Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-10-11, 13:33   #1531
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Britania mbėshtet bisedimet edhe pėr “Ahtisaari +”


29-10-2011 10:06 CET


Ambasadori britanik nė Serbi, Michael Davenport, thotė se vendi i tij ėshtė i hapur pėr dialog pėr tė ashtuquajturin plan “Ahtisaari Plus” pėr Kosovėn, duke vėnė nė pah se ka shumė vend pėr mbrojtjen e pakicave dhe tė interesave tė Serbisė nė Kosovė.
“Jemi tė hapur pėr ēdo sugjerim nė lidhje me mėnyrėn se si mund tė zbatohet ky plan. Unė mendoj se zbatimi mund tė bėhet nė mėnyra tė ndryshme. Sigurisht qė ne jemi tė hapur pėr atė lloj bisede”, ka thėnė Davenport nė njė intervistė pėr Danas, raporton Telegrafi.
Davenport shtoi se mund tė bisedohet pėr gjithēka qė merr parasysh pavarėsinė e Kosovės, duke theksuar se ėshtė e rėndėsishme tė sigurohet respektimi absolut i tė drejtave tė pakicave nė Kosovė.
I pyetur nėse heqja e institucioneve nė veri tė Kosovės - tė cilat Prishtina nė Perėndim i ka quajtur paralele – ėshtė kusht qė Serbia tė marrė datėn fillimit tė negociatave pėr anėtarėsim nė BE, Davenport ka thėnė se Serbia duhet tė “dėshmojė gatishmėri tė qartė pėr tė dhėnė llogari pėr strukturat, ekzistenca e tė cilave ėshtė nė kundėrshtim me kornizat ligjore ndėrkombėtare nė Kosovė”.
Ai tha se Komisioni Evropian bėri tė qartė se ēfarė Beogradi duhet tė bėjė nė lidhje me Kosovėn nėse dėshiron statusin e kandidatit, duke rikujtuar se kjo do tė thotė “angazhim konstruktiv nė dialogun e Brukselit me Prishtinėn dhe zbatimin e marrėveshjeve tė arritura deri tani”.
0
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-10-11, 13:53   #1532
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Sarajevė: Demantohet lajmi pėr vrasjen e sulmuesit tė ambasadės (VIDEO)


E premte 28 Tetor 2011 19:12
Personi qė ka qėlluar me armė zjarri ndėrtesėn e Ambasadės Amerikane nė Sarajevė, ėshtė plagosur dhe jo vrarė nė aksionin e policisė.
Lajmin e ka konfirmuar pėr Radion Evropa e Lirė zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme pėr kantonin e Sarajevės, Irfan Nefiq.
Ai po ashtu bėri tė ditur se ėshtė plagosur edhe njė punonjės i ambasadės, ēfarė ėshtė konfirmuar edhe nga spitali “Dr Abdullah Nakash”, ku i lėnduari i ėshtė nėnshtruar operacionit.
Sipas informacioneve ende jozyrtare, tė cilat i transmeton televizioni federal, sulmuesi ėshtė Mevlid Jashareviq nga Novi Pazari, i lindur nė vitin 1988.


http://www.youtube.com/watch?feature...&v=YfgX7N9WDQk

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 29-10-11 nė 13:54
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-10-11, 14:00   #1533
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

ALMEX 2011, nė Tiranė makineritė mė moderne ushtarake nė botė

Sheshi qendror i Tiranės qė mban emrin e njė prej luftėtarėve mė tė mėdhenj evropianė, tashmė ka pranė tij tė rreshtuar makinerinė ushtarake mė moderne nė botė. Makineritė prezantohen nė edicionin e dytė tė Panairit Ndėrkombėtar pėr Mbrojtjen dhe Sigurinė i organizuar nga Klik Ekspo Group.

E shtune 29 Tetor 2011 13:01 “Teknologjia jonė ushtarake nuk do tė thotė qė ne kėrcėnojmė apo duam tė sulmojmė ndonjė shtet tjetėr. Ne, thjesht demostrojmė forcėn tone” , deklaroi dje Mate Raboteg, Sekretari i Shtetit pėr Mbrojtjen i Kroacisė nė Panairin Ndėrkombėtar pėr Mbrojtjen dhe Sigurinė ALMEX 2011. Pavarėsisht se ky zyrtar i lartė kroat ishte duke shprehur qėndrimin e shtetit qė pėrfaqėson pas prezantimit spektakolar tė prodhimeve tė industrisė kroate, kjo deklaratė mishėron edhe interesat e kompanive gjigande tė vendeve anėtare tė NATO-s qė ofrohen nė panair.

Qė nė hyrje tė Muzeut Historik Kombėtar, ku dhe po zhvillohet panairi, shihen mjete tė blinduara tė teknologjisė sė fundit ushtarake. Kompania Duro Dakovic qė tashmė ėshtė nė bashkėpronėsi me njė firmė nga Finlanda, njė ndėr prodhuesit dhe furnizuesit kryesorė tė ushtrisė sė ish-Jugosllavisė i paraqet publikut njė makinė gjigande tė blinduar, pjesė e infrastrukturės tė forcave tokėsore, por edhe njė nga mjetet mė tė avancuara tė kohės. Kompania Duro Dakovic ėshtė njė kompani qė ka furnizuar me mjete shumė forca tė armatosura nė botė.

Por, stenda shumė tė veēanta ka edhe nė brendėsi tė ambienteve tė Muzeut, ku ndeshesh menjėherė me prodhimet e fundit tė kompanisė franceze Renault. Me gati 100 vjet eksperiencė, kompania RENAULT Trucks Defense paraqet mjetet e saj tė blinduara dhe taktike. Renault Trucks Defense ėshtė e specializuar nė ndėrtimin e mjeteve tė blinduara tė cilat janė tė pėrshtatshme pėr mbrojtje dhe lėvizje tė shpejtė. Mjetet qė mbajnė kėtė emėr janė tė pėrdorshme nga kėmbėsoria pėr transport tė trupave, paisjeve dhe montimin e armatimeve tė ndryshme nė to. Po kėshtu dhe nė sigurinė e brendshme ka njė sėrė mjetesh qė i pėrshtaten terreneve tė ngushta siē mund tė jenė ato nė qytete. RENAULT Trucks Defense ka ndėrtuar dhe mjete qė mund tė nevojiten nė situata luftimi pėr ndihmėn e shpejtė.

Nė pavionin francez gjendet dhe MAG FORCE INTERNATIONAL. Qė prej 1953-it, MagForce ka arritur me sukses qė tė diversifikojė dhe zgjerojė gamėn e produkteve, duke arritur qė tė ruajė origjinalitetin dhe dėshirat e klientėve. Kompania ofron produkte pėr mbrotje civile dhe ushtarake, duke pasur kėshtu kliente tė shumtė nė sektorin civil dhe ushtarak. Produktet janė nga mjetet pėr lundrim e deri tė veshjet pėr situata dhe terrene tė ndryshme, mjetet e ndihmės sė shpejtė, apo pajisje ndihmėse si fikėse zjarri apo ndriēues.
Kompania numėron qindra klientė qė janė qytetarė tė thjeshtė, polici tė ndryshme apo dhe qeveri.

Nė Tiranė, ALMEX 2011 ka sjellė dhe njė prej prodhuesve mė tė dėgjuar nė botė. Me njė histori dhjetra vjeēare qė nė nis nga shekulli i 17-tė, kompania Nexter shfaq vlerat mė tė mira nė prodhime krejt tė veēanta. Me 2 mijė e 700 tė punėsuar, me 1.1 miliard euro shitje dhe rreh 600 milionė euro porosi pėr tė kryer aktualisht, Nexter renditet ndėr gjigandėt europianė tė prodhimit. Kompania ka 9 vendprodhime nė Francė dhe ėshtė e pranishme nė mė shumė se 100 shtete. Sistemet e ndryshme, pajisjet elektrike, armėt e kalibrave tė ndryshėm, municionet, makineritė dhe mjetet e ndryshme janė sektorėt ku Nexter prodhon.

Njė pavion i rėndėsishėm ėshtė ai i Polonisė. Kėta prezantohen me AMZ - Kutno Sp. z o.o.. Kjo kompani ėshtė lider nė Poloni pėr shėndėrrimin sipas kėrkesave tė klientėve tė mjeteve tė ndryshme. Kompania ėshtė krijuar nė vitin 1999 dhe qė prej atėherė ka korrur sukses nė fushėn ku operon. Ambulancat, mjetet ushtarake, ato tė blinduara pėr transport parash, zjarrėfikėset dhe mjetet pėr qėllime tė tjera janė specialiteti qė AMZ – Kutno realizon. Kjo kompani merr mjete tė thjeshta dhe i transformon duke plotėsuar ēdo kėrkesė tė klientėve.
Kamionet e modifikuar pėr qėllime dhe detyra krejt tė veēanta janė specialiteti i kompanisė tjetėr polake POJAZDY SPECJALISTYCZNE. Specialistėt e saj marrin njė mjet tė thjeshtė dhe e modifikojnė duke e kthyer nė njė zjarrėfikse, mjet ushtrie apo ambulancė. Me sukses janė modifikuar mjete transporti tė thjeshta qė janė kthyer nė autobote modernė, mjetet tė ndihmės nė rrugė apo tė forcave policore. Gama e mjeteve tė modifikuara ėshtė e gjerė dhe klientėt janė forca ushtarake, policore, spitale, zjarrėfikėse apo kompani qė ofrojnė ndihmė tė shpejtė nė rrugė.

Njė tjetėr grup i madh kompanish prezantohen nėn logon Bumar sp. z o.o. Kky grup, ėshtė njė prej ndėrmjetėsve dhe furnizuesve kryesor nė sektorin ushtarak nė Poloni. Grupi Bumar pėrbėhet nga 23 kompani prodhuese dhe tregtuese tė municioneve, radarėve, raketave dhe koracave. Pėr rreth 40 vjet kompania ka udhėhequr tregun e brendshėm dhe atė ndėrkombėtar tė armatimit, paisjeve tė ndėrtimit, minierave dhe transportit. Bumar ka furnizuar, shitur dhe ofruar shėrbime pėr ushtrinė polake dhe pėr rreth 40 shtete nė Europė, Afrikė, Azia, Amerikėn e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Pėr tė apasionuarit pas traditės dhe armėve, nė njė stendė mahnitėse prezanton dhjetra armė kompania mė e dėgjuar italianė nė llojin e vet. Beretta ėshtė prodhuesi mė i vjetėr i armėve nė botė, duke datuar aktivitetin prodhues qė nga viti 1526. E drejtuar ende nga familja Beretta, kompania prodhon armė zjarri moderne dhe aksesorė vėzhgimi qė janė tė njohura botėrisht pėr cilėsinė dhe besueshmėrinė. Nė tregun e mbrojtjes, Beretta ofron zgjidhje tė pėrshtatshme duke plotėsuar kėrkesat mė strikte e tė veēanta qė kanė nė ditėt e sotshme forcat policore, me njė katalog produktesh qė nga auomjetet ujėhedhėse e deri tė shotganėt me pėrdorim taktik apo snajperat ekstremė.

Nė pavionin italian ka dhe kompani tė tjera interesante nė atė ēka ofrojnė. ALIMARTY SRL e mirėnjohur nė hetime private dhe siguri vjen nė panairin ALMEX 2011 nė Tiranė. Kjo kompani ofron siguri pėr klientėt e ndryshėm tė cilėt gjenden nė situata jo tė pėlqyeshme. Kėrkimi i tė humburve, hetime pėr probleme nė martesa, shėrbime fotografike apo viedo, parandalim i dhunės nė familje apo ndihmė nė raste kėrcėnimesh janė ajo ēka kompania ofron. Alimarty srl ėshtė e aftė tė ndihmojė dhe sipėrmarrjet e ndryshme nė raste kėrcėnimesh, vjedhjesh, konkurence tė pandershme apo shėrbime ligjore./bw/
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-10-11, 15:50   #1534
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Talking Titulli: Lajme Aktuale....

Kujt nga ne nuk i ka ndodhur qė tė gjejė nė xhepat e rrobave ndonjė shumė tė vogėl parash tė harruar aty prej kohėsh? Gjithashtu tė gjithė e mbani mend atė ndjesinė e kėndshme kur gjen ato para, a thua se nuk janė tuajat.

Tani imagjioni se si duhet tė ndihet qeveria gjermane, e cila ka gjetur 55 miliardė euro tė harruara pėr shkak tė njė gabimi nė llogaritje tė bankės Hype Real Estate, e cila u shtetėzua nė 2009 pas problemeve financiare.

Kėshtu, Gjermania ėshtė zgjuar me 55 miliardė euro mė e pasur, pasi ka zbuluar gabimin nė llogaritjet e bėra nga banka HRE. Zbulimi nė fakt u bė nė fillimit tė tetorit, por u publikua vetėm tani. Mesa duket autoritetet gjermane donin te siguroheshin se nuk po ėndėrronin.

Banka HRE pati probleme tė theksuara likuiditi gjatė krizės sė gjigantit amerikan "Lehman Brothers" dhe qeveria gjermane e garantoi atė me 145 miliard euro para se ta shtetėzonte.
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-11, 08:36   #1535
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ne moshen 92 vjeqiare vdiq;
Dorothy Howell Rodham, nėna e Sekretares amerikane tė Shtetit, Hillary Clinton.
Shefja e diplomacisė amerikane i anuloi vizitat nė Britaninė e Madhe dhe nė Turqi, pasi nėna e saj u sėmur. Nuk janė dhėnė detaje pėr sėmundjen e saj.
Dorothy i bėri disa paraqitje tė rralla nė publik me vajzėn e saj, gjatė fushatės sė vitit 2008. Ajo gjithashtu bėri disa udhėtime me Clintonėn si nė Indi dhe nė Kinė.


http://abcnews.go.com/blogs/politics...ies-at-age-92/

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 02-11-11 nė 08:40
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-11-11, 10:17   #1536
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Jovanoviq: Tadiq, pranoje “Ndryshimin”


05-11-2011 17:14 CET


Kryetari i Partisė Liberal Demokratike tė Serbisė (LDP), Ēedomir Jovanoviq, ftoi presidentit serb Boris Tadiq tė nėnshkruaj manifestim “Ndryshimi”, qė nėnkupton ndryshimin e politikės ndaj Kosovės dhe vazhdimin e integrimit evropian.
Nė takimin nė Qendrėn Rinore tė Beogradit, ku ėshtė prezantuar pėrmbajtja e manifestit, Jovanoviq tha se deri mė 9 dhjetor, nė ditėn kur vendoset pėr kėrkesėn e Serbisė pėr anėtarėsim nė BE, kjo duhet tė nėnshkruhet edhe nga Patriarku, Kryetari i Akademisė Serbe tė Shkencave dhe Arteve, rektori i Universitetit tė Beogradit dhe tė tjerėt, transmeton Telegrafi.
Pos Jovanoviqit, nė takimin kanė folur edhe kryetari i Lėvizjes sė Pėrtėritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq, dhe kryetari i Unionit Socialdemokrat (SDU), Zharko Korac. Ndėrsa, mbėshtetje manifestit i kanė dhėnė edhe pėrfaqėsues tė organizatave tė ndryshme joqeveritare, artistė dhe intelektualė serbė.
Jovanoviq ka thėnė se ndonėse kėtė e kanė mbėshtetur njerėzit qė nuk janė gjithmonė tė mendimit tė njėjtė, ata i ka bashkuar ndėrgjegjja pėr tė ardhmen e vendit.
"Na bashkon dashuria ndaj vendit tonė dhe askush tė mos kėrkojė qė kėtė dashuri ta fshehim vetėm se ai nuk di gjė tjetėr pos tė urrej. Na bashkon dashuria ndaj serbėve tė Kosovės, por edhe ndaj jetės sė tyre tė pėrbashkėt me shqiptarėt”, ka thėnė Jovanoviq.
Drashkoviq ka thėnė se nė historinė moderne tė Serbisė nuk kanė pasur shtetarė mė tė papėrgjegjshėm se nė 20 vitet e fundit, politika e gabuara dhe verbėria politike e tė cilėve e kanė ndarė Serbinė nga Jugosllavia, nga Kosova dhe fqinjėt e saj.
3
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-11-11, 10:40   #1537
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Tahiri: Mund tė tėrhiqemi nga bisedimet


05-11-2011 17:18 CET


Kosova mund tė tėrhiqet nga dialogu teknik, nėse pala serbe nuk zbaton marrėveshjet. Por, vendimi i Prishtinės pėr tė ndėrprerė dialogun me palėn serbe do tė varet krejtėsisht nga kėshillat qė do tė japin zyrtarėt e BE-sė dhe ata tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Kėtė paralajmėrim pėr mundėsinė e largimit tė Kosovės nga bisedimet me Beogradin e ka bėrė shefja e delegacionit tė Kosovės nė dialogun me Serbinė, Edita Tahiri.
Zėvendėskryeministrja ka thėnė pėr Express se Qeveria e Kosovės ėshtė e pėrgatitur pėr tė vepruar edhe nėse pala serbe vazhdon tė mos jetė konstruktive nė dialog.
“Ne si palė nė kėto biseda, flasim me faktorin ndėrkombėtar pėr tė analizuar sė bashku arsyeshmėrinė e vazhdimit apo mosvazhdimit tė dialogut... Nė koordinim me BE-nė dhe SHBA-tė do tė ndėrmarrim hapat e mėtejmė nė rast tė ballafaqimit me dekonstruktivitetin apo mosbashkėpunimin e Serbisė”, ka thėnė ajo.
Shefja e delegacionit tė Kosovės ėshtė kundėr ēdo diskutimi pėr ēėshtjen e veriut dhe pikave doganore. Ndėrsa, i ka quajtur demagogji deklaratat e Borko Steafnoqivit se Serbia po bisedon me ndėrkombėtarėt pėr dy pikat doganore tė Kosovės.
“Faktori ndėrkombėtar vazhdimisht e ka refuzuar kėrkesėn e Serbisė pėr tė imponuar ēėshtjen e pikave doganore nė dialog”, ka deklaruar Tahiri. “Kjo qė po e bėn pala serbe dhe z. Stefanoviq, pėr mendimin tim, ėshtė mė tepėr njė marketing politik pėr nevoja tė brendshme politike. E njėjta retorikė fjalėsh ka qenė edhe nė shtator, kur afrohej raundi i shtatė”.
0
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-11-11, 15:49   #1538
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Veriu mund tė destabilizojė rajonin


06-11-2011 14:18 CET


Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetėsimin se zhvillimet nė Veri tė Kosovės mund tė destabilizojnė tėrė Ballkanin.
Nė raportin e tij tremujor, tė cilin e ka siguruar portali KosovaTimes dhe qė u ėshtė dėrguar anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit, pėrshkruhen nė mėnyrė kronologjike ngjarjet nė veri tė vendit tonė. Njė pjesė tė konsiderueshme tė raportit shefi i OKB-sė ia ka kushtuar edhe dialogut mes Kosovės dhe Serbisė.
Raporti pėrmban edhe njė aneks nė tė cilin pasqyrohet aktiviteti i EULEX-it gjatė muajve tė fundit.
“Zhvillimet nė Kosovėn veriore shėrbejnė si pėrkujtues i fuqishėm se ēėshtjet e pazgjidhura pėrbėjnė kėrcenim pėr paqen dhe stabilitetin e rajonit”, ka thėnė Sekretari Ban.
Raporti do tė debatohet nė seancėn pėr Kosovėn tė Kėshillit tė Sigurimit, qė ėshtė caktuar tė mbahet mė 29 nėntor. Kėtė muaj Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė e kryeson Portugalia.
“Jam i brengosur jo vetėm pėr pėrkeqėsimin e gjendjes sė sigurisė nė terren, si rezultat i zhvillimeve tė fundit, por gjithashtu edhe pėr pėrkeqėsimin e marrėdhėnieve ndėretnike anembanė Kosovės, polarizimin e qėndrimeve politike, si dhe zgjerimin e hendekut mes komuniteteve nė veri dhe nė jug tė lumit Ibėr”, ka shtuar ai.
Pėrderisa mbetet e pazgjidhur situata nė pikat kufitare nė Jarinjė dhe Bėrnjak, ndėrsa ēėshtjet lidhur me sundimin e ligjit tė mbesin tė ndėrlidhura me qėndrimet lidhur me statusin e Kosovės, Ban thotė se bashkėsia ndėrkombėtare dhe njerėzit nė terren do tė pėrballen me rrezikun e eskalimit tė tensioneve si dhe shpėrthimin e dhunės.
Ai shpreh keqardhje qė dialogu mes Kosovės dhe Serbisė ėshtė bllokuar, “kryesisht pėr shkak tė zhvillimeve nė veri”, pėr ēka i bėnė thirrje Prishtinės dhe Beogradit si dhe ndėrkombėtarėve nė Kosovė, “qė tė veprojnė me kujdes dhe durim dhe tė vazhdojnė tė tregojnė se kanė besim nė dialog”.
Ban shpreson se anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit do t’i dėrgojnė mesazh tė qartė Prishtinės dhe Beogradit qė tė marrin pėrgjegjėsi pėr zbutje tė tensioneve dhe parandalim tė pėrsėritjes sė dhunės nė veri tė Kosovės, ndėrsa shton se KFOR-i do tė mbajė pėrgjegjėsinė pėr tė siguruar lėvizje tė lirė nė tėrė Kosovėn.
Sipas Sekretarit tė Pėrgjithshėm, situata nė veri tė Kosovės i ka lėnė nė hije tė gjitha zhvillimet tjera politike nė Kosovė, ndėrsa pėr aksionin e forcave speciale tė Policisė sė Kosovės, mė 25 korrik, thotė se nuk ishte i koordinuar me ndėrkombėtarėt nė Kosovė.
Nė raport pėrshkruhet aksioni i Policisė dhe reagimi i serbėve. Ban thotė se ka pasur shkėmbim zjarri gjatė lėvizjes sė ROSU nė veri dhe se njė pjesėtar i Policisė speciale ėshtė vrarė afėr Zubin-Potokut. Ai pėrmend djegien e pikės doganore nė Jarinjė nga “disa individė”, barrikadat nė rrugė, dhe vendosjen e zonave tė kufizuara ushtarake tė KFOR-it. Ndėrsa pėr planin operativ tė 16 shtatorit, tė pėrgatitur nga Qeveria kosovare nė koordinim me KFOR-in e EULEX-in, thotė se ka “ēuar nė forcim tė barrikadave serbe”.
Nė raport flitet edhe pėr sulmin e demonstruesve serbė nė Jarinjė, ku janė lėnduar 9 ushtarė tė KFOR-it “dhe dhjetėra serbė”. Ban thotė se ka marrė njė letėr nga Beogradi qė tė hetohet “pėrdorimi forcės sė armatosur nga KFOR-i kundėr civilėve serbė, por shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen i ėshtė pėrgjigjur se KFOR-i ka vepruar nė pėrputhje me mandatin qė ka dhe nuk ka nevojė pėr kurrfarė hetimi”.
Kreu i Kombeve tė Bashkuara thotė se UNMIK-u ka lehtėsuar komunikimin mes Kosovės dhe Interpolit gjatė tre muajve tė fundit, me ē’rast janė pranuar kėrkesat pėr 7 fletarreste ndėrkombėtare, ndėrkaq 11 tjera mbesin pėr t’u proceduar.
Ndėrsa, nė raportin lidhur me aktivitetin e EULEX-it, tė cilin nė OKB e ka deponuar baronesha Catherine Ashton, flitet edhe pėr angazhimin e Misionit tė BE-sė nė veri, procedimin e rasteve pėr krime tė luftės, korrupsion dhe krim tė organizuar.
0
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-11, 21:03   #1539
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Rreth 100 pasaporta biometrike shqiptare falso zbulohen nė Gjermani


E mėrkure 9 Nėntore 2011 15:53
Burime diplomatike nė Berlin bėjnė tė ditur se autoritetet kufitare gjermane deri mė tani kanė kapur rreth 100 pasaporta biometrike shqiptare fallco, njė shifėr e frikshme po tė kesh parasysh garancitė qė ka dhėnė sistemi i sigurisė sė prodhimit tė kėtyre pasaportave.
Njė burim anonim nga parlamenti gjerman i tha gazetės "TemA" se ėshtė informuar nga autoritetet kufitare pėr kėtė fenomen shqetėsues.
Autoritetet gjermane janė nė komunikim me autoritet shqiptare pėr kėtė fenomen, i cili duket se ka tė bėjė me kontigjente njerėzish tė pajisur para 8 Majit me pasaporta shqiptare. Ka dyshime se disa prej tyre mund tė jenė shtetas tė Kosovės ose qytetarė shqiptarė me probleme me identitetin e tyre real.
Kjo shifėr ėshtė alarmante dhe mund tė vėrė nė pozitė tė vėshtirė Ministrinė e Brendshme nė Tiranė lidhur me origjinėn e kėtyre pasaportave dhe pasojat qė mund tė kenė mbi procesin e liberalizimit tė vizave. (INA)
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-11-11, 10:07   #1540
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Egjipti pas revolucionit, ndalon festimet e masonerisė



E enjte 10 Nėntore 2011 22:53
Kryeministri egjiptian, dr. Isam Sheref i ka komunikuar ministrisė sė kulturės njė urdhėr, sipas tė cilit anulohen tė gjithė festimet masone tė cilat priteshin tė zhvilloheshin me 11 Nėntor tek kėmbėt e piramidės.
Pritej qė delegacionet tė mblidheshin sipas programit turistik tek pllaja e piramidave, nė formėn e yllit tė Davidit. Sipas planit, do tė vendosej njė piramidė e artė e pėrmasave tė vogla mbi kėmbėn e piramidės, e cila do tė rrezatonte kur tė ndizeshin dritat. Rrezet e dritave do tė ishin tė orientuara nga Kudsi (Jeruzalemi), gjė e cila u kujton masonėve orientimin dhe fronin e tyre nė Kuds, kryeqyteti i Palestinės.
Nga njė burim policor, ėshtė bėrė me dije se sektet hebraike dhe ithtarėt e tyre, tė cilėt i besojnė ideologjisė sė majtė sioniste, e shohin kėtė ditė si dita qė i paraprin vitit 2012, vit i fundit tė botės.
Nga ana e tij, Kėshilli i lartė i forcave tė armatosura, ia kishte besuar prokurorisė sė pėrgjithshme hetimet rreth festimeve masonike me datė 11 nėntor, tek kėmbėt e piramidės.
Vlen tė pėrmendet se cionistėt duan tė provojnė me ēdo formė se paraardhėsit e tyre, kanė rol dhe kontribut nė ndėrtimin e piramidave, tė cilat u pėrdorėn mė pas nga faraonėt. Por kėtė pretendim e hedh poshtė historia egjiptiane dhe dokumentet e zbuluara. /ardhmeriaonline/
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-11-11, 13:14   #1541
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Shtepija e spiunimit!?.
Nė kuadėr tė ambasadės sė SHBA-sė nė Beograd, qė po ndėrtohet nė vendin e dikurshėm tė Marshallatit nė lagjen prestigjioze Dedinje, do tė vendoset edhe qendra rajonale e intelligence agency s pėr Ballkanin, shkruajnė disa portale serbe, duke shtuar se kompleksi shtrihet nė mbi 40 000 metra katrorė, pėrbėhet nga shtatė objekte, do tė punėsojė madje 400 punėtorė, kurse projekti ėshtė i vlefshėm 117 milionė dollarė.
Ekspertėt e ēėshtjeve tė sigurisė nuk dyshojnė aspak se kėtu do tė vendoset edhe selia e agjencisė informative amerikane pėr kėtė pjesė tė Evropės.
“Amerikanėt kanė pėrzgjedhur Serbinė dhe Beogradin pėr arsye se bėhet fjalė pėr njė vend vėzhgues gjeostrategjik tė shkėlqyeshėm. Serbia ėshtė nė vend ideal edhe sa i pėrket Adriatikut e edhe Evropės lindore”, vlerėsoi ish-profesori pėr strategji, gjenerali Radovan Radinoviq, dhe shton se pėr arsye tė kėtij qėllimi aty do tė instalohen pajisjet mė moderne pėr spiunim.
Hapja solemne ėshtė nė plan tė bėhet vitin e ardhshėm, kurse autoritetet serbe nė Beograd krenohen me faktin se e tėrė procedura e dhėnies sė lejes ndėrtimore ka zgjatur vetėm dy muaj, qė konsiderohet rekord pėr Serbinė.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 13-11-11 nė 13:14
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-11-11, 13:27   #1542
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

AK nisma e qeverise akte turpi.

“Aleanca Kuq e Zi”, nė njė deklaratė pėr shtyp gjatė tė dielės, sulmoi ashpėr nismėn pėr ndėrtimin e njė monumenti tė ri kombėtar, me rastin e 100-vjetorit tė pavarėsisė.
Mė parė gjatė javės, nė njė mbledhje tė Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri Berisha propozoi njė sėrė projektesh pėr kremtimet e mbushjes sė njė shekulli tė Shqipėrisė sė lirė dhe midis tyre, gjendej edhe propozimi pėr ngritjen e njė monumenti tė ri madhėshtor.
“Njė nismė e tillė e qeverisė ėshtė me tė vėrtetė e turpshme”, deklaruan pėrfaqėsues tė “Aleancės Kuq e Zi”, nė njė konferencė pėr shtyp, rreth mesditės. “Nuk mund tė pranojmė qė historia tė tjerėsohet siē ėshtė bėrė rėndom nė Shqipėri, ku ajo njė herė bėhet, por 100 herė shkruhet. Shprehim keqardhje tė thellė edhe pėr qėndrimin e heshtur tė opozitės”.
Sipas “Aleancės Kuq e Zi”, ngritja e veprės sė re nė Tiranė apo kudo tjetėr, do tė pėrbėnte njė mungesė respekti ndaj monumentit tė vėrtetė dhe “tė vetėm”, atij qė ndodhet qė prej 40 vitesh nė Vlorė. “Monumenti i pavarėsisė ėshtė nė Vlorė. Ai do tė vazhdojė tė mbetet dhe tė qėndrojė atje, ndėrsa ne do ta mbrojmė me ēdo forcė qė tė ketė vetėm njė monument pavarėsie, qė fatmirėsisht e kemi”.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 13-11-11 nė 13:31
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-11-11, 18:33   #1543
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Pasi humbėm Kosovėn mos ta humbim Europėn
Kryetari i Unionit Socialdemokratik tė Serbisė (SDU), Zarko Korac ka deklaruar se ka mbetur pak kohė qė pushteti qė po e zvarrit me vite Serbinė nė izolim, nė mėnyrėn e viteve ’90, ta kthejė politikėn nxitėse nė katastrofė.
“Ne duam ndryshim nė politikėn shtetėrore, njė politikė realiste ndaj Kosovės dhe vazhdimin e procesit tė integrimit europian”, ka thėnė Korac pėr Dnevnik.
Korac ėshtė nėnshkrues i deklaratės “Ndryshimi”, tė mbėshtetur nga parti politike, OJQ dhe figura tė shquara publike serbe, tė udhėhequra nga LDP’ja.
Nė lidhje me vlerėsimin e shefit tė diplomacisė serbe, Vuk Jeremic, i cili ka thėnė se ftesa pėr Ndryshim ėshtė ftesė pėr kapitullim, Korac ka thėnė se ėshtė shqetėsuese se si ministri jep deklarata qė ngjajnė me ato tė fundit tė viteve ’90 tė shekullit tė kaluar, “se ēdo propozim alternativ politik definohet si njė kapitullim dhe tradhti”.
“Pėr fat tė keq, unė mendoj se Tadic ka bėrė ashtu si ka dashur, dhe hyri nė kėtė qorrsokak nė tė cilėn ne jemi. Tash jemi shumė afėr politikės ‘as Europa, e as Kosova’, por unė shpresoj se nė fund nuk do tė jetė kėshtu. Kosovėn veē e kemi humbur, e tash mund ta humbim Europėn, qė mė 9 dhjetor tė mos e marrim statusin formal tė kandidatit pėr anėtarėsim nė BE”, ka thėnė ai.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 13-11-11 nė 18:34
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-11-11, 11:21   #1544
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Rusia pėrkrah vrasjet nė Siri, i dėrgon armė Asadit



E diel 13 Nėntore 2011 22:45
Rusia respekton kontratat e veta pėr dėrgimin e armėve nė Siri, pasi qė asnjė vendim ndėrkombėtar nuk e ndalon kėtė, deklaroi sonte zyrtari i lartė rus i ngarkuar pėr bashkėpunim ushtarak-teknik, Vjēesllav Gjirkaln, raporton agjencia e lajmeve Interfaks.
Aleate e Sirisė qė nga koha e ish-Bashkimit Sovjetik, Rusia nė muajin gusht pati njoftuar se do tė vijojė me dėrgesa tė armėve nė Siri, megjithė apelet e Perėndimit, pėrkatėsisht tė sekretares amerikane tė Shtetit, Hillary Clinton qė Rusia tė “rreshtohet nė anėn e mirė tė historisė”.
Vendet perėndimore, por edhe ato arabe, kėrkojnė largimin nga pushteti tė presidentit sirian Bashar al Asad pėr arsye tė represionit, gjatė tė cilit sipas tė dhėnave tė Kombeve tė Bashkuara, nga 15 marsi i kėtij viti janė vrarė mbi 3 500 persona.
Nė fillim tė muajit tetor, presidenti rus Dimitrij Medvedev pėr herė tė parė ftoi Asadin qė tė pranojė reformat ose, nė tė kundėrtėn tė tėrhiqet nga pushteti.
Megjithėkėtė, Rusia kundėrshton ēfarėdo rezolute tė Kėshillit tė Sigurimit me tė cilėn do tė zbatoheshin sanksione kundėr Sirisė, duke insistuar nė domosdonė e dialogut tė mėtejshėm.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-11-11, 11:31   #1545
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Turqia, ndėrmjetėse pėr Kosovėn



E diel 13 Nėntore 2011 14:12
Turqia duket gjithmonė e mė e vendosur pėr tė forcuar ndikimin e saj nė Ballkan dhe nė vendet e ish-Jugosllavisė, ndėrsa shefi i diplomacisė sė Ankarasė, Ahmet Davutogllu, ka mbėrritur pėr bisedime nė Beograd.
Ai ėshtė ftuar nė njė darkė pune nga homologu i tij serb, Vuk Jeremiq, takim nė tė cilin do tė diskutohen ēėshtje tė rėndėsishme dypalėshe dhe ku do tė hapet edhe problemi i veriut tė Kosovės.
Tė hėnėn, Davutogllu do tė pritet edhe nga presidenti Boris Tadiq. Ndėrkohė, Turqia ka pėrpunuar njė dokument pėr zgjidhjen e problemit tė marrėdhėnieve tė bashkėsive islame qė janė dyzuar dhe shpesh krijojnė problem.
Nė vitet e fundit, Turqia ka kryer investime tė rėndėsishme nė rajon dhe ėshtė shndėrruar nė njė partner strategjik i Beogradit, Sarajevės dhe Prishtinės njėkohėsisht. /tch/


  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 8 (0 Anėtarėt dhe 8 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.