Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 22-05-10, 12:40   #1
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Fitore Aliu: Letėr pėr disa nga motrat e mia

Tė jesh femėr ėshtė diēka shumė e bukur por tė jesh femėr shqiptare ėshtė kryesisht detyrė e madhe por edhe privilegj sepse nė duart tona po e ndryshojmė pozicionin e femrės shqiptare pėr tė ardhmen. Nė atė qė jemi si jemi dhe si po zhvillohemi po e thurim pikturojmė dukjen- pamjen tonė nė Evropė. Pėr kėtė arsye vendosa ta shkruaj njė letėr pėr disa nga motrat e mia shqiptare qė pamjes-dukjes sonė, kanė filluar qysh tani t’i japin njė shije shumė tė hidhur...

Motrat e mia tė dashura!



Fotografitė e postuara dhe tė vendosura nga ju nė Facebook nuk duhen patjetėr tė prekin edhe kufijtė e pornografisė. „Tė veshurėn“ qė njė pjesė jo e vogėl po e quani modė, ėshtė modė qė e gjeni vetėm nė lokale striptizi dhe nėpėr rrugė ku bėhet prostitucion! Rrugėt e qytetit nuk janė plazh. Tė ecėsh gjysmė e zhveshur nuk ėshtė emancipim apo ndonjė veprim modern. Pėrkundrazi! Ėshtė prapambeturi!
Paraqitja e vetvetes si objekt dhe ofendim pėr ēdo femėr. Tė kėrkosh fatin nėpėr internet dhe nėpėr kafene e diskoteka nuk do e gjen kurrė. Por e gjen tė kundėrtėn e saj. Tė shminkohesh deri nė atė masė sa qė tė duket nga larg lėkura e pluhosur, sikur e ka pėrjetuar njė stuhi tornadoje, nuk ėshtė bukuri. Tė ulesh me kėmbė tė hapura kur veshur ke fund apo minifund dhe tė qeshėsh e hapėsh dhėmbėt pa kontroll, duke ngrėnė e mbllaēitur me gojė hapur, nuk ėshtė "cool" por shenjė qė s’ke asnjė fije edukimi dhe kulturė. Tė jetė qėllimi i jetės tėnde tė gjesh njė burrė, duke i kaluar paraprakisht nga njėzetė nėpėr pėrqafimin apo pėrgojimin tėnd, ėshtė shkatėrrim i vetvetes duke u bėrė edhe njė marionetė argėtimi e dėfrimi pėr meshkuj!
Femra shqiptare ėshtė e njohur pėr krenari- Ėshtė edhe, sidomos, simbol bukurie dhe plot menēuri. Ne jemi ato qė e bėjmė botėn tė sillet! Ne jemi ato qė e bėjmė botėn tė shtanget! Ne jemi bukuria e kėsaj bote nė kombinim me tiparet e njė engjėlli. Ne jemi edhe burrnesha! Mos e kundėrshtoni vetėn. Mos e lejoni vetėn tė bėheni lodėr pse i pėrkisni, tė ashtuquajturės, gjinisė sė dobėt nė kėtė aspekt. Mbahuni motrat e mia. Askush nuk ka mbetur pa u martuar! Martesa dhe burri nuk duhet tė jetė qėllimi i jetės, sepse ajo ėshtė natyra dhe ēdo gjė e natyrės vjen se nuk bėn ndryshe. Qėllimi juaj duhet tė jetė, forcimi i personalitetit tuaj, shkollimi juaj dhe emancipimi juaj me plot kuptimin e fjalės. Nuk ėshtė shijim i jetės kėrcimi nga njė krevat nė tjetrin apo duke e bėrė krevatin tuaj shumė tė pėrgjuar dhe tė vizituar. Nėse do ishte ashtu, ēfarė do na dallonte nga kafshėt?!! Ėshtė tejet e natyrshme tė kesh lidhje dashurie dhe ta ndėrpresėsh atė kur nuk funksionon, por tė kesh vetėm afera me meshkujt qė bėjnė vetėm qejf me ju, ėshtė dobėsi dhe naivitet. Pėrqendrojeni energjinė tuaj nė shkollim, nė studime, nė punė, nė lexim. Lėvizni gjėrat ashtu siē dimė vetėm ne. Bėhuni nėna tė menēura, tė lexuara, plot dije dhe dashuri. Fėmijėt tuaj do t’u falėnderojnė pėrjetėsisht, do t’u kenė tė ardhme, do t’u kenė pasqyrė ku mund tė shikojnė dhe tė drejtohen.
Mos lejoni qė Evropa tė na shikojė si prostituta tė thjeshta qė ofrojnė shėrbime falas. Mos lejoni qė Evropa tė na mbulojė bukurinė me moral tė fėlliqur. Mos lejoni qė femrat e huaja tė kanė frikė nga ajo se ne femrat shqiptare do t’ua marrim burrat! Ne nuk jemi ashtu dhe, fal Zotit, njoh shumė shoqe qė mė rrethojnė tė e vėrtetojnė tė kundėrtėn. Por njoh, fatkeqėsisht, edhe asosh qė mė bėjnė tė qaj nga inati dhe turpi! Femrat qė do mbesin nė kujtesė dhe histori mbajnė emrin: Inva Mula, Arta Dobroshi apo Emina Ēunmulaj, e jo disa qė i keni idole nga estrada shqiptare: qė zhvishen duke bėrė striptiz jo profesional dhe duke kėnduar me nota qė nuk ekzistojnė nė muzikėn shqipe.
TI ke lindur femėr dhe mban KUPTIMIN e jetės. Ti je JETA dhe MREKULLIA e saj. Me plot arsye krenohu me gjininė qė ke dhe pėrditė vėrtetoje dhe dėshmoje se e meriton tė jesh AJO!
Shėndet, forcė, krenari e menēuri pėr jetė!

Fitore Aliu
Fillimpranvere, 2010

Revista TUNG


__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.