Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-05-12, 16:23   #31
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Unhappy Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Letėr babait

Dita po merrte kah tė kundėrt. Gjersa shikoja perėndimin e diellit, tinguj tė trishtuar vetmie bashkė me flladin pranveror mė pėrkėdhelnin flokėt.
Ah ajo pėrkėdhelje do tė doja tė ishte nga dora e tim ati sepse nuk i mbaj dot nė mend ledhatimet atėrore!

Po ti o lot mė shkarravite fjalėt qė po shkruaja nė letrėn, tė cilėn dua ta adresoj nė dyert e parajsės, te ai qė mė la me lot nė sy, te ai qė la njė vend tė zbrazėt nė tryezė, te ai qė mė dha edhe njė emėr tjetėr; emrin jetim.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-05-12, 18:22   #32
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Si ti, si unė, si ēdo njeri njė ėndėrr e ruajm thellė nė brendėsi.

Flasim pėr kot , flasim me mallė.
Flasim pėr ėndrra, qė kthehen nė vaj.
Flasim pėr jetėn as vet pa e kuptuar.
Flasim pėr mistere , ēdo ditė duke u shtuar.
Njė ditė tė qeshur,ecim te gėzuar.
Njė ditė tjetėr, me lotė tė trishtuar.
Shumė gjėra i lam pas.
Shumė gjėra i mėsojmė
Gjėra qė na perkisnin, dot si harrojmė
Dikė e ke pranė e nuk e don
Dikė e ke larg e dot se harronė
Ndryshe mendojmė e ndryshe jemi
Por diqka tė pėrbashkėt kemi

Si ti, si une, i ēdo njeri njė ėndėrr e ruajm thellė nė brendėsi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-12, 18:58   #33
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Edhe n'mos ja dalsha

Nuk u frigova nga jeta, kisha bindjen se ajo ma pati mu frigen
luftova si njė drangua, edhepse u rrėzova sa herė.
Nuk ėshtė qė nuk e dita ēfar ėshtė mirė e ēfar keqė,
Nuk u ankova kurrė nė jetė, pėr asigjė.
Nuk kėrkoj lėmosh !

Thash me pritė, se do tė vijė.
Nuk do tė pushoj kurrė se menduari ardhjen time
Thash mė duaj se e meritoj
edhe n'mos ia dalsha ?!

Edhe nė tė folshin gojat e kqija
mos u beso kurrė.
Ato qė nuk arrita ti them unė, mbyll syt e fillo tu besosh ,
Thuaju vetem njė fjalė, njė tė vetmen.
ah sikur t'ia dilje veq !

Nuk tė pėrgjohem, nuk tė kėrkoj as llogari, asifare.
Dua qė vetėm ti ta dije qė sikur t'ia dilja tė vija
do tė pushtoja e tė shtėrngoja fort, ashtu si dikur.
Por unė do tė vijė, edhe n'mos ia dalsha.


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-08-13, 17:15   #34
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Pushimet dhe pėrshtypjet.


Vallėzimi i kamerierit tė kafenesė. Le ta kqyrim kėtė kamerier kafeneje!
Ai ka gjeste gjithė gjallėri e ngulmues, paksa tepėr tė pėrpiktė, disi tė shpejtė, vjen kah klientėt me njė hap si tepėr tė shkathėt, pėrkulet me ca si shumė zell, zėri dhe sytė e tij shprehin njė interesim tė mbushur me tejet pėrkujdesje pėr porosinė e klientit, mė nė fund ja tek vjen sėrish, duke u pėrpjekur tė imitojė nė pėrēapjen e tij rreptėsinė e paepshme tė kushedi se ē’automati, duke e mbajtur tabakanė me njė lloj guximi tė tepruar prej pehlivani, duke e vendosur nė njė drejtpeshim vazhdimisht tė lėkundshėm e pėrherė tė stėrvitur, qė e pėrfton gjithmonė me njė lėvizje tė lehtė tė krahut e tė dorės.

E gjithė sjellja e tij na duket njė lojė. Ai bėn ēmos t’i lidhė lėvizjet e veta, sikur tė ishin mekanizma qė komandojnė shoshoqin; edhe mimika e zėri i tij ngjajnė si mekanizma; ai i jepet zhdėrvjelltėsisė dhe shpejtėsisė sė pamėshirshme tė gjėrave. Luan, zbavitet.

Por, me ēfarė luan, pra?
Nuk lipset ta kqyrėsh gjatė pėr ta marrė vesh: orvatet tė jetė kamerier kafeneje “Kėtu nuk ka asgjė qė tė mund tė na ēuditė: loja ėshtė njė lloj diktimi e hulumtimi”. Fėmija luan me trupin e tij pėr ta eksploruar, pėr t’i bėrė inventarin; kamerieri luan me rrethanėn e vet pėr ta pėrmbushur atė.

Ky detyrim nuk ndryshon nga detyrimi qė u imponohet tė gjithė tregtarėve: gjendja e tyre ėshtė e gjitha ceremoni, publiku u kėrkon qė ta pėrmbushin rrethanėn e vete si ceremoni; ėshtė vallja e bakallit, e rrobaqepėsit, e ofiqarit, me anėn e sė cilės ata orvaten t’i mbushin mendjen klientelės sė vet se nuk janė gjė tjetėr veēse njė bakall, njė ofiqar, njė rrobaqepės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-13, 23:26   #35
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

"Nji Rrefim i drejt per drejt, i ni Gazetari te Presheves me Ali Podrimen ne Airoplan.(me mendim se nuk eshte e tepert pamja e fotos se tyre)?


ORE LETRARE ME ALI PODRIMEN NE AERPOLAN PRISHTINE-GJENEVE



Redaksia e Agjencise Informative Kombetare “Presheva jone” permes nje telegram ka ngushlluar familjen e poetit te njuhur Podrimja dhe shoqaten e Shkrimtareve te Kosoves (SHSHK) me rastin e humbjes se kryfamiljarit, kryepoetit tone dhe koelgut tone te ngusht Ali Podrimja. “ Lajmi per vdekjen e poetit tone te njohur kombetar dhe nderkombetar Ali Podrimja ka prekur thelle zemrat tona. Vdekja e Poetit Podrimja eshte nje humbje edhe per Luginen e Presheves sepse penda e tij me varagje ne letrat shqipe sterpikte edhe Luginen e Presheves si pejse te pandashme te Kosoves…
Heren e fundit pra ca muajsh u tukuam bashkarisht nga Prishtina deri ne Gjeneve. Fluturimi i para nje viti bashk me poetin tone Ali Podrimja ishte shume i shkurter…edhe pse udhetimi Prishtine-Gjeneve zgjat nromalisht rreth dy ore, por kesaj radhe me Ali Podrimen dukej se nuk benem me shume se 20 minuta… Sa ishim bashkarisht ne aeroplan Podrimja me pushtonte me pyetje te njepasnjeshme se si e kemi Presheven ? Cfare po flitet per Luginen e preshves OKB ne Gjeneve ?, Cfare pop bejne ata lidere te juaj atje, a po punojne per bashkimin e Lugines e Presheves me Kosoves apo jo ?..e nje ser pyetjes reafale saqe njehere u desht t i them se kush eshte ketu gazetar ju z.Podrimaj apo une…* ? ”… dhe i cili filloi te qeshte me ze

Dhe pas pak ma ktheu “ok, Nefail pasi ashtu qenka, pajtohem me ju. Pra ju jeni gazetar e une poet e tash ndegjomi poezite e fundit qe kam botuar dhe e kam ndemend t i prezentoj para publikut frances ne mitingun nderkombetar te poezise..ne Settte te Monpilies”..dhe keshtu dal ngadale ai lexonte poezite e tija te shkruar me mjaft mjeshtri..Ma lexoi edhe lulm, lumin, ma lexoi edhe poezi tjera qe prekte rrenjet e shiptarise nga Ilirska Bistrica e deri ne Janine, Presheve…Ali Podrimja perfundoi se lexuari me ze ne aerioplan njeren nga poezite, ku cila permendi edhe Presheven, ku “publiku pasagjere” ne aeroplan durtrokiten dhe falenderuan z.Podrimen per vargjet e lexuara ne aeroplan, ne oren letare mijera kilomtera mbi toke e mijera kilometra nen qiell.. .pasi perfunduan duartoktije, para mases nga i cili kishin drejtuar syte tha: “i nderuar miku im Nefail, meqe je nga Presheva dhe juve gjitheve ketu ne aeroplan po ju them dhe mos harroni nje gje dhe mbajeni mend se sot jemi e neser s mund t e jemi se Presheva, nese sot jo, neser sigurisht po, ajo do te kthehet aty ku ishte historikisht, me Kosoven, sepse ajo eshte pjese Dardane dhe s kemi toke fale t i japim shkaut..Serbia nuk do te mund ta mbaj me zor as Presheven, aq sa mundi ta mbante me zor Kosoven.

"Arriten ne Gjeneve. Per te shkuar ne France ai me te shoqen e tij qe e shoqeronte bene nje pauze…shetitem pak, besa edhe i ngermen nja dy kafshat buke ne nje restaurant te bukur ne Gjeneve. Ndejem bashk jo me shume se 1 ore 20 minuta, por sa ndejem ndejem u kenaqem..u ndame duke na premtuar se heren tjeter do t eshihemi ne Presheve me arstin e 100 vjetorit te paavrersie I cili kishte shume deshire ta vizitn e Luginen, siq thishte ai, ndihem sikur ne Kosove, sikur ne Shqiperi,..si ne shtepine time…”. Sa here qe permendem emrin e Ali Podrimjes nuk kemi veme prefiksin i “ndjeri”..jo qe harruam, por ai mbetet gjithmone gjalle ne emsin tone, ne letrat shqipe…
ME POSHT PO RIBOTOJME LAJMIN PER PJESEMARRJEN E TIJ, NE MITUNGUN NDERKOBMETAR TE POEZISE SHQPE NE SETTE (Montpillier) TE FRANCES…TE CILIN LAJM NA E KUMTOI ALI PODRIMJA DHE E BOTAUM POA TE DITE NE AGEJNCINE INFORMATIVE “PRESHEVA JONE’
************************************************** ***


Ps.e Huazuar nga web-Presheva-Jon.


Natyra.
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-13, 23:46   #36
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Nje rrefim tjeter,se si nje Vajze Mergimtare 16 vjeqare i doli Zot vatanit ne luft kunder Armikut..Ajo me vullnetin e saj dhe disa shokve te saj mu nga mergimi ishte e gatqme qe te jete pjestare e UQK se ne vitet kur Lufta plasi ne gjitha vendet e Kosoves.Ajo muar pushken dhe ju vesh UQK se Gllogjanit.

E verteta.
Vajza 16-vjeēare qė bėri historinė. Ajo la “Barby”-t rroki kallashin kundėr serbit…

prap me nje foto te Vazjes se njohur,ndoshta jo rastesisht?
mcs,(kerkoi ndjes nese fotoja e pengo nen temen)?flm,

Tė gjithė nė Gjakovė e njohin Mimoza Shalėn, si njė vajzė tė qetė, ndėrsa jo shumė prej tyre e dinė historinė e saj, tė cilėn jo me shumė detale po tentojmė ta sjellim nė kėtė rrėfim, shkruan ne umrin esotem gazeta “Zėri” i Prishtinės.
“Asnjėherė nuk kam menduar qė si femėr, jam e paaftė pėr luftė. Gjithmonė, edhe si fėmijė e kam pasur njė karakter tė veēantė dhe njerėzit nuk i kam dalluar nė bazė tė gjinisė, por nė bazė tė karakterit”, fillon Mimoza me tregimin e saj, duke iu pėrgjigjur insistimit tonė pėr ta pyetur se a ėshtė frikėsuar qė si femėr tė jetė pjesė e luftės ēlirimtare.
Ajo shton se as mosha e re nuk e ka penguar qė ta zgjedhė armėn si mjetin e vetėm pėr ēlirim tė vendit.
“Kur bashkė me njė grup tė vogėl shokėsh planifikonim tė shkonim nė UĒK, dėgjuam se atje kishte edhe tė rinj tė tjerė. Kjo na pati motivuar edhe mė shumė dhe na pati shtyrė qė pa asnjė hezitim tė niseshim drejt Gllogjanit”, vazhdon me tregimin ajo.
Ata fillimisht mezi ishin pranuar nė zonat e luftės, pikėrisht pėr shkak tė moshės sė re, por pasi ishte kuptuar se ata kishin shkuar nė luftė pėr ideal e jo pėr ekskursion ishin pranuar me mjaft dashamirėsi.
Megjithatė, lufta nuk kishte qenė e lehtė pėr tė. “Mė ra fati qė pėr herė tė parė si ushtare tė merrja pjesė nė betejėn mė tė ashpėr, atė pėr mbrojtjen e Gllogjanit, nė tė cilėn pėrjetova gjėrat mė tė rėnda tė mundshme. M’u vranė dy shokė, ndėrsa nė fund njė grup prej 11 ushtarėsh mbetėm tė izoluar nė mal pėr 3 ditė, nė borė e pa ushqim”, tregon ajo, por me bindje shton se tė gjitha kėto pėrjetime nuk e kanė lėkundur asnjėherė nga vendimi i saj, bile edhe e kanė fuqizuar mė tepėr.
E plagosur nė Ēabrat
Duke bashkėndjerė vuajtjet e qytetarėve tė Gjakovės pas 24 marsit 1999, Mimoza kishte vendosur qė t’u bashkėngjitej shokėve tjerė nė Brigadės 137, tė cilėt po planifikonin tė fillonin betejėn e parė nė njė zonė urbane, atė tė Ēabratit. “Nė Ēabrat kam mbėrritur nga Shqipėria kur kisha shkuar pėr furnizim me armė, pas 3 ditė rrugė tė mundimshme nė kėmbė e tėrėsisht e dėrmuar nga lodhja.
Nuk kam pasur mundėsi tė pushoj as njė orė tė plotė dhe kanė filluar luftimet”, vazhdon tė rrėfejė Mimoza detaje nga beteja e Ēabratit.
“Me njė grup bashkėluftėtarėsh isha e pozicionuar nė mes tė shtėpive dhe kodrės sė Ēabratit, njė terren mjaft i vėshtirė dhe shumė i sulmuar nga forcat serbe. Pėr pak kohė mė janė vrarė tė katėr bashkėluftėtarėt qė kanė qenė me mua, ndėrsa unė jam plagosur dhe kam mbetur tėrėsisht vetėm. Meqenėse nė Gjakovė kisha mbėrritur vonė, nuk e dija mirė se ku ishin tė pozicionuar ushtarėt tanė e ku ata tė armikut, prandaj kjo ma vėshtirėsoi edhe mė shumė situatėn, sepse nuk dija nga tė tėrhiqesha. Kam filluar tė zbresė poshtė, nė drejtim tė shtėpive duke ecur zvarrė dhe pėr fat tė mirė mė ka parė njė banore e asaj lagjeje, zonja Drita Sada, e cila nėpėr flakė tė pushkėve mė ėshtė afruar pėr ndihmė. Ajo ma ka mjekuar plagėn dhe mė ka mbajtur nė njė shtėpi tė braktisur pėr 7 orė tė plota, derisa i ka takuar dy ushtarė tė UĒK-sė dhe i ka njoftuar se jam e plagosur”, tregon Mimoza, pėr tė na bėrė tė ditur edhe njė detal mjaft interesant nga ky episod i jetės sė saj.
“Zonjėn qė mė shpėtoi e kam takuar vetėm pas 13 vjetėsh. Unė e kam kėrkuar njė kohė tė gjatė, por nuk ja dija emrin dhe nė bazė tė pėrshkrimit askush nuk e njihte. Takimi me tė ka qenė shumė emocionues. Jemi shtrėnguar fort dhe pėr disa minuta kemi mbetur duke e shikuar njėra tjetrėn. Mė vonė jemi qetėsuar dhe kemi biseduar pėr ditėn e plagosjes. Ka pasur lot, por lot gėzimi e falėnderimi”, tregon Mimoza.
Paslufta, zhgėnjimet dhe diferencimi
Shumė shpejt euforia e ēlirimit kishte filluar tė zhdukej dhe Mimoza kishte kuptuar se jo tė gjithė bashkėluftėtarėt e deridjeshėm po ecnin rrugės qė bashkė e kishin nisur.
“Menjėherė pas luftės nė mesin e luftėtarėve filloi njė zhgėnjim i madh, zhgėnjim qė vazhdon tė jetė prezent edhe sot. Disa nga komandantėt dhe bashkėluftėtarėt pas luftės filluar tė bėnin gjėra tė pahijshme, me tė cilat unė dhe shumė tė tjerė nuk pajtoheshim assesi, sepse ishin nė kundėrshtim me atė pėr tė cilėn ne kishim luftuar”, thotė ajo.
E duke qenė se tė zhgėnjyerit kishin filluar t’i kundėrshtonin hapur kėto veprime, nė mesin e ushtarėve filluan edhe diferencimet dhe pėrjashtimet nga rrethi, e tė cilave nuk u shpėtoi as Mimoza.
“Njėsoj ka ndodhur edhe me mua. Kam qenė e pėrjashtuar nga rrethi sepse e kanė kuptuar se nuk pajtohem tė bashkėpunoj nė tė kėqijat e tyre dhe se i kam qėndrimet e mia nga tė cilat nuk largohem. Nė momentin kur ka filluar formimi i TMK-sė ka filluar shkėputja ime dhe e shumė tė tjerėve nga ky grup njerėzish”, vazhdon Mimoza, duke mos e fshehur gėzimin qė shpejt ka arritur tė dalė nga ajo vorbull e keqe. “Vonė e kemi kuptuar se janė bėrė lojėra me ne. Me njėrėn dorė na kanė ledhatuar e me tjetrėn na kanė goditur”, thotė me dėshpėrim ajo.
Kthimi nė normalitet pėrmes “Vetėvendosjes”
Pas largimit nga ajo pjesė e vėshtirė e pasluftės, Mimoza kishte vendosur qė t’i kthehej jetės normale. Regjistron studimet universitare dhe i pėrfundon me sukses, ndonėse kthimi i njė ushtari nė normalitet realisht ėshtė njė mision mjaft i vėshtirė. Ndėrkohė, ajo ishte bėrė nėnė e dy djemve tė saj, por jeta thotė se i ishte ndryshuar pėr tė mirė, kur kishte vendosur qė tė inkuadrohej nė aktivitet politik, pėrkrah Lėvizjes “Vetėvendosje”.
“Kam qenė intimisht pėrkrahėse e koncepteve tė Vetėvendosjes. Kjo deri para 3 vjetėsh kur vendosa qė edhe zyrtarisht tė bėhem pjesė e lėvizjes. Kjo gjė ma ka ndryshuar jetėn, sepse ‘Vetėvendosja’ dhe njerėzit brenda saj mė kanė ndihmuar shumė qė tė piqem si njeri”, tregon ajo. Mimoza tregon se nuk ėshtė inkuadruar nė “Vetėvendosje” thjesht pėr tė dalė kundėr bashkėluftėtarėve tė dikurshėm, qė sot janė pjesė apo mbėshtetės tė partive tjera, por vetėm sepse nė “Vetėvendosje” e ka gjetur rrugėn qė ajo mendon se ėshtė mė e drejta pėr vendin.
“Unė nuk kam rėnė ndesh me askėnd. Janė ata qė kanė rėnė ndesh me vetveten. Janė ata qė kanė devijuar nga rruga qė bashkė e kemi nisur. Ata qė dikur bashkė me ne ishin ēlirimtarė, sot janė kthyer nė ripushtues tė kėtij vendi. Prandaj unė ndjehem mirė qė po e vazhdoj rrugėn e nisur nė fillim”, thotė Mimoza, ndėrsa tregon edhe pėr presionet e vazhdueshme qė ka nga bashkėluftėtarėt e dikurshėm. “Shumica nuk mė flasin, sepse disa herė kam reaguar ashpėr pėr veprimet e tyre. Mė kanė dėrguar SMS-a, kėrcėnime, porosi nėpėrmjet njerėzve etj. Por asnjėherė nuk mė kanė bėrė pėrshtypje. Gjithmonė do tė jem kundėrshtare e veprimeve tė tyre”, thotė me bindje ajo.
Keqardhje pėr shokėt qė devijuan
Sot, 14 vjet nga pėrfundimi i luftės dhe shumė ngjarjeve tė ndodhura pas saj, Mimoza thotė se nuk do tė kishte ndryshuar asgjė nga jeta, pos tentimit qė t’i mbronte mė shumė disa nga bashkėluftėtarėt e saj dhe qysh nė fillim tė mos i lejonte tė devijonin nga rruga e nisur. Edhe sot pėr tė ėshtė e dhimbshme kur e sheh nivelin e kėtyre bashkėluftėtarėve, tė cilėt sipas saj kanė degraduar nė mėnyrėn mė tė rėndė tė mundshme.
“Ėshtė rėndė, ėshtė situatė e dhimbshme, sepse shumė prej tyre dikur i kam konsideruar si vėllezėr dhe kam qenė nė gjendje edhe tė vdes pėr ta. Mė vjen keq pėr ta, sepse e di se i kanė keqpėrdorur. I kanė futur me valle deshėn ata apo jo. Ndjej dhembje pėr ta. Por kjo nuk mė ndalon qė t’i kritikoj”, thotė ajo.
Me njė moshė relativisht tė re, Mimoza Shala nė vete ėshtė njė libėr i tėrė i historisė dhe ngjarjeve sa krenare aq edhe tė dhimbshme. Njė pjesė e kėsaj historie dhe e kėtyre ngjarjeve u pėrshkrua nė kėtė rrėfim ekskluziv, por nė njė tė ardhme tė afėrt Mimoza do ta shpalosė historinė e saj nė detale. Pėrkundėr angazhimit dhe sfidave gjatė e pasluftės, ajo me vetėmohim e guxim tė pashembullt nuk ka hezituar qė ēdo zhvillim ta hedhė nė ditarin e luftės, i cili pritet ta shohė dritėn shumė shpejt, si njė vepėr qė pritet ta nxisė kėrshėrinė e lexuesit dhe tė zbardhė shumė ngjarje e zhvillime gjatė ditėve tė veprimtarisė sė saj.
__________________________
marr nga/Zėri

..antare e FD/Natyra!



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 11-09-13 nė 23:49
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.