Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-09-12, 20:17   #46
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-09-12, 20:24   #47
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-12, 17:10   #48
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-12, 17:11   #49
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-01-13, 16:49   #50
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

U pėrkujtuan viktimat e masakrės sė Reēakut


http://www.youtube.com/watch?v=px4MI...ature=youtu.be
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-03-13, 13:43   #51
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Gratė e dhunuara, tė lėna pas dore





“Pėr afro 3 orė mė dhunuan dy ushtarė serbė”, kėshtu e nis rrėfimin e saj, gruaja e dhunuar gjatė luftės sė fundit nė Kosovė. Rasti i kishte ndodhur nė rrethinėn e Prishtinės, pasi qė ishte dėbuar nga vendlindja e saj, nga Drenica. Ajo edhe pas 14 viteve, ende nuk ka arritur tė harrojė atė qė kishte pėrjetuar. Pasojat e asaj nate e kanė bėrė qė tani tė jetė nėn ndikimin e barnave, dhe terapive tė shumta. Tė gjitha kėto terapi dhe barna, asaj i kushtojnė shumė shtrenjtė. Pasi qė ėshtė e papunė, ajo ēfarė kėrkon tani ėshtė qė t’i njihet statusi si viktimė e dhunės gjatė luftės, dhe tė jetė nėn mbrojtjen e shtetit.

“Asgjė nuk po kėrkoj vetėm tė mė njihet statusi si viktimė e dhunės, dhe tė mė mbajė shteti. Sė paku terapitė dhe barnat t’i kem falas, sepse nuk kam se nga t’i marr tė hollat pėr t’i paguar. Unė nuk mund tė punoj, pasi qė kam mbetur me trauma, nga ajo natė”, thotė viktima e moshės rreth tė 40-ve.

Gratė e dhunuara, pėrmes shoqatave tė ndryshme, disa herė kishin kėrkuar qė t’u njihet statusi si viktima tė dhunuara gjatė luftės, mirėpo kjo ende nuk ka ndodhur, dhe se ato vazhdojnė tė jenė pa mbrojtje institucionale.

Pėrveē problemit tė dhunimit, kjo grua ka edhe njė problem tjetėr. Ajo edhe pas 14 viteve ende nuk ka arritur t’i tregojė familjes sė saj pėr rastin qė i ka ndodhur. “Kam bėrė gabim qė nė fillim nuk iu kam treguar qė mė kanė dhunuar, tash ėshtė shumė vonė, edhe po t’iu tregoj nuk do tė ndryshojė asgjė, e ē’ėshtė mė e keqja nuk e di a do tė mė besonin, kanė kaluar shumė vite, edhe pse pėr mua do tė vdes dhe nuk do ta harroj”, shprehet viktima.

Ajo gjithashtu thekson se do tė ndihet shumė mė e lumtur po ta kishin mbytur, e tė mos jetonte me kėtė vuajtje.

“Vdekja kishte me qenė shumė mė e mirė, se sa qė mė kanė lėnė kėshtu. Kjo ėshtė mė e tmerrshme, ma kanė marrė lumturinė, gėzimin, nuk di se ēfarė ėshtė tė jetosh pa vuajtje”, thotė viktima.

40-vjeēarja e cila tani i ka tre fėmijė dhe jeton me familjen e saj, ajo nuk ka aspak optimizėm pėr jetė. E ndėr tė tjera nuk dėshiron qė familja e saj ta shoh si barrė, pėr ta mbajtur.

“Nuk dua qė tė mė mbajnė vetėm pse jam e dhunuar, ka shumė paragjykime, pėr kėtė edhe kėrkoj pėrkujdesje nga shteti”, thotė nė fund viktima, shkruan “Zėri”.

Ndėrsa nga Qendra pėr Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave, Sebahate Pacolli, ka thėnė se ka shumė gra qė janė tė dhunuara, mirėpo hezitojnė qė ta thonė atė. Kjo ndodh pėr arsye se gjykohen nga shoqėria dhe nuk pėrkrahen nga familja.

“Ne kemi shumė gra qė bėjnė terapi nė qendrėn tonė, jemi munduar qė t’i pėrkrahim nė forma tė ndryshme, sepse janė shumė tė lėna pas dore. Ajo ēfarė na mungon ėshtė financimi, si pėr terapi, si pėr barna. Nuk kemi pėrkrahje nga institucionet e vendit pėr kėto gra. Ministria e Integrimeve Evropiane na ka pėrkrahur me njė kampanjė qė ėshtė mbajtur vitin e kaluar, e qė ka pasur synim vetėdijesimin e shoqėrisė, mė kėtė kategori tė grave. Ndėrsa nga Ministria e Shėndetėsisė kemi kėrkuar qė barnat qė i pėrdorin gratė e dhunuara, t’i kenė falas, mirėpo ende nuk ka ndodhur njė ndihmė nga ana e tyre”, ka thėnė Pacolli.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-03-13, 20:45   #52
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Po, ka pas gra te dhunuara ! Por historia e tyre nuk duhet bere publike per ēdo jave !
Nese ato gra deshirojn te gjejn nje jete te qet, duhet te mos i besojn ēdo "gazetari", duke ua risjellur ne mend kete trishtim edhe qindra e ndoshta edhe mijera grave tjera !

Kjo eshte nje tragjedi qe duhet, munduar, te sherohen plaget e saja ne privatesin dhe sekretin me absolut !
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-13, 17:37   #53
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Shėnohet 14 vjetori i ”Eksodi 99”







Prishtinė, 15.04.2013

Sot shėnohet 14-vjetori i ”Eksodit 99”, kur forcat ushtarake, policore e paramilitare sėrbe, dėbuan masovikisht nga trojat e tyre popullaten shqiptare nga mbarė Kosova, duke ushtruar dhunė ēnjerzore mbi ta.

Manifestimi fillon nga Mitrovica dhe pėrfundon nė mbrėmje nė fshatin Xėrxė tė Rahovecit. Pjesėmarrėsit do tė bėjnė homazhe nė varrezat e dėshmorėve nė mbarė vendin tonė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-04-13, 04:46   #54
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Shėnohet 14 vjetori i ”Eksodi 99”







Prishtinė, 15.04.2013

Sot shėnohet 14-vjetori i ”Eksodit 99”, kur forcat ushtarake, policore e paramilitare sėrbe, dėbuan masovikisht nga trojat e tyre popullaten shqiptare nga mbarė Kosova, duke ushtruar dhunė ēnjerzore mbi ta.

Manifestimi fillon nga Mitrovica dhe pėrfundon nė mbrėmje nė fshatin Xėrxė tė Rahovecit. Pjesėmarrėsit do tė bėjnė homazhe nė varrezat e dėshmorėve nė mbarė vendin tonė.
Ky nuk eshte "eksod" po "deportim" i popullit(e jo popullates) shqiptar nga gjithe Kosova. Del sheshit se vetefundosja nuk eshte e pranishme ne kete manifestim perkujtimor te gjenocidit(zhdukja me paramendim i nje populli te tere) nga barbaret ardhacak nga kaukazi jugor(mal dhe lum ne Azine qendrore; ndan Evropen nga Azia).
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-04-13, 06:16   #55
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh Shiko postimin
Po, ka pas gra te dhunuara ! Por historia e tyre nuk duhet bere publike per ēdo jave !
Nese ato gra deshirojn te gjejn nje jete te qet, duhet te mos i besojn ēdo "gazetari", duke ua risjellur ne mend kete trishtim edhe qindra e ndoshta edhe mijera grave tjera !

Kjo eshte nje tragjedi qe duhet, munduar, te sherohen plaget e saja ne privatesin dhe sekretin me absolut !
Mbi 2 mije gra shqiptare kane qene te dhunuara nga paramilitaret e nikoliēit(kryetarit serb) te cilit, disa vende humanitare te evropes perendimore, po ia lemojne leshin e po ia lepijne by...po ia pergatisin diskursin e po e fusin ne seline e OKB-se per me denoncue "te gjitha te padrejtat qe gjykatat nderkombetare" ia paskane ba serbise.
Te njejtat gjelbesira "humaniste" e kane pas spastrue terrenin ne Kosoven veriore nga ēdo "element shqiptar", jau kane plaēkit token, shtepine dhe te gjitha te mirat tjera 12 familjeve shqiptare te pjeses veriore te Mitrovices, e jau kane dhane si shperblim ēetnikve te nikoliēit.

Nje krim i tille nuk duhet te heshtet po duhet te denoncohet e te gjykohet nga gjykatat vendore te shtetit te Kosoves e jo nga unmika(mikat e serbise) as nga euleshat qe ia lepijne by... nikoliēit, siē u saktesue pak ma nalt ne kete reagim shume te bute te fshatarit.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-04-13, 10:48   #56
Kaqanikasja
 
Avatari i Kaqanikasja
 
Anėtarėsuar: 06-04-09
Vendndodhja: ne nje vend qe gjithmon kam deshire te jem
Postime: 9,533
Kaqanikasja i pazėvėndėsueshėmKaqanikasja i pazėvėndėsueshėmKaqanikasja i pazėvėndėsueshėmKaqanikasja i pazėvėndėsueshėmKaqanikasja i pazėvėndėsueshėmKaqanikasja i pazėvėndėsueshėmKaqanikasja i pazėvėndėsueshėmKaqanikasja i pazėvėndėsueshėmKaqanikasja i pazėvėndėsueshėmKaqanikasja i pazėvėndėsueshėmKaqanikasja i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kaqanikasja Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Kaqanikasja Send a message via Skype™ to Kaqanikasja
Gabim Titulli: Mos harro historinė



jane gjera qe i kam perjetu i kam pa ma sy te mi sa femiaj eshte gjuajt se skan mundur ti mbajne ne duar o zot mos ja bjer kujt ta perjetoj kete mos ti harrojme
__________________
Secilėn vepėr tėnde kryeje si tė ishte fjala pėr veprėn e fundit Jetėsore..
Kaqanikasja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-13, 15:53   #57
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Kujtime nga Fėmijėria e Rinia e Ibrahim Rugovės
29
09, 2008


Tmerret e brigadave partizane nė Istog
Pas Luftės sė Dytė Botėrore familja jonė e madhe doli me katėr burra tė vrarė e tė zhdukur: Ibish Sadri Elezi, i vrarė mė 1941 nė Dobrushė, Xhemė Sadria i vrarė nė luftėrat e rugovasve me malazezė te Livadhet e Gjakut, nė kufi me Malin e Zi, e Rrustė Sadria me tė birin Ukėn ( babai i presidentit Rugova) ishin arrestuar nė janar tė vitit 1945 dhe ishin zhdukur pa gjurmė.
Nga Rrustem Rugova

Atmosfera nė familje nė ato kohė tė rėnda, si na e kanė kujtuar shpeshherė nėnat tona, ishte tejet e zymtė kur kishin depėrtuar kėndej brigadat partizane dhe komunistėt serbė, malazezė e shqiptar e kishin vendosur pushtetin edhe nė Komunėn e Istogut, qė atėherė administrativisht ishte nė rangun e njė rrethi. Tė themi se Kosova atėherė ishte e organizuar nė shtatė rrethe me mė shumė komuna brenda tyre. Ishte Rrethi i Prishtinės, Drenicės, Llapit, Anamoravės, Gjakovės, Prizrenit dhe ai i Istogut. Qendra e Rrethit tė Istogut atėherė ishte vendosur nė Gurrakoc, ndėrkaq, burgjet e OZN-ės ishin nė Istog, Dubravė dhe nė Gurrakoc.

Arrestimet e para tė shqiptarėve mė tė njohur tė Komunės sė Istogut

Si nė gjithė Kosovėn, edhe nė Istog nė fund tė vjeshtės sė vitit 1944 kishin filluar tė depėrtonin brigadat partizane, sė pari kėndej kanė depėrtuar partizanėt e Shqipėrisė. Axha Ali mė ka treguar se ato ditė dhjetori nė odėn tone qenka vendosur shtabi I njė brigade tė tillė partizanėsh nga Shqipėria, nė krye tė tė cilitpaska qenė njė far Skėnder Kosova. Aliu atėherė ka qenė 16-17 vjeēar, por si i kujtohet, mbrėmjeve ai paska biseduar gjerė e gjatė mė Rrustė Rugovėn, qė ka qenė njeri i lėvizjeve tė shqiptarėve tė armatosur, njė nėn udhėheqės i vullnetarėve shqiptar qė kanė mbrojtur kufijtė veriperėndimor tė Kosovės me malin e Zi e Serbinė. Aliu thotė se Skėnderi vazhdimisht kishte bėrė pėrpjekje pėr ta bindur Rrustėn dhe gjithė popullatėn shqiptare pėr t’ ju bashkuar brigadave partizane, sepse partizanėt, sipas tij, kishin bėrė luftė tė drejtė kundėr fashizmit, se kishin lidhur besė pėr bashkim – vėllazėrim me serbėt dhe malazeztė, se po vinte kohė e re, se partizanėt me ndihmėn e anglo-amerikanėve e kanė fituar luftėn, etj. Rrusta vazhdimisht i paska thėnė Skėnderit, se herė do kurdo, serbėt do t’ ju tradhtojnė dhe shqiptarėt e Kosovės nuk ua kanė besėn atyre.Mė nė fund Rrusta me Skėnderin kishin bėrė njė marrėveshje, qė t’ ia japė njė mashkull nė brigadėn e tij. Skėnderi qenka ngritur dhe i ka shikuar radhazi meshkujt e familjes Rugova dhe syri iu paska ndalė te Aliu i ri. Rrusta e paska lutur qė t’ia ruaj djalin. Axha Ali mė ka thėnė se Skėnderi vazhdimisht e kishte mbajtur pranė vetes, nė shtab tė brigadės, gjithnjė nga ka marshuar kjo brigade shqiptare, prej Istogut e deri nė Vishegrad tė lumi drina qė ndaj tash Serbinė nga Bosnja e Hercegovina. Edhe djali i madh i Rrustės, Shabani ( babai im) qė e ka shoqėruar dhe pėrcjellė babin e vet gjatė luftėrave mbrojtėse nė Rugovė e nė kufi me malin e Zi, si thuhet, pėr tė shpėtuar, me sugjerimet e atij komandanti partizanėsh shqiptarė, si edhe shumė djem tė tjerė shqiptar , ishte angazhuar nė Brigadėn e njohur partizane tė Malė Sadikut. Nė familje tani kishin mbetur tre vėllezėr, Rrusta, Beka e Azemi. Kur janė tėrhequr brigadat partizane tė Shqipėrisė, dhe kėndej kanė depėrtuar brigadat partizane tė Malit tė Zi ( Brigada e Bokės) dhe ato tė Serbisė, tė cilat nė fshatin Cerrcė, nė Istog dhe nė vende tjera kishin vu njė pushtet tė ri, rrethi i zi ndaj familjeve tė mėdha shqiptare, me traditė e tradicionalisht luftarake kundėr pushtuesve, sa vinte e ngushtohej. Arrestimet e para, si kudo tjetėr nė Kosovė, edhe Rrethin e Istogut komunistėt i filluan nė janar tė vitit 1945. Diku rreth datės 6 janar tė atij viti, nė shtėpinė tone nė Cerrcė njė Brigadė partizane-malazeze, me njė komandant hipur nė kalė, si kujtojnė familjarėt, e ka arrestuar kreun e familjes, Rrustė Rugovėn. Rrusta atėherė ka qenė 67 vjeēar.

Flijimi i Rrustė Rugovės nė mbrojtje tė familjes

Ka qenė njė burrė i gjatė me njė veshje tradicionale rugovase. Tė thuash se ėshtė vetė dorėzuar, si ka thėnė, pėr ta shpėtuar familjen e vet tė madhe. Ėshtė vetė dorėzuar pėr faktin se burrat e tjerė tė fshatit, si ishte Halil Hasani, e ndonjė tjetėr, ia kishin bėrė me dije se do tė arrestohet, se qenka bėrė nė atė kohė njė regjistėr prej nja 70 emrash shqiptarėsh qė do tė eliminoheshin, nė mesin e tyre ishin bajraktari i Gashit, nga Uēa, Col Bajraktari, ish prefekti i Pejės, Bajram Gashi, poashtu me prejardhje nga Uēa, trimi Ramė Alia, Uēė, Ramė Ali Bajramaj, etj. Po atė ditė kur ėshtė arrestuar gjyshi jonė, Rrusta, djali i tij i vogėl, Uka, 27 vjeēar, nuk paska qėlluar aty, por nė ndėrkohė ėshtė kthyer nė shtėpi dhe kur paska marrė vesh arrestimin e babait, paska shkuar pas tij nė Istog, me qėllim pėr ta ndihmuar. Nuk dihet se ēka ka pas ndėrmjet tij dhe krerėve tė OZN-ės atje. Por, mė nuk dihet asgjė pėr fatin e tyre. Babė e birė janė zhdukur pa gjurmė deri mė sot. Njė dėshmitar qė tashmė as ai nuk ėshtė ndėr tė gjallėt, qė po ashtu ka qenė i burgosur nė Kullėn e Popit nė Istog, njė improvizim i burgut, mė ka deklaruar nė vitin 1996 se Rrustėn e Ukėn i kanė nxjerrė nga kjo shtėpi, bashkė me shumė burra tė tjerė, njė natė janari, aty rreth datės 10 janar ( kėtė datė nė deklarimet e veta e ka fiksuar edhe i ndjeri Ibrahim Rugova). Rrustės i ėshtė gjetur njė gjurmė, njė shenjė e veshjes sė tij ėshtė gjetur ditė mė vonė nė grykėn e pėrroit tė Bollovanit, afėrsisht te Zabeli i Sadik Rexhės. Dėshmitarėt kanė treguar se aty, ushtria italiane paska pas hapur do istikame dhe nė to pastaj OZN-a dhe grupet e pushkatimeve, kanė pushkatuar aty shqiptarėt nga Rrethi i Istogut dhe disa sish edhe nga Rrethi i Drenicės. Por pėr Ukėn sot e kėsaj dite nuk ėshtė gjetur asnjė gjurmė. Malet ishin mbushur me grupe tė armatosura shqiptarėsh kryengritės Ekzistojnė disa variante pėr vendin e vrasjes dhe zhdukjes sė tij. Tė gjitha kėto variante pėrmblidhen nė faktin se atė e kanė dėrguar andej kah Burgu i tashėm i Dubravės, nė drejtim tė Mitrovicės dhe ose e kanė zhdukur nė pyjet e atėhershme tė Dubravės, ose dikund kah Pėrroi i Keq, nė vend i izoluar nė rrugėn magjistrale Pejė-Mitrovicė tash nė Komunėn e Skenderajt.

Malet e mbushura me kryengritės shqiptarė

Ai dimėr thuhet se kishte qenė me shumė borė e acar, dimėr i rėndė. Brigadat partizane kishin lėvizur gjithkah. Ndėrkohė kishte plasur edhe kryengritj shqiptare e Shaban Polluzhės nė Drenicė. Nė malet e Istogut kishin vepruar grupe shqiptarėsh tė armatosur, si ishte grupi i Bajram Gashit e Ramė Alisė, nga Uēa, ai i Bardh Isufit nga Orroberda, Nue Pėrlleshit nga Lugu i Drinit Tal Kurteshit nga Isogu, Feriz Bojės nga Kėrnica e Klinės, etj. Po ashtu nė kėto male ishin arratisur edhe disa familje tė mėdha shqiptare, si ishte aje Sadik Rexhės sė Istogut.Pra, gjendja ishte e rėndė. Ibrahim Rugova atėherė s’kishte mė shumė sedy-tre muaj ( Rugova u lind mė 2 dhjetor tė vitit 1944). Lajmet pėr kėto tmerre atėherė sigurisht se kanė ardhur tėrthorazi, nga goja nė gojė, nga veshi nė vesh. Si mė kanė thėnė dėshmitarėt, lajmet vinin edhe ashtu si nuk ishin, zi e mė zi, me qėllim qė tė pėrhapej kjo propagandė, pėr ta tmerruar popullin e pambrojtur. Tmerret mė tė mėdha kanė ndodhur nė Llugė tė Xhamisė sė Istogut, afėr truallit tė tashėm tė motelit “ Trofta “ nė Istog. Aty janė vrarė dhjetėra burra shqiptarė dhe janė varrosur nė dy varre tė pėrbashkėta, qė nuk janė hapur kurrė deri mė sot. Ibrahim Rugova atėherė kishte mbetur foshnje jetimė, vetėm me nėnėn, me bashkė familjarė dhe sidomos e kishte njė pėrkujdesje tė madhe nga dajat e tij, tė familjes sė Qerim Rugovės, nga Llukafci i Begut. Unė u linda mė 3 shtator tė vitit 1946, por mė vonė kam mėsuar se Ibra ishte rritur nė gjirin e ngrohtė tė nėnės sė tij, nėnės Sofė ( ka vdekur dhe ėshtė varrosur nė Prishtinė, mė 1996), nėn pėrkujdesjen e bashkė familjarėve dhe tė dajave, sidomos tė dajės Rrustem Qerim Rugova. Por, mbaj mend vitet e para tė 50-ta, kur ishim nė njė bashkėsi familjare, siē ishim bashkė nė atė bashkėsi deri nė vitin 1967.

Nė emėr tė tepricave bujqėsore, sakatoheshin ekonomikisht familjet e mėdha shqiptare

Nė ato vite familjes sonė i kishte ndodhur edhe diēka e keqe. Duke e trajtuar familje ballistėsh e kullake, ia kishin konfiskuar drithin dhe gjedhėt. Familja jonė e madhe kishte pasur shumė gjedhe, lopė e dele, shumė tokė nė fshatin Cerrcė dhe nė Rugovė, nė fshatin Malaj, nga e kemi prejardhjen, fisi Kelmend, nėn fisi Lajēi. Si mė kanė treguar mė vonė, nė fshat atėherė ishin formuar komisionet e ashtuquajtura pėr grumbullimin e tepricave bujqėsore. Ai komision caktonte se kush ēka ka pėr tė dorėzuar si tepricė ushqimore. Duhej tė dorėzohej sasi e caktuar drithi, gjedhėsh dhe bulmeti. Ai komision, thonė dėshmitarėt thonė se, punonte edhe me hile, dikujt mė shumė i merrte, e dikujt mė pak. Familjes sonė ia kanė gėrryer koshat e drithit, ia kanė marrė lopėt dhe delet dhe e kanė lėnė tė thuash me gishta nė gojė. Por, nė ditėt e vėshtira dallohet miku, thotė njė fjalė e urtė popullore. Familjen tonė, pėr ta pėrballuar kėtė mjerim, e kanė ndihmuar shokėt tanė nga Rugova e Pejės dhe miqtė e tjerė, ndėr ta edhe familja e madhe Boja e Kėrnicės sė Klinės. Kėto familje na kanė ndihmuar me bukė dhe gjedhe dhe kėshtu, mund tė thuhet se, nuk kemi pasur zi buke nė ato vite tė rėnda.

Si u vonua Ibra dy vjet pėr tė nisur klasėn e parė tė fillores nė Istog?

Duke mos dashur tė keqkuptohem para lexuesve, qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė qė tė them diēka mė shumė, ashtu si mė kujtohet fėmijėria dhe rinia e hershme e Ibrahim Rugovės, me tė cilin, si thashė, ishim njė gjeneratė nė shkollėn fillore e tė mesme dhe nė njė bashkėsi familjare deri nė vitin 1967. I rritur nė ato kohė tė rėnda, nė kohėn kur familjarėt ende kėrkonin eshtrat dhe varret e tė zhdukurve, kur pėr bacėn Ukė gjithnjė flitej se ėshtė gjallė, se do tė kthehet, ashtu si ishin ligjet atėherė, Rugova nuk e nisi klasėn e parė tė fillores nė moshėn e caktuar, shtatėvjeēare, por afėrsisht nė moshėn nėntėvjeēare. Kėshtu mė ra hise qė tė jem njė gjeneratė me tė, edhe pse isha afro dy vjet mė i ri. Mėsuesja e parė e tij ishte Mynavere Gucia, njė mėsuese e mirė dhe e urtė, e dashur pėr fėmijėt, motra e Ismet Gucisė, njė ekonomisti tė njohur, profesor i Universitetit nė Prishtinė, qė vdiq i ri nė fillim tė viteve ’80-ta.

Hasmėritė e rugovasve me malazeztė

Kur e filluam klasėn e parė tė shkollės fillore “ 17 Nėntori” nė Istog, nė vitin shkollor ‘53-‘54, ne ende nuk dinim gjė pėr tmerret qė u kishin ndodhur burrave shqiptarė pas hyrjes sė partizanėve komunistė nė Istog. Si copėza dinim vetėm atė qė na flitnin nėnat tona, se baca Ukė mund tė jetė gjallė dhe se do tė kthehej, burrat nuk flisnin gjė me ne. Unė, as nė moshėn tjetėr, kurrė me Ibrėn nuk e kam hapur ēėshtjen e zhdukjes sė babait tė tij. Kurrė, asnjėherė, pėr atė ēėshtje nuk kemi bėrė fjalė. Mė vinte keq, mė vinte rėndė qė ta hapnim atė temė. Por, ashtu si copėza kujtimesh, me kanė mbetur fjalėt qė na i pėshpėritnin nė vesh, sa herė qė kalonim rrugės pėr nė shkollė, afėr Llugės sė Xhamisė, njė vend ky tash nė jug tė oborrit tė motelit “Trofta”. Pėshpėritej, me zė tė vogėl, se – shumė njeriut ia ka hėngėr kokėn ajo llugė… Ne dėgjonim, por ishim shumė tė rinj qė tė dinim diēka mė shumė. Besa, njerėzia heshtnin dhe nuk flitnin gjė. Ishte kohė e heshtjes, heshtje varri, se ishin ato kohėt e rėnda tė fillimviteve ’50, kur pėr njė fjalė goje njerėzve u shkonte koka, ose merrnin dėnime tė rėnda burgu. Dua tė them se nė ato vite tė para shumė pak ėshtė folur pėr masakrat qė kishin bėrė partizanėt komunistė nė Istog dhe gjetiu anembanė Kosovės. Them edhe njė herė, nė familjen tonė vetėm dėgjonim fjalė se baca Ukė do tė kthehet njė ditė dhe me atė shpresė kemi jetuar deri vonė. Mė duket sikur sot kur shumė nėna, baballarė, vėllezėr e motra, ende i mban shpresa se tė zhdukurit e tyre gjatė luftės sė fundit, 1998-1999, do tė kthehen njė ditė...

Si u hasmėrua familja jonė me malazeztė

Nė shkollė shkonim nė atė objektin e vjetėr qė ėshtė pikėrisht afėr Kullės sė Popit, ku ka qenė burgu i OZN-ės. Nė oborrin e shkollės ka qenė njė bunar, atėherė pak i mbyllur, pak i hapur, si njė gropė. Por, mė vonė, kur nė vitet ’90 bėja hulumtime pėr librin tim “ Varret e pėrbashkėta - mizoritė serbe dhe qėndresa shqiptare nė Rrethin e Istogut”, nga dėshmitarėt pata mėsuar se edhe nė atė bunar xhelatėt kishin hedhur kufoma shqiptarėsh. Saktėsisht nuk dihet se sa kufoma janė hedhur aty, sepse ajo gropė, varrezė e pėrbashkėt, nuk ėshtė hapur kurrė. Pra, ne si fėmijė qė ishim, mė vonė mėsova, se paskemi lozur, tė gėzuar e ndonjėherė edhe tė hidhėruar, pikėrisht afėr burgut tė OZN-ės dhe pikėrisht afėr atij bunari, gropė, varrezė e pėrbashkėt, ku sigurisht ke mbetje mortore tė shqiptarėve tė vrarė e tė masakruar gjatė atij dimri tė rėndė e tė vėshtirė tė vitit 1945.

Pse nuk hapen varrezat e pėrbashkėta tė shqiptarėve tė vrarė mė 1945?

...vzhdon
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-13, 15:55   #58
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

As kjo varrezė e pėrbashkėt, e as varreza qė ndodhet te arat e Bytyēėve, nė jug tė motelit “ Trofta”, as varreza e pėrbashkėt nė Bollovan, te Zabeli i Sadik Rexhės, kurrė nuk janė hapur. Tash pas lufte kanė dalė disa iniciativa pėr hapjen e kėtyre varrezave tė pėrbashkėta qė ndodhen gati nė secilin qytet tė Kosovės, prej Prishtine, Gjilani, Ferizaj, Peje, etj. Por deri mė sot kėto varreza nuk janė hapur. Po ashtu, gjatė atyre hulumtimeve tė mia, e pėrsėris, me Ibrėn kurrė dhe me asnjė rast nuk e kemi diskutuar atė temė, asnjė dėshmitar nuk ka ditur tė mė thotė diēka mė shumė pėr fatin e gjyshit, Rrustė Rugovės dhe tė Ukė Rugovės. Deri vonė ka jetuar njė dėshmitar qė e ka pėrjetuar dhe mbijetuar golgotėn e burgjeve tė OZN-ės nė Istrog, Haxhi Bujupi. Ai mė ka deklaruar, si i ka deklaruar edhe bashkėpunėtorit tė “ Botės sot”, Mikel Gojanit, dhe gazetarit tonė, Daut Blakės, se nė Kullė tė Popit ka qėndruar disa net bashkė me Rrustėn, Ukėn, Shaban Ukėn, Llesh Gjon Lleshin e shumė burra tė tjerė shqiptarė. Haxhia e ka pėrshkruar dhomėn ku kanė qenė tė burgosurit, si njė dhomė ferri, tė ngushtė, zagushi, e nė tė njerėzit kanė ndenjur tė thuash nė kėmbė, ose njėri mbi tjetrin. Kjo dhomė ka qenė nė katin e dytė tė kullės, nga ana lindore, e poshtė ka qenė dhoma e torturimeve. Haxhiu pati thėnė se lart shpesh natėn dėgjoheshin klithmat e tė torturuarve. Ushtarėt e armatosur, natėn, grupe-grupe i kanė nxjerrė tė burgosurit dhe i kanė dėrguar nė tri-katėr drejtime, ku i kanė pushkatuar. Edhe dėshmitarė tė tjerė mė kanė pohuar se kur e ka thyer Shaban Uka burgun nė Kullė tė Popit, njerėzia e paskan lutur Rrustėn qė tė arratiset, por edhe me kėtė rast nuk qenka larguar nga burgu duke thėnė se unė po bėhem kurban i familjes! Nė tė vėrtetė Rrusta, me gjasė, e ka pasur tė ditur se malazeztė nuk do ta falin, pėr shkak se familja jonė prej Kongresit tė Berlinit e kėndej ka qenė e hasmėruar me ta, zaten si kanė qenė tė hasmėruara edhe shumė familje tė tjera rugovase, dhe tė gjithė shqiptarėt qė kanė marrė pjesė nė luftėrat pėr mbrojtjen e Plavės, Gucisė, Nokshiqit, Smilevicės, Pazarit tė Ri, e deri nė Tivar e Ulqin.

Vrasja e Halil Sadrisė nė Smilevicė

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, mė 1994, kur e ka shkruar parathėnien e librit publicistik tė Ibrahim Rugovės, “ Ēėshtja e Kosovės”, nė mėnyrė madhėshtore ka analizuar edhe shkaqet e mizorive serbe e malaziase mbi shqiptarėt qė deri nė atė kohė kanė jetuar nėn sundimin e Turqisė, njė pjesė e tyre kanė pranuar fenė myslimane e njė pjesė tjetėr edhe ėshtė asimiluar. Shumica e serbėve dhe malazezve nė ata shekuj, kanė jetuar si raja, ēipēi, apo vasal tė turkut dhe tė bejlerėve e agallarėve shqiptarė. Por, kriza e madhe lindore, qė e shkaktoi paqen e Shėn Stefanit mė 1878, pastaj Kongresi i Berlinit i atij viti, bėri qė Turqia tė humbė dominimin nė njė pjesė tė Ballkanit e sidomos nė Rumeli. Nėn diktatin e Rurisė cariste, nė ato vite ėshtė zgjeruar autonomia e Serbisė nė drejtim tė Sanxhakut tė Nishit dhe Malit tė Zi, nė drejtim tė Liqenit tė Shkodrės, Tivarit, Ulqinit, Plavės, Gucisė dhe Rugovės. Shqiptarėt atėherė, duke e parė rrezikun e humbjes sė tokave tė veta, janė organizuar nė Lidhjen e Prizrenit qė i ka kundėrshtuar edhe vetė marrėveshjet e Turqisė me fuqitė e mėdha qė synonin copėtimin e tokave shqiptare. Tre vjet luftėra e gjaqe kanė bėrė ushtarėt e Lidhjes pėr tė mbrojtur tokat e veta. Rugovasit mė sė shumti kanė qenė tė angazhuar nė “ Besa – besė “ tė Haxhi Zekės dhe tė Ali Pashė Gucisė. Nė besėlidhjen e Pejės, bashkėluftetar i Haxhi Zekės, pjesėmarrės i tubimit te Verrat e Llukės, ka qenė edhe stėrgjyshi, Sadri Elezi. Djemtė e Sadri Elezit kanė qenė Halili, Beka, Rrusta, Ibishi, Xhema dhe Azemi, fėmijė tė dy nėnave. Prej kėtyre djemve tė Sadri Elezit, sė pari Halili ėshtė vrarė nė Smilevicė duke i mbrojtur tokat e veta. Thuhet se malazeztė Halilin e kanė vrarė nė prita. Smilevica ėshtė njė bjeshkė e bukur nė veri- perėndim tė Rugovės, andej nga Kolashini, tė cilin tash malazeztė e kanė shpallur park nacional. Por ajo bjeshkė tradicionalisht ka qenė e rugovasve, edhe familja jonė ka hise nė atė bjeshkė, qė ėshtė pronė e rugovasve, po tė merret pėr bazė e drejta e pronės nė bazė tė trashėgimisė.

Ibra i parė

Kur ne u vetėdijėsuam pak mė shumė, qė nga klasat e para tė filores, atėherė nisem tė merreni mė shumė edhe me ngjarjet historike. Filluaj tė mendonim se kush nė tė vėrtet ishin t parėt tanė. Nga mė tė vjetėrit filluam tė mėsojmė se kishte ndodhur njė tragji nė familje. Kush ishin tė parėt tanė? Mandej mėsove se unė isha djali I Shabanit, Shani djali i Rrustės, Rrusta i S adrisė, Sadri i Elezit, Elezi i Demės, Dema i Nezirit dhe Neziri i Ibrės dhe Ibra Gjokės…Kur mori Ibrahim Rugova timonėn e lėvizjes shqiptare nė dhjetor tė vitit 1989, propaganda serbe nis tė bėjė zhurmė kundėr tij. Pa hyrė nė detaje, mė kujtohet njė mbledhje qė e kishte organizuar LDK e fshatit Cerrcė, qė I ishte kundėrvėnė propagandas serbe kundėr Ibrahim Rugovės. Shkuam aty, Dush gashi e bėri njė tekst njė “ Bujkun “ e atėhershėm. Por, e vėrteta ėshtė se Ibrėn e mbronin tė gjithė. Atėherė, unė u hidhėrove, kur shkruan se pjesėtarė tė famil;jess ė Rugovės, e dija propagandėn, janė edhe kėta, edhe kėta, e unė bėra njė si marri, shkrova nė njė gazetė, pas mbylljes sė “ Rilindjes”, tash as vet nuk e di se nė cilat gazeta shkruaja atėherė, nė Fjala, Shkėndija, Zėri, etj. Dhe, shkrova, se cila ishte vėrtet familja jonė. Shkrova deri tė prejardhja e familjes sonė tė Ibra, nuk pėrmenda Gjonin. Mė vonė e pashė se kisha gabuar. Historia nuk ndryshohet. Kur lexova Erdelavoviqin, Fishtėn, e kisha lexuar mė parė, Koliqin poashtu mė parė nė “ Shenjėza”, qė nga fundi i viteve ’60, fillova tė mendoj se kush ishte ai Gjoka, para Ibrės, i pari i sonė tė parė. E vėrteta ėshtė se familja jonė rrjedh nga fisi Kelmend. Si kanė shėnuar kronikėt, ky fis i madh e ka mbajtur gjerė e gjatė veriun e Shqipėrisė, gegėt. E dija historinė e Skėnderbeut, qendresėn e tij nė Krujė, humbjen e tij, kthimin e djalit tė tij nga Italia, fitoret e turqėve, ikjen e finsnikėve shqiptarė nė Itali, mė vonė mėsonim pėr poetetin e madh tė Rilindjes kombėtare shqiptare, Jeronim De Radėn dhe kėshtu, copa – copa kompletohet historia. Nuk ėshtė e pa qartėsuar tashmė historia e fiseve tė mėdha tė gegėve.Por, gjithnjė, kur Ibra doli nė krye tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, se ē’ mu rrotullua mendja tek Ibra i parė.

Ndėrhyrja e Ker Sadrisė nė favor tė familjes sė Sadri Elezit

...vzhdon

natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-13, 15:57   #59
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Kemi pasė ndjenjen edhe si fėmijė se diēka e madhe kishte ndodh me familjen tonė. Kjo familje nė fillim tė kryengritjeve tė mėdha shqiptare 1908-1912 nisiluftėrat me kryengritėsit shqiptar kundėr turqėve.Mė parė pėrmendet Halil Dema, e Demė Neziri, por ne e kujtojmė mirė ndėrhyrjen e Haxhė Kerit, trimit rugovas, nė dobi tė familjes, kur Sadri Elezin e kishin sulmuar disa rrebel vendės, kur familja jonė ka ardhė nė fshatin Cerrcė nė fillim tė shekullit tė kaluar.Familja njė here ishte vendosur nga fshati Malaj i Rugovės nė Gllaviqicė. Sipas axhės Ali, familja e Sadri Elezit kėtu kishte vendosur lidhje me gjyshin e akademik Mark Krasniqit. Mė vonė familja jonė ėshtė vendosur nė Banjicė, afėr, banjės sė Pejės, dhe me ndihmėn e Haxhi Zekės, ėshtė vendosur ku edhe ėshtė sot, nė Cerrcė tė Istogut.Por, disa inate vendėse paskan nxitur disa tė rrebeluar qė ta gėrgasin familjen tonė tė madhe qė ka qenė e vendosur nė njė kullė, aty mbi trollin e tashėm tė shkollės sė fshatit. Nė bjeshkėt Istogut, atėherė paskan qendruar disa tė rrebeluar, qė e paskan sulmuar familjen tonė. Kjo ėshtė e vėrteta: ėshtė dashė qė Keri i Sadri Bardhit tė Rugovės, njė trim i njohur rugovas, qė i kishte dalė zani deri nė Shkodėr, tė vijė me trimat e Rugovės, qė t’ i qetėsojė rrebelėt vendės.Ngjarja ka ndodhur nė Bjeshkėt e Bajshės sė Istogut.

Rugovasit rrethojnė vendėsit nė Bajshe

Dy- tri familje nė fillim tė shekullit tė kaluarkanė qenė mė tė moēme se familja Rugova nė Cerrcė tė Istogut. Cerrca, njė fshat qė shtrihet nja 1,5 km, nga Istogu, nė rrugėn nė drejtim tė Vrellės e Pejės, gati e tėra ishte tokė bejlerėsh tė Pejės. Mė duket se vetėm familja Kaliqanaj ka qenė me tapi tė moēme, sė pakut si thonė vendėsit, familjet e tjera kėtu janė vendosur si ēipēi, nė tokė tė bejlerėve tė Pejės.Para familjes sonė kėtu ka qenė e vendosur familja Rexhaj, Haskaj, Maxharraj, Hasanaj, etj. Kėto familje, me atė Kaliqanaj, edhe sot janė kėtu dominuese.Por, copėzat e historisė qė na i tregonin baballarėt ishin tė rėnda. Pse kulla Sadri Elezit nė grykė tė fshatit Cerrcės sulmohej? Mė thonin se ajo kullė, qė I ka pasė themelet dei vonė, ishte e rrethuar me njė avli tė madhe, e sulmohej, nga kush, e shtroja mė vonė pyejtjen?Sadri Elezi, me vėllezėrit e vet kishte ardhur kėtu me lidhjen qė kishte pasur me Haxhi Zekėn dhe me pjesėtarėt e tjerė tė Lidhjes “ Besa- besė” tė Pejės.Atėherė erdhi Ker Sadria nė Bajshe dhe ua mbledhi betė rrebelėve vendės!

Krenaria e rugovasve dhe ndėrhyrja e dėmshme e vojvodės serb, Miliq Kėrstiqit

Thash edhe mė parė, familjet e mėdha rugovase, edhe kur kemi rėnė nė rrafsh, tradicionalisht e kanė mbrojtur familjen tonė. Njė herė trimi Ker Sadria, mė vonė bajraktarėt e Rugovės, Sak Fazlia e Zhuk Haxhia, e pas LDB, kur familja doli me katėr burra tė vrarė e tė zhdukur, rugovasit na kanė ndihmuar edhe me bukė. Por, me njė rast, krenaria e rugovasve i ka kushtuar familjes sė Rrustės, sė Sadri Elezit (njė rrugė nė Pejė e mban tash kėtė emėr). Nga mesi i viteve ’20 Rrusta e paska martuar vėllanė e vogėl dhe qenka bėrė njė dasmė e madhe. Si ėshtė zakon ndėr malėsorė, nė atė dasmė qenkan ftuar shokė e miq.

Si ia mori tokėn Kėrstiqi Rrustė Rugovės?

Si thuhet, Kėrstiqi ka hyrė e ka dalė ku ka dashur nėpėr Kosovė, ka shkuar me shokėt e vet edhe nėpėr raste tė vdekjeve e dasma tė shqiptarėve, ftuar e paftuar. Kėshtu paska shkuar edhe nė dasmė tė vėllait tė Rrustės. Rugovasit qė paskan qenė aty tė ftuar krushq, nuk ia paskan marrė patin Kėrstiqit, madje nuk paskan lėvizur vendi! Miliqi me shokė atė natė e paska lėshuar dasmėn, paska bėrė konak te njė familje tjetėr e fshatit dhe qenka betuar: “ Pėr kėtė Rrusta ka pėr tė ma pa sherrin”. Disa ditė mė vonė shokėt e Miliqit e kanė ndjekur me pushkė njė burrė tė familjes Rugova nga toka mė e mirė qė e kemi pasur nė Koreniqe, buzė lumit tė Istogut. Ajo tokė ka mbetur e serbėve deri pas luftės sė fundit, kur familjarėt tanė pėrsėri janė kthyer pėr ta punuar. Ėshtė e vėrtetė se familjarėt tanė kanė marrė pjesė nė kryengritjet shqiptare kundėr pushtuesve, por asnjėherė, kurrė, nuk kanė qenė plaēkitės, nė asnjė rast dhe kurrė nuk kanė qenė tė gjakėsuar me shqiptarėt. Deri vonė nga fundi i viteve ’50 nė oborrin e moēėm, tash pronė e xhaxhait, aty e ka truallin edhe Ibrahim Rugova dhe pasardhėsit e tij, ka ekzistuar oda e burrave.

Burgosja e Sahit Zatriqit nė odėn e Rrustė Rugovės

Ajo odė ka qenė e madhe, odė tradicionale, e punuar prej druri. Nė atė odė njė kohė ka qenė i vendosur njė shtab i ushtrisė sė atėhershme italiane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Kur kanė shkuar italianėt pas shtatorit tė vitit 1943, nė fshat paskan ardhur gjermanėt, por nuk qenkan vendosur kėtu. Njė ditė nė kėtė odė paska ardhur Sahit Zatriqi, njė nėpunės shteti atėherė, por qė ka vepruar nė kėto anė si komunist. Gjermanėt paskan marrė nė dijeni ardhjen e Zatriqit kėtu dhe e paskan rrethuar odėn. Si kanė treguar mė vonė familjarėt dėshmitarė, Sahiti paska arritur qė t’i hedhė nė zjarr disa dokumente qė i paska pasur me vete. Paska ndėrhyrė me pushkė nė dorė edhe njė burrė i familjes, pėr ta mbrojtur Sahitin, si ėshtė zakon ndėr malėsorė, nė bazė tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, qė tė mbrohet mysafiri, pa marrė parasysh sė kush ėshtė ai. Por, gjendja qenka qetėsuar, pa krisma. Zatriqi, si ėshtė shėnuar mė vonė nė “ Monografinė e LNĒ tė Istogut”, qenka mbajtur disa muaj nė burg dhe qenka liruar. Sahit Zatriqi pas LDB ka qenė njėri ndėr njerėzit kryesorė tė pushtetit komunist nė Istog. Pos tij, nė atė pushtet kanė qenė edhe Ruzha Rajiqiqi, Vaso Pavlloviqi, e ndonjė tjetėr. Pavlloviqi ka qenė malazez, kolonist i ardhur nga mėrgata malazeze nė Amerikė. Nė vitin 1973, kur unė fillova tė punoj si gazetar, korrespondent i “ Rilindjes” nga Istogu, zyrėn e kam pas marrė pikėrisht nė shtėpinė e pavlloviqėve qė ishte nė qendėr tė qytetit. Ka qenė njė shtėpi e vogėl, njėkatėshe, me njė podrum tė thellė. Mė kishin folur se nė atė podrum OZN-na kishte torturuar shumė shqiptarė. Mė flitnin se nė atė podrum kishte edhe hallka hekuri me tė cilat ishin mbajtur tė lidhur shqiptarėt. Me plakėn e Pavlloviqėve tė cilės ia bėja ndonjė shėrbim, si ishte telefoni i “ Rilindjes” tė cilin ajo e shfrytėzonte pėr tė biseduar me djemtė e saj nė Beograd, etj. tentoja tė bije nė ujdi pėr tė hyrė njė here nė atė podrum, por ajo kurrė nuk mė ka lejuar dhe kurrė nė asnjė rast nuk fliste pėr masakrat serbe e malazeze mbi shqiptarėt. Stoikisht mbahej e heshtur. E dija se po e luan lojėn mirė, si e luaja edhe unė, por edhe pse burri i saj ka qenė kryetar komune nė Istog menjėherė pas luftės, ajo nuk fliste asgjė. Pėrkundrazi, Stana fliste me pietet pėr ata burra shqiptarė, por detaje mė shumė nuk tregonte. Unė e kuptoja…

Dhunė e vazhdueshme serbe mbi shqiptarėt

....vazhdon
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-13, 15:58   #60
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Nė fillim tė fillores, pra kur kalonim nėpėr Istog pėr nė shkollė, menjėherė filluam tė dėgjojmė copėza-copėza ato histori tė tmerrshme. Erdhi edhe ajo koha e rėndė e aksionit tė armėve qė e kishte ndėrmarrė atėherė pushteti serb-komunist pėr tė “ disiplinuar” shqiptarėt. Njė burrė i familjes sonė, Imeri, ishte burgosur e torturuar shumė. Mė vonė ka qenė burgosur edhe Azemi. Imeri e ka mbijetuar atė torturė, por serbėt bashkė me bashkėshorten e tij, Mihanėn dhe gjashtė bashkėfamiljarė tė tjerė, i kanė vrarė e masakruar serbėt nė Kaliqan tė Istogut, mė 13 prill tė vitit 1999.

Rėnia heroike e Xhemė Sadrisė te Livadhet e Gjakut

Kam shkruar edhe njė herė mė parė nė “ Bota sot” se rajoni i Dukagjinit Verior, qė nga Malėsia e Mbishkodrės, Plava, Gucia, Rugova, Peja e Istogu, deri nė veri tė Mitrovicės e Llapi, ėshtė njė rajon strategjik, kufitar me Malin e Zi nė perėndim dhe me Serbinė nė veri. Nė kėto zona, prej Kongresit tė Berlinit e kėndej, vazhdimisht janė bėrė luftėra e gjaqe. Serbėt dhe malazeztė tė trimėruar me pėrkrahjen e Rusisė kanė tentuar vazhdimisht tė grabisin tokat shqiptare, e shqiptarėt vazhdimisht janė vėnė nė mbrojtje tė tyre. Sidomos nė zonat e brezit kufitar, siē ėshtė edhe treva e Rugovės, janė bėrė luftėra e gjaqe. Nė kėto kohė mė tė njohurat janė luftėrat pėr Nokshiqin, ato nė mbrojtje tė Plavės e Gucisė, lufta e Kacuberrit, Pazarit tė Ri, lufta e shqiptarėve pėr tė mbrojtur Rozhajėn, etj. Nė njė betejė tė tillė te Nokshiqi tash nė Mal tė Zi, kishin ndėrhyrė edhe rugovasit dhe ajo luftė ishte fituar nga shqiptarėt pėr tė kėnduar kėngėtari popullor nė stilin: “ Ē’janė kėto gjėmė qė po i bjen era, po luftojnė Rugova e Peja”, dhe “ Ē’ka Limi qė po vjen gjak, ra Rugova po marrin hak”, etj. Nė ato luftėra rugovasit kanė marrė pjesė pėrherė. Ndėr ata luftėtarė ka qenė edhe Xhemė Sadria i Sadri Elezit. Pėr Xhemėn janė pėrfolur disa ngjarje qė duken si legjendė. Si legjendė duket edhe vrasja dhe hakmarrja e tij ndaj malazezve. Xhema kishte qenė i ēalė nė njė kėmbė. Nuk ka lėnė pasardhės. Nė ditėn kur ėshtė vrarė mė 1 korrik tė vitit 1943, si ka shėnuar kronisti Fazli Muriqi, rugovasit paskan qenė nė tėrheqje e sipėr te Livadhet e Gjakut, andej Ēakorrit. Xhema i plagosur rėndė nuk paska mundur tė tėrhiqet dhe qenka vendosur nė njė kaēubė mali dhe e paska luajtur lojėn sikur ėshtė i vdekur. Pararoja malazeze paska menduar vėrtet se ishte i vdekur dhe i paska ftuar shokėt qė tė vijnė aty. Flitet se kur rreth tij kanė ardhur mė shumė malazez, Xhema e paska aktivizuar njė bombė dore dhe e ka copėtuar veten, bashkė me disa malazez. Kjo legjendė i ngjan legjendės sė vetėflijimit tė Oso Kukės nė kullėn e barutit te Liqeni i Shkodrės, nė Vraninė. Unė kisha dėgjuar edhe si fėmijė pėr trimėritė e Xhemė Sadrisė dhe e bėra njė gabim kur shkrova pėr tė nė librin tim ”Varret e pėrbashkėta”, mė 1996. Pata shkruar se trimėrive tė Xhemė Sadrisė u ka kėnduar edhe Fishta kur nė njė kėngė tė “ Lahutės” ka shkruar pėr ata tre trimat rugovas qė qenkan ngutur pushkė me shti, nė ata cubat e Mali tė Zi, Xhemė Sadria si arushė malit, etj. Por njė mik imi mė vonė kur e lexoi dorėshkrimin e atij libri ma kujtoi se Fishta kėngėt e “ Lahutės” i ka pėrmbyllur me ngjarjet historike tė mbledhjes sė Londrės qė ka ndodhur mė 1913 dhe pėr ngjarjet mė vonė nuk ka shkruar dhe aty u binda se Xhema i Fishtės ishte ndonjė trim tjetėr malėsor.

Rugova e qartėsoi toponimin “Istog”, se ėshtė nga shqipja e vjetėr

Ibra ka qenė ndėr tė parėt qė ka pasur nė dorė dorėshkrimin e librit tim “Varret e pėrbashkėta”. Ka qenė vjeshtė e 96-ės. Unė kisha bėrė njė dorėshkrim tė atij libri qė bėnte fjalė edhe pėr mizoritė serbe nė rrethin e Istogut qė nga viti 1912 e kėndej. Aty flitej edhe pėr vrasjen e gjyshit tonė dhe tė babait tė Ibrės, Ukės. Mė kujtohet kur hyra nė zyrėn e tij tė vogėl, nė selinė e LDK-sė atėherė aty afėr stadiumit tė futbollit tė Prishtinės. Ashtu si ishte gjithmonė i qetė, unė i thashė se kisha njė dėshirė tė flaktė qė ta hap temėn e mizorive tė pushtetit serb mbi shqiptarėt e pambrojtur pas luftėrave ballkanike e kėndej. Ai e mori dorėshkrimin, filloi qetazi ta shfletojė, nisi tė bėj ndonjė ndėrhyrje tė vogėl, p.sh. si ishte ndėrhyrja e tij pėr ta rregulluar gjuhėsisht toponimin “Podgurė”. Dukagjini verior, nė anėn e Istogut dhe andej kah burimi i Drinit tė Bardhė, tradicionalisht quhet “Podgurė”. Unė kisha shkruar gabim: “ Podgorė” , emėrtim ky i sllavizuar. Zumė ashtu bashkė tė shfletonim atė dorėshkrim, por nė ato vite Rugova ishte shumė i zėnė me aktivitete politike dhe e ndėrpremė shfletimin. Mė nuk ia kam afruar atė dorėshkrim, edhe pse isha shumė kureshtar qė ai ta lexonte dhe tė bėnte ndėrhyrjet e tij. Edhe vetėm njė njeri e ka parė atė dorėshkrim, para se tė botohej: Sabri Hamiti ( para recensentit tim, Xhevat Syla). Sabriu, gjithnjė me atė mendimin e tij tė prehtė pasi e shikoi pėrciptazi, ia vuri dorėn pėrmbi e mė tha: “Ruaje kėtė dorėshkrim, se e ke vepėr historike!” Shaka pra!

Sulmi i shqiptarėve nė Dobrushė

Unė, vėrtet kisha gabuar. Toponimi Istog, nuk ishte me prejardhje sllave. Mė vonė, nė njė tubim promovues tė LDK-sė nė Istog pas lufte, ndėgjova Rugovėn duke e qartėsuar prejardhjen e toponimit Istog nga shqipja e vjetėr, para ardhjes sė sllavėve nė Ballkan. Nė dorėshkrimin tim unė i ndikuar prej propagandas dhe librave serbe e ideologjike shqiptare atėherė, kisha shėnuar se toponimi Istog-Istok, rrjedhė nga sllavishtja e vjetėr, “ istoēnik”- burim, se nė burimi i lumit tė Istogut ėshtė kėtu, e mendjoa se vėrtet ėshėt ashtu. Ibra qė ishte gjithnjė njė studjues i thellė, nė atė tubim ku kishin ardhur mijėra- e mijėra njerėz, argumentoi tė kundėrtėn, se toponimi Istog, ėshtė fjalė e vjetėr shqipe.

Sulmi i shqiptarėve nė Dobrushė dhe vrasja e Ibish Sadrisė

Pra, kemi tė bėjmė me njė rajon qė gjendet nė trekėndėshin e kufijve tė tashėm administrativ: Shqipėri - Mali i Zi - Serbi. Nė ato kohėra Pejėn me Rrafshin e Kosovės e ka lidhur vetėm njė rrugė magjistrale, ajo Pejė - Mitrovicė, qė ka kaluar nėpėr Istog e Skėnderaj. Nuk ka ekzistuar rruga e tashme Pejė - Prishtinė nėpėr Kijevė. Rruga e trenit ėshtė ndėrtuar shumė mė vonė, nga mesi i viteve ‘30. Prandaj, nuk ėshtė ēudi se nėpėr kėtė rrugė kanė depėrtuar tė gjitha ushtritė e huaja, prej atyre serbe e malazeze, e deri te ato gjermane e italiane. Njė rrugė lokale ka qenė edhe ajo nėpėr Grykė tė Rugovės. Buzė kėtyre rrugėve ushtritė e huaja, mendojmė nė ato serbe dhe malazeze, i kanė bėrė krimet mė tė mėdha dhe sė paru buzė tyre kanė vendosur kolonėt. Njė fshat tė tillė kolonėsh malazezė pushteti atėherė ndėrmjet dy luftrave botėrore e kishte vendosur edhe nė Dobrushė tė Istogut, ndėrmjet Gurrakocit e Banjės. Ushtria jugosllave ishte tėrhequr nga Kosova nė prill tė vitit 1941, por malazeztė e Dobrushės e Vitomiricės, tash Arbreshi, me gjithė lutjet e parisė sė Pejės dhe tė Istogut nuk qenkan tėrhequr nga kishin ardhur mė pare nė tokat e shqiptarėve dhe nė tokat djerrina. Udhėheqja e atėhershme shqiptare paska vendosur tė bėhet njė sulm i improvizuar mbi Dobrushėn, pėr tė detyruar kolonėt qė tė shkojnė nėpėr Grykė tė Rugovės pėr nė Mal tė Zi. Sulmi i organizuar shqiptarė ishte bėrė njė natė tė vjeshtės sė vitit 1941. Malazeztė paskan pasur njė ēetė militarėsh tė organizuar e tė armatosur me njė pushkomitroloz. Pararoja shqiptare paska rėnė nė pritė tė atij pushkomitrolozi qė e paska poseduar njėfar Toma Zhariqi dhe aty ėshtė vrarė Ibish Sadri Rugova dhe njė fqinji i tij, po nga Cerrca, Nazif Fejza. Shqiptarėt pastaj qenkan organizuar dhe e kanė thyer rrezistencėn malazeze. Ėshtė interesant se pikėrisht ai Zhariqi, mė 1945 ėshtė kthyer nė Istog, por tash me brigadat partizane.

Hyrja e ēetnikėve nė brigadat partizane

...vazhdon


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 5 (0 Anėtarėt dhe 5 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.