Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-06-05, 23:44   #1
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim NJERIU I RI

FILOZOFIA DHE TĖ FOLURIT



Blerim Latifi





Nė historinė e filozofisė dhe atė tė mendimit, fjala, tė folurit, gjithmonė kanė pasur statusin e njė gjėje fundamentale. Ato nė shumė raste janė hipostazuar nga njeriu, nga bota e tij sociale, pėr tė fituar statusin e njė fuqie mbinjerėzore Kanė pushuar tė jenė njė instrument njerėzor, pėr tu bėrė qėllim dhe arche ( zanafillė ) e realitetit. Nė filozofinė parasokratike, Herakliti shpjegonte se nė kozmos ekziston njė logos i fshehur. Kjo shprehje nė kuptimin primordial donte tė thoshte “tė folur”. Kėtė kuptim duket se e kishte parasysh edhe Herakliti. Mė pas kėsaj shprehje i janė mbivendosur shtresat kuptimore tė mendimit dhe ligjshmėrisė, si dhe banalizimi shumė i vonshėm, i njohur nė tekstet shkollore, ku logosi merret nė kuptimin e shkencės, nocion nga i cili Herakliti ishte shumė larg, por edhe vetė konteksti lingual dhe epistemologjik i kohės sė tij, kontekst nė tė cilin dominon vizioni i njė “bote providenciale”, pėr tė cilėn janė tė huaja nocionet e tilla si “ligjet e natyrės”. Ky ėshtė vizioni i njė bote teofanike ku ngjarjet dhe fenomenet janė tė “semiologjizuara”. Kjo ka kuptimin se brenda kėtij vizioni teofanik kėto ngjarje dhe fenomene janė vetėm shenja tė vullnetit tė perėndive. Nė rrafshin e historisė dominon modeli trojan.

Kėshtu, nė kėtė “arkeologji semantike”, logosi heraklitian na zbulohet parasegjithash si tė folur. Ai ėshtė tė folurit e kozmosit. Njė filozof tjetėr parasokratik, Pitagora, flet pėr muzikėn e kozmosit. Kėsisoj kozmosi merr trajten e njė qenie tė gjallė qė flet. Ndėrkaq tė folurit gnoseologjik tė njeriut ka pėr qėllim zbulimin e kėtij logosi qe Herakliti e quan “i fshehur”. E vėrteta ėshtė pafshehuria e tij. Njohja nė thelb manifestohet si komunikim. Ashtu si dy njerėz qė e njohin njėri tjetrin duke komunikuar ,ashtu njeriu e njeh botėn duke komunikuar me tė folurin e saj

Mijėra vjet mė vonė Hajdegeri “qenien qė flet” tė Heraklitit do ta shndėrroj nė “qenien qė banon nė gjuhė”. Me kėtė qenia e humbet pėrcaktimin si kategoria mė e pėrgjithshme, qė ngėrthen realitetin, siē e gjejmė p.sh. te Hegeli. Kėtė pėrcaktim e merr gjuha. Kritika e logocentrizmit do ta shtėpizojė nė gjuhė edhe vetė mendimin.

Pas pėrmasės ontologjike tė tė folurit sofistika do tė zbulojė pėrmasėn sociopolitike tė tij. Edhe nė kėtė pėrmasė tė folurit ka supremacinė nė raport me realitetin. Prej kėsaj derivohet rėndėsia kryesore qė i jipet retorikės, si teknikė e tė bindurit dhe lojrave sofistike gjuhėsore, pėrmes tė cilave fitohen kontestet gjyqėsore dhe ato politike nė polisin antik grek. Politika i ėshtė subordinuar logosit. Pėrcaktimi aristotelian i njeriut si qenie politike, i subordionohet pėrcaktimit tė tij si qenie qė flet. Sofistėt janė zbuluesit e asaj qė nga shumė kush njihet si rregull i jetės politike : kush zotėron me tė folurit zotėron me realitetin politik. Nė frymėn e kėtij zbulimi Epler thotė se “politika zhvillohet nė gjuhė…kush ėshtė skallav i fjalėve ėshtė politikisht i pafuqishėm. Kush dėshiron tė bėjė politikė duhet tė jetė zot i fjalėve”.

I dėshpėruar nga fuqia manipulative e tė folurit, tė cilėn e treguan sofistėt, Sokrati u hodh nė sulm pėr tė rikthyer fuqinė iluminuese tė tij. Tė folurit duhet tė jetė aletheia e sė vėrtetės dhe esencės, tė cilat fshihen nėn shtresat komplekse tė doksės, shtresa qė na japin vetėm iluzionin e sė vėrtetės dhe esencės sė gjėrave. Kjo siq dihet i kushtoi me jetė Sokratit. Ai ishte njė filozof fonocentrik, nė kuptimin qė kėtij termi i jep Derrida, si vlerėsim mė i madh i tė folurit nė raport me tė shkruarit. Edhe vetė Platoni, nxėnėsi i Sokratit, duket se qėndron nė kėtė rrafsh. Ai flet pėr tė folurit qė formėson shpirtin. Kėtė teknikė e quante psikagogji. Me kėtė Platoni ėshtė shumė afėr tė folurit totalitar, i cili siq dihet nuk synon ti bindė shpirtrat, por ti formėsoj ata. Ende nuk janė shuar krejtėsisht pasojat e eksperimentit historik tė “Njeriut tė Ri” ; ato ende janė pjesė e jetėve tona. “Njeriu i Ri” ishte psikagogjia e implementuar.

…

Pėrmasa ontologjike e tė folurit qėndron edhe nė fundamente tė krishterimit.

Ky fundament ėshtė dhėnė nė sentencėn e njohur biblike: nė fillim ishte fjala. Derisa te Herakliti ajo ende ėshtė njė fuqi impersonale, tek krishterimi ajo personifikohet nė perėndinė. Fjala ėshtė vetė hyu. Realiteti botėror emanon prej saj. Duke qenė primare nė raport me realitetin, nė epokėn e kulturės teokratike, mendimtarėt e braktisin realitetin pėr tė kaluar jetėn duke u marr me hermeneutikėn e teksteve qė mendohej se janė logosi i hyut. Edhe vetė islami e ka kėtė qėndrim. Bota mund tė pėrmbyset por Kurani nuk mund tė ndryshojė. Ai konsiderohet si tė folur i pėrsosur. Scruton mendon se i fundmi nga filozofėt qė u pėrpoq tė japė njė shpjegim racional tė mendimit se nė fillim ishte logosi, ėshtė Hegeli. Ndėrkaq nė vetė modernitetin, tė cilit i takon edhe Hegeli, “qenia qė flet” bie nė errėsirė. Skenėn e dominon qenia qė ka trajtėn e njė objekti memec. Figura animistike e saj hiqet pėr t’ia lėnė vendin figurės sė makinės. Shpirti si substancė shpėrbehet nė procese psikofiziologjike, prej nga pėrgaditet ardhja e kimisė sė emocioneve dhe dėshirave, prej sė cilės do tė derivohet farmakologjia e tyre. Drama gnoseologjike tani ka vetėm dy aktorė, subjektin dhe objektin. Raporti nė mes tyre ėshtė i ngjajshėm me raportin nė mes zotit dhe skllavit. Subjekti ėshtė qenia pėr vete ; objekti qenia pėr tė. Kjo fillon me Dekartin ku qenia nė thelb ėshtė njė gjė qė shtrihet dhe asgjė tjetėr. Tash vetėm njeriu flet. Qenia memece duhet sunduar ; ajo ka vetėm vlerė pėrdorimi. Pas rrufesė nuk qėndron mė zeusi, por vetėm determinizmi impersonal. Njohja pushon se qeni komunikim me logosin botėror dhe bėhet njė operim i thjeshtė i objektit memec, prej nga evidentohen lidhjet kauzale, mbi tė cilat themelohet bota e artificit, teknologjia. Miti si teknologji e lashtėsisė zėvendėsohet nga teknologjia si mit i modernitetit. Edhe vetė Hegeli nuk do ti shpėtoj kėsaj paradigme tė subjektit racional, qė e ndjen vetėn zot nė mesin e gjėrave memece qė janė pėrreth tij. Nė fundin e rrėfimit tė tij pėr subjektin ky e gllabėron objektin, e pėrbrendėson atė. Historia e subjektit arrinė fundin sepse subjekti nuk ka se cka tė bėjė mė. Asgjė nė botė mė nuk ka jashtė tij. Vetmia e tij absolute ėshtė liria e tij absolute. Derisa shekulli i nėntėmbdhjetė beson nė omnipotencėn e subjektit, nė shekullin e njėzet kjo omnipotencė do tė shkatėrrohet nga konfliktet e brendshme tė subjektit, tė cilat e rrėnojnė iluzionin e substancialitetit homogjen tė tij. Kronika e kėtyre konflikteve ėshtė bėrė nga psikanaliza, qė dikush e cilėsoi si e arritura mė e madhe intelektuale e shekullit njėzet. Me psikanalizėn ndodhė njė zhvendosje tjetėr e esencės nė konstitucionin e qenies njerėzore. Fjala ėshtė pėr zhvendosje vertikale tė kėsaj esence nga mendja. Nė kėtė zhvendosje esenca e njeriut lėvizė nga lart poshtė konstitucionit tė tij ontologjik. Para Frojdit njė zhvendosje tė tillė, kėshtu mendja qė “orienton realitetet” bie nė botėn e instrumenteve. Ajo humbė pėrcaktimin kantian si legjislatore e natyrės dhe e moralitetit. Ajo mė nuk ėshtė fuqia qė programon, por ajo qė programohet. Linguistėt argumentoj determinimin e saj prej gjuhės (Sapir). Zhvillime tė tilla janė ekuivalente me shėmbjen e paradigmės sė saj. Nė filozofi dhe kulturė ndodh ardhja e paradigmės sė gjuhės. Kjo hetohet te tė gjithė filozofėt e mdhenj tė shekullit njėzet, nga Vitgenshtajni e deri tek Derrida. Nė qėnder nuk ėshtė mė subjekti, por shenja, monada e teksit, izma e tė cilit quhet “pantekstualizėm”. Ky shpall devizėn : nuk ka asgjė jashtė tekstit; cdo gjė ėshtė gjuhė. Kjo devizė i atribuohet Derrides (Jefferson & Robey). Kėshtu dramėn moderniste tė subjektit dhe objektit e zėvendėson drama e shenjuesit dhe tė shenjuarit (Sosyr) dhe filozofia, siē thotė Shulc, mė nė fund, si kurrė mė parė, merr trajtėn e njė filologjie tė thellė, trajtėn e njė studimi krijues tė fjalės.


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.