Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare!
Emri
Fjalėkalimi
Toleranca fetare! A jemi ne Shqipetarėt popull tolerant nė fe?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 04-07-11, 15:30   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

Shkruan: Leon Duhanaj



Besimi fetarė, ėshtė njė e drejtė e pa kontestueshme, njėra ndėr tė drejtat themeltare njerėzore, e si tė tilla janė tė njohura ndėrkombėtarisht, tė paktėn nė boten demokratike. Kjo ėshtė njė nga themelet e shteteve moderne dhe kujtoj qė kėshtu duhet edhe tė vazhdoj. Mirėpo, nė qoftė se besimi fetar i kalon kufijtė e sė lejuarės, apo nė qoftė se prijėsit fetar i mobilizojnė masat duke thirr nė urrejtje dhe duke mbjell hasmėri ndėr-vėllazėrore siē jemi ne shqiptarėt, atėherė kjo nuk mund tė quhet mė lutje e mirėfilltė ndaj Zotit dhe ėshtė njėkohėsisht manipulim i rrezikshėm me masa, i cili shumė shpejt mund tė eskaloj, gjė qė mund tė prodhoj dhunė.

Tė gjitha fetė monoteiste besojnė qė ėshtė vetėm njė zot. Gara nė mes besimesh bėhet nė atė mėnyrė, se cila i shėrben Zotit mė mirė, mė direkt dhe nė mėnyrėn e duhur. Parimisht tė gjitha fetė, tė paktėn nė mėnyrė publike thėrrasin pėr paqe dhe tolerancė fetare. Asnjėra nga to nuk ishte dashur tė propagandoj ndarje dhe hasmėri ndėrvėllazėrore. E kjo mė sė paku na duhet ne si komb, qė jemi tė ndarė nė shumė besime. Feja ėshtė njė rit, i cili do duhej ushtruar, nė mėnyrė qė nėse i lutemi Zotit pėr diēka, atėherė vėrtet ta bėjmė nė atė mėnyrė qė Atij ti pėlqej, dhe tė tregoj mėshirėn e vet ndaj atij, asaj apo atyre tė cilėt i drejtohen. Unė tė paktėn nuk besoj se Zoti i thirr njerėzit t’i luten pėr teke dhe inate qė kanė ndaj tė tjerėve.

Intensifikimi i ekstremizmit fetarė islam nė hapėsirat shqiptare gjegjėsisht nė Kosovė, po bėhet gjithnjė me radikal dhe me i pa kontrollueshėm. Si rezultat i investimeve tė shumta tė shumė organizatave Aziatike, sidomos pas pėrfundimit tė Luftės nė Kosovė, tashme po i jep frytet e veta tė turpshme, ekstremiste, fundamentaliste dhe me prirje armiqėsore dhe anti-kombėtare. Falja nėpėr rrugė dhe vende publike ėshtė njė proces i cili ka filluar qėmoti, por kohėve tė fundit e sidomos falja masive qė ndodhi tė Premten, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, nė afėrsi tė Parlamentit, ėshtė njė gjest qė nuk do koment. Pėr tė gjithė ata qė mendojnė sado pak mirė pėr kėtė vend dhe pėr shqiptari, ky ishte njė demonstrim jo fetar, por politik. Ishte njė mesazh i cili do duhej marrė shumė, shumė seriozisht.

Nėse ka diēka qė ėshtė ndėrtuar vėrtet nė ēdo vend dhe nga ēdo kush, shumė herė edhe pa asnjė kriter dhe pa nevojė, atėherė ato janė Xhamitė. Qė nga pėrfundimi i Luftės nė Kosovė janė ndėrtuar me qindra Xhami. Unė nuk jam ai qe mėtoj ta vlerėsoj se a i duhen vendit si tė tilla dhe nė aq sasi, mua as nuk me bėn pėrshtypje fare ajo punė, sa janė dhe edhe sa duhet. Tek e fundit, ne tashmė jemi tė lirė dhe nėse qytetarėt mendojnė qė kanė nevojė le t’i ndėrtojnė. Por mua vėrtet me intereson dhe me pengon shumė mėnyra e artikulimit tė kėrkesave tė BIK-ut dhe njė numri tė komunitetit islam kėtu nė Kosovė pėrsa i pėrket ushtrimit tė fesė. Nuk mund tė jetė mėnyrė tolerante, dhe s’mund as Zotit t’i pėlqej nėse njė komunitet kėrkon diēka , jo pėr nevoja, por pėr inate tė tjetrit. Nuk besoj qė ka Zot qė thotė lutu tek unė pėr inat tė atij. Kėrkesat e disa besimtarėve tė besimit islam pėr ndėrtimin e ndonjė xhamie vetėm e vetėm pse tash na qenka ndėrtuar Katedralja nė Prishtinė dhe se katolikėt na qenkan shumė pak, dhe se ata nuk paskan nevojė fare, janė vėrtet jo reale, jo tė ndershme, jo njerėzore dhe jo kombėtare.

Nuk ka kisha as xhami qė ka kapacitet t’i zėnė tė gjithė besimtarėt, qofshin ata myslimanė, katolikė, protestantė, ortodoksė apo tė tjerė, nė qoftė se ata mblidhen tė gjithė nė njė vend. Prandaj mėnyra e demonstruar nga besimtarėt islam qė nuk na zė xhamia dhe tash po i lėmė tė gjitha xhamitė thatė dhe po dalim nė rrugė tė falemi, si shenjė proteste ndaj ndėrtimit tė katedrales, vėrtet nuk ėshtė korrekte, nė asnjė mėnyrė. Sidomos kur bėhet fjalė pėr njė katedrale e cila ėshtė ndėrtuan pėr nderė dhe lavd tė bijės sė kombit tonė, njė bije shqiptare, njė humaniste tė pashoqe pėr njerėzimin, pėr tė cilėn jemi krenar para gjithė botes. Ajo ishte vėrtet njė person shembull pėr njerėzimin se si duhet njė njeri tė jetojė, se si duhet t’i ngjaj Zotit. Duke dashur te afėrmin nė emėr tė Zotit, pa dallim feje, race, kombi apo ēfarėdo qofshin ato.

Njė tjetėr shqetėsim i madh, e qė burimin e ka tė njėjti ėshtė edhe peticioni i organizuar nė Pejė, kundėr vendosjes sė shtatores se Nėnės Terezė, nė vendin nė tė cilin unanimisht e votuan tė pėrzgjedhurit e popullit, nė bazė tė votės sė lirė dhe demokratike. Sė pari duhet shtruar pyetja a duhet qė vendimet t’i merr kuvendi komunal qė ėshtė i pėrberė nga pėrfaqėsuesit legjitim tė popullit? Apo ēdo kush qė ka ndonjė pretendim ose ndonjė fobi ndaj diēkaje ka tė drejt tė organizoj dhe bllokoj ato vendime. Nė gjithė kėtė ēoroditje, shtrohet njė pyetje e madhe. Po e parashtroj vetėm pėr tė gjithė tė interesuarit. Ku ishin kėta kundėrshtar tė mėdhenj tė figurės sė Nėnė Terezės gjatė viteve tė 90-ta? Kur para dyerve tė shoqatave pritej nė rėnd pėr ushqim dhe veshmbathje. Ku ishin ata “patriotė shqiptarė” qė atėherė nuk u deklaruan kundėr kėsaj figure, e cila u bė sinonim i lirisė sonė? Ku ishin “patriotėt shqiptarė”, kur nga kisha e Shėn Ndout nė Prishtinė, fillonin pothuaj tė gjitha aktivitetet kombėtare pėr liri?

Ku ishin ata tė cilėt tani po dalin dhe po lobojnė qė ne nuk qenkemi shqiptar, por se po dashka ta ndėrtojmė njė komb tė ri Kosovar, i cili nuk ka flamur te Kastriotit, sepse ai nuk na pėrket neve, i cili nuk ka tė kaluar, por fillon nga e tashmja. Nė tė cilin nuk kanė vend as Nėnė Tereza as ata qe i ngjajnė asaj. A ėshtė ky ndoshta qėllimi pėrfundimtar i kombit tė ri tė pretenduar? I cili mė se paku mund t’i ngjaj Shqipėrisė, e mė se shumti Bosnjės. Kėto dhe shumė pyetje tė tjera do duhej secili Shqiptar t’ia parashtroj vetės. Ta pyes secili veten se kush jam unė? Nga jam? Ku gjendem? Dhe ku dua tė shkoj?

Njė gjė jam i sigurt se shqiptaria do rrojė edhe pa mua edhe pa disa “shqiptarė” tė cilėt mund vetėm ta pengojnė nė rrugėtimin e vetė, ashtu siē e kanė penguar shekuj me radhė, por assesi ta ndalin. Dhe pėr t’i dhėnė vulė gjithė kėsaj, del Adem Demaē dhe vjell vrer kundėr Papės dhe Vatikanit, duke harruar se ishte pikėrisht Vatikani dhe Papa Gjon Pali i II, vendi qė i ēeli dyert sė pari Kosovės. Shpikjet e ulėta ndaj Papės dhe krahasimi nė njė kontekst krejtėsisht absurd dhe tė marrė, me Gadafin, janė sinjale tepėr shqetėsuese pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj. Nė kėto ditė tė nxehta, duket se feja ėshtė bė njė temė me pėrmasa tė rrezikshme. Nėse shteti nuk ndėrmerr masa preventive, qė tė parandaloj kėtė fushatė, atėherė shteti ynė vėrtetė po futet nė njė qorrsokak.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.