Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-09-09, 17:15   #1
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Vepra tė Sami Rapishti

« Kolec Traboini -poezi: “SISĖT E ANAVE”
Kolec Traboini: ANTOLOGJIA VIRTUALE AVT® »

Sami Repishti: Hafiz Ibrahim Repishti - Shėnime personale

http://kosova.albemigrant.com/wp-con...m-repishti.bmp(Ne foto Hafiz Ibrahim Repishti)
Publikojme nji leter personale qe profesor Sami Repishti i dergon studjuesit shkodrane Islam Dizdari. Falnderojme studjuesin Islam Dizdari qe na e dergoi per publikim.
I dashtuni Z. Dizdari
Besoj se do tė mė falni pėr vonesėn e pėrgjigjes sime kėrkesės suej- me shkrue diēka personale pėr tė ndjerin babėn tim, Hafiz Ibrahim Repishti- vonesė qė i detyrohet ngadalėsimit tė veprimtarisė sime pėr arsye tė moshės se kalueme. Sidoqoftė, me vjen keq qe kam kujtime te kufizueme nga baba, sepse ai ndėrroi jetė kur unė isha rreth 18 vjeēar.
Vitin e fundit (1942-43) e kalova ne Universitetin e Firences, larg familjes, dhe ai u nda nga kjo jetė vetėm tre muej mbas kthimit tim. Fati e deshi qė me kėrkesėn e tij unė kalova nji muej e gjysėm nė Repisht “pėr verim” mbas nji viti shkolluer tė mbushun me studime e eksperiencė tė re.
http://kosova.albemigrant.com/wp-con...ti-300x244.jpg(Ne foto Presidenti Rogova dhe profesor Repishti)
Nji pjesė tė kujtimeve tė mia i kam pėrfshi edhe nė dy volumet e mia: Pika Loti (1997) dhe Nėn hijen e Rozafės (2004). Ajo qė mund tė shtoj sot janė pikėzime tė bashkėfjalimeve me babėn, disa vėrejtje qė mė rikujtohen, si dhe pėrshtypje personale tė fjalėve, akteve, e tė mendėsisė se tij
*
Nė fillim, dėshiroj me theksue se baba ka qenė pėr natyrė i qetė, mjaft i heshtun, thellėsisht i preokupuem pėr fatin e familjes, kryesisht tė gjashtė fėmijėve qė duheshin “rritė si duhet”, me respekt tė thellė pėr traditėn, e njikohėsisht i shoqnueshėm, pėr arsye se pėr atė “rrethi shoqnuer” kishte peshėn e madhe qė karakterizonte brezninė e tij.
Le tė kujtojmė se ai i takonte breznisė se luftės pėr mbrojtjen e Shkodrės (1912-13) dhe se ishte pjesė e kompaktėsisė shkodrane tė atyne viteve. (Ai ka kalue shtatė muej nė llogoret e frontit tė Shtojit, dhe familja Repishti ka furnizue me ushqim e armatim 17 vullnetarė tė kompanisė qė ai komandonte gjatė tė gjithė luftės). Ma vonė, me 1916, kur Austro-Hungaria filloi keqtrajtimin e qytetarėve shkodranė, ai ka marrė pjesė nė demonstratat antiaustriake, dhe ashtė burgosė me nji grup qytetarėsh. Ka luejtė nji rol aktiv nė mobilizimin dhe organizimin e Luftės se Koplikut (1920), pėr gjashtė muej. Nė ato vite, ka ndihmue aktivisht Komitetin pėr Mbrojtjen e Kosovės (Hoxha Kadriu dhe shokėt kanė ba disa nga mbledhjet e Komitetit nė shtėpinė e babės), ka marrė pjesė aktive nė politikėn e forcimit tė vendit, dhe nė dhetor 1923 asht zgjedhė deputet i Shkodrės-grupi i Opozitės kundėr Ahmet Zogut. Nė maj 1924, ka marrė pjesė nė varrimin e Avni Rrustemit nė Vlorė, dhe ka qenė anėtar i grupit parlamentar (22 deputetė) qė vendosi pėr Revolucionin e Qershorit,1924, tė kryesuem nga Fan S.Noli, kryeministėr, dhe pėrmbysjen me forcė tė Qeverisė sė Tiranės, qė shėrbente interesat e A.Zogut. Pėr kėtė ashtė dėnue “me vdekje nė mungesė”.
Gjatė vitit 1925, ka qėndrue ilegal -pranė familjes sė Hysen Tafilit, Dudas, dhe vėllazėnve Isuf, Jakup dhe Ethem Sokoli, Dėrgut. Gjatė kėsaj periudhe ka tentue dy herė arratisjen nė Jugosllavi pa sukses, dhe ka shpėtue jetėn vetėm nga besnikėria e kapterit Caf Ademi, Dudas, qė e paralajmėroi. Nė vjeshtė tė vitit 1925, ai ashtė “falė” dhe ashtė kthye nė shtėpi. Kjo ka qenė nji eksperiencė e frikshme pėr familjen. Me insistimin e nanės, ai ka premtue se nuk do tė merrej pėrsėri me politikė, nji premtim qė e ka mbajte deri nė vdekje.
Megjithatė, nė vitin 1928 ai ashte arrestue e internue nė Shijak, mbas aprovimit tė Kodit tė ri Civil e Penal (qė ishin nė kundėrshtim me disa dispozita tė Sheriatit). Ashtė e vėrtetė se ai kishte denoncue publikisht kėto dispozita si ēėshtje parimore pėr te si klerik mysliman.
Arsimi i naltė i babės ka qenė nji periudhė pesė-vjeēare nė Istanbul,Turqi, (1907-1912) ku ai ashte diplomue nė Fakultetin e Drejtėsisė, dega e Sheriatit, ligji fetar islamizmit (Italisht besoj se quhet Diritto Canonico). Gjatė kėsaj periudhe, baba ka marrė edhe edukimin e parė politik me horizonte qė kalojshin ata tė Shkodrės ku ishte rritė. Nė fillim, tregonte ai, ka pėrkrahė Turqit e Rij, dhe programin “Union et Progres”. Por me degjenerimin e kėtij programi qė shpresohej se do tė sillte autonominė e Shqipėrisė. Ai u zhgėnjye dhe ma vonė e ka kundėrshtue sė bashku me shokė nė demonstratat studenteske nė Istanbul. Simbas autores franceze Mme Nathalie Clayer,“Aux origines du nationalisme albanais” (Paris,2007) nė atė kohė ka pasė vetėm dy studentė shqiptarė nė kėtė fakultet.. Gjatė kėsaj kohe ka mėsue shkrimin shqip me germa latine, dhe ka studiue frėngjishten.
http://kosova.albemigrant.com/wp-con...-dizdari-2.bmp(Ne foto studjuesi shkodrane Isalm Dizdari)
Pėr ditunitė e tija nė lidhje me Sheriatin, baba ashte ēmue edhe nga “ulematė” e Shkodrės, dhe ashtė kėshillue pėr udhėheqje e interpretim. Ka shkrue nė revistat arabe pėr probleme tė kėsaj natyre, sidomos nė revistėn e Al-Azharit, Kairo, Egjipt, si dhe nė Tunizi. Pėr fat tė keq, revistat qė pėrmbajnė kėto materiale janė zhdukė me arrestimin tim dhe konfiskimin e ēdo gjaje nė shtėpi, tue pėrfshi edhe bibliotekėn e babės e librat e mijė shkollorė.
Mė kujtohet se nė diskutimet pėr ēvendosjen e varrezave tė Parrucės dhe ndėrtimin e Xhamisė sė re tė Parrucės, ulematė e Shkodrės, u ndanė nė dy grupe. Baba ishte nė favor, me tezėn e tij se kjo pjesė toke nė qendėr te qytetit, me kalimin e kohės do tė pėrdorej pėr qėllime tjera jo fisnike. Nė atė kohė, u shkruen dy letra: pro e kundėr ndėrtimit, dhe u dėrguen nė Universitetin e Al-Azharit pėr opinion. Tezėn pro ndėrtimit e pėrgatiti baba. Kjo tezė pėrkrahej edhe nga Sali Myftija, ish myfti i Shkodrės. Mbas disa muejve, vlerėsimi i Al-Azharit erdhi i botuem nė revistėn e kėtij Universiteti, dhe ishte nė favor tė ndėrtimit tė Xhamisė sė re. Menjėherė, filloi ndėrtimi. megjithėse disa kundėrshtime vazhduen.
Pjesėmarrja e babės nė “politikė” nuk synonte pozita ose orientime politike qė pėrfaqėsojshin, zakonisht, parti e grupe politike. Pikėsynimi i babės ka qenė gjithherė mbrojtja e interesave tė bashkėsisė islame nė Shqipni. Ai e thonte disa here se me ramjen e Perandorisė Turke, dhe krijimin e shtetit tė ri shqiptar, pozita e bashkėsisė islame duhej pa nė dritėn e gjendjes sė krijueme, dhe prandej duhej “ruejtė” nga “ulematė” kundėr ēdo sulmi qė mund tė bahej nga qeveritė “laike”. Nji mentalitet -dhe bindje- e kėtillė, e shtyu atė tė kundėrshtonte A.Zogun dhe partinė e tij. Zogu, qė shkėputi bashkėsinė islame nga Kalifati i Stambolit (1922) njihej (ndoshta gabimisht!) si i afėrt me qarqet frank-masone tė Evropės, dhe pėr rrjedhim anti-fetar. Kėtė opinion kishte edhe kleri katolik shqiptar, qė mbronte privilegjet e tija. Kjo pikė e pėrbashkėt, bashkoi forcat e dy besimeve, dhe nė Shkodėr, u krijue nji “aleancė” jo-formale nė mes tė dy bashkėsive. Ky formacion politik prodhoi suksesin e madh nė zgjedhjet parlamentare tė dhetorit 1923, dhe nxori tetė deputetė, shtatė nga tė cilėt kundėrshtarė tė A.Zogut (nji,Halit Rroji nė favor). Interesante ashtė se delegacioni i Shkodrės nė Parlament pėrmbante tre klerikė: Hafiz Ibrahim Repishti, At Gjergj Fishta, dhe At Ambroz Marlaskaj, krah me Luigj Gurakuqin, Xhemal Bushatin etj. Nė Parlament. baba ka qenė kryetar i Komisionit pėr ligjet, dhe nėn-kryetar pėr arsimin. ( Ky “afrim” me klerin katolik shqiptar krijoi pakėnaqėsi nė popullsinė myslimane tė Shkodrės. “Zogistėt” pėrfituen nga rasti me sulmue babėn, si p.sh satira:” Erdhi hoxha prej Repishtit/me u ndihmue pėllumbave tė Krishtit)
*
Nė familje, baba ka qenė nji prind shembullor, por disiplinar, e kambėngulės. Ai kalonte pjesėn e madhe tė ditės me “qitabe” dhe mesimdhanje falas tė rijve qė tregojshin interesim pėr fenė. Ka shėrbye si Imam i xhamisė sė Dudasit pėr afėr 30 vjet, dhe ka refuzue detyrėn e Myftiut nė Shkodėr qė iu ofrue nė vitin 1939-40, ka mundėsi qė tė jetė edhe pėr arsye tė qėndrimit tė tij antifashist qė ditėn e parė.
Politikisht, ka refuzue tė marrė pjesė nė revoltat antizogiste tė viteve 1932, 1935 dhe 1938, si dhe ofertat klandestine italiane me organizue nji front tė brendshėm antizogist e proitalian, oferta qė janė ba nga shokė tė vjetėr tė “opozitės”, ose kolegė tė tij (si H.Ali Kraja)
Nė familje ai ngulte kambė pėr rregull e harmoni, si dhe studime tė rregullta nga ana jonė, si nxanės shkolle. Bashkė me studimet tona, ai kėrkonte qė na, tė gjithė fėmijėt, tė lexojshim arabisht nga nji faqe tė Kuranit ēdo mbramje para darkės, nji detyrė qė tė gjithė e kryejshim me radhė, si dhe arsimin fetar tė detyrueshėm gjatė muejve tė verės. (Unė kujtoj me respekt mėsuesin tim H. Xhevdet Zylja)
*


__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-09-09, 17:16   #2
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Vepra tė Sami Rapishti

Siē e thashė ma sipėr, unė kam qenė i ri (jo i pjekun) kur vdiq baba. Prandaj, nuk me kujtohen bisedime “serioze” pėr ēeshtje fetare me te. Me kujtohet se ai kishte bindjet e tija fetare qė shėrbejshin si pikė mbėshtetje dhe orientimi qoftė pėr format e tija tė mendimit, qoftė pėr sjelljen e tij nė shoqni. Nji besim i thellė, reflektiv, dhe qė nuk njihte lėkundje i jepte atij nji qetėsi tė brendshme qė, sot, unė admiroj (aq ma shumė sepse nuk e kam pėr vete) Kam pėrshtypjen se “fara e dyshimit”, ky fenomen predominant nė shoqninė e sotme moderne, nuk ekzistonte tek ai. “Kėshtu thotė Kurani” ka qenė nji shprehje e tij e zakonshme, dhe e thonte me nji bindje qė -mendoj unė- nuk kishte vend pėr diskutim. Nga ai kam ndigjue shpesh herė direktivėn kuranore se “popujt e librit” jahudijtė dhe tė krishtenėt duhen pėrkrahė, sepse njohin “vetėm nji Zot” (monoteistėt si dhe besimtarėt e nji grupi tė tretė qė tani nuk me kujtohet).
Mė kujtohet kur e pyeta -nė festėn e Bajramit tė Vogėl- si ishte e mundun qė Zoti i kėrkoi H.Ibrahimit me sakrifikue djalin, ai e shpjegoi se ishte “provė” besnikėrie, sepse Zoti nuk ka pasė qėllim me krye kėtė sakrificė njerėzore. Ndėrsa unė ngulsha kambė qė Zoti thjeshtėsisht e “kėrkon kėtė sakrifice“, ai pėrgjegji:” Kėshtu thotė Kurani! Besoje!” Natyrisht, nė moshėn time tė re, me arsim perėndimor, e gjejsha tė vėshtirė me pranue nji “aksiome” tė kėtillė teologjike. Por, tani e kuptoj se kjo ashte “feja”,”besimi”, si thonė francezėt, “nji kėrcim nė tė panjohunėn!” Thjeshtėsia e insistimit tim, me duket tashti diēka foshnjore!
*
Sikurse e keni lexue edhe nė narrativėn time, ai vdiq viktimė e traditės (mikpritjes) dhe e frymės sė tij anti italiane. Vdekja e tij, e parakohshme, me ka tronditė shumė, e mė ka dhanė nji kryenaltėsi, njikohėsisht. Sot, 65 vjet ma vonė, me kujtohet thanja e autorėve tė Antikitetit”
“E bardhė ashtė vdekja nė mbrojtje tė nji virtyti!”
*
Edhe nji shenim. Nė revistėn “Studime Historike” ,1992(1-4), Tirane,1995, nė ff. 153-154, kam tregue nji bisedė timen me tė ndjerin Imzot Fan S.Noli., ku kam shkrue:
“…Nė qershor 1962, takova Imzot Fan S. Noli, pėr tė parėn herė nė Boston, SHBA, me rastin e 50- vjetorit tė formimit tė federatės “VATRA”. Me qė babai im ka qenė deputet i Shkodrės nė parlamentin shqiptar tė 1923-1924-s, dhe u paraqita si djali i Hafiz Ibrahim Repishtit. Noli me dha dorėn, dhe m’u pėrgjigj: “Qenke djali i mikut.” Mbas pėrshėndetjeve tė zakonshme, Noli me tha: “Dua tė tregoj diēka nė lidhje me babain. Pas revolucionit tonė gjetėm vėshtirėsi tė krijojmė qeverinė e re. Ditėn e fundit, dikush me tha se Imami nuk do tė pranonte emėrimin e njė peshkopi si kryeministėr i Shqipėrisė. Nuk e besova! Kėrkova qė Z.Ali Kelcyra me dy kolegė tė bisedojnė kėtė ēeshtje me Imamin. Pas dy orėve, Kėlcyra me tha se Hafiz Repishti nuk kishte asnjė kundėrshtim pėr zgjedhjen time si kryeministėr, pėr sa kohė qė zgjedhja tė bėhet nė formė demokratike. Atė ditė unė u zgjodha kryeministėr dhe filloi formimi i qeverisė sė re”.
Unė kėrkova atėherė nji takim me Z.Ali Kėlcyra, dhe mbasi i tregova fjalėt e Nolit, ai e vėrtetoi njė bisedė tė kėtillė dhe shtoi se, simbas mendimit tij, kjo ka qene pengesa e fundit qė nxirrej nga ata qė nuk favorizonin zgjedhjen e Nolit si kryeministėr….(f.153)
Punė tė mbarė, e tė fala.
Sami Repishti, 20 prill 2008.

Baldwin, New York, USA
(Kosova-Albemigrant)


__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.