Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kinematografia dhe Televizioni
Emri
Fjalėkalimi
Kinematografia dhe Televizioni Pėrshtypje mbi filmat e fundit vendor apo tė huaj. Dokumentarėt, komeditė, tragjeditė, festivalet e filmit. VIP-at, artistėt, yjet e filmave.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-12-04, 00:13   #1
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim “Pengu” i bazuar nė historinė e vėrtetė tė emigrantit!

Njė film human pėr ksenofobinė, shovinizmin, “Pengu” i bazuar nė historinė e vėrtetė tė emigrantit shqiptar Flamur Pisli, i cili nė vitin 1999 mori peng njė autobus me pasagjerė grekė, u vra nė Qafė-Krrabė. Pas shfaqjes pėr herė tė parė nė Festivalin e Selanikut, pas mesnate, tre ditė mė parė, Constantinos Giannaris shpreh pėr “Shekullin” opinionin pėr qėndrimin e Greqisė ndaj emigrantėve dhe parashikimin: ky film mund t’i hapė probleme

Omiros, ju rrėfej grekėt


Elsa Demo, Selanik

Nė njė kinema publike mund tė ndiqen filma me pullė tė kuqe nė orėt pas mesnatės, por jo njė film dramatik aksioni. Nė 12.30 tė natės, nė kinemanė “Tonia Marketaki”, mė 27 nėntor, u shfaq filmi “Omiros” (nga greqishtja Pengu). Deri nė atė moment nė katalogun e programit tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit nė Selanik ai quhej “film surprizė” nga Constantinos Giannaris, njė nga regjisorėt mė tė njohur sot nė Greqi.

“Pengu” nis me zėrin e njohur pėr ne shqiptarėt, zėrin e aktores Rajmonda Bulku tek i shkruan tė birit, Elion Sena, emigrant nė Greqi, kėto rradhė: “Nė vendin tėnd mishin mund tė ta hanė, por kockėn ta ruajnė. Por nė vend tė huaj ta hanė edhe mishin edhe kockėn”. I riu me flokė kokorridhkė zgjodhet njė mėngjes me kėto fjalė. E djeg letrėn dhe niset. Pak kohė pasi ka marrė autobusin, nxjerr nga ēanta e madhe e emigrantit kallashnikovin dhe e merr peng automjetin me shtatė pasagjerė. Pėr ne shqiptarėt kjo ėshtė historia e njohur e Flamur Pislit i cili nė maj 1999 bėri kėtė akt dhe gjeti vdekjen nė Qafė-Krrabė i vrarė pas aksionit shqiptaro-grek.

Filmi ėshtė njė prodhim grek i regjisorit Kostantino Janaris (Constantinos Giannaris) i cili nė kėtė intervistė dhėnė “Shekullit” pohon se ky nuk ėshtė njė film pėr Shqipėrinė, pėrkundrazi pėr Greqinė. Historia e Pislit e ka frymėzuar regjisorin tė tregojė historinė e njė 25-vjeēari shqiptar, tė rrahur, pėrdhunuar, qė i kanė grisur dokumentet bankare e mė pas pshurrur e qė vendos tė hakmerret. Kishte punuar me vite nė Greqi.
“Pengu” ėshtė njė film dramatik aksioni. Regjisori ka ditur tė ruajė njė balancė mes tė vėrtetės sė kėsaj historie, tė mos ia mbajė kujt anėn. Pėrkundrazi i ka dhėnė hakėn edhe palės shqiptare, asaj zyrtare, me njė ironi tė hollė. Ai thotė se ka bindjen qė ky film, me shfaqjen nė Athinė nė shkurt 2005, do tė hapė debat, por Janaris siē thotė nė anglishten e tij tė pastėr “I do not care”.

Ja njė dialog mes heroit tė filmit Elion Senia dhe pengjeve tė tij
Elioni: Po shqiptari…ēfarė bėn nė njė teatėr tė huaj?
Orfeas: Zhduku.
Elioni: Ai pushton teatrin, mor trap.
Xheku (njė peng): Ai po ju vjedh edhe spektaklin, nuk e dėgjon?
Orfeas: Kjo ėshtė vėrtet qesharake, po e bėj nė brekė, s’e shikon. Sikur ta dije ti ē’ėshtė teatri…Ne e shpikėm teatrin…ne grekėt…
Filmi qė pėr tė parė i ėshtė dhėnė njė publiku tė ngushtė ėshtė pritur me duartrokitje tė vakėta nė sallėn “Tonia Marketaki”.

Constantinos Giannaris
U lind nė Athinė mė 1959. Shkon nė Angli mė 1976 dhe diplomohet nė Universitetin e Kilit nė pėr nė histori/ekonomi. Kryen studimet pasuniversitare nė Universitetin e Birmingamit. Karriera e tij nė kinema nis nė vitin 1989 me filmin e shkurtėr “Zhan Zhėneja ka vdekur”, mė pas me “Trojanėt”, “Veriu i qerthullit”, “Njė vend nė diell”, “Tri hapa drejt parajsės”, “Nga skaji i qytetit”, dhe nė 2001 “Njė ditė gushti”. Nė filmin e tij tė fundit “Pengu” interpretojnė: Stathis Papadopulos, Yannis Stankologu, Minas Hatzisavas, Rajmonda Bulku, Ndriēim Xhepa, Arto Arpatian. Autor i skenarit ėshtė vetė Giannaris, njėkohėsisht dhe producent. “Omiros” ėshtė realizuar nė bashkėproduksion me televizion grek ALPHA, mbėshtetur edhe nga Eurimages.

Historia
I deklaruari me emrin grek Aleksandėr Nana, me njė granatė me siguresė tė hequr mbajti peng njė autobus grek me tetė pasagjerė qė nga mėngjesi i 28 majit 1999. Shqiptari 24-vjeēar ka ndalur autobusin qė bėnte linjėn e rregullt mes Selanikut dhe Igumenicės nė Greqinė veriore. Policia greke ėshtė vėnė nė alarm duke e shoqėruar nė mėnyrė tė hapur autobusin gjatė gjithė rrugės, media greke po ashtu. Njė celular ka bėrė tė mundur edhe fillimin e bisedimeve mes palėve. Filloi edhe lirimi i pengjeve tė para shumica gra dhe burra nė moshė. Shqiptar, i quajtur Flamur Pisli ka kėrkuar si shpėrblim 50 milionė dhrahmi, shkaku, sipas tij, ishte keqtrajtimi qė i kishte bėrė policia greke. Ndėrkohė nga policia shqiptare u morėn “masa ekstreme sigurie”. Mė 29 nėntor kjo histori pėrfundon me disa breshėri automatiku nė aksin Elbasan-Tiranė, nė rrugėn e Qafė Krrabės nė vendin e quajtur Fikas. Flamur Pisli u vra me njė plumb nė gojė pa arritur tė tregojė edhe njė herė atė qė kishte thėnė para gazetarėve grekė: “Policia greke mė ka nxirė jetėn.”

Zoti Janaris pėrse e bėtė kėtė film?
Mė kujtohet nė maj 1999, i gozhduar para televizorit pashė marrjen peng tė njė autobusi grek nga njė djalė shqiptar, nė Selanik, nė veri tė Greqisė. Mendova: kjo ėshtė e pamundur, kjo mund tė ndodhė vetėm nė Amerikė. Ishte ēmenduri. E dėgjova tė fliste nė Tv dhe e kuptova aty pėr aty, se ai djalė kishte njė arsye tė fortė dhe se nuk ishte tamam njė gangster, i ēmendur apo njė kriminel. Kishte diēka mjaft tė rėndėsishme qė donte ta thoshte. Mendova se ishte njė histori vėrtetė, interesante pėr t’u bėrė film. Mė vjen vėrtet keq qė zgjati kaq shumė pėr ta realizuar.
Si e kuptuat qė nuk ishte bandit, kriminel, qė mund ta justifikonte kėtė akt?
Mėnyra se si fliste. Kishte njė lloj naiviteti. Dukej tepėr i ri, naiv. Shumė miq tė mi nė Athinė, shqiptarė, kur e shihnin nė Tv thoshin: ėshtė pak budalla, nė kuptimin naiv. Greqishtja e tij ishte e mirė, kuptohet me aksent, dhe nė disa momente nuk arrinte tė fliste veē bėnte: hhhhhhh. Duke parė atė djalė tė krijohej pėrshtypja se po bėnte psikanalizė nė publik, po i zbėrthehej publikut. Nė ato momente mendova se diēka dramatike i kishte ndodhur.

Sa keni “trilluar”, futur fiction, nė historinė e vėrtetė tė Flamur Pislit?
Mund tė thuhen dy gjėra kryesore rreth kėsaj: ngjarja reale e Flamur Pislit dhe filmi qė quhet “Omiros” (Pengu). “Pengu” nuk ėshtė pėr Flamur Pislin. Eshtė bazuar dhe frymėzuar nga historia e F.Pislit. Cila ėshtė kjo histori: Njė djalė shqiptar zgjohet njė ditė, hipėn nė autobus, e merr peng dhe 24 orė mė vonė ai dhe njė i ri grek janė tė vdekur. Ky ėshtė simbol i historisė sė Flamur Pislit.

Pėrtej kėsaj, historia ėshtė krejt tjetėr, sepse nė njė kuptim unė nuk e kam fjalėn pėr Shqipėrinė. Unė jam grek dhe nuk mund tė flas pėr vendin tuaj. Pėr kėtė janė regjisorėt, shkrimtarėt shqiptarė. Unė flas pėr Greqinė. Mė duket se nė njė farė mėnyre kjo ėshtė njė histori pėr qėndrimin ndaj shumė punėtorėve, qė vijnė nga vende tė ndryshme tė Ballkanit, dhe nė veēanti ndaj shqiptarėve. Ky film pėrpiqet tė trajtojė ksenofobinė, racizmin, shoqėrinė greke nė qytetet e vogla, nė zonat rurale, hipokrizinė dhe shtypjen e tyre.

Bashkėkombasit tuaj mund t’i quajnė “gjepura” kėto. Si mendoni do ta presin filmin? …“gjepura”? Fashiste doni tė thoni. Mbase. Dhe mund tė hapė ndonjė problem, sigurisht. Por nuk mendoj se nė kėtė krah do tė jetė audienca. Unė mendoj se filmi do tė krijojė dialog. Greqia jeton nė njė shoqėri multikulturore, multietnike nė kėto 15 vite tė fundit. Grekėt nuk mund t’i fshihen kėsaj. Ata nuk mund tė pretendojnė mė se Greqia ėshtė njė truall homogjen. Kėtu strehohen njerėz nga Ballkani, Azia, Kina, nga gjithkund. Ky ėshtė njė realitet i ri kulturor i Greqisė. E dimė tė gjithė se ka shumė probleme, fobi dhe racizėm pse tė ardhurit e rinj janė integruar nė shoqėrinė greke. Ne nuk mund t’i fshihemi as kėsaj. Ne e dimė sa shumė dhunė tė vazhdueshme policore ka pasur, sidomos nė kufi. Tė gjithė e dinė. Nė thellėsi e dinė se ka probleme. Por rasti i marrjes peng tė autobuzit, ėshtė njė metaforė pėr tė folur pėr shoqėrinė greke.
Shumė shqiptarė qė e njohin historinė nė fjalė, janė kuriozė tė dinė si e keni trajtuar tė vėrtetėn. Pėrse keni bėrė bashkė karaktere kaq kontroversalė nė autobusin e pengjeve: njė vajzė e re homoseksuale, njė djalė po homoseksual, njė narkoman, djaloshi zezak, ēifti i dashuruar…
Sepse tė gjithė janė tė huaj. Kjo ėshtė Greqia e re pėr mua, kjo ėshtė sot Greqia, me fenomenet multietnike, seksuale, gra nė zonat rurale qė bien nė dashuri dhe i fshihen tė shoqit. Njerėzit nė autobus pėrbėjnė njė mikrokozmos tė shoqėrisė greke. Dhe nė kėtė mikrokozmos njė djalosh shqiptar vjen dhe kėrkon tė gjejė drejtėsi.
Dhe nga ana tjetėr mė duket se ėshtė njė formulė e pėrkryer filmike. Doja tė shpėrtheja forcat lėvizėse, energjinė nė kėtė autobus.
Para se tė shkruanit kėtė skenar kėrkuat mė shumė pėr tė kuptuar kush ishte Flamur Pisli, keni kėrkuar mė shumė fakte apo takuar tė afėrm tė tij?
Jo, nė tė vėrtetė nuk isha i interesuar. E them kėtė me shumė ndėrgjegje.

Pėrse?


Nuk isha i interesuar, sepse historia e Flamur Pislit si Flamur Pisli, jo si diēka kinematografike, mund tė bėhej nga njė regjisor shqiptar, jo nga unė. Ajo qė doja tė bėja ishte njė film pėr Greqinė. Flamur Pisli mund tė ishte ēdo i ri shqiptar. Ajo qė doja tė dija ishte nėse Flamur Pisli ishte njė mafioz, i ēmendur, kriminel. Mėsova se ai nuk ishte as kriminel, as i ēmendur. Ishte njė djalė i zakonshėm. Qė nga ai moment historia pėr mua do t’i kushtohej kujtdo qė do tė ishte nė vend tė tij. Ēdo i ri shqiptar nė atė situatė tė veēantė mund ta gjente veten nė rrethana tė tilla.

Ē’mund tė thoni pėr dėshmitarėt, pengjet?

Pėr tė ditur diēka mė shumė pėr Flamur Pislin unė kam biseduar me njerėzit qė ishin nė autobus. Fola me dy gratė pengje. Pėr tė marrė vesh nga goja e tyre: ē’mendonin pėr atė djalė, nėse ishte i ēmendur; si ishte sjellja e tij; a iu pėlqente; e urryet; e respektuat; e besonit; kishit mėshirė pėr tė? Dhe tė gjitha kėto emocione ishin tė vėrteta pėr to.
I pyeta se ē’bėnin nė autobus ndėrkohė. Si ia bėnin pėr nevojat personale, ku hanin. Pra kam kėrkuar tė di prej tyre gjėra tė thjeshta. Tė dyja gratė kishin qėndrime tė ndryshme ndaj Pislit. Por tė dyja pohuan se nuk ishte i ēmendur, nuk ishte i keq, por ato mendonin se edhe mund t’i kishte vrarė. Ai nuk ishte vrasės, por donte t’i shkonte kėsaj pune deri nė fund. Me pak fjalė nuk ėshtė se ai personazh mė ka magjepsur, pasi ai mund tė ishte kushdo. Ato besonin gjithashtu se kishte tė ngjarė qė ai tė ishte pėrdhunuar fizikisht nga policėt grekė.

Ju personalisht jeni i sigurtė pėr kėtė, ēfarė dėshmish keni?

Po jam i sigurtė. Kjo ėshtė e vėrtetė. Dhe kjo ka qenė njė nga gjėrat qė mė ka interesuar shumė, seksualiteti mashkullor nė Ballkan dhe identiteti seksual mashkullor. Kjo ėshtė njė anė tjetėr e filmit. Ai ėshtė q…(po pėrdor njė fjalė popullore) nė rajonin e policisė kėtu, nė Selanik. Dhe jam munduar ta jap nė film se ē’ndien njė djalė kur poshtėrohet seksualisht.
Gjuha e pėrdorur nga “pala shqiptare” ėshtė shumė e ashpėr nė kėtė film. Nuk nguroni t’i quani tuajėt, gjithēka..

Pėr tė qenė i sinqertė, marrėdhėniet shqiptaro-greke unė nuk i shoh nė nivel shtetėror, qeveritar, por nė nivel individual. Nuk besoj se ka dhe aq dashuri midis grekėsh e shqiptarėsh, ēfarėdo qė tė pretendojmė. Sipas pėrvojės sime, grekėt nuk i pėlqejnė shqiptarėt dhe po sipas pėrvojės sime nė Shqipėri, shqiptarėt nuk i pėlqejnė grekėt. Kjo ėshtė e vėrtėtė dhe nuk kisha pėrse ta fshihja apo tė hidhja sllogane pėr miqėsinė. Eshtė njė problem plot kontradikta ky ndėrmjet vendeve tona. Jam pėrpjekur tė jem i sinqertė e tė mos them gjepura. Pėr kėtė ka shumė arsye. Nėse i shohim gjėrat me ndershmėri, diēka mund tė ndryshojė. Duhet tė kuptojmė dinamikėn e kėtyre mosbesimeve, urrejtjeve, ku gjendet patjetėr edhe dashuria.

Pasagjerėt nė autobus e kanė frikė Elionin, e urrejnė dhe nė mėnyrė tė ēuditshme fillojnė ta duan. Nga ana tjetėr edhe ai i urren ata, sepse i sheh si pėrgjegjės pėr ēka i ka ndodhur. Nė tė njėjtėn kohė, nė fund tė filmit ai i respekton.

Pikėrisht kjo kontradiktė mė ka interesuar dhe mua.
Tepėr ironike shprehja qė simbolikisht shpreh stadin e marrėdhėnieve mes nesh: Grekėt krijuan teatrin…., shqiptarėt ia vodhėn.
Jo nuk ėshtė ironike. Kjo ėshtė pėr shovinizmin grek. Edhe pėr mėnyrėn se si shefi shqiptar i policisė kthehet dhe thotė se ata (grekėt) kanė pėr ta vrarė atė, nė fakt nė fund ai duket se ka hequr qafe njė barrė tė madhe…Elioni (Flamuri) kalon kufirin, paratė i ka marrė dhe nė njė farė mėnyrė i bėri grekėt pėr budallenj. Pra nė kėtė rast ėshtė njė lloj shovinizmi nga tė dyja krahėt. Dhe unė e pėlqej kėtė lojė fjalėsh qė thuhet nė autobus ndėrmjet pengut grek dhe Elionit. Njė lloj teatri, por njė humor i zi nė tė vėrtetė.

Pėrse zhduken e shfaqen kaq papritur dashuria dhe urrejtja mes shqiptarėve dhe grekėve?

Kėshtu ka qenė qysh nė kohėt e vjetra. Qė nga koha e atyre qė ju i quani paraardhėsit tuaj ilirėt deri nė ditėt e sotme, kur ka pasur gjithmonė emigrim, nga veriu nė jug. Dhe nga ana e grekėrve kjo ka ndodhur qė nga koha e dorėve. Nė shekujt e fundit ėshtė zgjuar edhe ēėshtja e arvanitasve.

Shqiptarėt janė grupi mė i gjerė i emigrantėve pėr momentin nė Greqi. Njerėzit thonė ne nuk kemi probleme “tė zinjtė”. “Blacks” janė OK”. Ne kemi probleme me shqiptarėt.” Por unė mendoj nėse do tė ishin gjysmė milionė zezakė, sa ē’janė shqiptarė mbi 600 mijė nė Greqi, ne do tė kishim probleme me zezakėt. Ose pėr tė qenė i sinqertė ajo qė besoj unė ėshtė fakti qė ky ishte njė emigrim i paplanifikuar. Shumica e njerėzve erdhėn nga kufijtė, duke kapėrcyer malet, gjithēka ndodhi me rėnien e regjimit komunist. Ishte njė turrje e ēmendur pėr tė ikur, ashtu si nė Bibėl.

Edhe Greqia pėr 50 vjet nuk ka pasur kontakt me fqinjėt e saj. Anėtare e NATO-s e BE-sė, kishte mė shumė kontakte me Londrėn e Parisin, por jo me Tiranėn, Sofjen, Shkupin, Beogradin apo Stambollin. Kjo ėshtė ēmenduri. Pėr njė kohė tė gjatė ne nuk kemi njohur fqinjėt tanė dhe kjo ka qenė frika e vėrtetė e grekėrve nė vitet e para tė pas 90-ės.
Nga ana tjetėr, nėse nuk mė keqkuptoni kėto qė do tė them, djemtė e rinj shqiptarė nė Greqi, nė shumė zona, pėrfaqėsonin trillet seksuale. Nė kėtė film ju shihni njė djalė tė ri nė njė zonė rurale qė shkon me gruan e pronarit. Gjithashtu meshkujt shqiptarė sillen si dashnorė dhe ka shumė tė tillė. Ata e ekspozojnė kėtė anė maēiste dhe primitive. Nė psikikėn e grekėrve meshkujt e rinj shqiptarė pėrfaqėsojnė “tjetrin”, “tė ndryshmin”, si njė trill seksual dhe nė drejtime tė tjera. Nė kėtė drejtim ka pasur shumė prej tyre qė kanė qenė tė suksesshėm, kanė bėrė para dhe kapur veten me shtėpi, makinė. Por nga ana tjetėr ėshtė njė varfėri kulturore qė ka tė bėjė me regjimin komunist. Ne kurrė nuk e kemi pasur atė regjim. Nėse nė Shqipėri nuk ka pasur elita, nė Greqi ka pasur veē njė lloj “petit bourgeois” e shoqėrisė greke. Kėtu ēdokush do tė jetė bos, askush nuk do tė jetė punėtor. Pra janė njė sėrė ndryshimesh.
Ē’rol ka luajtur media nė kėtė histori sipas jush, ajo greke dhe ajo shqiptare, nėse e keni ndjekur, nė 1999.

Nė fakt media mori pushtet mbi tė gjithė ngjarjen, e nxori nė dritė, sepse qeveria ishte thuaj e paralizuar dhe nuk dinte ē’tė bėnte. Luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm.
Nga ana tjetėr, dua tė them se kėtu media ėshtė katastrofike. Tv private, radiot, nė vitet 90 na jepnin opinion se nė Shqipėri u vendos pluralizmi dhe marrėdhėnie miqėsore po vendoseshin mes nesh. Pushteti mori kontrollin nė media pėr kėto probleme dhe iu hapi rrugėn drejt politikės. Nė vazhdim media u tregua shoviniste, raciste, duke krijuar njė klimė tjetėr ndaj kėtij vendi, ndaj fqinjėve tanė duke transmetuar njė gjendje frike edhe ndaj gjithė fqinjėve pėr kriminalitetin. Nė fakt nė Greqi nuk ka aq shumė krime. Eshtė njė gėnjeshtėr. Kėtu jemi tė sigurtė. Mė pak e sigurtė do tė ndihej njė grua nė Londėr po tė kalojė rrugės nė orėn 3 pas mesnate. Shfaqet njė lloj kėnaqėsie me terrorizimin qė i bėhet popullsisė me kėto farė historish.

Pas gjithė kėsaj, kur vendosėt tė vinit nė Shqipėri?

Pėr herė tė parė erdha nė Shqipėri vitin e kaluar. U nisa pėr tek disa miq tė mi qė jetojnė nė Tiranė. Ishte njė pėrvojė e mirė qė mė shtyu tė bėja kėtė film. Aty ishe i rrethuar me njė lloj mirėsjellje dhe miqėsie, por nė thellėsi kishin dyshime pėr mua si grek e mė pas dėgjoja: “A po, ju grekėt! Ju na keni bėrė gjėra tė tmerrshme.” I pyeta, ēfarė gjėje tė tmerrshme. Dhe si gjė tė tmerrshme mė pėrmendnin, pėrdhunimin e tė riut. Ma kishin thėnė kaq shumė njerėz tė njėjtėn histori. Ishte bėrė legjendė. Historia e Flamur Pislit ishte bėrė emblematike nė ndėrgjegjen e shqiptarėve. Atėherė nisa tė mendoj pėr kėtė histori.

Gjėja mė e rėndėsishme tani ėshtė qė ky film u bė, pėr arsye politike apo ēfarėdolloj arsyeje. Eshtė e rėndėsishme edhe pėr Greqinė. Sepse kėtu tė gjithė e dinė qė diēka e tmerrshme i ndodhi atij djali. Media vazhdonte t’iu bėnte jehonė historisė sė pafund, se njė djalė tjetėr u vra, pėrse nuk i zgjidh kėto punė qeveria shqiptare, apo duhet t’i zgjidhim ne nė Greqi etj.etj… Dhe pas njė jave ra heshtje. Sikur tė mos kishte ndodhur asgjė. As hetim publik, as hetim shtetėror, asgjė. Asnjė mėsim nuk u nxor prej kėsaj historie. Njė tragjedi ndodhi, u vranė dy tė rinj dhe…asgjė.

Si e gjetėt Shqipėrinė nė vizitat tuaja?


Njė vend i ashpėr. Unė do ta kisha tė vėshtirė tė jetoja atje. Pashė njė vullnet tė mirė tek njerėzit pėr tė ndryshuar gjithēka. Kuptova se regjimi brutal stalinist, mė i egri nė Evropė, ka qenė ai juaji, e qė nuk mund tė krahasohet as me bullgarėt, rumunėt. Ato 45 vjet, mė vjen keq, e kanė kthyer shumė mbrapa atė shoqėri. Por nė udhėtimin tim tė fundit pashė qė gjėrat kanė ndryshuar kaq shpejt.

Pėr zgjedhjen e aktorit kryesor i jeni referuar portretit tė shqiptarit Flamur Pisli. Kanė njė ngjashmėri.
Jo, jo, aktori ėshtė miku im. Kam punuar me tė nė vitin 1999, nė njė film qė ėshtė prezantuar nė Berlin. Ai ėshtė aktor pėr mua, edhe pse nuk ka mbaruar ndonjė shkollė aktrimi. Por ai i kupton shqiptarėt nė mėnyrėn qė i kuptoj edhe unė. Sepse ai ka tė njėjtin shpirt, ka punuar punėtor nė ndėrtim. Erdhi nė Greqi kur ishte 10 vjeē nga Kazakistani, pra ėshtė njė emigrant, edhe pse e konsideron veten grek. Ai ka vuajtur nga ideja e dėbimit. Mendova se ishte i pėrkryer pėr kėtė rol. Njė pjesė e mirė qė luajnė nė kėtė film, pengjet nė autobus, nuk janė aktorė. Mė pėlqen t’i kombinoj aktorėt dhe jo-aktorėt.

Dhe aktorėt shqiptarė…
Janė dy aktorė shqiptarė Armand Dauti dhe Laert Vasili qė janė shumė tė njohur kėtu. Laerti ka ndidhmuar shumė pėr produksionin e filmit, me punėn nė Shqipėri, mė ndihmoi tė gjeja Rajmonda Bulkun dhe Ndriēim Xhepėn. Unė shkova nė Tiranė dhe po kėrkoja “njė nėnė” qė dukej si Ana Manjani, njė aktore me portretin si nė kinemanė e viteve 60. Takova edhe dy aktore tė tjera, shumė tė njohura tek ju. Ishin vėrtet tė mira, por unė zgjodha Rajmondėn. Mė pėlqyen sytė e saj sė tepėrmi. Ishte e mrekullueshme.
Ndėrsa Ēmimi, ishte njė djalė shumė tėrheqės, me tė mund tė punoje lehtė, me pėrvojė, gjakftohtė.

Pėrse bėni filma?


Bėj filma sepse ata janė edhe politikė. Filmat e mi janė politikė. Bėj filma pėr politikėn dhe pėr shoqėrinė greke.

Ju besoni tek kinemaja politike?

Absolutisht po. Eshtė mbi tė gjitha reflektim i shoqėrisė si nė njė pasqyrė. Filmat e mi mund tė jetė erotikė, histori dashurie, por fundi i tij ėshtė njė film politik, pėr Greqinė, ēfarė vendi po bėhet ajo. Me kinemanė ti mund tė fitosh mė shumė publik dhe tė krijosh njė debat publik. Filmi i parė nė Londėr ishte pėr seksualitetin tim. Njė film erotik-politik. Pra dua tė them se politika gjithmonė mbetet.

Si i vlerėsoni ngjarjet e fundit ndėrmjet Shqipėrisė e Greqisė. Pėrshembull me ē’ndodhi pas ndeshjes sė fundit tė futbollit, ndėrmjet Kombėtareve?

Nė tė vėrtetė janė skandaloze. Greqia kishte fituar kupėn e Evropės, Greqia nė BE etj…nejse. Po ecnim nėpėr Tiranė. Atmosfera ishte nė kulm. Mendoja se reagimi i turmės sė tifozėve pėr skuadrėn e tyre, ishte i pakėndshėm, gati barbar e primitiv. Por kėtu, nė Greqi ishte edhe mė barbar e primitiv. Fėmijė e tė rinj qė dilnin jashtė dhe festonin fitoren e skuadrės sė tyre. Ishin ndezur. Ashtu si 20 mijė grekė shkuan nė Lisbonė pėr skuadrėn e tyre, pėrse shqiptarėt nuk duhej tė festonin fitoren? Mendoj se ishte njė pogrom, i gjithi. Po, njė djal u vra, nė ishull dhe shumė, shumė tė tjerė u sulmuan dhe asgjė nuk na ėshtė thėnė, nuk ėshtė bėrė publike. Mė duket si njė spirale tjetėr e shovinizmit ndėrmjet Shqipėrisė e Greqisė i cili duhet ndaluar, por sė pari duhet ndėrtuar njė dialog i sinqertė ndėrmjet dy popujve tanė, jo nė nivelin e lidershipėve, ose shtetėror. Me fjalė tė tjera, Ballkani do tė jetė gjithmonė Ballkan. Kjo nuk ėshtė aq e mėrzitshme, por gjėrat duhen ndryshuar.

Kur do ta shohė publiku ynė filmin tuaj?

Do tė ishte e mrekullueshme tė shfaqej nė Shqipėri, por nė mos gaboj kinematė tuaja dominohen nga kinemaja amerikane. Nuk kam shumė shpresė. Por edhe kėtu nuk shpresoj ta shohin shumė shqiptarė. Shqiptarėt punojnė, shkojnė nė shtėpi, hanė, shohin televizor, zgjohen nė mėngjes dhe nuk shkojnė nė kinema. Unė e kuptoj kėtė, pasi vetė prindėrit e mi janė emigrantė nė Australi, dhe kurrė nuk kanė shkuar nė kinema, sepse kursenin paranė. Tė shkosh nė kinema kushton dhe ju nuk doni tė shpenzoni para. Besoj se ky ėshtė mentalitet i emigrantit. Por besoj se mund ta kenė kėtė mundėsi kur filmi tė dalė nė DVD dhe video.


__________________
Unė nuk jam i pari, por jam Nr.1 !kėte qė po e shkruaj e din edhe ti !!!

...sikur une te isha ti, me miliona here do i lutesha Zotit te jam une !!!

http://www.youtube.com/watch?v=HV5GQkDbKpM
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.