Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-06-13, 14:11   #106
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rekomando nje liber

Vjen nė shqip "Alefi" i Paulo Coelhos






I pėrkthyer nė 20 gjuhė dhe me mbi 2.5 milionė kopje tė shitura nė tė gjithė botėn, objekti i tij ėshtė udhėtimi i Coelhos, gjatė muajve mars dhe korrik tė vitit 2006, nėpėr tri kontinente, nė kėrkim tė vetvetes. Romani fillon me Paulon, duke folur pėr pakėnaqėsitė e jetės: Tė rinj qė mbarojnė universitetin dhe nuk gjejnė punė, tė moshuar qė dalin nė pension pa asnjė grosh nė xhep, tė rriturit qė nuk kanė kohė pėr tė ėndėrruar; qė nga teta e mėngjesit deri nė pesė tė pasdites luftojnė pėr tė mbajtur familjen, pėr tė paguar shkollėn e fėmijėve, duke u pėrballur me atė qė tė gjithė e njohim me emrin "realitet i vėshtirė".

Bota, sipas Paolos, nuk ka qenė asnjėherė kaq e pėrēarė sa tani: Luftėra fetare, gjenocide, mungesė respekti pėr planetin, krizė ekonomike, depresion, varfėri. Tė gjithė kėrkojnė rezultate tė menjėhershme pėr tė zgjidhur tė paktėn disa nga problemet e botės, ose tė jetės sė tyre private. Por gjėrat duken gjithnjė e mė tė errėta sa mė tepėr qė i afrohemi sė ardhmes. Njė nga arsyet e shumta tė kėtij udhėtimi ėshtė pikėrisht kthimi nė tė kaluarėn, nė atė qė ėshtė nėn tokė, nė rrėnjėt e tij. Njė tjetėr personazh, jo mė pak i rėndėsishėm, ėshtė Hilali, njė violiniste e talentuar qė do ta shoqėrojė gjatė gjithė udhėtimit. Pėr herė tė parė ai pėrjeton Alefin, pikėrisht nė tren, teksa ishte nė kėrkim tė syve tė saj. Tashmė e kishte takuar gruan qė duhej tė takonte nė kėtė rimishėrim. Iu deshėn vetėm tri martesa, por tani nuk dėshironte ta linte pėr askėnd nė kėtė botė. I dukej sikur njihej qė prej shumė shekujsh dhe do tė vazhdonin sė bashku nė shekujt qė do tė vinin. E ēfarė ėshtė Alefi? Alefi nuk mund tė shpjegohet. Megjithatė, nė traditėn magjike shfaqet nė dy forma. E para, ėshtė ajo e njė pike nė univers qė pėrfshin gjithė tė tjerat, tė tashmet dhe tė kaluarat, tė mėdhatė dhe tė voglat. Nė pėrgjithėsi e zbulojmė rastėsisht, siē ndodhi nė tren. Qė tė ndodhė kjo, njeriu (ose njerėzit) duhet tė jetė nė pikėn fizike ku gjendet. Kėtė e quajmė Alef i vogėl. Po tjetėr, si mund tė jetė Alefi?

Kur dy njerėz mund tė jetojnė gjithė jetėn sė bashku, tė punojnė sė bashku, ose edhe mund tė takohen vetėm njė herė dhe tė ndahen pėrgjithmonė, sepse nuk e pėrshkuan pikėn fizike qė e bėn tė shpėrthejė nė mėnyrė tė pakontrolluar atė ēka i bashkoi nė kėtė botė. Domethėnė, largohen pa e kuptuar, tamam si ajo ēka i afroi. Por, nė qoftė se Zoti e dėshiron njė gjė tė tillė, ata qė e kanė njohur njė herė dashurinė do tė takohen pėrsėri.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-12-13, 17:24   #107
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rekomando nje liber

1 Tetori i ktheses: levizja studentore 1997 - 1999
Autor: Bujar Dugoll
Per te gjithe ata qe duan te verteten rreth ngjarjeve te para luftes, ne fakt ata qe nxiten nderkombetaret te mendojn ndryshe
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-13, 12:21   #108
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rekomando nje liber

Rrėfimi pėr jetėn e 7 motrave dhe 7 vėllezėrve







Prishtinė, 17.12.2013

Solidariteti nė familje i ka bėrė pėrshtypje autores zvicerane, Elisabeth Kaestli. Uniteti i nė familje dhe vėshtirėsitė me tė cilat janė pėrballur gjatė jetės sė tyre, kanė qenė motive shtesė pėr tė ndėrtuar rrėfimin e saj pėr familjen Reka. “Shtatė vėllezėr, shtatė motra - njė familje kosovare nėpėr botė”, ėshtė romani i cili pasqyron jetėn e 14 fėmijėve qė morėn rrugėt e botės pėr t’i shpėtuar mjerimit. Libri ėshtė promovuar nė pasditen e sė dielės nė hotel “Graēanica” nė Graēanicė.

“Romani ėshtė njė pasqyrė nga Kosova, qė pasqyron ngjarjen, historinė e emigracionit tė kėtij vendi”, ka thėnė shkrimtarja Kaestli.

Ajo ėshtė njohur nė Zvicėr me dy nga familjarėt e familjes Reka, tė cilėt pastaj e kanė ftuar nė fshatin e tyre tė lindjes, nė Kaēanik, ku ajo nga afėr ka njohur kėtė familje.

“Kėta janė njė familje e fortė qė e mbajnė njėri-tjetrin, nė krahasim me ēfarė kanė kaluar, nga emigracioni e jeta e vėshtirė”, ka treguar mė tej Elisabeth Kaestli. Ajo ka thėnė se shteti kosovar nuk ka arritur qė tė krijojė kushte pėr tė mbėshtetur familjet me probleme sociale.

Derisa lexonte pjesėt e shkėputura nga romani i saj, Kaestli ka treguar edhe pėr shkollimin e tė 14
fėmijėve, duke e krahasuar me atė tė babait tė tyre.

“Babi i tyre qė ka qenė autodidakt ka mėsuar shkrim dhe lexim nė ushtri, e kėta qė shumica e kanė kryer fakultetin kanė punuar nė shumė vende tė botės dhe kanė krijuar njė bazė materiale, e cila iu siguron mirėqenie”, ėshtė shprehur Elisabeth Kaestli, derisa ka thėnė se pėr t’i takuar familjarėt ka udhėtuar nėpėr vendet ku ata jetojnė, si nė Zvicėr, nė Gjermani, nė Belgjikė e nė Danimarkė, nė mėnyrė qė tė dėgjojė rrėfimin prej secilit prej tyre.

“Me 12 nga 14 vėllezėrit dhe motrat kam mundur tė zhvilloj biseda, ndėrsa dy nga ata nuk kam mundur t’i takoj, Ganimeten e cila ka vdekur nė vitin 2008 dhe Bedrijen e cila ėshtė pak e distancuar, nuk ka dėshirė tė shprehet”, ka thėnė shkrimtarja Elisabeth Kaestli.

Nė librin e saj flet pėr biografinė e secilit prej tyre, ku kanė lindur, si e kanė kaluar fėmijėrinė e tyre.
Para tė pranishmėve, Kaestli ka lexuar dy rrėfime tė viteve tė ’80-ta tė shekullit tė kaluar, ku pėrshkruan jetėn e varfėr e tė vėshtirė tė familjes, e qė janė bėrė motive pėr tė emigruar. Po kėshtu, nė mes tjerash ajo ka lexuar edhe dy rrėfime qė lidhen me regjimin e Milloshoviqit, si thotė autorja ėshtė kohė kur ata kanė qenė studentė, dhe kur janė bėrė spastrime etnike.

“E ēmoj shumė kėtė familje sepse janė tepėr guximtarė dhe tė zellshėm, dhe krenohem me ta”, ka treguar Kaestli.

Ajo ka thėnė se nė Kaēanik ata i kanė tė gjitha kushtet, dhe Elisabeth Kaestli siē e ka quajtur, mė tė rėndėsishme ata e kanė njė shtėpi.

“Ēfarė mund tė kėrkosh mė shumė se kėto kushte”, ka thėnė ajo, pėr shtėpinė ky jetojnė dy anėtarė tė kėsaj familje. Stina e verės e bashkon familjen nė Kaēanik. Ata ulen rreth tavolinės sė madhe nė kopsht dhe tregojnė pėr jetėn dhe pėr dhembjen. Nė promovimin e librit nė Zvicėr, kanė qenė tė pranishėm dy anėtarė tė familjes, ndėrsa nė promovimin e ditės sė djeshme, pėr shkak se nuk kishte pėrkthim nga gjuha gjermane nė gjuhėn shqipe, familjarėt nuk kishin ardhur.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-03-14, 21:19   #109
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Rekomando nje liber

A e keni lexuar pėrvojėn e vajzės Liz Murray?

Ajo ka marrė pjesė nė kumtesat e Bler, Gorbaēov dhe Dalai Lama.

Prindėrit e linin krejt vetėm dhe pa ushqim, saqė detyrohej tė shuajė urinė me kuba akulli tė frigoriferit, ose me pastė dhėmbėsh.

Kur filloi shkollėn dhe u ul nė bankė, morrat i binin nga flokėt nė fletoren e detyrave.
Qėndronte zgjuar qė tė bėnte kujdes qė i ati tė mos e dhunojė fizikisht kur kishte nevojė pėr drogė!
Falė rezultateve tė larta nė mėsime, ajo fitoi njė bursė nė universitetin e Harvardit, prej ku startoi suksesi i saj.

Nga njė e pastrehė, ajo u shndėrrua nė njė burim frymėzimi pėr njerėzit.

Kur lexon pėr pėrvoja jetėsore tė tilla tė cilat tė lėnė me gojė hapur, menjėherė fillon e bėn krahasime mes kushteve tė saj dhe kushteve tė tua, vuajtjeve tė saj dhe vuajtjeve tė tua, por edhe rrugėn qė mund tė ndjekėsh.

Fjalėt e shkruara mbi njė letėr, apo tė regjistruara nė video, nuk janė simbole tė vdekura, por pulsojnė jetė, ato janė fjalė me shpirt. Jo, nuk janė shkronja shurdhe, por janė zėra qė buēasin, qė dėgjohen nga veshi, regjistrohen nga truri dhe qė ngushėllojnė zemrėn.

Disa tekste, fjalė dhe histori, shndėrrohen nė njė pjesė tė pandarė tė qenies tėnde.
Fukarallėku, vuajtjet dhe mungesa e strehės, njėlloj si pasuria, fama dhe rinia, nuk zgjasin shumė. Njohja dhe dije mbeten lavdia mė e madhe personale e robit. Prandaj, lexoje dhe shihe librin si njeri, shihe tekstin e shkruar si njė botė qė gėlon jetė.

Bota ėshtė njė libėr madhėshtor, produkt i dorės hyjnore, e cila ka perfeksionuar gjithēka. Sendet dhe gjithēka nė natyrė, janė abc-ja pėr kėdo qė mund tė lexojė.

Ti je njė shkronjė nga libri i kėtij universi tė mrekullueshėm, prej tė cilin mund tė pėrfitosh maksimalisht, nėse motivon veten.

Shikimi, dėgjimi, imagjinata, zemra, mjetet e leximit pėr njė qė shikon si ti... mund tė shėrbejnė si frymėzues pėr tė nxjerrė mesazhe tė paharrueshme. Ato janė porta hyrėse drejt botės sė njeriut.
Babai lexon fytyrat e fėmijėve tė tij, i dashuri lexon ndjenjat e tė dashurės, bujku lexon natyrėn pa surpriza, i menēuri lexon veten para se tė lexojė tė tjerėt.

Njė i ditur thotė:”Pėrqafoje librin para se tė kullufitėsh ushqimin, bėhu “qen” i cili e ruan njė kockė, ndėrkohė qė po han njė tjetėr qė i ėshtė hedhur!

Qė atė ditė, mė kujtohet se asnjėherė nuk kam qenė vetėm, edhe kur jam gjendur nė njė dhomė tė kyēur.
Rrėnjėt historike tė librit janė kėtu, pranė nesh, nė Babiloni, aty ku derdhen lumenjtė. Megjithatė, ato emigrojnė larg, duke na lėnė nė injorancė tė thellė.

Leximi ėshtė kėnaqėsia qė nuk shuhet dhe qė vetėm sa vjen e rritet, ndėrkohė qė fishken kėnaqėsinė e tjera.

Njeriu qė lexon ėshtė njeri qė pulson jetė.
Leximi i vėrtetė ndėrthuret me ndėrtimin dhe prishjen, me formulimin dhe riformulimin, me sistemimin dhe analizėn.

Akoma vazhdoj ta shoh librin si njė thesar i cili zgjon brenda vetes habi dhe kėnaqėsi, ai mė rrėmben nga bota ime e rėndė dhe mė ēon drejt horizonteve tė gjera dhe pafund.
Ashtu siē kam qenė dhe fėmijė, edhe sot e kėsaj dite i gėzohem librit, tė cilin e konsideroj si dhuratėn mė tė vyer.

Leximi pėr tė gjithė, ėshtė njėlloj si ushqimi pėr tė gjithė!
Nė rrugėn Frankfurt, gjen objekte qė pėrmbajnė libra, tė cilėt mund ti lexosh por dhe ti marrėsh dhe ti kthesh sėrish.

Besimi qė u pėrcillet njerėzve, se mund tė jenė tė besueshėm pa u mbikėqyrur, ėshtė besim tek aftėsitė e tyre racionale se mund ta dallojnė gabimin nga e mira.

Leximi i fėmijėve nė librat me pėrralla tė ilustruara, ėshtė tregues dhe sihariq i pjekurisė sė tyre edukative.

Ti analizosh shkronjėn njė analfabeti apo njė fėmije, ėshtė e barabartė me prishjen e njė magjie, pasi ėshtė njė eksplorim dhe zbulim i rrezikshėm. Kur isha fėmijė, kaloja pranė tabelave dhe i lexoja shpejt e shpejt, sikur po zbuloja njė shqisė tė re pėrveē asaj tė shikimit dhe dėgjimit.

Panairet e librave janė njė traditė kulturore e cila shpreh ndėrgjegjėsim dhe dinamikė pozitive nė kėtė fushė.

Studenti qė i hedh njė shikim tė fundit librit, para se tė hyjė nė sallėn e provimit, sikur i jep lamtumirėn e fundit. Njė student i tillė, nuk diplomohet asnjėherė, madje, ai as qė ia ka nisur studimeve.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.