Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 11-11-05, 15:53   #1
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Eksportimi i theatrit shqiptar !

“Pulebardha” shqiptare fluturon per ne Beograd
10 Nentor 2005


nga Oliverta Lila

Me daten 25 nentor, Teatri Kombetar do te interpretoje ne sallen qendrore te Teatrit Popullor te Beogradit shfaqjen, “Pulebardha” e Cehovit me regji te Kico Londos. Kjo eshte hera e pare qe nje trupe shqiptare mberrin ne skenen e ketij teatri 140 vjecar, dhe kjo ne baze te nje memorandumi bashkepunimi qe eshte nenshkruar midis dy vendeve. Drejtori i pergjithshem i Teatrit Popullor te Beogradit( ku perfshihen edhe teatri i Drames, i Baletit dhe Operes), Dejan Savic, dhe drejtori i TK Kico Londo, kane nenshkruar dje ne menyre simbolike nje memorandum bashkepunimi midis teatrove te dy vendeve. Ne kete takim ku ishte i pranishem edhe ambasadori i Serbise dhe Malit te Zi, Marko Camaj, si dhe drejtori i drames ne Teatrin e Beogradit, Bozhidan Gjurovic, u theksua se ky eshte vetem fillimi i nje shkembimi kulturor qe do te kaloje edhe pertej mosmarreveshjeve politike. Edhe pse Savic dhe Gjurovic pranuan se e njohin shume pak teatrin shqiptar, ata u shprehen optimist per te ardhmen e ketij bashkepunimi.

Marreveshja
Marreveshja e bashkepunimit midis Teatrit Kombetar te Beogradit dhe Teatrit Kombetar te Tiranes, eshte cilesuar shume e rendesishme si per sa i perket shkembimeve profesionale, ashtu edhe per integrimin e teatrit tone ne hapesirat rajonale. Pas shfaqjes se “Pulebardhes”, per publikun e Beogradit, do te jete trupa teatrore e Teatrit Popullor te Beogradit qe do te bejne kthimin. Me 12 janar te 2006-es, ata do te vijne per here te pare me nje shfaqje ne TK. Duke qene se perfaqesuesit vetem sot kane mundur te shikojne kushtet teknike qe ofron skena jone, pas nje jave do te percaktohet se kush do te jete shfaqja me te cilen ata do te prezantohen. “ Ne e dime mire forcen tone, avantazhet dhe disavantazhet me politiken dhe ekonomine. Kjo marreveshje nuk mund te zgjidhe te gjitha problemet, por gjithsesi hap nje rruge ne marredheniet midis popullit shqiptar dhe serb ne fushen shpirterore dhe virtuale”, - ka thene ne fjalen e tij drejtori i TK, Kico Londo. Por drejtori i drames ne TK te Beogradit, Gjurovic, u shpreh se ky bashkepunim nuk do te mbetet vetem ne kuadrin e ketyre shfaqjeve. “Teatri jone eshte 140 vjecar dhe bashkepunimet e tjera jane te nivelit boteror, prandaj ky do jete nje vend me shume ne listen e bashkepunimeve tona. Disa bashkepunime serioze qe do te vazhdojne me shkembimin e teksteve te ndryshme, te skenografeve, kompozitoreve, regjisoreve, te gjithe atyre njerezve ku artistikisht kalojne barrierat”, - ka theksuar ai.

Njohja e teatrit shqiptar
Ashtu sic ndodh shpesh, pavaresisht se vijne te nenshkruajne nje marreveshje bashkepunimi, perfaqesuesit e Teatrit Popullor te Beogradit nuk e njohin ose e njohin shume pak teatrin shqiptar. Kontakti i pare mund te kete qene ndonje festival teatrosh nderkombetar ne te cilin jane ftuar per here te pare. Keshtu ka ndodhur. Gjurovic shprehet se: “ Eshte e cuditshme por edhe kurioze, qe si njeri i teatrit i cili ka shetitur shume teatro evropian, deri para 6 muajsh nuk kam ditur asgje per teatrin shqiptar. Ne Teatrin e Korces u njoha me Dhimiter Orgocken dhe Kico London”. Ndersa drejtori i pergjithshem Savic ka theksuar se: “ Kolegu im me ka thene pershtypjet e tij per festivalin e Korces. Ansambli yne ka qene i kenaqur per te gjitha eksperiencat qe ata kane kaluar ketu”.


“Pulebardha”
Aktoret e Teatrit Kombetar
per here te pare me 25 nentor 2005 do te mberrijne ne sallen qendrore te Teatrit Popullor te Beogradit me “Pulebardhen” e Cehovit nen regjine e Kico Londos. Dhe me 12 janar te 2006-es, trupa teatrore e Beogradit do te beje kthimin me nje shfaqje qe nuk eshte percaktuar ende.


Memorandumi
Dje, ne Teatrin Kombetar midis drejtorit te pergjithshem te Teatrit Popullor te Beogradit, Dejan Savic dhe drejtorit te TK, Kico Londo, eshte nenshkruar nje memorandum bashkepunimi midis te dy teatrove. Ky bashkepunim do te shtrihet ne shkembimin e shfaqjeve, regjisoreve, kompozitoreve, skenografeve, perkthimin
e teksteve etj. em/em (/Balkanweb) "

Ku do arrihet njė marrėveshje e tillė me theatrin kombtar tė Kosovės ?
Ishte e nevojshme njė marrėveshje e tillė tani ?
Si duhet gjykuar kjo punė ?

Me plotė indinjatė, e pa rrespekt hiē ndaj trupės shqiptare, e edhe mė pak ndaj asaj tė beligradit,

I juaji i paharrueshėm e i pėrmotshėm
Fshatari i patundshėm qė nuk kupton kurr gjeste tė tilla!
Zoti na ruajt !


Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.