Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-12-07, 22:05   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Risillet nė jetė njė koleksion me flamuj kombėtar

Nga Jaho Brahaj
Kohėt e fundit, me interesimin e restauratorit tė Akademisė sė Shkencave, Dr. Frederik Stamati, po risillet nė jetė njė koleksion flamujsh shqiptar, tė praktikuar nė jetėn politiko-shoqėrore nė gjysmėn e parė tė shekullit XX.
Koleksioni ėshtė njė pasuri relikesh historike, tė ruajtura pa vėmėndje si mall magazine pėr rreth 50 vjet.
Koleksioni, nė gjėndjen qė ruhet, pėrbėhet prej 13 flamujsh, nga kėto pėrcaktohen saktėsisht, qė 11 janė flamuj tė lartėsuar nga institucionet shtetėrore, shoqata kombėtare e formacionet ushtarake tė shtetit kombėtar shqiptar nė vitet 1914-1928.
Pyetja, se nga vjen ky koleksion i ēmueshėm mė ngacmoi, qė para njė viti, kur filluan tė restaurohen, por pa u njohur koha, se kur u pėrdorėn.
Koleksioni i flamujve ėshtė dorėzuar nė vitin 1946 nė arkivin e Institutit tė Shkencave nga njė person, qė as emri nuk i ėshtė shėnuar. Nė vitin 1957, me interesin e Rrok Zojsit, ky koleksion kaloi nė fondin e sektorit tė etnografisė tė Institutit tė Historisė dhe Gjuhėsisė, me porosi, qė tė ruhen, se janė vlera tė historisė sonė.
Meqėnėse, asnjėri prej tyre nuk lidhej me rezistencėn e luftėn kundėr pushtuesve tė viteve 1939-1944, ata nuk i mori Muzeu i Luftės, qė u krijua nė Tiranė dhe tė ngelura nė njė qoshe tė depove tė fondeve tė Institutit tė Kulturės Popullore, rastėsisht i “rizbuloi” restauratori Frederik Stamati, i cili konstatoi gjėndjen e tyre tepėr tė dėmtuar dhe mori vendimin t’i restaurojė.
Tė dhėnat pėr kėto relike tė ēmueshme, qė mblodhėm, na bindin, se janė pjesė e pasurisė sė koleksionistit tė famshėm shqiptar Eqerem Vlora. Nga shtypi i viteve tė para tė shekullit XX njihemi, qė ai ruante nė shtėpi njė flamur tė dhuruar atij nga Aleandro Kastrioti nė fillim tė shekullit XX dhe ruante dhe shumė flamuj tė periudhės 1912-1939, tė cilat falė dhe mundėsive tė tij financiare i blinte. Nga kujtimet e njė tė moshuari vlonjat kemi dėshmi, qė kėtė koleksion flamujsh, e ka parė nė shtėpinė- muze tė Eqerem Vlorės nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore. Dhe po, ashtu kemi dėshmi gojore, qė njė sasi flamujsh kombėtarė, tė marra nga shtėpia e koleksionistit vlonjat iu dhuruan drejtuesve tė Konferencės tė Rinisė Antifashiste Shqiptare nė vitin 1944. Kjo ėshtė rruga e tyre deri nė dorėzimin nė Institutin e Shkencave nė vitin 1946.
Koleksioni pėrbėhet nga 2 flamuj, qė janė pėrdorur para vitit 1912 dhe kanė simbole tė administratės sė Perandorisė Osmane. Njėri prej tyre ka elementė, qė mund tė pėrcaktohet si flamur sanxhaku, por ėshtė tepėr i dėmtuar. Pas restaurimit mundet tė jepet njė mendim mė i saktė. Njė flamur ėshtė i vitit 1914 dhe i pėrkiste Princ Vidit. Njė flamur ėshtė i shoqatės “Atdheu” i qytetit tė Durrėsit i vitit 1919. Gjashtė flamuj janė tė pėrdorur nga institucionet shqiptare dhe nga formacionet ushtarake tė Ushtrisė Kombėtare Shqiptare nė periudhėn 1924-1928. Njė flamur ėshtė i bandės muzikore “Vatra”. Pėr dy flamuj tė tjerė tė koleksionit mbetet tė studiohen, pasi tė pėrfundoi restaurimi. Pengesė ėshtė fakti, qė pėr periudhėn 1912-1922, nuk kemi njė akt zyrtar pėr formėn grafike tė unifikuar tė shqiponjės sė flamurit kombėtar. Vetėm me 2.6.1922 u muar njė vendim zyrtar pėr kėtė ēėshtje, por edhe ky vendim pati moszbatim nė disa raste deri nė vitin 1927, kur u unifikua saktėsisht forma grafike e flamurit kombėtar shqiptar.
Njė nga flamujt e koleksionit, siē e thamė, ėshtė flamuri i Princ Vidit, i cili ėshtė relike e veēantė e unikale dhe i pėrdorur nė oborrin e kreut tė shtetit shqiptar nė vitin 1914. Flamuri ka shqiponjė dykrenare me ndryshime thelbėsore nga ajo e flamurit tė Ismail Qemalit tė vitit 1912 dhe mbi trupin e shqiponjės ėshtė njė pallua me ngjyrė tė bardhė (ngjyrė argjėndi), qė ishte simboli heraldik i familjes Vidi. Ky flamur ėshtė sipas zakonit tė familjeve princėrore mbretėrore, e nė kėtė hulli edhe Princ Vidi nė pallatin e tij qeveritar e nė residencėn familjare praktikoi flamurin zyrtar shqiptar me shtesėn e simbolit tė familjes sė tij. Flamuri i Princ Vidit ėshtė i dėmtuar nė disa pjesė, ndoshta me gjurmė plumbash, si rezultat i ngjarjeve tė fundit tė qeverisjes, por kjo na fakton, qė flamuri ėshtė pėrdorur nė pallatin e tij. Pas ikjes sė Vidit nga Shqipėria, shumė mobilie tė pallatit u shitėn nė Korfuz, disa nga ato i bleu Eqerem Vlora. Ky fakt na pėrforcon bindjen, qė ky koleksion me flamuj, vlera tė historisė sonė kombėtare, kanė dalė nga pasuria e koleksionit tė mbledhur me pasion e mundime nga atdhetari vlonjat. Pėr saktėsime tė mėtejshme, duhet ndjekur dhe rruga e vazhdimisht tė hulumtimit nė arkiva, ku ruhen fonde nė dorėshkrime tė Eqerem Vlorės, dhe nė kėtė drejtim ka dhe gjurmė tė zbulohet edhe vendruajtja e flamurit kombėtar shqiptar, tė ngritur nga Kuvendi Kombėtar nė Vlorė mė 28 nėntor 1912.
*Studjues


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.