Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-04-09, 18:55   #1
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim ecje Bulevardesh

ANKETA JONĖ:
Sa shqiptarė jemi nė botė?

JEMI MĖ SE 27 MILIONĖ!!!

Nga shėnimet e mia personale, nga burimet e mia qė pėr shkak tė sigurisė nuk mund t'i publikoj, e di dhe garantoj me kokė se nė botė jemi - sa vijon: 2.643.711 nė Shqipėri (se mė se 700 mijė kanė ikur jashtė), nė Kosovė - 1.742.389 e gjysmė, nė Maqedoni - 847.599, nė Mal tė Zi - 132.741, nė Serbi - 111.034, nė Greqi - 784.341, nė Turqi - 2.300.188, nė Siri - 84.292, nė Egjypt - 47.801, nė Jemen - 184.300, nė Izrael - 34, nė Jordani - 179.202, nė Kuvajt - 18.439, nė Emiratet e Bashkuara - 165.704, nė Arabi Saudite - 194.337, nė Irak - 74.800, nė Iran - 33.050, nė Afganistan - 118, nė Pakistan - 17.430, nė Indi - 23.290, nė Malejzi - 3.421, nė Vietnam - 14, nė Cejlon - 4, nė Filipine - 5.314, nė Bangladesh - 17.343, nė Japoni - 94, nė dy Koretė - 92, nė Tajvan - 1, nė Kinė - 56 "shqiptarė tė ndershėm", nė Bullgari - 64.329, nė Rumani - 63.372... A U LODHĖT VĖLLEZĖR SHQIPTARĖ?... Qe po e shkurtoj, por po ua ofroj shifrėn e fundit, tė pėrmbledhur: 27.087.493 e gjysmė shqiptarė, plus - 560 "shqiptarė tė ndershėm", tė cilėve po u mėshoj vijė menjėherė. Kush nuk mė beson, le ta llogarisė vetė. Do t'i dalin kaq sa i thashė dhe - topi i allamonit nuk e luan!
("Ngucakeqi" nr.13/1999)


jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-04-09, 18:57   #2
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh

PO-E-ZI
BAHNHOF
(Njė rrep pėr katundarin tim)

Ec shqiptari me duar n`xhepa
- kėrrasin sorrat e askund plepa,
pėfundi rrugėt cazė ngushtohen
re tė nxira - pėrqafohen.
Dhe kokėn kur ngritė shqiptari
qielli rrenė ngjyrė qelibari:
pa ambrellė, ėshtė pa "pare" -
dhe duarve n`xhep nisė, u vjen - marre!
Kėrkon orėn shqiptar-ngrati
e ka harruar te - avokati;
(s`kishte pare as pėr - ankesė
e ai s`ėshtė "Nėnė Terezė"!)
Dhe ai ngutet me duar n`xhepa
- kėrrasin sorrat e hiē kund plepa,
fillon shi dhe, i shpėton njė: offff,
takim ka lėnė ai, nė - Bahnhof!

Shqiptar tjetėr me duar n`xhepa
- tė njejtat sorra pa tė njėjtit plepa,
ec ngadalė ai, si - zotėri (...)
kėrkėllojnė zorrtė se ka uri:
s`ka ngrėnė bukė (ai) tash dy ditė
(me lek't'e fundit bleu qibrit!)
po as n`Hajm sot nuk i rrihej
n`vetmi cigarja i pihej...
Ec shqiptari pa kuptim
cak i tij kjo rrugė e pa kėthim,
ec pa sherr - o, (ky i shkretė?)
ju ka bėrė dita - tri vjet...
(I vjen turp ndaj nuk tregon
po dhe ky n`Bahnhof po shkon!)

Refreni:
Bahnhof i Frankfurtit, La Gare e Marsejit,
Station i Londrės, Bahnhof i Mynhenit
Bahnhof i Strasburgut, Stazione i Milanos
Järnvegstation i Malmes, Stanica e Pragės
La Gare e Parisit, Bahnhof i Hamburgut
Bahnhof i Cyrihut, Rautatieasema i Helsinkit
La Gare e Brukselit, Bahnhof i Shtutgardit
Bahnhof i Lucernit, Estazioń i Madridit

Bahnhofa tė Evropės dhe stacione tė tjera
janė pėr zogj shtegtar, qė kundėrmojnė - herdhe
Po ka ca vite qė kanė hyrė n`histori, qė i vjen era!
Bahnhofet - pikėtakime tė shqipeve pa ēerdhe

Refreni i refrenit:
Ndalu o tokė, ndalu, se - dua tė zbres
Nė mos t`u jetoftė, unė nuk mund tė vdes!!!

Tjetėr kapuēbardhė me duar nė xhepa
gjithė tė njejtat sorra nėpėr kurrfarė plepa,
nė midis tė qytetit si nė njė - objektivė
dhe xhepat e shtjerrė janė njė - pėrspektivė!
Shikon ai raftet prinjas, nėpėr shitore
dhe pėrbinė lėngun qė i rrjedh prej goje
ēdo gjė tash i duket si mollė e ndaluar
pse urinė nė xham ia kanė vizatuar?
Ama shitėsat presin ta zėnė nė thue
(Or gomar, unė s`vjedh, as mund, e as nuk due!
kot sė koti bastard, mė ke vėnė pritė
nuk e kam pasur kurrė hajninė n`traditė)
Dhe ua bė shitėsve, njė: - hej, o shitės, fuck off
punė shumė mė t`meēme kam n`Bahnhof!
("Ngucakeqi" nr.9-10/1998)
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-09, 18:58   #3
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh


SHTYLLA E SELĖS
E po ēka nuk bėn vaki. Kjo botė njėmend ėshtė e karrabythtė. Ju kishin karrabythur punėt edhe Ukshinit nė Gjermani. Qytetin nuk po ja u tregojė se po mė shkon fytyra, megjithėse ajo qė i kishte ngjarė Ukshinit, jo fytyra, po as astari nuk po i mbetej. "Zoti ja ka shkrua", tha gjyshja ime, se ne Ukshinin e kemi stėrnip edhe gjyshja Nepė kishte dėgjuar pėr baterdinė, po nuk e merrke vesh. E dike qė ėshtė puna e pėshtjellėt, po ec e angllatisja, kur as vetė nuk po mund i bie nė fije. E merrni vesh ju dhe nėse e kuptoni, tė ma thuani. Unė vetėm po ua tėfilloj ...
...Ukshini nuk kishte letra edhe u martua me Gretėn. Po, Greta me nja katėrdhjetė e shtatė nė bythė, po. Edhe me njė vajzė pėrmbi tė njėzetat, me emrin Sabine. Gjermania ka shumė Greta, po Sabine ka sa gjithė bota: sytė s'mund t'i ēelėsh prej tyre... Edhe mirė boll: u martuan Ukshini e Greta. Po lufta atje poshtė edhe t'ia ndoq babėn Ukshinit, Musėn. Musa erdh rreth e rrotull, nėpėr Kaukaz, ka rusi, pėrkrye Finlandės e tup - nė Gjermani. Mirėboll. Po as dy muaj nuk u bėnė e Musa u dashurua "nė letra", gjegjėsisht nė vajzėn e Gretės, nė Sabinėn. Edhe ai tha: "pėr letra", ama shkoi te ofiēari, pa njė - pa dy. U martua, bigajrihak. Baba i ve i Ukshinit (se gruaja i kishte vdekur qysh nė kohėn e Titės), iu bė dhėndėrr djalit tė vet, Ukshinit. A po e merrni vesh - Gruaja e Ukshinit, Greta, u bė vjehrra e vjehrrit tė vet (babės sė Ukshinit), Musės, ndėrsa vajza e Ukshinit (e Gretės, kuptohet) u bė njerka e Ukshinit tonė! Punė o dreq...
Jo vetėm kaq. Ukshini e Greta pa u bėrė prindėr, vetėm nėntė muaj pas kurorzimit tė babės Musė me Sabinėn, vajzėn e Gretės sė Ukshinit, Musės e Sabinės u lindi djalė, gjegjėsisht: gruaja e vjehrrit tė gruas sė Ukshinit, njėkohėsisht dhe vajza e sajė lindėn njė ēun qė ishte vėlla i Ukshinit, si djali i babės sė tij dhe nip i gruas sė Ukshinit, si djalė i vajzės sė sajė. Kėshtu automatikisht Ukshini u bė gjysh i vėllaut tė vet pėrderisa ishte bashkėshort i gjyshės sė tij!
Njė muaj mė vonė edhe Ukshinit e Gretės u lindi djalė .
...atėherė vjehrra e Ukshinit, qė ishte motra e djalit tė tij, u bė edhe gjyshja e tij. Ukshini u bė vėllau i djalit tė vet, qė ėshtė vėllau i nėnės apo i njerkės sė Ukshinit. Ukshini njėkohėsisht ėshtė edhe dhėndėrr i nėnės sė vet, pėrderisa gruaja e Ukshinit (Greta) ėshtė teze e djalit tė saj, domethėnė njė djali qė ėshtė nipi i babait tė Ukshinit...
A e dini se sa e thjeshtė ishte jeta nė fillim dha sa shumė u komplikua pastaj?!
Ukshini u martua pėr letra, baba i tij Musa gjithashtu, djali Ukshin u martua me Gretėn e baba Musė me vajzėn e Gretės, Sabinėn.E se ēka mund ta ketė kush kėnd pastaj, ju shikoni e llogaritni, por vetėm me laps. Pėrmendėsh nuk ia dilni dot. Dhe nėse kjo gjė pėrsėritet nė jetėn tuaj, ta dini se marrėdhėnjet familjare nuk janė tė thjeshta si qė jemi mėsuar ne shqiptarėt (vėllaun ta kemi vetėm vėlla, babėn vetėm babė, etj). Ato shumėfishohen nė pafundėsi dhe nuk ėshtė ēudi nėse dikush dikė e ka vėlla, djalė, axhė, dajė, gjyshė, vjehėrr, kunat, nip...dhe kushedi ēka nė tė njejtėn kohė.
As hyrja nė Evropė nuk ėshtė e thjeshtė siē mendojmė ne. Pėr njėzetė vjet, njė dreq e merr vesh ēka do ta kemi njėri - tjetrin!!!
("Ngucakeqi" nr.7/1998)
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-09, 19:00   #4
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh

SHQIPTAROLOGJI
HERONJTĖ DHE TĖ TJERĖT

Lindja dhe vdekja, rėndom janė tė vėna largalargė qė njeriu tė bėjė diēka me jetė tė vet nė ndėrkohė. Sypozojmė diēka tė mirė, tė nevojshme po se po e tė vlershme, sidomos. Nė atė diēkaje, dikush identifikohet me hobin, dikush me ndjonjė marrėzirė tė veten, po dikush me njė tė arritur ose me njė heroizėm. Janė biografitė ato qė definojnė ose provojnė tė definojnė nerėz, jo pėr ndonjė katalogizim, po pėr tė shembėllyer. Sepse dikur miti shėrbente pėr harmonizimin e natyrės njerėzore, e tash nė kėtė "shėrim" janė ligjet, kodi moral, estetika, dhe do marifete tė tjera. Por ky shkrim nuk pretendon tė shabllonizojė kualitetet njerėzore. Pėrpiqet vetėm tė meditojė rreth mundėsive divergjente njerėzore. Nuk ėshtė prandej ndonjė befasi qė vėllau i ndonjėrit nga Luigjat tė ketė qenė i krisur, ose vėllu i ndonjė nga sulltanėt tė ketė qenė infantil. Bota njeh fate tė ndryshme dhe do tė jetė e detyruar tė vazhdojė me fate po aq tė ndryshme. Thjeshtė, kjo botė vlenė vetėm pėr faktin se nuk na detyron tė gjithėve tė bėhemi heronjė.
Pikė sė pari, qė mos tė lėmė mundėsi keqkuptimi, lavdi heronjėve, qė fundja janė model i ēdo njeriu normal, por modelet kryesisht gjenden jashtė sferės sė mundėsive. Pėr ndryshe koncepti gjeni nuk do tė kishte kuptim. Sidomos nėse gjysma nesh do tė qemė tė tillė. Por falė zotit qė nuk jemi.
E tashi mė nėpėr tokė.
Keni vėrejtur se sa tė pakėnaqur jemi me tjetrin, se sa shumė vėrejtje mund t'i bėjmė, se sa shumė tė meta ia gjejmė qoftė edhe vetėm duke pritur autobusin nė stacion lokal. Shkurt, tė gjitha ato qė do tė kishim dėshiruar t'i kemi, ne i hetojmė tė mungojnė tė tjetri, ama nuk e themi dot se nuk i kemi as vetė. E pėrse? Se, vjen autobusi e nuk kemi kohė?!
Jo. Po, sytė tanė kanė njė optikė tė gabuar: shohin jashtė. E prapa syve, nė thellėsi, ėshtė njė masė e pėrhitur qė nganjėherė, ose bukur shpesh ose fare shpesh harron se ėshtė atje prapa dhe se optika e asaj mase do tė duhej tė shihte brendinė. Dhe pėr kėtė duhet provokimi. Po pėrse njeriu jashtė nuk e provokon shtazėn tonė tė vogėl qė kemi nė brendėsi, nė mėnyrė qė ne, brenda vetės tonė tė venerojmė se sa pak shqiptarizėm na ka qėlluar, sa pak morali e sa pak vetėdija kombėtare, megjithėse vetėdija ėshtė vetėdije e nuk do tė duhej tė kanalizohet sipas nevojave urgjente qė shfaqen nė sferėn e interesit tė ēastit.
Jo or, jo, tė gjithė nuk jemi tė detyruar tė jemi heronjė. Edhe po tė jemi tė detyruar, tė gjithė nuk mundemi. Disa nesh nuk guxojmė. Nga kush? Nga frika jonė, natyrisht. Dhe frika na ėshtė e nevojshme, apo jo? Ēka do tė bėnim ne pa tė? Ose ta thjeshtojmė tezėn. Dhe tė deklarohemi haptas: po qe, jemi frikacak. Prandej mos na detyroni, sidomos mos na e shihni pėr tė madhe. Nėse kėrkoni prej nesh qė tė jemi heronjė, ne do tė bėhemi ēkado tjetėr, por jo heronjė.Edhe tradhtarė. Po, thonė se tradhtarėt shkaktohen nga nevoja e mbrendshme pėr heroizėm tė domosdoshėm, por mundėsitė e vullneti nuk pėrkojnė me faktorin historik. Megjithėse edhe tradhtari ėshtė - figurė historike.
Mirė, fjala ishte pėr heronjtė. Tradhtarėt do t'i lėmė nė njė vathė tė posaēme. Heronjtė do t'i respektojmė, do tė sillemi me pietet qė e meritojnė, edhe dėshmorėve do t'u kėndojmė lavd, por ne jemi njė shumicė e njerėzve tė rėndomtė, qe pėr tė qenė heronjė nuk kemi kaēik, e pėr tė rėnė dėshmorė nuk kemi pasur fat as guxim. Pos nėse kjo ngjet rastėsisht, nė ē`gjė nuk besoj. Prandaj, na duroni si tė tillė ēfarė jemi, ju lutėm. Se ne e dijmė se koha kėrkon trima, heronjė, rrotela. Po le tė kėrkojė ajo, dhe le t'i gjejė, lirisht.
Ne, shumica jemi krejtėsisht tė rėndomtė. Dhe, ta dini: poqėse jemi tė gjithė heronjė, vaj halli pėr ne. E, mos e dhashtė zoti qė tė gjithė tė biem dėshmorė, sepse nėse biem tė gjithė, nuk mund tė jemi as dėshmorė mė. S`ka kush ta bėjė vlerėsimin. Njeriu ėshtė e vetmja njėsi pėr matjen e vlerave njerėzore.
("Ngucakeqi" nr.5/1998)
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-09, 19:02   #5
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh

REKLAME
BLENI FLAMUJ
Bleni flamujtė tanė, flamujtė tanė janė flamujtė mė kuq e zi nė botė. Shqipet e flamujve tanė janė aq tė natyrshme, veē qė s'bėjnė ve, dhe kanė gjak tė vėrtetė shqiptarė. Ato i kanė kokat mė tė mėdha se tė flamujve tė tjerė. Kthetrat e shqipeve nė flamujtė tanė janė tė mprehta dhe nuk e lėshojnė asnjė armik. Flamujtė tanė i kanė shtizat mė tė lira dhe mė tė gjata nė botė, dhe e kanė pėlhuren mė kualitative kėshtuqė nuk i shpon as plumbi i shkaut. Bleni, se flamujtė tanė ju mbajnė ngrohtė se kanė ngrohje qendrore dhe valojnė mė sė miri nė botė, valojnė edhe kur nuk ka erė, dhe nuk kėrkojnė tė ushqehen, as nuk shpenzojnė benzin. Ata vetvetiu vihen nė krye tė turmave, shkaktojnė erė qė tė mund tė valojnė nė erė tė vet, dhe e trembin armikun flamujtė tanė, sepse kanė zemėr trime. Bleni flamujtė tanė, se janė flamujtė mė liridashės nė botė. Shesim edhe flamuj me pėrvojė revolucionare e patriotike. Shesim flamuj tė harrnuar me copa zemrash, flamuj tė qepur me enė tė gjakut, flamuj me bazė tė shėndoshė patriotike, flamuj tė edukuar e tė formuar kombėtarisht, flamuj tė lindur nėpėr beteja e tė sprovuar nė robėri tė plotė, me shkolla tė kryera pėr patriotizėm, flamuj me plagė kombėtare dhe me biografi tė pastruara nga mbeturinat komuniste. I shesim tė larė e tė pastruar nga tradhtitė, tė ēiltėr dhe tė ndershėm, me paradispozita ēlirimtare.
Flamujtė tanė janė flamujt mė tė lirė nė botė. Nuk grisen pa nevojė dhe valojnė saherė tė doni. As shpenzojnė energji, as kėrkojnė vitaminė, as e humbin kohėn kot. Edhe kur janė tė paguar, i shėrbejnė kombit tė vet. Pėrvoja e gjatė nė robėri i bėn ata veteranė tė luftės ēlirimtare. Blejini dhe binduni nė rolin e tyre historik, janė tė disponuar gjeografikisht ata, dhe vetėm me flamujtė tanė mund t'i ndėrroni kufinjtė ndėrkombėtarė dhe ta shkėrdheni Kartėn e Helsinkit.
Urdhėroni e ejani, dyqani ynė ėshtė nė fund tė kombit, rruga e robėrisė shekullore, numri i lirisė, dera e parė nė drejtim tė sheshit patriotik, kati i pėrēarjes tradicionale.
("Ngucakeqi" nr.4/1998)
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-09, 19:05   #6
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh

DIALOG SHUL SHQIP
XHEMA:"Eh, tė ishe shqipe mali, tash ishim kėnaq duke folur".
RREMA:"Unė nuk di gjuhė tjetėr, e ky nuk di shqip..."
XHEMA:"Kėshtu pa njė gjuhė tė huaj, je si sakat..."
RREMA:"Paj, ndoshta di anglisht? Kurrė nuk e kam provuar."
XHEMA:"Jo, as ky nuk di se turinjtė i paska, disi..."
RREMA:"Pa folur me njeri, ėshtė vėshtirė. Po mėrzitem..."
XHEMA:"Nuk ėshtė jetė kjo, nuk ke me kė e ndėrron njė fjalė."
RREMA:"Kur e ke njeriun tėnd, edhe koha kalon mė shpejtė."
XHEMA:"E bė ndonjė dert, qanė ndonjė hall, harron..."
RREMA:"Njeriu yt ėshtė i yti, apet se apet..."
XHEMA:"Kohė e vėshtirė. Nuk ke njeri pranė..."
RREMA:"Vdes e nuk ka kush tė qanė shqip, nė gjuhė tė nėnės."
XHEMA:"Pse nuk provoj frengjisht? Belte di... Jo, valla."
RREMA:"Veē njėherė ta dėgjoj njė fjalė shqip e tė vdes..."
XHEMA:"Xhytyrym ėshtė njeriu qė nuk di gjuhė tjetėr pos..."
RREMA:"Po pėrse nuk di shqip ky pėrdesuz?"
XHEMA:"Ndonjė fjalė ėshtė dashur ta mėsoj, teveqeli."
RREMA:"Ah pisi, as njė fjalė shqip, ky farė burri..."
XHEMA:"Kur ėshtė myrteqyp... Nuk di shqip, kulovi."
RREMA:"Po lypka asish nėnėn ky qė nuk di shqip..."
XHEMA:"Uh, nėnėn e tij, po si nuk ka mėsuar pak shqip..."
RREMA:"Valla qenka pėr stupc, qė njė shoq nuk ia gjenė:"
XHEMA:"Ky pis, gjithėēka mendon pėr mua, tash..."
RREMA:"A thua po mė shanė?... Hė, nėnėn e tij..."
XHEMA:"Ēfarė ėshtė ky, ma mbėrthen me nėnė e babė..."
RREMA:"Ja qi e ja bėj edhe unė kėtij... kujton ky..."
RREMA:"Lokėn ja shkėrdhefsha nėse mė shau. E, mė shau..."
XHEMA:"Pėr zotin ky mė shanė. Ta qi e ta shkėrdhej. A ndjeve?"
RREMA:"Hu, nėnėn ta shilofsha, a mua mė ke gjetur, a..."
XHEMA:"Tash tė kallxoj unė ty, bre ti qifsha shtatė nėna!"
RREMA:"Se nuk po e di unė... Ta qi e ta shkėrdhej..."
(pas 43 minutash)
XHEMA: Qyre, mos shajė se ta shkėrdhej nėnėlokėn.
RREMA: Ta qi e ta shkėrdhej, a shqiptarė tek je, a?
XHEMA: Bre mut, po mendon se nuk po tė kuptoj...
RREMA: More tek je shqipe se pa ta kajtė loken...
XHEMA: I qofshė falė gjuhės qė po flet, se... A di ti bre?
RREMA: Kujt po i thua?... Mua, a?!... Po unė ty...
XHEMA: Tė bėj qė tė kanė e zeza nėnė... Qen!

RREMA: Pisi!... Kujton qė tė duroj unė?!... He, nėnėn...
(1 minut e 34 sekonda mė vonė)
RREMA: O, A KA TURK QĖ NA NDANĖ, SE U BĖMĖ KAHRE?!...
XHEMA: O, A KA TURK A SHKA QĖ NA HYN NDĖRMJET, SE U BE MUTI SA SANA...
(Konstantimi: Po fort i kishte marrė malli pėr shoqi-shoin, "SHQIPET E MALIT"!!!)
("Ngucakeqi" nr.1/1998)
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-04-09, 15:18   #7
Scooby-Doo
 
Avatari i Scooby-Doo
 
Anėtarėsuar: 28-02-09
Postime: 81
Scooby-Doo i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh

wow po a munesh mem kalllxu kur u zgjove nga kjo enderr ne cilin krah ke ka flen.
__________________
"O biri Ademit! Ti nuk je asgje tjeter vetem se nje grumbull ditesh.Me kalimin e nje dite,kalon edhe nje pjese e jotja"
Scooby-Doo Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.