Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-06-11, 14:22   #1
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

KOMENTIMI I SURES ET-TEUBE

Me lejen e Allahut, tė fillojmė me
komentimin e sures Teube, pėr shkak tė rėndėsisė
sė madhe qė ka dhe pėr shkak se rreh tematika
shumė me rėndėsi. Kjo, me siguri, do tė na marrė kohė mė shumė, sepse ėshtė ndėr suret e gjata nė
Kuran, ndaj kėrkojmė qė tė jeni nė pėrcjellje tė
komentimit tė ajeteve tė kėsaj sureje. Surja Teube ėshtė sure medinase dhe pėrmban
gjithsej 129 ajete. Kjo sure ėshtė njė ndėr suret e fundit qė i ka zbritur
tė Dėrguarit tė Allahut. Ndėrsa nė disa transmetime
thuhet qė ėshtė surja e fundit qė i ka zbritur tė
Dėrguarit tė Allahut.[1] Kjo sure pėrfshin dispozita pėrfundimtare nė lidhjet
mes umetit musliman dhe umeteve tė tjera mbi
tokė. Kjo sure pėrfshin, gjithashtu, seleksionimin e
shoqėrisė muslimane. Po ashtu, tregon edhe
gjendjen e ēdo pale tė kėsaj shoqėrie. Nė bazė tė tematikave qė pėrmban kjo sure dhe nė
bazė tė transmetimeve qė tregojnė pėr shkakun e
zbritjes, na bėhet e qartė se kjo sure ka zbritur nė
vitin e 9 hixhrij dhe nuk ka zbritur e tėra pėr njė
moment. Edhe pse nuk kemi njohuri rreth kohės sė
saktė tė zbritjes sė pjesėve tė kėsaj sureje gjatė vitit tė 9-tė, kemi mundėsi tė vėrtetojmė se zbritja e
kėsaj sureje ka kaluar nėpėr tri etapa. Etapa e parė ishte para betejės sė Tebukut nė
muajin Rexheb tė kėtij viti. Etapa e dytė ishte gjatė kohės sė pėrgatitjes pėr
kėtė betejė dhe gjatė betejės. Etapa e tretė ishte pas kthimit nga beteja. Ndėrsa fillimi i kėsaj sure duke filluar prej ajetit tė
parė e deri nė ajetin 28 ka zbritur nė fund tė viti tė 9
hixhrij, pak para kohės sė haxhit, nė muajin
dhulkade apo muajin dhulhixhe. Emrat e kėsaj sureje Transmetohet nga Seid b. Xhubejr, i cili thotė e kam
pyetur Abdullah b. Abasin pėr kėtė sure dhe tha:
“Ajo ėshtė El Fadiha (e cila i ka zbuluar kurthet e hipokritėve) ende vazhdonin tė zbrisnin ajetet “disa prej tyre”, “disa prej tyre” nė kėtė sure sa qė u frikėsuam qė nuk do tė lejė askėnd pa e
pėrmendur.” Po ashtu ėshtė quajtur “Suretul Buhuth” surja e cila kėrkon dhe zbulojė fshehtėsitė e hipokritėve. Kjo sure ėshtė e vetmja nė Kuran e cila nuk fillon me
bismilah. Mendimet e dijetarėve se pse nuk fillon me bismilah
kjo sure janė tė ndryshme: Bismilahi ėshtė mėshirė dhe sigurim, ndėrsa surja
Teube tregon luftėn ndaj jobesimtarėve dhe zbulon
dredhitė e hipokritėve dhe nė tė nuk ka siguri ndaj
jobesimtarėve, tė cilėt e kanė shkelur premtimin
dhe marrėveshjen e tyre. Pėr kėtė arsye nuk ka
filluar me bismilah. Kjo thėnie ėshtė transmetuar nga Aliu dhe Sufjan b. Ujejne. Ka qenė traditė e arabėve kur kanė qenė nė
injorancėn e tyre se nėse kanė pas ndonjė
marrėveshje me ndonjė popull dhe kanė dėshiruar
ta prishin atė marrėveshje, i kanė shkruar letėr
mirėpo nuk e kanė filluar me bismilah. Kur zbriti kjo
sure, e cila i anulon marrėveshjet mes tė Dėrguarit tė Allahut dhe jobesimtarėve, i Dėrguari i Allahut e
dėrgoi Ali b. Ebu Talib qė ta lexojė para
mushrikėve, nė kohėn e Haxhit, dhe nuk e ka
filluar me bismilah, duke pasur parasysh traditėn e
arabėve nė kėtė. Sahabėt kanė rėnė nė mospajtim se a ėshtė surja
Teube dhe ajo Enfal njė sure e vetme apo janė tė
ndara? Disa prej tyre thanė se ėshtė njė sure,
ndėrsa disa tė tjerė thanė se janė dy sure dhe nė
kėtė mėnyrė me lėnien e bismilahit u pajtuan dy
palėt. Lanė nė mes tė kėtyre dy sureve njė hapėsirė dhe me kėtė u pėlqyen ata tė cilat thanė se kėto
janė dy sure tė ndara, ndėrsa e lanė bismilahin, ku
kėtė e pėlqyen ata qė thoshin se ajo ėshtė njė sure. Sureja Teube ka qenė e gjatė gati sa surja Bekare
pastaj ėshtė deroguar njė pjesė nė fillim tė saj dhe
me tė pastaj ka rėnė edhe bismilahi. Kėtė mendim e
transmeton Ibėn Vehbi, Ibnul Kasim, Ibnu Abdul
Hakem nga Maliku, sikur qė e ka pėrmendur imam
Kurtubi. Ka thėnė Kurtubi: “E vėrteta se pse bismilahi nuk ėshtė shkruar nė kėtė sure ėshtė sepse Xhibrili
ashtu ia ka zbritur tė Dėrguarit tė Allahut, pa
bismilah”. Muhamed Emin Shenkiti, autori i librit “Advaul bejan fi idahil Kuran bil Kuran ” ka thėnė: “E vėrteta rreth rėnies sė bismilahit nė kėtė sure, ėshtė ajo qė ia ka
thėnė Uthmani Abdullah b. Abasit. Kėtė tregim e
shėnon Nesaiu, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Imam
Ahmedi, Ibėn Hibani nė “Sahihun” e tij, Hakimi nė “Mustedrekun ” e tij dhe thotė se zinxhiri i kėsaj ėshtė i vėrtetė. Ibėn Abasi thotė se i ka thėnė
Uthmanit: “Ēka ju shtyu qė ta vendosni suren Teube pas sures Enfal dhe qė mos tė shkruani nė tė
bismilahin?” Uthmani tha: “Kur tė Dėrguarit tė Allahu i zbriste diēka i thėrriste disa nga ata qė
shkruanin shpalljen dhe u thoshte: ‘Vendosni kėto nė suren nė tė cilėn ka kėshtu e kėshtu. ’ I zbrisnin atij ajete dhe u thoshte: ‘Vendosni kėto ajete nė suren nė tė cilėn pėrmendet kėshtu e kėshtu. ’ Surja Enfal ishte prej tė parave qė ka zbritur nė Medine,
ndėrsa Teube prej tė fundit qė ka zbritur prej
Kuranit. Tregimi i kėsaj sureje ishte i ngjashėm me
tregimin e sures Enfal. Vdiq i dėrguari i Allahut dhe
nuk na sqaroi ne se a ėshtė surja Teube prej sures
Enfal apo ėshtė e ndarė dhe mendova se ajo ėshtė prej saj. Pėr kėtė kam bashkuar mes atyre dyjave
dhe nuk e kam shkruar nė mes tyre rreshtin e
bismilahit”. Dy vėrejtje : 1. Prej hadithit qė pėrmendėm, merret se renditja a
ajeteve nė Kuran ėshtė bėrė nga ana e Pejgamberit
(teukifije), sikur qė shihet nga ky hadith se edhe
suret janė renditur nga ana e tė Dėrguarit tė Allahut,
pėrveē kėsaj sureje. 2. Ka thėnė Ebu Bekr b. el Arabij el Maliki (Allahu e
mėhsiroftė!): “Ky hadith ėshtė argument pėr pėrdorimin e kijasit (analogjisė) nė fe. A nuk e sheh
se si Uthmani dhe sahabėt e tjerė e pėrdorėn kijasin
nė mungesė tė tekstit. Ata e panė se surja Teube
ėshtė e ngjashme nė tematikė me Suren Enfal dhe
pėr kėtė sollėn menjėherė pas sures Enfal suren
Teube”. Nėse ėshtė fut kijasi nė renditjen e kėsaj sureje, atėherė ēka ta merr mendja pėr dispozitat e
tjera tė fesė? Tematikat qė pėrmban kjo sure nė pėrgjithėsi Para se tė futemi nė komentimin e ajeteve tė kėsaj
sure, dėshirojmė t’i japim njė pasqyrė tė pėrgjithshme kėsaj sureje se cilat janė tematikat tė
cilat i rreh kjo sure nė pėrgjithėsi. Pjesa e parė e kėsaj sureje, duke filluar prej ajetit tė
parė e deri te ajeti i 28, definon lidhjet mes
muslimanve dhe jobesimtarėve, nė pėrgjithėsi nė
gadishullin arab. Ja disa prej shembujve tė kėsaj
pjese. Allahu thotė: “Denoncim nga Allahu dhe i dėrguari i Tij ndaj idhujtarėve me tė cilėt ju patėt
lidhur kontratė (kumtesė pėr shkėputjen e
marrėveshjes). Pra, ju (idhujtarė) qarkulloni nėpėr tokė (lirisht)
katėr muaj, e dijeni se fuqinė e Allahut nuk mund ta
bėni tė paaftė dhe se Allahu mposhtė mohuesit. Dhe (ky ėshtė) njė kumtim nga Allahu dhe i
dėrguari i Tij, drejtuar gjithė njerėzve nė ditėn e
haxhit tė madh, se Allahu ėshtė tėrhequr prej
(marrėveshjes sė) idhujtarėve, e njėkohėsisht edhe
i dėrguari i Tij. Po, nėse pendoheni, do tė jetė mė
mirė pėr ju, e nėse ia ktheni shpinėn (rrugės sė drejtė), ta dini se nuk mund t'i shpėtoni (ndjekjes
sė) Allahut. E, ti pėrgėzoji ata qė mohuan me njė
dėnim tė padurueshėm. Pėrveē atyre idhujtarėve me tė cilėt keni lidhur
marrėveshje, e tė cilėt nuk ju kanė shmangur asgjė
dhe nuk e kanė ndihmuar askėnd kundėr jush,
pra, edhe ju pėrmbushni marrėveshjen e tyre deri
nė afatin e caktuar. S'ka dyshim se Allahu i do tė
devotshmit. E kur tė kalojnė muajt e shenjtė, luftoni idhujtarėt
kudo qė t'i gjeni, robėroni dhe ngujoni ata, u vini
pritė nė ēdo shteg. Nė qoftė se pendohen, e falin
namazin dhe e japin zeqatin, atėherė ua lėshoni
rrugėn, se vėrtet Allahu falė ėshtė
Mėshirues.” (tevbe1-5) Shembulli tjetėr: O ju qė besuat, mos u ofroni miqėsi
(dashuri) prindėrve tuaj, as vėllezėrve tuaj, nėse ata
vlerėsojnė mosbesim kundėr besimit. E kush prej
jush miqėsohet me ta, ata janė mizor. Thuaj (o i dėrguar): "Nė qoftė se etėrit tuaj, djemtė
tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj,
pasuria qė e fituat, tregtia qė frikoheni se do tė
dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur,
(tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se All-
llahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė, pritni derisa All-llahu tė sjellė vendimin
e Tij. All-llahu nuk vė nė rrugėn e drejtė njerėzit e
prishur.(tevbe 23-24). Shembulli tjetėr: O ju qė besuat, vėrtetė idhujtarėt
janė tė ndyrė, andaj pas kėtij viti tė mos i afrohen
mė xhamisė sė shenjtė. Nėse i frikėsoheni skamjes
All-llahu me dėshirėn e vet do t'ju pastroj me
mirėsitė e Tij. All-llahu ėshtė i Gjithėdijshėm, ėshtė i
urtė. Teube, 28. Pjesa e dytė e kėsaj sureje pėrfshin nė mėnyrė
definitive lidhjet mes shoqėrisė muslimane dhe
ithtarėve tė librit (jehudi dhe tė krishterė) nė
pėrgjithėsi. Gjithashtu, nė kėtė pjesė tregon edhe
pėr devijimin e ēifutėve dhe tė krishterėve nė
ēėshtjet e besimit dhe jetės nė pėrgjithėsi. Ja disa shembuj tė kėsaj pjese: “Luftoni ata qė nuk besojnė Allahun e as botėn tjetėr, nuk e konsiderojnė tė
ndaluar (haram) atė qė e ndaloi Allahu dhe i
dėrguari i Tij, nuk besojnė fenė e vėrtetė, prej atyre
tė cilėve u ėshtė dhėnė libri, derisa ta japin xhizjen
nė dorė e duke qenė tė mposhtur.


valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-06-11, 14:46   #2
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

E jehuditė thanė: ‘Uzejri ėshtė djali i Allahut ’ e tė krishterėt thanė: ‘Mesihu ėshtė djalė i Allahut ’. Ato ishim thėnie tė tyre me gojėt e tyre (fraza tė thata),
qė imitojnė thėniet e jobesimtarėve tė mėhershėm.
Allahu i vraftė, si largohen (nga e vėrteta )!” Teube, 29-30. Shembulli tjetėr: “O ju qė besuat! Vėrtet, njė shumicė e parisė fetare e ēifutėve dhe e tė krishterėve, nė
mėnyrė tė paligjshme, e hanė pasurinė e njerėzve
dhe pengojnė tė tjerėt nga rruga e Allahut. Ata tė
cilėt e ruajnė arin e argjendin e nuk e japin pėr
rrugėn e Allahut, lajmėroji pėr njė dėnim tė
dhembshėm. Atė ditė kur ajo (pasuri e deponuar) fėrgohet nė
prushin e xhehenemit, e me tė (ashtu zharavė)
lyhen ballėt, anėt dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet):
‘Kjo ėshtė ajo qė e depozituat pėr veten tuaj, pra shijoni atė qė e depozitonit!" Teube, 34-35. Pjesa e tretė fillon me lajmėrimin e atyre tė cilėt i
thirrėn qė tė marrin pjesė nė pėrgatitjen e ushtrisė,
por u rėnduan nė vend, sikur tė jenė tė gozhduar
dhe u bėnė pėrtacė dhe nuk shkuan nė betejė. Kėta
njerėz tė cilėt nuk morėn pjesė nė betejė nuk ishin
tė gjithė prej hipokritėve, siē do tė shpjegojmė kur tė vijmė nė komentimin e kėtyre ajeteve. Ja disa
shembuj nga kjo pjesė e sures: “O ju qė besuat! Ē'ėshtė me ju, qė kur ju thuhet: ‘Dilni nė (luftė) rrugėn e Allahut !’, ju u rėnduat nė vend (si tė ishit tė gozhduar)? A mos ishit tė kėnaqur me jetėn e kėsaj
bote, se sa me atė tė ardhmen? Pėrjetimi i jetės sė
kėsaj bote ndaj asaj sė ardhmes, nuk ėshtė asgjė.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-11, 14:56   #3
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

Nėse nuk dilni (nė luftė), Ai do t'ju dėnojė me njė
dėnim tė dhembshėm, do t'ju zėvendėsojė me njė
popull tjetėr dhe Atij nuk i bėhet farė dėmi. Allahu
ėshtė i gjithėfuqishėm pėr ēdo gjė. Nė mos e ndihmofshi atė (Pejgamberin), atė e ka
ndihmuar Allahu; kur ata qė nuk besuan e nxorėn
atė vetė tė dytin; kur qė tė dy ishin nė shpellė, kur
po i thoshte shokut tė vet: ‘Mos u pikėllo (friko), Allahu ėshtė me ne !’ E Allahu zbriti qetėsi (nė shpirtin e) atij, e fuqizoi me njė ushtri qė ju nuk e
patėt; e fjalėn e atyre qė nuk besuan mė tė ultėn,
kurse fjala e Allahut (ėshtė) mė e larta. Allahu ėshtė
mė i Fuqishmi, mė i Urti. Dilni (nė luftė), le t'ju vijė
(lufta) e lehtė ose e rendė, luftoni pėr hirė tė Allahut
me pasurinė tuaj dhe me veten tuaj; kjo ėshtė gjėja mė e dobishme pėr ju, nėse e kuptoni. ” Teube 39-41. Pjesa e katėrt e kėsaj sureje e cila ėshtė pjesa mė e
gjatė e saj pėrfshin mė shumė se gjysmėn e sures,
flet nė poshtėrimin e hipokritėve dhe ndikimin e
tyre tė keq ndaj shoqėrisė muslimane. Nė kėtė pjesė Allahu pėrshkruan gjendjen e
hipokritėve, anėn shpirtėrore tė tyre dhe atė
praktike. Kėtu zbulon edhe qėndrimet e tyre nė
betejėn e Tebukut, para betejės, gjatė betejės dhe
pas pėrfundimit tė saj. Allahu zbuloi qėllimet,
intrigat, hilet e tyre si dhe arsyetimet e tyre tė pavenda nė mos pjesėmarrjen e tyre nė betejė. Po
ashtu, tregon se si hipokritėt janė munduar qė tė
dobėsojnė rreshtat e muslimanve dhe tė fusin nė
mes tyre pėrēarje. Pastaj tregon se si e kanė
munduar tė Dėrguarin e Allahut dhe si e kanė fyer
atė. Tė gjitha kėto gjėra mė gjerėsisht do tė shpjegohen kur tė vijmė nė komentimin e kėtyre
ajeteve, qė flasin pėr kėtė lloj tė njerėzve. Ja disa
shembuj tė cilėt tregojnė pėr intrigat, hilet dhe
qėllimet e tyre tė kėqija, ndaj tė Dėrguarit tė Allahut
dhe shokėve tė tij: “E sikur tė kishin dėshiruar ata tė dalin, do tė bėnin pėr tė (pėr luftė) ndonjė
pėrgatitje, por Allahu nuk e pėlqeu ngritjen e tyre,
andaj i zmbrapsi, dhe u ėshtė thėnė: ‘Rrini me tė paaftit (fėmijėt, gratė e pleqtė).’ Edhe sikur tė dilnin me ju, ata nuk do t'ju shtonin tjetėr pėrveē
ngatėrresės dhe shumė shpejt do tė pėrēanin mesin
tuaj, duke kėrkuar t'ju turbullojnė. E ndėr ju ka tė
tillė qė i dėgjojnė ata. Allahu i di shumė mirė
hipokritėt. Ata edhe mė parė tentuan pėrēarjen tuaj, t'i
ngatėrruan ty ēėshtjet, derisa tė erdhi e vėrteta dhe
ngadhėnjeu vendimi i Allahut, pėrkundėr asaj qė
ata e urrenin. Dhe prej tyre ka tė tillė qė thonė: ‘Mė lejo mua (tė mos shkoj nė luftė) e mos mė vė nė sprovė !’ Ja, ata mu nė sprovė kanė rėnė (mė parė). Xhehenemi,
gjithsesi, i pėrfshin nga tė gjitha anėt jobesimtarėt.
Teube 46-49. Shembulli tjetėr: “Ata betohen nė Allahun se vėrtetė janė si ju, por ata nuk janė me ju, ata janė popull qė frikėsohet ”. Teube, 56. Shembulli tjetėr: “Ka prej tyre qė do tė bėjnė vėrejtjen nė ndarjen e lėmoshės, nėse u jepet nga
ajo, ata mbesin tė kėnaqur, e nėse nuk u jepet, ata
hidhėrohen. E sikur tė kėnaqeshin me atė qė ua dha Allahu dhe i
dėrguari i Tij, e tė thoshin: ‘Ne na mjafton Allahu, Allahu do tė na furnizojė nga tė mirat e Tij, e edhe i
dėrguari i Tij, dhe se vetėm te Allahu e mbėshtesim
dėshirėn (do tė ishte shumė mė mirė pėr ta)".
Teube 58-59. Shembulli tjetėr: “Ka prej tyre qė e ofendojnė Pejgamberin e thonė: ‘Ai ėshtė bėrė vesh (beson ēka dėgjon )’. Thuaj! Ai ėshtė vesh i sė mirės suaj (dėgjon tė mirėn dhe vepron e jo tė keqen), ai
beson Allahun (ēka i thotė), u zė besė besimtarėve
dhe ėshtė mėshirues pėr ata qė besuan nga mesi
juaj, e ata qė nuk e lėnė tė qetė tė dėrguarin e
Allahut, ata kanė dėnim tė dhembshėm. ’” Teube, 61. Shembulli tjetėr: Hipokritėt kanė frikė se do tė zbritet ndonjė kaptinė
qė do tė nxjerrė nė shesh atė qė kanė nė zemrat e
tyre. Thuaj! Ani, talluni! Allahu do ta zbulojė atė qė i
frikėsoheni. E nėse i pyet ti ata (pėrse tallen), do tė thonė: ‘Ne vetėm jemi mahnitur e dėfryer’. Thuaj! A me Allahun, librin dhe tė dėrguarin e Tij talleni ?’ Mos kėrkoni fare ndjesė, ju pasi (shpallėt se)
besuat, keni mohuar. Nėse njė grup nga ju i falim,
grupin tjetėr e dėnojmė, ngase ishin
kriminelė. ”Teube, 64-66. Shembulli tjetėr: “Hipokritėt dhe hipokritet janė si njėri-tjetri, urdhėrojnė pėr tė keqen e ndalojnė nga
e mira dhe shtrėngojnė duart e tyre. Harruan
Allahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga
mėshira). Nuk ka dyshim, hipokritėt janė ata tė
prishurit. Hipokritėve dhe hipokriteve dhe jobesimtarėve
Allahu u ka pėrcaktuar zjarrin e xhehenemit, ku do
tė jenė pėrgjithmonė, ai mjafton pėr ta dhe ata i ka
mallkuar Allahu. Ata kanė dėnim tė pandėrprerė. ” Teube 67-68. Pjesa e pestė e kėsaj sureje tregon se krahas
besimtarėve tė sinqertė tė muhaxhirėve dhe
ensarėve, tė cilėt ishin shtylla mė e fortė e shoqėrisė
islame, afėr tyre ekzistonin edhe disa grupe tė tjera
tė njerėzve nga beduinėt ku prej tyre kishte tė
sinqertė, por kishte edhe njerėz hipokritė tek tė cilėt drita e imanit nuk kishte depėrtuar. Krahas
kėtyre kishte edhe tė atillė qė i kishin tė pėrziera
punėt e tyre dhe kishte edhe tė atillė qė nuk ishte i
ditur realiteti i tyre, ēėshtjen e tyre e dinte vetėm
Allahu. Ajetet kuranore nė kėtė pjesė tė kėsaj
sureje flasin pėr kėto grupe tė njerėzve qė ekzistonin nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut. Ja
disa nga ajetet qė flasin pėr kėtė: “Arabėt beduinė janė tė pajisur me mohim e hipokrizi mė tė fortė dhe
janė mė tė pėrshtatshėm pėr tė mos i njohur
dispozitat qė ia zbriti tė dėrguarit tė Tij Allahu.
Allahu i di ēėshtjet, Ai ėshtė i urtė. ” Ka disa beduinė qė pėr atė qė e jep, e konsideron si
tė dėshtuar dhe presin kthesa kundėr jush. Kundėr
tyre e ardhmja qoftė e keqe! Allahu dėgjon, di. Po, ka edhe disa nga beduinėt qė besojnė Allahun
dhe botėn tjetėr dhe atė qė e japin e konsiderojnė
afrim te Allahu dhe bekim te i dėrguari. Vini re, ato
janė afrime te Allahu pėr ta, e Allahu do t'i pėrfshijė
nė mėshirėn e Tij. Allahu falė dhe ėshtė mėshirues. ” Teube, 97-99. “Edhe rreth jush ka beduinė qė janė hipokritė, e edhe nga banorėt e Medinės qė janė pėrcaktuar pėr
hipokrizi. Ti nuk i di ata, Ne i dimė, ata do t'i
dėnojmė dy herė, pastaj shtyhen nė dėnimin e
madh. Ka edhe tė tjerė qė i kanė pranuar mėkatet e veta:
ata pėrzien vepra tė mira, e edhe tė tjera tė kėqija.
Atyre do t'ua falė Allahu, se Ai i falė atij qė
pendohet, e mėshiron atė qė pėrmirėsohet.”Teube, 101-102. Pjesa e gjashtė e kėsaj sureje tregon natyrshmėrinė
e lidhjes sė besės me Allahun pėr luftėn nė rrugėn e
Tij. Tregon natyrshmėrinė e luftės nė rrugėn e
Allahut dhe kufijtė e saj. Po ashtu, tregon
domosdoshmėrinė e banorėve tė Medinės dhe tė
beduinėve qė ishin rreth Medinės pėr pjesėmarrjen nė kėtė luftė. Nga mesi i kėsaj pjese tė kėsaj sureje
Allahu, gjithashtu, tregon pėr disa njerėz tė sinqertė
qė nuk morėn pjesė nė betejėn e Tebukut. Dhe nė
fund tė kėsaj pjese, edhe njė herė, tregon gjendjet e
hipokritėve dhe qėndrimin e tyre nga ajo qė zbret
prej Kuranit. Ja disa shembuj qė pėrmban kjo pjesė e kėsaj sure: “Allahu bleu prej besimtarėve shpirtrat dhe pasurinė e tyre me xhenet. Luftojnė nė rrugėn e
Allahut, mbysin dhe mbyten. (Allahu dha) Premtim
tė cilin e vėrtetoi nė Teurat, Inxhill e Kuran. E kush
ėshtė mė zbatues i sigurt i premtimit tė vet se
Allahu? Pra, gėzohu tregtisė qė bėtė me Tė. Ky
ėshtė suksesi i madh. (Tė xhenetit janė) Edhe ata qė pendohen, ata qė
sinqerisht adhurojnė, ata qė falėnderojnė, ata qė
agjėrojnė, ata qė bėjnė ruku, qė bėjnė sexhde, qė
urdhėrojnė pėr tė mira e ndalojnė nga tė kėqijat,
edhe pėrmbushin dispozitat e Allahut. Pra,
pėrgėzoji besimtarėt.” Teube, 111-112. Shembulli tjetėr: “Nuk ishte me vend pėr banorėt e Medinės e as pėr ata qė ishin rreth tyre nga beduinėt, tė ngelin (pa
shkuar) pas tė dėrguarit tė Allahut e as tė kursejnė
veten e tyre ndaj vetes sė tij (Pejgamberit). Nuk
ishte me vend ngase, ata nuk i godet as etja, as
lodhja, as uria kur janė nė rrugėn e Allahut, dhe
nuk shkelin ndonjė vend qė i hidhėron mosbesimtarėt, dhe nuk arrijnė kundėr armikut
kushdo qoftė (mbytje, robėrim tė tyre ose
ngadhėnjim mbi ta), vetėm se tė gjitha ato do t’u evidentohen atyre si vepėr e mirė (shpėrblyese).
Allahu nuk ua humb shpėrblimin vepėrmirėve. Dhe nuk japin kontribut, tė vogėl ose tė madh, nuk
kapėrcejnė ndonjė luginė, e qe tė mos u shėnohet
(pėr shpėrblim) atyre, pėr t'i shpėrblyer Allahu mė
sė miri atė qė vepruan.” Teube, 120-121. “E kur zbret ndonjė kaptinė (qė turpėrinė e tyre) ata shikojnė njėri-tjetrin (e thonė mes vete): ‘A ju pa ndokush ju ’ e pastaj largohen. Allahu prapėsoi zemrat e tyre, ngase ishin popull qė nuk kuptonte. ” Teube, 127. Dhe nė fund kjo sure pėrfundon me disa nga
cilėsitė e tė Dėrguarit tė Allahut dhe njėkohėsisht ju
drejton nė mbėshtetjen e plotė tek Allahu dhe
mjaftimi nė kėtė mbėshtetje: “Juve ju erdhi i dėrguar nga lloji juaj, atij i vjen rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i
rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndjeshėm dhe i
mėshirshėm pėr besimtarėt. Po nėse ata refuzojnė
(atė qė ua sjell) atėherė thuaj: ‘Allahu ėshtė pėr mua mjaft, s'ka tė adhuruar pėrveē Tij, vetėm te Ai jam
mbėshtetur, e Ai ėshtė Zot i Arshit tė madh !"’ Teube, 128-129.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-11, 15:04   #4
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

Komentimi i ajeteve 1 - 5 tė sures Teube

“Denoncim nga Allahu dhe i dėrguari i Tij ndaj idhujtarėve me tė cilėt ju patėt lidhur kontratė
(kumtesė pėr shkėputjen e marrėveshjes). Pra, ju (idhujtarė) qarkulloni nėpėr tokė (lirisht)
katėr muaj, e dijeni se fuqinė e Allahut nuk mund ta
bėni tė paaftė dhe se Allahu mposhtė mohuesit. Dhe (ky ėshtė) njė kumtim nga Allahu dhe i
dėrguari i Tij, drejtuar gjithė njerėzve nė ditėn e
haxhit tė madh, se Allahu ėshtė tėrhequr prej
(marrėveshjes sė) idhujtarėve, e njėkohėsisht edhe
i dėrguari i Tij. Po, nėse pendoheni, do tė jetė mė
mirė pėr ju, e nėse ia ktheni shpinėn (rrugės sė drejtė), ta dini se nuk mund t'i shpėtoni (ndjekjes
sė) Allahut. E, ti pėrgėzoji ata qė mohuan me njė
dėnim tė padurueshėm. Pos atyre idhujtarėve me tė cilėt keni lidhur
marrėveshje, e tė cilėt nuk ju kanė shmangur asgjė
dhe nuk e kanė ndihmuar askėnd kundėr jush,
pra, edhe ju pėrmbushni marrėveshjen e tyre deri
nė afatin e caktuar. S'ka dyshim se Allahu i do tė
devotshmit. E kur tė kalojnė muajt e shenjtė, luftoni idhujtarėt kudo qė t'i gjeni, robėroni dhe ngujoni
ata, e i vini pritė nė ēdo shteg. Nė qoftė se
pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin,
atėherė ua lėshoni rrugėn, se vėrtet Allahu fal,
ėshtė Mėshirues.” Teube, 1-5. I Dėrguari i Allahut, sa ishte nė Hudejbije, bėri
marrėveshje me jobesimtarėt pėr dhjetė vjet, me
kushte shumė tė lehta, jo pse i Dėrguari i Allahut
dhe muslimanėt ishin tė dobėt. Fisi Huza kishte hyrė
nė mbrojtjen e tė Dėrguarit tė Allahut, ndėrsa fisi
Benu Beker kishte hyrė nė mbrojtjen e kurejshitėve. Pastaj lindi mosmarrėveshje mes fisit
Huza dhe fisit Benu Beker. Kurejshėt i ndihmuan
fisit tė tyre, tė cilėt kishin hyrė nėn mbrojtjen e tyre
me armė dhe kėshtu e prishėn marrėveshjen e tyre.
Ky ishte shkaku dhe kthimi i luftės me tė gjithė
jobesimtarėt dhe ēlirimi i Mekės. Transmeton imam Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu, Ibni
Hibani nė “Sahihun” e tij, po ashtu edhe Hakimi transmeton dhe thotė se zinxhiri i kėtij ėshtė i
vėrtetė, dhe se fillimi i kėsaj sure ka zbritur mbi tė
Dėrguarin e Allahut, kur ai ishte duke u kthyer prej
betejės sė Tebukut dhe dėshiroi tė bėj haxhin.
Pastaj i pėrmendėn se edhe mushrikėt do tė
prezantojnė nė haxh nė kėtė vit, sipas zakonit tė tyre dhe do tė bėjnė tavaf tė zhveshur siē e kishin
zakon. I Dėrguari i Allahut e urreu qė tė pėrzihet me
ta dhe e dėrgoi Ebu Bekrin udhėheqės nė kėtė vit
qė tė jua mėsojė njerėzve rregullat e haxhit dhe t ’i njoftojė jobesimtarėt qė mos tė bėjnė haxh pas kėtij
viti dhe e urdhėroi qė t’i thėrras njerėzit dhe tua lexojė: “Denoncim nga Allahu dhe i dėrguari i Tij ndaj idhujtarėve me tė cilėt ju patėt lidhur kontratė
(kumtesė pėr shkėputjen e marrėveshjes )”. Ajeti duket qartė se pėrfshin tė gjithė jobesimtarėt,
tė cilėt kishin marrėveshje me tė Dėrguarin e
Allahut, dhe pas pėrfundimit tė katėr muajve tė
cekur nė fjalėn e Allahut: “Pra, ju (idhujtarė) qarkulloni nėpėr tokė (lirisht) katėr muaj... ” Nuk do tė ketė mė marrėveshje pėr jobesimtarėt. Pastaj Allahu thotė: “Pra, ju (idhujtarė) qarkulloni nėpėr tokė (lirisht) katėr muaj, e dijeni se fuqinė e Allahut nuk mund ta
bėni tė paaftė dhe se Allahu mposhtė mohuesit. ” Imam Taberiu, pasi qė i cek komentimet nė kėtė,
thotė: “Kjo ėshtė sa i pėrket atyre qė kanė pasur marrėveshje me tė Dėrguarin e Allahut dhe pastaj i
kanė prishur marrėveshjet e tyre, para se tė
pėrfundojė afati i marrėveshjes. Ndėrsa sa u pėrket
atyre tė cilėt nuk i kanė prishur marrėveshjet e tyre
dhe nuk janė ngritur kundėr tė Dėrguarit tė Allahut,
Allahu e urdhėroi tė Dėrguarin e Tij qė tė plotėsojė me ta marrėveshjen deri afatin qė e kanė patur,
bazuar nga fjala e Allahut: “Pėrveē atyre idhujtarėve me tė cilėt keni lidhur marrėveshje, e tė cilėt nuk ju
kanė shmangur asgjė dhe nuk e kanė ndihmuar
askėnd kundėr jush, pra, edhe ju pėrmbushni
marrėveshjen e tyre deri nė afatin e caktuar. S'ka
dyshim se Allahu i do tė devotshmit. ” Disa dijetarė kanė thėnė: “Fillimi i katėr muajve tė marrėveshjes qė pėrmendet nė kėtė ajet janė prej muajit sheval e
deri nė fund tė muajit Muharrem”. Ka thėnė Zuhriu: “Por Kurani tregon se fillimi i tyre ka qenė prej ditės sė dhjetė tė dhulhixhes, ndėrsa
pėrfundimi ka qenė nė ditėn e dhjetė tė muajit
rebiul thani.” Kjo ėshtė edhe fjala mė e vėrtetė qė e pėrmend edhe Ibnu Kethiri se fillimi i kėtyre muajve
ka qenė prej ditės sė dhjetė tė muajit dhulhixhe, ku
argumentohet me fjalėn e Allahut: “Dhe (ky ėshtė) njė kumtim nga Allahu dhe i dėrguari i Tij, drejtuar
gjithė njerėzve nė ditėn e haxhit tė madh, se Allahu
ėshtė tėrhequr prej (marrėveshjes sė) idhujtarėve, e
njėkohėsisht edhe i dėrguari i Tij. Po, nėse
pendoheni, do tė jetė mė mirė pėr ju, e nėse ia
ktheni shpinėn (rrugės sė drejtė), ta dini se nuk mund t'i shpėtoni (ndjekjes sė) Allahut. E, ti
pėrgėzoji ata qė mohuan me njė dėnim tė
padurueshėm.” Imam Bugaviu thotė: “Komentatorėt e Kuranit kanė thėnė se kur i Dėrguari i Allahut doli nė betejėn e
Tebukut, hipokritėt e pėrhapėn lajmin, jobesimtarėt
filluan t’i prishin marrėveshjet qė i kishin me tė Dėrguarin e Allahut dhe Allahu i zbriti kėto ajete nė
lidhje me kėta, duke iu dhėnė afat atyre, nėse i
kanė mė pak se katėr muaj deri nė katėr muaj, ose
duke jua kufizuar atyre qė kanė pasur mė shumė
nė katėr muaj ”. Dijetarėt kanė fjalė tė shumta se kush janė kėta
jobesimtarė. Ajo tė cilėn e sqaron Kurani dhe atė qė
dėshmojnė kėto fjalė se janė ata jobesimtarė tė cilėt
kanė pasur marrėveshje me tė Dėrguarin e Allahut
pa ndonjė afat tė caktuar, ose ata tė cilėt kanė
pasur marrėveshje mė pak se 4 muaj t ’i plotėsojnė 4 muaj. Ndėrsa sa i pėrket ata tė cilėt kanė pasur mė
shumė se 4 muaj marrėveshje ata duhet t’i plotėsojnė muajt e marrėveshjes. Pėr kėtė kemi
argument fjalėn e Allahut. “Pos atyre idhujtarėve me tė cilėt keni lidhur marrėveshje, e tė cilėt nuk ju
kanė shmangur asgjė dhe nuk e kanė ndihmuar
askėnd kundėr jush, pra, edhe ju pėrmbushni
marrėveshjen e tyre deri nė afatin e caktuar. S'ka
dyshim se Allahu i do tė devotshmit. ” Kėtė e ka zgjedhur edhe komentatori Ibni Xheriri,
po ashtu ėshtė transmetuar edhe nga Kelbi dhe
Muhamed b. Kab el Kardhij. Po ashtu ka thėnė Ibnu
Kethiri se kėtė e pėrforcon edhe fjala e Aliut, i cili ka
thėnė se kur kanė zbritur kėto ajete mė dėrgoi i
Dėrguari i Allahut te jobesimtarėt me katėr gjėra: 1. Nuk do tė bėhet tavaf rreth Qabes tė zhveshur. 2. Nuk do t ’i afrohet Xhamisė sė Shenjtė (Qabes) asnjė jobesimtar, pas kėtij viti. 3. Ata qė kanė pasur marrėveshje me tė Dėrguarin
e Allahut, marrėveshja pėrfundon me pėrfundimin
e afatit tė saj. 4. Nuk do tė hyj nė xhenet pėrveē se njeriu
besimtar. Pastaj Allahu thotė: “E kur tė kalojnė muajt e shenjtė, luftoni idhujtarėt kudo qė t'i gjeni, robėroni dhe ngujoni ata, e i vini
pritė nė ēdo shteg. Nė qoftė se pendohen, e falin
namazin dhe e japin zeqatin, atėherė ua lėshoni
rrugėn, se vėrtet Allahu fal, ėshtė Mėshirues ” Dijetarėt kanė rėnė nė mospajtim se cilėt muaj janė
pėr qėllim nė kėtė ajet: Ibėn Xheriri thotė se muajt e shenjtė janė pėr qėllim
nė kėtė ajet muajt e shenjtė tė cilėt janė tė
pėrmendur nė fjalėn e Allahut: “Te Allahu numri i muajve ėshtė dymbėdhjetė (sipas hėnės), ashtu siē
ėshtė nė librin e Allahut prej ditės kur krijoi qiejt
dhe tokėn. Prej tyre katėr janė tė shenjtė. ” dhe ka thėnė se fundi i kėtij muaji ėshtė muaji muharrem. Por, ajo vėrehet prej ajetit se pėr qėllim nė kėtė ajet
janė muajt tė cilėt Allahu u ka dhėnė afat nė
marrėveshje ku i pėrmend: “Pra, ju (idhujtarė) qarkulloni nėpėr tokė (lirisht) katėr muaj. ” Allahu u drejtohet se nėse kalojnė muajt tė cilėt u
ėshtė dhėnė afati, atėherė nuk ka marrėveshje dhe
ju, lejohet lufta.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga valiii : 26-06-11 nė 15:07
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.