Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 16-11-05, 19:47   #1
K-man
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Vendndodhja: Chicago, SH.B.A.
Postime: 357
K-man e ka pezulluar reputacionin
Gabim Kur Ismail Qemali deshi ta ndante Shqipėrinė nė kantone

Po afrohet 28 Nėntori, dita e Shpalljes sė Pavarėsisė, dita qė shėnon shkėputjen pėrfundimtare nga pushtimi pesėshekullor osman. Demokratėt, kėtė datė historike (duke e bashkuar dhe me 28 nėntorin e kthimit tė Gjergj Kastriotit nė Krujė dhe ēlirimin e saj), menduan ta quajnė si njė datė unikale dhe pėrgjithėsuese, bashkė me ēlirimin nga thundra nazi-fashiste (dhe kėtu nuk shoh asgjė negative). Faktikisht, mė 28-29 Nėntor 1944 (ndonėse kam qenė afro 9 vjeē) nuk kam qenė nė Shkodėr, por sipas mendjes time asnjė tė keqe nuk shoh nė kėtė mes pėr ēėshtjen e datės 28 nėntor, nėse kėtė do ta quajmė ditėn e lirisė.

Ky konfondim datash mė duket tepėr abstrakt dhe mė shuė se njė kapriēio. Jam i mendimit se njė shtet, kur ēlirohet kryeqyteti duhet konsideruar i ēliruar. Tirana u ēlirua mė 17 nėntor. Mbas kėsaj date kemi vetėm 12 ditė luftė, d.m.th. pushtuesi ishte nė ikje. Atėherė, pėr tė shuar grindjet me dy forcave mė tė mėdha politike ofroj mendimin qė data 17 nėntor 1944 tė quhet dita e lirisė (ose dita e ēlirimit nga okupatorėt nazi-fashistė). Kjo ishte nė formėn e njė paranteze, ndėrsa titullin e shkrimit do tė mundohem ta trajtoj me besnikėri sipas referencave historike.

Mė parė se tė flasim pėr ditėn e shenjtė tė Pavarėsisė na duhet tė kalojmė nė ekranin e kujtesės ato figura titanėsh qė pėrgatitėn premisat, sepse Pavarėsia nuk erdhi nė mėnyrė spontane, por si njė anije triumfatorėsh qė lundroi pėrmes lumenjve tė gjakut, pėr tė arritur nė bregdetin e Vlorės.

Rezistenca antiosmane e ka zanafillėn nė vitin 1389 (nė betejėn e Fushė-Kosovės), kur Drenica trime nxjerr nga gjoksi i saj obeliqin qė ther njėrin nga sulltanėt mė tė pėrbindshėm tė Perandorisė Osmane, Sulltan Muratin. Pastaj kemi Kastriotėt, Gjon dhe Gjergj Kastriotin dhe tė gjithė prijėsit e tjerė tė Arbėrisė. Mbi 100 kryengritje antiosmane kemi mbas vdekjes sė Gjergj Kastriotit. Rrethimi i fundit i Shkodrės shėnon "preludin" e lavdisė sė rezistencės supernjerėzore, ku pėr afro njėvit rrethim (1478-1479) shkodranėt, tė udhėhequr nga Anton Loredani, komandanti legjendar venedikas, shkruajnė njė ndėr faqet mė tė ndritura tė historisė. Cilit mė parė se kėtij trimi duhej t'i ishte ngritur monumenti nė Kėshtjellėn e Rozafės?!

Qėndresa e klerikut dhe filozofit Pjetėr Bogdani ėsht njė "zjarr" tjetėr i pashuar qė mban tė ndezur kujtesėn e ēdo atdhetari tė ndershėm. Lidhja e Prizrenit ėshtė "sirena" mė e fuqishme e zgjimit tė ndėrgjegjes nacionale. Fatosat e kėsaj lidhjeje i japin "mesazhin" mė tė fuqishėm Perandorisė Osmane dhe "lajmėrojnė" Europėn se ne jemi pasardhės tė ilirėve dhe jo tė turko-tartarėve. Iljaz Pashė Dibra, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, janė martirėt e pavdekshėm tė kėtij evenimenti madhor. Lidhja e dytė, na sjell nė skenė Haxhi Zekėn (1880), shkodranin e madh Hodo Sokolin, qė shkul me pėrbuzje gradat e Stambollės pėr t'i kthyer krenarinė Shkodrės. Internohet nė shkretėtirat dhe burgjet e Anadollit.

Kush duhet tė kishte pėrmendore nė Shkodėr para kėtij martiri?! Preng Bibė Doda kalon 29 vjet i internuar nė shkretėtirat e Anadollit (1880-1909). Idriz Seferit i vendoset litari nė majėn e lisit, por sfidon vdekjen duke u pėrjetėsuar nė histori si martir. Kosova nuk hesht. Si njė feniks ngrihet Isa Boletini, qė dridh portat e Stambollit. Dasho Shkreli me kohė ia ka "zbardhur" faqen Shkodrės duke e mbushur tokėn me koka asqerėsh turq. Ēuditėrisht edhe ky s'ka monument! Dedė Gjon Luli e Mehmet Shpendi hyjnė triumfalisht nė eposin e kreshnikėve duke i zbardhur faqen Shkodrės, Malėsisė, Dukagjinit e mbarė Shqipėrisė. Ēuditėrisht asnjėri nuk ka monument!

Si "tufane" ngrihen Dom Nikollė Kaēorri e Gjin Pjetėr Previzi, njėri nga Lura e tjetri nga Kurbini. Ideatori dhe projektuesi i Pavarėsisė ėshtė "superstati" i qytetarisė shkodrane, Luigj Gurakuqi.

Tė gjithė kėta "lumenj" zbresin nė Vlorė, pėr t'i vėnė asaj "kurorėn" e lirisė. Nė Vlorė zbresin trimat nga tė katėr anėt e Shqipėrisė, tė gjithė me kontributet dhe vlerat e tyre. Ismail Qemali ngre flamurin dhe shpallet mvetėsia e Shqipėrisė. Aktiviteti i Ismail Qemalit pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe krijimin e Shtetit tė parė Shqiptar ėshtė i njohur dhe askush nuk mund ta mohojė, por nė tė njėjtėn kohė ky aktivitet duhet tė vendoset (me shumė kujdes) nė peshoren e historisė, duke i bashkangjitur edhe gabimet e mėdha dhe fajet tė cilat mund tė na japin njė konstante reale pėr kėtė figurė tė cilėn e kthyen nė "mit" dhe qė nė raport me figurat qė trajtuam mė lart nuk na rezulton si i tillė (mendimi im).

Duke iu referuar librit tė Profesor Arben Putos "Pavarėsia e Shqipėrisė dhe Diplomacia e Fuqive tė Mėdha, 1912-1914", do tė shohim bashkėpunimin e fshehtė tė Ismail Qemalit me majorin turk Beqir Gabreneja. Pra, Ismaili bėnte lojė tė dyfishtė, nga njėra anė me gjashtė Fuqitė e Mėdha, dhe nga ana tjetėr me Portėn e Lartė. Dėshira e tij pėr tė sjellė nė Shqipėri njė prijės turk dhe pikėrisht Izet Pashėn, ėshtė shfaqja mė konkrete e nostalgjisė sė tij pėr Perandorinė sė cilės i kishte shėrbyer disa dekada, madje duke harruar edhe shuplakėn qė pati ngrėnė nga Kryeministri turk brenda sallės sė Parlamentit. Kėtė episod dhe bashkėpunimin e Ismail Qemalit me majorin turk (tė sipėrpėrmendur) e kam trajtuar gjerėsisht nė librin tim "Shakaxhinjtė" e Nacionalizmit.

Por ky episod nuk i kishte pėlqyer njė mikut tim, dhe mė sugjeroi se burimi historik nga e kisha marrė informacionin i pėrket periudhės komuniste. Vlen tė theksojmė se ishte pikėrisht ky bashkėpunim i fshehtė i Ismail Qemalit me Xhon-turqit qė i detyroi Fuqitė e Mėdha tė ndalonin ēdo formė bashkėpunimi me Portėn e Lartė, dhe ky vendim u mor mė datėn 29 korrik 1913, ku citohet: 1-Shqipėria formohet si Principatė Autonome Sovrane... nėn garancinė e gjashtė Fuqive tė Mėdha..."; 2- Ēdo lidhje Syzereniteti midis Shqipėrisė dhe Turqisė pėrjashtohet.

Duke qenė se libri i lartpėrmendur ėshtė shkruar nė periudhėn komuniste, dhe qė nė mendjen e mikut tim apo tė ndonjė tjetri ėshtė krijuar bindja se ēdo gjė qė ėshtė shkruar nė atė kohė ėshtė "antihistorike", mendova qė tė servir njė fakt tjetėr historik, nga njė historishkrues mjaft prestigjioz dhe qė askush nuk mund ta akuzojė si komunist, dhe ky historian ėshtė mjaft i njohur: "Historia e Shqipėrisė" (mendimi shqiptar), Tajar Zavalani, 1998, fq.248-249.

Citimi i drejtpėrdrejtė i autorit: "Kupa e helmit pėr nacionalistėt shqiptarė u mbush kur Ismail Qemali u kthye nė Shqipėri pikėrisht ndėrsa po luhej akti iu fundit i dramės shqiptare. Duke ardhur nga Zvicra, ai ishte ndalur nė Romė dhe ishte takuar me Ministrin e Jashtėm italian, San Ciulianon. Ata bashkė kishin hartuar njė plan pėr tė zbėrthyer njėherė e mirė ēėshtjen shqiptare. Mbasi zbritėn nė Vlorė, Ismail Qemali shkoi nė Durrės, i shoqėruar nga paria e Vlorės. Nė Durrės u mblodh kabineti nėn kryesinė e Princ Vidit, pėr tė dėgjuar hollėsirat e planit shpėtimtar. Thelbi i projektit ishte qė Shqipėria tė ndahej nė tri kantone tė vetėqeverisura sipas modelit zviceran.

Princ Vidi duhej tė largohej, kabineti tė jepte dorėheqjen dhe Shqipėria tė qeverisej nga Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK). Princ Vidi, bashkė me tė gjithė ata qė u ndodhėn nė atė mbledhje, duke pėrfshirė edhe Isa Boletinin, e hodhėn poshtė me zemėrim dhe indinjatė planin e Ismail Qemalit. Ismail Qemali, kur e pa se nuk i ndezi, u kthye nė Vlorė dhe formoi "Komitetin e Shpėtimit Kombėtar" me disa vlonjatė dhe refugjatė nga Shqipėria e Jugut. Komiteti i dėrgoi njė shkresė Fuqive tė Mėdha, duke kėrkuar qė Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit ta autorizojė kėtė komitet tė marrė qeverinė nė dorė dhe tė instalohej nė Vlorė duke caktuar Vlorėn kryeqytet.

Ta bėnin Shqipėrinė, Zvicrėn e Ballkanit, kishte qenė ėndrra e pionierėve tė Rilindjes Kombėtare. Por tė krijohen tre kantone autonome nė rrethanat e verės sė vitit 1914 nuk ishte gjė tjetėr veēse tė krijoheshin tri zona influence: Austriake nė Veri, Italiane nė qendėr dhe Greke nė Jug...! Prandaj nuk ėshtė aspak ēudi qė plani i Ismail Qemalit u kritikua ashpėr nga opinioni nacionalist shqiptar dhe mė nė fund autori u detyrua tė shkojė nė Itali, ku vdiq mė 1918.

Pėr tė shlyer ēdo acarim ndjenjash mbas kėtij episodi tė vajtueshėm, Princ Vidi shkoi tinėz pėr tė vizituar Vlorėn, ku u prit me shumė entusiazėm. Delegatėt e qytetit dhe tė refugjatėve nga viset e okupuara iu lutėn qė tė kujdesej pėr fatin e tyre. Porsa u kthye nė Durrės, Princ Vidi mblodhi pėrfaqėsuesit e Fuqive tė Mėdha duke i porositur tė bėjnė demarrshe pranė qeverive tė tyre qė tė pėrmbushin detyrimet qė kishin marrė ndaj Shqipėrisė dhe ndaj atij personalisht.

Por Fuqitė e Mėdha nuk kishin ndėrmend tė merreshin me ēėshtjen shqiptare, veēse pėr tė bėrė intriga kundėr njėra-tjetrės. Ato ishin duke zėnė pozita nė parashikimin e luftės sė pėrgjithshme qė pritej tė fillonte fatalisht me njė shpėrthim tė vrullshėm mbas vrasjes nė Sarajevė tė Arqidukės Franc Ferdinand, i cili ra viktimė e njė grupi terrorist serb. Durrėsi ngjasonte me njė vapor qė po mbytej. Rebelėt e kishin rrethuar dhe gati izoluar nga pjesa tjetėr e Shqipėrisė.

Fuqitė e Mėdha, me pėrjashtim tė Italisė, i tėrhoqėn luftanijet e tyre nga limani. Hasan Prishtina me Isa Boletinin bėnin plane pėr tė filluar kryengritjen nė Kosovė. Italia donte tė shkėpuste konēesione duke pėrfituar nga kriza financiare e qeverisė kombėtare. Austro-Hungaria orvatej tė shtynte Princ Vidin t'i shpallte luftė Serbisė, megjithėse ambasadori i saj nė Londėr kishte votuar kundėr dhe pėr neutralitetin e Shqipėrisė. Misioni ushtarak hollandez u largua nga Durrėsi, ku tė huajt po bėheshin gjithnjė e mė tė rrallė.

Edhe Princ Vidin e kėshillojnė nga ēdo anė tė kthehej nė vendin e tij. Ai nis mė sė pari dy fėmijėt dhe vetė qėndroi me shpresa se diēka do tė ndryshojė nė kėtė situatė qė ishte krijuar. Ndėrkaq, rebelėt okupojnė Vlorėn pa luftė, mbasi Osman Haxhiu i Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar i bindi se ēdo rezistencė ishte e kotė. Mė nė fund, Princ Vidi vetėvendosė ta lėrė Shqipėrinė mė 3 shtator 1914.

Me njė proklamatė drejtuar popullit shqiptar, ai shpjegon se po shkonte nė Perėndim pėr tė vazhduar punėn qė kishte nisur nė Shqipėri. Nė mungesė tė tij, Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit do tė merrej me punėt e Qeverisė. Princi dhe Princesha Vid lundruan nėpėr Adriatik dhe u degdisėn nė Gjermani duke kaluar nėpėr Lugano. Shqiptarėt vėzhgonin me trishtim largimin e mbretit tė tyre sikur tė ishte njė shpresė qė po venitej.

Europa ishte nė buzė tė humnerės dhe Shqipėria e dizintegruar do tė pėrlahej sė shpejti nga njė tufan u stuhishėm. Ēėshtja nėse Ismail Qemali kishte vepruar mirė apo keq, kur ai kėrkoi ta ndante Shqipėrinė nė tre kantone, tashmė besoj se ėshtė mė se e kuptueshme nga ēdo shqiptar i vėrtetė. Ajo qė na ēudit ėshtė fakti qė kėtė veprim e marrim vesh me kaq vonesė dhe ēudia e dytė ėshtė: Kujt i intereson tė fshehė apo tė vjedhė historinė?!

Cilido, me tė drejtė mund tė pyesė: Kujt i ka interesuar ta kthejė Ismail Qemalin nė njė "mit", kur nė "peshoren" e historisė vlerat e tij janė nėn kuotėn e atyre burrave qė trajtuam qė nė fillimin e kėtij shkrimi. A nuk kemi tė drejtė tė pyesim pėrse nė "Monumentin" e Shpalljes sė Pavarėsisė (tė vendosur nė Vlorė) nuk janė skalitur figurat e dy personaliteteve nga mė tė shquarat nė Shpalljen e Pavarėsisė, Luigj Gurakuqit dhe Dom Nikollė Kaēorrit?! Jam i mendimit se qėndresa ndaj ēdo pushtuesi ka qenė gjithėpėrfshirėse, qė nga Mitrovica deri nė Gjirin e Artės.

Por, kur flasim pėr figurat e dimensioneve tė larta, nuk duhet tė ndryshojmė "polet" ose e thėnė mė shqip, nuk duhet t'i spostojmė nga Veriu nė Jug. Krahinorizmi, religjionizmi dhe idealizmi duhen respektuar nė mėnyrė proporcionale sepse nė ēdo krahinė, nė ēdo besim dhe nė ēdo ideologji ka kualitete dhe kėto duhen evidentuar pa asnjėlloj paragjykimi dhe shkalla e pėrfaqėsimit duhet tė jetė nė proporcion tė drejtė me sasinė numerike tė ēdo religjioni nė tė gjitha institucionet. Urojmė qė 28 Nėntori, dita e Shpalljes sė Pavarėsisė tė jetė dita e solidaritetit, unitetit dhe bashkėjetesės si tė barabartė.

Urojmė nė tė njėjtėn kohė njė rishikim dhe rishqyrtim tė historisė, duke nxjerrė nė dritėn e diellit tė gjitha ato figura tė cilat (padrejtėsisht) qėndruan nė hije. Urojmė gjithashtu qė Akademia e Shkencave, nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit dhe Kulturės tė caktojnė njė komision (kompetent profesionalisht dhe tė denjė moralisht) pėr vlerėsimin e figurave dhe tė mos ngjasin mė gafa tė tilla, tė hidhet baltė mbi figurat mė tė ndritura tė nacionalitetit tonė. Urojmė qė nė 600-vjetorin e tė madhit Gjergj Kastrioti, tė skuqet sadopak fytyra e atij qė deshi ta baltojė.

Kam lexuar para dy apo tre vjetėsh nė gazetėn "Shqipėria Etnike" njė shkrim tė publicistit Ndue Bacaj, me njė titull mjaft interesant dhe qė ngjasonte mė shumė si njė satirė: "Flamuri nė Deēiq - shkopi nė Vlorė"! Me sa konstatojmė, autori ka bėrė njė gjetje mjaft tė bukur dhe tė bazuar mbi vlera dhe fakte historike.

Pėr tė ngritur flamurin e Arbėrisė mbi Bratilė u derdh gjak i kulluar malėsorėsh trima, ndėrsa ngritja e flamurit nė Vlorė ishte mė tepėr njė akt diplomatik, i arritur pėrmes pushkėve, krismat e tė cilave zgjuan ndėrgjegjen e trazuar tė Fuqive tė Mėsdha dhe vetė Ismail Qemali ishte njė gjetje e kėsaj diplomacie pėr t'i treguar vetė Perandorisė Osmane se ėshtė pikėrisht Ismail Qemali njėri nga diplomatėt dhe personalitetet e asaj perandorie qė do tė mbajė nė dorė flamurin e Arbėrisė dhe qė do ta konfirmojė shkėputjen pėrfundimtare tė Shqipėrisė nga Perandoria Turko-Osmane.

Ngjarjet e mėvonėshme tė trajtuara nė kėtė shkrim me njė korrektesė ndaj referencave historike, na rezultojnė se Ismail Qemali, nga frika apo nga nostalgjia, e kishte mjaft tė vėshtirė tė shkėputej nga "mitra" osmane. Sido qė tė jetė edhe pėr aq sa mundi tė bėjė pėr Shqipėrinė, duhet t'i rezervojmė respet e mirėnjohje, por nė asnjė mėnyrė nuk mund t'i bėjmė "kult" duke e mitizuar. Ai, mė shumė se njė figurė historike duhet tė mbetet simbolike si shpalosės i flamurit mbi ballkonin e njė godine. Ndėrsa ata trima qė e ngritėn mbi shkėmbinj, mbi shkėmbinj i kanė monumentet.

Ky shkrim duhet tė vlejė si njė trokitje pėr mė shumė pėrkujdesje nė ngritjen e shtatoreve. Qyteti im, Shkodra, duhet tė pasurohet me monumente duke e filluar me Hodo Sokolin, Dasho Shkrelin, Dedė Gjon Lulin e Mehmet Shpendin. Mbasi tė kemi kryer detyrėn ndaj kėtyre korifejve, atėherė mund tė mendojmė pėr mbrojtėsin hoerik tė Rozafės nė rrethimin e fundit tė Shkodrės, venedikasin trim, komandantin e paepur, Anton Loredani. Monumenti i kėtij miku tė madh tė qytetit tonė duhe tė ngrihet nė Kėshtjellėn e Rozafės, si dėshmi e kulturės dhe mirėnjohjes shkodrane.


__________________
Ēdo fillim i keq, e ka mbarimin e keq.
K-man Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.