Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-05-07, 18:54   #46
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ish diplomatė tė SHBA-ve kritikojnė evropianėt rreth Kosovės ”Nė vend qė t’i thuhet Serbisė se kusht i domosdoshėm i anėtarėsimit tė saj nė Bashkimin Evropian ėshtė pavarėsia e Kosovės, liderėt evropianė, si Javier Solana, lėvdėrojnė Koshtunicėn si njė lider i madh i demokrat”, ka thėnė ish diplomati amerikan Morton Abramowitz.

New York, 18 maj. “Ju garantoj se nė fund tė procesit tė gjithė atyre qė janė tė interesuar nė ēėshtjen e Kosovės nuk do t’iu plotėsohen dėshirat, mirėpo kjo ėshtė natyra e diplomacisė multilaterale. Ajo qė po kėrkojmė ne ėshtė tė arrihet zgjidhja mė e mirė dhe ne besojmė se ėshtė njė qė i ngjan planit tė z. Ahtisaari”, tha dje zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Sean McCormack.

Ishte kjo njė nga pėrgjigjet tashmė rutinore tė zėdhėnėsit tė diplomacisė amerikane i ndeshur me pyetjet rreth qėndrimit tė Washingtonit pėr Kosovėn dhe rezolutėn qė pritet tė miratohet nė organizatėn botėrore.

McCormack tha se priste shumė diskutime intensive gjatė javėve tė ardhshme, kur do tė shihet se ēfarė hapash do tė marrė Kėshilli i Sigurimit dhe ēfarė forme dhe pėrmbajtje do tė ketė rezoluta.

“Ne besojmė se ajo duhet tė reflektojė planin e Ahtisaarit, qė ėshtė njė plan nė interesin afatgjatė tė rajonit, nė interesin e popullit tė Serbisė dhe nė interes tė popullit tė Kosovės, tha McCormack.

Zyrtarėt amerikanė, pas vizitės sė Sekretares sė Shtetit, Condoleezza Rice nė Moskė, vazhdojnė tė flasin pėr nevojėn sa mė parė tė miratimit tė rezolutės, mirėpo duket se nuk janė tė prerė nė afate, siē ishin ditė mė parė kur kishin pėrcaktuar majin si afatin mė realist, sepse gjatė kėtij muaji Amerika edhe kryeson presidencėn e Kėshillit tė Sigurimit. Pas takimit tė nivelit tė lartė nė Moskė duket se palėt nuk lėshuan pe nė qėndrimet e tyre rreth pavarėsisė sė Kosovės dhe vendosjes sė raketave amerikane nė vendet e ish bllokut socialist.

Zėdhėnėsi McCormack gjithsesi ka insistuar se ėshtė nė interesin e tė gjithėve qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet.

“Ėshtė njė ēėshtje qė qėndron pezull tash tetė vjet dhe ėshtė koha tė zgjidhet”, tha McCormack.

Dhe pėr dallim nga zyrtarėt aktualė qė i shmangen kritikave ndaj disa vendeve tė Bashkėsisė Evropiane, ish diplomatė amerikan janė mė tė drejtpėrdrejt duke i emėruar ata si shkaktarė tė ngecjes dhe vonesės sė procesit.

Ish ambasadori Morton Abramowitz, nė njė shkrim tė tij rreth Kosovės, thotė se ndonėse vendet evropiane nė mėnyrė kolektive i janė bashkuar Amerikės nė mbėshtetje tė planit Ahtisaari, individualisht ato kanė shfaqur skepticizėm lidhur me pavarėsinė dhe nė kėtė kuadėr pėrmend Spanjėn, Greqinė, Italinė, Qipron, Rumaninė, Sllovakinė dhe ēuditėrisht Austrinė.

Kjo vėrtetė ngrit njė ēėshtje shumė serioze rreth vendosmėrisė sė Bashkimit Evropian. Sepse, vazhdon Abramowitz, nė vend qė t’i thuhet Serbisė se kusht i domosdoshėm i anėtarėsimit tė saj nė Bashkimin Evropian ėshtė pavarėsia e Kosovės, liderėt evropianė, si Javier Solana, lavdėrojnė Koshtunicėn si njė lider i madh i demokrat.

S. Gashi, RTK

Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-05-07, 18:57   #47
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mediat gjermane:SHBA-tė mbėshtesin fuqishėm pavarėsinė e Kosovės "Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e mbėshtesin fuqishėm pavarėsinė e Kosovės. Sė bashku me partnerėt evropianė ėshtė pėrgatitur njė rezolutė, e cila po qarkullon nė Kėshillin e Sigurimit dhe pėr tė cilėn pritet se deri nė fund tė kėtij muaji, do tė qoj tek pavarėsia e Kosovės". Qėndrimi amerikan, i shprehur prej ndihmės sekretarit Nikollas Bėrns, ėshtė shumė i qartė. Me fjalė tė ngjashme kėto ditė u shpreh edhe sekretarja amerikane e shtetit Kondoleza Rajs, e cila tha se Kosova do tė jetė vend i pavarur dhe nuk do tė kthehet nėn pushtetin e Serbisė, njoftojnė mediat gjermane.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-05-07, 17:54   #48
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

0'Saliven: Rusia mund tė pėrdorė veton, por pa efekt afatgjatė

Pragė, 24 maj - Rusia mund tė pėrdorė veton, por ajo nuk do tė ketė efekt afatgjatė, sepse Rusia nuk ka ndikim real nė Kosovė, ndėrsa tentimi pėr t'u prezantuar si mbrojtės i serbėve, ėshtė njė armė e zbrazėt, - thotė Xhon 0'Saliven, ekspert nga instituti "Hadson" (Hudson).

Ėshtė fakt, tha ai, se kosovarėt duan pavarėsi, tė cilin fakt evropianėt e kanė pranuar me "shumė hezitime dhe kėtė nė fund do ta pranojė edhe Rusia", deklaroi 0'Saliven pėr Radion Evropa e Lirė, duke shtuar se Rusia ishte kėrcėnuar me veto edhe nė rastin e intervenimit ushtarak tė NATO s, kurse ndėrhyrja ishte bėrė pa miratimin e Kombeve tė Bashkuara.

Duke folur pėr fjalorin e Presidentit rus dhe retorikėn e ashpėr tė Moskės, 0'Saliven e vlerėsoi Putinin si njeri tė shkollės sė vjetėr sovjetike, i cili pėrdor retorikėn e vjetėr qė tė jetė nė qendėr tė vėmendjes dhe ka tė bėjė mes synimin e tij pėr tė rivėnė rolin komandues nė raport me disa vende tė ish-Bashkimit Sovjetik. Nė shumė aspekte, thotė ky ekspert amerikan, Putin "ėshtė duke keqėsuar raportet me Perendimin".
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-05-07, 17:55   #49
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Biankini: Eshtė pak e besueshme qė Rusia tė vėrė veto

Pragė, 24 maj - Asnjė analist serioz i zhvillimeve nė Ballkan nuk mund tė thotė me siguri tė qindpėrqindtė nėse Kėshilli i Sigurimit tė KB deri nė fund tė kėtij muaji do tė miratojė rezolutėn e cila do tė pėrcaktonte statusin pėrfundimtar tė Kosovės, apo do tė ndodhė njė shtyrje e caktuar. Hapėsirė pėr marrėveshje tė fuqive tė mėdha ka, dhe ėshtė pak e besueshme qė Rusia do tė vėrė veto, - konsideron Dr. Stefano Biankini, profesor i politikės eurolindore dhe tė historisė nė Universitetin e Bolonjės. "Mendoj se praktikisht sot ėshtė e pamundur t'i bindėsh shqiptarėt nė Kosovė qė tė pranojnė madje edhe autoniminė mė tė gjerė brebnda Serbisė. Por, deri nė ē'masė pavarėsia e Kosovės do tė shkaktojė reagimin emotiv tė njerėzve nė Serbi, nuk e di", tha Biankini pėr Radion Evropa e Lirė. Ai shtoi se Kosova nuk ėshtė edhe gjėja mė e rėndėsishme pėr populin serb sot, ndoshta ėshtė pėr disa rryma politike, thotė Biankini.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-05-07, 17:56   #50
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bush e Skefer tė njė mendimi qė Rezoluta pėr Kosovėn tė miratohet sa mė shpejt

Bruksel, 24 maj - Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush dhe sekretari i pėrgjithshėm i NATO s Jap de Hop Skefer janė tė njė mendimi tė plotė qė Rezoluta pėr Kosovėn duhet tė miratohet sa mė shpejt qė ėshtė e mundur, dhe si mbėshtetje duhet tė jetė pakoja e Ahtisarit, ka deklaruar zėdhėnėsi i NAT0-s, Xhems Apaturai.

Tani qė procesi ėshtė bartur nė Nju Jork, tha ai, i takon Kėshillit tė Sigurimit tė vendosė pėr statusin e Kosovės, ndėrsa Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tashmė kanė parasysh metodat se si tė ecin pėrpara me kėtė proces.

Ndėrkohė NATO vazhdon me pėrgatitjet pėr rolin e saj pas statusit nė Kosovė si dhe vazhdon bashkėpunimin me Bashkimin Evropian nė kėtė drejtim, pavarėsisht nga rezervat qė i ka Turqia, si shtet anėtar.

Pėgatitjet teknike kanė pėrfunduar. Nė Kosovėn e passtatusit, do tė jenė ushtarėt e NATO s dhe policėt e Bashkimit Evropian, ndėrsa bashkėpunimi nė mes tyre nuk do rrezikohet nė asnjė mėnyrė, theksoi Apaturai.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-07, 18:23   #51
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pas ShBA-ve dhe BE-sė, Maqedonia do ta njohė pavarėsinė e Kosovės

Shkup, 27maj- Presidenti i Maqedonisė, Branko Cėrvenkovski, deklaroi se, nėse nė KS i KB-ve nuk miratohet rezoluta pėr Kosovėn dhe nėse SHBA-tė dhe BE-ja e pranojnė njėanshėm pavarėsinė e Kosovės, atėherė Maqedonia, si vend kandidat pėr pranim nė NATO dhe nė BE, "do tė jetė pjesė e kėtij procesi".
Nė intervistėn pėr radion “Evropa e lirė”, ai thotė se, megjithatė, zgjidhja mė e mirė do tė ishte nėse KS-ja do ta miratonte rezolutėn pėr Kosovėn. Lidhur me kėrcėnimet se Beogradi, do t’i pėrkeqėsojė marrėdhėniet me vendet qė do ta njihnin pavarėsinė e Kosovės, Cėrvenkovski tha se kjo do tė ishte e dėmshme pėr vetė Serbinė, pasi nė atė mėnyrė "ajo rrezikon izolim" dhe shtoi se "ky do tė ishte problem i Serbisė e jo i Maqedonisė".
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-06-07, 06:27   #52
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bush: Shqiptarėt nuk duhet tė jenė tė shqetėsuar pėr pozicionin tim pėr statusin e Kosovės

Presidenti amerikan Xhorxh Bush i ka kėrkuar Rusisė qė tė zbusė shqetėsimet e saj lidhur me programin e mburojes anti-rakete, si dhe pėr disa ēeshtje tė tjera, mes tė cilave edhe ajo e Kosoves.

“Lufta e ftohte ka mbaruar. Tani jemi nė shekullin XXI, ku duhet tė pėrballemi me kėrcėnimet e vėrteta tė ekstremistėve dhe atė tė pasurimit tė uraniumit nga Irani”, ka pohuar Bush, i cili ka ngritur edhe ēėshtjen e Kosovės.

“Ėshtė njė ēėshtje e vėshtirė, por plani i Ahtisarit ėshtė rruga e drejte pėr tė ecur pėrpara dhe se shqiptarėt e Kosovės nuk duhet tė jenė te shqetėsuar pėr pozicionin tim. Unė e kam bėrė tė qartė se mbėshtes planin e Ahtisarit dhe kėto janė udhėzimet qė i kam dhėnė Sekretares sė Shtetit Rais dhe qė do t’u japim edhe Kombeve tė Bashkuara. Ne shpresojmė tė evitojmė njė konflik tė madh nė rajon. Por besojmė se plani i Ahtisarit ėshtė rruga e duhur pėr tė ecur pėrpara dhe pėr kėtė ne po mundohemi ta bindim Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara qė tė mbėshtesin planin e Ahtisarit dhe po parashtrojmė shpjegimet tona sepse ky plan ėshtė i arsyeshėm dhe se ky plan do tė vendoste paqen”, ka theksuar Bush.

IP
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-06-07, 18:18   #53
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Cilat janė tri datat e qershorit qė mund tė ndodhė votimi pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit

Prishtinė, 4 qershor - Gjatė muajit qershor tri janė afatet kohore kur mund tė hidhet nė votim draftrezouta pėr Kosovėn. Duke iu referuar burimeve diplomatike perėndimore gazeta nė numrin e sotėm "Zėri" shkruan se afati i parė dhe me gjasė mė optimisti ėshtė ai i 6 qershorit, ndonėse kjo datė ngėrthen rreziqe qė kanė tė bėjnė me reagimin e Moskės. Afati i dytė qė pėrmendet nė qarqet diplomatike ėshtė ai ndėrmjet 11 e 13 qershorit, qė do tė thotė vetėm disa ditė pas takimit tė G8 nė Gjermani. Ndėrkaq, afati i tretė, sipas gazetės, pėr votimin e draftrezolutės nė Kėshillin e Siguriit do tė nisė mė 25 qershor pėr tė pėrfunduar mė 29 qershor. Aafati i fundit lidhet me ditėn e fundit tė presidencės belge nė Kėshillin e Sigurimit dhe ditėn e fundit tė presidencėn gjermane me Bashkimin e Evropian.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-06-07, 18:32   #54
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Merkel: Dita e vendimit pėr Kosovėn sa vjen e po afrohet

Hamburg, 4 qershor - Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Kosova mund tė jetė njė nga temat kryesore nė sferėn e politikės sė jashtme nė Heiligendamm. "Duhet biseduar pėr tė gjetur hapėsirat e mundshme tė veprimit", ka thėnė Merkel pėr revistėn "Shpigel", duke vėnė nė dukje se qendrimi i Rusisė ėshtė i kundėrt jo vetėm me atė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, por edhe tė Bashkimit Evropian. Kancelarja gjermane, e cila vazhdimisht mė parė ka theksuar se Kosova do tė jetė njė nga provat kryesore tė politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian ėshtė e interesuar qė kjo ēėshtje tė zgjidhet sa mė shpejt: "Unė besoj se duhet tė nxitojmė e sė shpejti tė marrim njė vendim". Merkel tha mė tej se vendimi nuk duhet tė merret medoemos nė Heiligendamm, por shtoi: "Dita e vendimit sa vjen e po afrohet".
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-06-07, 18:32   #55
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bler shpreson tė arrihet njė kompromis pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit

Berlin, 4 qershor - Kryeministri britanik Toni Bler shpreson se do tė arrihet njė kompromis pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit. "Ėshtė njė diskutim qė po e zhvillojmė shumė intensivisht me partnerėt e Kėshillit tė Sigurimit dhe na duhet ta zgjidhim atė me njė gradė konsensusi. Prandaj nuk dua tė diskutoj qė tani pėr mundėsinė e vetos sė (Rusisė), pėrsa kohė qė kjo nuk ndodh e shpresoj se nuk do tė vijė puna deri aty", tha Bler pak para takimit dypalėsh me kancelaren gjermane Angela Merkel mbrėmė nė Berlin.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-06-07, 18:33   #56

Vjetėr 04-06-07, 18:35   #57

Diplomatėt paralajmėrojnė se kah mesi i javės mund tė hidhet nė votim rezoluta pėr Kosovėn

Uashington, 4 qershor Diplomatė tė ndryshėm kanė paralajmėruar se kah mesi i kėsaj jave Rezoluta pėr pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn do tė mund tė hidhet pėr votim. Rusia vazhdon tė kundėrshtojė drafin e paraqitur nga SHBA tė dhe shtetet evropiane edhe pas zbutjes sė tekstit tė saj. Ndėrkohė analisti serb nė Uashington Obrad Kesiq ka thėnė se java e ardhshme do tė jetė vendimtare pėr sqarimin e pozicionit amerikan, pėrkatėsisht nėse Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė vendosė ta vėrė nė votim rezolutėn e re, ose do tė ketė tė tjera shtyrje. Sipas tij shumė gjėra do tė varen nga takimi i Presidentit amerikan Xhorxh Bush me prsidentin rus Vladimir Putin nė samitin e G8 qė do tė mbahet prej 6 8 qershor.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-06-07, 02:26   #58
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sarkozi thotė se liderėt e G8 nuk janė dakorduar rreth njė kompromisi pėr Kosovėn

Hajligendam, 8 qershor - Presidenti i Francės Nikola Sarkozi tha se liderėt e G8 ende nuk janė dakorduar rreth propozimit francez pėr njė kompromis lidhur me tė ardhmen e Kosovės. "Pėr momentin ende nuk ėshtė arritur pėrparimi i domosdoshėm", u tha Sarkozi gazetarėve pas takimit me Presidentin e SHBA, Xhorxh Bush. Sarkozi tha se kėshilltarėt e shefave tė shteteve G 8 dhe drejtorėt e ministrive tė jashtme, mbrėmė deri vonė kanė diskutuar pėr Kosovėn, por ende nuk kanė bėrė ndonjė progres. Ai gjithashtu tha se Rusia mbrėmė nuk ėshtė dakorduar me propozimin. Sarkozy dje u kishte propozuar vendeve tė G8 edhe 6 muaj tė tjerė pėr tė shqyrtuar statusin e Kosovės. "Propozimi im ėshtė qė mė sė pari Presidenti rus Vladimir Putin do tė duhej tė pranonte se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme", tha Sarkozi. Ndėrkohė ka shtuar ai, "pas gjashtė muajsh ose Prishtina dhe Beogradi do tė kenė gjetur njė zgjidhje mė tė mirė, ose do tė duhej tė zbatohej ajo qė ėshtė propozuar nga Ahtisari".
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-06-07, 02:30   #59
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ekipi i Unitetit shqetėsohet nga propozimi francez, kėrkon pėrshpejtimin e pavarėsimit

Prishtinė, 8 qershor Anėtarėt e Ekipit tė Unitetit, tė prirė nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe disa shefa tė zyreve diplomatike hodhėn poshtė mundėsinė e shtyrjes sė statusit duke theksuar se e gjitha ėshtė vetėm njė keqinterpretim.

Presidenti francez Nikolla Sarkozi, i propozoi dje G 8 ės, gjatė samitit qė po mbahet nė Gjermani, qė zgjidhja pėr statusin e Kosovės mund tė shtyhet pėr gjashtė muaj, nėse Presidenti rus Vladimir Putin, jep garancione se e pranon pavarėsinė nė pėrfundim tė kėtij afati.

Por, ky deklarim dhe pohimet nga media prestigjioze botėrore se ėshtė arritur njė pajtim i tillė nga vendet e G 8 ės, ka shkaktuar shqetėsim serioz, i cili ėshtė pasuar me mbledhjen e jashtėzakonshme tė Ekipit tė Unitetit nė prani tė pėrfaqėsuesve tė disa zyreve ndėrkombėtare dhe tė shefit tė UNMIK ut.

Anėtarėt e Ekipit e kanė shprehur shqetėsimin e tyre duke kėrkuar reagimin edhe mė tė shpejtė tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr miratimin e njė rezolute pėr Kosovėn duke iu pėrmbajtur pakos sė Ahtisarit, nė tė kundėrtėn do tė veprojnė vetė pėr shpalljen e pavarėsisė.

Shtyrjen e mundshme tė statusit e kanė paralajmėruar si kėrcėnim tė legjitimitetit tė udhėheqėsve aktualė dhe tė besimit ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare.

Ata pohuan se nė ditėt nė vijim do tė shqyrtojnė mėnyrėn se si do tė veprohet mė tutje, duke e lėnė tė hapur mundėsinė qė nė koordinimin me SHBA tė dhe vendet e BE sė ta bėjnė shpalljen e pavarėsisė edhe pa rezolutė nga Kėshilli i Sigurimit.

"Nė bazė tė informacioneve qė kemi nuk ėshtė arritur ndonjė marrėveshje brenda G 8, qė ka tė bėjė me kėtė materie dhe kjo rezulton nga informacionet e para qė kemi. Ne shprehim qėndrimin tonė tė qartė se jemi tė interesuar dhe angazhohemi qė tė shkojė sa mė shpejtė ēėshtja e nxjerrjes sė rezolutės pėr Kosovėn nė KS pėr mbėshtetje tė propozimit tė Ahtisarit", tha Presidenti Sejdiu.

Ai vuri nė dukje se Kosova ėshtė gatshme ta fillojė jetėn si njė shtet i pavarur. "Pėr ne ėshtė me rėndėsi kjo pėrgjigje dhe ne jemi tė gatshėm qė tė startojmė si shtet edhe nė kuptimin e mbėshtetjes sė bashkėsisė ndėrkombėtare", tha Sejdiu.

Ndėrsa, kryeministri Ēeku tha se shtyrja e vendimit pėr statusin e Kosovės, do t'ia humbė legjitimitetin tė zgjedhurve dhe po ashtu besimin nė faktorin ndėrkombėtar.

"Ēdo shtyrje ėshtė rritje e frustrimeve dhe humbje e legjitimitetit edhe tė lidershipit kosovar, por edhe humbje e besimit tė faktorit ndėrkombėtar. Ēdo shtyrje ėshtė edhe e dėmshme edhe pėr qytetarėt e Kosovės. Ne duhet tė lėvizim dhe i bėjmė thirrje edhe faktorit ndėrkombėtar pėr nxjerrjen e rezolutės sė re nėse, jo ne do tė shkojmė rrugės sonė", tha Ēeku.

Por, ai tha se megjithėkėtė e kanė konfirmimin se procesi do tė vazhdojė, "me dinamikėn e paraparė dhe nuk do tė ketė rėnie tė intensitetit tė pėrpjekjeve diplomatike pėr nxjerrjen e shpejtė tė njė rezolute nė OKB".

Ndėrkaq, Hashim Thaēi pėr herė tė parė ėshtė shprehur i pasigurt, nė raport me premtimet e dhėna kohė mė parė se pavarėsia do tė njihej shumė shpejt. Ai tha se gjėrat kanė shkuar nė atė drejtim qė nuk mund tė sillen mė me komoditet, pasi janė komplikuar dhe kjo ėshtė shqetėsuese. "Ne e dimė se SHBA tė dhe bashkėsia evropiane mbėshtesin propozimin e Ahtisarit pėr pavarėsi, prandaj ne ende nuk kemi qėndrim zyrtar nga G 8 pėr qėndrimin e tyre pėrfundimtar. Ne ftojmė Presidentin Bush, BE nė, por edhe OKB nė qė tė mos i bashkėngjiten ideve pėr shtyrje, por ta fuqizojnė qėndrimin e tyre nė propozimin e Ahtisarit pėr nxjerrjen e rezolutės", tha Thaēi.

Ndėrkaq, Veton Surroi, tha se ėshtė qėndrim i pėrbashkėt se pavarėsisht kėrcėnimit me veto, "kėrkojmė nga shtetet sponsoruese qė kjo rezolutė tė vihet nė rend tė ditės nė Kėshillin e Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara". "Kosova nuk mund tė mbetet peng i kėrcėnimit me veto e as i ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me marrėdhėniet bilaterale ose marrėdhėniet mes shteteve tė fuqishme. Ky ėshtė njė rast sui generis qė kėrkon zgjidhjen e vet. Zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės ėshtė njėherėsh pjesė e bashkimit tė popujve tė lirė tė Evropės. Ata qė janė sot kundėr pavarėsisė sė Kosovės janė edhe nė fakt kundėrshtarė tė bashkimit tė popujve tė lirė tė Evropės", tha Surroi.

I pyetur nėse Kosova do ta shpall njėanshėm pavarėsinė, tha se nuk ka shpallje bilaterale. "Ēdo popull e shpall pavarėsinė vetvetiu. Kosova e ka tė drejtėn tė shpallė pavarėsinė, kėtė mund ta bėjė nė njė proces partneriteti dhe kjo ėshtė njė e drejtė e rezervuar e qytetarėve tė Kosovės, e kėtij populli, pėrfaqėsuese tė sė cilėve jemi ne", tha ai.

Shefi i Zyrės franceze nė Prishtinė, Tieri Rejnhard, pas takimit mė Ekipin e Unitetit tha se Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka propozuar shtyrjen e statusit tė Kosovės pėr njė periudhė gjashtėmujore, si njė mėnyrė pėr tė evituar pėrdorimin e tė drejtės sė vetos nga Rusia. Ai tha se deklarata e presidentit Sarkozi pėr shtyrjen e vendimit pėr status ėshtė keqinterpretuar nga mediat ndėrkombėtare. Por, ai rikonfirmoi qėndrimin e Parisit se Franca mbėshtet pavarėsinė e Kosovės, por se njė gjė e tillė "tani pėr tani nuk mund tė ndodhė nė Kėshillin e Sigurimit".

Rejnhard pohoi se ky propozim i presidentit Sarkozi, njėherit ėshtė edhe deklarimi i parė publik nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės. Rejnhard tha se ideja e Sarkozisė nuk ka gjetur mbėshtetjen e vendeve nė samitin e G 8 ės, prandaj ende nuk ėshtė marrė asnjė vendim pėr shtyrjen e kėtij vendimi.

Edhe shefi i Zyrės Britanike nė Prishtinė, Dejvid Blant, nėpėrmjet njė deklarate pėr media, hodhi poshtė njoftimet se ėshtė arritur ndonjė marrėveshje pėr shtyrjen e statusit tė Kosovės, nė samitin e G 8. "Ka shumė spekulime nė media rreth takimit tė G 8 shit pėr Kosovėn. Deri nė kėtė moment nuk ka asnjė marrėveshje lidhur me kėtė ēėshtje, duke pėrfshirė edhe spekulimet rreth shtyrjes tė raportuar nėpėr media", thotė Blant, derisa inkurajon tė gjithė tė ta presin pėrfundimin e Samitit. "Nė ndėrkohė aktiviteti i dendur diplomatik vazhdon nė kryeqytetet kyē dhe nė Nju Jork, duke pėrfshirė diskutimet rreth projekt rezolutės tė bazuar nė planin e presidentit Ahtisari", thotė Blant.

Tė njėjtėn gjė e ka konfirmuar edhe shefi i UNMIK ut, Joakim Ryker, pas takimit me Ekipin e Unitetit. "Sa i pėrket Kosovės, unė kėtė mėngjes kam parė nėpėr media disa shkrime, por unė them se nuk ka pas asnjė marrėveshje pėr shtyrje dhe nė pėrgjithėsi nuk ka marrėveshje pėr Kosovėn", tha Ryker, duke shtuar se duhet pritur pėrfundimet qė do tė dalin sot pasdite nga samiti nė Gjermani. Ai nuk pranoi ta komentojė propozimin e presidentit francez z.Sarkozi, pėr shtyrje tė mundshme gashtėmujore tė statusit tė Kosovės.

"Unė do t'ju inkurajoja juve qė ta shikoni shumė mė kujdes se ēfarė ai ka thėnė, sepse ai ka thėnė shumė pėr procesin. Unė mendoj se shumė nga deklaratat janė nxjerrė nga konteksti, prandaj ju kisha lutur tė shikoni pikėn kryesore, atė se nuk ka marrėveshje", tha ai duke paralajmėruar arritjen e njė zgjidhjeje.

"Zgjidhja do tė gjendet dhe qytetarėt do tė jenė tė kėnaqur mė atė zgjidhje. Nuk ka marrėveshje dhe unė nuk dua tė spekulojė pėr gjėra tė tjera, nuk ka marrėveshje pėr shtyrje...", tha Ryker, duke e pėrsėritur disa herė kėtė deklarim.

Zyra amerikane ishte e para qė sot reagoi publikisht duke pėrgėnjeshtuar lajmet nė media pėr gjoja arritjen e njė marrėveshje nė samitin e G 8 ės, pėr shtyrjen e vendimit pėr statusin e Kosovės.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-06-07, 02:31   #60
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Presidenti Bush nė takimin me homologun e tij rus Putin kanė biseduar edhe pėr Kosovėn

Uashington, 8 qershor Nė konferencėn pėr shtyp, transkriptin e tė cilit e publikoi Shtėpia e Bardhė, Presidenti Bush nė takimin me presidentin rus Vladimir Putin kishin biseduar pėr Kosovėn dhe me atė ai kishte shfaqur shqetėsimet e thella. "Por edhe ne i kemi shqetėsimet tona rreth Kosovės", tha Presidenti amerikan. "Ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn ne duhet tė vazhdojmė tė bisedojmė. Ne besojmė se duhet tė lėvizim pėrpara planin e Ahtisarit nė Kombet e Bashkuara, ndėrsa Putin ka rezervat e tij", ka thėnė Presidenti Bush. Nė anėn tjetėr, Kėshilltari pėr Siguri Kombėtare, Stiven Hadli ka thėnė se edhe nė takimin e Presidentit Bush me kancelaren gjermane, Angela Merkel, njė pjesė e konsiderueshme e bisedės i ėshtė kushtuar Kosovės. Kryekėshilltari Hadli u ndal edhe njėherė nė planin e Ahtisarit, pėr tė cilin tha se ėshtė punuar mbi njė vit dhe tė cilin bashkėsia ndėrkombėtare mbėshtet si rrugė tė ecjes pėrpara. Ai ka shtuar se propozimi ekzistues para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė do ta shpie planin e Ahtisarit pėrpara, njė plan ky qė kėrkon njė pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn, tha kryekėshilltari i Presidentit amerikan, duke shtuar se ekzistonte njė koncensus mjaft i madh qė ky plan ishte i vetmi i mundshėm pėr ecje pėrpara. "E dimė se Rusia ka rezervat e veta, pėr te edhe kemi njė sėrė bisedash qė po vazhdojnė qoftė pėrmes ministrave tė jashtme tė dy vendeve ashtu edhe nė Nju Jork rreth rezolutės qė ndodhet para Kėshillit tė Sigurimt nė mėnyrė qė tė ngushtojmė kėto dallime. Ky proces po vazhdon edhe nė samitin e G8", tha Kėshilltari amerikan pėr Siguri Kombėtare, Stiven Hadli.

Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.