Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Personalitete publike
Emri
Fjalėkalimi
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...)



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-08-11, 19:09   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Blerim Destani: E verteta per Albana Osmanin

Blerim Destani: E verteta per Albana Osmanin

20 August 2011



Ai ėshtė jo vetėm njė ndėr aktorėt shqiptarė mė tė talentuar dhe tė suksesshėm tė momentit, me njė famė qė i kalon kufijtė, por edhe njė ndėr meshkujt e konsideruar seks simbol. Kur pėrmendet emri i tij, vajzat ēmenden. Kohėt e fundit ka qenė shpesh i lakuar nėpėr media, por duket se prezenca e tij asnjėherė nuk mjafton. Dėshira pėr ta pasur pjesė tė gazetės ishte e madhe dhe po aq e madhe ishte edhe frika se mos do tė refuzonte pėr shkak tė impenjimeve tė shumta dhe tė idesė qė ėshtė krijuar se aktorėt e famshėm bėjnė naze kur bėhet fjalė pėr intervistat. Por Blerimi na habiti me mirėsjelljen dhe korrektėsinė e tij. Nė kėtė intervistė na ka treguar tė rejat mė tė fundit nga jeta e tij profesionale, ka sqaruar edhe njė herė marrėdhėnien e tij me Albana Osmanin, si dhe i ėshtė pėrgjigjur pyetjes se pėrse Monica Belluci e ka zhgėnjyer aq shumė.
Blerim, ju jeni njw nga aktorėt e parė shqiptarė nga Maqedonia qė po pushtoni arenėn e kinematografisė botėrore. Cilat ishin sfidat qė keni kaluar pėr tė arritur deri kėtu?
- Sfidat nė jetė janė pėr t’u tejkaluar, pasi ato na detyrojnė qė tė gjenerojmė energji tė reja qė, nė ēastin kur qėndrojmė para sfidave, nuk jemi tė vetėdijshėm se i kemi brenda vetes. Kėshtu edhe unė, nė fillim tė karrierės, ēdo projekt (rol) qė mė ofrohej mė dukej si diēka e patejkalueshme, por kur filloja punėn e shihja se brenda vetes kisha edhe energjinė, edhe emocionet qė duheshin pėr atė rol. Dhe ai rol mė pas bėhej njė pėrvojė e mirėseardhur pėr mua. “Koha e kometės” ishte projekti qė mė hapi shumė dyer nė kinematografinė ndėrkombėtare, pasi filmi dhe roli im u vlerėsuan nė disa festivale. Mė pas pasuan shumė oferta, realizmi i tė cilave u bė pjesė e biografisė sime. Pastaj nuk kisha mė nevojė tė prezantohesha se ēfarė mund tė luaj, pasi pas vetes kisha njė galeri tė larmishme rolesh. Tani jam nė njė fazė kur jam i detyruar qė ofertat t’i sistemoj dhe analizoj nė varėsi tė kohės, pasi jam shumė i ngarkuar me pėrfundimin e paraardhėseve.
Dhe cilat jane disa nga angazhimet momentale qė ke?
-Jam nė pėrgatitje pėr xhirimet e njė filmi austriako-gjerman dhe sė shpejti pritet prezantimi i filmit “Berlin project” nė Europė dhe nė trojet tona.
Si ėshtė njė ditė e zakonshme pėr Blerimin kur nuk je me xhirime?
-Kur nuk jam nė xhirime mundohem tė kompensoj kohėn qė nuk kam qenė me familjen dhe miqtė e mi. Pėrgatitjet dhe xhirimet kėrkojnė angazhim tė plotė dhe mė duket se u hyj nė hak familjes dhe miqve. Pra mundohem qė sa mė shumė ta kompensoj kohėn qė nuk e kam kaluar me ta.
Nė fakt ju jeni i lidhur shumė me familjen dhe kėtė e keni treguar nė shumė intervista. Ka pasur ndonjė moment kur ata nuk kanw qenė dakord qė ti tė ndiqje rrugėn e kinematografisė, por njė tjetėr profesion?
-Familja ėshtė gjėja mė e shtrenjtė nė jetėn e njeriut dhe nė kėtė kontekst unė jam i lumtur qė jam pjesė e njė familjeje tė ēmuar. Pėr ēdo gjė kam pasur pėrkrahjen maksimale tė familjes, ndėrsa vendimi im pėr tė ndjekur rrugėn e kinematografisė hasi nė pėrkrahje tė madhe nga familja, pasi babai im ėshtė njė artist nė shpirt dhe arti, nė veēanti kinemaja, janė njė pasion i hershėm i tij.
Cili ėshtė personi me tė cilin je mė shumė i lidhur nė familje?
-Kur them familja nėnkuptoj tri gjenerata tw familjes sime mė tė ngushtė, por kuptohet qė prindėrit janė ata qė e kanė krijuar harmoninė e plotė dhe tė gjithė nė mėnyra tė ndryshme jemi tė lidhur me ta.
Po marrėdhėniet me vėllezėrit si e ke? Ėshtė ndjerė ndonjėherė rivalitet mes jush?
-Njė fjalė thotė: Miqtė dhe mikeshat njeriu i zgjedh vetw, ndėrsa vėllezėrit dhe motrat jo. Tė kisha pasur mundėsinė qė tė bėja zgjedhje nuk do arrija tė bėja njė pėrzgjedhje kaq fantastike. Nuk bėhet fjalė pėr rivalitet, aspak, por njė harmoni dhe ndėrplotėsim emocional tė mrekullueshėm.
A i pėrkasin edhe ata botės sė artit?
-Jo, nuk i pėrkasin botės sė artit, por dinė tė shijojnė shumė veprat e artit.
Blerim, pak kohė mė parė ju hodhėt nė treg edhe markėn tuaj tė xhinseve. Si po ecėn ajo?
-Jam i kėnaqur qė po ecėn mirė dhe po depėrtojnė nė treg ndėrkombėtar.
Pėrse nuk e keni lanēuar ende nė Shqipėri?
-Gjithēka nė kohėn e vet, nuk dua qė gjėrat t’i shtyj qė tė ecin mė shpejt se sa ėshtė e natyrshme.
Ccfarė ėshtė pėr Blerimin pasuria?
-Familja ėshtė gjėja mė e shtrenjtė, pastaj janė shoqėria e kėshtu me radhė. Njeriu nuk mund tė quhet i pasur nėse nuk e ushtron profesionin qė i jep kėnaqėsi dhe nuk ėshtė i respektuar nė shoqėri. Ēdo kush mundohet tė gjejw njė profesion qė i siguron edhe jetesė tė mirė, por unė bėj pjesė te njerėzit qė profesionin e kanė edhe pasion jetėsor dhe kam miq tė mrekullueshėm. Pra kjo pėr mua ėshtė pasuria mė e madhe.
Nėse do tė duhej tė zgjidhje njė gjė, cila do ishte ajo si mė e shtrenjta apo mė veccanta pėr ty?
-Unė zgjedhjet e mia i kam bėrė nw jetė dhe jam i lumtur si nė profesion ashtu edhe nė raportet qė kam me miqtė.
Ėshtė Albana Osmani njė ndėr gjėrat e shtrenjta qė ke ti pėr momentin?
-Albana ėshtė njė nga mikeshat e mia.
Pėr shumė kohė e ke mohuar qė ke njė lidhje me tė, ndėrkohė qė nė faqen tėnde nė Facebook nuk nguron tė vendosėsh foto tė Albanės tė shoqėruara nga zemra dhe fjalė dashurie. A mund tė na tregosh njė herė e mirė si qėndron e vėrteta?
-Tė gjitha ato qė shikoni ju nė Facebook janė vetėm shprehje e respektit qė kam pėr tė.
Rikthehemi te karriera jote. Cili ėshtė regjisori nga i cili do tė kishe ėndėrr tė merrje njė ftesė pėr tė luajtur nė filmin e tij?
-Regjisorėt janė tė shumtė, por pasi jemi nė sferėn e dėshirave do tė kisha dashur qė tė luaja nė njė film tė Darren Aronofsky-t.
Po ndonjė aktor\aktore qė do tė doje ta kishe kolege?
-Pa dyshim Sean Penn dhe Naomi Watts.
Na ka bėrė pėrshtypje ajo ccfarė ke deklaruar nė njė intervistė pak kohė mė parė, qė personazhi femėror qė ke takuar nga afėr dhe qė tė ka zhgėnjyer mė shumė ka qenė Monika Belluci. Jemi shumė kuriozė tė dimė, ccfarė tė ka zhgėnjyer?
-(Qesh) Shumė njerėzve u ka mbetur mendja te kjo qė kam thėnė. Nėse do tė thosha atė qė kam pėrjetuar si “zhgėnjim” do tė ishte jo e ndershme para sė gjithash ndaj asaj si femėr, prandaj dhe nuk do e them. Por lexuesit mund tė bėjnė krahasimet mes asaj se si e shohin atė nė ekranet e kinemave dhe si e perceptojnė atė (veēanėrisht meshkujt). Tė njėjtin perceptim e kisha edhe unė, ndėrkohė qė nga afėr…
Tė konsiderojnė njė seks-simbol. Cila ėshtė gjėja qė, sipas teje, i tėrheq mė shumė femrat te ti?
-Po si tė them… duhet tė ketė disa gjėra. Por pėr to nuk dua tė flas unė. S’do tė kishte kuptim…
Tė hėnėn ka nisur zyrtarisht muaji i madhėrishėm i Ramazanit. Do tė agjėrosh?
-Patjetėr, kur janė mundėsitė, nėse nuk jam nė udhėtime.
Do ta konsideroje veten njė mysliman tė devotshėm?
-Veten e konsideroj si besimtar tė devotshėm dhe mysliman tė moderuar.
Cili ėshtė mėkati mė i madh qė ke bėrė?
-Nuk kam mėkate tė mėdha siē thoni ju, fundja mėkatet nuk i numėrojnė njerėzit por tjetėrkush. Dhe mirė qė ėshtė kėshtu, pasi askush nuk do i pranonte ato.
Jemi nė kulmin e sezonit veror. Ku dhe me kė do t’i kalojw pushimet Blerimi?
-Pėr mua pushime janė intervalet kohore mes dy angazhimeve dhe si gjithmonė filmat xhirohen nė verė pėr shkak tė dritės sė diellit, kėshtu qė kėtė periudhė jam mjaft i angazhuar. Megjithatė, do tė gjej njė kohė pėr plazh, ku dhe mė kė… ende nuk e di.
Dhe nė fund, cilat janė disa nga projektet e tua mė tė afėrta? Ēfarė surprizash do tė presim nga Blerimi sė shpejti?
-Besoj se filmi “Berlin Project” do tė jetė njė surprizė e veēantė nė kėtė vjeshtė, ėshtė fjala pėr njė variant filmik tė monodramės. Pra njė film i vėshtirė pėr t’u realizuar, pasi zgjat 90 minuta dhe ėshtė njė plan i vetėm pėr 90 minuta pa ndėrprerje. Ndėrsa unė nė kuadėr jam 89 minuta pa ndėrprerje. Pėr mua ishte sfidė e madhe pėr ta realizuar dhe jam kurioz tė shoh se si do tė pritet nga publiku.
Burimi: Gazeta Paloma
Tags: Gazeta Paloma



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 20-08-11 nė 19:10
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.