Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-07-07, 22:20   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pėrse shėrben hipnoza?

Pėrse shėrben hipnoza?



Disa tė dhėna se pėrse mund tė shėrbejė ajo

1 – Pėr tė eliminuar dhimbjet
2 – Pėr kurimin e alergjive
3 – Pėr eleminimin e dhimbjeve
4 – Kundėr duhanit dhe obezitetit
5 – Kur nuk ėshtė e kėshillueshme

Edhe egjiptianėt antikė e praktikonin pėr tė anestizuar tė sėmurėt. Termi qė njohim sot, “hipnozė”, u pėrzgjodh nga njė mjek, skocezi James Braid, nė 1800, por vetėm nė fund tė shekullit tė XVIII, njė neurofiziolog francez, Jean Charcot, studioi teknikėn pėr ta bėrė hipnozėn tė praktikueshme edhe nga mjekėt. Ėshtė marrė me tė edhe Sigmund Freud, babai i psikoanalizės. Pikėrisht duke studiuar kėtė shkencė tė alteruar, ai arriti tė pėrpunonte teoritė e tij tė para, edhe pse mė vonė, e braktisi atė.
Sot hipnoza, pėrtej pėrdorimit spektakolar qė bėjnė disa prestigjatorė, praktikohet si njė instrument kure prej psikiatėrve dhe psikoterapeutėve. Efektet mbi pacientėt janė tė shumėfishta. Hipnoza ndihmon pėr tė kontrolluar emocionet emotive, lejon zhvillimin e potencialiteteve tė pashprehura, pėrmirėson funksionalitetin fizik dhe mund tė shėrojė gjendjet e ankthit, fobitė, shqetėsimet psikologjike. Mirėpo ajo nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė mrekullira: nėse njė person nuk di tė pikturojė, pėrshembull, me anė tė hipnozės mundet vetėm tė pėrmirėsojė kapacitetet e tij deri aty sa tė jetė e mundėshme, por ai nuk do tė bėhet kurrė njė artist.
Ēfarė efektesh ka nė trurin tonė hipnoza, kjo teknikė e njohur edhe nga egjiptianėt e lashtė? E mbi tė gjitha, a funksionon ajo tek tė gjithė nė tė njejtėn mėnyrė?
Fjala greke “hypnos” do tė thotė “gjumė”. Mirėpo nė gjendjen e hipnozės ne jemi tė zgjuar. Tė gjithėve mund tė na ndodhė tė eksperimentojmė njė gjendje “autohipnoze”. Pėr shembull, kur jemi tepėr tė dhėnė pas leximit tė njė romani, aq sa nuk dėgjojmė zilen e shtėpisė apo tė telefonit. Por ēfarė ndodh nė mendjen tonė? Njė hipotezė e neurofiziologėve ėshtė ajo sipas sė cilės hipnoza ve pėrkohėsisht nė gjendje qetėsie hemisferėn e majtė tė trurit tonė, qė i korespondon aktivitetit logjik, pėr t’iu drejtuar hemisferės sė djathtė e cila ėshtė e lidhur me emocionet. Kjo “ndarje mendore”, favorizon memorizimin e frazave tė shkurtra tė cilat nėpėrmjet fjalėve dėrgojnė imazhe tepėr tė sakta qė pėrthithen menjėherė nga “truri i fantazisė”. Duke superuar barrierat e racionalitetit, bėhet e mundur modifikimi i zakoneve tė gabuara. Hipnoza, nė fakt ėshtė njė metodė e shpejtė pėr kėtė qėllim.


Vetėm 15 pėrqind e personave arrijnė lehtėsisht njė gjendje transi tė thellė, tė tjerėt duhet tė kėnaqen me gjendje tė ndėrmjetme. Njė seancė kushton nga 100-150 dollarė dhe mund tė zgjasė nga 20 minuta deri nė 1 orė. Kohėzgjatja e trajtimit mund tė shkojė sipas shqetėsimeve qė janė pėr t’u eleminuar. Pėr shembull:
• pėr t’u pėrballur me provimet shkollore: duhen 2 deri nė 3 seanca;
• kundėr varėsisė sė duhanit: duhen 2 deri nė 5 seanca;
• pėr tė pėrballuar njė ndėrhyrje kirurgjikale: nga 2 deri nė 5 seanca;
• pėr tė superuar njė garė sportive: nga 2 deri nė 5 seanca;
• pėr ankthe dhe fobi: 10 seanca;
• kundėr shqetėsimeve psikosomatike: nga 8 deri nė 10 seanca;
• pėr pėrgatitjet e lindjes sė njė fėmije: 2 apo 3 muaj, me takime dyjavore.


Janė tė ndryshme fushat nė tė cilat hipnoza mund tė pėrdoret me rezultate tė shkėlqyera: mjafton tė kontaktohet me njė profesionist.
Trajtimi i njė shtatėzanie mund tė nisė nė trimestrin e parė tė saj. “Mos ki frikė dhe kėshtu nuk do tė ndjesh as dhimbje, kontrollo trupin tėnd, ji e heshtur dhe e qetė”, pėrsėrit vazhdimisht hipnotisti. Por, mbi tė gjitha nėna e ardhshme stėrvitet tė dėgjojė trupin e saj, tė kontrollojė ritmin e frymėmarrjes dhe tonin e muskujve tė saj, pėr tė zvogėluar ēdo lloj dhimbje. Pas disa seancash me hipnotistin, bėhet e mundur edhe autohipnoza: pacienti mund tė pėrsėrisė vetė sigjestionet me tė cilat ėshtė trajtuar. Nė pak kohė pacientit do t’i mjaftojė vetėm njė fjalė...

-Pėr tė eleminuar dhimbjet
Nuk bėhet fjalė pėr njė efekt tė hamendėsueshėm, por pėr njė mundėsi reale pėr tė kontrolluar organizmin tėnd. Hipnoza ėshtė e duhur pėr tė eleminuar dobėsitė fizike qė lindin nė psikikė apo pėr tė neutralizuar dhimbjen organike pa pėrdorur ilaēe. Hipnotisti do tė provojė fillimisht pėr tė vėnė nė gjumė njė pjesė tė trupit, pėr shembull njė dorė. “Dora jote ėshtė e mbėshtjellė nga njė mbulesė e cila do tė bėjė tė mundur tė verė nė gjumė sensibilitetin ndaj dhimbjes”. Mė pas hipnotisti do tė mbledhė dorėn pėr tė parė nėse sugjestioni ka bėrė efekt. Mirėpo, nėse problemi ėshtė njė dhimbje nė qafė, imazhi i servirur do t’i shėrbejė kėsaj pjese tė trupit, e cila do tė shėrbejė pėr tė eleminuar ēdo lloj tensioni.

-Pėr tė kuruar alergjitė
Nė pak kohėsh, nė Shtetet e Bashkuara, njė kėrkim i Universitetit tė 0akland, nė Califomia, evidencoi qė hipnoza aktivizon dialogun mendje-trup. Duke egzaminuar rastin e njė pacienti tė shėruar nga njė formė alergjie tė lėkurės, u vu re qė nė gjakun e tij, pas trajtimit, ishte shtuar sasia e antikorpėve nė qarkullim. Njė eksperiment tjetėr u pėrsėrit me njė tjetėr pacient qė pėrgjatė dhjetė seancave kishte parė t’i zhdukej njė pullė e madhe alergjike mbi dorė. Bėhej fjalė pėr njė shqetėsim viral, shumė rezistent ndaj antibiotikėve. Por hipnoza e kishte ndihmuar personin qė tė intensifikonte nė mėnyrė tė pavullnetėshme mbrojtjet e tij natyrore, dhe pėr ti pėrqėndruar ato pėr tė dobėsuar “trupin e huaj”.

-Kundėr duhanit dhe obezitetit
“Sa herė qė tė vesh nė gojė njė cigare, do tė ndjesh njė shije aq tė keqe saqė do ta fikėsh menjėherė atė”. “Duke parė njė ėmbėlsirė do tė ndjesh vetėm vuajtje”. Duket e pabesueshme, por janė pikėrisht kėto fjalė sugjestionuese nėn hipnozė tė cilat bėjnė qė tė ikė dėshira pėr tė pirė duhan apo pėr tė ngrėnė shumė. Mė pas personat binden se vėrtet nuk e durojnė dot tymin e cigares apo se sallatėrat janė mė tė mira se patatinat e skuqura, dhe mė pas tė bėjnė reagimin e nevojshėm. Sa mė e sinqertė tė jetė dėshira pėr t’i ndryshuar kėto zakone, aq mė i shpejtė ėshtė edhe trajtimi. Hipnoza mund tė pėrdoret edhe pėr tė forcuar vullnetin nė mėnyrė qė t’i rezistojmė tensioneve tė shumta tė jetės sė pėrditshme.

-Kur nuk ėshtė e kėshillueshme
Hipnoza ėshtė e vyer pėr aq kohė sa pėrdoret nga njė psikolog apo nga njė mjek. Rreziku prej saj mund tė vijė vetėm atėherė kur ajo bie nė duar tė “improvizuesve tė rrezikshėm”. Nė fakt, njė mjek apo njė psikolog e di se kur hipnoza duhet apo nuk duhet pėrdorur. Pėr shembull, ajo ėshtė mjaft e nevojshme nė rastet e depresioneve e gjata, tė cilat kanė nevojė pėr njė psikoterapi mė tė thellė, ndėrsa ėshtė absolutisht e papranueshme tė pėrdoret tek ata njerėz qė vuajnė nga patologji mendore, si skizofrenia. Ndėr tė tjera, nėn hipnozė, mund tė shpėrthejnė emocione shumė tė forta. Ėshtė e nevojshme tė bėhet shumė kujdes dhe tė mos bėhet e mundur tė shkojnė nė nivelet e koshiencės konfliktet psikologjike shumė traumatike, sidomos tek personat kardiopatikė. Ēdo trajtim duhet tė paraprihet nga njė bashkėbisedim i gjatė, nė mėnyrė qė mjeku tė njohė kuadrin klinik tė pacientit.

iliriaplus


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.