Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-12-05, 17:32   #16
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dr. Ibrahim Rugova:

Njė decenie e mbushur me rezistencė tė organizuar pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės



Kemi kėnaqėsi tė veēantė qė sot gjendemi sė bashku nė njė moment solemn, nė 10-vjeotrin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Kjo ditė tashmė ka hyrė si ditė e rėndėsishme nė historinė mė tė re tė Kosovės.
Shenja dhe simboli i LDK-sė pėr kėto dhjetė vjet ėshtė aksioni pėr liri dhe pavarėsi tė Kosovės. Ėshtė njė decenie jete e LDK-sė e mbushur me rezistencė tė organizuar pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės dhe sot nė krye tė dhjetė vjetėve, ėshtė njė pėrvjetor i artė pėr LDK-nė, tė cilin po e mbajmė nė Kosovėn e lirė me prani mbrojtėse e administrative ndėrkombėtare. Pra, Kosovėn e lirė - ėndėrr tė shumė brezave, e gėzojmė sot.
Mė lejoni tė pėrkujtoj disa nga momentet nga historiku i LDK-sė. Ditėn e 23 dhjetorit tė vitit 1989, njė grup intelektualėsh tė shquar pėr guximin e tyre, themeluan Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Pa kaluar shumė kohė LDK-ja u shndėrrua nė lėvizje tė gjerė demokratike. Iu bashkuan me qindra mijėra qytetarė si anėtarė dhe simpatizues. Sė shpejti u bė njėra nga partitė mė tė fuqishme nė botėn postkomuniste. Pra, ėshtė koha e shembjes sė Murit tė Berlinit.
LDK-ja pas organizimit tė saj nė gjithė Kosovėn dhe Evropėn perėndimore e nė SHBA nė diasporėn shqiptare, sė bashku me forcat e tjera politike tė Kosovės u angazhua nė ndėrtimin e shoqėrisė dhe shtetit tė Kosovės. LDK-ja ishte iniciatore dhe pėrkrahu aktet madhore:
Deklaratėn e Pavarėsisė sė 2 Korrikut 1990, pastaj Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės mė 7 Shtator tė po kėtij viti. Nė Shtatorin e vitit 1991 bashkė me institucionet e Kosovės organizoi Referendumin pėr Pavarėsi dhe nė vitin 1992 organizoi zgjedhjet e para demokratike parlamentare dhe presidenciale. Po ashtu organizoi funksionimin e sistemve tė mėdha si arsimi, shėndetėsia, ekonomia.
Kėshtu iu vunė themelet shtetėsisė sė Kosovės. Edhe pse nėn dominimin e huaj, LDK-ja angazhohej pėr vendosjen e rendit demokratik nė Kosovė. Kėshtu shteti dhe shoqėria e Kosovės nė botė u njohėn si shtet dhe shoqėri paralele me respekt tė madh.
Nė planin ndėrkombėtar LDK-ja u bė parti e nderuar dhe punoi nė afirmimin dhe ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė Kosovės. Ajo vendosi lidhje tė vazhdueshme me shumė parti evropiane dhe amerikane, me shumė institucione. Thjesht: LDK-ja punoi nė krijimin e miqve tė Kosovės nė Evropė, nė Amerikė dhe nė botė, sepse deri atėherė Kosova ishte njė terra incognita.
Nė kėtė plan LDK-ja punoi fuqishėm me forcat e tjera politike dhe me Parlamentin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Ishin zyret dhe pėrfaqėsitė e LDK-sė nė shumė vende evropiane dhe nė SHBA.
Degėt e LDK-sė nė Evropė e Amerikė u bėnė tė njohura dhe ndihmuan Kosovėn nė tė gjitha planet.
Nė fushėn e bashkėpunimit me forcat politike tė Kosovės dhe tė botės shqiptare, LDK-ja u angazhua fuqimisht nė frymėn kombėtare e demokratike. Fryt i kėsaj ėshtė formimi i Kėshillit tė partive politike tė Kosovės dhe Kėshilli i partive politike shqiptare nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi dhe nė Serbi tė Jugut. Kėto institucione politike morėn vendime tė rėndėsishme dhe kontribuan nė klimėn e bashkėpunimit dhe tolerancės. Po ashtu LDK-ja vendosi bashkėpunimin me partitė politike tė Shqipėrisė.
LDK-ja punoi pandėrprerė nė forcimin e shtetit dhe tė shoqėrisė sė Kosovės. Vitin e kaluar organizoi zgjedhjet e dyta parlamentare e presidenciale pėr tė mbajtur legjitimitetin demokratik nė Kosovė. Ishte kjo kohė, kur pushtuesi, kishte vendosur tė eliminojė shtetin e Kosovės dhe tė shfarosė popullin e tij. Pas masakrave nė Drenicė dhe Dukagjin, LDK-ja u angazhua nė formė aktive pėr tė parandaluar kėtė. Shumė aktivistė tė saj gjatė rezistencės sė vitit tė kaluar dhe tė kėtij viti morėn pjesė aktive, ndėrsa anėtarėsia e gjerė e ndihmoi kėtė. Me qindra aktivistė ranė dėshmorė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
Ndėrhyrja e NATO-s dhe e bashkėsisė ndėrkombėtare u bė me kohė dhe nė mėnyrė efikase.
Sot gjashtė muaj pas fitores sė NATO-s dhe fitores sonė, LDK-ja arriti tė konsolidohet shpejt. Sot gjashtė muaj tė lirisė, qė nga hyrja e KFOR-it dhe administratės ndėrkombėtare, LDK-ja ėshtė angazhuar nė ndėrtimin politik, ekonomik e social tė Kosovės. Tė gjitha degėt e LDK-sė i kanė mbajtur Kuvendet e punės. LDK-ja po punon nė konsolidimin dhe profilizimin e saj si parti e tipit perėndimor me bazė tė gjerė tė anėtarėsisė. Po ashtu LDK-ja po pėrgatitet pėr zgjedhjet e reja parlamentare, presidenciale dhe lokale qė pritet tė mbahen nė pjesėn e parė tė vitit tė ardhshėm.
Me qėllim qė Kosova tė funksionojė nė mėnyrė efikase LDK-ja merr pjesė nė Kėshillin transicional tė Kosovės dhe kėto ditė sė bashku me forcat e tjera politike tė Kosovės dhe me UNMIK-un ka vendosur tė bėjė njė administratė tė pėrbashkėt. Kjo ėshtė njė e arritur nė ndėrtimin e jetės demokratike nė Kosovė. Po ashtu LDK-ja bashkėpunon ngushtė edhe me KFOR-in dhe institucionet e tjera ndėrkombėtare tė pranishme nė Kosovė.
LDK-ja sė shpejti do tė mbajė Kuvendin e punės, ku do tė caktohen objektivat pėr periudhėn e ardhshme.
Gjatė tragjedisė qė pėsuam, LDK-ja humbi shumė aktivistė e figura tė ēmuara. E pėrkujtojmė me dhembje e krenari profesor Aganin, nėnkryetarin shumėvjeēar, njėrin ndėr figurat kryesore tė LDK-sė dhe tė Kosovės. Dhjetė vjet rresht nuk u ndal kurrė. Do tė mbetet njėri ndėr njerėzit mė tė shquar tė historisė sė Kosovės. Njėherit e pėrkujtojmė edhe profesor Latif Berishėn kryetarin e Degės sė LDK-sė nė Mitrovicė, si burrė tė urtė e tė guximshėm. Pėrkujtim tė veēantė meriton nė kėtė pėrvjetor aktivisti Sali Ēeku, i cili ra trimėrisht nė betejėn e Koshares.
Sot nė dhjetėvjetorin e LDK-sė mund tė themi se kėto 10 vjet ishin 10 vjet tė rezistencės nė ndėrtim pėr liri, pavarėsi e demokraci tė Kosovės.
Kosova ėshtė e lirė. LDK-ja do tė angazhohet fuqimisht nė ndėrtimin e lirisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

(Fjalė e mbajtur nė 10-vjetorin e LDK-sė 1989-1999)
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-12-05, 17:45   #17
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

NJERIU QE I PRIU PAVARESISE SE KOSOVES

Shkruan: Teki Dervishi

Cili lider Shqiptar, vitin e ardhshem, do te vere nenshkrimin e pare ne dokumentin historik te Paveresise se Shtetit te Kosoves? Do ta vere Ai qe I vuri themelet e Shtetit te pare te Kosoves? Ai qe populli I Kosoves e zgjodhi ne dy referendume dhe ne zgjedhjet nacionale te para tre vjeteve. Ai eshte dr. Ibrahim Rugova, President I Shtetit te Kosoves.

1. (Kush do ta nenshkruaj dokumentin zyrtar te Pavaresise)

Ne vitin 2005 do te nenshkruhet (zyrytarizohet) Pavaresia e Shtetit te Kosoves. Ky fakt tashme u shpall zyrtarisht nga instancat me te larte te Fuqive te Medha, sidomos nga ato te SHBA-se.

Cili lider Shqiptar, vitin e ardhshem, do te vere nenshkrimin e pare ne dokumentin historik te Paveresise se Shtetit te Kosoves? Do ta vere Ai qe I vuri themelet e Shtetit te pare te Kosoves? Ai qe populli I Kosoves e zgjodhi ne dy referendume dhe ne zgjedhjet nacionale te para tre vjeteve. Ai eshte dr. Ibrahim Rugova, President I Shtetit te Kosoves.

Prijesi I pare, Lideri I Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, menjehere pas luftes (pas hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove), tha: "Tash Kosova, faktikisht, eshte e pavarur. Pritet vetem njohja formale e kesaj Pavaresie! Dhe keshtu u be!"

Presidenti Rugova e tha kete I pari. Sot kete fakt e vertetojne personalitete te medha te SHBA-ve dhe te Europes. Te gjithe thone: "Pavaresia de fakto e Kosoves, ne menyre de jure, do te zyrtarizohet ne vitin 2005." Eshte ky personaliteti suprem I kohes sone te sakrifices, njeriu qe me urtesine e tij intelektuale, nuk lejoj te shkeputet vazhdimesia e Levizjes Kombetare ne Kosove.

Makineria e propagandes Serbe nje shekull kishte satanizuar ceshtjen e Kosoves, dhe e kishte bindur boten se Shqiptaret jane popull komunist, lindor, popull antiperendimor. Sot, bota shpall publike sondazhe qe vertetojne se 95 per qind e popullit te Kosoves, eshte pro-Amerikan, qe do te thote pro-Perendimor.

2. (Themeluesi I Insitucioneve te para te Shtetit te Kosoves)

Qe kur dihet, Shqiptaret kane luftuar per liri, per te drejten me elementare njerezore, per shtetformim. Por u desh te dilte ne skenen historike Personaliteti suprem I dr. Rugoves, qe I dha emer qellimit dhe idealeve te Rezistences Historike paqesore dhe ushtarake Shqiptare - Pavaresine!

Ai tha se, "Nuk luftojme per fe, nuk luftojme per ideologji, nuk luftojme as per shoqeri civile (qe do te thote socialiste), por luftojme per te drejten kombetare, qe do te thote per shtet. Pa shtet nuk mund te kete kurrnje lloj lirie, kurrnje lloj drejtesie!"

Se shkenca thote: "Kombi eshte shteti!" Kur nje popull eshte I pavarur dhe di te shtetformohet, ne liri, ai mund t'I sendertoj te gjitha qellimet e veta fetare, ideologjike, qytetare, sociale, arsimore, kulturore etj.

Dhe, keshtu, zgjedhjet para tre vjeteve krijuan institucionet e para te Shtetit te Kosoves. Kjo ishte e arritura me e madhe e Kosoves, qe kur dihet per Kosoven, krijimi I institucioneve te para te Shtetit. Tre vjet vazhdon sakrifica e te gjitheve qe u bejne sfide atyre forcave desktruktive politike qe I pengonin dhe I pengojne keto institucione, ne te cilat institucione u angazhuan te gjithe ata qe kane kontribuar per lirine e Kosoves, me nje fjale te gjithe ata qe I zgjodhi populli I Kosoves.

Sot, ne "emer" te fushates parazgjedhore, propagandistet meskine mohojne kontributin e madh te institucioneve te para te Shtetit te Kosoves, duke fajesuar themeluesit e ketyre institucioneve per situaten e rende sociale.

Ata qe kane heshtur deri dje, ata qe e kane ngritur flamurin e majtizmit te Nanos ne Kosove, sikur nuk kuptojne se shteti modern dhe zhvillimi ekonomik I nje vendi te shkaterruar nga lufta nuk behet dot per vjet jete institucionale, ne fazen kur shteti ende eshte nen protektoratin e Fuqive te Medha, pra kur ende, formalisht, nuk eshte pranuar.

Kosova per keta tre vjet te udheheqjes se Presidentit Rugova e ka bindur boten se ajo di te bej shtet, se populli I Kosoves, eshte pro-perendimor, e jo pro-lindor, ndaj Fuqite e Medha sot e pranojne zyrtarisht se pavaresia formale e Shtetit te Kosoves do te njihet ne vitin 2005.

3. (Njeriu qe Kosoven e beri qender politike te Botes)

Kush e institucionalizoj I pari ceshtjen e Kosoves? Derisa ne skenen politike Shqiptare nuk u paraqit individi suprem I dr. Ibrahim Rugoves, per Kosoven eshte folur vetem neper tavolinat diplomatike konspirative te Fuqive te Medha, te cilat nuk kane lejuar internacionalizimin e ceshtjes se Kosoves, nen trysnine e euro-komunisteve dhe te disa vendeve te medha pro-Ruse dhe pro-Kineze.

Pse, pikerisht sot, I vetmi Personalitet Shqiptar qe pranohet, dekorohet, nderohet dhe cmohet lart nga te gjitha instancat kulturore dhe politike te shteteve me te medha perendimore, eshte dr. Ibrahim Rugova, Presidenti legjitim I Kosoves?

Sepse, populli I Kosoves asnjehere nuk e ka nderprere vazhdimesine e rezistences se tij kunder okupatorit Serb, por I pari qe ngriti zerin para mediave gjitheboterore per ceshtjen e Kosoves ishte dr. Ibrahim Rugova.

Ishte fillimi I dekades se fundit te shekullit XX. Kryetari I atehershem I Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, Zoteri Ibrahim Rugova, ne takimin e pare te intelektuale Shqiptare dhe Serbe ne "Francuska 7," te Beogradit, I dha nje leksion nokdauni Akademise shoveniste te Shkencave dhe te Arteve te Serbise.

E nxori ne pah superioritetin e diturise dhe te kultures politike Shqiptare midis taborrit te armiqeve shekullore. I beri te ndihen inferiore! Intelektualet qe Serbet I marrin per me te medhenjte e tyre, u ndien te vegjel dhe te mjere para madheshtise intelektuale te dr. Ibrahim Rugoves. Ishte trimeri e jashtezakonshme te nxjerresh publikisht te gjithe atute historike te Shqiptareve, pikerisht midis atyre qe I kishin falsifikuar ato me pasion shovenist, militarist dhe levanist.

Kryetarin e atehershem te Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves e versulen qindra gazetare nga te gjitha anet e botes. Para tyre, cdo dite, fliste dr. Ibrahim Rugova, I vetmi Ai, dhe nuk kaloi as nje vit dhe nga keto qendrime te guximshme, dhe ceshtja e Kosoves, rreshqiti nga tryezat diplomatike te spekulanteve anti-Shqiptare, dhe keshtu, ceshtja e drejte e Kosoves u internacionalizua definitivisht dhe perfundimisht.

Dhe keshtu, Bota Perendimore Euro-Atlantike e zbuloi Personalitetin me te cilin do te punoj gjate gjithe nje dekade, deri ne Pavaresine perfundimtare te Kosoves. Perendimi e pranon partner pune vetem dr. Rugoven, asnje tjeter! Po, Ibrahim Rugoven - njeriun me te preferuar te Fuqive te Medha! Njeriu qe Kosoven e beri qender politike te botes! Njeriun e Uashingtonit!

Dhe ne fund, para nje muaj, pritja madheshtore qe iu be Presidentit Rugova ne Shqiperi, dhe deklaratat e te gjithe lidereve te Shqiperise, pa perjashtim, e vulosen Personalitetin suprem politik dhe intelektual, prijesin historik te Kosoves.

Ishte viti 1967, vjeshte. Ishim studente. Bashke me Shaqir Shaqirin dhe Jusuf Gervallen, ne nje dhome konvikti, bisedonim me Rugoven e Ri. Ai tha se, "edhe Naimi thoshte se Dielli lind ne Perendim."

"Ne jemi djep I Botes Perendimore," na tha qe atehere. Na tregoi per takimin e tij me themeluesin e arsimit Shqip, Ernest Koliqin, njeriu qe hapi shkollat e para ne cdo qytet dje ne cdo fshat me te madh te Kosoves. Rugova I ri, Koliqin e kishte vizituar ne Rome, se bashku me dr. prof. Zejnullah Rrahmanin.

Pas pesedhjete vitesh komunizmi, hapin e pare drejt djepit te Shqiptarizmit, Perendimit, e zune nje dege e vogel studentesh te Universitetit te Prishtines.

Ibrahim Rugoves iu deshten tridhjete vjet udhe qe ta bej Kosoven te vendoset ne themelin e trashegimise, dhe te tradites se saj Perendimore.

Sot tere bota e di se Kosova eshte Shtet Perendimor. Shtet qe nen udheheqjen e Liderit te saj suprem, arriti Pavaresine e saj ne vitin 2005.

Prishtine, 19 Tetor, 2005.
__________________
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-05, 18:03   #18
Clintoni
 
Anėtarėsuar: 26-11-05
Vendndodhja: All over the World - Washington Prishtina Tirana
Postime: 194
Clintoni e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Clintoni
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Gjilanasi_csi









I nderum Gjilanasi

faleminderit shume per keto postime dhe biografine e Dr. Rugoves - shpetimtarit tone nga kthetrat sllave.
__________________
[b]Islam is uncompatible with democracy[/b]
Clintoni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-05, 18:39   #19
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kongresisti Engell tha se Rugova ėshtė njė patriot i madh dhe Kosova ėshtė fatlume qė ka atė si lider




Prishtinė, 7 korrik 2005 - President i Kosovės Ibrahim Rugova nė njė ceremoni rasti i dorėzoi sot kongresisti amerikan Eliot Engell Medaljen e Artė tė Lirisė me tė cilėn e ka dekoruar vitin e kaluar, nė 5-vjetorin e ēlirimit tė Kosovės.

"Presidenti i Kosovės e dekoron me Medaljen e Artė tė Lirisė, kongresmenin Eliot Engel pėr meritat e tij nė afirmimin dhe mbrojtjen e ēėshtjes sė Kosovės dhe tė ēėshtjes sė shqiptarėve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si dhe pėr pėrkrahjen e fuqishme tė lirisė dhe pavarėsisė". Kėshtu shkruan nė motivacionin e Presidentin Rugova pėr ta dekoruar zotin Engell.

Presidenti Rugova, ndėrkaq nė njė takim pati me kongresistin Eliot Engell, atė e cilsoi si mikun e madh tė Kosovės dhe tė shqiptarėve dhe pėr tė cilin tha se mė shumė se 15 vjet punon pėr ēėshtjen e Kosovės.

Nė kėtė takim ėshtė biseduar progresin e shėnuar nė Kosovė, pėr gjendjen e sigurisė qė ėshtė e mirė, pėr stabilittetin e pėrgjithshėm, si dhe pėr vlerėsimin qė do tė bėhet pėr bisedohet pėr tė ardhmen e Kosovės, pėr tė cilėn Presidenti Rugova tha se do tė jetė pavarėsia.

Edhe me kėtė rast Presidenti kėrkoi pėr njė njohje direkte tė pavarėsisė sė Kosovės nga SHBA tė, Unioni Evropian, nė mėnyrė qė Kosova tė jetė njė vend i integruar nė Bashkimin Evropian nė NATO dhe nė strukturat euroatlantike dhe nė miqėsi permenanete me SHBA tė.

Presidenti Rugova falėnderoi tė gjithė miqtė e Kosovės nė Amerikė dhe SHBA-nė qė e ka ndihmuar Kosovėn dhe po e ndihmon edhe pas luftės, nė liri, nė rindėrtimin e saj, me prezencėn ushtarake, civile, diplomatike. Ai shprehu bindjen se Kosova ėshtė nė rrugė tė mirė pėr ta ndėrtuar lirinė, tė ardhmen dhe pavarėsinė e saj.

Nga ana e tij, kongresisti Engell tha pas takimit se sa herė qė vjen nė Kosovė e ndien veten si nė shtėpi, ngase, siē u shpreh: "Jam kėtu me miq pėr tė diskutuar pėr tė ardhmen e vendit. Jam kėtu sė bashku me djalin tim, sepse ai ka dėgjuar shumė pėr Kosovėn kur ishte fėmijė, pėr pėrpjekjet e saj pėr liri e pavarėsi".



Kongresisti Engell tha se Rugova ėshtė njė patriot i madh dhe Kosova ėshtė fatlume qė ka atė si lider.

Duke krahasuar vizitėn e tij tė fundit para disa vjetėve, ai tha se sheh shumė ndryshime qė e bėjnė optimist. "Kur kamė ardhur kėtu pas bombardimeve nė vitin 1999 kamė parė vdekje, shkatėrrime etj. Tani nė vitin 2005, shoh jetė, shpresė, energji shoh fillimin e njė shteti tė lirė dhe tė pavarur".

"Jam i sigurt, ashtu siē marr frymė, se Kosova do tė bėhet njė shtet i lirė, i pavarur dhe demokratik, sepse qytetarėt e Kosovės nuk meritojnė mė pak, sepse qytetarėt e Kosovės duan t'i bashkohen demokracive tė tė gjithė botės", u shpreh Engell, duke i vlerėsuar marrėdhėniet e popullit amerikan dhe tė Kosovės tė mrekullueshme dhe tė fuqishme.

"Kur Kosova tė bėhet e lirė dhe e pavarur, atėherė SHBA dhe Republika e Kosovės do tė kenė njė bashkėpunim tė gjatė mes vete", nėnvizoi ai, duke shtuar se nė SHBA e dinė se qytetarėt e Kosovės janė miqtė e amerikanėve.

Engell tha se ka ndjekur pėrpjekjet e shqiptarėve tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi. "Kjo nuk ndodhi brenda natės, sipas meje madje zgjati shumė", tha ai.

"Unė e kam thėnė shumė herė se njėqind pėr qind e mbėshtes pavarėsinė e Kosovės. Do tė jem i lumtur kur kjo do tė ndodhė dhe do tė ndodhė shpejt, dhe unė do tė jem nė Prishtinė pėr ta festuar sė bashku shtetin e lirė dhe tė pavarur".

Engel premtoi se do tė vazhdojė me pėrpjekjet e tij nė Uashington, pėr tė ndihmuar popullin e Kosovės.

"Unė do t'i them edhe UNMIK ut edhe BE sė se standardet para statusit janė tė papranueshme. Ne duam standardet bashkė me statusin dhe qė ky status tė zgjidhet shpejt. Ne duam njė datė pėr kėtė.

Ne duam qė kosovarėt tė udhėheqin me qeverinė e tyre, me ministritė, me jetėn e tyre. Ka gjėra tė dhimbshme gjatė rrugės, por kur ta shihni rrugėn e gjatė nėpėr tė cilin ka ka kaluar Kosova ėshtė njė mrekulli", u shpreh nė fund Eliot Engell. Pesidenti Rugova dhe kongresisti Engell pastaj vizituan varrezat e hebrenjve afėr lagjes Velania nė Prishtinė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-05, 18:42   #20
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dr.Oto fon Habsburg: Presidenti Rugova ka qenė shembull i rrallė, i cili ka luftuar me fjalė kundėr tankeve


Prishtinė, 18 shtator - Nė njė ceremoni solemne tė zhvilluar sot nė mjediset e Kuvendit tė Kosovės kryetari i Unionit Panevorpian Dr. Oto fon Habsburg, ia dorėzoi Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova Ēmimin e Evropės pėr vitin 2004, tė cilin ia ka akorduar Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi. Fillimisht ishte paraparė qė kėtė Ēmim Presidentit Rugova t'ia dorėzojė kryetari i Fondacionit Coudenhove-Kalergi, Dr. Aloiz Mok (Alois Mock), ish-ministėr i Jashtėm i Austrisė, por pėr shkak tė problemeve shėndetėsore, ai nuk ka mundur tė vijė nė Prishtinė.
Kryetari i Unionit Paneuropian, Oto fon Habsburg u shpreh se ėshtė shumė i kėnaqur qė e nderon Ibrahim Rugovėn, kėtė evropian tė madh, Presidentin e Republikės sė Kosovės, me tė cilėn, siē tha, ėshtė njofur para shumė vitesh.
"Presidenti juaj ka qenė shembull i rrallė, i cili ka luftuar me fjalė kundėr tankeve", tha nė Dr.Fon Habsburg.
"Presidenti juaj Rugova ka qenė njė shembull nė dy rrafshe. Para sė gjithash, nė vėshtirėsi... ai luftoi pa armė kundėr tankeve. Kurajoja e tij qė e ka shpėrndarė nė vendin tuaj, paraqesin ideale pėr Kosovėn. Dhe sė dyti ėshtė njė njeri qė ka prezentuar traditėn demokratike dhe liberale e cila ėshtė gjithashtu traditė e vendit tuaj", tha Oto fon Habsburg.
"Ndiehem i previligjuar qė kam pasur rastin tė njoh Presidentin Rugova qė njė kohė tė gjatė. I kam treguar tė gjithėve se sa i madhėrishėm ka qėnė Rugova kur bashkėpunonim sė bashku nė Unionin Panevropian ku ai ishte prezent nė raste shumė tė veēanata", tha Fon Habsburg, duke shtuar se ėshtė jashtėzakonisht i lumtur qė ka mundėsi tė jetė sot nė Kosovė nė kėtė ceremoni "pėr tė nderuar njėrin nga pionierėt e mėdhenj qė ne kemi nė kėtė kontinent", theksoi Dr. Oto fon Habsburg.
"Ky ēmim evropian qė ėshtė mirėnjohje pėr njerėzit e mėdhenj qė u ėshtė dhėnė edhe shumė udhėheqėseve qė kanė bėrė shumė pėr bashkimin e Evropės, por jo vetem pėr kėtė, por pėr
bashkimin e mendjeve edhe tė shpirtrave e grupeve gjuhėsore e nacionaliteteve tė cilat nė fund tė fundit e pėrbėjnė Evropėn".

"Ju President Rugova keni punuar pėr kėtė tėrė jetėn tuaj, prandaj pėr kėtė arsye ėshtė kėnaqėsi tepėr e madhe pėr mua qė nė emėr tė Fondacionit dhe nė mungesė tė njėrit prej njerėzve mė tė medhenjė tė historisė evropiane z. Aloiz Mok qė tė ndajė pėr Presidentin Rugova: njė evropian shumė i madh dhe njė shqiptar i madh i Kosovės", u shpreh mes tjerash Dr.Oto fon Babsburg.
Presidenti Rugova duke u falenderuar pėr Ēmimin, tha se
"Ēmimi Europian i Fondacionit Coundenhove-Kalergi", "ėshtė
njė nder i ēmueshėm pėr mua, pėr popullin dhe vendin tim Kosovėn".
Ky ēmim, tha Presidenti Rugova, ka vlerė tė veēantė, sepse vjen nga Fondacioni qė mban emrin e themeluesit tė Idesė paneuropiane Coundenhove-Kalergi, qė gjithė jetėn ia kushtoi integrimit tė familjes sė madhe europiane qė sot po bėhet realitet.
Pasi vlerėsoi progesin e arritur nė liri, Presidenti tha se Kosova ka pasur njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės.
"Duke pasur parasysh kėtė progres, mendoj se ka ardhur koha qė sa mė shpejt tė bėhet njohja e pavarėsisė sė Kosovės, ēfarė do t'i shpejtonte proceset e brendshme dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Europės e tė botės. Pra, njė Kosovė e pavarur, demokratike, paqėsore e tolerante e integruar nė Bashkimin Europian, nė NATO dhe nė strukturat euroatlantike e nė miqėsi permanente me SHBA. Ky ėshtė objektivi ynė nacional nė tė cilin po punojmė. Po ashtu ne jemi nė gjendje tė garantojmė mbrojtjen e minoriteteve dhe integrimin e tyre nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės".
Poashtu Presidebnti Rugova tha se ky ēmim ėshtė shumė i dashur pėr tė sepse vjen nga Presidenti i Fondacionit Coundenhove-Kalergi Ministri Mok, i cili pėr vite tė tėra e ka pėrkrahur ēėshtjen e Kosovės.
"Duke pranuar kėtė Ēmim, Ju premtoj se do tė punoj me tė gjitha mundėsitė e mia nė tė mirė tė vendit tim Kosovės, pėr vlerat europiane, euroatlantike e njerėzore", nėnvizoi nė fund
Ibrahim Rugova, President i Kosovės.
Laureatė tė mėhershėm tė Ēmimit tė Evropės janė mbreti i Spanjės Huan Karlos, kancelari gjerman Helmut Kol, presidenti amerikan Ronald Regan, Oto fon Habsburg dhe Emil Konstantinesku.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-05, 18:43   #21
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Presidentit Rugova i jipet Ēmimi i Evropės 2004



Prishtinė, 26 mars - Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarė Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, Ēmimin e Evropės pėr vitin 2004.


Kryetari i Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi, Dr. Aloiz Mok (Alois Mock), ish-ministėr i Jashtėm i Austrisė, ka njoftuar pėrmes njė letre dėrguar Presidentit Rugova ditėn e enjte se bartės tė mėhershėm tė Ēmimit tė Evropės janė Mbreti i Spanjės Huan Karlos, Helmut Kol, Ronald Regan-i, Oto fon Habsburg dhe Emil Konstantinesku.
Koha dhe vendi i dhėnies sė ēmimit pėr Presidentin Rugova do tė bėhen tė njohura mė vonė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-05, 18:45   #22
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zoteri Dr Ibrahim Rugova

Shkruan: Psikologu, "Forumi Dardan"

Ky vigan i vegjelis
e simbol i shqiptaris
rrjedh e madhe e historis
kokė e qmuar e urtesis.

Ne tėrė Evropen i nderuar
per urtsi dhe dijeni
dhe si shkembi i pa thyer
ndaj stuhis per ketė njerzi.

Nuk lind shpesh jo shqiptaria
kesi burrash mendjehollė
si Bogdani ne kohen e vetė
librin n“gji , lapsin ne dorė.


Drejt Evropes ne marrshim
ec ky burrė me hapa hapa
dikur ne ishim te paret
kemi mbetur tash shumė mbrapa.

Si Ilir e si shqiptar
do te jemi te renditur
ne Evropen e civilizuar
do te jemi prap te mirpritur.

Shumė na dalin sot ne sken
sikur gjeli ne mengjes
kendojn vend pa vend pa hije
tuj fol mirė tuj mendu keq.

Edhe pse ka shumė pengesa
do te ec ky flamurtar
ti thotė botes siq i tha:
Jem me nder e jem shqiptar.

S jemi shembull e Azisė
as s jemi shembull e shkinis
jem ai gjakė dikur qe ishim
gjakė i paster i Ilirisė.

Per te shkruar duhet shumė
se meritat s nxajn aq faqe
vetem shkrova per ta uruar
dhe pak shkrim te ja kushtoj
aq sa malet jetojn gjatė
Jetė te gjatė Zotri tśroj.

President edhe shkrimtar
humanist e dijetar
President Ibrahim Rugova
me ty eshtė Kosova mbarė.

Kur stuhija e lendoj lisin
askush si ti ne ballė si doli
e ma keq o zot i madhė
qka menduan kush se foli.

Tash pas dasmes dojn bajrak
tuj mundu me ta humb mundimin
si gjithmon e din Zotri
druri i keq e sjell veq tymin.

Keto urime qe ti shkrova
i tha zemra te verteta
Rrnofsh e qoft sa malet tona
Burri i dheut tu zgjat ty jeta.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-12-05, 00:04   #23
IB
 
Anėtarėsuar: 06-03-04
Vendndodhja: Suedi
Postime: 360
IB e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek IB
Gabim

I pershendes te gjith ata qe kontribuan ne keto njoftime sepse informimi ne kosove eshte ne errsir totale te "kmerve te kuq".
IB Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-01-06, 19:25   #24
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Urime Presidentit Viti i Pavaresise 2006!

Shkruan: Teki DERVISHI

Ne fillim te dekades se 70-te te shekullit te kaluar, ne eliten intelelktuale gjitheshqiptare, u paraqit nje shkrimtar dhe intelektual i formatit te Konices dhe Koliqit, IBRAHIM RUGOVA, i Pari qe u pranua pa rezerve nga te gjithe lideret e Fuqive te Medha, i i pari qe promovoi idene e perkatesise Perendimore te Identitetit te kultures dhe historise, te trashigimise dhe te kultures kombetare Shqiptare.


Kryetari i atehershem i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, i pari pas Luftes se Dyte, nderkombtarizoi Ceshtjen e Kosoves, duke intervistuar nga te gjithe masmediat boterore.

E beri kete pune me nje guxim dhe trimeri deri atehere te pa-pare. Ishte koha kur disa te tjere ga eminenca gri shihnin shancin e Kosoves ne "demokratizimin e Serbise," ne "shoqerite civile," ne "te drejtat dhe lirite e njeriut," dhe dilnin hapur me keso opcionesh.

Rugova kishte vetem dy fjale: "Pavaresia e Kosoves" ceshtje qe do te qetesonte rajonin e Ballkanin dhe me gjere. Te tjeret kishin dhjetera opcione. Ndersa tash te gjithe e perfaqesojne opcionin e Rugoves te permbledhur ne fjaline e Tij te thjeshte "Pavaresia e Kosoves."

Gjashtembedhjete me pare, kerkohej nje Njeri Suprem pa hipoteka te se kaluares qe te dilte balle Ceshtjes madhore te sendertimit te Lirise dhe te drejtave politike te popullit tone te roberuar.

Ajo elite e vogel intelektuale u ofronte mundesite gati te gjitha individualiteteve eminente te kohes, por aksush nuk u paraqit te dilte balle detyres historike.

Doli Dr. Ibrahim Rugova. Nje Njeri i Urte, gjithnje duke fshehur pikellimin me nje buzeqeshje, asnjehere pa i sulmuar me asnje fjale ata dhjetera e dhjetera individe qe ia kthenin shpinen, duke kujtuar se po e linim vetem.

Por ai e kishte besnik dhe pas vetes gjithe popullin e Kosoves. Se tashme te gjithe e dine se Platforma shkencore e Rugoves sherbeu si baze e forte per nje opsion te te filozofise politike, qe per tridhjete vjet e deri ne ditet e sotme, do te ndertohet si trase per realizimin e Pavaresise se Kosoves.

Dhe mbeten pak muaj deri ne realizimin e Pavaresise, te cilen i pari do ta nenshkruaj ideatori i saj, Presidenti i Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova.

Sa eshte merite e Presidentit Pavaresia e Kosoves, edhe me shume eshte merite e popullit te Kosoves, qe per gjashtembedhjete vjet, me nje disipline te pa-pare politike, me sakrifica te mbinatyrshme, i ndenji prane Presidentit Rugova duke luftuar dhe rezistuar kunder roberise, duke e perkrahur me shpirt dhe sakrifica te jashtezakonshme punen dhe vepren politike te Presidentit Rugova.

Zoti President, Ju urojme perzemersisht Vitin e Ri 2006! Vitin e Pavaresise, vitin e sendertimit te qellimit me sublim te ketij vendi dhe ketij populli, vitin e sendertimit te Idealave Tuaja, vitin kur do te nenshkruani i pari Pavaresine e Kosoves, vitin qe do te jete historik per kete vend dhe per kete vend te vuajtur me shekuj.

Prishtine, me 30 Dhjetor, 2005 - "Bota Sot"
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-01-06, 22:05   #25
Gjebraili
 
Anėtarėsuar: 27-09-04
Vendndodhja: te Mahalla e Bacės Sylė
Postime: 648
Gjebraili e ka pezulluar reputacionin
Gabim













I Madhe eshte ai populle qe ka keso udheheqesi.

Duhet ta falenderojme vete Zotin qe na e solli nje Presidente te tille: Te beses, te fjales. Gjithqka qe premtoi edhe realizoi! Kjo eshte dukuri e rralle ne historine e njerezimit, sidomos tek udheheqesit e partive politike apo te popujve!

Mua nuk me mbetet te theme edhe naj gje sepse shumeqka u tha e shume e shume mbeten te thuhen. Presidenti yne, Dr. Ibrahim Rugova eshte enciklopedi dhe nuk ka as gjasa teorike qe te thuhen te gjitha per te. Per te do te flitet edhe ne shekullin e ardhshem, ne SUPERLATIV, por dua vetem, per fund, Presidentit tone, ti uroj sherim te plote, sa me te shpejte, dhe qe te na udheheq edhe 15-20 vitet e ardhshme sepse kemi nevoje per te. I deshiroj lumturi te plote dhe realizimin e te gjitha deshirave te tija.

Zoti e bekofte Presidentin tone te dashur, Dr. Ibrahim Rugova.
Gjebraili Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-01-06, 19:45   #26
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Presidenti Rugova do tė jetė nėnshkrues i aktit formal tė pavarėsisė sė Kosovės, tha Daci

Prishtinė, 19 janar 2006 /TN /QIK - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, zhvilloi dje njė bisedė me Arnaud Danjean, kėshilltar special i Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Francės, tė shoqėruar nga Thiery Reynard, shef i Zyrės franceze nė Kosovė, i cili e njoftoi kryeparlamentarin pėr takimin e paradokohshėm tė Grupit tė Kontaktit nė Vjenė.

Arnaud Danjean veēanėrisht u interesua pėr qasjen e institucioneve tė Kosovės ndaj procesit tė ndėrmjetėsimit ndėrkombėtar tė Marti Ahtisarit dhe ndaj ēėshtjes sė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.

Kryeparlamentari Nexhat Daci tha se dėshiron qė Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, ashtu si ishte udhėheqės i popullit tė Kosovės tash e gjashtėmbėdhjetė vjet, tė jetė edhe nėnshkrues i aktit formal tė pavarėsisė sė Kosovės, sepse kjo e ka simbolikėn e vet, si faktor i unitetit dhe pėr vetė historinė e Kosovės dhe pėr vendin e saj nė strukturat euroatlantike, duke shprehur besimin se ky proces do tė pėrfundojė sipas vullnetit tė popullit me Kosovėn shtet tė pavarur e sovran deri kah mesi i kėtij viti, thuhet nė njė njoftim nga ky takim.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-06, 05:10   #27
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rugova i bėri shqiptarėt, mik tė medhenjė dhe tė pėrjetėshėm me Amerikėn

Nga Dervish JAHJAGA & Beqir SINA

Klinton : "Gėzohem qė Dr. Rugova, ka pasur njė vizitė tė rėndėsishme nė SHBA-s, dhe se takimet e tij me zyrtarėt mė tė lartė tė Adimistratės ishin tė frytėshme pėr tė dy palėt", Ne jemi tė vendosur nė pėrpjekjet pėr rikthimin e tė drejtave njerėzore dhe politike tė popullit nė Kosovė, ku Dr Rugova ka njė rol tė rėndėsishėm dhe tė admirueshem. Refuzimi i ndaj dhunės dhe durimi i tij pėrball represionit sėrb, dėshmon njė kurajo dhe largėpamėsi"

ARHTURE AVENUE - BRONX (NY) Me Amerikėn lidhjet e tija dhe vizioni qė kishte Dr Rugova si dhe me kėto vizita e takime qė zhvilloi ai nė Shtete e Bashkuara tė Amerikės, gjithėnjė e mė tepėr po kuptohej mė mirė ēėshtja shqiptare e Kosovės, si dhe lufta paqėsore pėr liri e pavarėsi. Rugova arriti tė shpalosė nė Washington D.C. planin prej dhjetė pikash, plan i cili solli edhe lirinė e ėndėrruar tė shqiptarėve mė 9 qershor 1999-tė. Vitė kur Sėrbia, u shporrė njė herė e pėrgjithmon nga Kosova. Rugova me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės u la shqiptarėve njė mik tė madhė dhe tė pėrjetėshėm.

Mė shkurt 1990 pėr herė tė parė presidenti Rugova kryesoi njė delgacion tė gjėrė intelektualėsh nė vizitėn e parė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Dr. Ibrahim Rugova me njė grup intelektualėsh, gazetarė dhe aktivistė tė njohur tė tė drejtave tė njeriut si : Dr. Zekeria Cana, Zenun Celaj, indjeri avokat Bajram Kelmendi tė ftuar nga kongresmeni republikan i njujorkut Josph DioGuardi zhvilluan njė seancė dėgjimore tė kryesuar nga kongresmenve Lantosh dhe Porter.

Mė 8 - 9 - janar 1993 , realizohet vizita e dytė e kryetarit tė Lėvizjes Demokratike tė Kosovės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Dr Rugova nė krye tė njė delegacioni i shoqėruar nga z Shaqir Shaqiri pati njė sėrė takimesh me Administratėn e Presidentit Gorge H. Bush(babai i kėtij sot) dhe nė institucione tė tjera. Ai u takua me z Arnold Kantor n/sekretar pėr ēėshtjet politike nė Departamentin Amerikan tė Shtetit. Nė kėtė takim u bisedua pėr ndihmėn 5- milion dollar qė kongresi amerikanė i dhuroi Kosovės. Vizita nė Washington D.C. erdhi pasi mė parė Rugova qe takuar nė Bruksel me zotin Eagleburger. Rugova nė kėto takime kėmbėnguli pėr njė intervenim ndėrkombėtar nė Kosovė, si rruga e vetme pėr tė ndaluar konfliktin qė po provokohej sistematikisht nga rregjimi sėrb ndaj shqiptarėve.

Mė 16 shkurt 1993- Presidenti Rugova filloi njė vizitė tjetėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė Institutin Amerikan pėr Paqe dhe njė takim me zyrtarin e lartė amerikanė Carnegie , Rugova kėrkoi vendosjene trupave tė OKB-ės nė bashkėpunim me NATO-n nė Kosovė, vėnien e Kosovės nėn protektorat ndėrkombėtar deri nė pavarėsinė dhe neutralitetin e plotė tė sajė.

Nė maj 1994 - nė Nju Jork, nė katedralen kryesore San Patrick nė Manhattan, i ndjeri kardinal John O'Cnor priti nė njė takim tė veqantė Dr Rugovėn dhe dha njė meshė tė veqantė me lutje pėr Kosovėn nė sallė ishin rreth 3.000 besmitarė. "Gėzohem qė Dr. Rugova ka pasur njė vizitė tė rėndėsishme nė SHBA-s, dhe se takimet e tij me zyrtarėt mė tė lartė tė Adimistratės ishin tė frytėshme pėr tė dy palėt", i shkruan presidenti Klinton kongresitit Engel dhe kogresites Molinari ". Ne jemi tė vendosur nė pėrpjekjet pėr rikthimin e tė drejtave njerėzore dhe politike tė popullit nė Kosovė, ku Dr Rugova ka njė rol tė rėndėsishėm dhe tė admirueshem. Refuzimi i ndaj dhunės dhe durimi i tij pėrball represionit sėrb, dėshmon njė kurajo dhe largėpamėsi", shkruan Presidenti Bill Klinton.

Mė maj 1996- gjatė njė vizite nė SHBA-s Dr Rugova u takua mė Sekretarin amerikan tė Shtetit Warren Christopher dhe diplomatin e njohur amerikanė Kris Hill ku u njohė me nismėn amerikanė pėr hapjen e misonit tė parė amerikanė nė Kosovė. Mė 12 korrik kongersmeni Eliot Engel pret shiritine misionit amerikanė nė Prishtinė.


Rugova u takua me ndihmėsekretarin amerikan Strob Talbot

Dr. Ibrahim Rugova u takua nė Uashington me Strob Talbotit, ndihmėsekretarin shtetėror amerikan, i cili ishte edhe ushtrues i detyrės sė sekretarit tė shtetit.Takimi u zhvillua nė njė atmosferė tė ngrohtė e miqėsore. Zyrtari i lartė amerikan theksoi pėrkrahjen e fuqishme amerikane pėr lirinė dhe paqen nė Kosovė dhe shprehu pėrkrahjen e madhe amerikane pėr rrugėn paqėsore tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės e pėr politikėn e udhėhequr nga dr. Ibrahim Rugova.Dr Rugova e pėrshkroi gjendjen nė Kosovė si shumė tė rėndė e tė rrezikshme pėr shkak tė aksioneve tė vazhdueshme tė forcave serbe dhe masakrimeve tė popullėsisė nė shtėpitė e veta.

Rugova kėrkoi nga SHBA-tė pėrkrahje edhe mė tė madhe pėr luftėn paqėsore tė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi dhe pėr zgjidhjen politike tė ēėshtjes sė Kosovės. Ai i bėri thirrje administratės amerikane qė tė ndėrmarrė masa preventive pėr evitimin e njė masakre mbi popullin e pambrojtur tė Kosovės. Dr. Rugova bėri thirrje qė udhėheqja e SHBA-ve tė marrė rolin prijės nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės.

Ndihmėssekretari shtetėror amerikan Strob Talbot e vlerėsoi tė rėndėsishėm fillimin e procesit tė bisedimeve mes Prishtinės e Beogradit. Ai premtoi angazhimin e vazhdueshėm tė SHBA-ve nė kėtė proces. Nė bisedė ishin tė pranishėm edhe Robert Gelbardi, i dėrguari i posaēėm pėr Ballkanin i Presidentit Klinton dhe i Sekretares sė shtetit Medlin Ollbrajt dhe ambasadori i SHBA-ve nė Shkup Kristofer Hill, i cili ėshtė angazhuar nė procesin negociator nė Kosovė.


Kryetari Rugova dhe anėtarėt e delegacionit tė Kosovės folėn nė Fondacionin Karnegi

Dr Rugova dhe anėtarėt e delegacionit tė Kosovės folėn sot nė Fondacionin Karnegi. Paraqitja u organizua nga Grupi Ndėrkombėtar i Krizės, ndėrsa dr. Ibrahim Rugova foli pėr gjendjen e rrezikshme nė Kosovė dhe pėr nevojėn e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės me mjete politike.

Mė 28- maj 1998- Rugova takohet me Presidentin Klinton nė Shtėpinė e Bardhė nė Washington D.C, nė orėn 9:50, sipas kohės lokale, i shtrohet karpeti i kuq dhe ai zhvillon nje takim 40 minutash me presidentin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Bill Klinton. Mė pasė ai takohet me Robert Galbardin, i dėrguar special pėr Ballkanin i presidentit Klinton dhe i Sekretares sė shtetit Medlin Ollbrajt. Vizita e kryetarit tė Republikės sė Kosovės nė SHBA po pėrcillej me interesim nga mjetet e informimit publik.

Mė vitin nėntor tė viti 2000- nė kremtimin e pesė vjetorit tė Marrveshjes sė Dejtonit Presidenti Rugova erdhi nė Shetetet e Bashkuara tė Amerikės, si presidenti i parė i Kosovės sė lirė. Ai zhvilloi nė kėtė vizitė takime nė Nju Jork, Detroit, Ēikago dhe Washington D.C.


Presidenti Rugova mė 2004 u nderua nga Komunuelthi i Pensilvanisė me mirėnjohjen "Mik i SHBA-ve"

Nė njė ceremoni tė zhvilluar mė 26 prill 2004, nė shtetin Pensilvania, Presidentit Rugova iu dorėzua mirėnjohja "Mik i SHBA-ve" dhe "njeriu qė punon pėr ta pėrmbyllur kornizėn ligjore pėr pavarėsinė e Kosovės".Zv.guvernatorja e Pensilvanisė znj. Katrin Bejker Noll, nė njė darkė tė organizuar pėr nder tė Presidentit Rugova, tha se miqėsia e Ibrahim Rugovės ndaj SHBA-ve ka qenė jo vetėm nė tė mirė tė Kosovės, por edhe tė SHBA-ve. "Fryma juaj e ngrohtė e bashkėpunimit ėshtė njė ideal drejt tė cilit aspirojnė tė gjithė njerėzit", tha zonja Noll. Ajo nė emėr tė gjithė qytetarėve tė Pensilvanisė i shprehu falėnderim Presidentit tė Kosovės pėr miqėsinė ndaj Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

"Nė emėr tė 12 milionė qytetarėve tė Pensilvanisė, dua t'ju shpreh lavdatė pėr arritjet tuaja tė jashtėzakonshme dhe t'ju falėnderoj pėr miqėsinė tuaj ndaj Shteteve tė Bashkuara. Vazhdofshi me suksese tė mėdha dhe paqe nė gjithė pėrpjekjet tuaja nė tė ardhmen", tha mes tjerash nė fjalėn e saj, zonja Ketrin Bejkėr Noll (Catherine Baker Knoll).
Ndėrkaq, Presidenti Rugova, duke u falenderuar pėr kėtė miėrnjohje tha se "roli i Amerikės ishte i pazėvendėsueshėm edhe nė jetėsimin e aspiratės shekullore tė shqiptarėve". "Njohja sa mė e shpejtė e pavarėsisė sė Kosovės do ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tėrė botėn",- tha Presidenti Rugova.


Mė 19 shtator 2003 nė Prishtinė, rreth 8.00 tė mėngjesit, mbėrriti ish-presidenti amerikan Bill Klinton, i cili qėndrojė pėr njė vizitė njėditėshe nė kryeqytetin e Kosovės, ku u nderua me ēmimin doktor nderi i Universitetit tė Prishtinės. Ish-presidentin Klinton nė aeroportin e Prishtinės e priti dhe i dėshiroi mirėseardhje Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, shefja e Zyrės amerikanė nė Prishtinė, Mersi Ris etj. Nė aeroportin e Prishtinės Klintonin e pėrshėndetėn edhe disa qindra qytetarė. Ish-presidentit Bill Klinton nė njė ceremoni solemne tė zhvilluar nė amfiteatrin e madh tė Fakultetit tė Filologjkisė iiu dorzua titulli "Doctor honoris causa".


Njė takim i veēantė i ish-presidentit amerikan Bill Klinton me Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova nė mjediset e Universitetit tė Prishtinės, takim qė zgjati rreth 40 minuta dhe u zhvillua me dyer tė mbyllura u biseduar rreth ēėshtjes sė Kosovės. Me mijėra qytetarė tė kryeqytetit dhe nga viset e tjera tė Kosovės, kishin ardhur pėr tė pėrshėndetur ish-presidentin amerikna Bill Klinton dhe pėr ta falenderuar atė pėr tė gjitha qė ka bėrė pėr lirinė e Kosovės si President i SHBA-ve.


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.