Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-07-06, 15:09   #1
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim Nderi i Kombit At Zef Pllumi

Autori i lajmit 24 ore 03/07/2006

Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu i dorezoi sot At Zef Pllumit, ketij personaliteti ne fushen e kultures dhe letrave shqipe, dekoraten e lart" Nderi i Kombit".
Ne ceremonine e dekorimit, Presidenti Moisiu mbajti fjalen e rastit, ku theksoi faktin se shoqeria shqiptare ka nevoje vlerat me te ēmuara te saj dhe bartesit e tyre ne kohen e duhur, kur keto njerz te shquar jan ende ne mesin ton duke dhene parreshtur e me perkushtinm kontributin e tyre te vyer.

Kreu i shtetit vleresoi lart At Zef Pllumin, "si perfaqesues te pasuris kulturore e njerzore,si nje institucion te vertete, qe i rezistoi regjimeve dhe kohrave me te veshtira dhe si simbol i qytetarit lire, vizioni i te cilit frumezohet nga vlerat evropiane", Njeherazi, Presidenti Moisiu nenvizoi rendesin qe ka njohja e brezit te ri me krijimtarin e At Zef Pllumit, si nje pasqyr e ēmuar memorie e kultures sone kombetare, per te mos lejuar ne ket menyr rikthimin e diktaturave ,ne te gjitha formate tyre.

Nga ana e tij, At Zef Pllumi u shpreh se pranon kete nderim me deshir, si nje shenje qe sot e prapa nuk do te kete me cenzure e dallime krahinore, fetare e ide, qe e coptojn kulturen shqiptare dhe si nje shenje e unitetit te kesaj kulture gjate shekujve.

Te pranishem ishin edhe personalitete te tjera te mirenjohura te kultures dhe publicistikes shqiptare, nder ta shkrimtari i shquar Ismail Kadare dhe kryetari i akademis se shkencave Ylli Pop


Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-07-06, 16:51   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Lajm i gezuarė dhe vendim i lartėvlersuarė pėr At Zef Pllumin.
Kam pasurė rastin qe disa here tė e takoj edhe ne anen private dhe tė jem shumė afer me ketė njeri tė urtė.
Pėr herė tė parė e kam takuarė ne Tiranė ne vitin 1997.
Si nxenjes i At Gjergj Fishtes , i nderuari At Zefi , kishte kaluarė shumė kohė neper burgjet komuniste .Kam berė edhe shumė enqizime tė cilat me endje i ruaj dhe i kam , qe dikur do ti paraqiten edhe kohes .
Art Zef Pllumi , nė vepren e tij Rrno vetem me kallxue , shkruan fare mirė pėr gjerat dhe ndodhitė ekohes , por pėr keto tė gjitha ndodhi , do tė me tregonte vetė para botimit tė librit , do tė me rrefente pėr hudhjen e eshtrave tė At Gjergj Fishtes dhe gropimit rrethė e perqark kishes qė tė i gjinden eshtrat e Homerit shqiptarė At Gjergj Fishtes , i cili gjindej mė largė i vorrrosurė sesa ne vendin ku ishte kryqi i vendosurė.
Ne kishen e Shna Ndout ne Tiranė , do ta takoja At Zefin ne kushte tė veshtira tė jeteses , nė njė vend tė kishes qė sihte aq e varfer pėr nga shikimi dhe vizita , por e pasurė me shumė dokumentacione , histori dhe kontribut.
At Zef Plllumin do tė e kontaktoja shpesh deri ne ditet e sotme , sidomos edhe ne kohen kur ishte ne spitalin e Itali qe ishte pak i semurė.
Dashuria e tij pėr tė terė Shqiperin , por edhe pėr vendlindjen e tij Lac , ishte aq shumė e madhe dhe e shtrenjet.
Ne shkrimet e tij nė revisten Hylli i Drites , At Zefi do tė vazhdonte rrugen e tij pėr botimin e kesaj reviste kulturore dhe shkencore qė nga dikush dikush do tė quhej edhe si revistė katolike , por qe nuk kishte tė bejė asgjė me qeshtjen fetare , vetem se ishte dhe eshte burim i tė se vertetes.
Fal nderes dhe punes tė njerezve mė tė medhenjė tė kombit , kjo revistė debaton cdo here tė verteten faktike , mbrojtjen e gjuhes shqipe dhe tė verteten e atdhetarve shqiptarė tė cilet pak do ti njifte historia.
Nxerrja ne dritė e shumė atdhetarve si tė At Gjon Shllakut, At Vincens Prendushi , At Gjon Gazulli , At Anton Harapi , ishte njė vlerė dhe kontributė i rralė i punes sė palodhur pėr tė miren dhe tė drejten dhe tė verteten e kombit shqiptarė.
besoj se edhe ketė vitė , nese me premton koha , medoemos do ta vizitoj ketė burrė tė fortė At Zefin dhe tė shkembejm sado pak mendime.
Burrė i urtė dhe i qetė , me plotė gatishmeri dhe zgjuarsi si ato letrare, historike dhe filozofike.
Kam nderin tė e kem njohur dhe tė e ruaj ne enqizim tė nderuarin At Zef Pllumin.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-10-07, 22:20   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim At Zef Pllumi

Shuhet At Zef Pllumi
Te gjitha gazetat e dites sot ne faqen e pare japin lajmin se ne nje spital te Romes nderroi jete ne moshen 83 vjecare franceskani i njohur shqiptar At Zef pllumi.

Poshte po jap nje shkrim nga nje gazete e sotme per jeten dhe vepren e at zef pllumit:

Kush ishte At Zef Pllumi?(27.09.2007)

U lind mė 7 pill tė vitit 1924 nė Malin e Rrencit tė Lezhės. Nė vitin 1929,nė moshėn 5-vjeēare, bėhet nxėnės i Alfons Trackit, misionarit gjerman nė Velipojė tė Shkodrės. Nė vitin 1931 hyn nė kolegjin franēeskan tė Shkodrės, kolegj nė tė cilin jepnin mėsim personalitete tė shquara tė kulturės kombėtare si At Gjergj Fishta, Padėr Anton Harapi, Martin Gjoka, At Gjon Shllaku etj., ku ndjek aty gjithė ciklin e arsimimit deri nė vitin 1944, dhe merr formim klasik nė filozofi, teologji, letėrsi dhe pėrvetėson mjaft mirė gjuhėt e huaja latinisht, italisht, frėngjisht, gjermanisht, greqishte e vjetėr. Nė vitin 1943 – 1944 At zef Pllumi ėshtė njė nga bashkėpunėtorėt e revistės “Hylli i Dritės”, ndėrsa nė vitet 1943-1944 ėshtė sekretar personal i Padėr Anton Harapit. Nga 14 dhjetori i vitit 1946 deri nė nėntor tė vitit 1949 burgoset dhe vuan dėnimin nė Beden dhe Orman Pojan. Nga viti 1949 – 1951 merret me numizmatikė si teknik i Muzeut tė Shkodrės, ndėrsa nė vitin 1956 nė moshėn 32-vjeēare shugurohet meshtar. Nga viti 1956 – 1967 shėrben si meshtar i Dukagjinit me qendėr nė Shosh. 1967 – 1989, pėr 23 vjet rresht, burgoset pėrsėri dhe vuan dėnimin nė Beden, Orman Pojan, Spaē, Reps, Skrofotinė tė Vlorės, Ballsh, Shėnkoll, Tiranė. Nė vitin 1990, Natėn e Kėshėndellave fillon, fillon meshtarinė tek Kisha e Shna Nout nė Tiranė deri nė vitin 1997.Nė vitin 1993 rinxjerr revistėn “Hylli i Dritės”, ku ėshtė edhe botues e drejtor i saj, nė bashkėpunim me intelektualėt mė tė mirė tė Shqipėrisė. Kjo revistė vazhdon deri nė vitin 1997. Nė 3 korrik 2006 u nderua me titullin e lartė “Nder i kombit”.Po nė vitin 2006 At Zef Pllumi merr ēmimin letrar Penda e Artė pėr trilogjinė e tij me kujtime Rrno vetėm pėr me tregue tė akorduar nga Ministria e Kulturės e Shqipėrisė. Juria paska pranuar edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundėrt, kėtu besoj ėshtė vlera qė ka demokracia. Kjo ėshtė vlefta mė e madhe qė i bėhet librit tim. Tė tjerat janė pėr mua kurora qė ēohen nė funerale qė i vdekuri nuk i sheh, ka thėnė Zef Pllumi me rastin e pranimit tė ēmimit..At Zef Pllumi ėshtė autor i disa librave, si trilogjia “Rrno vetėm pėr me tregue”, “Franēeskanėt e mėdhenj”, “Ut heri diēebamus – siē thonim dje”, “Frati i Pashallarve Bushatli, Erazmo, Balneo”, “Parathėnia e Lahitės sė Malcisė”, botimi i 15-tė, Shkodėr, etj. Botime nėn kujdesin e At Zef Pllumit: „Gomari i Babatasit” ( i plotė ) Gjergj Fishta, “Lahuta e Malcisė” Gjergj Fishta, “Juda Makabe” Gjergj Fishta, „Vlerė Shpirtėrore” Anton Harapi, „Dukla Dom” Nikollė Mazreku, „Sapiana” Dom Nikollė Mazreku. Po del nėn kujdesin e tij kolana e shkrimtarėve franēeskanė „Visaret e Kombit”, „Kanuni i Lek Dukagjinit” , „Sintaksa e Justin Rrota”, „Vepra e Benardin Palajt”, „Fjalori i Benedik Demės” e shumė vepra tė tjera tė cilat janė nė proces. Gjithashtu At Zef Pllumi ka njė kontribut tė vyer nė pėrgatitjen dhe kualifikimin e brezit tė ri, ku me ndėrhyrjen personale tė tij, mbi njėqind studentėve shqiptarė u janė akorduar bursa studimi nė universitetet mė prestigjoze tė Europės.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-10-07, 22:21   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: At Zef Pllumi

Misionari i sė vėrtetės
Nderim At Zef Pllumit


Thonė se nė lashtėsi, nė njė nga vendet e Lindjes, njė mbret i ri, i sapo kurorėzuar nė moshėn njėzet vjeēare, ishte i etur tė njihte historinė e njerėzimit. Thirri pranė tij dijetarėt e mbretėrisė dhe i ngarkoi atyre detyrėn t’a shkruajnė atė. Mbas dhjetė vitesh pune para mbretit u paraqitėn dijetarėt me njė karvan prej njėqind devesh tė ngarkuara me rrasa guri, nė tė cilat ishte shkruar historia. Mbretit i u duk njė punė shumė e lodhėshme leximi i tyre e kėrkoi pėrmbledhjen e saj.
Dhjetėvjeēarėt kalonin. Historianėt e moēėm e pasonin detyrėn tek te rijtė. Pakėsohej numuri i deveve me rrasa guri por mbreti, tashmė i pėrthyer nga problemet e qeverisjes e pa entuziazmin e djaloshit njėzet vjeēar, nuk vendoste tė mėsonte historinė aq shumė tė dėshiruar. Nė shtratin e vdekjes, me sytė e shuar dhe flokėt e zbardhura, i cėmbonte nė tru mendimi se po largohej nga kjo botė pa njohur tė shkuarėn e saj. Mblodhi si dikur dijetarėt e mbretėrisė e u kėrkoi qė, me pak fjalė, t’i bėnin tė mėsonte historinė e njerėzimit. Atėhere mė i moshuari i tyre u afrua pranė shtratit dhe i tha: “Madhėri, njeriu lind, jeton dhe vdes. Kjo ėshtė historia e njerėzimit”.
Nė kėtė hark kohor, nė tė cilin dy pikat anėsore pėrfaqėsojnė ardhjen dhe largimin nga kjo botė, rrjedhin nė tė gjithė larminė e tyre jetėt e njerėzve tė cilat, tė bashkėrenduara nga kode rregullash e ligjesh, bashkohen si vijat e ujit nė shtratin e njė lumi pėr tė formuar shoqėritė e kombet. Rrjedhat e tyre pėrfundojnė nė detin e gjėrė qė ėshtė njerėzimi e ndėrthurja tyre pėrbėn atė qė quhet historia e njerėzimit. Ēdonjeri prej nesh ėshtė njė pikė uji nė oqeanin e madh tė njerėzimit, por jetėt dhe personalitetet e njerėzve nuk shėmbėllejnė si pikat e ujit. Ata kanė secili tė veēantėn e tij, duke filluar qė nga pamja e jashtėme pėr tė pėrfunduar tek bota e brėndėshme e padukėshme e mendimeve, ndjenjave, fantazisė, vullnetit, aspiratave, sendėrtimi i tė cilave pėrcakton rolin dhe vendin qė secili ze nė bashkėsinė nė tė cilėn jeton. Ai rol e ai vend janė tregues tė jetėgjatėsisė sė individit nė kujtesėn e pėrgjithėshme gjatė jetės dhe mbas fundit tė saj tokėsor. Ndėrsa mbi shumicėn e stėrmadhe tė emrave bie pa mėshirė pluhuri i harresės, mbi pak prej tyre ai nuk ve shtresė, nuk arrin t’i mbulojė.
Njė prej kėtyre emrave ėshtė ai i At Zef Pllumit, jeta tokėsore e tė cilit u ndėrpre nė mbrėmjen e vonė tė 25 shtatorit, nė njė nga spitalet mė tė njohura tė Romės, nė Policlinico Gemmelli. Parabola e jetės sė tij filloi nė mars 1924, njė vit fatal pėr demokracinė shqiptare, nė zemrėn e Arbėrisė sė lashtė, nė malėsinė e Lezhės, ku Skėnderbeu thirri Kuvendin themelues tė Lidhjes shqiptare dhe pėrfundoi nė kryeqytetin mijėravjeēar tė botės antike, nė Romėn e pėrjetshme. Ajo qe njė varg i gjatė mundimesh, vuajtjesh, dhimbjesh e sakrificash tė pafundme qė dhuna komuniste pa mėshirė i hodhi mbi shpinė, si orteqet e borės sė Alpeve tė Shqipėrisė, qė kur ishte njė djalosh i ri e deri sa trupi u kėrrus nga pesha e tyre dhe e moshės. Gati gjysma e jetės burrėrore tė tij kaloi nėpėr burgjet politike tė Shqipėrisė komuniste.
Ishin ata kampe vdekjeje e pune tė detyrueshme, nė njėzet vitet e para tė diktaturės, tempujt e shqiptarizmit ku ishin mbyllur mėndjet mė tė vyera e mė cilėsore qė kishte Shqipėria edhe se tė kthyera nė kavie sprovash nga kriminelė me pushtet, para tė cilėve Jozef Mengele ishte njė kopje e zbehtė. Prej bisedave tė tyre prifti i ri mėsonte historinė dhe bėmat e tokės amtare, i depozitonte thellė nė kujtesėn e tij tė pazakontė, pėr t’i rrjeshtuar mė vonė nė veprėn e tij monumentale “Rrno vetėm pėr me tregue”. Ata njerėz, dikur elita kulturore e kombit, me trupa tė shtrembėruara nga torturat, uria e puna shtazore, ishin pėr te si hojet e bletėve ku ai gjente nektarin e dijes njerėzore dhe substancat e koncentruara tė karakterit e tė moralit tė shqiptarit.
At Zef Pllumi ishte njė personalitet shumėplanėsh. Ishte prift katolik, i vendosur tė predikonte fjalėn e Krishtit e tė zbatonte mėsimet e tij. Ishte njė vrojtues i hollė i njerėzve, i jetės e dukurive tė saj, cilėsi kėto qė pėrbėnin humusin e mjeshtėrisė sė shkrimtarit. Por ai nuk ishte vetėm shkrimtari katolik, ishte dhe tribuni i fjalės sė lirė, ishte qytetari demokrat qė jetonte me problemet e pėrditėshme tė Vendit tė tij, qė nuk merrej me politikėn aktive por e shikonte atė me syun kritik tė atdhetarit, tė dashamirėsit tė fateve tė popullit tė tij. Si meshtar katolik i takoi tė pėrballonte, sė bashku me kolegėt e tij, furtunat mė tė fuqishme qė historia bashkėkohore ruajti pėr Kishėn katolike. Besoj se nuk ka institucion, nė botėn e diktaturave tė shekullit tė shkuar, tė meritojė titullin e martirit mė shumė se Kisha katolike shqiptare. At Zef Pllumi ishte njė shėrbyes i bindur e besnik i saj. Si i tillė ai e mbajti kryqin mbi shpinė gjatė gjithė jetės. Kalvarin e tij e pėrballoi me guxim, pėrvuejtėri, kurajo e stoiēizėm, duke qėndruar nė kėmbė, pa u rrėzuar, me besim tė patundur nė ndihmėn e Zotit, me shpresėn e palėkundur nė fjalėn e Krishtit.
Si i tillė ai u bė simbol i qėndresės ndaj sė keqes e i shpresės nė tė mirėn. Ishte simbol shprese mbas rrėzimit tė komunizmit, nė ata vite tė para tė demokracisė sė gjymtuar, kur ndihmat e organizatave bamirėse evropiane kalonin nė duart e tij pėr t’u shpėrndarė njerėzve tė drobitur nga skamja. At Zefi nuk i ruajti ndihmat dhe bursat e studimit vetėm pėr tufėn e tij apo ish tė pėrndjekurit. Ai i shpėrndau ato edhe pėr myslimanėt edhe pėr komunistėt. Ata fėmijė qė pėrfituan nga bursat e At Zefit, sot tė rinj tė shkolluar e me perspektivė, besoj se do tė kujtohen pėr t’i ēuar njė tufė me lule mbi varrin e tij. Pati dhe diskutime atėhere mbi kriteret e veprimeve tė At Zefit, por ai nuk mund tė dilte jashtė petkut qė kishte veshur, megjithėse kėrkesat pėr kompensimin e vuajtjeve e privacioneve nga ana e viktimave tė regjimit ishin mė se tė ligjėshme. At Zefi nuk mund tė bėnte dallimin “klasor” ndėrmjet fėmijėve e tė rinjve siē e kishin bėrė pėr gjysėm qindvjeti komunistėt qė me “trimėri” luftonin edhe me fėmijėt e djepit.
Ishte afėr tė shtatėdhjetave kur rifilloi tė predikojė nė kishėn e Shėn Andoit nė Tiranė. Nė atė proēes tė gjatė e tė fuqishėm qė ishte ringjallja e Kishės katolike shqiptare At Zef Pllumi mbeti njė famullitar i thjeshtė, nuk u ngjit nė hierarkinė e krijuar rishtas e, thuhet, se marredhėniet me tė nuk ishin idilike. Nuk jam nė brendėsi tė atyre marredhėnieve, por nuk mė duket bindės fakti qė njė martir me curriculum vitae dhe aftėsitė intelektuale tė tij tė mbetej njė famullitar i thjeshtė nė njė vend si Shqipėria, Kisha katolike e sė cilės kishte pėsuar valėn asgjėsuese mė shkatėrrimtare qė kishte njohur nė historinė e saj dymijėvjeēare. Tė mbijetuarit e asaj vale meritonin mė shumė vėmėndje…
Sot Zefi ėshtė takuar me etėrit e tij shpirtėrorė, ata klerikė, atdhetarė e demokratė tė masakruar nga komunizmi, qė aq shumė ndihmesė i dhanė formimit atdhetar tė shqiptarėve e kulturės sė tyre. Ai ka shkuar ballėhapėt dhe ata e kanė pritur me shumė dashamirėsi, mbasi Zefi i vogėl, qė ata e kishin patur nxėnės nė bangot e Kolegjit franēeskan, e kaloi provėn mė sė miri. Ai arriti nė majat e jetės kulturore tė popullit tė vet dhe amanetin e tyre pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn e sendėrtoi plotėsisht. “Rrno vetėm pėr me tregue” kishte qėnė porosia e atyre qė patėn largpamėsinė tė parashikonin tragjedinė e dhimbėshme qė do tė pėrplasej mbi Shqipėrinė. At Zefi e tregoi atė mbas njė gjysėm shekulli, thjesht, pa shtesa e zbukurime, duke na lėnė njė vepėr tė pavdekėshme. Nė tė ai na tregoi historinė tonė tė vėrtetė, me hollėsitė e saj tė llahtarėshme, atė histori qė, ende sot, shumė kujt nė Vendin tonė nuk i vjen pėr mbarė t’a shohė tė shkruar e, aq mė pak, tė nxėnė nga brezat e rinj.
Nėpėrmjet shkrimeve tė tij e faqeve tė Hyllit tė Dritės, revistės tė tė madhit At Gjergj Fishta, tė cilėn ai e ringjalli pėr lexuesit shqiptarė, At Zefi foli me gjuhėn e meshtarit e tė martirit tė fesė, tė apostullit tė kulturės e kultivuesit tė vlerave tė pavdekshme tė popullit tė vet por, mbi tė gjitha, me gjuhėn e sė vėrtetės. Ta respektojmė tė vėrtetėn, mos t’a dhunojmė e shtrembėrojmė atė, t’i qėndrojmė besnikė pasqyrimit tė saj edhe atėherė kur nuk shkon nė dobinė tonė, kėta ishin mėsimet qė At Zef Pllumi na la si porosi nėpėrmjet jetės e veprės sė tij. Ai e shpalli dhe e mbrojti tė vėrtetėn nė tė gjitha format dhe shfaqjet e saj, nė shkrime, predikime, biseda e sugjerime pėr politikėn e mbarėvajtjen e shtetit dhe te shoqėrisė. Ishte ky parim qė e bėri veprėn e tij jo vetėm dėshminė mė tė fuqishme artistike tė dikaturės komuniste shqiptare, por edhe bartėse tė njė mesazhi tė fortė moral, jo vetėm pėr lexuesin e sotėm por edhe pėr brezat qė do tė vijnė.
Prandaj ne sot nderojmė me gjithė zemėr kujtimin e tij e ndjejmė njė kėnaqėsi tė veēantė kur dijmė se ai pati sodisfaksionin pėr sė gjalli tė vlerėsohet si “Nder i Kombit”, vlerėsim qė shpėrblen jo vetėm personin, por edhe historinė e tij dhe ndihmesėn e dhėnė nė kulturėn e shqiptarėve. Sot Shqipėria e fesė dhe kulturės ka veshur petkun e zisė. Sot ajo pėrciell nė banesėn e fundit, nė tokėn e Shkodrės sė lashtė, njė bir tė saj tė shquar, i cili do tė mbetet gjatė nė kujtesėn e saj.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-10-07, 22:24   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: At Zef Pllumi

Kryeministri Berisha shpreh dhimbjen e tij tė thellė pėr humbjen e At Zef Pėllumbit

Pas lajmit se At Zef Pėllumbi ndėrroi jetė, kryeministri Berisha shprehu dhimbjen e thellė pėr kėtė humbje nė njė mesazh. "Humbja e At Zef Pėllumbit ėshtė njė dhimbje dhe zi pėr ēdo shqiptar. Ne, tė gjithė sė bashku, i lutemi Zotit qė shpirti i tij tė gjejė paqen e amshuar", shprehet kryeministri Berisha nė mesazhin e tij.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-10-07, 22:26   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: At Zef Pllumi

Ah Padre,
Sa shume e deshte ti popullin shqiptar, sa shume e deshte ti te drejten e te vertetn!!!! A thue do te keshe lane ndonji nxanes ne ate kuvendin e vogel qe me ta ndjeke shembullin ashtu siē e ndjeke ti ate te Fishtes e shume e shume te tjereve! A thue do t'keshe lane ndonje 'ndjekes' intelektual, ose ma mire me thane: 'djale' a 'vajze' qi me ta ndjeke shembullin e mos iu trembe kurrgjaje e kurrkuje?????

Sikur t'kishe mundsi me lexu shka shkruhet e thuhet sot neper gazeta, kishe me qeshe, nuk kishe me u ndale me i lexue, po kishe me vazhdue me pvete:
si po i ecen shkrimi filanit,
a po perkthehet ky artikull apo shkrim,
si po ecen botimi i kesaj apo asaj reviste
do ishe duke u interesua per studentat e tu qe i pate ēue nga te gjitha anet e botes e Europes, se per ty ata jane e ardhmja e Shqipnise qe ti deshte aq fort! Kur trokitshe ti ne dyert e Europes, me rastin ma te pare, mendove per rinine shqiptare/ Shqipnija ka nevoje per njerez te ditun thojshe, per njerez qe jane formue me ide occidentale! dhe nji nga punet e tua ne vitet e para pas ranjes se komunizmit ishte pikerisht kjo: formimi i rinise duke fillue qysh tek fmija qe shkonte ala n'kopsht e deri tak ai qe deshti me t'ndigjue!
E kush t'njofti ty e nuk t'deshti mar Padre! kush t'njofti ty e nuk mendoi: ky nier meriton nji lapidar - me fal padre! se e di qe tituj e lapidaret nuk ishin per ty, misioni yt nuk ishte kulti - dhe jam e bindun qe mos t'tishn vane ata intelektualet shqiptare - ata qe t'rrijshin ma afer - as titullin NDER I KOMBIT nuk kishe me e pranu! MAr padre ti JE nder i kombit - ti je nder i shqipinise, i asaj shqipnije qe te deshi aq fort e qe e deshte der sa i dhe lamtumiren, para se me kene nder, je bir i Shqipnise se pervuejtun - e ndoshta kjo pervuejtni t'bani me e dashte si jeta jote, e mbushun edhe ajo plot pervuejtni, plot tallaze..... por per ty ajo ishte jeta - ashtu sic predikojshe ne kishen e shna ndoit - merreni jeten ashtu si vjen, por mos leni mbas doret dashnine per njani-tjetrin e per Hyun, se vetem ne ket menyre ka kuptim jeta. E kur ajo bahet ma e veshtire se asnjehere - drejtohuni tek Krishti pasi vetem tek ai asht shpetimi e lumtunia - ky ishte edhe mesazhi qe ti vune ne kalendarin e Kshnellave - aq sa te mundeni - mbahuni tek Kryqi i Krishtit, se vetem ne ate mundesi nuk ka furtune e stuhi qe mund t'ju marrin me vete!
Kur jeta t'bahet e vshtire e pa e kuptueshme, merreni e lexojeni Librin e JOBIT - vetem pasi ta keni lexue 3 here keni me kuptue se shka asht jeta/////


'Oj Zane,t'kndojme , t'vajtojme deshta me thanun'


T'vajtojme oj zane - se na shkoi baba - shume gazeta te kane quejtun at / se per ty padre cdo gja e cdo njeri u trajtue si femija te ciles mund t'i jepet vetem nji dashni babet/aterore- deshte njeriun, deshte natyren, deshte cdo gja te bukur e te thjeshte/deshte kulturen/ deshte edhe demokracine shqiptare - se thojshe asht si fmija qi sa ka nise me ece e ēalon sa ne nje ane sa ne tjetren, por do t'vijne nji dite qe ka me ece pa u lekundun e ka me mujte me u bashku me shoqet e veta neper europen occidentale.

t'kndojme oj zane - se patem nje babe - edhe pse populli shqiptar nuk t'njohi gjate, per 15 e fundit kush t'njohu e kush pati vesh me t'ndigjue- t'deshti si babe e e ka kuptue porosine tande.

Te qofte udhe e mbare padre, e gezoju tash kanges se serafineve! - Gezoju fytyres se Huyt qe ti aq shume e deshte e permjes dashnise per Te, mujte me dashte e me ndihmue aq shume njerz, biles edhe ata qe t'bane me vuejt e u munduen me t'shue zjarrin e dashnise e zjarrin e s'vertetes.


Ktheji here pas here syte nga shqiptart e tu e shqipnija jote, padre!

FSH...
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-10-07, 22:27   #7
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: At Zef Pllumi

Shqiptar i madh...............
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.