Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-06-07, 13:27   #1
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kisha Ortodokse i mbyll deren cameve.

Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ua ka mbyllur derėn shpirtrave tė 4250 ēamėve qė humbėn jetėn tragjikisht 63 vjetė mė parė nga ushtarėt grekė tė gjeneralit Zervas. Pėrgjigja negative e Sinodit tė Shenjtė tė KOASH-it pėr kėrkesėn e bėrė nga pėrfaqėsuesit e komunitetit ēam nė Shqipėri, iu shpėrnda medias dje nė mesditė. Autoriteti mė i lartė i besimtarėve ortodoksė tė Shqipėrisė kishte parashtruar nė komunikatėn e tij njė sėrė justifikimesh pėr tė refuzuar meshėn e pėrshpirtjes sė ēamėve tė martirizuar. Ai ka shkuar aq larg sa “kishte nuhatur” se po provokohej pėr “tu pėrzjerė direkt ose indirekt, nė ēėshtje politike tė brendshme apo tė jashtėme”. Pra pėrfundimisht Sinodi i Shenjtė i KOASH-it nuk do ta zhvillojė lutjen ndėrfetare pėr ēamėt qė u shpėrngulėn forcėrisht nga vatrat e tyre nė mesin e shekullit tė kaluar, madje nuk ka pėr tė mbajtur as ndonjė meshė pėrshpirtje pėr ta. Ky vendim i Sinodit tė Shenjtė qė komandohet nga tre mitropolitė me kombėsi e shtetėsi greke dėshmon dhe njė herė se krerėt helenė tė KOASH-it jo vetėm qė po pėrzihen prej kohėsh direkt dhe indirekt nė ēėshtje tė politikės sė brendėshme, por dhe nė ēėshtje tė politikės sė jashtėme.
Pėrgjigjja
Paraditen e djeshme ėshtė mbledhur Sinodi i Shenjtė i KOASH-it i cili mori nė shqyrtim kėrkesėn qė Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim i kishte dėrguar disa ditė mė parė pėr tė organizuar njė meshė “lutje ndėrfetare” pėr tė kujtuar tė gjithė ēamėt qė humbėn jetėn 63 vjetė mė parė prej genocidit grek. Pas kėsaj mbledhje Sinodi i Shenjtė shpėrndau njė komunikatė pėr median nė tė cilėn thuhej se:”Nė takimin qė pėrfaqėsuesi ynė(Sinodit tė Shenjtė) i autorizuar pati me kryesinė e PDI-sė sqaruam se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė nuk merr pjesė nė veprimtaritė e partive politike, sikundėr edhe mė parė ia kemi bėrė tė qartė me shkrim kėsaj partie. Parim bazė i Kishės ėshtė tė mos pėrzihet, direkt ose indirekt, nė ēėshtje politike tė brendshme ose tė jashtme”. Arsyeja pse KOASH-i refuzonte mbajtjen e kėsaj meshe ishte fakti qė:”Nė mėnyrė tė posaēme “lutjet ndėrfetare” janė tė ndaluara prej Kanoneve tė Shenjta tė Kishės Orthodhokse. Pėr kėtė arsye gjatė viteve Kisha jonė nuk ka marrė pjesė nė asnjė “lutje” ose meshė ndėrfetare. Pėrshpirtjet pėr tė vdekurit janė njė pjesė e rėndėsishme e lutjes sė Kishės dhe duke pasur njė karakter tė shenjtė dhe kishtar ato kryhen nė pėrputhje me rregullat e shėrbesave kishtare orthodhokse”.
“Pavarėsia”
Nė fund tė komunikatės Sinodi e Shenjtė deklaronte:”Lutjet pėr viktimat e luftėrave, pėr ata qė ranė pėr liri dhe atdhe, kryhen nė Kishė sipas traditės sė saj dhe jo me porosi partish apo urdhra politikanėsh nga Kuvendi. Shqipėria sipas Kushtetutės ėshtė shtet laik, i cili pėrparon drejt Bashkimit Evropian dhe feja duhet tė lihet nė seriozitetin dhe rolin e saj hyjnor, tė mos tentohet implikimi i saj me mėnyra tė drejtpėrdrejta ose tė tėrthorta nė lojėra politike”. Kėto paragrafe tė komunikatės sė Sinodit tė Shenjtė tė KOASH-it do tė ishin tė besueshme nėse prifti i Pėrmetit dhe Mitropolia e Gjirokastrės nuk do tė kishin futur hundėt gjithandej nė skandalin e zhvarrimeve nė Kosinė, madje deri dhe te shpėrblimi i varrmihėsve me para nė dorė. Se ē’punė ka Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare tė mbledhė eshtrat e ushtarėve grekė dhe tė ndėrtojė varrezat e tyre pikėrisht aty ku pretendohet se janė piketat e Vorio-Epirit, kjo sigurisht qė nuk quhet implikim nė lojėra tė drejtėpėrdrejta politike nga Sinodi i Shenjtė dhe Hirėsia e Tij Janullatos.


Marre nga Gazeta Shqiptare


Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-06-07, 13:27   #2
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ēamėt, negociata me zėvendėsin e Janullatos

Pėr shkak se kanonet e shenjta tė Kishės Ortodokse ndalojnė “lutjet ndėrfetare”, komuniteti ēam fton Kryepeshkopin Anastas Janullatos, tė zhvillojė njė meshė tė veēantė nė pėrshpirtje tė viktimave tė kėsaj popullsie martire. Pasi u njoh me qėndrimin e Sinodit tė Shenjtė e nė respekt tė pėrgjigjes sė tij, ky komunitet kėrkoi dje nga Hirėsia e tij qė tė zhvillojė njė lutje, kėsaj here jo tė pėrbashkėt me komunitetet e tjera fetare, por nė njė ceremoni tė veēantė nė kishė, nė pėrputhje me tė gjitha rregullat e shėrbesave kishtare ortodokse. Ndėrkaq nga ana tjetėr, Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim qė mbron tė drejtat e ēamėve, nėpėrmjet kreut tė saj, Tahir Muhedini bėri po dje tė ditur pėr gazetėn, se kėrkesa drejtuar Kryepeshkopit Janullatos pėr tė marrė pjesė nė njė “lutje ndėrfetare”, nuk ka pasur sipas tij “qėllimin e implikimit tė kishės nė lojėra politike. Pasi PDI-ja thjesht doli nė mbėshtetje tė njė kėrkese tė komunitetit ēam, qė iu drejtua katėr baballarėve tė feve nė Shqipėri pėr t’iu lutur Zotit sė bashku, qė tė tregohet nė atė botė me viktimat e pafajshme shumė mė dashamirės se sa u treguam ne nė kėtė jetė dhe asgjė mė tepėr”, - sqaroi Muhedini. Madje nė funksion tė kėtij qėndrimi, kreu i PDI-sė bėri gjithashtu tė ditur se kėtė sqarim ai ia kishte paraqitur personalisht edhe zėvendėsit tė Kryepeshkopit, Episkop Andonit, nė njė takim konfidencial qė ata kanė zhvilluar pak ditė mė parė. “Nė kėtė takim ne bėmė tė ditur se prapa kėsaj ftese tė sinqertė tė komunitetit ēam, tė cilėn ne thjesht e mbėshtetėm, nuk fshihen aspak qėllimet tona politike, pasi tė drejtat e ēamėve ne do t’i zgjidhim sipas tė gjitha rregullave dhe ligjeve ndėrkombėtare, duke iu drejtuar tė gjitha instancave kombėtare dhe ndėrkombėtare”, - shtoi mė tej Muhedini. Ai pohon se bashkėbiseduesi i tij nuk i ka premtuar asgjė, por i ka deklaruar se do t’ia paraqiste pretendimin e tij, kryepeshkopit Janullatos. Ndėrkaq, krerėt e komuniteteve tė tjera fetare, respektivisht ai mysliman, Haxhi Selim Muēa, Kryeipeshkvi, Imzot Rrok Mirėdita si edhe Kryegjyshi Botėror i Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi, do tė zhvillojnė sot njė ceremoni tė pėrbashkėt fetare nė pėrkujtim tė viktimave tė popullsisė martire ēame. Tė pranishėm nė kėtė aktivitet pritet tė jenė edhe Presidenti Moisiu, kryeparlamentarja Topalli, kreu i PS-sė, Rama si edhe shumė figura tė tjera tė politikės. Kurse kryeministri Berisha, duke mos mundur dot tė marrė pjesė nė kėtė aktivitet pėr shkak tė angazhimeve tė tij jashtė vendit, i ka dėrguar njė mesazh pėrshėndetės komunitetit ēam, ku nderon vuajtjet e kėsaj popullsie martire.

Nga Gazeta Shqiptare
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-07, 22:02   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Deputeti i Partise Socialiste Shpetim Idrizi, para pak ditesh nga selia e Kuvendit, iu drejtua publikisht kreut te Kishes Ortodokse Autoqefale Anastasios Janullatos. Ai kerkoi qe Janullatos te organizoje dhe drejtoje nje meshe ne perkujtim te “4 250 viktimave te 27 qershorit te 63 viteve me pare, kur gjenocidi grek u krye ndaj popullsise se pambrojtur dhe te pafajshme came”.

Komuniteti cam, per nderimin e viktimave, i ishte drejtuar komuniteteve myslimane, katolike dhe atij ortodoks, me kerkesen qe te organizohet nje ceremoni fetare e perbashket perkujtimore ne pershpirtje te tyre. Kesaj kerkese iu pergjigjen pozitivisht Komuniteti Mysliman dhe ai Katolik. Kurse Janullatosit, iu dergua nga Idrizi, dhe nje leter e hapur. Pasi kujtonte faktin se i ka rrenjet nga Margellica e Camerise dhe vuajtjeve te asaj kohe, Idrizi i kerkoi Janullatosit, “te respektoje 28 mije camet qe lane pas trojet e tyre nen dhune, nga bandat e Napoleon Zerves e te tjereve”. Idrizi i deklaroi Janullatosit ne letren e hapur se “midis atyre 4250 te vdekurve, ka pasur shume came ortodokse, ndaj ne diten e gjenocidit te madh ndaj cameve, ose thjesht ne diten e tragjedise se tyre, mbani nje meshe pershpirtjeje per ta”.



Sipas komunitetit cam te perfaqesuar nga aktivistet e tyre politike

Me 27 qershor 1944, ne Paramithi, bandat e gjeneral Zerves, vrane 800 burra dhe 230 gra

Ne Parge, po ate dite, vrane e masakruan 130 vete, burra e gra

Ne gusht 1944, ne Filat, po keto banda vrane 196 burra dhe 61 gra

Ne mars 1945 po ne Filat, u vrane 142 burra dhe 154 gra

Ne total, vetem gjate 8 muajve u vrane pa asnje shkak, ne shtepite e tyre, 1 270 burra dhe 350 gra, ose 1 620 vete gjithsej.

Ne rrugetimin e gjate, kane vdekur nga lodhja, etja dhe uria, 2 400 vete dhe kane humbur 230 te tjere

Ne fund, ne bilancin e atyre 9 muajve te 1944, ne Cameri u vrane, vdiqen nga dhuna ose u zhduken, 4 250 vete

Jane shkaterruar 5 800 shtepi me gjithe pasurite qe ato kishin

Sipas te dhenave te Grupit Nderkombetar te Krizave, pasuria e cameve ne Greqi ne ate kohe, kapte shifren 300 milione dollare amerikane, ose e perkthyer ne shifrat e sotme, 2,3 miliarde USD

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-07, 08:25   #4
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Se ē’punė ka Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare tė mbledhė eshtrat e ushtarėve grekė dhe tė ndėrtojė varrezat e tyre pikėrisht aty ku pretendohet se janė piketat e Vorio-Epirit, kjo sigurisht qė nuk quhet implikim nė lojėra tė drejtėpėrdrejta politike nga Sinodi i Shenjtė dhe Hirėsia e Tij Janullatos.
Cja paska rrok ne lule te ballit
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-07, 10:25   #5
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

OMONIA: Marrshimi ēam kėrcėnim antigrek


Nė sinkron me pėrgjigjen e Sinodit tė Shenjtė tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka reaguar dje dhe organizata OMONIA qė pėrfaqėson komunitetin e minoritarėve grekė nė Shqipėri. OMONIA e ka cilėsuar marrėshimin pėrkujtimor tė komunitetit ēam drejt kufirit grek si “tubim thellėsisht nacionalist dhe antigrek, dhe njė kėrcėnim anakronik pėr luftė dhe pushtime”. Nė deklaratėn pėr shtyp tė OMONIA-s thuhej se:”Segmente tė caktuara dhe minorante tė shoqėrisė shqiptare synojnė tė na kthejnė nė periudhėn e luftės sė ftohtė. Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek “OMONIA” gjykon se kėto demostrime tė importuara tė vetmen gjė qė ofrojnė ėshtė risjellja nė sipėrfaqe tė problemeve jo tė pakta ballkanike dhe tė ngacmimeve nė kahun negativ tė problemeve ndėrfetare”. Nė fund tė deklaratės sė OMONIA-s thuhet se komuniteti i minoritarėve grekė nė Shqipėri u gjet nė krah tė forcave antifashiste, ndėrsa ēamėt bashkėpunuan hapur me forcat fashiste dhe kolaboracioniste.

Nga Gazeta Shqiptare
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-06-07, 03:29   #6
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Era1
..

Ky vendim i Sinodit tė Shenjtė qė komandohet nga tre mitropolitė me kombėsi e shtetėsi greke ...
Mund te jem gabim, por sa e di une, Sinodi i Shenjte perbehet qe nga viti 2006 nga 6 anetare, nga te cilet 5 jane shqiptare (pra vec Janulatos grek).

Citim:
..”Nė takimin qė pėrfaqėsuesi ynė(Sinodit tė Shenjtė) i autorizuar pati me kryesinė e PDI-sė sqaruam se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė nuk merr pjesė nė veprimtaritė e partive politike, sikundėr edhe mė parė ia kemi bėrė tė qartė me shkrim kėsaj partie. Parim bazė i Kishės ėshtė tė mos pėrzihet, direkt ose indirekt, nė ēėshtje politike tė brendshme ose tė jashtme”..
Mbajtja meshes ne fjale do te mund te klasifikohej si nderhyrje direkte apo terthore ne maredheniet politike te jashtme apo te brendshme. Gjenocidi ne camet eshte nje ngjarje tragjike ne historine e popullit shqiptar, e dokumentuar tanime nga burime neutrale, dhe si i tille nuk eshte per t“u tabuizuar ne asnje aspekt, por perkundrazi tejet e frytshme per te nxjerrur mesime te hidhura per dashurine ndernjerezore si komandament biblik.

Citim:
..Shqipėria sipas Kushtetutės ėshtė shtet laik, i cili pėrparon drejt Bashkimit Evropian dhe feja duhet tė lihet nė seriozitetin dhe rolin e saj hyjnor, tė mos tentohet implikimi i saj me mėnyra tė drejtpėrdrejta ose tė tėrthorta nė lojėra politike”...
Laicizmi si nocion ekziston qysh ne vitin 1871, dhe i cili ne formen e kuptimit dhe zbatimit te tij varion nga vendi ne vend. Por ne Europe ekzistojne kryesisht dy forma te laicizmit: laicizmi liberal dhe laicizmi radikal. Forma e zakonshme e kuptimit te laicizmit eshte ai liberal, i cili vetem parasheh qe shteti te mos jete ne identifikim me nje religjion te caktuar (pra te jete neutral apo i pavarur) pergjate kryerjes se detyrave te tij (si p.sh. ne France). Ndersa laicizmi radikal synon ndarje edhe me te rrepte ne mes te shtetit dhe religjionit dhe ndalon cdo veprimtari fetare perjashta sferes private (si p.sh. ne Turqi).

Nga asnjera nga keto dy forma s“mund te deduktohet se laicizmi synon nderhyrjen e shtetit ne veprimtarite fetare, perderisa keto veprimtari nuk kane prekje me zbatimin e detyrave shteterore (te cilat shteti i jep vetit ne kushtetute). Mbajtja e nje meshe ne Shqiperine laike nuk eshte detyre shteterore, keshtu qe laicizmi nuk eshte pengese per mbajtjen e nje meshe pershpirtese.

Pastaj Shqiperia u siguron me kushtetute si qytetareve ashtu edhe institucioneve religjioze lirine e manifestimit dhe praktikimit te religjionit. Keshtu qe Shqiperia as qe guxon te nderhyje, nese Synodi i Shenjte do te vendoste te mbaj meshen ne fjale.

Te gjitha keto "argumente" te Synodit te Shenjte me duken se kane vetem nje funksion te vetem: demonstrimin e pozites asimetrike ne mes te shtetit shqiptar dhe atij grek, dhe verjes te serishme ne dyshim te "autoqefalizmit" te Kishes Ortodokse Shqiptare.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-06-07, 03:33   #7
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga arton bala
Mbajtja e meshes ne fjale NUK do te mund te klasifikohej si nderhyrje direkte apo terthore ne maredheniet politike te jashtme apo te brendshme.

...
Pardon, korigjim..



arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.