Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare!
Emri
Fjalėkalimi
Toleranca fetare! A jemi ne Shqipetarėt popull tolerant nė fe?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-07-11, 15:05   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Salafizmi

A ekziston rreziku nga salafizmi? - Rrymat fondamentaliste myslimane nė Gjermani


Ministria e Brendshme nė Gjermani paralajmėron pėr rreziqet e pėrhapjes sė lėvizjes radikale islamike tė salafistėve. Nismat qytetare ankohen pėr rritjen e ndikimit tė predikuesve islamikė radikalė. Kėto janė disa nga titujt e botuara javėn e kaluar, qė tematizojnė salafizmin. Si ėshtė puna me kėtė rrymė islamiko- fundamentaliste? Sa e rrezikshme ėshtė ajo.



Islamizmi nė Gjermani- Street Art Berlin


Raporti i fundit pėr mbrojtjen kushtetuese flet pėr ekzistencėn nė Gjermani tė 29 organizatave islamiste me 37 mijė anėtarė. Nė fokus tė ekspertėve janė "salafistėt", njė grup i cili ėshtė duke u rritur mė shpejt dhe mė shumė se grupet e tjera. Kėto nuk janė arsye pėr ta bėrė kėtė grup tė rrezikshėm, por presidenti i mbrojtjes sė Kushtetutės, Heinz Fromm, thotė: „Jo ēdo salafist ėshtė terrorist, por gati tė gjithė terroristėt qė ne njohim kanė pasur kontakt me salafistėt ose janė salafistė."

Emri i tyre vjen nga fjala arabe "salaf", qė arabisht do tė thotė "paraardhės", dhe pėrfaqėson njė rrymė tė respektimit tė madh tė besimit dhe tė zakoneve tė tė parėve, sipas njė teorie fetare tė shekullit tė 14-tė, e cila u pėrdor 300 vjet mė vonė si bazė pėr vahabizmin, qė sundon sot nė Arabinė Saudite. Megjithė njė orientim tė tillė tė prapambetur, ithtarėt e kėsaj rryme nė Gjermani pėrdorin internetin dhe teknologji tė tjera moderne pėr tė pėrhapur mesazhe, qė janė shumė tė thjeshta, siē mendon ministri i Brendshėm gjerman Hans-Peter Friedrich:„Ata prezantojnė njė botėkuptim tė thjeshtė, tė mbyllur. Ata synojnė tė bindin tė rinjtė, qė nė kėrkim tė orientimit ndodhen nė njė fazė tė rrezikshme."



Salafistėt, Egjipt


Kryetari i Kėshillit Qendror tė myslimanėve nė Gjermani, Aiman Mazyek, nuk e konsideron salafizmin si ndonjė shfaqje mode. Por, problem ėshtė radikalizimi i saj ashtu si dhe radikalizimi i feve tė tjera, fenomene qė shfaqen herė pas here. Me kėtė fenomen merren edhe komunitetet myslimane, sepse ata duan tė pengojnė tė rinjtė qė tė rrėshqasin nė ekstreme. "Ėshtė detyrė e shoqėrisė, por edhe e komunitetit mysliman qė tė forcojnė qendrėn pėr tė dobėsuar skajet. Kjo duhet tė jetė edhe motoja e punės parandaluese. Jo duke diskriminuar tė gjithė komunitetin mysliman me shprehje tė fiskuara dhe populiste, por duke luftuar sė bashku me myslimanėt me rrymat esktreme. Kjo ėshtė rruga e drejtė."

Por, ideologėt e salafistėve duan tė pengojnė integrimin. Ibrahim Abu Nagie ėshtė njėri prej tyre. Ai ushqen njė faqe nė internet me titull "Feja e vėrtetė" dhe i thur atje lavdi pėrmbajtjeve qė ofron. Kurset e ofruara prej tij mund tė ndiqen offline dhe pa rėnė nė sy tė ekspertėve. Abu Nagie ka patur disa herė probleme, megjithatė ai vazhdon t`ģ drejtohet tė rinjve: „Dialogu, integrimi janė vetėm pėr tė tė prishur. Nė mėnyrė qė tė heqėsh dorė nga islamizmi".



Ministri gjerman i Brendshėm Hans-Peter Friedrich dhe Aiman Mazyek, kryetar i Kėshillit Qendror tė myslimanėve nė Gjermani


Mė pak radikal ėshtė grupi "Ftesė pėr parajsė", i drejtuar nga dy njerėz tė konvertuar nė myslimanė. Ish-boksieri Pierre Vogel dhė zėdhėnėsi i tij Sven Lau, kanė ngritur nė Mönchengladbach qendrėn e tyre dhe kanė pasur aty tensione me banorėt e zonės. Nėpėrmjet aktiviteteve si takimi pėrkujtimor pėr Osama Bin Ladenit, shoqata tėrhoqi jashtė mase vėmendjen e publikut dhe kjo shkaktoi shpėrbėrjen e saj. Por, ai vazhdon aktivitetet e tij, sidomos pėr konvertimin nė mysliman salafist. Sven Lau shpreson qė kėtu tė ketė suksesin mė tė madh: „Shumica e atyre qė vijnė tek ne janė tė rinj tė moshės 20- 30 vjeēare. Qėllon qė ndonjėrin e kap dobėsia, dhe fillon vjen mė pak nė xhami, fillon tė pijė cigare dhe tė shkojė nė diskotekė. Por, nė pėrgjithėsi aty vijnė njerėz pa pushim."

Cilat janė arsyet pėr vajtjen e tė rinjve myslimanė dhe atyre tė konvertuar tek salafistėt? Politikani i kristiandemokratėve Wolfgang Bosbach, ėshtė kryetar i Komisionit pėr ēėshtjet e brendshme tė parlamentit. Ai kėrkon njė shpjegim pėr suksesin e salafistėve: „Ka mundėsi qė ka tė bėjė me tėrheqjen qė krijohet kur ndodh konfrontimi me njė ideologji qė nuk njeh kompromise."
Diēka e tillė mund tė jetė tėrheqėse pėr njerėzit qė janė intolerantė dhe tė dhunshėm kundrejt besimtarėve tė feve tė tjera dhe ndaj atyre qė mendojnė ndryshe dhe qė ngrihen pėr diskriminimin e grave dhe tė homoseksuelėve. Bosbach nuk beson se kalimit tek salafizmi mbase ka tė bėjė me refuzimin nga shoqėria gjermane. Mes salafistėve ka edhe njė numėr tė caktuar njerėzish tė konvertuar.
„…dhe ata nuk mund tė pretendojnė se nuk ndihen tė pranuar nga shoqėria gjermane", thekson ai.



Pierre Vogel, salafist

Aiman Mazyek ėshtė i mendimit se ekstremizmi dėmton myslimanėt nė Gjermani. Prandaj, thotė ai, duhet rritur pėrpjekjet pėr tra frenuar kėtė fenomen.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.