. Por me rindezjen e debatit mbi hapjen e dosjeve, dhe nese ato hapen, atehere duket se trashegimia do te kaloje ne duart e atyre qe humben gjate diktatures.
Fitimtaret e djeshem si "specie ne rrezik" sot aspirojne trashegimine e te mundurve. Ashtu si ujqit ne rrezik nga te ftohtit e uria qe e kuptojne se nuk mund t'i bejne balle dimrit ne gjendje te eger e zbresin fushave duke u perzier me bagetine, edhe ish tiranet perqafojne viktimat e dikureshme."Kemi qene te gjithe fajtore" thone ata, duke bere viktimat fajtore dhe shtypesit viktima.

Rrjedhimisht, duke perqafuar kultin e viktimes, keta fitimtare vullnetarisht e fshijne veten nga historia, nga historia popullore. Dhe historia boterore ka plot shembuj te tille.

Portugalia e pershkruan historine e saj perandorake si te shkurter e pa gjak "Ne nuk ishim mizore e pa skrupuj si te tjeret. Ne jo gjithmone nxitem racizmin, por deshironim vetem te miren e Brazilit, Afrikes e Azise. Ne ishim engjej", arsyeton nje historian portugez. Spanjollet gjithashtu, ne librat shkollore te historise, theksojne humbjet heroike te
Hanibalit, Skipio afrikanit e Napoleonit dhe flasin per "shpirtin vetmohues te pashembullt ne histori" qe udhehoqi freterit spanjolle per t'u mesuar indianeve te Amerikes shkrim, kendim e fe.

Shume intervista e kujtime te ish funksionareve e sigurimsave botuar ne shtyp e ne forme librash e pershkruajne qete e "me dhembshuri" periudhen e sundimit me te eger, a thua se nuk ka mbetur asnje ndaj te cilit te shfryhet zemerim. Dhe nuk do te duket cudi kur krejt pa pritur nje dite te thuhet se Shqiperia kishte qindra mijera te shtypur, por jo shtypes.

E kaluara eshte e nevojeshme per te treguar historine e sotme. Shkrimi i historise shkon krahas me ndertimin e identitetit kombetar dhe rishkrimi i saj, krijon identitet te ri.

Pas luftes se dyte boterore, ne Shqiperi erdhen ne pushtet komunistet dhe studimi i ideologjise marksiste u be themelor per formimin e ketij identiteti te ri.

Per perhapjen e kesaj ideologjie, hapi i pare ishte zhdukja e analfabetizmit, ndersa shume komuniste qe dinin shkrim e kendim u derguan ne Bashkimin Sovjetik per indoktrinim. Moska, e dale fituese nga lufta, ofronte shembullin e nje shoqerie e kulture ideale ne te cilin nje shtet i ri komunist si Shqiperia mund te begatonte. Ndersa, amerikanet shihnin ender amerikane, endra e komunisteve shqiptare ishte ruse
.

Krahas perfitimeve te dukeshme, alfabetizmi apo arsimimi solli edhe ndryshime me ndikime afatgjate duke i hapur rrugen krijimit te "njeriut te ri" dhe te nje mendesie, kopje fanatike e menyres dhe mendesise sovjetike te jeteses.

Polemikat e rihapura rreth ceshtjes se dosjeve tregojne se shume njeres ne kerkim te se vertetes nuk jane me indiferente. Ata duket se nuk u besojne me "miteve e legjendave'' dhe as poeteve qe i zbukurojne dhe i ekzagjerojne ngjarjet apo tregimtareve qe shkruajne me shume per te terhequr lexuesit sesa per thene te verteten. Keto polemika tregojne se per te kuptuar te kaluaren njerezit kane nevoje per nje histori kritike qe do t'u pergjigjej pyetjeve se "cilet jane" e "nga vijne" edhe pse si Oedipusit te Sofokliut, pergjigja qe do te gjejne mund te mos u pelqeje.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-08-07, 09:38   #6
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rishkrimi i historisė!

"Historinė e shkruajnė fitimtarėt"... Kjo ėshtė njė sentencė e njohur qė ėshtė bėrė varrmihėse e historisė sė vėrtetė. Po cilėt janė fitimtarėt? Kjo ėshtė njė pyetje qė vėshtirė se mund t'i jepet pėrgjigje. Ndryshimet e mėdha social-historike kurrė nuk kuptohen nė epokėn e vet, por duan kohė tė pėrcaktohen dhe vlerėsohen si tė tilla. Kėshtu p.sh., francezėt pasi shanė e mallkuan Revolucionin dhe Napoelonin pėr pėrmbysjet e mėdha, kodin e Napoelonit e bėnė kushtetutėn e Francės, duke sanksionuar nė kėtė mėnyrė kėto ndryshime. Edhe epoka e Restaurimit qė pasoi mė pas, nuk hyri nė punė pėr ndonjė gjė, por vetėm sa tregoi pafuqishmėrinė e kohės sė vjetėr pėr t'iu pėrshtatur ndryshimeve tė reja. Nė historiografinė franceze tė dyja epokat kanė marrė vlerėsimin e duhur, duke hedhur poshtė "shpifiografinė" e revolucionarėve dhe bonapartistėve pėr ruajalizmin, por nė tė njėjtėn kohė iu bė njė analizė e plotė tmerreve dhe terrorit tė viteve tė Revolucionit. Kjo u bė e mundur duke shmangur sa mė shumė pasionin e fitimtarėve pėr tė shkruar historinė dhe duke bėrė tė vetin mendimin qė shpreh shkrimtari i njohur francez Anatol Frans tek libri i tij "Krimi i Silvestėr Bonarit" se "historia qė ishte njė art dhe lejonte tė gjitha fantazitė e imagjinatės, sot ka arritur tė bėhet shkencė, nė tė cilėn duhet tė ecet me njė metodė tė pėrpiktė". Loja e "fantazive tė imagjinatės" nė historiografinė zyrtare shqiptare e kaloi kufirin e sendėrtimeve tė miteve apo legjendave pėr sa i pėrket historisė moderne tė tyre, aq sa shpesh herė jemi detyruar tė lexojmė historinė tonė tė shkruar nga autorė tė huaj apo tė mundohemi tė krijojmė vetė opinionet tona pėr figura tė ndryshme historike qė janė denigruar dhe pėr ngjarjet historike qė janė fabrikuar pėr tė krijuar protagonistė tė rremė.
Edhe pse shtrembėrimet monstruoze tashmė janė shmangur, madje edhe pse kanė kaluar mė shumė se 15 vjet pas ndryshimeve tė viteve '90, Fishta, Konica, Mithat e Mehdi Frashėri etj., vazhdojnė tė mos tė kenė fituar akoma "statusin" e patriotit nė sytė e popullsisė qė ndryshimet demokratike i zunė 40 vjeē e lart. Shpesh herė reagohet emocionalisht ndaj fakteve tė reja qė nuk pėrfaqėsojnė atė ēka thonė tekstet e historisė zyrtare tė periudhės komuniste, duke shprehur kėshtu rėnien nė kurthin e politikės sė pėrditshme qė ka monopolizuar gjykimin e drejtė dhe transparent nė emėr tė ruajtjes sė "llogoreve" dhe elektorateve.
Ėshtė e nevojshme qė tė shpjegohet se rishkrimi i historisė nuk ėshtė i pėrqendruar vetėm nė rivlerėsimin e fakteve dhe ngjarjeve historike, por dhe nė tėrė strukturėn dhe metodėn sesi ėshtė shkruar ajo. Historiografia jonė duhet tė ēlirohet nga etnonacionalizmi pozitiv, i cili pėrpiqet tė shpjegojė se ēdo lėvizje kryengritėse ka pasur karakter kombėtar dhe se nė ēdo periudhė pas pushtimit turk shqiptarėt kanė vepruar tė ndėrgjegjėsuar si komb. Sepse pėrndryshe nuk mund tė shpjegohet sesi ėshtė e mundur qė rreth 40 vezirė tė mėdhenj tė perandorisė otomane, qė ishin shqiptarė, nuk bėnė asgjė pėr vendin e tyre, pėrveēse donacioneve pėr objekte kulti?! Veziri shqiptar Ferid Pashė Vlora pėr periudhėn 1901-1908, ndiqte dhe pėrndiqte patriotėt shqiptarė qė pėrhapnin gjuhėn shqipe; e quante tė drejtė tė ndėrtonte hekurudhėn Stamboll-Bagdad-Mekė pėr pelegrinėt dhe pėr tė transportuar trupat turke aty, por nuk inicionte ndėrtimin e asnjė metri hekurudhė nė atdheun e vet, edhe pse nga vilajetet shqiptare tė asaj kohe vileshin 40 milionė franga ari taksa. Ishte kjo arsyeja qė patrioti rebel Faik Konica shkruante nė faqet e "Albania-s" se "e keqja Shqipėrisė i vjen nga vetė shqiptarėt".
Me tė njėjtėn logjikė pozitiviste ėshtė shkruar dhe historia e nxehtė e Luftės Antifashiste dhe periudhės qė pasoi pas saj. Opinioni mbizotėrues qė sundon pas viteve '90, pėr vlerėsimin e kėsaj epoke pas shtrembėrimeve tė mėdha qė ishin bėrė qoftė ne protagonistė, qoftė nė ngjarje ėshtė se "partia komuniste pati meritė qė e rreshtoi vendin nė koalicionin fitues, dhe kėshtu siguroi dhe tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė". Njė vlerėsim shumė i qartė duke gjykuar nga pozitat e sotme, por sa tė ndėrgjegjshėm ishin protagonistėt e asaj kohe pėr kėtė akt tė tyre? Si duhen tė trajtohen marrėdhėniet shqiptaro-jugosllave tė asaj kohe? Vendin nė njė koalicion fitues si ai i Antantės nė Luftėn e Parė Botėrore, pėr informacion tė atyre qė se dinė, e rreshtoi dhe Esat Pashė Toptani, duke ndihmuar me kėtė akt tėrthorazi qė Shqipėria tė pėrfaqėsohej nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Por ndėrsa pėr Esat Pashėn dihet se kujt padronėve u shėrbente pėr kėta tė tjerėt tė Luftės sė Dytė, nė ndėrgjegjen popullore akoma nuk dihet gjė. Vitet 1945-1948, tė mbushura plot me terror dhe qė kulmojnė me bashkimin doganor me Jugosllavinė, mbeten tė hedhin mė shumė dritė nė kėtė drejtim.
Si pėr ironi dramatike, i njėjti gjykim pozitivist sundon dhe pėr rezistencėn antikomuniste. Kėsaj radhe piramida u kthye kokėposhtė dhe u vlerėsua se "bajraktarėt e Veriut ishin antikomunistė tė bindur, sepse kuptonin rrezikun qė i kanosej vendit nga kolera e kuqe", duke himnizuar kėshtu luftėn e tyre qė nė tė vėrtetė mė shumė sesa rezistencė antikomuniste, ishte njė pėrpjekje kundėr ēdo lloj centralizimi. U harrua se dhe mbreti Zog kish pasur telashe me ta, deri sa mė nė fund i kishte shpėrblyer me para, duke ua "blerė" kėshtu rezistencėn. Ata qė kishin jetuar ndopak mes maleve shqiptare ishin aq tė aftė sa tė kuptonin, se bajraktarėt tanė me gjithė respektin e madh qė duhet tė kemi pėr ta sepse ruanin zakonet shqiptare, nuk ishin aq tė qartė ideologjikisht sa tė bėnin dallim mes rendit socialist dhe atij kapitalist, pasi qė tė dy pėr zhvillimin ekonomik tė malėsive tona ishin krejt tė huaj!
Natyrisht faji nė kėtė mes nuk ėshtė as i partizanėve tė thjeshtė qė bėnė detyrėn ndaj atdheut, e as i malėsorėve qė kundėrshtonin njė regjim, qė me tė vėrtetė u bė skllavėrues pėr kombin shqiptar, por i pasioneve qė sa herė qė peshorja e historisė anon nga njė anė gjejnė "studiues" qė e shkruajnė historinė sipas oreksit tė atyre, qė e konsiderojnė veten fitimtarė. Shmangia e kėsaj dėshire tė fshehtė vlerėsimi duhet tė bėhet njė kriter i rishkruajtjes sė historisė, qė sė bashku me kritikėn e drejtė ndaj etnonacionalizmit do na japin mė nė fund mundėsinė e tė pasurit tė njė historie tė pranueshme dhe admirueshme nga tė gjithė. Zgjedhja e "metodės sė pėrpiktė", mė shumė sesa njė kriter i kulluar shkencor, duhet tė kristalizohet brenda nesh, sepse historia ashtu siē dihet mė shumė se ēdo shkencė tjetėr ėshtė njė sagė e njerėzve nė kohė dhe hapėsirė, njė sagė qė mund tė fillojė si legjendė, por qė patjetėr duhet tė hidhet nė letėr pėr t'u kėnduar ashtu siē ka ndodhur.



Nga Dorian Koēi
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-08-07, 13:46   #7
Kavaleri
Aty ku bijn Tupanat..
 
Avatari i Kavaleri
 
Anėtarėsuar: 20-03-05
Vendndodhja: USA
Postime: 1,463
Kavaleri e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Politikanė dhe biznesmenė tė njohur janė duke e shqyrtuar mundėsinė qė tė krijohet njė lėvizje pėr zhvendosjen e kryeqytetit. Lutfi Haziri, kryetar i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės, ka bėrė tė ditur se ekziston njė tendencė qė kryeqyteti i Kosovės tė bartet nė Prizren, pėr shkak tė tėrė asaj qė ka ngjarė me Prishtinėn, pas pėrfundimit tė luftės.

Jo veē pėr lumin, por edhe pėr rėndėsinė historike, trashėgiminė kulturore, pozitėn gjeografike, klimėn, dhe, mbi tė gjitha, pėr ta rikthyer historinė, personalitete tė ndryshme kosovare janė pajtuar qė kryeqyteti i Kosovės tė jetė Prizreni.
__________________
Faleminderit U Ē K
Kavaleri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-07, 13:43   #8
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Princi Leka: Kujdes me historinė

Rrėfehet pinjolli i familjes mbretėrore: Detyra e re, Kosova dhe rishikimi i historisė. "Politikanėt s‘mund tė bėhen historianė"

Njė javė pas emėrimit tė tij si kėshilltar nė Ministrinė e Jashtme, princ Leka II rrėfen nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Shqip" motivin pse ka zgjedhur t‘i bashkohet administratės dhe ambiciet drejt skenės politike. Monarku qė u bė pjesė e administratės publike shqiptare ka lėnė pas dore veset e bashkėmoshatarėve tė tij pėr t‘iu pėrkushtuar tėrėsisht ambicieve nė fushėn e diplomacisė dhe politikės. Princ Leka pohon se pasi tė ketė marrė njohuritė e nevojshme nė administratė dhe pėrmbushur me sukses detyrat e tij si kėshilltar i Ministrisė sė Jashtme, kalimi drejt politikės ėshtė njė rrugė nė vazhdimėsi. Si trashėgimtar i Oborrit Mbretėror, ēėshtjen e rishkrimit tė historisė e shikon si njė hap qė duhet shikuar nga historianėt dhe jo nga politikanėt. Sipas princit, politikanėt bėjnė politikėn, ndėrsa historianėt shkruajnė historinė.

Lartėsia juaj, princ Leka, cili ishte motivi qė ju shtyu qė tė bėheshit pjesė e administratės shtetėrore shqiptare?

Unė e konsideroj se ky ėshtė njė angazhim tjetėr i familjes mbretėrore pėr Shqipėrinė nė drejtimin e ndihmės pėr tė mirėn e kombit shqiptar. Njė mėnyrė tjetėr pėr tė ndihmuar nė ngritjen e imazhit tė saj, sidomos nė momentet qė po kalojmė, tė cilat pėr familjen mbretėrore dhe mbarė kombin janė historike. Pėr mua personalisht ėshtė njė eksperiencė e shkėlqyer, sepse do tė mė ndihmojė nė formimin tim, tė njihem mė nga afėr me administratėn shtetėrore dhe tė ndihmoj vendin tim, tė jap maksimumin tim nė shėrbimin e tij. Si javė tė parė e konsideroj qė kam pasur mjaft ngrohtėsi dhe mundėsi pėr tė marrė njė formim sa mė tė mirė pėr situatėn aktuale qė ekziston brenda pėr brenda politikės sė jashtme tė shtetit shqiptar.

Java qė kaloj ka qenė java juaj e parė si nėpunės i administratės. Si kanė qenė ditėt e para tė punės suaj si kėshilltar?

Ditėt e para tė punės kanė qenė shumė tė mira, duke marrė njohuri dhe duke plotėsuar ditėt kryesisht nė takimet me administratėn dhe duke marrė njė informacion tė situatės edhe njė njohje mė tepėr brenda pėr brenda administratės.

Ēfarė ėshtė pėr ju diplomacia dhe politika. E shihni detyrėn tuaj tė re si kėshilltar nė Ministrinė e Jashtme si njė rrugė pėr tė hyrė drejt politikės nė tė nesėrmen?

Pėr mua ėshtė njė shans qė unė tė jap kontributin tim dhe tė vė nė dispozicion tė gjithė bagazhin tim pėr Shqipėrinė. Ėshtė e rėndėsishme pėr mua qė unė t‘i shėrbej Shqipėrisė pėr tė pėrmbushur detyrat e mia si shqiptar dhe si njė princ. Si trashėgimtar i familjes mbretėrore, jeta ime ėshtė pėrfshirė edhe nė ēėshtje tė politikės sė vazhdueshme. Unė mendoj se kjo ėshtė njė rrugė tjetėr pėr vazhdimėsi. Dhe tė jap kontributin pėr njė shans tjetėr, pėr tė dhėnė sa mė shumė ndihmė nga ana e familjes mbretėrore nė tė mirėn e kombit shqiptar.

Pra synoni qė karriera juaj nė tė ardhmen tė jetė e fokusuar mė tepėr nė njė rang ambasadorėsh apo tė kontribuoni mė shumė nė politikėn e brendshme shqiptare?

Unė do tė vazhdoj rrugėn time, sepse unė jam me emrin tim. E kam kėtė shans tė jem edhe jam princi trashėgimtar i tė gjithė popullit shqiptar. Jam princ edhe nė Kosovė, siē jam edhe kėtu. Dhe besoj nė rolin tim, pasi princi nuk ndryshohet dhe nė kėtė drejtim kam marrė njė mbėshtetje tė jashtėzakonshme edhe nga administrata shtetėrore. Unė e konsideroj detyrėn si kėshilltar i ministrit si njė detyrė shtesė, qė duhet ta shfrytėzoj me tė gjithė fuqinė qė kam.

Diplomacia shqiptare gjatė kohės sė Mbretit Zog njihet si diplomacia mė brilante e Shqipėrisė me vendet e botės. Ēfarė do tė trashėgoni ju nga ajo kohė dhe ēfarė kontributesh do tė jepni pėr Ministrinė e Jashtme?

Personalisht mund tė them se keni shumė tė drejtė. Koha e Mbretit Zog, edhe nė mėnyrėn e zbatimit tė drejtimit nga ana e politikės, sidomos nga ana e politikės sė jashtme, ka qenė e spikatur nga tė gjitha drejtimet. Unė besoj se sot pėr sot ajo kohė ka ndryshuar. Politika duhet tė bazohet mbi ēėshtjet sociale, ekonomike dhe elementet e politikės, d.m.th duhet ta shikojmė situatėn me njė sy tjetėr. Ne nuk mund tė harrojmė historinė dhe duhet tė vazhdojmė pėrpara. Duhet tė kujtojmė dhe tė mėsojmė mėsimet mė tė rėndėsishme tė kohės sė Mbretit Zog. Ajo kohė mbetet njė nga kohėt e arta tė diplomacisė shqiptare. Ėshtė koha e njė vetėdijeje tė lartė kombėtare dhe dėshirė pėr shtetformimin, por shumėēka ka ndryshuar dhe ne kemi kaluar kohė tė vėshtira, sot duhet t‘u pėrshtatemi kushteve tė reja social-ekonomike dhe t‘u pėrgjigjemi nevojave tė bashkėkombėsve tanė. Koha e Mbretit Zog na ka dhėnė njė shembull se si duhet ndėrtuar njė shtet dhe sakrificat qė duhet tė bėjmė pėr vendin tonė. Sot ne e kemi dhe duhet tė punojmė pėr tė, t‘i mbrojmė pavarėsinė si atė administrative, politike, ashtu edhe ekonomike. Unė kam jetuar njė pjesė tė jetės sime jashtė Shqipėrisė dhe pėrvoja e akumuluar jashtė si edhe edukata e marrė nė familjen time do tė mė shėrbejė.

Keni deklaruar se do tė angazhoheni fuqishėm nė ēėshtjen e Kosovės. Konkretisht, ēfarė mendoni se ėshtė mė e mirė pėr Kosovėn nė kėto momente dhe ēfarė qėndrimi duhet tė mbajė diplomacia shqiptare ndaj pengesave qė Serbia nxjerr pėr ēėshtjen e Kosovės?

Unė besoj se tashmė ėshtė e ditur qė Shqipėria ėshtė duke mbėshtetur me tė gjithė fuqinė e saj pavarėsinė e Kosovės dhe planin e Ahtisarit. Nuk ka asnjė dyshim qė Shqipėria do tė jetė gjithmonė pranė Kosovės. Unė do tė vazhdoj tė jem si trashėgimtar i familjes mbretėrore, tė jem njė zė i fuqishėm pro pavarėsisė sė Kosovės nė tė gjithė drejtimet e saj. Edhe nė kėtė element, besoj se shteti shqiptar ėshtė duke dhėnė maksimalen e vet pėr kėtė ēėshtje. Qėndrimet tona janė tashmė tė njohura, pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja alternativė, ēdo zgjidhje tjetėr ėshtė e papranueshme. Diplomacia shqiptare ėshtė shprehur nė mbėshtetje tė pakos sė Ahtisarit pėr pavarėsinė e Kosovės dhe kundėr ndarjes sė saj, ky duhet tė jetė qėndrimi tė cilin duhet tė mbajė dhe sė cilės duhet t‘i pėrkushtohet. E rėndėsishme pėr ne ėshtė bashkėrendimi i punės me partnerėt tanė strategjikė si SHBA-tė, Mbretėria e Bashkuar dhe BE-ja.

Si trashėgimtar i fronit mbretėror, cilat janė marrėdhėniet tuaja me vendet e tjera tė botės. Sa do tė ndikojė kjo nė punėn e Ministrisė sė Jashtme?

Shumė tė mira. Mund tė them se me vendet e tjera tė botės jemi shumė miq. Kuptohet, ne do tė vazhdojmė dhe unė kam fatin jo vetėm si kėshilltar i Ministrisė sė Jashtme, por kam edhe mbėshtetjen e plotė tė Oborrit Mbretėror, qė kam mundėsi tė jap njė kontribut pėr tė mirėn e kombit shqiptar. Kam filluar nė disa drejtime, sidomos nė element tė diasporės edhe vendeve tė tjera, duke hapur rrugėt dhe shtrirjen e influencės sė shtetit shqiptar, dhe unė besoj se kėtė drejtim unė do tė vazhdoj tė ndihmoj sidomos me miqtė qė kemi. Kemi edhe miq nė Lindjen e Mesme dhe vende tė tjera.

Kėshilli i Ministrave ka vendosur pesė ditė mė parė qė historia e Shqipėrisė tė shkruhet nga e para. Kjo ēėshtje ka ngjallur debate, jo vetėm mes akademikėve, por edhe mes politikanėve. Mendoni se ėshtė e drejtė qė tė rishikohet historia, kryesisht periudha e Mbretit Zog?

Kėtu do tė ketė edhe njė reagim. Unė personalisht nuk mund tė reagoj si kėshilltar i ministrit tė Jashtėm, por nga ana e Oborrit Mbretėror do tė ketė njė reagim pėr kėtė ēėshtje. Patjetėr qė historia nė Shqipėri ka pasur shumė ndikime politike dhe duhet shikuar me njė sy tė pavarur. Jo nga elemente tė vjetra tė politikės shqiptare. Unė do tė them me tė gjithė fuqinė time, se nė qoftė se jeni i pėrfshirė nė politikė, nuk duhet tė jeni edhe historianė.

Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-09-07, 15:43   #9
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim

Edhe pse e kemi lene prapa komunizmin dhe disa gjera tjera , mendoj qe shoqeria nuk eshte pjekur per nje histori objektive.. Ne faze tranzicioni nuk dihet se "kush pin dhe kush paguan".. Duhet te presim pakez se emndoj se jemi ende ne nje eufori qe as vet nuk e kuptojme. Ka shume presione partiake, fetare, ng jashte dhe nga brenda. Historin sic duket me se miri e kemi mesuar nga gojedhenat, se ne libra ka qene e shtrembuar ashtu sic eshte edhe sot.


__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.