Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-03-06, 20:11   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kosovarizmi dhe Gegnishtja, dy Rryma ē-integruese

Kosovarizmi dhe Gegnishtja, dy Rryma ē-integruese.
Nik Leshai


ēka po ndodhe me shqiptaret!? Sapo dikush paraqet nji ide, ai ose ajo damkoset si separatist, anmik, ē-integrues, destabilizues dhe keshtu fjalori i Serbeve i perdorun kunder Ushtrise ēlirimtare te Kosoves aplikohet me gjithe forcen e tije demonizuese, por tash shqiptar-kunder-shqiptarit. Ndoshta ne nuk i kuptojme konceptet e debatit, perimtimit, perhollimit, hulumtimit, shestimit, peshimit, diskursit, polemikes. Per kete nuk i vehet faj gjuhes sepse sic tregojne shembujt e masiperm, ne i kemi keto fjale. Pyetja qe duhet dvete atehere asht pse shqiptaret ngaterrojne fjalen debatues me fjalen anmik?

ēeshtja Kosovare duhet perimtue ne menyre pragmatike, pertej idealizmit, interesave lokale dhe nacionalizmit. Nuk ka kethim mbrapa. Ajo qe vendoset sot do t’a dyzojne identitetin shqiptare ose do t’a vene ate ne udhe te mbare drejt unifikimit te identitetit tone qe ka qene andrra dhe faktikisht lufta jone pergjate historise tash 2500 vjet. Kjo lufte nuk ka nise me Lidhjen e Prizerenit sic thote Akademiku Rexhep Rexhep Qosja. Ne kete lidhje, themeluesi i saje, Ali Pasha i Gucise dhe perfaqesuesi ma ne za i Tosknise, Abdyl Frashni ishin per nji Shqipni mbrenda perandorise osmane, dhe si rezultt per nji identitet jo-shqiptar. Identiteti yne ka fillue me luften Ilire kunder Romakeve. Ka vazhdue me luften tone kunder dyndjeve te sllaveve drejt Adriatikut, mandej me perpjekjet kunder Bizantit, luften kunder Turkut dhe vazhdon sot me luften kunder Sllavit. Ky asht shtegu i idealit te Shqiptarit Authentik. Me i vu kamben te gjithe kesaje lufte 2500 vjecare asht ma hjeke dore nga Qenja Jone. Kjo dmth me u gjunjezue perpara trysnise romake-greke-sllave-turke dhe me pushue s'qenunit iliro-shqiptar. Por lufta asht vetem nji aspekt qe tregon se identiteti egziston. Identiteti nuk formohet me lufte as me urdhen nga shteti. Ai formohet ne menyre natyrale dhe te pavetedijeshme. Identiteti asht Vullnet Bashkesie. Ai tregon se nji popull asht gjenetikisht dhe nga ana e trashigimise i njajte, por edhe ka vullnet me e ruajte kete njisim qe ka ndodhe pergjate shekujve. Fjala asht per dicka pragmatike dhe jetesore. Dicka ma e madhe se nacionalizmi dhe idealizmi e kane shty popullin iliro-shqiptar me u bashkue nen udheheqesit e tije ushtarake dhe intelektuale dhe me formue vazhden e identitetit te cilin ne sot e njohim si Shqiptar.

Nganjihere ambjenti ndikon ne te ardhmen dhe asht e pamujtun me ja ndryshue kursin fatit. Prandaj, pa ra ne brazdat e fatalizmit, le te hulumtojne aresyet e verteta te lindjes se Kosovarizmit. S'parit Kosovarizmi asht nji rryme mbrenda Shqipnise Etnike dhe nuk ka lidhje me Nacionalizmit Shqiptar ne kontekstin ballkanik. Prandaj Kosovarizmi don pa mbrenda kontekstit shqiptar. Duhen gjete rranjet e kesaj rryme qe po kerkon dyzimin e Qenjes Shqiptare.
  • <LI class=MsoNormal>Mvaresia: Kosova shihet si nji cope toke qe i asht shkepute Shqipnise dhe tash pritet dita kur Shqipnia t'a vasalizoje kete “cope toke”. Megjithese Shqipnia pret diten e "marrjes" se Kosoves, historia e 100 vjeteve te fundit ka shenue mohimin e Kosoves nga qeverite shqiptare dhe mos-interesimin e ceshtjes kosovare nga populli i thjeshte shqiptar. Prandaj ata nuk e meritojne marrjen e Kosoves nen protektorat mbas nihilizmit te turpshem te ceshtjes kosovare per nji shekull.
    <LI class=MsoNormal>Neglizhimi nga Shteti mbrenda Kontekstit Shqiptar: Shteti shqiptar nuk ka ba as hapin ma te vogel me njofte dhe integrue kulturen dhe identitetin shqiptare, por unik te kosovareve. Permateper e ka trajtue Kosoven si nji province shqiptare. Kjo kur gjate 50 vjeteve te fundit Kosova ka qene dhe asht perpara Shqipnise teknologjikisht dhe nga ana kulturore.
    <LI class=MsoNormal>Neglizhimi Mediatik: Media dhe institucionet kulturore shqiptare kane deshtue ne integrimin e interesave, trashigimise dhe zhvillimeve kosovare. Ata kane vazhdue rrymen nihiliste te krijueme nga komunistet dhe te vazhdueme nga socialistat ku shqiptaret luajne pjesen e memecit dhe shurdhit ne lidhje me ceshtjet kosovare. Mediat amerikane i mbulojne ma mire ceshtjet e Kosoves sesa mediat Shqiptare.
    <LI class=MsoNormal>Mvaresia Gjuhesore. Gjuha standarde ka krijue nji gremine te madhe ne mes dy identiteteve duke e vu kosovarin no rangun e provincialit. Keshtuqe Kosovarit i lypet patjeter me nderrue gjuhen, dhe nepermjet saje identitetin e tije si kosovar, ne qofte se ai pranon me u bashkue me Shqipnine ne konditat e sotme te standardit te gjuhes shqipe. Ne qofte se ai refuzon me hjeke dore nga e folmja e tije, atehere ai do te mbetet nji provincial dhe do te shihet si i pacivilizuem.
    <LI class=MsoNormal>Mosperkrahja: Neglizhim i Shqipnise ndaj Kosoves ka ba qe populli kosovar dhe ai shqiptar mos me perkrahe interesat e nevojat e njani tjetrit. Ne vitin 1997 ndersa Kosovaret luftonin per lirine e Kosoves, shqiptaret, si per inat te Kosovareve, shperthyen depot dhe u bane gati me fillue lufte civile, dhe keshtu i treguen botes se shqiptaret e shqipnise dhe Kosova nuk nuk jane te sinkronizuem nga ana kulturore, shoqnore, ekonomike dhe politike. Perndryshe si guxonte populli shqiptar me u cue ne lufte civilie ne nji kohe kur Kosova lypte daljen nga zgjedha serbe dhe bashkimin me Shqipnine? A nuk ishte kjo koha me tregue civilizmin dhe qytetnine e shqiptareve ne pergjithesi? Kjo mund te ndodhte vetem ne Shqipni! Kjo, pervec komunistave erdhen ne fuqi ne Shqipni, u ndihmoi shume edhe serbeve sepse lufta qe vrau 2000 vete diten e zgjedhjeve ne Toskni ishte mjaft per serbet me na paraqite ne syte e botes si popull barbar dhe i paafte me qeverise vetvetin pa kallashnikova.
  • Krijimi i Detyruem i Kosovarizmit: E pushtueme nga Serbet dhe e neglizhueme nga Shqiptaret, Kosovaret nuk kane pase rruge tjeter porse me leverdise per vetveti. Kjo ka cue ne krijimin e nji identiteti Kosovare, gja qe fatmiresisht ka marre jete shume te shendeteshme dhe ka nevoje per nji zhvillim edhe ma te shendetshem. Ne kete kohe kaq kritike te Identitetit Kosovar, disa njerez po ngrihen kunder ketij identiteti. Ata, ne vazhden e 100 vjeteve neglizhim te ceshtjes kosovare, po lypin me ja shkime jeten ne kerthi kesaje kryevepre te gjalleses shqiptare tash 2500 vjet.
  • Korrupsioni i Qeverise Shqiptare. Ne qofte se Berisha nuk ja nderron faqen qeverise shqiptare, ajo vazhdon me u pa nga opinioni nderkombetar si nji qeveri e korruptueme, rryshfetesh, hatersinash, shperdorimit e vjedhesish. Megjitheate shqiptaret nuk jane te vetmit ne kete aspekt. Wall Street, ne pergjithesi, s'ka pranue me investue ne Rusi deri ka fundi i vitit 2005 per aresye te ngjashme. Po ashtu, Kina vazhdon me u konsiderue nji vend ku investimet jane ne rrezik te madh dhe besohet se qeveria mban nji vlere fallso te valutes Kineze. Por ne na intereson vendi yne. Bota ka kaq pak besim ne shtetin e qeverine shqiptare saqe ne Shkoder as ne Tirane nuk egzistojne ATM per llogarite bankare (egzistojne vetem per Kredit Kard). Ne Podgorice i gjene ATM per llogari bankare ne ane rruge, dmth, nuk ke nevoje me hi mbrenda nderteses. Krejt si ne Amerike. Bankat e medha dhe kompanite e medha nuk kane "guxue" me hi ne Shqipni. De-fakto, Shqipnia asht e pa-integrueme ekonomikisht me boten perendimore. Shume ma te integrueme jane vendet e Azise, Lindjes Mesme dhe Amerikes Latine. Dhe kjo nuk asht per mos-interesimin e perendimit. Perendimi asht jashtezakonisht i interesuem me permiresue ekonomine ne Ballkan sepse kjo do te sillte dy gjana te leverdishme per perendimin, 1) do te terhiqeshin ushtaret ne amerike dhe kjo do te ishte nji fitore per partine amerikane ne fuqi, 2) nji ballkan i stabilizuem do te ndalonte terroristat dhe drogen sepse kjo asht dera neper te cilen ata po hine ne perendim.

VAZDON---->




Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.