Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-07-05, 16:35   #1
ZARATUSTRA
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
ZARATUSTRA e ka pezulluar reputacionin
Gabim POEZI NGA ZARATUSTRA

simbol i diturise
valet ecin verdall rrugeve te fjetura,
ledhatojne koken e pishtarit,
iken koha ne pakthimin e fjales,
se trimeria humbi kuptimin...
duke udhetuar ne shkretetir,
hasa ne gjurmet e dijetarit,
qe stolisin token e bekuar,
qe jane melhem per shoqerine,
o ti qe ke frike All-llahun,
perkujto kete tregetar te xhennetit,
i cili flijoi veten,
ne rrugen e All-llahut...
All-llahu te dhuroi meshire,
diturine e posedoje ne kraharor,
nevoj e shekullit tone,
je ti o i dashuri dijetar...
dituria eshte meshire,
keshtu na mesoi mesuesi,
pasoj rrugen e pishtarit,
une i maturi...
maturi eshte fjala,
qe del si rrufeja,
nje dite hulumtimi mbi shkretetir,
na perkujton ne diturine...
All-llahu ma mundesoft xhennetin,
se e dua me gjithe shpirt,
te takohem me Pishtarin Ndricues,
Ne Perhershmeri me dijetarin...
NGJYRA JETE
me brushen e piktorit,
u orvata ta pikturoj ngjarjen,
e cila me trimeroi,
qe ta ngjyros fjalen...
ngjyrim jete perditshmeri,
ne jeten e molisur,
ne mesin e vjeshtes se rene,
bien gjethet e verdhezuara si njeriu,
ne skenen e trishtimit,
ne diten e gjykimit,
kur peshohen veprat e tij...
ndegjoj ate thirrjen shekullore,
qe me zgjon nga lashtesia,
edhe nje moment piktoresk,
per fluskat e bukura shiu...
pres me padurim shfaqjen,
kur aktoret dalin ne skene,
cka na servon jeta,
perditshmeri e kobshme...
nje drame me kuptim,
e shkruar nga skenari jete,
per ngjarjen e besimtarit,
ne diten e shpetimit...
ZERI I NGJYRAVE

ne vetmine e kohes i stolisuri me perla,
cakton sensin e perfytyrimit ne natyre,
valet e detit kembellejne mendjen e pishtarit,
shikoj llojllojshmerine e ngjyrave...
ndegjoj ate ze ne natyre qe me therret,
eja medito mbi sqepat e zbukuruar,
insektet e vogla ne thellesine e tokes,
e ngjyrosin jeten time...
lozi ne piedestalin e lotit,
une se bashku me zerin,
ndjek ritmin e melodise se jetes,
ne fjalen e kumbueshme te kohes...
me ulet pran nje zog i bukur,
me mallengjen me cicerrimen e tij,
ka deshire te loze ne gjithesi,
por e pengon fjala ime...
zbret nje tufe e zogjve ne kraharor,
me pranojne me nje cudi,
une pishtar i kohes prore,
po freskohem ne deshire...
lodrat e femijeve jane pikturat,
qe flasin me heshtjen e tyre,
zeri artistik pushtoi ndjenjen,
paragjykimi pjese e jetes...
keto krijesa te vogla,
qe deshmojne shoqerine,
vrapoj pas gjetheve te rena,
me ndiesin e eres se kendshme,
ne thurrjen e fjales,
trimeri , trimeri,
eshte besimi ne ALL-LLAHUN nje...

ELEGJI MBI STUDENTIN

Shoh rrugёve tё qytetit fytyra tё gёzuara,
Nёn prizmin e kohёs ato janё tё flijuara,
Sa idhёt na qenka tё jesh njeri pa mundёsi,
Humb shpresёn nё krijesёn e quajtur njeri,
Tё mbetet vetёm All-llahu si opcion,
Pёr t`ia arritur qёllimit…
Kjo botё e mbushur me maska njerёzish,
Po na ndez zjarrin nё brendinё e zemrёs,
T`i qё zapton pasurinё e huaj,
Mos u ndje krenar se nuk je nё piedestal…
O sa e vёshtirё na qenka jeta,
Kur nuk mundesh tё hapёrosh qetё,
Tё ndjek nga prapa varfёria,
Pёr t`i mbyllur rrugёt e shoqёrisё…
Unё qaj me lotin tim nё mesnat,
Me shpres se mё ndёgjon Krijuesi,
T`i qё gёzohesh me materien,
Mendo edhe pёr tё tjerё…
Qyteti i studentit i mbushur me gjallёri,
Ёndёrroj tё ecё shkallёve tё objektit,
Por mundёsia mbeti ёndёrr…
T`i qё ta mundёsoi All-llahu qё tё studiosh,
Mos harro porosinё time,
Tё flas nga varfёria e thellё,
Kij kujdes pёr qenien njeri…

besimi

zhytem une zhytesi,
i posalidnur ne mesin e bregut,
pa ndihmen e notimit,
te kerkoj peshkaqenin...
lajmi i stolisur per bukuri,
rrezet e diellit kembellejne,
njeriu fton ne dituri,
All-llahu dhuron meshire...
muzikalitet i bukur ne mesdite,
stoli e kohes prore,
perfitova nga shume dituri,
per ta njohur All-llahun nje...

DURIMI

Kalova jeten ne miresi,
pyeta mendjen per dituri,
prehje shpirti gjeta ne ibadet,
Durimi thyen dyert per jete...

I etur une jam ,
kerkoj jeten ne analogji,
miresi dhurova ,
Dituri kerkova...

Sfidat e jetes jane kenaqesi,
pishtari kerkoi driten,
shpresa gjeti njeriun,
Durimi sundoi boten...
harmonizimi

kohёt e shumta nё stoli,
realizojnё qёllime,
kacafytje e trupit me shpirtin,
harmonizohu oj zemra ime...
ditёve te nxehta ,
kalitem me shfrenimin,
nё largёsinё e qiellit,
takova harmonizimin...
etja e mёshirёs pёr kalimtarin,
u ngritё nё mesin e ditёs,
qetёsohu moj zemra ime,
se i`a arriti harmonizimi...

nga dashuria nё dashuri

lulet e stolisura me erё,
kёndshmёria e kёngёs sё bilbilit,
etja e pashmangshme e kohёs,
trimёrojnё fjalёn time...
ecё rrugёve tё tёrthorta,
arrijё largёsinё e qёllimit,
largohem nga rrezet e diellit,
strehohem nёn hijen e All-llahut tim...
digjem nё thirrjen,
rrethohem nga mbretёrit e xhunglёs,
frika nё vokabularin tim,
ёshtё sens pёr pёrjetim...
i flijuari nё nuancёn e rrezes,
ёshtё dashnor i pёrjetimit,
pres ditёn e shpёtimit,
se e dua All-llahun tim...
medito ne mesin e gjithesise

te renditura fjalet si ushtar,
pergaditen per hudhje ne dyluftim,
mesi i arte i ngjyrosur,
fjala e arte e vrerosur...
me ledhaton kjo ere e forte,
ngriten floket vale me vale,
korozioni filloi skuqjen,
deti kerkoi Perjetesine...
fluskat e rrudhosura,
trimerojne mendjen,
me vjen ky ze nga largesia,
eja ne mesin e gjithesise...
maturanti

nje dite ne rrugen prore,
kerkoja miresine,
ne emer te All-llahut,
kerkoja diturine...
maturanti rruge te bukur kaloi,
per ta njohur Perendine,
jetoi me ndjenjat,
u harmonizua me idene...
jehoi zeri i bilbilit,
po na therret ne besim,
te bashkohemi o maturant,
per hir te All-llahut,
te fitojme ne betejen,
e quajtur dituri...
vitet shpejt kalojne,
me to iken edhe jeta,
mendo o maturant,
me cka do te dalish,
para All-llahut...
trimeria e fjales ,
kaploi sensin e mjerimit,
tregoi rrugen e shpetimit,
ne ure eshte keq,
te ndertosh keshtjell...
ndeto varrin me vepra miresie,
prite diten e bukur,
po kendon ky za nga largesia,
te dua o ALL-LLAHU im...


modeli i jetes

shekujt kaluan me meditimin,
kerkoi fryma trimerine,
jehoi thirrja e drejtesise,
u arnuan plaget e trishtimit...
dikur jetoja jeten i lire,
moderoja harmonizimin,
kerkoja kenaqesine,
jetoja me idene,
se rruga per ne ahiret ,
eshte Muhammedi a.s.
per model mora rrugen tende,
qe te arrije kenaqesine,
meditoja mbi PERHERSHMERINE,
kerkova ndermjetesimin tend...
o i dashuri i All-llahut,
jetoj me shpresen e trimerise,
te ripertrije rrugen tende,
fundin ta kam ne xhennet...


ZARATUSTRA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.