Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-01-12, 01:15   #1
iLOVEyou!!!
Banned
 
Anėtarėsuar: 23-08-10
Vendndodhja: n'Pushime
Postime: 382
iLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

Ti nuk je ne mendjen time ta kuptosh se cfar mendoj,andaj me injoron,ti nuk e din mungesen tende tek une andaj rrall flet me mua,ti ndoshta ndonjiher je lenduar andaj edhe shifet kjart se nuk ke besim tek une.
Ti me thua mos u ngut ndersa ajo qe duhet ngutur je ti sepse koha don vrap,sepse koha nuk pret.
Ti me shikon si te vogel por une jam shume i madh perderisa ti je brenda meje....


iLOVEyou!!! Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-01-12, 12:56   #2
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

 
…
 
Shpirti i nderkyer me tundon te hape zemren , ti rrefej Diellit sekretet , dhe ai ti shkrin pastai !
..
.
Me nje rast…
… ashtu se bashku i hodhem nje veshtrim vigjilent dhe vrastar te tashmes , e te shkuares … Me quajti misherim i gruas ideale …mu duk pak e tepert te te theme te drejten , edhe pse u ndiva mire pasi ishte vleresim nga ai …disi me largoi sado pak ndjenjen e fajit qe bartja , ngase vazhdimisht ndihesha si pjestare e anashkaluar ne shoqeri dhe e lindur per te pasur nje fat sadopak te ndryshem nga te tjeret . E pyeta : -” Po ? Sa mundesi u fale te tilleve si une , nje shoqeri ku shenjat ende nuk kane rene ne ujdi me hapesiren ? Ne nje shoqeri te ēuditshme ku ne emer te progresit global , u la plotesisht menjeane fati i vete njeriut , dhembjet qe ia mbysin shpirtin? kokat e shtypura me ndikime ???!!!……
-”Tani je nje oaze e mbrojtur “- tha … -”por jo edhe nga gojet e liga dhe nga kurreshtja e semure e njerezve “…e si mos ta dua ? Si ?… ofron mbrojtje , ngrohtesi , sinqeritet …
-” Te kesh kujdes e dashur , guximi yte me frikon , …ka nga ta me sy e veshe , pangje , mllefe e zilira qe enden perreth , dhe duket sikur duhet medoemos te mbijetoin duke rrenuar te dashuruarit “…vazhdoi ai , sikur te mos ishim fare ne nje teme krejt tjeter !
… Mire , mendova me vehte , do pershtatem edhe une .Pse te shkeli gjithemone mbi rregulla e kanune njerezish , duke u perpjekur te mbaje ne qender te vemendjes temen qe per mua eshte bere barre , ne fund te fundit , mos te prishi nje enderr krejt te natyrshme qe na ka ardhe nga larte .
Me mbane afer me mjeshtri , me duket sikur ka lexuar shpirtin time dhe deshiren time tu largohem qenieve njerezore , dhe te jetoi diku larg dukjes se zakonte … me sa verej une jeta do i ishte e zbrazet pa mua ! Ndoshta keshtu mendoi , ngase une mendoi… jo , jo nuk mendoi gje une !
 
Si duket me morre zemeren mjeshter i pendes , fjales , burrerise !
 
.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-01-12, 16:40   #3
iLOVEyou!!!
Banned
 
Anėtarėsuar: 23-08-10
Vendndodhja: n'Pushime
Postime: 382
iLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėmiLOVEyou!!! i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

Desha tete them se isha i etur te flisja me ty dhe as tash nuk kam ndrru mendim,jeta na mesoj te ishim te mire me njeri tjetrin.
Dua te dal perpara teje e te them ja ku jam por ti me iken........
Me iken pa me then pse me iken ndersa une desha tete them se isha i etur te flisja me ty.
Enderroj qe te jesh fati im pa e ditur mire se qka permban shpirti yt,sepse mua me mungon nji njeri e si duket aj njeri je ti.
Vetem heshtja ime me shoqeron ndersa ti sillesh verdall pa me then nji fjal sepse ti iken nga une.....!
Jeta me mesoj te jemi te mire me njeritjetrin por me ty jam i veqant sepse ti je e veqant per mua!
Cdo dite qe kalon ndryshon nga tjetra vetem mendimi im per ty mbetet i njejt,andaj dua tete them qe jam i etur te flas me ty!
iLOVEyou!!! Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-12, 12:24   #4
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

…


……..rasti mbret i botes !



Ndodhe qe ne nje moment te ndjehesh mbret i botes , dhe te behet e pamundura e mundur … Jeta ne ate moment te duket e mrekullueshme dhe fare pa brenga , harron te tjeret , dhe harron vehten tende ……e jeton momentin pa mos e menduart te nesermen ..


Prandaj , … O Zot , e shtypur nga persekutimi i historise, e venitur nga injoranca e shoqerise , e paafte ndaj shtrengates se ngjarjeve , e vetemuar ne shkretetiren perveluese te gjallerimit , e arrestuar ne burgun e ēelikte te jetes …Ti o Zot , nuk me ke lene vetem gjate kohes se rrezikshme , Ti je bere percjelles i neteve te mia te mugeta ne shkretetiren e vetemise .O Zot , kur thirrja ime e rrufeshme zhdukej gjate ngjarjeve , dhe nuk arrinte deri te veshet e dikujt , kur klithja e lutjes humbte ndermjet sprovimeve te jetes , Ti o Zoti im , ke degjuar renkimet e mia te dobeta te nates dhe ke hedhur drite ne zemren time te djegur , dhe u pergjigjeshe lutjeve te mia .Zgjohem ne mesnate , ne kohen e qetesise se fshehte te qiellit dhe tokes per lutje , te flase me ty ooZoti im , ta hape zemren per fshehtesite e pazbuluara te qiellit , qe dalengadale te zhytem ne thellesi te gjithesise , dhe ne pritje te mjaftohem se Ti me degjone dhe ndoshta lutjet mi pranon … O Zot , .. Bota nuk i duron dote njerezit e lumtur e te mjaftueshem qe Ty te kane per Udhezues , Keshillues , Drejtues …



…. Ngase jeta trajton njerezit ne forma te ēuditshme , sot ketu , neser atje , per nje moment e embel e ne momentin tjeter e hidhur …dhe , ku mbetem ? , ah, -mbreti dhe sherbetori - , -e mundura dhe e pamundura-… e kunderta e mbretit te botes , pra sherbetori i tij , ne momente i sherben atij dhe vuan nga mendime te tmerrshme dhe atehere gjeja e embel i behet e hidhur , helem i rende …
 
Te perkujtoi i dashur ,
Nese ndonjehere ndodhe dhe kjo fetyre e imja te duket e ftohet dhe se syte s’ kane me shkelqim , ta dishe qe fajin ke ti , ngase u talle … do vuaj , por padrejtesisht nuk luaj , as nuk te le te luash !
 





.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-12, 00:18   #5
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

*

Shume teresant ky fare mjeshtri i pendes...

...Nuk e kuptova a mbaron (ben) penda ky apo shkruan me te.

Pata qef me e pase edhe une ni pende...
...sa me shkarravite pak edhe une...

...kisha zivatu dishka
...se me tastature s'po shkojne shkarrat si duhet...

Ah dashni, e mjera dashni
Sa m'ka marre malli (oj pendė) per ty...

Kjo ishte ni shkarravine nga ana ime per konkurs te vitit 2012 per "Shkrimin e depsuzit t'vitit" (simbas Kalimeros.

Nime sa keq, e anulun idejen e Kalimeros...
...shume kandidate ka pase: konkurentet me te forte kane qene ata qe "fituan" te cklimi i vjetit dy xelo nimletė...


*
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-02-12, 09:24   #6
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

..... e sa vargu eshte shkru e shkruhet per dashurine e ajo krejt e thjeshte ,e kapshme, ketu afer .E domosdoshme ....!
Dashuria eshte si frymemarrja ,jep e merr!! Po e ndale kete ritem ma nuk je ....ke vdekur!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-02-12, 20:49   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

“Mendja e fuqishme, qė bėn pėrpjekje pėr zbatimin praktik tė dijes teorike, ėshtė mendja mė e mirė nė botė”, Gėte.




Zbėrthimi i ligjshmėrive tė jetės, rėndom, e pėrballė njeriun me njė tė dhėnė tė ēuditshme: ato ligje qė nė dukje tė parė dalin si shumė tė ndėrlikuara, madje shpeshherė edhe shumė tė paqarta, pas njė analize tė vėmendshme, shihet qė janė ligje e dukuri krejtėsisht tė thjeshta dhe plotėsisht tė qarta. Zatėn e tillė ėshtė edhe tėrė jeta njerėzore me tė gjitha ligjshmėritė e saj.
Njėra prej kėtyre ligjshmėrive, qė shkakton mėdyshje e dilema serioze, ka qenė, ėshtė dhe, ndoshta, do tė mbetet edhe qasja ndaj diturisė si fenomen e sidomos dialogu rreth vlerave tė dijes memorje dhe tė dijes pėrvojė.

Pėr njerėzit qė mirren me ēėshtjet e rritės shpirtėrore, asnjėherė, nuk lejohet pranimi i njė pjese e mohimi i pjesės tjetėr, sepse jeta ėshtė tėrėsi unike dhe duhet tė pranohet si totalitet. Mohimi i pjesės fare lehtė mund tė shndėrrohet nė mohim edhe tė tėrėsisė.

Prandaj edhe duhet thėnė: edhe dija memorje edhe dija pėrvojė janė fuqi qė tė ndihmojnė pėr tejkalimin e pengesave dhe, qė tė dyjat, si dora e majtė dhe e djathta qė sė bashku e lajnė fytyrėn, edhe dija memorje dhe dija pėrvojė sė bashku janė tė domosdoshme dhe, tė shkrira nė njė, e ndihmojnė shumė rritėn shpirtėrore.

Dija memorje grumbullohet nga tė gjitha nivelet e shkollimit dhe nga tė gjitha mjetet e informimit, nga tė gjitha bisedat e debatet profesionale dhe, sidomos, nga studimi i literaturės. Kjo dije ėshtė e mrekullueshme, sepse njeriut ia mundėson njohjen.

Por, nė qoftė se ngelim vetėm nė kėtė rrafsh, nė qoftė se do tė sillemi vetėm nė dijen memorje, tė vlerėsojmė e ēmojmė letrat e diplomat (provimet shkollore), atėherė do tė bėjmė jetė nė CEKTINĖ, qė asnjėherė nuk e siguron thellėsinė e njohjes e sidomos do tė mungojė thellėsia e PĖRJETIMIT. E kjo, ndėr ne sidomos, ndodhė shumė shpesh.

Ne, zakonisht, flasim kėshtu: e di. Kam dėgjuar. Kam lexuar disa herė. E di. E ēka do tė pėrgjigjemi nėse ia shtrojmė vetes njė pyetje tė sinqertė: athua, vėrtet e di?
Tė dėgjosh njėqind herė, njėmijė herė apo edhe njė milion herė se tė dhemb dora kur ta prejė tehu i thikės, athua a ėshtė e barabartė me dhimbjen qė tė shkakton tehu i thikės kur vėrtet ta kėpusėsh dorėn tėnde me thikė?

Dija memorje ėshtė reēetė e mjekut. Reēeta nuk shėron, por barėrat, apo? Dhe, a keni dėgjuar ndonjėherė se mund tė mėsohet noti nė beton? Kėtu e kanė burimin edhe nocionet e arsimit formal dhe arsimit real.

Prandaj, plaku i mendimit gjerman, Gėte i menēur, moti ka thėnė: mendja e fuqishme, qė bėn pėrpjekje pėr zbatimin praktik tė dijes teorike, ėshtė mendja mė e mirė nė botė.
Mrekullia arrihet nė ēastin qė bėhet sinteza, sepse: njėra pa tjetrėn nuk jetojnė, tė dyja bashkė formėsojnė dy binarėt e jetės nėpėr tė cilėt mund tė udhėtohet me shumė sukses dhe me lehtėsi tė natyrshme.

Nė rritėn shpirtėrore dija pėrvojė ėshtė shumė me vlerė. Mund t’i keni lexuar edhe njėmijė libra inspirative, mund t’i keni dėgjuar edhe njėmijė ligjėrata, por njė MEDITIM praktik, njė seancė relaksuese, njė zbatim praktik i qetėsisė me ndihmėn e njė CD-je, do t’iu sjellin aq shumė pėrfitime sa nuk mund t’i zėvendėsojnė tė gjitha librat e botės.



Latinėt e vjetėr kanė thėnė: edhe ngjyra mė e zbehtė ėshtė mė e fuqishme se memorja mė e fortė. Nė kontest tė temės sonė duhet thėnė: edhe metoda dhe teknika mė e zbehtė e rritės shpirtėrore ėshtė mijėra herė mė efektive se cilado dije memorje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-12, 23:23   #8
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Facebook

Nje dite e hapa thash ta shoh Facebook-un, edhe, shoh se kam nje kerkese shoqerie nga njė kineze.
Me banim nė Kinė.
Mire e bukur e hijshem e fantazi, siē e dini ju te gjithe, une anglishten e thaj e baj si kranja e xhehnemit. Edhe ajo e thajke, ishte gazetare ne gazeten Zhenxizhminzhibao. Kjo eshte gazeta ma e madhe kineze.
Filluam te flasim pak si shpesh.
Ajo ishte e re, e bukur, e me floke te zeza.
Nejse kete, floket e zeza, ma mire mos ta kisha thene hiē se atje krejt jane flokezi, por sidoqofte e thashe se qashtu edhe ishte e verteta: ishte flokezeze.
Mė fliste per meshkujt kinezė, qe s'jane te zotet pėr kurrgje, edhe qe jane shumė te pashpirte: i rrehin gratė, i ofendojne, edhe jane shume egoista. Ajo ishte shume e mllefosur me zakonet e vendit te vet edhe dojke me ike me ēdo kusht.

Kur i thash se une jam ne France, por jam shqiptar nga Kosova, ajo me tha se i pelqente edhe Franca edhe Shqipnia edhe Kosova.

Mirė, a!

Pastaj une i thashe se e kam nje shok, ketu ne France, qe eshte kinez edhe qe quhet King Star Na Nchi Mi. Me pyeti ēfare profesioni kishte ai, i thashe "ekonomist".
Me tha qe p'i pershtatet.

OK, i thashe ketij shokut tim, ta kam gjetė njė nuse.
Si quhet? me pyeti ai, thu-se-ti e njofke krejt Kinen. I thashe quhet Mi Cko Ya.
Hmm... ma bani shoku, nuk po me pelqejka edhe qaq shume, qenka nga ato fiset veriore te Kun Xhave, jane kogja tė sertė kėta.
Mirė.
Pastaj ata dy i nderruan fotot, pastaj biseduan ne telefon, edhe nje dite, ky kinezi, shoku im King Star Na Nchi Mi, me tha se do te shkon ne Kine te takohet me Mi Cko Yen.
I urova udhe te mbare edhe lajmro, i thashe.
Edhe u lajmerua. Me shkroi se eshte i lumtur, se ka vendosė me jetu atje, ne veri te Kines. Mi Cko Ya eshte gruaja ma e mirė ne bote, mė betohet King Star Na Nchi Mi.

E kam fjalen, se mbase ju po thoni me veti ēka hamamin eshte kjo histori, por qe fakti, qe facebook-u eshte gje e mire.
Pyetni King Star Na Nchi Min dhe Mi Cko Yen nėse doni
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-12, 15:12   #9
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Facebook

definitiv , me sot cdo foto te postuar aty e kisha bere me 5 euro pagese ..

deri sot kam pare idiotesi nga me te ndryshmet nga disponimi i te tjereve qe postojne por kulmin e arriti nje fqinje i imi ..
mbaj mend qe fmi kam qene kur kishte lidhje dashurie me gruan e tij ,si duket qysh ne shkolle te mesme , studiuan , kriuan familje , punuan , dolen jashte shtetit ..e sot pas ndoshta 30 viteve bashkjetese te tyre ,pash qe ishin ndare ( athu femite si e kane perjetu kete !!! )
kete e kuptova nga fotot e tij te reja nga muaji i mjaltit i dyte dhe urimet e te tjereve qe ja adresonin ..!!!
besoni apo jo , 50 x u ktheva , a jam mire a cka ka ndodhe ..!!
nuk e di ke ta quaj me per turp , kohen qe jetojme , apo pamuturine dhe idiotesine e njerzve te papjekur ne jete !

pale, i kemi qeshur te huajt ...
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-06-12, 23:10   #10
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

Faqet e saj tė tulta ngjyrė gace dhe njė buzėqeshje e lezetshme ia ndezėn Rushitit kurrreshtjen .Ngriti vetullėn e djathtė ,e majta i ra vet poshtė, buzėt i bėri smajli (smiley) , ktheu kryet nja pesėmbdhjetė gradė nė tė djathtė dhe e mori nė nishan ,i sigurt qė tash veq minutat po e ndanin deri sa ta fuste „shtrigėn“ nė dorė . E thumboi fort ,. Nora Nishliu,tha me vete ka me ta pasė zili pėr tingujt qė do t‘i nxjerrė prej teje dhe padashje fryu gjoksat .Kėtė lojėn e vetullave me smajlin ia kishte treguar Baci nė besė .-“Xhoker ma tė fortė ,shtirė e ke me gjet ,veq duhet me dit kur me e pėrdorė“,- i kishte thėnė me njė zė eksperti .E kishte stėrvitur disa herė para pasqyrės dhe ēdo herė nxirrte tė njėjtin pėrfundim : Xhejms Dini as deri te thembra s‘do t‘i vinte .
Njė mburrje gati shpėrthyese e kaploi ,por nuk zgjati shumė ,- filloi vallja e vetullave tė saj .
Ajo ngrysi tė dyjat , njė vėshtim tė ashpėr ua hodhi thembrave tė tij ,buzėqeshja iu var si ēorapė najlloni mbi buzėn e poshtme dhe lėshoi njė phhh ngacmuese duke shikur nja pesėmbdhjetė gradė nė tė majtė ,qė nė veshin e Rushitit tingėlloi si :HARROJE! .Situata i doli jashtė binarėve ,kėtė e kuptuan edhe ata pak minutat e mėparshėm qė si kinezėt filluan tash tė shumohen para syve tė tij .Vetullat e Rushitit ende bėnin gjysmėsallto ,ndėrsa tė „shtrigės“ ishin ngrirė fare .Si duket ia kishte futur frikėn mė shumė se sa nė palcė ,por nė vend se ajo tė ikte siē pritej pas tėrė asaj qė ndodhi , eci si e mpirė nė drejtim tė Xhejms Dinit ,shikoi anash ,e tėrė Dardania ishin mbledhur mbi urėn e Llapit ,kishin hapė sytė si huta dhe prisnin se ē‘do tė ndodhė .I pėshpėritit Rushitit diēka nė vesh dhe nė vend tė :
„Mė lerni tė qaj “tė Norės ,piskati :“Mė lerni tė knaqem ,knaqem ,knaqem se ktė gjė mė sė miri di ta bėjė tani “ ,kapi Rushitin pėr dore dhe kėrcyen nė ujin e akullt tė lumit .Rushitit iu zgjua jo vetėm kurreshtja por edhe aeroplani ,ndersa Shtriga ofshani „Aeroplani im ateroi „
__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-06-12, 17:10   #11
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

...


 
Qeshja e loteve!


U perpoqa ti shpjegoj per se shtati here,por buzet e mija ishin shtangur.Ato nuk leviznin edhe pse kisha per ti thene… se shtati here.
Ne percptimin e realitetit nuk jane as te mire dhe as te keqinje zingjiret e mprehte dhe guret dermues sikur qe jane ,kenaqesia,dashuria apo edhe vete bukurija.
Ata doemos duhen te jene banore flutarak ne mendjet tona.-"Pranoj ato, dhe jeto ne gadishmeri per fillime te reja pa trishtim"-i thashe per se shtati here ..
Hapat jane te lehte,sepse ne ēdo hape eshte nje mrekulli,per aq kohe sa kemi vullnetin te leme gjerat te ndodhin .
E shtangur qendrova ashtu duke shikuar fjollat e bores ,..veshtrova nje nga me delikatet e cila bente kthesa ne harmoni dhe ne panike nga rrymat e ajrit. Me kote u mundova ta kuptoje ate fjolle,kjo bukuri lundronte ne mes te kaluares dhe te ardhmes e vetedijshme se nuk do te zgjase ,sapo te bie ne ngrohtesin e duarve te mia.Gjithemone e persosur ne formen e saj prej kristali u shkri bardhesia e saj ne pika te pasigurta neper pellembet e duarve te mia duke rreshqitur teposhte…
…Apo ndoshta ende ne mundimet e renjes se saj,ajo ne menyre te pashmangshme u godit,u rrezua pa nje tingull.PASTAJ?…sado qe deshta ta shpetoj,deshtova qe te ndaloj shenderrimin e saj ne mase te flliqur.Prap qendroja ne bore duke u perpiqur te kuptoj milion fjolla bore qe peshtjelleshin ngadale ne te njejtin destinacion….megjithate,vetem se lagem dhe kame te ftohte…Rruges kah vdekja,ende duke enderruar iluzione ne nje bote pa konkluzione .
Dashuria ime ngjane edhe nje gjethi,mjeshter…energji ne gjelberim per te mbaruar ne nje qielle dimri..per te qene e forte gjate vallzimeve neper ere…linjat e thella duke rene ne toke si shenje se prap dimri erdhi ne bangen qe kurre s'ka qene.Eshte trishtim po mos e ndame kete dashuri tonen me tjeret Mjeshter,por ēmenduri eshte per ta kuptuar ate!
Mjeshter,
ashtu si lotet ,edhe vitet vazhdojne manevrat e tyre... duke qeshur!
 
.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-06-12, 23:12   #12
Ora e ligė
 
Anėtarėsuar: 17-06-12
Postime: 62
Ora e ligė i njohur pėr tė gjithėOra e ligė i njohur pėr tė gjithėOra e ligė i njohur pėr tė gjithėOra e ligė i njohur pėr tė gjithėOra e ligė i njohur pėr tė gjithėOra e ligė i njohur pėr tė gjithėOra e ligė i njohur pėr tė gjithė
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

E ke pare shiun e veres ndonjehere?
Nuk ka fytyre, por eshte njera nder gjerat me te bukura ne planet.
Eshte sikur nje lume te ndahej ne mijera copeza jete.

Ky, nuk ishte mjeshtri im.
Ky eshte shiu im.

E din, kur ecen neper shiun e veres, me pak rrobe ne trup, ai me lageshtine e tij te futet ne secilen pore.
Dhe ti e ndjen dashurine e tij.
Ndien pasion.
Ne nje bote te pabote, ne nje vend te pavend.
Nuk e dija ne cka e kisha ngulitur shiqimin ashtu, por ai ishte i mpire.
Nuk ia shihja dot fytyren. As me sy mbyllyr jo.
Vetem dehesha ne frymemarrjen e tij.
As ne mendime nuk kisha guxim te vazhdoja me tutje..

Kete here ishte ndryshe. Kete here e doja trupin tim lakuriq e te strukur ne gjirin e shiut.
Zhgarravinat shfryheshin rreke, me ndrojtje iu afrova dhe gjaku muar hov.

Ne kete nate pa emer, vetem ti mungon.

Jo sot dy vite, jo 5 apo 10, ti do jesh ketu gjersa te bie shi..
Ora e ligė Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-12, 06:25   #13
e-uritura
 
Avatari i e-uritura
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
e-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

sheqere, tema kėtu ėshtė; "Zhgarravinat e mia", dhe jo "Zhgarravina tė vjedhura"!

Plandaj, ose mos vjedh ose kur tė vjedhėsh tregoje autorin, ose s`paku fute nė thonjėza tėrė shkrimin, kėshtu qė ne tė cilėt kemi klasėn e parė tė mbaruar,do e kuptojmė qė shkrimi ėshtė i huazuar.

Pėrndlyshe sheqele, po del qė as klasėn e palė nuk e ke mbalual, gjersa nuk e din njė gjė kaq elementare!

Kjo ishte komplet, zhgarravinė e imja!
__________________
e-uritura Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-10-12, 04:17   #14
sheqerja
 
Anėtarėsuar: 27-08-12
Postime: 39
sheqerja i dashursheqerja i dashursheqerja i dashursheqerja i dashur
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Sa lexova shkrimin e kesaj te uritures i thash vetes:
Ik sheqele nga keto zhgarravinat e tua sepse te han e uritura, edhe une sheqel mo kush nuk me lakmon, a nuk jam e embel qe shkrihem edhe ne gojerat e ngopura se lere me ne nje goje te uritur e cila do te me perbije fare?

Ndoshta ishte gabimi im per moskuptimin e temes, por shum me teper paskam gabu qe nuk kam deklaru edhe shkollimin tim, sa keq po me ardhka te shkoj e te filloj prap te shkollohem, edhe ate qe nga klasa e par per te mesuar se pari abc-ne e pastaj te vi prap ketu qe te mos turperohem para te uritures, qe te mos turperohem nga forumistet te cilet kan lexu vrejtjen qe me paska ber e uritura.
E uritur nese solla nje shkrim te kopjuar qe ti sigurisht e paske lexuar ne Facebook nuk do te thot qe nuk ishte zhgarravine e imja.
Plandaj kerkoj qe te me kerkojsh falje jo per zhgarravinen <te ciles shqip i thuhet shkarravinė> por qe me paske krahasuar me nje femije qe ende se kam kry as klasen e par.

Do te shkarravis edhe me e uritur, plandaj me ler te qet te shkarravitit ashtu siq dua une e jo siq don ti.
__________________
As ata qe e duan te verteten, e as ata qe e duan te bukuren, nuk mund te mirren me politike, sepse ajo nuk mirret as me te verteten e as me te bukuren.
sheqerja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-10-12, 10:08   #15
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

Koha thojshin e hane kashten une po thome koha i hane krejt e kashta si del as mi glire dhembet.

Qetash prej pasqyres, i gjeta dy kime t thime
Njanen vetulle nalte ku qe e treta kime
thash me vet veti "si qime" kujt po ja ndine
Prapanica ma poshte ma konfirmoje me "bombardime"

Dola nga We-Ce-ja vet i katerdheti
Pe shti doren n'xhep, oshte shkerdhy buxheti
Me dal me pi nja pa plumb zbahet kijameti
Kur qe te dera (mongi perzetile e patem) ja mbriti Fetaneti.

Qysh je tezja fetanet ja bana veq per formalitet
E dike se s'po m'kercet po e kish dertin e vet
"A ma mush qet filxhan me kos" me tha troē
Vallahen smuj, se o ka mpret ni dost
Edhe kosi ku rrin nuk e di, krejt kta komplet mkan shku n'gjini.

Shkova nkafiq me uzdaje t kafes
Kamarieri kerka hiē, ja qova doren
Njoni me bmw e kish pa lshu Rita Oren
"a ta dashti prome" (po mvet njoni qe e shet drogen)
M'gjujti bajerni ja q*fsha nonen

U ktheva te shpija i merzitshem nga rutina
E dheza lap topin thash ta kqyri inboxin
M'kish pa shkru njana fjale qe si kam prite
dojsha me hanger vetin, adrenalina shkojke ty u rrit.

E lshova muziken thash t qetsona me qete beat
Kur qe Shkendija e postoje nje "slike"
I zgugurdhova syte, hec e rezistoji lakmise
Me kajte at none se gjejsha "full screen"

Ja nisi mu blloku mausi, ja mbriti gruja
a din sa m'tuti, thash me mori pusi .
"ēka je ka ben njeri" mu drejtua me ton ma t lart
Kuku per mu mi kujtojtoje t'part.

Qe bre gruje po lypi pune
M'premtoje njoni po ish shku per rruge
"a kuku per ty" u pozicionua nga kuzhina
Mi pastru enet e mija qe kam hanger gurabija

Baterija e lap topit pom sinjalizon
Qekaq e pata e ndoshta vazhdojme me vone...
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.