Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare!
Emri
Fjalėkalimi
Toleranca fetare! A jemi ne Shqipetarėt popull tolerant nė fe?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-11-11, 19:50   #1
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tėrrnava nuk flet per "dėbim tė radikalėve" ! Gėnjejn gazetat !!

Intervista e plote e Myftiut Naim TĖRRNAVES !



RADIO KOSOVA: Myfti, ju reaguat ashpėr kur deputetėt e Kuvendit tė Kosovės refuzuan ndryshimet nė Ligjin pėr Arsimin Parauniversitar, i cili do tė mundėsonte mėsimin fetar dhe bartjen e shamisė nė shkolla. Tash sikur keni heshtur. A ekziston ndonjė marrėveshje e fshehtė pėr kėtė ēėshtje apo thjesht po prisni derisa tė vijė momenti pėr ta riaktualizuar kėtė ēėshtje? Tė pėrmendim se, kėto ditė Qeveria procedoi nė Kuvend Projektligjin pėr liritė fetare, me kėtė rast a janė marrė pėr bazė aty kėrkesat e Bashkėsisė Islame tė Kosovės?

TĖRNAVA: Kėrkesa pėr zbatimin e lėndės fetare nė shkollat publike nė Kosovė, ėshtė njė kėrkesė e kamotshme e Bashkėsisė Islame, qė nga viti 1992, kur pėr herė tė parė kėrkesėn ia kishim dėrguar Presidentit tė ndjerė, Ibrahim Rugova. Atėherė na ėshtė thėnė se do tė shikohet mundėsia nė ditė mė tė mira dhe unė besoj se kėto ditė kanė ardhur, pasi Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe demokratik, nė zemėr tė Evropės. Andaj, kėrkesa e Bashkėsisė Islame ėshtė me vend dhe nė kohė tė duhur. Kjo kėrkesė synon qė tė gjithė fėmijėt tanė tė jenė tė njė niveli me njohuritė pėr fetė e tyre, me moshatarėt nė Evropė. Nė fakt, kanė mbetur vetėm Kosova dhe Shqipėria pa e zbatuar kėtė lėndė nė shkolla. Andaj, edhe ligjėrata ime pėr Bajram, nuk ka qenė e ashpėr, siē po thoni ju, por ka qenė njė ligjėratė e drejtė dhe nė kohė tė duhur. Parlamentarėt e Kosovės janė tė zgjedhurit e popullit dhe duhet t’i kenė parasysh kėrkesat qė dalin nga populli dhe zbatimi i lėndės fetare ėshtė kėrkesė e besimtarėve tė Kosovės. Atė ditė, nė Parlament, paksa me dashje dhe padashje, janė fyer ndjenjat e besimtarėve dhe ky ka qenė shkaku qė unė kam reaguar dhe do tė reagojė prapė, nėse e kėrkon nevoja. Nuk ėshtė se kemi heshtur, pasi kėrkesa ėshtė e vazhdueshme, ne presim qė institucionet tona tė vetėdijesohen dhe tė marrin kėtė vendim tė arsyeshėm e tė plotėsojnė edhe njė prej standardeve evropiane.

RADIO KOSOVA: A jeni duke lobuar pėr tė realizuar kėrkesat tuaja? A keni kontakte me partitė politike dhe ēfarė ju thonė ato?

TĖRNAVA: Unė me tė gjitha partitė politike kam kontaktuar; tė gjithėve u kemi kėrkuar, edhe Kryeministrit edhe Kryetarit tė Parlamentit, por ende asgjė nuk ėshtė ndėrmarrė. Ne presim qė nė njė tė ardhme tė afėrt tė ndėrmerret diēka. Edhe rasti pėr shamitė nė shkolla ėshtė njė kėrkesė e jona, qė nxėnėset me shami tė lejohen tė vijojnė mėsimin nėpėr shkolla. Kosova ėshtė vendi i vetėm nė Evropė ku nuk lejohet nxėnėsja me shami tė shkojė nė shkollė, dhe kjo besoj se ėshtė njė shkelje flagrante mbi tė drejtat elementare, tė garantuara me tė gjitha konventat ndėrkombėtare. Sot, t’ia mohosh tė drejtėn e shkollimit dikujt, pėr shkak tė njė shamie, ėshtė atak i drejtpėrdrejtė, dhe t’i hapėsh rrugėn humnerės, humbjes dhe injorancės, kėtė unė e konsideroj krim.

RADIO KOSOVA: Kur prisni tė ndodhė kjo dhe nėse prapė i''''u refuzohet njė kėrkesė e tillė, a keni ndonjė plan se si do tė veproni?

TĖRNAVA: Besoj qė Bashkėsia Islame e Kosovės do tė gjej mėnyrėn dhe mundėsinė qė nė bashkėpunim me institucionet tona, gjithherė, qė edhe lėnda fetare dhe shamia tė lejohen nė shkolla.

RADIO KOSOVA: A ju ėshtė premtuar se kjo do tė zgjidhet shpejt?

TĖRNAVA: Po, sigurisht se po. Nė atė kontekst, do tė shikohet mė vonė dhe kėsaj pune do t’i gjendet zgjidhja.

RADIO KOSOVA: Njė ēėshtje tjetėr qė ngjalli shumė debat ėshtė vendi ku tė ndėrtohet xhamia e madhe nė Prishtinė. Kėtė ide e kanė kundėrshtuar edhe pėrfaqėsues tė disa partive politike. A jeni marrė vesh me komunėn e Prishtinės, se ku do tė ndėrtohet xhamia, apo ende jo?

TĖRNAVA: Bashkėsia Islame ėshtė mbipartiake dhe ne, sigurisht, bashkėpunojmė me gjithė ata qė i prijnė institucioneve tė Kosovės dhe tė gjithė kanė kontribuar nė krijimin e njė infrastrukture tė re pėr Bashkėsinė Islame tė Kosovės. Prishtina ėshtė paksa mė e ndjeshme, pasi siē e shohim, ajo ėshtė mė e ngulfatur dhe unė e kuptoj se i mungon njė hapėsirė qendrės sė Prishtinės. Megjithatė, ne kemi kėrkuar nė vazhdimėsi, tash e 12 vjet, qė Prishtina duhet tė ketė njė xhami tė madhe mu nė qendėr tė saj dhe tri simbolet e feve autoktone tė korrespondojnė njėra me tjetrėn. Pasi ėshtė kisha ortodokse edhe katedralja, pra, aty e ka vendin edhe xhamia. Kuvendi Komunal i Prishtinės, pėr momentin, ka ndarė parcelėn te parkingu i Postės sė Re. Kėto ditė jemi duke biseduar dhe do tė shohim mundėsinė e ndėrtimit tė njė xhamie aty, por sigurisht, ne do tė kėrkojmė mundėsinė e ndėrtimit tė xhamisė afėr dy objekteve tė feve tė tjera, afėr Universitetit tė Prishtinės.

RADIO KOSOVA: Domethėnė, po kėrkoni ndėrtimin e dy xhamive nė qendėr tė Prishtinės?

TĖRNAVA: Prishtina ka nevojė edhe pėr shumė xhami, jo vetėm nė qendėr.

RADIO KOSOVA: Unė po pyes a po kėrkoni ndėrtimin e dy xhamive nė qendėr tė Prishtinės?

TĖRNAVA: Nuk ėshtė qendėr ajo atje te posta, nuk ėshtė bash qendėr.

RADIO KOSOVA: Pėr vendin te posta jeni marrė vesh qė tė ndėrtohet xhamia, nė ndėrkohė po kėrkoni edhe njė xhami afėr katedrales, apo?

TĖRNAVA: Dėgjo! Numri i xhamive qė ka Prishtina deri tash, ėshtė i vogėl. Kjo ėshtė bėrė kur Prishtina ka pasur 18 mijė banorė. As pėr sė afėrmi xhamitė qė janė nė Prishtinė nuk pėrmbushin kėrkesat e qytetarėve. I kemi gjithsej 6 mijė metra katrorė hapėsirė qė ėshtė tepėr pak. Ju po e shihni edhe vet ēfarė interesimi ka, nė veēanti nė faljen e namazit tė xhumasė. Nesėr, siē po shihet, do tė jetė ditė mė shi dhe ju si gazetar duhet tė dilni dhe tė shikoni xhematin se ku po falet, nė baltė ose nė diellin kėrcėllues, nė 37 gradė. Askush nuk po kėrkon asgjė, pse kjo kėtu e pse ajo atje, por vetėm pėr shkakun se ėshtė nevojė e besimtarėve. Sepse ka interesim mė tė madh pėr fe, nga rinia ka kėrkesa tė vazhdueshme pėr hapėsirė mė tė madhe pėr falje tė namazit tė xhumasė. Ja, nė Prishtinė, janė ndėrtuar disa xhami por kemi lagje qė nuk ka, si p.sh., Pejtoni, Lakėrishta, Ulpiana, Arbėria etj.

RADIO KOSOVA: Ta sqarojmė edhe njėherė, Myfti! Jeni pajtuar tashmė me Kuvendin Komunal qė xhamia e madhe tė ndėrtohet afėr postės, apo jo?

TĖRNAVA: Ai vend na pėrshtatet pėr ndėrtimin e xhamisė.

RADIO KOSOVA: Por do tė kėrkoni edhe njė tjetėr nė qendėr?

TĖRNAVA: Jo vetėm edhe njė, por edhe shumė tė tjera.

RADIO KOSOVA: E pėrmende interesimin e rinisė pėr fenė, nė ndėrkohė po debatohet mjaft pėr Islamin tradicional dhe rryma tjera tė tij qė po depėrtojnė, jo vetėm nė Kosovė, por edhe ne vende tjera tė botės. Ēfarė po bėni ju si Bashkėsi Islame qė kjo rini tė pėrcjell traditėn e Islamit qė kemi trashėguar?

TĖRNAVA: Ėshtė e mirė se i madhi Zot kur iu drejtua njerėzimit mbarė, fjalėn e parė e tha: lexo! Andaj, i tha lexo, studio, mėso! Prandaj, absolutisht, nuk ėshtė mirė tė gjykohen gjėrat pa i ditur fare. Sepse kėtu po na vije se paska Islam tradicional dhe jotradicional. Islami ėshtė njė- dhe ėshtė kėshtu prej Ademit a.s., deri te Muhamedi a.s,-ėshtė njė Islam. Kurani ėshtė njė, porositė janė njė. Ta kemi parasysh, se p.sh., kur shkojmė te mjeku dhe ai na shkruan barėrat ne nuk guxojmė t’i konsumojmė nė masė tė madhe, pasi na dėmtojnė. Por duhet t’i konsumojmė aq sa ėshtė e nevojshme. Pėr atė Islami ėshtė mesatar dhe e do mesin, nuk do tejkalime.

RADIO KOSOVA: A po mbahet ky mes nė Kosovė?

TĖRNAVA: Kosova ėshtė shtet i ri. Kosova ka probleme tė mėdha. Pra, nuk ėshtė problem, absolutisht, Islami nė Kosovė, pasi ekzistojnė probleme tjera. Ndėrsa ne, si Bashkėsi Islame, jemi ata tė cilėt kemi luftuar dhe luftojmė qė ta ruajmė mesin, sepse ėshtė parim kuranor qė tė jemi mesatarė, gjithnjė. Nė fenė islame nuk ka vend as radikalizmi, as fundamentalizmi dhe as terrorizmi. Kėto janė tri gjėra qė janė armiku mė i madh i Islamit. Ne si prijatarė tė fesė islame i kemi luftuar dhe i luftojmė, sepse na urdhėron Zoti dhe thėniet e Muhamedit a.s., dhe e kemi pėr obligim ta ruajmė vendin tonė prej ēdo tė keqeje qė i kanoset. Askush nuk ka tė drejtė ta donė Kosovėn mė shumė se unė se ti, apo se tjetri.

RADIO KOSOVA: Ēfarė duhet tė dinė besimtarėt mysliman nė Kosovė, nė mėnyrė qė tė mos bien pre e ekstremistėve?

TĖRNAVA: Fatkeqėsisht edhe sot nė Kosovė ende hyjnė njerėz pa kurrfarė kriteri, hyjnė persona tė paftuar, hyjnė persona dhe individė, tė cilėt nuk ia duan tė mirėn Kosovės. Ata nuk janė zyrtarė dhe mysafirė tė Bashkėsisė Islame. Ata po mundohen qė njė pjesė, nė veēanti rininė, ta indoktrinojnė. Pėr kėtė duhet tė jemi shumė syēelė. Ministria e Punėve tė Brendshme, EULEX-i dhe Qeveria nė pėrgjithėsi, duhet t’i kontrollojnė kush janė ata njerėz. Unė nuk mund t’i kontrolloj kufijtė e Kosovės, pasi nuk ėshtė punė e imja, por dua tė deklarojė botėrisht se ata individė qė kanė ardhur nė Kosovė nuk kanė ardhur me ftesėn e Bashkėsisė Islame. Bashkėsia Islame ka programin e vet dhe e di rrugėn tė cilėn duhet ndjekur. Ne i porosisim tė gjithė xhematlinjtė tanė, tė gjithė vėllezėrit dhe motrat tona, qė tė mos bien pre e asnjė interesi tė ngushtė, pavarėsisht nga vije ai. Pasi nuk ka radikalizėm vetėm nė fenė islame por edhe nė fetė tjera, dhe ato janė prezente nė Kosovė. Megjithatė, unė nuk shoh rrezik pėr ardhmėrinė, mirėpo duhet qė institucionet e Kosovės, nė bashkėpunim me ne, tė punojnė dhe t’i ēojnė nė vend porositė fetare, ta ruajmė mesin, por jo duke i luftuar ndjenjat fetare.

RADIO KOSOVA: E pėrmenda Islamin tradicional sepse disa hoxhallarė kanė thėnė se janė sulmuar fizikisht nga njerėz qė kanė devijuar nga Islami tradicional. Ēfarė ėshtė duke ndodhur? A duhet tė ndjejnė frikė hoxhallarėt?

TĖRNAVA: Ne i kemi gjykuar tė gjitha ato raste. E kemi ftuar dhe e ftojmė Policinė e Kosovės qė sa mė shpejt qė ėshtė e mundshme, kėto raste tė zbulohen, sepse ėshtė vėrtet ligėshti dhe punė joburrėrore tė sulmohet imami ose hoxha. Kjo ėshtė pėr ēdo kritikė dhe ēdo gjykim, ne dėshirojmė qė kėta njerėz tė marrin dėnimin e merituar. E pėrmende edhe rrezikun apo? a shihni rrezik ? (...)

RADIO KOSOVA: Po sepse kur pėrdoret dhuna atėherė rreziku ėshtė i pashmangshėm.

TĖRNAVA: Ėshtė shumė e vėrtetė. Njė rast ėshtė i tepėrt, e neve na kanė ndodhur disa. Mirėpo, duhet tė shikojmė edhe aspektin tjetėr. Ne jemi nė rrezik, tė gjithė, por mos tė harrojmė se ne kemi edhe mijėra vėllavrasje, 600 raste tė vetėvrasjeve dhe qindra raste kur tė rinjtė po e mbysin veten me substanca narkotike. Pra, jemi tė rrezikuar tė gjithė dhe nuk po i kushtojmė rėndėsi kėsaj pune fare.

RADIO KOSOVA: Por, imazhin e Kosovės e dėmtojnė mė shumė rastet e sulmeve ndaj hoxhallarėve.

TĖRNAVA: Nuk ėshtė kėshtu. Mė shumė e dėmtojnė rastet qė i pėrmenda sesa dy ose tri raste qė kanė tė bėjnė me Islamin. Ne, qytetarėt e Kosovės, duhet tė japim kontributin tonė nė ēdo fushė. Dhuna ėshtė e papranueshme pėr Bashkėsinė Islame, dhuna ėshtė e papranueshme pėr Kuranin dhe dhuna ėshtė e papranueshme pėr porosinė hyjnore tė pastėr qė ka Islami. Vetė fjala Islam d.m.th., Paqe. Islami dhuron veē paqe dhe ėshtė kundėr dhunės, terrorizmit, radikalizmit.

RADIO KOSOVA: Njė pyetje pėr fund. Cili duhet tė jetė pozicioni i shtetit tė Kosovės karshi vendeve islamike dhe atyre perėndimore? A duhet edhe nė kėtė drejtim tė mbajmė mesin?

TĖRNAVA: Mendoj qė shteti i Kosovės ėshtė duke e mbajtur njė balancė tė mirė me shtetet islame dhe ato jo islame dhe kėshtu duhet tė vazhdojė, sepse ne duhet tė jemi miq me tėrė botėn. Nuk duhet qė me njė pjesė tė botės tė armiqėsohemi dhe me tjerėt tė jemi miq. Kjo nuk ka logjikė. Pra, unė mendoj se po udhėhiqet njė politikė e menēur edhe me botėn islame. Sigurisht qė duke pėrjashtuar ndonjė shtet tė mundshėm qė nuk ka raporte tė mira me SHBA-nė dhe BE-nė, gjė qė reflektohet edhe nė politikėn tonė tė pėrditshme.

Intervistoi: Kestrin Kumnova




http://rtklive.com/?cid=1&newsId=54198&mfN3(21oI9i09r5q^*0182S0m1m*tf F0ZcDjA781RQ#3Gmm3x7&eU3^H3_peCd5zcQAmdzdc~I701d3i ecmnd!d#m@12-g!1t75P&0


__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.