Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-10-08, 13:06   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Topi: “Jemi tė bashkuar si nė njė familje tė madhe”

Dy presidentėt shqiptarė tė ftuar nė darkėn e Federatės Pan Shqiptare ”Vatra”

Nga Dalip Greca


Nė mbrėmjen e sė enjtes tė 25 shtatorit dy presidentėt shqiptarė, Bamir Topi i Shqipėrisė dhe Fatmir Sejdiu i Kosovės, ishin tė ftuar nė darkėn qė shtroi Federata “Vatra” nė restaurantin e njohur “Sparks Steake House” nė Manhattan.
Mbrėmjen e ka hapur kryetari i Vatrė-s, z. Agim Karagjozi, i cili nė fjalėn e mirėseardhjes, tha se pėr komunitetin shqiptar tė Amerikės, ėshtė njė ngjarje e madhe historike kjo darkė, pasi pėr herė tė parė nė historinė tonė ne kemi mysafirė dy presidentėt tanė; presidentin e Shqipėrisė, zotin Bamir Topi, dhe presidentin e Kosovės, zotin Fatmir Sejdiu.
Z. Karagjozi falėnderoi dhe mikun e nderuar amerikan, qė tashmė ėshtė bėrė pjesė e komunitetit shqiptar, ambasadorin William Walker.
Moderatori Mithat Gashi, qė e drejtoi mė pas drakėn, bėri njė shfletim tė shpejtė tė historisė shqiptare, duke iu referuar gjendjes tė kombit shqiptar 100 vite mė parė, kur shembja e Perandorisė Osmane i gjeti shqiptarėt nė trojet e tyre etnike tė pėrfshirė nė katėr vilajete. Gllabėrimi i tokave nga fqinjėt tanė, kishte filluar qysh nė vitin 1878, me anekismin e Plavės e Gusisė, Malėsisė dhe Tivarit dhe tė pjesė sė Preshevės, Medvegjės e Bujanocit, nga Serbia. Kryengritjet e shqiptarėve nuk pushuan, por Kosova u okupua nga serbėt, ndėrsa Ēamėria nga grekėrit. Dhe kufijtė e asaj Shqipėri tė zvogluar, qė u njohėn nga Konferenca e Ambasadorėve, ishin nė diskutim deri nė vitin 1926. Presidenti Woodrow Wilson, nė Konfrencėn e Paqes nė Versajė, paraqiti planin qė diktonte vetėvendosjen e kombeve, pa marrė parasyshė nėse ishin tė mėdhenj a tė vegjėl.
“Duhet tė pėrkulemi me respekt tė madh pėrpara Amerikės, kėtij vendi, qė na ndihmoi dhe i detyrohemi shumė, si dhe pėrpara Vatrės, qė gjatė gjithė kohės punoi dhe sakrifikoi pėr kombin”, tha Gashi.
Mė pas, ai ia dha fjalėn shkrimtarit Naum Prifti, i cili pėrshėndeti mysafirėt nė emėr tė Vatrės.
Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, sekretrai i Vatrės, renditi disa nga arritjet e kombit shqiptar nė kėtė fillimshekulli, duke shėnuar si kulmin historik, pavarėsinė e Kosovės dhe marrjen e ftesės sė Shqipėrisė pėr anėtarsim nė NATO. Duke iu drejtuar dy presidentėve, Prifti tha:” Ne kemi besim se ju do tė lini gjurmė tė pashlyeshme nė rrugėn e demokratizimit, duke nderuar dinjitetin dhe personalitetin tuaj. Dihet se rruga nuk ėshtė e lehtė dhe as e shtruar me lule. Korrupsioni nuk shkulet lehtė sepse ka rrėnjė tė thella, qė nga Perandoria Bizantine, zgjedha turke-osmane dhe sundimi totalitar komunist”.
Nė mbyllje tė pėrshėndetjes sė tij, z. Prifti tha:”Ne vatranėt tok me shqiptarėt e tjerė qė jetojnė e punojnė kėtu, yll polar pėr zhvillimin e vendeve tona, kemi demokracinė amerikane. Ne e mirėpresim dhe pėrshėndesim pėrpjekjet pėr pranimin e Shqipėrisė nė gjirin e Evropės sė Bashkuar, ēka do ta vendosė atdheun tonė nė njė nivel me shtetet e pėrparuara evropiane“.

Si njė familje e bashkuar

Mes duartrokitjeve e ka marrė fjalėn presidenti i Shqipėrisė, Prof. Dr. Bamir Topi, i cili tha se ndjehej tepėr i emocionuar, qė ndodhej mes vatranėve, pėrkrah presidentit tė Kosovės, z. Fatmir Sejdiu, nė kėtė mbrėmje tė paharrueshme.
Sot ndihemi mė afėr se kurrė, mė tė bashkuar se kurrė. Ndihemi si pjestarė nė njė familje tė madhe. Dhe gėzimin e ndajmė sė bashku si pjestarė tė brendėshėm tė kėsaj "familjeje" tė madhe shqiptare nė diasporė. "Familja" jonė sonte ėshtė shumė sinjikative, ėshtė njė "familje" mjaft komplekse, mjaft e gjallė dhe mjaft e madhe. Njė "familje" e cila nuk ka qenė asnjėherė nė historinė e saj mė e bashkuar se sa sot.
Ai tha se pėr tė arritur deri kėtu kombit i ėshtė dashur qėndresė, sakrifica tė panumėrta dhe luftė e pandėrprerė shekullore.
Jemi nė njė moment, shtoi ai, kur Shqipėria, po i afrohet anėtarėsimit me tė drejta tė plota nė NATO, dhe po shkon e sigurtė drejt Bashkimit Europian. Kosova ėshtė e pavarur, ka shtetin e saj, kushtetutėn e saj, institucionet e saj shtetėrore dhe ka njohjen e gati 50 shteteve, pėrfshirė edhe shtete mė tė mėdha dhe mė tė fuqishme tė botės.
Ne, tha presidenti Topi, jemi tė bindur se ky proces, do tė ecė pėrpara dita – ditės, do tė jetė i pakthyeshėm dhe i sigurt nė rrugėn e zhvillimit dhe tė pėrparimit pėr tė dy vendet.
Mė pas ai vlerėsoi ndihmėn e madhe tė Amerikės pėr shqiptarėt, ndihmė qė ka dhėnė edhe diaspora shqiptare.
Ne, tha presidenti i Shqipėrisė, i jemi shumė mirėnjohės kėtij vendi pėr gjithēka ka bėrė pėr Shqipėrinė, Kosovėn dhe shqiptarėt, kudo qė jetojnė. E kemi thėnė dhe do t'a themi gjithnjė se ne jemi nė aleancė tė pėrjetshme me SHBA, duke garantur edhe prosperitetin e Shqipėrisė, Kosovės dhe tė shqiptarėve nė rajon.
Duke iu drejtuar kryetarit tė Vatrės, z. Agim Karagjozi, presidenti Topi, tha: “Nuk mund tė lė pa vėnė nė dukje, rolin qė luajtėt dhe kontributin e madh qė dhatė ju vatranėt. Kontributi dhe roli i gjithėsecilit prej jush, nė kohėt mė tė vėshtira, dhe atėherė kur Shqipėria vuante nėn regjimin komunist, dhe diktaturėn mė tė rėndė, nė tė gjithė Europėn Juglindore, ishte i jashtėzakonshėm dhe i pakrahasushėm. Kontributi i Vatrės, ka qenė i fuqishėm nė ēėshtjen kombėtare dhe i pazėvendėsueshem. Ai ishte inspirues nė periudhėn kur Kosova, ishte pikėrisht nė pėrpjekjet pėr liri. Pra u frymėzua nga atdhedashuria e juaj. Ju kryet me kontributin tuaj - rolin "institucional" nė rrafshin intelektual, ekonomik - finaciar dhe politik.”
Presidenti i Shqipėrisė kėrkoi qė nė tė ardhmen tė vazhdojnė pėrpjekjet e pėrbashkėta, veēanėrisht nė drejtim tė njohjes sė Kosovės.

Shekulli i shqiptarėve

Mė pas e ka marrė fjalėn presidenti i Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu, i cili falėnderoi Vatrėn pėr bashkimin nė kėtė darkė historike. Ai falėnderoi shqiptarėt e Amerikės pėr kontributin e jashtėzakonshėm qė kanė dhėnė dhe vazhdojnė tė japin pėr Kosovėn.
- Ju faliminderit qė na dhatė kėtė mundėsi tė bashkohemi nė kėtė darkė, sė bashku kėtu nė Nju Jork, nė njė darkė tė jashtėzakonshme. Pra, tė jemi sė bashku dhe tė shprehemi pėr lidhjet tona tė mira. Tė shprehim falėnderimin pėr ndihmėn e fuqishme qė keni dhėnė ju shqiptarėt e Amerikės, tha Sejdiu i duartrokitur nga pjesėmarrėsit e shumtė.
Duke folur pėr arritjet e kombit shqiptar, presidenti Sejdiu tha se mund tė them lirisht, ashtu siē e ceku edhe presidenti Topi nė Asmablenė e Pėrgjithėshme, sesionin e saj tė 63-tė, se "fund shekulli XX ishte fund shekulli i shqiptarėve". Ky fund shekulli pėr ne shqiptarėt paraqet ngjarjen mė tė rėndėsishme tė historisė kombėtare, qė kurorėzoi pavarėsinė e Kosovės.
Pavarėsia e Kosovės erdhi si rezultat i luftės, dhe sakrificės qė bėnė pėr ta arritur atė shumė breza.Tek pavarėsia ėshtė kontributi i tė gjithė atyre qė bėnė sakrificėn mė sublime duke flijuar edhe jetėn pėr liri e pavarėsi, nėnvizoi presidenti Sejdiu.
Nuk duhet tė harrojmė edhe ndimesėn e madhe qė na kanė dhėnė miqtė tanė nga ky vend i bekuar, Amerika, tha presidenti Sejdiu, i cili theksoi:
“Duke i pėrmendur sot nė kėtė darkė, shprehim sė bashku me ju njė falėnderim shumė tė madh pėr kėtė vend tė bekuar, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ndjehemi tepėr tė obliguar pėr pėrkushtimin dhe shtytjen e fuqishme qė i dhanė ēėshtjes shqiptare,pėr mbėshtetjen qė po i japin zhvillimeve tona tė pėrgjithshme dhe tė pa shkėputur nga ndenjat tona, dhe qenies sonė si faktor i rėndėsishėm paqeje e stabiliteti nė rajon e mė gjėrė. Ne jemi tė vendosur pėr tė qenė tė lidhur dhe me aleancat mė tė fuqishme, si nė Bashkimin Europian dhe me NATO-n”, tha Sejdiu.
Duke folur pėr Vatrėn dhe kontributin e saj gati njė shekullor, presidenti i Kosovės tha se Vatra e ka historinė e saj, etimologjinė e saj nė shumė kuptime tregon se ajo ėshtė simbolika e kombit tone. Ai tha se Vatra e Amerikės ka qenė njė vatėr e ngrohtė pėr shqiptarėt nė gjithė historinė e saj rreth 100 vjeēare.
Nė pėrshėndetjen e tij, ambasadori Wiliam Walker tha se ndjehej mirė mes shqiptarėve dhe krenohej me atė ē’ka ka bėrė pėr Kosovėn.
“Duke menduar se cila ishte gjendja jo shumė larg se 10 vit tė shkuara e deri tek shpallja e njohja e pavarėsisė, secili duhet tė impresionohet. Rruga e Kosovės ėshtė e pakthyeshme”, tha ai.



__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.