Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-06-05, 03:38   #1
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim RISI SHKENCORE

Pėrgatiti Jusuf Saliu
Lokomotiva molekulare laserike


Shkencėtarėt nga Universiteti A&M nė Teksas dhe Fudan nė Kinė bashkėrisht kanė disenjuar “lokomotivė” molekulare nė bazė tė laserit, e cili lėvizė pėrgjatė shtegut molekular dhe krijon forcė tėrheqėse dhjetė herė mė tė madhe sesa kinezini, motori molekular biologjik - publikoi agjencia sllovene NET. Ajo fuqi ėshtė e aq mjaftueshme qė tė shkatėrrojė molekulat tė cilat falė ngarkesės elektrike mbahen bashkėrisht. “Lokomotivėn” molekulare polimere e lėvizin gjashtė impulse laserike: i pari ndan pjesėn e pėrparme tė saj nga shtresa, i dyti e ngren, i treti e bashkon pjesėn e pėrparme nė vendin e vet pėrgjatė shtegut, i katėrti ndan pjesėn e pasme, i pesti e shtyp dhe impulsi i gjashtė bashkon pjesėn e pasme tė “lokomotivės” nė vendin e ri. Me kėtė “lokomotiva” molekulare me diametėr prej 4 nanometra (e miliardta pjesė e metrit) dhe pėr disa herė gjatėsi mė tė madhe lėviz disa mikrometra (e milionta pjesė e metrit) nė sekondė, pėrafėrsisht si dytėsor biologjik. Mekanizmi do tė shfrytėzohet nė distancė tė gjerė, qė nga mjekėsia (pėr tajitje tė mėvetėsishme tė barnave nė organizėm), pėrmes formėsimit molekular (pėr ndėrtim automatik molekular me saktėsi nanometrike), e deri te mikroelektronika (pėr ndėrtimin e ēipave molekularė). Prototipin e punės sė motorit mund ta presim pėr pesė, kurse aplikacionet praktike pėr dhjetė vjet.


Japonia pėrgatitet pėr 4G


Operatori mė i madh botėror i telefonisė celulare, NTT DoCoMo, mė tepėr se njė vit nė gadishullin e gjelbėr nė jug tė Tokios teston lidhjet super tė shpejta pa tel tė gjeneratės sė katėrt. Ekipi i posaēėm 250 herė nė javė me automjet special vozitet nė rreth me perimetėr prej 800 m pėrreth antenės sė posaēme dhe kryen matje - ka publikuar agjencia NET. Ata kanė arritur qė tė vendosin bartjen me shpejtėsi prej 300 megabitė, qė gati se ėshtė 20 herė mė shpejtė sesa rrjeti i tanishėm (UMTS) 3G. Sistemi shfrytėzon teknologjinė e quajtur ndarja ortogonale e frekuencave dhe ndarjes kodike, me tė cilėn sinjalet ndahen nė pako mė tė vogla dhe dėrgohen pėrmes disa frekuencave nė spektrin e radios (nė vend tė njė frekuence deri tani). Pėrkundėr kėsaj NTT DoCoMo nuk pret futjen e 4G telefonisė para vitit 2010, kurse deri nė fund tė vitit 2004 me qėllim tė 4G-hulumtimit janė shpenzuar rreth 91 milionė dollarė dhe janė angazhuar 175 inxhinierė, madje 15% e ekipit hulumtues tė kompanisė.


Muaji i lindjes dhe multipla skleroza


Fėmijėve tė lindur nė muajin maj nė hemisferėn veriore u kėrcėnohet rreziku i madh qė mė vonė nė jetė tė lėngojnė nga multipla skleroza.

Analiza e tė dhėnave tė hulumtimit tė bėrė te mbi mė tepėr se 42.000 njerėz nė Kanada, Britani tė Madhe, Danimarkė dhe Suedi ka treguar se fėmijėt e lindur nė muajin maj kanė 13 pėrqind mė shumė gjasa qė tė lėngojnė nga kjo sėmundje mė vonė gjatė jetės sė tyre, kurse tek ata tė lindur nė muajin nėntor rreziku ėshtė mė i vogėl pėr 19 pėrqind.

“Nėse keni lindur nė muajin maj, rreziku tė lėngoni nga multipla skleroza ėshtė mė i madh sesa nė ēfarėdo muaj tjetėr, pėrderisa, nėse jeni tė lindur nė muajin nėntor, ky rrezik ėshtė mė i vogėl”, tregon profesor George Ebers nga Universiteti i Oxfordit.

“Efekti ėshtė i njėjtė nė tė gjitha vendet, por mė i dukshėm ėshtė nė Skoci, e cila ka numrin mė tė madh tė tė sėmuarve nga multipla skleroza nė botė”, shtoi Ebersi.

Edhe pse shkencėtarėt nuk mund tė sqarojnė lidhshmėrinė ndėrmjet muajit tė lindjes dhe multipla sklerozės, dyshojnė se kjo mund tė jetė e ndėrlidhur me nėnshtrimin ndaj dritės sė diellit dhe nivelit amnor tė vitaminės D, qė mund tė ndikojė nė zhvillimin e fėmijės.

Ditėt e shkurtėra gjatė dimrit nė hemisferėn veriore kufizojnė sasinė e dritės sė diellit tė cilės i janė nėnshtruar gratė gjatė shtatzėnisė. Trupi prodhon vitaminė D prej dritės sė diellit, kurse ushqimi siē janė peshqit dhe vezėt gjithashtu janė tė pasur me kėtė vitaminė.


Nė Emiratet e Bashkuara Arabe u gjetėn mbeturina tė njeriut, tė vjetra 7500 vjet

Arkeologėt nė Emiratet e Bashkuara Arabe kanė gjetur mbeturina tė njeriut tė vjetra 7500 vjet, e qė ėshtė skeleti mė i vjetėr i gjetur nė atė vend, publikoi agjencia shtetėrore WAM.

Skeleti ėshtė gjetur i varrosur nė ishullin Marawahu, qindra kilometra prej bregut nga kryeqyteti Abu Dhabi. Vlerėsohet se burri kishte qenė nė moshėn ndėrmjet 20 dhe 40 vjet. Kishte qenė i varrosur me fytyrė kah Lindja, qė do tė thotė se nė Marawahu ka jetuar bashkėsi progresive, transmeton WAM fjalėt e Peter Heller, drejtor i institut arkeologjik nė Abu Dhabi. Gropimet nė atė ishull zgjatėn disa vjet, kurse janė zbuluar edhe mbetje tė ndėrtimeve dhe veglave tė ndryshme.


U gjet njė lloj i ri i balenės?


Duke “ecur” shtigjeve tė cilat nuk i shfrytėzojnė balenat tjera, balena e vetmuar me “zė” i cili nuk i ngjan asnjė lloji tė njohur balenash, ka dymbėdhjetė vjet qėkur bredhet nėpėr Oqeanin Paqėsor duke hutuar shkencėtarėt.

Pėr tė pėrcjellur lėvizjen e balenave nė Paqėsorin Verior, ekipi i biologes detare Mary Ann Daher, nga Instituti Oqeanografik Woods Hole nė Massachusetts, ka shfrytėzuar sinjalet e xhiruara me sistem tė hidrofonit pėr pėrcjellje, me ēka janė tė pajisur nėndetėset amerikane.

Shkresa pjesėrisht e deklasifikuar tregon se balena e vetmuar, e cila “kėndon” nė rreth 52 herc, lundron nėpėr oqean pėr ēdo vjeshtė dhe dimėr qė nga viti 1992.

Zėri i saj nuk pėrputhet me asnjė lloj tė balenave tė njohura, edhe pse ėshtė e sigurt se i takon grupit tė ashtuquajtur tė balenave baleene.

“Balenat e kaltėrta zakonisht shfrytėzojnė frekuenca prej 15 dhe 20 herc. Ngandonjėherė shfrytėzojnė edhe frekuenca pak mė tė larta, por jo mė shumė se 52 herc”, thotė Mary Ann Daher. “Tingulli i balenave fine pulson nė frekuencė prej rreth 20 herc, pėrderisa balenat gėrbore shfrytėzojnė frekuenca pak mė tė larta. Veē kėsaj, shtegu nėpėr tė cilin lėviz kjo balenė e vetmuar nuk i pėrgjigjet shembullit migrues tė asnjė llojit tė balenave”.

Gjatė viteve zėri i tij ėshtė bėrė mė i thellė, kurse shkencėtarėt supozojnė se kjo ėshtė pėr shkak se ai ėshtė duke hyrė nė moshė, por zėri i tij edhe mė tej ėshtė unik dhe shumė i dallueshėm.


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.