Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-06-05, 20:26   #1
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Atentati i Avni Rustemit ne Paris

(Ky artikull eshte marre nga gazeta "Shekulli")

***

Vrasja e Esat pashės para hotelit “Continental”.


Prolog

Paris, 13 qershor i vitit 1920 …

Para hotelit “Kontinental” nė rrugėn “Kastilone”, njė djalosh nxjerr revolverin qė mbante nėn xhaketė dhe me dy tė shtėna rrėzon pėrtokė atė qė ndodhej pėrballė tij. Orvatet tė qėllojė pėrsėri, por revolveri nuk i shkrep. Atėherė e flak atė mbi viktimėn e qėndron pa lėvizur pranė tij. Kalimtarėt mbeten tė llahtarisur, duke u pėrpjekur t’ia mbathin a tė fshihen pas kolonave tė hyrjes sė hotelit. Por disa syresh, kur shohin djaloshin tė vetėēarmatosur, i sulen dhe e qėllojnė si tė munden duke britur: ”Kriminel, vrasės!...”. ”Nuk jam kriminel, - shpjegon djaloshi.- Jam student shqiptar. E vrava atė sepse lexova nė ballin e tij mizoritė qė ai ka kryer nė Shqipėri”. Vrasėsi ishte Avni Rustemi, kurse i vrari Esat pashė Toptani.


Esat Pasha

Esat pasha ndodhej prej dy vjetėsh nė Paris, vėrtet i mbrojtur nga qeveria franceze, por, nė dukje, pa rrezikshmėri ndaj vendit tonė qė tashmė kishte njė qeveri tė veten, tė dalė nga Kongresi i Lushnjės. Por ende ndihej rreziku i ricopėtimit tė Shqipėrisė. Dhe ky rrezik vinte jo vetėm nga Konferenca e Paqes qė po mbahej prej dy vjetėsh nė Versajė, por pėr fat tė keq, edhe nga “delegacione” tė tilla si delegacioni i qeverisė se Durrėsit, madje edhe i princit tė Mirditės qė pretendonin se pėrfaqėsonin Shqipėrinė. Atyre u shtohej edhe delegacioni qė kryesohej nga Esat pashė Toptani, i pėrbėrė vetėm nga njė ministėr, ai i Punėve tė Jashtme. Qė nė muajt e parė tė vitit 1920 ky delegacion nisi t’i kundėrvihej delegacionit tė kryesuar nga Mehmet Konica, i cili pėrfaqėsonte qeverinė e ligjshme tė Tiranės, me kryeministėr Sulejman Delvinėn.

Pas Esat pashės qėndronte Franca, e cila e ēmonte atė pėr ndihmesėn qė ai kishte dhėnė me 600 ushtarė qė ishin bashkėrenditur nė Frontin e Lindjes me qendėr nė Selanik, ku ushtria franceze, aleate e Antantės, sė bashku me Anglinė dhe Italinė luftonte kundėr forcave austro-hungareze dhe aleatėve tė saj qė pėrbėnin Bllokun Qendror. Dhe nė fakt, qė nga fillimi i punimeve tė Konferencės sė Versajės e deri nė mars tė vitit 1920, atje u hartuan disa projekte pėr Shqipėrinė. ”Nė to u parashikua copėtimi i shtetit shqiptar dhe zhdukja e tij nga harta politike e Evropės si shtet i pavarur dhe sovran”, (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, faqe 505). Esat pashė Toptani nuk ishte kundėr pretendimeve qė po tė realizoheshin, do tė shėnonin gjymtimin e mėtejshėm tė trojeve shqiptare. Pėr tė, sė fundi, ishte e mjaftueshme edhe sikur tė kishte nėn sundimin e tij vetėm Shqipėrinė e Mesme. Ky konsiderohet si kulmi i tradhtisė sė pashait qė e kishte nisur kėtė rrugė menjėherė pas shpalljes sė Pavarėsisė. Nė janar tė vitit 1913 ai kishte vrarė Hasan Riza pashėn, komandantin turk tė garnizonit tė Shkodrės qė tė bėhej kėshtu vetė komandant, por jo pėr tė mbrojtur kėtė qytet, por pėr pėr t’ia dorėzuar kral Nikollės. Mė pas, nė marrėveshje antikombėtare me shtetet fqinje ngriti nė Shqipėrinė e Mesme “Pleqėsinė”, pushtet qė bėri ē’ishte e mundur qė tė pengonte veprimtarinė e qeverisė kombėtare tė Ismail Qemalit nė Vlorė. Mė 1914, si ministėr i Luftės dhe i Punėve tė Brendshme tė qeverisė sė Princ Vidit, pengoi me tė gjitha mėnyrat qendresėn e popullore pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė Jugut nga sulmet greke. Njė vit mė pas, mė 1915 nėnshkroi njė marrėveshje me qeverinė serbe qė dėmtonte pavarėsinė politike dhe tokėsore shqiptare. Dhe ja tani, duke pretenduar se ishte kryeministėr i shtetit shqiptar, ndodhej nė Paris pėr tė vazhduar rrugėn e njė tradhtari.
Madje paraqiste edhe njė memorandum ku shpjegonte arsyet se pėrse e meritonte kėtė ofiq tė lartė. Kam pasur rast ta lexoj kėtė memorandum, njė kopje e tė cilit ndodhet nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė, shkruar mė frėngjisht, gjuhė tė cilėn ai e flistė ēalė-ēalė e natyrisht qė nuk dinte kurrsesi ta shkruante. Sipas tij, me tė filluar Lufta e Madhe, (kėshtu quhej atėherė Lufta e Parė Botėrore), duke qenė aleat i Serbisė, ai u bashkua me Antantėn kundėr Austro-Hungarisė dhe Gjermanisė. Kur Turqia u fut nė luftė pėr krah Gjermanisė dhe Austro-Hungarisė, u dėnua prej saj me vdekje nė mungesė. Mė tutje, gjatė Luftės sė Madhe u shtrėngua tė largohej nga Shqipėria sė bashku me qeverinė dhe u vendos sė pari, nė Korfuz e pastaj nė Selanik, i shoqėruar nga 600 ushtarė besnikė qė u reshtuan me urdhėr tė ministrit tė Luftės tė Francės krahas forcave franceze nė Frontin e Lindjes. Atje, pėr merita tė veēanta, kryekomandanti i forcave franceze, gjenerali Sarraj e dekoroi me yllin e Legjonit tė Nderit. Lufta tani ka mbaruar. Forcat e Antantės janė fituese ndaj forcave tė Bllokut Qendror. Shqipėria radhitet me shtetet fituese e si pasojė, edhe ai, si aleat e Antantės, ka tė drejtė tė jetė kryetar i qeverisė shqiptare...


Vendimi pėr vrasjen e Esat pashės, ende enigmė.

Po kush e mori vendimin pėr tė vrarė Esat pashėn e kush e caktoi Avniun pėr tė kryer kėtė akt tė lartė mėmėdhetar? Kanė kaluar 85 vjet nga dita e atentatit dhe ende nuk ėshtė zbuluar ndonjė dokument qė tė hedhė dritė mbi kėtė vendim. Vite mė parė qarkullonte fjala se Avniut iu caktua kjo detyrė pas njė shorti… Po kush ishin kandidatėt e tjerė tė mundshėm pėr tė kryer kėtė atentat? Ku u mblodhėn ata? Kush i mblodhi? Dhe nė qoftė se ėshtė zhvilluar njė mbledhje e tillė, a ka pasur dijeni pėr tė qeveria e Tiranės, me fjalė tė tjera, kryeministri Sulejman Delvina, ministri i Jashtėm, Mehmet Konica, qė aso kohe kryesonte delegacionin tonė nė Konferencėn e Paqes nė Versajė? Tė gjitha kėto hamendėsime janė tė mundshme. Qeveria e Tiranės, edhe sikur tė mos kishte propozuar qė tė kryhej ky atentat, duhej ta kishte miratuar nė heshtje qė ai tė bėhėj, kur rrezikohej fati i Shqipėrisė. Por rėndėsi ka vetėm fakti se me miratimin ose jo tė qeverisė sė Tiranės, atdhetarėt shqiptarė kishin vendosur qė Esat pasha tė vritej me ēdo kusht. Dhe pėr kėtė qėllim caktohej ose vetėcaktohej Avni Rustemi.


__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.